MBI NËNSHTRIMIN E LIGJIT NGA DIKTATURA: Sistemi ligjor socialist në një këndvështrim kritik 9789928084385

296 128 5MB

Albanian Pages [213] Year 2020

Report DMCA / Copyright

DOWNLOAD FILE

Polecaj historie

MBI NËNSHTRIMIN E LIGJIT NGA DIKTATURA: Sistemi ligjor socialist në një këndvështrim kritik
 9789928084385

Table of contents :
Kapaku Juljan Myftari përfundimtar
Libri 1 përfundimtar 7.10
Libri 1 përfundimtar 7.10.pdf
0BPërmbajtja
1BHyrje
2BKAPITULLI I PARË
FENOMENOLOGJIA DHE HERMENEUTIKA E NGJARJES
Gjuha dhe roli i objektivizimit
Mbi mundësinë e gjykimit të një epoke tjetër
Nevoja e sqarimit për përdorimin e termit “ligj" dhe termit e "drejtë"
3BKAPITULLI I DYTË
PËRQASJE TEORIKE: RAPORTI LIGJ, INDIVID, SHOQËRI
Ligji si variabël i varur ndaj shoqërisë
Ligji si rregullues ex ante
Hans Kelsen
Lon Fuller
Dialektika e “vërtetë” ligj-shoqëri
4BKAPITULLI I TRETË
LIGJI SIPAS "LIGJSHMËRISË SOCIALISTE”
“Rivlerësimi” i rolit të ligjit në shtetin socialist
Raporti i ideologjisë me ligjin
Raporti i Partisë së Punës me ligjin dhe shtetin
Populli, gjykatat dhe partia
Koncepti i demokracisë së centralizuar
5BKAPITULLI I KATËRT
DËSHTIMI I LIGJIT SOCIALIST SIPAS NJË PIKËPAMJEJE FORMALISTE222F*223F*
Zëvendësimi i formales me shkencoren
Anshmëria e ligjit socialist
Vullneti i proletarit si përfshirje në anshmëri
Barazia dhe anshmëria
Kontrolli i masave ndaj shtetit
Gjykatat dhe masat
Anshmëria mbi baza kombëtare
6B
Përfundime
7BBIBLIOGRAFI
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Citation preview

ë ës

ë ës

ë



ISBN 978-9928-08-438-5

9 789928 084385 Ç m i m i 7 0 0 L e k ë / 7 EURO

MBI NËNSHTRIMIN E LIGJIT NGA DIKTATURA

Sistemi ligjor socialist në një këndvështrim kritik

Juljan My�tari

Juljan Myftari

Titulli : MBI NËNSHTRIMIN E LIGJIT NGA DIKTATURA: Sistemi ligjor socialist në një këndvështrim kritik. Autorë: Juljan Myftari Kopertina Rigens Myftari Redaktoi Manuela Loca ISBN: 978-9928-08438-5 Botimi i parë: 2020

Copyright © 2020 Juljan Myftari. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Printuar në Republikën e Shqipërisë. Asnjë pjesë e këtij libri nuk mund të riprodhohet pa lejen me shkrim të autorit. Kjo leje nuk kërkohet kur pjesë të shkurtëra përdoren për citim, apo për të kritikuar librin.

Shtëpia Botuese Mediaprint Kutia Postare 7465 – Tiranë www.mediaprint.al Tel: 042251614 [email protected] [email protected]

2

Për NOELIN

Përmbajtja Hyrje ..............................................................................9 KAPITULLI I PARË .......................................................... 17 FENOMENOLOGJIA DHE HERMENEUTIKA E NGJARJES... 17 Gjuha dhe roli i objektivizimit ........................................ 19 Mbi mundësinë e gjykimit të një epoke tjetër ..................... 29 Nevoja e sqarimit për përdorimin e termit “ligj" dhe termit e "drejtë"....................................................................... 32 KAPITULLI I DYTË .......................................................... 37 PËRQASJE TEORIKE: RAPORTI LIGJ, INDIVID, SHOQËRI . 37 Ligji si variabël i varur ndaj shoqërisë .............................. 40 Ligji si rregullues ex ante ............................................... 50 Hans Kelsen ................................................................ 51 Lon Fulleri ...................................................................58 5

Dialektika e “vërtetë” ligj-shoqëri ..................................... 57 KAPITULLI I TRETË ......................................................... 63 LIGJI SIPAS "LIGJSHMËRISË SOCIALISTE” ...................... 63 “Rivlerësimi” i rolit të ligjit në shtetin socialist ................... 80 Raporti i ideologjisë me ligjin .......................................... 85 Raporti i Partisë së Punës me ligjin dhe shtetin ................... 97 Populli, gjykatat dhe partia........................................... 108 Koncepti i demokracisë së centralizuar ............................ 111 KAPITULLI I KATËRT...................................................... 121 DËSHTIMI I LIGJIT SOCIALIST NGA NJË PIKËPAMJE FORMALISTE .... 121

Zëvendësimi i formales me shkencoren ............................ 135 Anshmëria e ligjit socialist.............................................144 Vullneti i proletarit si përfshirje në anshmëri ....................159 Barazia dhe anshmëria ................................................. 163 Kontrolli i masave ndaj shtetit ....................................... 169 Gjykatat dhe masat ...................................................... 179 Anshmëria mbi baza kombëtare .................................... 182 Përfundime ...................................................................195

6

Hyrje

Koncepte si e drejta dhe ligji përdoren rëndom nga ideologji të ndryshme për të lajmëruar pjesëmarrjen e njeriut në çështjet më të rëndësishme të komunitetit të tij dhe për ta shpallur atë themelues të rendit politik. Libri që keni në dorë është libri i parë i një diptiku i cili kërkon të hedhë dritë mbi natyrën e të drejtës në regjimet jo-pluraliste të spektrit politik të majtë. E majta është një nga shtigjet e rëndësishme të shekullit të kaluar dhe këtij që po jetojmë sepse epoka bashkëkohore karakterizohet nga pluskim në eter i një marrëdhënieje të re midis qytetarit dhe barazisë. Tashmë, kjo marrëdhënie kërkonte që qytetari mos kishte një qëndrim parokial * ndaj të tjerëve. Kërkohej një barazi e angazhuar që mund të arrihej me ngritjen e individit në një person autonom dhe si të tillë pjesëmarrës ndaj të tjerëve me anë të një vete të ndërmjetësuar. Projektet ideologjike që na vijnë nga shekulli i kaluar ishin komplekse nga pikëpamja konceptuale dhe pretendonin të ishin ezauruese në parabolën e tyre shoqërore. Ato jepnin imazhe sistemike të plota, që nga rrënjët epistemologjike deri te narrativat antropologjike, morale, apo dhe qëllimet e deklaruara politike. Ideologjitë e “reja” përcaktonin se çfarë është njeriu, cilët janë kufijtë e tij, madje dhe cilët janë Qendrim indiferent ndaj pushtetit dhe politikës. Zakonisht mungesën e informacionit apo të ndikimit midis individit dhe pushtetit. *

9

Juljan Myftari

kufijtë e vetë ideologjisë në përcaktimin e këtij imazhi të individit dhe shoqërisë. Për më tepër, këtyre sistemeve të mendimit nuk u mjaftonte të ishin filozofi vëzhguese. Nëse do të kërkojmë disa çaste ideore të përbashkëta mes ideologjive të shekullit të kaluar, ajo që i karakterizon është tendenca e qartë për t’u materializuar në histori si mënyra të qeverisjes përtej botëkuptimeve filozofike me qasje vetëm gnostike *. Kështu, një nga nevojat imediate që ideologjitë kishin, ishte “të lidheshin me realitetin material qeverisës dhe dalja nga rrafshi i narrativave utopike të ç’interesuara për historinë dhe krijimi i një bote e cila ishte një imazh i përputhur me sistemin e tyre të ideve. Ato duhet të ishin forcë organizuese përveçse mjet njohës i njeriut ndaj vetes. Kështu, ideologjive u duhej një mjet lidhës për të kaluar nga bota e ideve te bota materiale e cila karakterizohet nga forca dhe lëvizja. Një nga mjetet më të rëndësishme për themelimin e këtij realiteti të ideuar ishte institucioni i ligjit. Ky institucion ishte i domosdoshëm për të bërë lidhjen midis ideologjisë si sistem relativisht koherent dhe realitetit material si sistem me tendenca entropike. ** Ligji “lidhi” realitetin material dhe e bëri të mundur raportin e tij me ideologjinë duke krijuar dy sfera që kishin një ngjashmëri rregullsie. Kështu, ligji si “lidhës” krijonte një marrëdhënie midis njeriut dhe ideologjisë nëpërmjet krijimit të detyrimit te qytetari ndaj një realiteti përtej vetes individuale dhe krijimit të këtij detyrimi duke e përshirë qytetarin si qenie të pozicionuar në këtë realitet. Ligji e kërkonte qytetarin për të krijuar komunitetin politik, kështu, ai u bë mediumi i marrëdhënies midis individëve, si dhe individit e shtetit. Historia u duk sikur u thjeshtua më shumë në fund të viteve ‘80 dhe në fillim të viteve ‘90, kur historianët dhe teoricienët e sistemeve politike perëndimore i kaploi entuziazmi, ,pas rënies së sistemeve politike me frymëzim marksist. Nxitimthi u deklarua ngadhënjimi përfundimtar i sistemit qeverisës së demokracisë-përfaqësuese-liberale ndaj ideologjive antagoniste, qofshin ato marksiste. Siç bëjnë zakonisht palët fituese, përfaqësuesit e kësaj ideologjie shpejtuan ta natyralizonin *

Teza e 11 e Marksit është një shembull tejet i njohur për të argumentuar këtë pohim. ** Entropi- tendencë e një sistemi për çrregullti.

10

Hyrje

pozicionin e tyre duke e konsideruar ideologjinë antagoniste një aksident të pakëndshëm historik. Liberalizmi u duk se nuk do të kishte më kundërshtarë seriozë në ndërtimin e gjeografisë së re politike universale. Me rënien e antagonistit kryesor të tij, marksizmit, u “vërtetua” se demokracia liberale ishte aspirata natyrore e njeriut. Sipas liberalëve qenia njerëzore donte të jetonte e lirë dhe e përfaqësuar në plotësinë e saj, dhe ishte pikërisht liria vlera kryesore që ajo synonte. Autorë perëndimorë si Fukujama shpallën në një hegelianishte ngadhënjyese “fundin e historisë”. Historia kishte arritur tashmë telosin * e saj në këtë ideologji, e cila ngërthente sa idealen ashtu dhe materialen me idealizimin e individit si zgjidhje racionale ndaj botës materiale. Shekulli i XX duket të ketë qenë një nga periudhat më virulente për sa i përket zhvillimeve politike-historike. Kjo mund të pohohet si për dinamikën e ngjarjeve që e përshkuan, ashtu dhe për metamorfozat e skajshme të koncepteve që bëjnë të mundur imazhin e bashkëjetesës së individëve në organizime kolektive. Ndoshta, asnjë shekull më parë, sa ai XX, nuk u ka premtuar njerëzve të qenët anëtarë me të drejta të plota të komuniteteve të tyre politike, si dhe një nivel barazie të tillë përballë një krijimi njerëzor, dhe jo mbinatyror, siç është ligji dhe shteti. Shpërbërja e perandorive të mëdha dhe rritja e numrit të shteteve kombëtarë; valët e ndryshme të demokracive të reja; parime si ai i vetëvendosjes së popujve; apo dhe suksesi i paprecedent i ideologjive politike të së majtës marksiste, krijonin idenë se shtetet do të qeveriseshin me parime krejt të ndryshme nga të mëparshmet. Shtetet kombe tashmë të shtuar në numër dukeshin se ishin paradhoma për të ndërtuar qytetarin universal, i cili kishte një raport me përtej-imediaten e tij. Dukej se ideali kantian i autonomisë po merrte jetë dhe po paralajmërohej një rol krejt të ri, që individi do të kishte si entitet aktiv në politikën e komunitetit të tij. Në vazhdën e këtij optimizmi parak koncepti i ligjit mori trajtën, më shumë, dhe në mënyrë më universale, të një sistemi të drejtash, të cilat individi i përdor për t’u orientuar në shoqëri, të cilën, vetë afirmimi përfundimtar i tij e kishte bërë tepër komplekse për të. Në një narracion ku individi mbizotëronte, ligji u bë mjeti i domosdoshëm për të përcaktuar kufijtë e individit si *

Telos- qëllim final dhe i paracaktuar i një sistemi të dhënë.

11

Juljan Myftari

qenia fetish e sistemit liberal. Kështu, ligji për shkak të natyrës së tij si lidhës i ideologjisë me realitetin, për vetë ideologjinë dhe kundër ideologjive konkurrente, u bë dhënës së drejtash. Shteti i së Drejtës po merrte një përhapje në dukje të paprecedentë. Në mënyrë të befasishme shtete të tëra të madhësive dhe historive të ndryshme nga njëra tjetra, ndryshuan vizionin e tyre mbi botën. Ashtu si kishin “zgjedhur” më parë një orientim, ashtu e kishin ndryshuar atë papritmas. Disa ndër këta shtete, si Shqipëria, ndryshuan dhe emërtimin e tyre zyrtar për të vërtetuar këtë kapërcim epokal sistemesh. Ata donin të pohonin se njeriu po kalonca e zhytur në materializmin marksist, që ndoshta pikërisht te materialja pati një nga dështimet e tij kryesore, tek ekzistenca individuale “metafizike” liberale, e cila nga ana e saj pikërisht te materialja e pati një nga sukseset e saj më domethënëse. Shumë shpejt u pretendua se shteti shndërrua në Shtetin e së Drejtës. Për më shumë, duke qenë se, ai nuk ishte më një organizëm i përkohshëm, siç ishte nën ideologjinë marksiste, por i përjetshëm, ai mund të ekzistonte vetëm si i drejtë dhe si i së drejtës. Madje, sipas disa prej tyre 1 ishte e mundur që demokracia të vendosej me sukses në shoqëri me kultura të ndryshme duke respektuar tërësisht specifikat e secilës kulturë. Më gjithë optimizmin e fillimit, shpejt, u pa qartë se tentativa e disa vendeve , që pësuan përthyerjen ideologjike më të madhe, për të arritur implementimin e shtetit të së drejtës, po kalonte në probleme në dukje të pakapërcyeshme. * Ndërtimi i themelit të mëtimit për kalimin nga një sistem autoritar në një demokraci përfaqësuese, në dallgën e parë të ndryshimit, u duk i lehtë, por nuk u desh Shiko: L. Ali Khan, A Theory of Universal Democracy : Beyond the End of History, Developments in International Law (The Hague ; New York: Kluwer Law International, 2003). * Problemet në fjalë konsiderohen si të ditura botërisht, pasi niveli i lartë i korrupsionit, dënueshmëria e ulët e zyrtarëve të lartë apo niveli i ulët i besimit të qytetarëve tek sistemi gjyqësor janë çështje që kanë hyrë në ligjërimin publik të zakonshëm në Shqipëri. Duke qenë se qëllimi i këtij punimi nuk është të konfirmojë apo përforcojë empirikisht pohimin që Shqipëria ka probleme në raportin e individit apo shoqërisë me ligjin, por të gjejë ato narracione në të kaluarën e afërt, të cilat janë koherente me problemet që hasen sot, ky qëndrim, pra që Shqipëria i ka këto probleme, po merret në mënyrë spekulative si premisë e dhënë. 1

12

Hyrje

shumë dhe ai u zëvendësua me perceptimin se ky kalim nuk po përparon në hapa të kënaqshëm. Kumtimi i fitores së viteve ‘90 është venitur dhe “fundi i historisë” tashmë ia ka lënë vendin historive tashmë të përjetuara. Kështu, një pjesë e konsiderueshme e vendeve post-komuniste, kanë pasur një mungesë suksesi në kalimin te Shteti i së Drejtës dhe po hasin vështirësi të gjejnë ekuilibrat e duhur midis ligjit, të drejtave, drejtësisë dhe politikës. Vende si Rumania, por edhe Kroacia, Serbia, apo Hungaria, po bëjnë zigzage të paqarta për sa i përket implementimit të shtetit të së drejtës, duke u luhatur nën efektet tektonike të korrupsionit apo dhe nacionalizmave të një kohe tjetër. Këto probleme në dekadën e fundit kanë si pasojë pranimin e disa përqasjeve të tjera të cilat pohojnë se sistemet ligjore, si ato perëndimoret, do të ta kenë në çdo rast të pamundur të jenë shëmbëlltyrë e aktualizimeve të tyre në vendet e origjinës. Ato shkaktojnë mosrealizimin e transferimit nga niveli i konceptit në një nivel të përjetimit subjektiv të ligjit dhe të drejtave të individëve dhe gjithnjë e më tepër, po lehtësojnë tezën se ideale si ligji apo demokracia nuk mund të jenë universale dhe të aplikueshme gjithëkudo. Këto përqasje alternative pretendojnë se ideologjitë apo qasjet institucionaliste formale, nuk paraqesin realitetin, apo nuk kanë ndikim në të dhe përhapja e një botëkuptimi apo dhe zbatimi i tij teknik-analitik nuk përfshin “shtresa” apo nivele më të “thella” të realitetit individual dhe shoqëror. Pretendohet që këto shtresa më të “thella” të realitetit social të jenë ndryshore shumë të qëndrueshme dhe janë ato që përcaktojnë jetën shoqërore- politike të një vendi. Optimizmi sinkronizues universal besonte se idetë, kur janë të vërteta dhe “të mira” mund të transmetohen shpejt në gjeografi të tjera politike. Ato, kur bazohen te vlera universale mund të transplantohen botërisht. Ky optimizëm, siç thamë, duket se po ia le vendin mendimit se demokracia dhe shteti i së drejtës nuk mund të kenë sukses universal, por vetëm në kultura të caktuara. Liberalizmi dhe forma e demokracisë që e shoqëron atë, ashtu si çdo universalizëm tjetër po tronditet nga mungesa e ideologjive të njëjta me të dhe universale. Liberalizmi tashmë i lënë vetëm në histori nuk ka me çfarë të përballet ideologjikisht, dhe po vuan pikërisht nga lenia i vetëm përballë historisë materiale, te e cila ai pas rënies së marksizmit ka qenë aktor i 13

Juljan Myftari

vetëm. Dikur kjo ideologji jetonte në pamundësinë praktike për t’u përhapur sepse ideologjia marksiste ishte kundërshtarja e tij. Liberalizmi mund të zhvillonte betejën në nivelin e ideologjive dhe të fitonte superioritet potencial. Fundja, po të mposhtej marksizmi, liberalizmi do të ishte ideologjia që do të ndryshonte botën dhe do të sillte demokracinë kudo. Sot, liberalizmi e ka më të vështirë betejën, pasi marksizmi nuk është më përballë tij, kështu, që ai duhet ta bëj vërtet atë që mbështetësit e tij e kishin shpallur si universalizëm potencial. Ai duhet të kalojë nga një potencialitet universal në një aktualitet universal, dhe duke qenë se është një “ideologji”, ka vështirësi të shtrihet në realitetin aktual dhe të njëjtësohet me të, pasi terreni natyror për të janë idetë. Idetë të cilat virtytin kryesor të tyre kanë të ekzistojnë si universale edhe kur nuk janë zbatuar universalisht(!). Ndoshta liberalizmi në të ardhmen, si pasojë e vështirësive të përhapjes, do të ketë, apo do të krijojë, antagonistë, por askush nuk mund të thotë tani për tani se sa këta antagonistë do të luajnë një rol si antagonistë pozitivë ideologjikë, apo do të jenë vetëm një sfond justifikues për të. Në mungesë të ideologjive antagoniste universale me të cilat liberalizmi mund të përballet, po shfaqen gjithmonë e më shumë përqasje të tjera jo-universaliste të cilat në një mënyrë apo në një tjetër kërkojnë të zënë një vend atipik për to. Sipas këtyre leximeve relativiste apo kulturaliste, fenomene si ligji apo liberalizmi janë fenomene historike të cilat hasen në shoqëri specifike, të cilat më kot kërkohen të transplantohen nga një vend në tjetrin, nga një kulturë në tjetrën, apo nga një “popull” në tjetrin. Si zakonisht këto qëndrime variojnë nga relativizmi egalitar, i cili mendon se çdo popull, komb apo dhe qytetërim është i ndryshëm dhe i paklasifikueshëm në ndonjë shkallare vlerësuese, te relativizmat më hierarkikë, që mendojnë se megjithëse çdo popull ka “karakterin * e vet disa kultura kanë elementë pro shtetit të së drejtës, kurse të tjera jo. Kështu që, realizimi i shtetit të së drejtës dhe marrëdhënia e shoqërisë me ligjin në kultura të ndryshme është e ndryshme. Pasoja e racionales së mësipërme është se demokracitë në vende të caktuara nuk do të funksionojnë ose do të funksionojnë gjithmonë Përdorimi i konceptit të karakterit të kombit apo popullit në përgjithësi është i tejkaluar dhe këtu përdoret vetëm si mjet argumentues i pohimit. *

14

Hyrje

në mënyrë të kufizuar. Ndërsa shkaku shpjegues shihet te shoqëria dhe “forcat e thella” që gjenden në të. Se në çmasë kjo mos realizueshmëri përbën një problem për këto lloj përqasjesh, është e diskutueshme pasi, nëse, mos funksionaliteti i kënaqshëm i demokracisë dhe rendit ligjor ka si shkak vetë shoqërinë si tërësi, dhe nëse vetë shoqëria e imagjinuar si forcat “e thella historike” të saj janë i vetmi realitet i qenësishëm, atëherë mund të spekulohet se kur institucionet e demokracisë liberale apo shtetit ligjor nuk funksionojnë, kjo ndodh sepse nuk reflektojnë shoqërinë ne fjalë. Në rast se ky vizion i shoqërisë është i vetmi realitet-real, atëherë ai është i vetmi etalon matës për “mirësinë” e një fenomeni kështu që demokracia apo shteti i së drejtës, n.q.s. nuk përputhet me të nuk janë të mira. Për këto teza, shteti i së drejtës dhe demokracia liberale përbëjnë një nga sistemet dhe “ideologjitë” kalimtare ose “lokale”, apo një nga universalizmat e rrejshëm të radhës, të cilat ashtu si të tjerat në të kaluarën, rëndom kanë parë agun, dhe me tej rënien e pashmangshme. Variante përqasjesh të tilla janë formuluar edhe në Shqipëri. Pas konsideratave për shkaqet e mungesës në implementimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë liberale, si dhe raportit jo të lehtë midis shoqërisë dhe ligjit në Shqipëri, është arritur në konkluzionin se kjo ka ndodhur për shkak të njëtrajtshmërisë të "historisë ∗ shqiptare", të zhytur te një popull që nuk reagon ndaj vetes. Kjo, sikur bota e tyre thelbësore ** është e padepërtueshme nga rrethanat dhe nuk arrin vetë ajo të krijoje mjedis, dhe sikur rrethana është krejt e pafajshme, pasi ajo është shumësi pa përgjegjësi. Pra, mund të thuhet se në një shtrat elementar, këto teza pohojnë se, në raste si Shqipëria, pandryshueshmja mbizotëron mbi atë që është specifike në momente të caktuara historike. Sipas këtij pretendimi, në Shqipëri kurrë nuk ndodh diçka, sepse çdo ndodhi i takon fushës së dukjes, kurse ne jemi të lidhur pashmangshmërisht me një shtresë më thelbësore, me një imanencë *** çuditërisht të ∗ Përdorimi i termit histori këtu është i ngjashëm me përdorimin e termit ahistori apo ahistorik ** Përdorimi i koncepteve esencialiste bëhet më shumë për të pasur një udhë komunikimi me narrativat të cilat i përdorin ato. Këto terma në punim përdoren si metafora deri në parodi të analizës së mirëfilltë të fenomeve. *** Këtu: “Substancë” a pandryshueshme nga faktorë të jashtëm.

15

Juljan Myftari

pandryshueshme tonën. Ngjarjet këtu nuk ndikojnë, madje ato vështirë se mund të pohohet që janë, për sa kohë nuk arrijnë të legjitimojnë shfaqjen përball gjësë që thellon (apo gjallon) diku tjetër. Madje shfaqja gjithmonë struket në nivelin e dukjes epifenomenale. Konkretisht, faji i vihet apatisë së përgjithshme të disave (shumësisë) , dhe faktit që ata janë të paaftë të krijojnë histori. Përsëritja e së njëjtës gjë, në shekuj i bën shqiptarët si hapësira homogjene njutoniane, njëlloj në çdo pikë, pa ndryshim, pa lëvizje, identikë me veten. “Popull veç hapësirë. Në hapësirë. Pa kohë. Pa ngjarje ... dhe pa histori...” 2 Teza e libri është të paktëne ndryshme me sa më sipër. Pikë së pari kemi një dallim mbi pranimin e mundësisë së mungesës së marrëdhënies midis një thelbi shoqëror të pretenduar dhe ngjarjeve. Ne duam të vërejmë se realitetet shoqërore kanë një dialektikë me ideologjitë dhe një marrëdhënie midis tyre është e pashmangshme. Tentativa e këtij libri është të japë një “justifikim” për demokracinë jo funksionale dhe për ta shpëtuar atë nga fatalizmi i koncepteve, “popull fajtor” dhe “popull apatik”, që duket se nënkuptojnë tezat mbi shkaqet e thella në histori. Përpjekja jonë është shpëtimi i liberalizmit *, në versionin e tij të demokracisë të rastit shqiptar, nё tё cilin marksizmi si ideologji ka ndikuar ndjeshëm në vetë-perceptimin e individit dhe raportet e tij me jashtësinë. Ashtu si liberalizmi e kishte më të lehtë ekzistencën në realitetin normativ, kur kishte marksizmin përballë, ashtu dhe ne do të hulumtojmë shkaqet e mungesës së funksionimit të idesë së ligjit dhe sistemit të së drejtës te mënyra se si ligji, morali dhe drejtësia përqaseshin në epokën e “Shqipërisë Socialiste.” Premisat legjitimuese për këtë qëndrim janë dallimi nga njëra anë i teorive progresiste ndaj shoqërisë dhe atyre konservatore. Ne mendojmë se ka kuptim dhe është e dobishme të analizosh periudha shoqërore të përshkruara nga universalizma progresiv, si ai marksist apo liberal, duke përdorur konceptet e njërës pikëpamje, për të gjykuar tjetrën, apo qëndrimet e njërës teori për të gjykuar mbi arritjet apo dështimet e tjetrës. Jo vetëm kaq, por ne mendojmë se këto dy botëkuptime, marksizmi dhe liberalizmi, mund të ndikojnë te njëra tjetra në këto arritje apo dështime dhe ky ndikim është i lexueshëm nga ne. 2 *

Hysamedin Feraj, E Pafilozofuara, (Tiranë: Zenit Editions, 2011),95. Mundësisht shfaqjeve egalitare të tij.

16

KAPITULLI I PARË FENOMENOLOGJIA DHE HERMENEUTIKA E NGJARJES Ngjarja është objekti i këtij hulumtimi, kërkimi i ngjarjes përtej rrjedhës kronologjike kërkon një marrëdhënie midis subjektit hulumtues, gjuhës dhe ngjarjes. Madje kërkon që këto pole të jenë ndërtuar si raport dialektik midis tyre. Gabimisht, përqasja ndaj një periudhe historike duket si ndërmarrje e pafajshme. Kjo qasje përcakton një përshkrim dhe koncepti i përshkrimit ka të bëjë me një mesazh i cili vjen nga dëshmitë njerëzore mbi atë që ka kaluar. Vërtetësia apo pavërtetësia e një përshkrimi zakonisht përcaktohen nga shkalla në të cilin ky përshkrim është një shëmbëlltyrë e përshtatshme e asaj që është parë apo dëshmuar 3. Nga ana tjetër ky përkufizim i vërtetësisë së një përshkrimi e bën pothuajse të pamundur ta japësh atë të vërtetë. Kjo, sepse do të na mungonte raporti midis pohimeve tona, që për sa i përket lëndës së tyre janë gjykime apo pohime, dhe të vetë dëshmive të cilat nga lënda e tyre do të “deklasoheshin” në perceptime *. Kjo rrugë e të konsideruarit të dëshmive të të Leon J Goldstein, "Toward a Logic of Historical Constitution," in Epistemology, Methodology, and the Social Sciences (Springer, 1983), 20. * Përdorim konceptin perceptim këtu duke patur parasysh që hulumtuesi është më shumë i interesuar ta konsiderojë dëshminë si një perceptim të një subjekti 3

17

Juljan Myftari

tjerëve si perceptime të kulluara të gatshme për t”u përpunuar prej gjykimeve tona së pari duket jo shumë e justifikuar si qëndrim njohës dhe së dyti do të ishte një mjet jo i përshtatshëm pasi do të na vinten në pozitën e risintetizuesit të perceptimeve që nuk janë tonat. Detyrë kjo që do të ishte e vështirë së pari sepse duhet të bëheshim garantues të “pastërtisë” së perceptimeve që nuk janë tonat dhe së dyti do të ishim në pozitën e dikujt i cili formëson gjykime dhe arsyetime mbi lëndë të para që i huazon diku tjetër. Kjo nga ana e saj do të sillte një problem të theksuar të transferimit të perceptimit dhe sigurisht të transformimit të lëndës nga perceptim në gjykim apo arsyetim. Pra, në një farë mënyre jemi të detyruar të heqim dorë nga një përshkrim i pastër i objektit tonë për sa kohë shikojmë një pamundësi gjykimi objektiv. Na duket e pamundur të kemi një qasje të kënaqshme duke qenë se e kemi të vështirë të përshkruajmë ngjarjen sikur ne nuk kemi ndërhyrë aspak tek ajo “apo të japim një panoramë krejtësisht të plotë dhe jo të njëanshme të saj 4... Duket pothuaj e pamundur të shikosh një ngjarje nga brenda kontekstit pa u përfshirë në të. Kjo pamundësi objektiviteti vjen si një qëndrim më i përgjithshëm ndaj vetë konceptit të objektivitetit. Bëhet e pamundur të mendosh se përqasja klasike pozitiviste mund të shërbejë si kriter apo si një parim i arritshëm për sa kohë kemi dyshime dhe përcaktime paraprake mbi vetë pamundësinë e një dallimi ontologjik të pastër midis subjektit dhe të objektit. Edhe nëse qasja objektiviste sasiore do të ishte e mundur në parim, kur vjen fjala tek “objekte” si njeriu apo ato ç’ka ai krijon (ligji, morali, vetë historia si lexim i saj), përdorimi i një qasjeje të tillë do të ishte tepër i kufizuar dhe i pamjaftueshëm. Përqasja ndaj metodave “objektive” sasiore është vënë në dyshim shpeshherë kur kemi të bëjmë me njohjen e objektit njerëzor apo social. Një sërë autorësh si H.G Gadamer, Charles Taylor, Hubert Drejfus 5 janë shprehur se nuk mund të përdoren të njëjtat metoda me ato të shkencave natyrore kur flasim për qenien njerëzore dhe tjetër sesa një gjykim apo arsyetim të vetin. Hulumtuesi ka tendencën që rolin e gjykuesit dhe të arsyetuesit ta bëj vetë ai. 4 Paul Diesing, "Ideology and Objectivity," ibid., 12. 5 Mark B Okrent, "Hermeneutics, Transcendental Philosophy and Social Science," Inquiry 27, no. 1-4 (1984), 23.

18

Fenomenologjia dhe hermeneutika e ngjarjes

veprimet e saj. E kundërta e kësaj, pra, marrja e objektit të studimit si, të ligjeve, të normave apo dhe të vetë njerëzve që cilët kanë vepruar brenda këtyre realiteteve ligjore dhe sociale, si objekte që flasin vetë, pa një tentativë për gjetjen e kuptimeve nëpërmjet rindërtimit të tekstit, nuk do të na ndihmonte që sot të kishim një botëkuptim drejtuar të atëhershmes. Qasja empirike objektiviste sipas këtij këndvështrimi, presupozon në autonomi qenësore të entiteteve në fjalë, ligjit, kodeve, njerëzve, të cilat mendojmë se janë të pajustifikuara nga pikëpamja ontologjike. Ndërsa qasja e përdorur këtu nuk synon të zgjidh përfundimisht këtë problem duke përcaktuar entitete të fiksuara objektive. Ajo synon të konsiderojë “fenomenet dhe të aktivitetet brenda hapësirës së tyre problematike.” 6 Të gjitha sa thamë më sipër kanë vlerë edhe më shumë nëse kemi parasysh tezën e këtij hulumtimi. Pretendimi i këtij libri, që periudha e regjimit komunist ka ndikuar në botëkuptimet tona sot, do ta bënte të pamundur tentativën e një shkëputje tërësore të studiuesit nga një “objekt” tek i cili ai gjendet tashmë. Pa shprehur faktin që teza e punimit konsiderohet apriori si e drejtë dhe kështu do të na pamundësonte një qasje “objektive”, pretendimi për një qasje tërësisht objektive do ta bënte punimin kontradiktor me veten. Kjo pasi nga njëra anë do të pretendohej për një ndikim të asaj periudhe në botëkuptimin e sotëm dhe nga ana tjetër do të shpallej një pavarësi e plotë e hulumtuesit ndaj objektit të shqyrtuar. Sigurisht që mospërdorimi i një metode objektiviste-sasiore nuk “vërteton” tezën e këtij libri, ama përdorimi i një metode të tillë do ta hidhte tezën poshtë në mënyrë apriori. Kështu, një përqasje interpretiviste bëhet e domosdoshme në dy rafshe; së pari si rrjedhojë e përgjithshme e marrëdhënieve që rezultojnë nga natyra e objektit të hulumtuar dhe së dyti nga pohime specifike përmbajtësore të vetë librit. Gjuha dhe roli i objektivizimit Subjekti hulumtues e ka të pamundur apriori të shkëputet ndaj objektit të cilit i kërkon diçka. Ai e ka të pamundur të ketë një raport të drejtpërdrejtë me të, për sa kohë raporti midis tij dhe Jamie Murray, "Complexity Theory & Socio-Legal Studies," Liverpool Law Review 29, no. 2 (2008), 237. 6

19

Juljan Myftari

objektit konstruktohet te gjuha. Subjekti njohës dhe objekti i tij i studimit nuk kanë mundësi të kenë kontakt të drejtpërdrejte me njëri tjetrin. Pamundësia e një kontakti të drejtpërdrejtë midis studiuesit dhe objektit të tij do të shpinte në skepticizëm epistemologjik në rast se do të kërkonim një njohje “objektive”. Kjo pamundësi do të bënte që subjekti si ontologji * që transcendon çdo raport paraprak do të ishte i mbyllur në vete dhe do ta kishte të pamundur të dilte nga një solipsizëm tërësor. Nga ana tjetër dhe objekti në qoftë se do të konsiderohej në individualitetin e tij “objektiv”, pra, si send i flakur në hapësirë dhe kohë, nuk do të kishte të mundur të tregonte ndonjë gjë për “veten” e tij. Kështu, një qasje tërësisht objektive do të pamundësonte vetëveten apo afrimin dhe studimin e diçkaje. Jemi të ndërgjegjshëm që kjo vështirësi absolute e karakterit njohës mund të tejkalohet vetëm duke angazhuar subjektin hulumtues në një marrëdhënie të mundshme me objektin e supozuar të hulumtimit. Kështu, në vend të një përshkrimi objektiv të historisë, do të ishte me vend të përdorej termi “rindërtim historik”. Termi rindërtim historik paraqitet më pak problematik nga pikëpamja epistemologjike 7 për sa kohë pranon haptas rolin aktiv të vetë hulumtuesit në atë që është narracioni i ngjarjes. Subjekti me objektin takohen te gjuha, pra, në saj të gjuhës. Është gjuha vendi ku subjekti dhe objekti takohen aty ku e vërteta merr kuptim, sepse vetë kuptimi është atributi i vetëm i gjuhës. Kështu, hulumtimi del një aktivitet që ndodh si tentativë e vazhdueshme për të kapur gjuhën e objektit, si tentativë për të komunikuar me të. “Vetë ideja jonë mbi atë çka është bota reale na jepet nga gjuha që përdorim” 8 dhe objekti që përbën “botën” për ne mund të na jepet vetëm nëpërmjet saj. Kjo përqasje kërkon një qëndrim “të mesëm”. Pra, krijimin dhe pranimin e krijimit të një hapësire midis asaj që është dhe asaj çka është si akt krijimi i interpretimit të objektit. Nuk do të ishte e mundshme lidhja që supozon hulumtimi as në një qasje krejtësisht të shtrirë te subjekti si krijues nihilo i së vërtetës, as te një qasje objektiviste, që mohon Si strukturë Leon J Goldstein, "Toward a Logic of Historical Constitution," ibid., 21. 8 Peter Winch, The Idea of a Social Science and Its Relation to Philosophy (Routledge, 2008), 15. * 7

20

Fenomenologjia dhe hermeneutika e ngjarjes

çdo rol të subjektit hulumtues. Hulumtimi ndodh si pasojë e mundësisë së ekzistencës së nivelit gjuhësor të qenieve, si asaj hulumtuese, ashtu dhe asaj të treguar. Këto instanca raportuese kanë pikëtakimin e tyre te gjuha dhe te kuptimi gjuhësor. Sepse e vërteta dhe e pavërteta janë atribute të fjalës dhe jo të gjërave. “Aty ku nuk ka fjalë, nuk ka as të vërtetë, as të rreme.” 9 Akti i “objektifikimit” * ngre një kahshmëri referenciale ndaj objektit dhe kaq. Objektifikimi bën të mundur faktin që diçka “merr objektivitet (dhe gjithashtu kuptim ) për një subjekt njohës.” 10 Pra, raporti njohës fillon me një ndërtim të qëllimshëm të objektit. Derisa çdo objektifikim është një proces i subjektit, duhet ta konsiderojmë që vetë subjekti është “në tërësi” brenda procesit të hulumtimit dhe në koncepte që ne i kemi vendosur vetes. “Nuk ka ndonjë mënyrë me anë të cilës ne mund të dalim jashtë koncepteve me anë të cilës ne mendojmë botën.” 11 Duket pra, se e vërteta qëndron në vendosjen e drejtë të emrave në pohimet tona. Njeriu që kërkon një të vërtetë të saktë duhet te “sjellë ndërmend se ç’ kuptim ka secili prej emrave që përdor dhe në përputhje me këtë ta vendosë në vendin e vetë.” 12 Një ndër elementet kryesorë që duhet të dallojmë kur flasim për një punim që ka qëllime si të thuash "njohëse" është dallimi midis atyre që etiketohen si silogjizma demonstrativ dhe silogjizmave dialektikë. Për qëllime të arritjes të dijes do të ishte e para pëlqyeshme përdorimi i vazhdueshëm i tipit të parë të arsyetimit sepse ai jep siguri "matematikore" për konkluzionet. Një punim që të ketë tisin "shkencor" mund të ketë nevojë për këtë siguri. Megjithatë, tema që trajtohen në fushën e shkencës politike, jurisprudencës apo sociologjisë, janë në një dinamikë të vazhdueshme, qoftë për sa i përket teorisë (teorive) që trajtojnë objektin apo objektet, apo për faktin që vetë objekti dhe objektet janë në dinamikë zhvilluese të brendshme dhe në marrëdhëniet midis tyre. Në këto kushte përdorimi i silogjistikës dialektike është një mjet i pashmangshëm në këtë punim edhe pse ky shteg Thomas Hobbes, Leviathan (Tiranë: Dita 2000 2005), 19. D.m.th. e të ndërtuarit të një objekti si mundësi raporti dhe studimi. 10 Robert Sokolowski, The Formation of Husserl’s Concept of Constitution, vol. 18 (Springer Science & Business Media, 2013), 46. 11 Winch, The Idea of a Social Science and Its Relation to Philosophy, 15. 12 Hobbes, Leviathan, 25. 9

*

21

Juljan Myftari

jep konkluzione jo krejt të sigurta. Njohja në shkencat sociale është gjithashtu problematike për shkak të objektit të tyre jo shumë "orthodox". Madje për të qenë të saktë literalisht, për shkak se objekti i tyre është mbushur me "doxa" dhe shpesh narracioni rreth këtij objekti merr natyrën e doxës. Problem tjetër është pamundësia e zbërthimit material apo mekanik të vetë objektit. Kjo pamundësi na çon në hullinë e përdorimit të abstraktes. Është pikërisht abstraktja që na vjen në ndihmë kur, ndryshe nga shkencat materiale, shkencat sociale kane një objekt me karakter thellësisht të pasektarizueshëm. “Kurdoherë që është e pamundur ta ndash realitetin në pjesë elementare, abstraksioni na vjen në ndihmë” 13. Pashukanis, nga i cili morën pohimin e mësipërm hedh më tepër dritë mbi këtë çështje. Ai shprehet: “Duke lëvizur nga më e thjeshta te më e përbëra, nga procesi në formën e tij të pastër te format më konkretë të tij, studiuesi ndjek një rrugë më të qartë dhe më të saktë.” 14 Pashukanis mendon se duhet nisur nga abstragimi i gjërave të thjeshta dhe më tej të arrihet një pikturë e plotë e shoqërisë. E kundërta do të ishte e pakuptimtë për sa kohë do të përdoreshin mjete të paqarta për të arritur te një dije që do të pretendohej e qartë. Pra, duke qenë se objekti i shkencave sociale nuk është akohor, atëherë ka një dialektikë të mirëfilltë midis vetë konceptit dhe realitetit, si dhe një lidhje midis konceptit dhe realitetit. Përqasja duhet të jetë dialektike kontekstuale për sa kohe vetë konceptet që përdoren në shkencat sociale janë historike dhe reflektojnë marrëdhëniet historike. Kjo do të thotë që natyra e objektit mbi të cilin hulumtojmë toleron një përqasje silogjistike dialektike aty ku përqasjet demonstrative janë të pamundura. Madje këtu mund të huazojmë gjuhën e një marksisti si Nikos Poulantzas i cili shkruan se: “Kur ato (objektet e njohjes) përfshijnë superstrukturat, si në rastin e artit, ligjit dhe shtetit, ose moralit, konceptet që janë më shumë universale-konkrete, të përgjithshme- partikulare, pra, të thjeshta

13 14

Pashukanis and Arthur, Law and Marxism : A General Theory, 65. Ibid

22

Fenomenologjia dhe hermeneutika e ngjarjes

komplekse, nuk mund të referohen direkt me bazën, ato mund të shpjegohen vetëm në marrëdhënie historike me bazën.” 15

Megjithatë, duhet të dallojmë këtu qasjet formaliste të njohjes nga ato që përdorin konceptet abstrakte si fillesë të hulumtimit të tyre. Formalizmi ka tendencë të fortë ta normativizojë objektin e saj, për sa kohë mjeti njohës i ligjit është deduksioni po ashtu dhe natyra e vetë objektit është formale, detyruese dhe detyrimi nuk vjen as si natyrë e sendit, as si marrëdhënie aktuale në të cilën ai gjendet. Të nisësh hulumtimin me kategori dhe koncepte abstrakte nuk do të thotë ndjekësh hullinë e mohimit të natyrës konkrete të objektit apo të rrugëtimit përfundimisht formal. Përdorimi i koncepteve abstrakte është i domosdoshëm për të arritur te konkretja dhe më shumë sesa arritje është metodë për arritjen te konkretja. Megjithatë, as këto sqarime paraprake nuk e qartësojnë gjendjen plotësisht, pasi edhe vetë përcaktimi i koncepteve fillestare abstrakte nuk është një muzë që dorëzohet vullnetshëm te ne. Konceptet e thjeshta fillestare ka pak gjasa të kenë një natyrë aq të thjeshtë sepse si çdo abstraksion janë në të njëjtën kohë një fillim, gjithashtu dhe një fund. Kështu që hulumtimi mund të rrezikojë të jetë si ai gjarpri i famshëm i mitologjisë i cili ushqehet me bishtin e tij ku fillimi dhe mbarimi janë pothuajse e njëjta gjë. Orouborousi merrte jete nga vetë fundi i trupit të tij, nga diçka e ezauruar që kishte arritur telosin e saj një moment para se të konsumohej si jetëdhënës për pjesën tjetër. Edhe kërkimi duket se premisat fillestare i merr nga veçime abstrakte të realitetit duke u përjekur t’i përmirësojë këto premisa në fund të hulumtimit. Ajo çka na ndihmon në moshkitje te formalizmi i ngurtë, që rrezikohet prej përdorimit të koncepteve abstrakte, është raporti midis koncepteve, gjuhës, rregullave dhe leximit të aktorëve të periudhës që do të hulumtojmë në këtë libër. Këto kontradikta na japin mundësi të supozojmë se rregullat si kategori e ligjeve të shkruara ose jo, në një kuptim shkeleshin. Pra, koncepti dhe gjuha që ishte shkak i një rregulli, dilte si i shkelur për sa kohë në vetë leximin e konceptit në raport me koncepte të tjera, kishte diskordanca. Megjithatë nga këto kontradikta që nënkuptojnë shkelje nuk pasonte anarkia. Kështu që duhet të kishte, gjithsesi, 15

Martin, "The Poulantzas Reader," 25.

23

Juljan Myftari

një normë në rastet kur shkelej rregulli. Në realitete me zhvillim historik të shpejtë apo ku baza materiale nuk i përgjigjet ligjit, ndodh jo rrallë që ligji të shkelet. Pra, bëhet rregull shkelja e tij.Ne si studiues në këto raste të jemi në situatën e zgjedhjes së dytë të mirë të mundshme. Pra kur ligji është shkelur duhet një rregull sjelljeje nga ana e aktoreve apo zyrtareve që e zbatojnë atë. Kështu që, krijohet një rregull për rastet kur ligji nuk zbatohet. Ky rregull është i rëndësishëm sepse krijon mundësinë e barazisë ndaj qytetarit për aktorët e kohës dhe jep mundësi leximi të realitetit për hulumtuesin. Ai si të thuash është ligji i arsyes si mjet kundër iracionalitetit të shoqërisë. Në qoftë se nuk kemi një rregull të tillë vet ligji në situata kur shkelja e tij është e shpeshtë, rrezikon të kthehet vegël arbitrare në duart e pushtetarëve apo aparatçikëve, të cilët mund të vendosin pa ndonjë pasojë për ta se cili qytetar mund të shkele ligjin e cili jo. Në qoftë se nuk ka një rregull të tillë kriteri sipas të cilit këta zyrtare mund ta lejojnë këtë shkeljeje është ai i përfitimit të tyre personal apo voluntarizmit i tyre i kulluar. Kështu, mund të gjendemi dhe ne në situatën ku të zgjedhim të dytën më të mirë të mundshme sepse do ta gjejmë veten në pozicionin e interpretuesit gjithashtu të parashtruesit besnik të pohimit të aktorëve të kohës. Me gjasë do të duhet të zgjedhim pozicionin e dytë sepse ai i pari do të kërkonte, ose të ishim besnik ndaj qëndrimit tonë të sotëm, ose besnik ndaj asaj çka thonë aktorët dhe ligjet e kohës. Të dyja këto qëndrime të para do të kishin këto dy pasoja; e para, të kritikonim apriori çdo realitet të kohës, dhe e dyta të pranonim çdo realitet të kohës. Të dy këto pozicione të rregullta interpretimi nuk do të jepnin një rezultat të kënaqshëm për sa do të ishin disfunksionalë ndaj interpretimit duke qenë se do të bënin të pamundur komunikimin midis subjektit dhe objektit. Kjo do të ishte fatale për hulumtimin për sa kohë vetë natyra e objektit që hulumtojmë përbëhet nga subjekte veprues të cilat kërkojnë ketë komunikim qoftë dhe virtual. Kështu, do të jemi në pozicionin jo komod të së parregulltës, ose atij rregulli që vendoset pasi rregullat që ruajnë subjektin njohës dhe subjektet e njohura janë thyer. Kështu, do të jemi në pozicionin ku subjekti njohës herë pas here do të marrë rolin e objektit dhe subjektit të njohur, duke bërë përpjekje konstante të krijojë këtë identitet kompleks në interpretim. 24

Fenomenologjia dhe hermeneutika e ngjarjes

Kjo dyfaqësi e atyre që mund të konsiderohen si entitete të pastra vihet re menjëherë. Ajo vihet re te koncepte fillestare, që do të përdoren këtu, si ligji, e drejta, historia, lëvizja, identiteti, shoqëria, individi, dhe të tjera që do të ishte e tepërt të përmendeshin në këtë moment. Megjithatë, me sa thamë më sipër këto koncepte janë si fillesa ashtu dhe përfundime, janë si ajo e vërteta parake e Dekartit që është fillestare dhe primare si mundësi njohje e realitetit, por dhe konkluzion i një arsyetimi. Nga njëra anë ligji konsiderohej si një arritje specifike e qytetërimit perëndimor, i cili kishte lënë pas qytetërimet e tjera të pa zhvilluara sa duhet për ta pasur atë, dhe nga ana tjetër gjendej në përballjen e tij me komunizmin që e konsideronte ligjin një mjet dhune të përkohshëm si tashmë të tejkaluar në ide. Më tej, nga njëra anë ligji konsiderohej si mjet diabolik shfrytëzimi i shoqërive që kishin për bazë shtypjen dhe nga ana tjetër përdorej nga shoqëria e cila tashmë e kishte tejkaluar shtypjen. Shqipëria u gjend kështu, në paradoksin e mos takimit të ligjit në një kontekst neutral, pra si rregullues përfundimtar i rendin shoqëror, megjithëse në formalizmin parak të këtij koncepti, kjo cilësi është primare. Kështu, sapo “Shqipëria” takoi ligjin ai iu shfaq si një mjet i përkohshëm i Partisë në pushtet e cila mund t'ia nënshtronte atë vullnetit të saj. Ligji ishte një realitet kontingjent dhe jo një arritje e një civilizimi të zhvilluar. Kështu, që ne jemi të detyruar të ndërtojmë në këtë narrativë konceptin e historisë të një mjeti. Shqipërisë, si të thuash, iu mohua mundësia e përjetimit të dialektikës midis formales dhe ndryshimit sepse ndryshimi i pareshtur u urdhërua nga sipër. Kështu ne gjendemi në këtë pozicion të kërkimit të kësaj dialektike. Përkundrazi, kërkimi ndaj objektit të “pastër” gjendet midis paradoksit së dyfishtë të një tautologjie të plotë dhe panjohshmërisë tërësore së botës objekt për shkak të pamundësisë së përparimit nga e panjohura e kulluar tek e njohura. Pra, duket sikur ne jemi në një realitet që ka të dyja paradokset brenda tij. Dimë çdo gjë sepse e kemi thënë që në fillim dhe nuk dimë asgjë sepse shtimi i njohjes është i pamundur. Megjithatë, njohja jonë vjen pikërisht si pasojë e pamundësisë së dyja këtyre gjendjeve për të bashkëjetuar me njëra tjetrën. Në asnjë botë të mundshme këto pohime nuk mund të ishin të vërteta njëkohësisht në qoftë se do të trajtoheshin si pohime, kategori. Megjithatë, këto të dyja mund të jenë të mundura njëkohësisht 25

Juljan Myftari

nëse i vendosim si pohim të nënrenditura ndaj një pohimi më të përgjithshëm. Ky pohimi është pohimi që pranon lëvizjen si karakteristikë kryesore të realitetit dhe mbi të gjitha lëvizjen nga realiteti formal te ai historik dhe anasjelltas. Pra, në qoftë se pranojmë se lëvizja dhe historia ekziston, atëherë ne mund ta konsiderojmë veten në një botë e cila mund të ngërthej brenda vetes këto dy pohime kontradiktore. Të dyja pohimet e mësipërme përshkruajnë pamundësinë themelore të zhvillimit të një historie qoftë si histori bote ashtu dhe si histori epistemike. Pra, për to nuk ka lëvizje, por në qoftë se e konsiderojmë lëvizjen si kategori ontologjike të vetë realitetit, atëherë nxjerrim përfundimin se jo vetëm pohimet e mësipërme mund të bashkëjetojnë me njëra tjetrën, si të nënrenditura, por ato e kanë të domosdoshme këtë bashkëjetesë për të mundur të mbijetojnë si kuptime, dhe ajo çka është me e rëndësishme, bota ka nevojë për bashkëjetesën e tyre. Sepse vetë koncepti i ndryshimit dhe historisë kërkojnë marrëdhënien e asgjësë dhe gjithçkasë. Pra, dhe hulumtimi si lëvizje i ka këto dy kategori si të domosdoshme njëkohësisht. Duket përfundimisht sikur OROBOUROSI kryen një lëvizje përpara gjatë vetë ngrënies së trupit të tij. Dhe interpretuesi e pranon zhdukjen e tij të përkohshme për hir të njëjtësimin jotërësor me atë çka studiuam. Kështu, studiuesit i duhet ta pranojë procesin e interpretimit si një të tillë. Një interpretim i ndërgjegjshëm. Për Hobsin fjala ishte e ndërtuar përtej qenies materiale imediate, pra qenia njerëzore nuk arrin të ndërtojë fjalë dhe kuptime në vetvete dhe krejt si subjekt i vetmuar. Duke qenë kështu, sipas Hobsit, * fjala ndërtohet kur një entitet përtej individit material ka pushtet mbi vetë individin. Fjala merr kuptim kur diçka përtej individit si qenie folëse kërkon ti japi kuptim, si nevojë e më pas si mundësi për të patur referentë jashtë vetes. Për Hobsin fjala nuk është e njëanshme dhe intime. Ajo ka burim jashtësinë, pushtetin rregullin. Rrjedhimisht, është legjitime të analizosh fjalën te publikja, për sa kohë vetë publikja

Në kontekstin e ndërtimit të një metodologjie të leximit të realitetit shqiptar të periudhës komuniste, marrja në refencë e Hobsit nuk duket e pavend, për sa kohë Leviathani Hobbesian dhe sistemi komunist në Shqipëri kanë një ngjashmëri të pretenduara *

26

Fenomenologjia dhe hermeneutika e ngjarjes

është burimi parësor i saj. Kështu që një hermeneutikë 16, e ligjeve të kohës, studimeve shkencore të autoriteteve shkencorë të publikes; ligjit, ideologjisë, politikës, periodikëve dhe të përditshmeve të kohës, është konsideruar me vlerë dhe është ndjekur më poshtë si metodologji hulumtimi. Duke qenë se qasja që ngre çështjen e trajtuar është pikërisht një pohim mbi mundësitë e ndikimit që ka gjuha, koncepti dhe ideologjia nëpërmjet ligjit dhe aparatit publik ndaj tërësisë shoqërore. Atëherë, interpretimi i këtyre dimensioneve është i domosdoshëm. Pra, nëse nisemi me një pohim të një ontologjie shoqërore, që e ka burimin te një metafizikë shoqërore realiste, atëherë shkojmë te një epistemologji hermeneutike. Mund të përdorim konceptet e ngritura si “fjalë” publike për të parë nëse kuptimet e tyre të brendshme mund të çojnë në problematika të shoqërisë. Kështu, analiza hermeneutike e teksteve të përgjithshme me natyrë autoritative duket se është një mënyrë e justifikuar për të parë realitetin. Nëse ontologjikisht realitetet sociale ekzistojnë dhe nga ana epistemologjike ato mund të njihen si pasojë e një interpretimi të kuptimeve që ato mbartin, atëherë është krejt e justifikuar hulumtimi i realitetit te norma dhe tekste me natyrë ideologjike dhe ligjore. Gjithashtu, pretendimi i mbartjes së realitetit te këto tekste si burim autoritativ i kuptim dhënies, i “jep kuptim sjelljes së aktorëve duke na dhënë themelin për vetë aktin e interpretimit dhe nga ana tjetër këto tekste konturojnë vetë kushtet e interpretimit dhe

Vetë hermeneutika është zhvilluar në histori sipas disa fazave të ndryshme në të cilat do rendisnim ● (i) si teori e ekzegjezës biblike ● (ii) si metodë e përgjithshme filologjike ● (iii) si shkencë përgjithshme linguistike ● (iv) si themel metodologjik i shkencave humane dhe sociale ● (v) si fenomenologji ekzistence ● (vi) si sistem interpretimi për të arritur tek kuptimi përtej miteve dhe simboleve Shiko:Simon SC Chau, "Hermeneutics and the Translator: The Ontological Dimension of Translating," Multilingua-Journal of Cross-Cultural and Interlanguage Communication 3, no. 2 (1984), 73.

16

27

Juljan Myftari

shërbejnë si skelet për aktin e interpretimit të tyre.” 17 Kështu që, për të qenë në koherencë me premisat ontologjike dhe epistemologjike të vetë punimit, analiza e teksteve të përgjithshëm ka qenë fokusi kryesorë i punimit. Kërkesa për të gjetur koherencën apo kontradiktën midis ideologjisë, ligjit dhe politikës si shënjuese të realitetit publik përbëjnë qendrën e rëndesës së këtij libri. Është e domosdoshme një eksegjezë e tekstit për të gjetur atë tërësi që do të mund të na bënte të kuptonim. Megjithatë, vetëm kjo do të konsiderohej e pamjaftueshme. Një moment i dytë ku është ndalur akti i interpretimit raporti midis realiteteve mikro dhe atyre makro. Lidhja midis dy poleve të realitetit me anë të gjuhës. Për këtë janë përdorur materiale nga arkiva e shtetit, protokolle mbledhjesh, paraqitje rastesh apo dhe letra ankesa drejtuar organeve më të larta të shtetit apo Partisë së Punës. Këto realitete më të drejtpërdrejta janë parë si një burim shumë i përshtatshëm për të shkuar pikërisht në “tokën e mesit”, pra midis formales abstrakte dhe botës së parë në vetën e parë nga “banorët” e kohës. Në këtë kuptim, këto raporte mbledhjes, letra personale apo korrespodenca midis personave juridikë të kohës, përbëjnë pikëtakimin midis subjektives intime dhe publikes formale. Mund të kundërshtohet ky qëndrim duke pretenduar se kjo kategori të dhënash nuk ofrojnë një humus të vërtete, pasi çdokush gjatë një mbledhjeje apo kur i shkruante një personi me rëndësi, përdorte një gjuhë jo të tijën, por të imponuar nga regjimi. Në optikën tonë duke qenë se njeriu formohet prej konceptin dhe gjuhës dhe, siç thamë më sipër gjuha nuk mund të jetë e fshehtë apo personale, gjuha e përdorur në publik është burim i drejtpërdrejtë dhe i rëndësishëm vetëformimi dhe identiteti. Kjo ka gjasë të jetë më e vërtetë akoma, nëse ndonjëherë mund të jetë e vërtetë, në sisteme të tilla të cilat një pjesë të madhe të energjisë të tyre e shpenzojnë pikërisht në këtë njëtrajtësim të publikes me identitetin individual. Sigurisht, mund të supozohet me tej se energjia e shpenzuar nga një pushtet nuk është garant për suksesin e një ndërmarrje të tijën. Megjithatë, kohëzgjatja jo e vogël e këtij sistemi qeverisës bën të mendosh që suksesi i tij nuk Richard E Palmer, "Hermeneutics Evanston," IL: Northwestern University (1969), 22. 17

28

Fenomenologjia dhe hermeneutika e ngjarjes

është i pamundur të pranohet. Gjithashtu, fakti që ky sistem ra vetëm atëherë kur sulmoi fiziologjiken te njerëzit (pragun e varfërisë absolute) apo vetëm kur sistemet e tij simotra ranë, tregon për një ndikim në realitetin social dhe individual nga ai. Ky ndikim i treguar dhe si mbijetesë e tij përtej “të arsyeshmes” na jep indicie se ai nuk ka qenë një rastësi që mbeti si rastësi në mënyrë të vazhdueshme. Kjo sjell indicie se ai arriti një lidhje me realitetin dhe e formësoi atë në koherencë me veten. Por fakti që ai ra dhe u mohua “brenda ditës” na bën të domosdoshme një hermeneutikë për nga “brenda” të ndikimeve që ai mund të ketë pasur. D.m.th. kontradikta që ai sistem ka sjell midis perceptimin si akt final i historisë së raporteve shoqërore dhe fundit të tij krejt të beftë meriton një qasje të mesme, midis tij dhe jashtë tij. Mbi mundësinë e gjykimit të një epoke tjetër Pavarësisht sesa të vërteta mund të jenë konstatimet e mësipërme ne nuk mund të anashkalojmë një moment domethënës. Periudha që kërkohet të vihet nën shqyrtim nuk mund të konsiderohet si e padallueshme prej sonës. Në një shkallë së caktuar ajo duhet konsideruar si “tjetër” ose si tjetri. Kjo gjë është e ndershme nga një pikëpamje “politike”, por dhe e domosdoshme nga një pikëpamje hermeneutike, apo të një epistemologjie ku hulumtuesi është i përfshirë në tentativën e njohjes. Raporti me tjetrin apo tjetërsinë si sistem marrëdhënies shoqërore has në disa zigzage. Pranimi i tjetrit si objekt njohjeje mund të konsiderohet, nga disa, si çarmatosësh për vetë procesin e njohjes. Shpeshherë thuhet se nuk mund të gjykohet një epoke tjetër, të paktën jo nga ata të cilët nuk e kanë jetuar atë. Ky qëndrim parashtron konkretësinë e qenësisë së shkëputjes të tjetrit si thelbësisht të papërkthyeshëm. Për më tepër ai mund të duket se shkon në të njëjtin drejtim me atë çka pohuam më sipër. Fakti që pranojmë se po rrekemi të flasim për diçka “tjetër” mund të na bëj të mendojmë se nuk mund të flasim asgjë sepse paskemi pranuar tjetrën si të huaj dhe mund të duket sikur këtë e thotë një person i cili mendon se në epoka socialiste nuk ka ndikuar në psikologjinë dhe kulturën e një vendi, atëherë kjo çon ne kontradiktë. Kjo kontradiktë vjen për faktin se ose mund te themi se ajo periudhe është një epokë tjetër dhe nuk mund të njihet ose 29

Juljan Myftari

që ajo nuk ka ndikuar në psikologjinë apo kulturën tonë dhe ne jetojmë sot në të njëjtën periudhë. Në qoftë se jetojmë në të njëjtën “epokë”, domethënë në një epokë të vazhdueshme dhe e tashmja, e atëhershmja dhe e nesërmja janë një, atëherë ne mund të gjykojmë lehtas për atë periudhë sepse kemi të njëjtat kategori mendimi me atë periudhë. Pra, kjo do të na jepte të drejtën e gjykimit edhe përtej përjetimit personal, sepse pak gjëra kanë ndryshuar. Në gjërat që kanë ndryshuar për aq shumë se ajo periudhe është e pagjykueshme, atëherë kjo do të thotë se ideologjia arrin të ndryshojë realitetin dhe së paku ja vlen të merresh me një ideologji të caktuar për të kuptuar një realitet te caktuar. Një realitet i cili ishte i ndërtuar nga ajo. Kjo është e vërtetë sidomos për një ideologji si ajo komuniste e cila pretendonte të ishte tërësore, pra të prekte çdo pjesë të realitetit. Rrjedhimisht, nëse ekzistojnë "kohë të tjera", atëherë rasti me tipik i "një kohe tjetër" do të ishte pikërisht periudha e diktaturës së proletariatit të shtetit shqiptar. Meqenëse "kohë të tjera" nuk ka, pra nëse ekzistenca historike e një vendi është një njëtrajtësi me dinamikë aq të ngadaltë sa askush nuk mund të pretendojë për një këputje të mirëfilltë, atëherë mundësia e një hermeneutike për atë kohë është e plotë. Ne mund themi çdo gjë për të pasi ne jemi thellësisht të ngjashëm me atë kohë. Nga ana tjetër është besimi ynë që e vërteta është se një ideologji krijon realitete thelbësore, pra krijon histori dhe ngjarje të reja. Është besimi ynë që të dyja qëndrimet e mësipërme të marra së bashku i japin së pari mundësi dhe së dyti vlerë një ndërmarrje të tillë. Ideologjitë e tipit holist si ajo e aplikuar në Shqipëri në pesë dekada krijojnë realitete të veta, dhe ato janë të dallueshme si moment historik. Megjithatë, nga ana tjetër ideologjia nuk mund të jetë në mënyrë apriori një koherencë e plotë për sa kohë ajo përballet me një realitet material i cili nuk është i bërë nga substanca e saj. Kështu që ideologjia nuk mund të njëjtësohet tërësisht me realitetin në çdo shtresë së tij. Pra, ideologjia krijon realitetin e saj, por “shtresa” të caktuara të realitetit nuk përgjigjen njësoj ideologjisë., Ka realitete apo zona të caktuara të cilat arrijnë të kenë një mëvetësi dhe të ekzistojnë kur ideologjia nuk është më. Këto realitete, nga raporti që kanë me ideologjinë kanë ruajtur një pavarësi relative, pra si të thuash kanë diçka prej saj. Kjo, bën të mundur dhe të dëshirueshëm një studim të tillë. Ekzistenca e shtresave të realitetit të cilat janë 30

Fenomenologjia dhe hermeneutika e ngjarjes

ndikuar nga ideologjia komuniste, por që nuk janë njëjtësuar me të, bën të mundur raportimin me këtë ideologji. Ne mund të kuptojmë çfarë ka ndodhur atëherë. Madje fakti që ne mund ta kuptojmë na detyron të kuptojmë atë që ka ndodhur atëherë. Këto “shtresa” bëjnë të mundur ekzistencës e tjetërisë si midis nesh dhe asaj periudhe dhe asaj periudhe dhe vetes së saj. Vetëm në këtë mënyrë, mendojmë, se vjen mundësia e raportit, apo mundësia e të shprehurit diçka. Është e domosdoshme ekzistenca e perspektivave të tilla të cilat kanë materie lidhëse me realitetin komunist (dhe perspektiva sociologjike kulturore na i lejon këtë), por nuk janë vetë realiteti komunist. Vetë një person i cili ka jetuar në një periudhë ka vështirësi të karakterit epistemologjik dhe emotiv për të dalluar realitetin në të cilin jeton për sa kohë ai është objekt i vazhdueshëm i transformimit që ideologjia kërkon të sjellë. Një person i tillë ose do të deklarojë dështimin tërësor të ideologjisë, në mënyrë që të shpalli pavarësinë nga ajo ose do të pranojë suksesin e saj dhe të mos flasë më për të, për sa kohë ai është një pasojë psikologjike e saj. Në qoftë se personi në fjalë shpall dështimin e saj, atëherë ai e ka vrarë objektin e studimit, kështu, arrin të shikojë ideologjinë komuniste thjesht, si një orendi historike, si një tentativë krejt sipërfaqësore dhe të pasuksesshme për të transformuar fjalën në realitet material. Pra, dikush që kërkon të shpallë mundësinë e pavarësisë personale ndaj ideologjisë në të cilën ka jetuar e bën atë me koston e mos marrjes seriozisht të vetë kësaj ideologjie. Për të, ideologjia komuniste është e analizueshme vetëm nëse nuk është e rëndësishme. Nga kjo do të rezultonte se edhe kur personi në fjalë ndërmerr një studim serioz mbi këtë ideologji, ajo rezulton e parëndësishme për sa kohë objekti i studimit përfundon së qeni krejt i parëndësishëm. Kështu që, nëse një studim pretendon njëfarë serioziteti, ai do të t’i japë një vërtetësi paraprake objektit të tij. Studimi në fjalë mund të bëhet vetëm nga perspektiva e mospërhapjes përfundimtare dhe njëkohësisht apriori me të. Nga një subjekt pra, i cili për të studiuar ideologjinë komuniste nuk e ka të nevojshme ta asgjësojë apriori atë. Kjo na jep mundësinë që të hulumtuarit të një epoke tjetër ezauron pikërisht atë që është një nga format kryesore të menduarit, arsyetimin me analogji. Duke gjykuar nga një epokë tjetër ne arrijmë të bëjmë atë lëvizje të 31

Juljan Myftari

mendimit tek e cila nuk ekziston më një identitet i plotë dhe i padiskutueshëm, pikërisht gjykimi me analogji lejon të pikasim sesa “identitet ka te diferenca, sa koherencë dhe unitet ka te ajo që është e fragmentarizuar dhe shume shtresore.” 18 Nevoja e sqarimit për përdorimin e termit “ligj" dhe termit e "drejtë" Përgjatë këtij libri kemi vendosur të përdorim termin “ligj” më rëndom sesa termin “e drejtë” kur i referohemi sistemeve të organizuara të ligjit pozitiv. Kjo zgjedhje duket jo tipike duke konsideruar faktin se në literaturë na është bërë e zakontë të lexojmë togfjalësha si “e drejta penale”, “ e drejta civile” apo dhe e “drejta marksiste”, terma këto që kanë marrë statusin e fjalës së saktë për t’u përdorur për të treguar sistemimet normative në fusha apo periudha të caktuara. Shmangia nga përdorimi i tyre përbën njëfarë sakrilegji profesional. Megjithatë, në favor të përdorimit të termit “ligj” na vijnë dy premisa; së pari ne nuk jemi juristë kështu që detyrimi ynë ndaj traditës brenda-profesionale është krejt i dobët, së dyti interesimi ynë si jo-juristë ndaj objektit ligj, tejkalon përdorimin e tij si mjet për ndonjë detyrë të përditshme profesionale. Ne na intereson ngarkesa dhe pasojat e përdorimit të fjalëve apo koncepteve, për më shumë na intereson “drejtësia” e tyre jo vetëm në raport me historinë e fushës specifike, por dhe në raport me institucione më të gjera si morali, psikja etj. Pra, përdorimi një termi apo i një tjetri në këtë rast nuk bëhet me lehtësinë e një jo-profesionisti, por me peshën e pikëpamje e cila kërkon të tejkalojë pasojat që ka ndarja e punës në ngurtësimin e terminologjisë profesionale dhe në kthimin e saj në totem irracional. Për ne të quash diçka “të drejtë” ka problematikat e saj serioze, Do të ishte me vlerë të ndalonim shkurtimisht rreth këtij problemi i cili luhatet midis çështjes të përdorimit të një termi dhe çështjes së përdorimit të një koncepti. Në shqip ne themi: “është në përputhje me ligjin” apo, nga ana tjetër, “kjo sjellje nuk është e drejtë” rrjedhimisht në përdorimin e zakonshëm termi “ligj” dhe termi “e drejtë” dallojnë lehtë nga njeri tjetri. Çështja ndryshon Patrick Nerhot, Legal Knowledge and Analogy: Fragments of Legal Epistemology, Hermeneutics, and Linguistics, vol. 13 (Springer Science & Business Media, 1990), 44. 18

32

Fenomenologjia dhe hermeneutika e ngjarjes

kur këta terma përdoren nga specialistët e fushës juridike. Një jurist rëndom e përdor fjalën “e drejtë” për të shënjuar një sistem të caktuar rregullash pozitive të miratuara nga organet legjislative. Për juristin në fjalë fjala e drejtë, në këtë kuptim, nuk ka domosdoshmërisht një ngarkesë morale apo politike. Mosdhënia e kësaj ngarkese morale apo politike kësaj fjale, i mundëson juristin ta përdorë atë në vend të fjalës ligj. Për juristin morali i ligjit nuk është çështje thelbësore kështu që ai lehtësisht mund ta quaj ligjin si “e drejtë *”. Madje përdorimi i fjalës e drejtë për sa i përket sistemit dhe fjalës ligj për sa i përket rregullës më të veçantë i jep mundësi juristit të lehtësojë më tepër marrëdhënien midis tij, botës së ligjeve dhe moralit. Fundja epiteti “ i/e drejtë” i jepet sistemeve më të gjera sesa një ligji konkret dhe gjasat që sistemet e gjera të vuajnë nga padrejtësi janë më të ulëta kështu qe sistemet mund ta meritojnë këtë epitet sidomos kur çështja e kësaj merite është dytësore. Në këtë rast indiferenca e përditshme e juristit ndaj moralitetit të ligjit lehtësohet duke “drejtësuar” grupimet e mëdha të ligjeve. Madje në sytë e “juristit”, sa më lartë të shkohet në nivelin e organizimit, aq më në mënyrë të pafajshme është i përligjur përdorimi i fjalës e drejtë. Ky përdorim i juristit përputhet dhe me perceptimin e zakonshëm se një ligj i veçantë mund të gaboj moralisht, por pjesë të gjëra të sistemit si “e drejta civile”, “e drejta tregtare” etj., nuk mund të jenë moralisht të gabuara gjitha së bashku. Kështu që lehtësisht mund të quhen të drejta. Një shkak tjetër që e bën juristin të përdorë fjalën “ e drejtë” në veprimtarinë e tij është se ligji përcakton zakonisht hapësirën e lejuar të veprimit në përditshmërinë e tij profesionale. Për juristin njëjtësimi midis ligjit dhe “të drejtës” apo “të drejtave” nuk përbën problem madje mund të themi se përbën njëfarë avantazhi “politik” të cilin juristi duket se nuk e kërkon. Nga pikëveprimi i tij ai ka të drejtë të veprojë në mënyrë gjithsesi legjitime brenda hapësirës ligjore dhe kjo kthehet në hapësirën e tij morale përtej së cilës nuk është e nevojshme të diskutohet. Interesimi ynë mbi çështjet e drejtësisë së sistemit ligjor e vështirëson disi këtë përdorim të pafajshëm të fjalës “e drejtë”. Sigurisht për këtë përdorim të termin e drejtë ka dhe shume shkaqe historike dhe ideologjike të formës së shtetit aktual por këto po i anashkalojmë në këtë moment *

33

Juljan Myftari

Kështu ne duhet të kuptojmë se gjendemi përballë tre alternativave; a) përdorimit të fjalës “e drejtë” në mënyrë pothuaj ekskluzive kur i referohemi sistemeve të mëdha të ligjit pozitiv, b ) përdorimi i fjalës “e drejtë” dhe ligj si sinonime me njëra tjetrën dhe të jemi indiferentë nga njërit term apo termit tjetër dhe c) përdorimit të fjalës ligj më dendur për të përcaktuar atë çka në jurisprudencë përcaktohet si “drejtë”. Në favor të përdorimit intrazigjent të termit " e drejtë", pra të zgjedhjes së alternativës së parë qëndron argumenti se ai përdoret zakonisht në vendet e traditës gjermano-romake siç është rasti ynë. Kështu që ky përdorim do të ishte korrekt në raport me traditën juridike në të cilën bëjmë pjesë. Gjithashtu, përshkrimi i juristit tipik që përdor këto terma do të sillte argumentet e tjerë në favor të përdorimit të fjalës e drejtë kështu që nuk po i përsërisim. Alternativa e dytë na jep të drejtën të përdorim termin "ligj" dhe e "drejtë" në mënyrë sinonimike. Pra, mund të flasim për ligjin si krijues identiteti, ligjin "socialist" apo vështirësitë në transplantimin e "ligjit", sikundër nga ana tjetër do të mund të flisnim për: të "drejtën socialiste"; vështirësitë në transplantimin e të drejtës etj. Të dyja termat është me vend ti përdorim edhe sepse secili prej tyre ka ngjyra që përshtaten më shumë me kontekste të caktuara, kështu që përdorimi sinonimik do të sillte përparësi jo të pakta si gjuhësore ashtu dhe kuptimore. Vetëm se kjo sinonimi duke qenë se mbart njëfarë indiference mund të na bënte gjithashtu të pandjeshëm ndaj kontekstit ku termat do të përdoreshin kështu që mund te akuzoheshim për daltonizëm përballë dallimit të konteksteve dhe vetë termave. Alternativa e tretë, ajo e përdorimit dendur dhe qëllimshëm të fjalës ligj është e zgjedhura prej nesh. Kjo zgjedhje është bërë së paku për katër arsye dy prej të cilave kanë të bëjnë me qasjen dhe qëllimet tona dhe dy të tjerat kanë të bëjnë më shumë me natyrën e pretenduar të sistemit ligjor që analizojmë. Së pari, kjo alternativë shkon për shtat sepse ne do të kërkojmë të përnderojmë peshën e një koncepti teknik në krahasim me fantazmën normative që vetë "ligji" ( e drejta ) e mbart mbi vete. Termi "Ligj" si të thuash, lidh mirë një konceptim rreth të domosdoshmes dhe asaj që është natyrore si aktuale e qenies. "Ligji" rrjedhimisht, ngërthen pikëpamje të raportit dukje-realitet në atë rrugë që dukja nuk është hije e diçkaje, por aktualizim 34

Fenomenologjia dhe hermeneutika e ngjarjes

(qoftë dhe i tanishëm apo i përkohshëm) i vetë ligjit... Së dyti mund të themi se termi ligj është i parapëlqyeshëm në krahasim me të "drejtë" kur flasim për raportin midis moralit dhe ligjit. Kjo sepse do të rezultonte jo komode të vendosje afër njëra tjetrës termin moral me termin e drejtë sepse do të krijohej perspektiva e gabuar se po shprehim një tautologji. Ky gabim nuk do të sillte si pasojë vetëm një “rrëmujë” gjuhësore, por do të shkaktonte inkoherence për sa i përket përdorimit të fjalës në kuptimin normativ të saj dhe atë përshkrues. Dy përparësitë e tjera kanë lidhje më të ngushtë me formacionin politik ligjor që po analizojmë, të tipit marksist (leninist). Termi "ligj" ofron ngushtësi formale. Duket sikur përdorimi i njëjësit i shkon për shtat një strukture formale hierarkike e cila mëton të ketë një pamje piramidale. "Ligji" do të shkonte më për shtat kur duan të flasim për realitete të bashkuara (qoftë dhe jo të bashkuara krejt empirikisht) vlefshmëria e se cilave është pasojë e përputhjes së brendshme të tyre. Një shembull i mirë i kësaj është "ligji si krijues identiteti.” Këtu, termi identitet shkon më së miri me termin "ligj" për sa, të dyja kërkojnë dhe premtojmë unitet. Si të thuash, identiteti do të vuante nga e "drejta" dhe qasja sistemike e saj, por do të shërbehej nga ligji, si unitet i fiksuar. Fjala "e drejtë" evokon domosdoshmërinë e projeksionit te diçka e dëshirueshme apo te diçka që duhet të jetë patjetër e pranishme për të arritur tek e dëshirueshmja. "E drejta" ka valencë jashtë-strukturore ndaj objektit të analizës dhe përdorimi i saj si term ku do të mundet do të zëvendësohet me atë të ligjit. Së fundi, por e lidhur me pikën e parë që përmendëm më sipër, ajo çka e bën të përshtatshme përdorimin dendur të fjalës ligj në vend të fjalës "e drejtë" është pikërisht përdorimi i sistemit të së drejtës si shëmbëlltyrë e materiales së domosdoshme. Duke qenë se komunizmi ishte një domosdoshmëri historike, sistemet e të drejtës pozitive që çojnë tek ai janë pjesë e një skenari të përgjithshëm historik. Pra, si të thuash ato kanë diçka prej ligjeve të natyrës, të cilat sapo shfaqen kushte të caktuara veprojnë me domosdoshmëri. Ligjet e fizikës veprojnë sa herë që kushtet e objekteve materiale janë të tilla që sjellin aktivizimin e tyre të padiskutueshëm. Duke qenë se dhe historiciteti shoqëror shkencist i Marksizmit duket i pashmangshëm, atëherë sistemet e së drejtës së vendeve socialiste ose diktaturat e proletariatit 35

Juljan Myftari

ngjasojnë me ligjet e natyrës pasi ato janë fjala e një entiteti që jo vetëm është historikisht i domosdoshëm, por dhe transformimet e tij janë domosdoshmërish të parashikuara. Pra, e drejta në vendet socialiste si Shqipëria më shumë sesa e drejtë ka refleksin e ligjit si domosdoshmëri natyrore.

36

KAPITULLI I DYTË PËRQASJE TEORIKE: RAPORTI LIGJ, INDIVID, SHOQËRI Një trajtesë paraprake mbi suazën teorike duket e nevojshme duke qenë se një nga mjetet tona kryesore të njohjes do të jetë koncepti. Siç përmendëm dhe më parë, edhe në një ndërmarrje të tillë koncepti përbën tentativën për të pasur rregullsie paraprake përgjatë një interpretimi i cili nuk ofron, i vetëm, rregullsi. Koncepti i ligjit është objekti i këtij kapitulli, ose më mirë të themi ligji i parë si koncept. Megjithatë, si shumë nga ngatërresat në të cilat jemi gjendur më parë, edhe kjo tentativë për rregullsi has në të paktën dy lloj problemesh. Së pari: koncepti i ligjit trajtohet nga ato që quhen, teori të konceptit të ligjit. Siç ekzistojnë teori të shumta për objekte të caktuara ka dhe shumë teori për konceptin e ligjit. Shumësia shpeshherë nuk shkon mirë me rregullsinë, e cila nga ana e saj do të preferonte rregullsinë e unitetit te njëshi. Pra, “shumë” teori të ligjit dhe së drejtës mund të na bëjnë pesimist për vlerën e tentativës së rrokjes së konceptit ligj. Për më shumë që këto teori shpeshherë pretendojnë të jenë aq të kundërta me njëra tjetrën sa nuk mund të përdoren bashkë. Si të thuash bie në pozicion e të dëshiruarit të jesh studiues. 37

Juljan Myftari

Së dyti: përballë kësaj shumësie teorish mund të ishte e udhës të zgjidhje njërën duke përjashtuar të tjerat. Pozicioni ynë nuk lejon paraprakisht të bëjmë një zgjedhje të mirëfilltë dhe përjashtuese. Kështu që tani për tani do të qëndrojmë jashtë tundimit për të zgjedhur njërën nga teoritë si përgjithmonë më të mirën dhe do të përpiqemi të krijojmë atmosferën e koncepteve të ndryshme të ligjit, Apo mirë të themi një lloj multiversi ku kanë gjalluar teoritë mbi konceptin e ligjit. Ndërtimi i një narrative interpretuese kërkon një përqasje teorike komplekse për vetë aktin e interpretimit të dhe marrëdhënies së tij me objektin e supozuar. Duke qenë se akti i interpretimit ka një marrëdhënie problematike me atë çka është natyra e objektit të tij dhe nuk arrin të jap një identitet përfundimtar për atë çka objekti “është” dhe atë çka objekti do të jetë pas aktit të interpretimit domethënë pas ngritjes së narrativës për të, atëherë mbështetja teorike duhet të jetë disa-përmasore dhe disa vektoriale. Vështirësia në përdorimin e teorisë apo zgjedhjen e kahut të saj vjen pikërisht nga mos paragjykimi paraprak i natyrës së objektit dhe kufizimit të tij si në hapësirën sociale ashtu dhe në atë fizike. Duke qenë kështu, rrymat teorike që janë parë si të vlefshme për një trajtesë të tillë janë përdorur si mjet për të ndërtuar historinë e punimit dhe mbi të gjitha për të rrokur dinamikën e vetë objektin. Teoria nuk është përdorur për të shtrënguar objektin të jetë mjet i narracionit të hulumtimit, por teoritë, janë përdorur për të shoqëruar metamorfozat që pëson objekti i studimit përballë vetë teorisë dhe si raport i vëzhgimit mbi të. Kështu, teoritë janë përdorur për të pare nëse ka një mundësi rezistence nga ana e objektit ndaj teorisë dhe nëse vetë teoria apo një teori e caktuar mund të japi një narracion mbi objektin i cili të jetë i vetëmjaftueshëm. Duke qenë se teoritë në një qasje interpretiviste nuk mund të jenë në mjet solid, ato në mënyrë të vazhdueshme, hasen me testin e pavarësisë nga objekti i tyre. Kjo pasiguri e vetë teorive në një qasje të tillë vjen për shkak të faktit se vetë qasja interpretiviste përveçse mjet apo “organon” * është një metateori, një botëkuptim i një niveli ontologjik më themelor, në këtë prizëm teoria është një mjet i rendit të dytë, si të thuash në mjet i mjetit. Teoria më shumë sesa mjet i njëanshëm për të njohur njëherë e mire objektin shërben për të dhënë qartësi *

Mjet, vegël sipas kuptimit që i jepnin Grekët e lashtë.

38

Përqasje teorike

përfundimtare shërben si bashkudhëtare tregimi i së cilës rreth panoramës duhet zëvendësuar në mënyrë të vazhdueshme. Autorët kryesorë të cilët janë përdorur në këtë punim i takojnë këndvështrimeve domethënëse të ideologjisë, shoqërisë dhe ligjit. Këta autorë me mendimin e tyre rreth këtij objekti * kanë paraqitur, me gjasë, pikëpamjet më autoritative mbi lëmet e studiuara dhe kanë formësuar qendra rëndese mbi të cilat mund të reflektojmë. Në rastin specifik përdorimi i teorive apo punimeve të ndryshme mbi fushat e sipërpërmendura është bërë me qëllimin e vazhdueshëm të shpërfaq brenda kufijve të interpretimit partikularitetin e materializuar në Shqipëri të këtyre ekzistencave dhe mundësisht marrëdhëniet që ato mund të krijojnë me njëra tjetrën. Duke qenë që libri kërkon të paraqesë problematikat që ka ligji me “koncepte” si Individi, morali, ideologjia, në një kontest të caktuar dhe në një përqshfaqje konkrete, atëherë ecja në paralele me dy perspektiva është e domosdoshme. Kështu, dy linja mendimi të kudondodhura mund të dallohen gjatë trajtesës. Ajo me prapavijë Liberale dhe ajo me prapavijë Marksiste. Pra, ky libër domosdoshmërisht kalon nëpërmjet këtyre dy linjave të mendimit, mendimit liberal mbi individin dhe atij Marksist, mendimin liberal mbi ligjin dhe atij Marksistë apo mendimit liberal mbi moralin dhe atij Marksist. Ajo çka i lidh këto dy botëkuptime janë objektet e tyre, pra lidhja e këtyre dy linjave rezulton të jetë vetë objekti për të cilat ato hedhin dritë. Objekti nga ana e tij duke qenë se bëhet pikëtakimi i perspektivave, kthehet dhe në gjykuesin e radhës ndaj vetë tyre. Me anë të formës që objekti merr ( ligji, morali, individi) në dritën e këtyre botëkuptimeve ai arrin të gjykojë mbi vetë teoritë nëpërmjet problematikave të vetë jetësimit. Duke qenë se individi, morali dhe ligji janë gjykuesit përfundimtarë të teorive të cilat i ndërtojnë ata, atëherë bashkëjetesa e këtyre teorive është përkohësisht e domosdoshme për sa kohë objektet e shqyrtuara nuk na janë shfaqur dhe mund ta bëjnë këtë vetëm nëpërmjet bashkekzistencës së përkohshme të këtyre teorive. Pretendohet se bashkekzistenca e tyre është e domosdoshme pasi ky punim nuk është një kritikë që i bëhet një shfaqjeje të Marksizmit nga një *

Po filloj ta quaj objektin si një të vetëm në tentativë për të paraqitur një unitet të këtyre fenomeneve.

39

Juljan Myftari

pikëpamje liberale, por mbi të gjitha është një tentativë për të parë krijimin e një ideologjie të caktuar si raport me botën dhe në botë. Vetë kjo tentative parathotë një bashkëpunim jo të zakonshëm të perspektivave pasi këta objekte janë ndërtuar si pasojë e njërës prej ideologjive të përdorura si teori ndërtuese në këtë punim, asaj Marksiste. T’i analizosh ata thjesht në dritën e një botëkuptimi, filozofie apo ideologjie antagoniste, domethënë asaj liberale, do të ishte të paktën thjeshtëzuese dhe mbi të gjitha do të ishte një dhunim i njëanshëm ndaj objektit të kërkuar, një ndërtim i tij i njëanshëm nga një botëkuptim i kundërt me atë që historikisht e ka ndërtuar. Në atë rast do të gjykonim një entitet në dritën e një optike të panjohur për të ose të paktën me anë të një optike e cila e ka paraqitur veten si jo të pranishme në momentin e lindjes së entitetit. Në këtë “ndërtim historie” që ndërmarrim, prania e ideologjisë Marksiste është e domosdoshme pasi historikisht këta entitete si e drejta socialiste, morali socialist, apo njeriu socialist kanë qenë krijesa të pretenduara të këtij botëkuptimi. Ligji si variabël i varur ndaj shoqërisë Në këtë prizëm, botime të drejtpërdrejta të Marksit dhe Engelsit janë përdorur jo vetëm si një pikënisje për t’u kritikuar nga ndonjë ideologji “superiore” ndaj tyre, por dhe si shtretër bashkëshoqëruese të domosdoshëm për të kuptuar aktin krijues të këtyre shfaqjeve. Si mundësi ritregimi të narrativave krijuese dhe legjitimimin e tyre të imanent, autentik ose jo, të vetë këtyre fenomeneve. Kështu, Marksizmi luan këtu rolin e narratorit imanent të fenomenit. Rolin e perspektivës që i jepet pozicioni në qendër të vetë ligjit, moralit, individit si një akt krijues i tyre. Vepra si; “Dorëshkrimet Ekonomike dhe Filozofike të 1844”, “Ideologjia Gjermane”, “Grundrisse” apo “Dialektika e Natyrës” janë përdorur për të riprodhuar konceptet ndërtuese mbi njeriun, shtetin dhe ligjin dhe për të parë se si ato kanë reflektuar mbi realitetin shqiptar të kohës, se si kanë ndërtuar pasojën e tyre teorike te bota institucionale normative por dhe personale normative të institucionit dhe personit. Shkrime të tilla hedhin dritë mbi “projektin ontologjik” të antroposit. Mbi faktin se çfarë është njeriu dhe “sa” ekziston ai. Megjithëse Marksi nuk i ka kushtuar shumë faqe natyrës së njeriut, përsëri është e “domosdoshme të gjejmë te Marksi konceptime të përdorshme mbi natyrën e njeriut në mënyrë që të bëjmë hulumtime mbi 40

Përqasje teorike

fenomenet sociale e historike në të cilin njeriu është i përfshirë.” 19 Problematika kur trajtohet njeriu te Marksi bëhet akute pasi ai është i qëndrimit se vetë teorizimi mbi natyrën njerëzore do të krijonte një ideologji filozofike mbi njeriun pasojë e së cilës do të ishte një tjetërsim i imazhit së Marksit për vetë njeriun. Megjithëse vetë Marksi është kundër koncepteve abstrakte apo humanizmave abstrakt gjithsesi atij i duhet një përqasje ndaj asaj çka është njeriu për të ndërtuar projektin e tij mbi shoqërinë e bërë nga njerëzit edhe pse kjo përqasje në përgjithësi ishte bazuar në një aktualizim të theksuar. Marksit koncepti i “natyrës njerëzore” nuk i shkonte shumë për shtat për atë “çka ishte njësia e tij kryesore e analizës, njeriu aktual, konkret.” 20 Ai që jetonte tani dhe aty. Marksi kërkonte të mos filozofohej ndaj njeriut sepse ky filozofim shkonte, sipas tij, kundër vetë njeriut. Marksizmi e koncepton njeriun si të zhytur në veprim. Njeriu është tashmë i lindur dhe karakteristikën e tij shquese e gjen te liria e lëvizjes. “Marksizmi shquhet për një kundërshti të plotë ndaj qasjes kontemplative të njeriut dhe jetës njerëzore.” 21 Pra, njeriu nuk ishte një qenie universale me një metafizikë shpëtuese apo denigruese. Të jesh njeri nuk duhet të reflektosh në ndonjë realitet epror apo të duhet të reflektosh një realitet të tillë. Qenia njerëzore nuk është një realitet i fiksuar që haset te një normativitet për t’u arritur. Madje vetë ideja e një natyre transcendente është produkt i filozofive të cilat kanë bazë individualiste. Kështu që ideja e njeriut të konceptualizuar përtej shoqërisë është pikërisht një mjet kundër njeriut konkret. Një ndërgjegje e rreme e cila e shkëput atë nga të ngjashmit me veten dhe i krijon atij iluzion e kërkimit të një pavarësie të rrejshme. Rrjedhimisht te Marksi kemi pak “cilësi natyrore” të njeriut të cilat mund të epitomizohen përtej aktualitetit shoqëror. Njeriu nuk mund të jetë diçka dhe nuk mund të ketë diçka, ai nuk mund të jetë as egoist, as të jetë i prirur të dojë veten përderisa nuk ka një vete e cila të jetë natyrore. Në rast se njeriu preferon veten përtej të tjerëve, apo imagjinon një vete përtej shoqërisë dhe Kit R Christensen, "Marx, Human Nature, and the Fetishism of Concepts," in Studies in East European Thought 34, no. 3 (1987), 135. 20 Vernon Venable, "Human Nature: The Marxian View," (1945), 3. 21 Thomas E Wartenberg, "" Species-Being" and "Human Nature" in Marx," in Human Studies (1982),79. 19

41

Juljan Myftari

pavarësisht saj, ai e bën këtë gjë thjesht si një pasojë e një momenti historik në të cilin ai jeton. Njeriu do të veten pra është egoist vetëm në disa rrethana të caktuara historike dhe jo përtej tyre. Njeriu që nuk ka një esencë individuale transcendentale nuk ka asnjë arsye të jetë egoist, pra të jetë i fokusuar te vetja, ai fokusohet te vetja prej ekzistencës sociale pikërisht për arsye që nuk kanë të bëjnë me të. Njeriu sipas Marksit, krijon një ide për veten pikërisht nga fakti sepse jeton në kushte ekonomikohistorike që ia imponojnë atë. Ai nuk e konsideron egoizmin si cilësi natyrore të njeriut, por si “një cilësi të prejardhur nga prona private.” 22 Pra, qenia njerëzore prirjen ndaj vetes e “ka vetëm pasojë të një rrethane të “jashtme,” * dhe jo cilësi krejt të justifikuar të saj apo qoftë në kuptimin e autonomisë individuale, ashtu dhe të një autonomie të vetë gjinisë njerëzore. Kështu, “njeriu te Marksi është në gjendjen e një tëhuajëzimi konstant” *23 si pasojë e marrëdhënieve ekonomike të zhvilluara historikisht të cilat arrijnë ta modifikojnë në fshehje mënyrën e tij të së qenit. Ai rrugët e shpëtimit individual i ka të mbyllura për sa kohë vetë konceptimi i tij mbi veten është produkt i një ideologjie skllavëruese për të. Kështu, Marksi jep një panoramë të errët për individin derisa ai është në një gjendje larg së qeni autentik apo autonom dhe realisht nuk ka ndonjë mjet me anë të cilës të gjej “veten” për sa kohë çdo tentativë për të shkuar te vetja do të ishte një thellim i gjendjes së tij të tëhuajëzimit. “Njeriu” nuk mund të ketë një dalje nga gjendja e tij nëpërmjet vetes si mbyllje, pra te vetja që kërkon ndonjë thelb të saj në intimitetin e brendshëm. Ai e ka të mbyllur rrugën e shpëtimit te intimiteti për sa kohë intimiteti është pikërisht një vendndodhje e krijuar si iluzion. E brendshmja është streha e metafizikes e cila është gënjeshtra që individi përjetëson në brenda qenies së tij. “E brendshmja që e ngushëllon individin Hirotaro Yamamoto, "Economic Systems and Theory of Human Nature: Aristotle, Adam Smith, and Karl Marx," International Critical Thought 2, no. 2 (2012), 233. 22

*

E jashtme konceptualisht, për sa kohë nuk konsiderohet si një cilësi autentike e njeriut, e pavarur prej kushteve alinuese të shoqërisë kapitaliste 23 Shih Karl Marx et al., "The Economic and Philosophic Manuscripts of 1844," (1965).

42

Përqasje teorike

është një metafizikë e sublimuar në kohë për shkaqe krejt te huaja për të. Duke qenë kështu, kërkimi për një çlirim mund të vijë vetëm si pasojë e një jashtësimi. Sepse vetëm aty mund të gjenden diçka përtej, që tejkalon kushtin. Te jashtësimi njeriu gjen origjinën, atë çka nga imanenca e tij ngelet. Aty gjendet e kundërta e tij e përsosur, pasi jashtësimi pamundëson ndalesat. “Nëpërmjet aktivitetit prodhues që njeriu e aktualizon veten si qenie njerëzore.” 24 Ai e dallon veten si qenie nëpërmjet lëvizjes së sofistikuar, pra lëvizjes komplekse. Ai njihet nëpërmjet jashtësimit në hapësirë të prirjeve të veta komplekse, të cilat janë aktivitet shndërrues i botës. Te shndërrimi i botës gjen veten e tij si botë. Njeriu është i tillë duke shënjuar materialisht botën e jashtme dhe duke e shndërruar atë. Në këto akte tё jashtme tё shndërrimit të botës njeriu përcaktohet si i tillë. Ai nuk hyn te vetja, por e nxjerr veten jashtë në botën materiale për ta krijuar atë. Njeriu është bërje e vazhdueshme sepse tek aktet e bërjes së botës përcaktohet veçanësia e tij tipologjike. Njeriu vepron jashtë në botë, por e jashtmja nuk është më diçka penguese për të, nuk është me një mohim i vetes. Nëpërmjet punës njeriu tejkalon botën e jashtme si pengesë dhe qëllimet e jashtme pushojnë së qeni nevoja të jashtme natyrore, dhe bëhen qëllime të cilat vetë individi i vendos si mënyrë vetaktualizimi, objektifikimi të vetes dhe arritjes së lirisë së vërtete 25. Pra, puna si akt veprues ndaj botës shërben për të mirën, për një lloj lirie e cila shtrihet te lëvizja. Vetëm si pasojë e saj ekziston qenia njerëzore si fillesë historike dhe te puna do të arrihet çlirimi i saj nga fantazmat metafizike skllavëruese që i mohojnë njeriut dinamikën e natyrës së tij të panatyrshme. Siç dihet vetë qëndrimi Marksist për ligjin ka qenë i pazhvilluar në një teori të mirëfilltë të ligjit apo së drejtës. Madje Marksi dhe Engelsi nuk kanë dhënë përkufizime të mirëfillta të ligjit. Askund nuk mund të gjesh përkufizimin e tyre të ligjit.” Kjo vinte dhe si pasojë e drejtpërdrejte e konceptin që kishte Marksi dhe ndjekësit e tij për këtë fenomen. Për Marksin dhe ndjekësit e tij ideologjikë socializmi dhe “ligji pozitiv” ishin në kundërthënie Thomas E. Wartenberg, "“Species-Being” and “Human Nature” in Marx," Human Studies 5, no. 1 (1982), 79. 25 Karl Marx, Grundrisse (Penguin, 1993), 611. 24

43

Juljan Myftari

me njëri tjetrin.” 26 Pikërisht se Marksi e konsideronte ligjin dhe të drejtën si mjete të shtetit borgjez që shërbenin për shtypjen e klasës proletare. Kështu që për të, shteti në përgjithësi do të përdorej vetëm përkohësisht nga forcat fitimtare revolucionare socialiste. Ky përdorim i shtetit do të ndodhte përgjatë një periudhe të shkurtër historike, madje gjatë kësaj periudhe historike të përdorimit të shtetit nga forcat socialiste të cilat ishin forca revolucionare, veprimi me bazë ligjshmërie ishte krejt një aspekt dytësor. 27 Duke qenë se sipas Marksit as “shteti, as ligji nuk ishin fenomene thelbësore të organizimit shoqëror,” 28 ato ishin të përkohshme dhe do të zhdukeshin përgjatë fazave të zhvillimit të shoqërisë. Ajo liri që Marksi po kërkonte nuk mund të arrihej “nëpërmjet një mediumi kaq formal, të ngurtë, dhe llogaritar sa ligji.” 29 Niveli më specifik i shtratit Marksist përbëhet nga autorë të cilët kanë trajtuar pikëpamjet Marksiste mbi shtetin dhe veçanërisht ligjin. Respektivisht, autorë si Pashukanis, Vishinksi, apo Poulantzas kanë ndjekur trajektoren Marksiste mbi atë, që pas fitoreve të revolucioneve të majta do të ishte aplikimi i sistemeve normative kolektive. Në radhë, Pashukanis, Vishinksi dhe Poulantzas na shërbejnë për të parë se si shtetet e diktaturës së proletariatit do të tё trajtonin konceptin e ligjit si instrument për klasën në pushtet ndaj klasave të tjera të mposhtura nga historia, se si ligji ishte konsideruar mjeti i kundërshtarit, i klasës borgjeze. Raporti i këtyre autorëve na shërben gjithashtu për të parë se si evoluon vetë marrëdhënia midis teorisë dhe botës reale për sa kohë ata kanë një përqasje në dukje jo të njëjtë ndaj shtetit dhe ligjit megjithëse nisen nga premisa Marksiste. Ky ndryshim i tyre do të na krijojë një interpretim më të qartë të përplasjes midis teorisë dhe botës historike, dhe rikthimit të botës historike si përmbajtje rishtare e teorisë. Si Pashukanis ashtu dhe Vishinksi paraqesin dy përqasje të ndryshme ndaj ligjit edhe pse nisen nga Inga Markovits, "The Death of Socialist Law?," Annu. Rev. Law Soc. Sci. 3 (2007), 234. 27 Rudolf Schlesinger, "Recent Developments in Soviet Legal Theory," The Modern Law Review 6, no. 1‐2 (1942), 22. 28 Hans Kelsen, The Communist Theory of Law, Praeger Publications in Russian History and World Communism, (New York,: Praeger, 1955), 1. 29 Markovits, "The Death of Socialist Law?," vep. e përm., 234. 26

44

Përqasje teorike

perspektiva rigorozisht Marksiste. I pari konsideron ligjin si një mjet të klasës borgjeze, pra si një mjet i cili në thelb të vetin ka për qëllim tëhuajëzimin e njeriut, apo rindërtimin e tij në një formë të përshtatshme për sistemin ekonomik-politik të cilin ai i është nënshtruar. Sistemi ligjor, në këtë rast, është mbi të gjitha një armik i lëvizjeve çliruese të njeriut. Ajo çka bën ligji është historikisht dhe thelbësisht një padrejtësi ndaj njeriut dhe ky moment e shoqëron ligjin si natyrë e tij. Ligji i nënshtrohet tërësisht marrëdhënieve ekonomike dhe është pasoja e marrëdhënieve ekonomike kapitaliste. “Ligji sipas tij është thjesht forma e marrëdhënieve të shkëmbimit midis individëve.” 30 Evgeni Pashukanis “Teoria e ligjit të Pashukanis është në traditën më të mirë Marksiste” 31 duke qenë se ligji paraqitet si refleksion i marrëdhënieve shoqërore. Pra, ligji ishte pjesë e superstrukturës dhe ishte një refleks një pasqyrim i një marrëdhënie. Zhvillimi historik pra nuk përcakton vetëm përmbajtjen e normave ligjore apo institucioneve të së drejtës por dhe të vetë idesë të ligjit si të tillë 32. Argumenti themelor i Pashukanis është që “sistemi ligjor borgjez është një pasqyrim marrëdhënieve kapitaliste të prodhimit dhe shkëmbimit.” 33 Ai vinte pas një marrëdhënie dhe rregullonte një raport tashmë ekzistues. Sipas Pashukanis ligji ishte pasojë e një ngjarjeje tashmë të ndodhur dhe të përsëritur dhe shkaku i tij i të ekzistuarit ishte pikërisht raporti i një tipi të marrëdhënieve shoqërore, më saktë marrëdhënieve ekonomike. Sipas tij marrëdhëniet ligjore ishin marrëdhëniet që lindnin midis pronarëve privatë të së mirave 34 në një botë kapitaliste. “Teoria e Pashukanis ka vlerë mbi të gjitha për të analizuar formacionet Neil Mullin, "Pashukanis and the Demise of Law: An Essay Review," in Crime, Law and Social Change 4, no. 4 (1980), 435. 31 Lon L Fuller, "Pashukanis and Vyshinsky: A Study in the Development of Marxian Legal Theory," Michigan law review 47, no. 8 (1949), 1159. 32 Pashukanis and Arthur, Law and Marxism : A General Theory, vep. e përm., 73. 33 Pat O'Malley, "Historical Practice and the Production of Marxist Legal Theory," Crime and Social Justice, no. 18 (1982), 3. 34 Steve Redhead, "The Discrete Charm of Bourgeois Law: A Note on Pashukanis," (1978), 115. 30

45

Juljan Myftari

sociale në tranzicion” 35 pikërisht siç është periudha e socializmit në Shqipëri, një tranzicion i vazhdueshëm drejt shoqërisë komunist. Për të konsideruar nga një pikëpamje transitore natyrën e ligjit dhe mënyrën se si ai vepron në shoqëri në momentet kur shoqëria ndryshon. Interesante është fakti se Pashukanis na i jep këtë mundësi analize të shoqërive në tranzicion nisur nga një analizë e ligjit në shoqëritë të cilat nuk janë në tranzicion, pra nisur nga shoqëritë kapitaliste në të cilat ligji është fenomen mbizotërues dhe rregullues konstant dhe i vazhdueshëm. Një nga vlerat specifike të kësaj teorie është trajtimi i fenomenit të ligjit në ato shoqëri në të cilat ai është shfaqur si fenomen objektiv, si rezultat i marrëdhënieve ekonomike, por nëpërmjet një qasjeje materialiste. Pashukanis ofron pikëpamje mbi ligjin e cila aplikohet mbi shoqëri në të cilat një filozofi materialiste e ligjit nuk ishte e zhvilluar. Ai për ne ka vlerën e paraqitjes së perspektivës mbi ligjin nga një autor i cili flet për ligjin si produkt të vendeve perëndimore kapitaliste duke u nisur nga një perspektivë materialistë e cila nuk ishte hasur në vetë këto vende, aty ku ligji ishte zhvilluar si fenomen. Pashukanis arrin të ruaj objektin ligj, por duke dhënë një narrativë tjetër për të, një narrativë e cila ndryshon rrënjësisht nga ato të vetë juristëve apo ligjbërësve të vendeve të tjera evropiane. Kështu, koncepti i tij mbi ligjin është i pazakontë për shkak se dyzohet midis dhënies së përcaktimit të ligjit se si çfarë është, një përcaktim solid dhe esencial dhe qëndrimit të Pashukanisit mbi moralitetin e ligjit. Ligji është esencialisht një entitet pa vlerë të mirëfilltë morale. Pra, ai, na jep në përkufizim të ligjit dhe nga ana tjetër heq mundësinë e përdorimit të tij në mënyrë të vazhdueshme për sa kohë ligji është mjet i klasës shfrytëzuese. Pashukanis analizon ligjin nga një pikëpamje tranzitore sepse koncepti i tij mbi ligjin është këndvështrim kritik ndaj vetë ligjit. Për Pashukanis ligji është një produkt i superstrukturës dhe ai është mjet shfrytëzimi i klasës kapitaliste ndaj klasës punëtore. Kështu, Pashukanis gjendet në pozitën e një juristi i cili është i detyruar ta konsiderojё mjetin e tij të veprimit nga një perspektivë e huaj për të. Ai e konsideron ligjin nga një pikëpamje tranzitore sepse pikërisht, qenia e tij komunist dhe mos arritja akoma në komunizëm i japin atij mundësinë e trajtesës së objektit të tij 35

Ibid., 113.

46

Përqasje teorike

“ligjit.” Ligj ka për sa kohë shoqëria nuk ka arritur në stadin e sistemit komunist, kështu që Pashukanis e analizon ligjin nga një perspektivë komuniste një objekt kundërrevolucionar. Pashukanis për pasojë është në pozicionin e një juristi atipik, i cili e konsideron ligjin si mjet klasik të klasës armike, asaj borgjeze, por që e përdor ligjin në rolin e tij si jurist. Ai është në një pozicion dualist, midis atij të juristit dhe atij të komunistit. Pashukanis si gjykatës zbatonte ligjin dhe si komunist e konsideronte atë krijesë tëhuajëzuese. Pasoja e këtij dualizmi të fortë midis ideologjisë dhe konceptit të vetë ligjit, ishte pikërisht trajtimi i ligjit si fenomen tranzitor jo stabël. Një fenomen me esencë të përcaktuar nëpërmjet përkufizimit të natyrës së tij, por tranzitor sepse historia do të ta zhbëjë atë. Pra, tranzicioni i vazhdueshëm i Pashukanisit midis perspektivave si ligj zbatues dhe si mendimtar Marksist, solli pasojën e konsiderimit të ligjit si entitet transitor. Pashukanis pati ndershmërinë mos i ndryshonte ligjit natyrën e tij, ai nuk tentoi mirëfilli të jepte një koncept të ligjit i cili të ishte krejtësisht i përputhshëm me ideologjinë Marksiste, pra të jepte një version të konceptit të ligjit i cili të ishte përfundimisht apo i përdorshëm nga forcat e klasës punëtore. Duke e konsideruar ligjin si krijim të klasës borgjeze, Pashukanis theksoi në teorinë e tij përkohshmërinë e ligjit dhe ekzistencën e tij si fenomen jo në përputhje me qëllimet e klasës punëtore dhe të organizimeve të saj. Duke qenë se revolucioni ishte nisur dhe kishte si qëllim çlirimin e njeriut, atëherë ligji do të pushonte së ekzistuari, dhe vetë reshtja e ekzistencës së ligjit tregonte arritjen e qëllimit të revolucionit. Një element i rëndësishëm në këtë përballje midis ligjit dhe revolucionit është fakti se shteti i diktaturës së proletariatit konsiderohet si shtet tranzitor. Kështu që limitet e shteti klasik ishin të tejkalueshëm. Teoria e Pashukanisit për ligjin është e bazuar në dy parime bazë së pari, ligji dhe shteti janë superstruktura që pasqyrojnë organizimin e bazës ekonomike të shoqërisë dhe së dyti, “në ekonominë socialiste të së ardhmes si ligji ashtu dhe shteti do të zhduken.” 36 Kështu, një nga momentet ngacmuese të pikëpamjes së Pashukanis është se kushti bazë për të pasur rregullime ligjore është konflikti i interesave privatë. Privatja është arena ku ligji Fuller, "Pashukanis and Vyshinsky: A Study in the Development of Marxian Legal Theory," 1159. 36

47

Juljan Myftari

gjen jetë sepse atje ndodh një përplasje ku ligji gjen kuptim dhe duhet të rregullojë imperativisht marrëdhënien, ligji që është privim lirie gjen pikërisht te privatja shkakun e tij të ekzistencës që gjithashtu është privim lirie. Privatja është sinonim i qartë i materiales ( Aristoteli ) pra ligji është reflektues i një materialiteti, të caktuar, ku njerëzit janë në garë të pandalshme për të privuar njëri tjetrin nga të mirat materiale. Por ligji është një ideologji pra ekziston dhe në një botë disi përtej materiales, jo thjesht si përsëritje e padobishme e një realiteti të vetëmjaftueshëm material. Sepse siç thamë më sipër sipas Marksit dhe Pashukanisit, i cili rezulton autori i cili ka ndjekur më saktësisht gjurmët e Marksit, ligji është dhe tjetërsim i marrëdhënieve materiale për sa kohe ai është pjesë e një ideologjie sunduese. Nga ana tjetër ligji s'mund të jetë, as vetë norma, sepse vetë “pavarësia e normës" e ka kufirin brenda kufijve të ngushtë, dhe atëherë derisa konflikti midis normës dhe faktit mos kalojë një vlerë të caktuar. Ligji është krejt i varur nga bota materiale dhe nuk mund ta tejkalojë atë përveçse në një përmasë minimale. Aty ku norma largohet nga realiteti material dhe nuk ngjason me të, ajo është thjesht një tentativë ligji dhe jo një ligj i mirëfilltë. Ligji nuk mund të jetë i lidhur me veten, por i duhen referenca të vazhdueshme tek imazhi më i afërt i materiales. Në fakt në Bashkimin Sovjetik, një nga shpresat kryesore për zhdukjen e ligjit shihej te planet 5 vjeçare. Duke qenë se këto plane kishin një natyrë tërësore, pra planifikonin çdo aspekt të jetës ekonomike, pra të ekzistencës njerëzore, ato eliminonin vetë rolin e individit dhe marrëdhënies midis individëve në shpërndarjen e të mirave. Duke mënjanuar rolin e individit dhe të marrëdhënieve individuale, ato relativizonin krejt rolin e ligjit. Një sukses i planeve 5 vjeçare do të thoshte më pak nevojë për ligj. Dhe me suksesin përfundimtar të planit ekonomik ligji do të zhdukej përfundimisht. Përfundimisht për Pashukanisin “ligji ishte diçka krejt në kundërshti me revolucionin Socialist.” 37 Andrey Vishinksi Shumë shpejt teoricienët Marksistë të ligjit, do të ndryshonin pikëpamje mbi rolin që ka ligji në shoqërinë socialiste. Andrey Vishinksi i cili në fund të viteve 30 ishte bërë një nga zërat 37

Schlesinger, "Recent Developments in Soviet Legal Theory," 25.

48

Përqasje teorike

më të pushtetshëm në Bashkimin Sovjetik, madje kishte mbajtur dhe rolin e prokurorit në gjyqet e Moskës të 1938 dhe atij të Nurembergut, krejt hapur e paraqet ligjin si një mjet efektiv të politikës së qeverisë sovjetike, me qëllim shkatërrimin e kapitalizmit dhe realizmin e socializmit. Kështu, del në pah një Marksizëm jo anarkist dhe jo aq kundër shtetit sa ishte ai origjinali, që ligjin e pranon si mjet dhe që me Marksin bie dakord në analizën e tij kritike ndaj ligjit, por që aq kritike nuk është. Sipas këtij leximi të ri Marksist, duket sikur pjesa shkencore e Marksit merret në konsideratë, kurse ajo parashikuese jo dhe aq. Ligji përdorej si imperativ i domosdoshëm nga shteti dhe universalizohej në hapësirën e brendshme dhe drejtësia e tij ishte një aspekt dytësor. Pasi ligji vetë është një mjet lufte i shtetit kundër diversifikimit të shoqërisë. Ligji vetë nga natyra e tij në vend të paraqitjes si refleks i ndarjes dhe i përplasjes jepet si mjet unifikues. Megjithatë, në Bashkimin Sovjetik, i cili ishte shteti, në të cilin ideologjia Marksiste u zhvillua para se të merrte pushtetin në Shqipëri, pati një qëndrim të dyfishtë ndaj ligjit. Së pari, ligji konsiderohej si një fenomen i përkohshëm, por në një moment të dytë, pas 1936 u legjitimua si mjet i domosdoshëm i shtetit socialist. Andrey Vishinksi ishte për kohë të gjatë autoriteti kryesor në gjithë Evropën lindore për sa i përket pikëpamjeve mbi ligjin. Mendimi i Vishinskit në Bashkimin Sovjetik ishte kthyer në “dogmë deri në pikën sa, çdo devijimin nga mendimi i tij konsiderohej armiqësor dhe Anti-Marksist.” 38 Teoria e Vishinskit është e rëndësishme pasi vjen konsolidohet në një periudhe të dytë të forcimit të shtetit Sovjetik. “Ishte pikërisht në vitet 30-t të shekullit të kaluar, që ideologjia sovjetike pranoi se shteti ishte forma e organizimit të Shoqërisë Socialiste.” 39 Kjo pohohej atëherë kur pushteti Sovjetik kishte marrë një profil të vetin, dhe kishte konsoliduar pushtetin e tij në territoret e shtetit ku sundonte. Duke qenë se në fazat fillestare të shtetit sovjetik, “ligji shikohej si fenomen thellësisht borgjez” 40,u desh një fazë më e Bohdan R Bociurkiw, "The Post-Stalin “Thaw” and Soviet Political Science," Canadian Journal of Economics and Political Science/Revue canadienne de economiques et science politique 30, no. 01 (1964). 4. 39 Schlesinger, "Recent Developments in Soviet Legal Theory," 21. 40 Markovits, "The Death of Socialist Law?," 235. 38

49

Juljan Myftari

vonë që autorët marksistë të ndërtonin një teori të ligjit e cila ta konsideronte ligjin nga një perspektivë ndërtuese dhe e brendshme. Rrjedhimisht, pikëpamja e Vishinskit për ligjin ishte, në shumë aspekte një evolucion politik ndaj asaj të Pashukanisit, por dhe një kundërshtim i tij, pikërisht për faktin se Vishinksi formuloi teorinë e tij atëherë kur Shteti sovjetik nuk ishte shtet i “sapoardhur”, por i konsoliduar. Kështu, Vishinksi na jep një pikëpamje të ligjit nga “brenda” një shteti Marksist. Pra, për të, ligji është një mjet legjitim, dhe jo vetëm një mjet legjitim për një shtet kapitalist, por një mjet legjitim gjithashtu për një shtet me bazë ideologjinë Marksiste. Në përgjithësi studimet mbi një teori të “së drejtës socialiste” fokusohen pikërisht në këtë periudhë, nisur prej faktit se para Vishinksit, pra në fillimet e shtetit Sovjetik, ligji shikohej si një “fetish borgjez,” 41 i cili do të zhdukej shumë shpejt sapo organizimet e proletarëve të ishin konsoliduar dhe afruar trajtës së tyre përfundimtare. Vishinksi në mënyrë të hapur e paraqiste ligjin si një “instrument të politikës Sovjetike në qëllimin e saj për të zhdukur kapitalizmin dhe për të ndërtuar socializmin.” 42 Duke parё se “kushtetutat e vendeve të Evropës lindore dhe të Mongolisë tregojnë prirjen e përgjithshme të botës komuniste për t’i riorganizuar vendet e tjera në përputhje me skemën Sovjetike” 43, duket se qëndrimi i Vishinskit rreth ligjit ka qenë jo pak i përligjur në vizionin që vendet lindore kishin për sistemin ligjor. Ligji si rregullues ex ante Në lëmin e filozofisë të së drejtës janë përdorur kryesisht vepra të autorëve perëndimorë si Hans Kelsen, Lon Fuller apo Naomi Mezey të cilët, ndër të tjerë, kanë qenë kolona të mendimit teorik mbi ligjin dhe raportin e tij me njeriun, shoqërinë dhe arsyen. Ndonëse këta autorë janë shprehës të doktrinave të ndryshme mbi atë çka është dhe çfarë duhet të jetë ligji, ndriçimet e tyre teorike janë të vyera për të pasur një pikënisje mbi natyrën e ligjit dhe qëllimin e tij në shoqëri dhe të domosdoshme për të Schlesinger, "Recent Developments in Soviet Legal Theory," 22. Kelsen, The Communist Theory of Law, 116. 43 Guins, Soviet Law and Soviet Society: Ethical Foundations of the Soviet Structure, 126. 41

42

50

Përqasje teorike

pasur “një tjetër” apo një përqasje të distancuar ndaj gjykimit të një realiteti, ndaj të cilit e kemi të pamundur paanësinë. Autorë të tillë të cilët janë të palidhur gjeografikisht dhe historikisht me “realitetin” tonë objekt, krijojnë “tjetrin” konstant të cilin e shoqëron këtë punim. Në përgjithësi sipas tyre ligji i paraprin diçkaje në shoqëri. “Asnjë shoqëri njerëzore nuk është e mundur pa shtrëngimin e një njeriu kundrejt një tjetri,” 44 Kështu, ligji bëhet si kusht i shoqërisë dhe nuk e ndjek atë për t’u lënë mënjane në momentin kur ajo të ketë ndryshuar parimet e saj historike të ndërtimit. Hans Kelsen Më gjithë premtimin për ti ndenjur larg zgjedhjes ekskluzive të një teorie të ligjit si udhërrëfyese duhet të pranojmë se një ndikim jo të vogël në qasjen tonë ka autori në fjalë. Qasja e tij neokantiste jep frymëmarrje nga aktualizmi marksist. Ajo hapësirë për normativitet. Siç dihet, Hans Kelzeni (Hans Kelsen) përfaqëson një nga autorët më në zë të teorisë të së drejtës. Pikëpamjet e tij të cilat i përkasin pozitivizmit ligjor, kanë ndikuar jo vetëm botën akademike në përqasjen ndaj ligjit, por dhe vetë legjislacionin e vendeve të ndryshme. Parimet kryesore të filozofisë së Kelzenit mblidhen rreth konceptit të normativitetit të ligjit. Sipas tij ligji është një sistem normativ, qё do të tё thotë se ligji është i përbërë vetëm me norma dhe merr autoritet si sistem normash. Kur trajtojmë ligjin, sipas Kelzenit, duhet ta trajtojmë atë veçmas nga fenomenet e tjera shoqërore dhe psikologjike. Shkenca duhet të përshkruajё objektin e saj ashtu siç është, jo të këshillojë se si duhet apo nuk duhet të jetë ky objekt, duke u nisur nga gjykime vlerore. Këto të fundit janë çështje të politikës dhe si të tilla lidhen me artin e qeverisjes ... 45

Sipas Kelzenit është pikërisht edhe përzierja e këtyre fenomeneve, e cila ka pasoja në vetë problematikat e konjicionit të ligjit. Nё qoftё se ne nuk arrimë të kemi një përcaktim të pavarur, të qartë dhe koherent për atë çfarë ligji është, atëherë raporti Kelsen, The Communist Theory of Law, 105. General Theory of Law and State, vol. 1 (The Lawbook Exchange, Ltd., 1945), xiv.

44 45

51

Juljan Myftari

konjitiv me ligjin komprometohet. Pra, teoria e Kelzenit “ka të bëjë mbi të gjitha me konjicionin.” 46 e ligjit. Për një tentativë njohëse të mënyrës se si subjekte të tjera e kanë njohur ligjin, është tepër tunduese të flitet për kushtet që kjo njohje ndodh. Rendi ligjor i cili është objekt i këtij konjicioni është “rendi normativ i cili rregullon sjelljen njerëzore, pra një sistem normash që rregullon sjelljen njerëzore.” 47 Ajo është një tentativë për të dalluar qartësisht objektin ose më mirë për të ndërtuar një mjet, i cili të jetë i veçantë për fushën dhe objektin të cilin kërkojmë të dallojmë. Ky mjet, pra një teori e ligjit, do të shërbejё për aq kohë sa ndërton një aparat konceptual autonom ndaj mjeteve të tjera si sociologjia, filozofia shkencat politike, të cilat për shkak se kanë objekte të tjera duhet të kenë dhe aparate konceptuale të tjerë. Kështu, Kelzeni, duke u fokusuar më shumë te mjeti i njohjes sesa te vetë objekti, kërkon të ruaj objektin e tij (ligjin) me atë të një metode të tërthortë. Ai nuk pretendon se ligji është një fenomen i pavarur nga fenomenet e tjera shoqërore, por se ligji duhet dhe mund të analizohet vetëm si i tillë, si i pavarur. Është pikërisht kjo pavarësi, e cila projektohet te ligji që i intereson këtij punimi. Fakti se si mungesa e pavarësisë së mjetit dallues së ligjit apo, të pavarësisë së institucioneve që kanë për detyrë të dallojnë ligjin (jo thjesht ta ndërtojnë atë), mund të ndikojnë në vetë konjicionin masiv shoqëror mbi ligjin. Pra, ligji nuk mund të vijë si dallim konjitiv që është pasojë e një fakti. Ligji ka burimin e tij që është vetë në domenin e botës normative dhe faktet vetë si ato politike apo sociale, qëndrojnë rrënjësisht nё domenin politik apo social. Kelzeni duke paraqitur një pavarësi konjitive ofron kështu një mjet për të dalluar epistemologjikisht ligjin nga politika. Autoriteti i ligjit ka një bazë racionale, vetë ligji e bazon ekzistencën e tij në një qenësi logjike. Diçka është ligj për sa kohë ajo është një përputhje me një normë më të përgjithshme dhe me të cilën ka marrëdhënie logjike. Për Kelzenin ekzistenca e një norme ligjore varet nga përputhshmëria e saj logjike me një normë superiore ndaj saj. Pra nëse një normë e caktuar ka një përputhje logjike domethёnё nuk ka kontradiktë logjike me një normë më të përgjithshme, atëherë ajo ёshtё ekzistencë. Për Miriam Theresa Rooney, "Law without Justice--the Kelsen and Hall Theories Compared," Notre Dame Law. 23 (1947), 142. 47 Hans Kelsen, Pure Theory of Law (Univ of California Press, 1967), 5. 46

52

Përqasje teorike

normën (ligjet) Kelzeni pretendon se vetë vlefshmëria është ekzistencë dhe ekzistenca do të thotë vlefshmëri. Madje sipas tij, jo vetëm ekzistenca e ligjeve të veçanta kanë këtë karakter logjik formal, por edhe e gjithë godina ligjore në përgjithësi. Madje Kelzeni arrin deri aty sa të thotë se fakti nëse një ligj zbatohet në botën materiale apo jo nuk ka lidhje me vetë ekzistencën e tij. Ligji ka patjetër nevojë për sanksionin, por ama sanksioni vetë ekziston në botën materiale kurse ligji në botën normative. Nëse një ligji zbatohet materialisht apo jo është një çështje e efikasitetit të pushteti dhe aftësisë së tij për të imponuar sanksione, kurse vetë natyra e ligjit është tjetër gjë. Ekzistenca e një rendi ligjor nuk varet nga efikasiteti i tij * , por nga “vlefshmëria, e cila bazohet mbi konceptin që normat ligjore duhet të zbatohen dhe duhet t’i bindemi.” 48 Sistemi ligjor bazohet jo në një fakt social, historik apo material. Ajo çka e bën një ngjarje të konsiderohet ligjore ose jo nuk është ekzistenca e saj fizike, e cila determinohet nga ligjet e shkakësisë, “por kuptimi objektiv që vjen nga interpretimi i kësaj ngjarjeje.” 49 Ligji nuk e ka burimin te socialja materiale, por “te vetë bota normative.” 50 Për Kelzenin është e kotë ta bazojmë ligjin te historia, ashtu siç bëjnë Marksistët, sepse midis historisë dhe ligjit, ka një dallim në substancë. Historia është fakt ndërsa ligji është normë, vetë gjykimi nëse një sjellje e caktuar është ligjore apo është përfundim i një interpretimi normativ. 51 Ligji rregullon, ndërsa historia është tashmë e ndodhur dhe nuk mund të ketë nevojë për ligje normative të cilat duhet të kishin thënë fjalën e tyre para se historia të ndodhte. Sistemi ligjor madje rezulton në një unitet logjik dhe bazohet tek uniteti logjik. Ligjet nuk janë

*

Pra nga fakti sesa ky rend ligjor respektohet nga nënshtetasit. Kelsen Hans, "General Theory of Law and State. With a New Introduction by Javier Trevino," (Transaction Publishers. New Brunswick (USA) and London UK, 2006), XXVI. 49 Kelsen, Pure Theory of Law, 4. 50 Kelzeni tek vepra e tij kryesore “Pure theory of Law” vazhdon: “Klasifikimi i një veprimi të caktuar si ekzekutim me vdekje dhe jo thjesht si vrasje e rëndomtë, nuk mund të bëhet nga shqisat, por është rezultat i një procesi mendor; ky klasifikim vjen si pasojë e krahasimit të veprimit konkret me kodin penal apo Kodin e procedurës penale”. ( Pure Theory of Law, 1967, 4. ) 51 Shiko Kelsen, Pure Theory of Law. 48

53

Juljan Myftari

urdhra të veçantë të tipit Austinian *. Sistemi ligjor është një sistem koherent normash të cilat e kanë burimin te një normë e përgjithshme e cila jep vlefshmëri normave të tjera më specifike. Te ky unitet marrin ekzistencë normat ligjore dhe ligji si koncept, i cili ekzistencën e tij specifike, si një normë specifike ia detyron një entiteti, i cili është superior ndaj tij për nga abstraksioni, por i përbërë nga e njëjta lëndë me të. Ligji është fons et origo ipsius esse *, një shkak i substancës së tij. Ligji njihet si tillë sepse ai është deduktimi logjik i një norme më të përgjithshme, kjo njohje është një akt i arsyes, e cila hulumton në botën normative. Vetë dallimi i asaj çka është ligji ka të bëjë jo me raportin e ligjeve të veçanta qё kanë subjektet të cilat ato rregullojnë, por me marrëdhënien që krijohet midis këtyre ligjeve. T’i përqasesh ligjit është një akt i dyfishtë, një akt marrëdhënieje midis subjektit që dallon ligjin dhe një akt marrëdhënieje midis vetë ligjeve. E para nuk mund të kuptohet pa të dytën sepse është e pamundur të rrokësh “natyrën e ligjit nëse e kufizojmë vëmendjen vetëm te një rregull i caktuar.” 52 Të dallosh ligjin do të thotë të bësh këtë lëvizje të dyfishtë nga subjekti njerëzor konkret te rregulli specifik dhe te raporti që ky rregull ka me rregulla të tjera. Ta kuptosh ligjin vetëm si raport midis një subjekti konkret, njeri apo ngjarje qoftë, dhe një rregulli, do të ishte krejt e pavlerë, pasi ligji e gjen ekzistencën e tij pikërisht si marrëdhënie midis rregullash dhe jo thjesht si marrëdhënie që rregulli ndërton me individin konkret apo me ngjarjen. Madje dhe norma më abstrakte dhe e përgjithshme, e cila i jep shkas ekzistencës së të gjithë sistemit ligjor nuk është një fakt pra nuk është një histori e ndodhur më parë. Kjo normë bazë nuk

*

John Austin është autor i mendimit ligjor i traditës anglosaksone i cili e konsideon ligjin si urdhër të vullnetit të sovranit. Austin nuk dallon diçka sistemike tek ligji, për sa kohë ligjet janë urdhëra të veçantë të cilëve duhet t’u bindemi për shkak të frikës nga sanksioni. * Shprehje e përdorur nga Aquinasi në librin e tij Expositio libri Peryermeneias , Leksioni 5, paragrafi 19. 52 Hans, "General Theory of Law and State. With a New Introduction by Javier Trevino," 3.

54

Përqasje teorike

është një normë pozitive “nuk është pohimi i një fakti.” 53 Të thuash që ligji e merr ekzistencën apo vlefshmërinë te fakti, nga një pikëpamje Kelseniane do të ishte sikur të thuash se ajo çka ka ndodhur mund të rregullohej nga ajo që duhet të ndodhë. Ligji nuk mund të vijë pas faktit sepse ligji “rregullon” marrëdhëniet midis fakteve. Ligji është kuadër rregullues që i “shpëton” botës historike të fakteve për sa kohë bota historike e fakteve i nënshtrohet ligjeve të natyrës me karakter shkak-pasojë. Ndërkohë që ligji njerëzor, ai pozitiv, është produkt jo i materies, për sa kohë ai kërkon pikërisht të rregullojë sjellje, t’u paraprijë sjelljeve dhe marrëdhënieve njerëzore jo materialisht. Ligji e ka të pamundur të ekzistojë si pasojë e thjeshtë e faktit sepse ai është një kuadër rregullues paraprak. Pra, në gjuhën kantiane, ligji, është një kuadër rregullues apriori i marrëdhënieve sociale dhe do të ishte kundërthënie nëse ai do të kishte fons et origo te to. Pra, ligji nuk është materie, sepse i tillë ai do t’i ngjante ligjeve natyrore të cilat nuk kanë një karakter normativ dhe thjesht zbatohen për shkak të faktit se nuk janë atribut i arsyes, por i “gjymtyrëve” të trupit. Duke qenë se ligji njerëzor nuk është atribut i gjymtyrëve por i arsyes, 54 atëherë vetë ligji nuk mund të determinohet nga diçka krejt e kundërt me të, nga trupi. Në qoftë se ai do të ishte atribut i materiales, pra i qenies e cila ka vetëm trup, dhe nga trupi i të cilës ne mund të nxjerrim rregullsi lëvizjesh, atëherë roli i arsyes jo vetëm si ndërtuese e ligjit njerëzor, por dhe si fakultet i njeriut, do të vihej në dyshim. Fundja nëse një qenie e cila ka një atribut, të cilën nuk e përdor për vetё-rregullim, ajo e mohon ekzistencën e këtij atributi (apo aftësie). Vetë arsyeja nuk mund të jetë thjesht një aftësi estetike, për vetëpërshkrim pasiv të njeriut. Nё qoftё se arsyeja nuk është lokusi, ku njeriu ndërton dhe dallon ligjshmërinë e tij, atëherë ajo ngelet pikërisht kjo, një aftësipasive. Mohimi i rolit fillestar të arsyes përballë ligjit bën pikërisht mohimin e arsyes si ligjëruese të njeriut. E thënë kështu, kjo pamundëson vetë ekzistencën e saj, sepse e redukton atë në *

*

Normë pozitive këtu ka kuptimin e një urdhëri të dhënë nga dikush, një urdhër që është dhënë si pasojë e një individi apo grupi invididësh konkret. 53 Hans, "General Theory of Law and State. With a New Introduction by Javier Trevino," XXVIII. 54 Shiko Thomas Aquinas Summa Thelogica.

55

Juljan Myftari

pohuese të vazhdueshme të një realiteti material jashtë saj *. Pra, vetë kushti i të parit të ligjit njerëzor si produkt i realitetit material, nuk ka kosto thjesht te pikëpamja që kemi ne mbi ligjin nisur nga një shqetësim abstrakt apo akademik, ajo do të kishte pasoja mbi vetë konceptimin e qenies njerëzore. Për Kelzenin, ligji nuk duhet ngatërruar as me moralin, as me faktin. Në qoftë se nuk bëjmë këtë ndarje nga normat morale dhe nga faktet, “do të ishte e pamundur të kuptojmë se ligji ka një kuptim specifik të vetin.” 55 Pra, ligji është një element i arsyes, por nuk duhet ngatërruar me moralin, ose të paktën konceptualisht nuk duhet t’i nënshtrohet moralit. Ligji është një entitet që legjitimohet tek arsyeja, por ai nuk kërkon legjitimitetin moral. Qenia morale ka mundësi të ndërtojë norma morale dhe këto dallohen në domenin e arsyes, por kurrsesi kjo aftësi e arsyes nuk duhet ngatërruar me ekzistencën e ligjit si vlefshmëri logjike tek arsyeja. Ligji dhe morali janë të ndarë nga njeri tjetri dhe mbi të gjitha, nënshtrimi i ligjit te morali do të kishte të njëjtën pasojë me nënshtrimin e ligjit te fakti historik, atë të pamundësisë së përcaktimit të tij. Lidhja e ligjit me moralin do të ishte e dëmshme për sa kohё koncepti i drejtësisë i përket pjesës subjektive të qenies njerëzore. Vetë çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë i takojnë gjykimeve vlerore, të cilat janë të përcaktuara nga faktorë emocionalë subjektivë dhe janë të vlefshme “vetëm për atë që i artikulon, gjë që i përcakton si pohime relative.” 56 Në qoftë se ne do të ia nënshtrojmë ligjin moralit apo drejtësisë do të nënshtronim diçka, e cila është krejt logjike dhe racionale ndaj një entiteti irracional. Do të ishte përcaktimi i sistemit të rregullave duke u nisur nga ideale subjektive. “Drejtësia është një ideal *

Edhe po të flasim për një rol dialektikë të arsyes përballë realitetit material. Arsyeja do të ishte një antitezë pra një mohim kurse vetë realiteti shoqëror do luante rolin e tezës, pra të qenies ekzistuese. Edhe nëse qenësinë negative të arsyes e shikojmë si qenësi negative krijuese, në identitetin e saj të vazhdueshëm ajo do përfaqësonte një negativitet, diçka e cila nëse do shkëputej jashtë së lejuarës nga realiteti material që përbën ekzistencën pozitive, do konsiderohej si negativitet i pavarur. 55 Stanley L Paulson, "The Neo-Kantian Dimension of Kelsen's Pure Theory of Law," Oxford Journal of Legal Studies 12, no. 3 (1992), 314. 56 Hans, "General Theory of Law and State. With a New Introduction by Javier Trevino," 6.

56

Përqasje teorike

irracional” dhe si e tillë nuk mund të shërbejë si për një formacion ligjor, i cili për nga natyra e ka burimin te një normë bazë e dallueshme në mënyrë racionale. 57

Lon Fuller Lon Fulleri nga ana tjetër është më i anshëm se Kelzeni, ai kërkon të japë një koncept të së drejtës, i cili larg së qenit drejtpërdrejt formalist, kërkon që formën ta përdorë për të arritur një përmbajtje të caktuar sipas tij të moralshme. Pra, për të, forma e ligjit dhe procedurat që shpall një sistem ligjor janë të lidhura, japin pasojë drejtpërdrejt në atë çka sistemi ligjor dhe ligji është në vetvete. Pra, forma e ligjit, sipas Fullerit arrin t’i imponojë atij një përmbajtje të caktuar vlerore. Që një sistem të jetë plotësisht sistem ligjor, ai duhet të plotësojë disa kushte të caktuara dhe jo çdo sistem urdhrash të bazuar te sanksioni mund të jenë sisteme ligjore të plota. Sipas Fullerit edhe pse e drejta nuk mund të përcaktohet si varësi konceptuale ndaj një sistemi specifik moral, sistemi ligjor është i tillë për sa kohë ka një moralitet të brendshëm. Raporti i ligjit me vetveten kalon nëpërmjet raportit të ligjit me brendësinë e tij. Ligjit i duhet patjetër që të ketë një formë të caktuar në mënyrë që të quhet i tillë. Interesante te Fulleri është fakti se ligji mund të ketë moralitet në qoftë se ai nuk ka varësi ndaj një sistemi moral të caktuar. Fulleri na jep shtegun që mund të ndiqet në rast se sistemi ligjor kërkon në të njëjtën kohë të jetë i moralshëm, por pa qenë i varur konceptualisht dhe normativisht ndaj një sistemi tradicional moral. Dialektika e “vërtetë” ligj-shoqëri Ajo çka shikohet si marrëdhënie shoqëri ligj mund të marrë një vijë-kalimi tjetër. Ligji mund të jetë një nga format e shoqërisë si pjesë të një tërësie bashkëvepruese. Ligji nuk mund të njihet pa shoqërinë dhe e anasjelltas. Asnjëra nuk mund të identifikohet si e pavarur nga tjetra dhe akti i dallimit mund të jetë thjesht një akt i anshëm mendor, një abstraksion për qëllime të një epistemologjie teorike. Dallimi midis ligjit dhe shoqërisë, sipas kësaj vijë kalimi është më shumë një tentativë e subjektit racional 57

Ibid., 13.

57

Juljan Myftari

që kërkon rregullsi apriori ndaj fenomeneve te të cilat bashkëjeton. Nga njëra anë është formalizmi i Kelsenit që i jep një pavarësi totale ligjit, nga ana tjetër ёshtë Marksizmi që ka një vizion krejt instrumental të ligjit. Të dyja këto vizione duhen tejkaluar për të arritur në një të tretë, i cili përfshin dhe universin social në të cilin ligji gjallon. Këtë përqasje të tretë, Bourdieu e etiketon me "fushën juridike.” “ Ligji merr kuptim te shoqëria, sepse autoriteti i ligjit prodhohet dhe ushtrohet aty” 58 dhe ka një tendence të vazhdueshme nga ana e ligjit për t’u dalluar nga kultura dhe për tё qenë një pjesё konceptualisht e ndarë prej saj! Megjithatë, “ kultura nga ana e saj nuk mund të shkëputet nga ligji dhe këto dy koncepte kanë një marrëdhënie krejt të dyanshme dhe dialektike.” 59 Ligji është ai që aplikohet, nuk mund të jetë fjala, por është akti i zgjedhjes së fjalës. Ligji është akt, veprim, lëvizje kundrejt një trupi apo grupi. Kur pyesim cilin ligj zbatove, kjo nuk ka përgjigje, sepse “akti i të treguarit të tekstit është gjithmonë i vonë , është "jashtë" ligjit.” 60 Sipas këtij këndvështrimi, natyra e ligjit është një sintezë e vazhdueshme si zgjedhje. Zgjedhja e një akti që i raportohet fjalës. Ligji nuk paraprin logjikisht aktin, si rregullues apriori logjik i tij. Ligji nuk ka pavarësi substanciale nga akti. Megjithatë, nuk është akti që formëson vetë ligjin, pasi akti jetësohet si akt zgjedhje i ligjit, pra ligji dhe akti bëjnë jetësimin e njëri tjetrit dhe ku akti vjen si një veprim i rregulluar prej ligjit, pra, përcakton paraprakisht cilin ligj, pasi nëpërmjet aktit ligji mishërohet. “Ky rrugëtim paraqet një ontologji të ndryshme të qenies, ai na jep një ontologji të një sistemi kompleks, i cili nuk ka ekuilibra të fiksuar, por është një sistem dinamik, në të qenia është bërje.” 61 Ligji ka nevojë për këtë bërje të njeriut duke qenë se ai ka në qendër të tij pikërisht njeriun si entitet të dallueshëm nga qenie tё tjera të paracaktuara. Sistemi ligjor dhe shoqëria e përdorin ligjin për t’u përballur me problemin e vështirë të vullnetit të lirë. Vetë kjo liri e shprehur si vullnet i lirë kontribuon në dinamikën e sistemit ligjPierre Bourdieu, "The Force of Law: Toward a Sociology of the Juridical Field," Hastings LJ 38 (1986), 816. 59 Naomi Mezey, "Law as Culture," Yale JL & Human. 13 (2001), 46. 60 Pierre Bourdieu, "The Force of Law: Toward a Sociology of the Juridical Field," Hastings LJ 38 (1986), 825. 61 Murray, "Complexity Theory & Socio-Legal Studies," 237. 58

58

Përqasje teorike

shoqëri, madje është e domosdoshme për mbarëvajtjen e këtij sistemi 62 “Ligji nuk mund të konsiderohet një shtesë teknike e kulturës, por si pjesë aktive e saj.” 63 Ligji nuk është vetëm riorganizim i një shoqërie e cila kërkon të ripasqyrojë veten për të pasur një kujtesë të sajën që ta përdorë si imitim për të legjitimuar konceptualisht njëjtësinë e saj me idenë që ka për veten. Ligji nuk është një legjitimues ex post facto, por ai është pjesë aktive si ekzistencë aktive. Ligji është pjesë e krijimit të vetë faktit dhe aktit si ndërtues i botës semantike njerëzore. Ai jep kuptime përtej vetë fjalëve me anë të tё cilave shprehet për sa kohë shoqëron veprimet e tyre. Kjo mund të përcaktojё vektorët aksiologjikalë të individëve për sa kohë krijohet një tension midis vetë aktit të zgjedhjes së veprimit dhe nevojës së drejtimit qëllimor që vetë akti i zgjedhjes ka. Ligji mund të luajё rolin e bashkautorit të aktit, për sa vetë akti i sjelljes si akt i pastër zgjedhjeje dhe lëvizjeje mund të rezultojë si avektorial. Ligji, kështu, është tensioni midis vetes si qenie e lirë zgjedhëse dhe vetë aktit të përfunduar si ngjarje tashmë e kryer. “Rrjedhimisht kjo kërkon studimin jo vetëm të kodeve ligjore të rëndësishme, por dhe kuptimet dhe pasojat që ka interpretimi dhe zbatimi i ligjeve nga ana e subjekteve të tij.” 64 Në këtë tension, individi gjen lidhjen midis zgjedhjes dhe ngjarjes materiale të përfunduar. Ai bën lidhjen midis një zgjedhjeje me natyrë dionisiake∗ dhe ngjarjes si e “kaluar” e përhershme krejt të përfunduar. Duke qene se ligji është një nga burimet kryesore të kuptimeve me anë të së cilave agjentët e ndryshëm veprojnë, “ai është një pjesë e domosdoshme e kulturës.” 65 Kështu, ai i rikthehet njeriut dy herë; pikë së pari si marrëdhënie e personit midis zgjedhjes dhe veprimit të tij. Dhe si semantikë e përgjithshme në shoqërinë e tij nëpërmjet kulturës. Ligji ripërplaset me individin si ndërveprues me të tjerët, duke u bërë një burim kuptimesh, si John B Ruhl, "Complexity Theory as a Paradigm for the Dynamical Law-andSociety System: A Wake-up Call for Legal Reductionism and the Modern Administrative State," Duke Law Journal (1996), 855. 63 Mezey, "Law as Culture," 45. 64 Nicola Lacey, "Normative Reconstruction in Socio-Legal Theory," Social & Legal Studies 5, no. 2 (1996). 65 Mezey, "Law as Culture," 45. 62

59

Juljan Myftari

fjalë të cilat mbartin tentativa të vazhdueshme bashkë-kuptimi midis këtyre agjentëve. Agjentët veprues gjejnë te ligji një rikthim të dyfishtë, pasi kuptimet që ai jep nënkuptojnë patjetër ekzistencën e të tjerëve. Ligji nuk mund të bëjë pa të tjerët dhe bëhet formë e gjuhës për të komunikuar me të tjerët. Domosdoshmërinë që ka ligji për ekzistencën e të tjerëve, individi e përdor për të krijuar shtratin e bashkekzistencës si pjesë të shtratit kulturor. Të pranosh që ligji krijon kuptime kulturore do të thotë që nga njëra anë mos t’i shohë praktikat kulturore si të pandashme konceptualisht nga ligji, pra t’i konsiderosh “praktikat kulturore si te pakuptueshme pa normat ligjore në cilat janë bazuar.” 66 Ligji ndikon në marrëdhënien me tjetrin si provë e ekzistencës të së jashtmes për individin, i detyrimit përtej subjektit të tij solipsist Kështu, individi nuk e ndjen ligjin thjesht si detyrim po si një mundësi për të provuar ekzistencën e një jashtësie të kuptueshme e cila arrin të jetë pjesëmarrës. Kjo ndjesi e njeriut ndaj ligjit, krijohet si përkatësi e individit me një të jashtme të tij, me një shtrat që e lejon atë të mos jetë kreativ ad perpetuum. Kështu, vetë praktikat ligjore duhen konsideruar gjithmonë në kontekst të praktikave të tjera sociale, të cilat përbëjnë mjedisin ku ato veprojnë. 67 Ato mund të kuptohen te to, sepse janë një marrëdhënie e vazhdueshme me to. Nga ana tjetër “ligji vepron si një kontekst për shoqërinë.” 68 Ligji është i aftë të krijojë kuptime të reja të fenomeneve dhe praktikave kulturore, pra t’i ndryshojë "konturet" imazheve dhe praktikave kulturore. Megjithatë, pushteti i ligjit për ta realizuar këtë, është i kufizuar nga mos vijueshmëria katërçipërisht semantike midis burimeve formale të ligjit dhe hallkave të tjera zbatuese apo lexuese të tij. Duke qenë se “ligji ndërhyn te akti i veprimit të individëve, ai ligji, mund të ndryshojë kodin semiotik në disa segmente shoqërore.” 69 66 Austin Sarat and Thomas R Kearns, Law in the Domains of Culture (University of Michigan Press, 2009), 67. * solipsizëm-qëndrim sipas të cilit subjekti nuk mund të njohë asgjë përtej vetes së tij. 67 Lacey, "Normative Reconstruction in Socio-Legal Theory," 132. 68 Ruhl, "Complexity Theory as a Paradigm for the Dynamical Law-and-Society System: A Wake-up Call for Legal Reductionism and the Modern Administrative State," 851. 69 Mezey, "Law as Culture," 45.

60

Përqasje teorike

Pra, t’i japë lëvizjeve kuptim pasi është kryer, ai mund të ndryshojë veprimet e kryera nga individët, madje mund të bëjё që veprime të caktuara të kenë drejtpërdrejt një kuptim tjetër. Kështu, ligji ndërhyn te fjala dhe madje arrin të krijojë lëvizje me kuptim të caktuar dhe të tjetërsuar, dhe të arrij të ndërmjetësojё në këtë tjetërsim të koordinuar të kuptimit të vetë veprimeve, midis aktorëve të ndryshëm të shoqërisë. “Ligji është një prej botëkuptimeve te dallueshme për të imagjinuar realitetin.” 70 Sipas Mezeyt,∗ fakti që ne e shikojmë ligjin si kulturë dhe kulturën si ligj nuk duhet të na japë si konkluzion që ligji dhe kultura janë e njëjta gjë, një nga konceptet që na i bën te dallueshëm këta tё dy është pikërisht koncepti i pushtetit. Sepse pushteti mund të aktualizohet në forma të ndryshme dhe kur kjo ndodh në formën institucionale, ligji është më i dallueshëm nga kultura. Madje ligji dhe shoqëria ndërtojnë një sistem të unifikuar dinamik dhe si gjithë sistemet dinamike sistemi “ligj shoqëri operon në një hapësirë apo fushë multidimensionale brenda të cilës kjo dinamikë ndodh.” 71 Ligji dhe shoqëria operojnë brenda një hapësire veprimi dhe duke qenë se të dyja janë pjesë e marrëdhënies, ajo do të zhvillohet diku. Kështu, hapësira ku ndodh kjo marrëdhënie dinamike krijon tensionin midis ligjit dhe shoqërisë duke pamundësuar shterimin e njëkahshëm të marrëdhënies. Prandaj sipas kësaj, duhen shmangur implikimet normative nё analizë, sepse të konsiderosh norma abstrakte të cilat nuk lidhen me kohën dhe vendin ku jetësohen, do të ishte një metafizikë pa vlerë. Interpretimi ligjor qёndron përkundrejt interpretimit kulturor, çdo interpretim ligjor është interpretim kulturor. Kjo nuk do të thotë se ligji përcaktohet nga kultura në mënyrë të njëkahshme, por nga ana epistemologjike vetë njohja e tij dhe leximi i fjalës së tij ndodh në një kontekst dialektik, midis vetë ligjit kuptimit të fjalës që përshkruan ligjin dhe leximit të saj nga subjekti. Ka një dialektikë Clifford Geertz, "Local Knowledge: Fact and Law in Comparative Perspective» Dans Local Knowledge: Further Essays in Interpretative Anthropology, 3d Ed., New York: Basic Books, 1983.• Naomi Mezey,«Law as Culture»,(2001)," Yale Journal of Law and the Humanities 13,37. 71 Ruhl, "Complexity Theory as a Paradigm for the Dynamical Law-and-Society System: A Wake-up Call for Legal Reductionism and the Modern Administrative State," 854. 70

61

Juljan Myftari

të dyfishtë midis botës faktike dhe botës normative, rrafshi kulturor normativ dhe rrafshi ligjor normativ përplasen me botën faktike. Megjithatë, mënyra se si ndërveprojnë ligji dhe shoqëria, si kontekste për njëra tjetrën, është një çështje e vështirë për t’u hulumtuar. 72 Duke qenë se subjekti është bërje, atëherë fjala arrin të ketë një pavarësi nga ligji për sa kohë kuptimi i saj jepet midis ligjit vetë si fjalë dhe shoqërisë. Kështu ligji rilexohet si fjalë me kuptim midis shoqërisë dhe vetë fjalës së ligjit. Duke qenë se fjala e ligjit e ka marrë kuptimin në momentin e saj të përballjes me shoqërinë dhe vetë shoqëria e ka të pashmangshëm kuadrin ligjor në të cilin gjendet, ligji është leximi i fjalës përtej apatisë së dokumentit të shkruar. Ai është kuptim-dhënës për shoqërinë dhe nuk mund t’i shpëtojë raportit me të, sepse shoqëria është antagonistja bashkëpunuese, ku ligji jetësohet në një “lojë” ndërtimi referencash semantike. Kështu, objekti mbi të cilin hulumtojmë, merr një karakter më efemer për shkak të shumëpërmasësisë së paramenduar të tij. Kjo ka si pasojë pritshmërinë e hasjes së shkarjeve të objektit, pra me shumë gjasa do të kemi të bëjmë me një objekt që shket, i cili duhet kërkuar në përqasje shumë-nivelëshe. “Ka një shkarje midis prodhimit të kuptimit ligjor dhe mënyrës se si ligji përthithet nga kultura.” 73 Një shkarje e cila në qoftë se nuk konsiderohet, atëherë nuk mund të kemi një panoramë mbi vetë kuptimin e ligjit dhe rolit që ai ka në shoqëri. Ligji mund te ketë pasoja mbi një aspekt social të cilat ai nuk i parashikonte. Megjithatë, duke qenë se ligji nuk mund të vlerësohet veçmas aktit të tij të zbatimit dhe asaj që është ajo që ka shkaktuar, atëherë vetë natyra e tij mund të kuptohet duke e konsideruar “shkarjen” si pjesë e tij. Ligji mund të shikohet vetëm si pjesë e panoramës të cilën ai ka kontribuar ta ndërtojë.

72 73

Ibid., 851. Mezey, "Law as Culture", 58.

62

KAPITULLI I TRETË LIGJI SIPAS "LIGJSHMËRISË SOCIALISTE” Sipas pikëpamjes marksiste, ligji vetë, dhe jo thjesht ndonjë filozofi mashtruese e ligjit * është një superstrukturë ideologjike. Kështu, jemi të justifikuar nëse interpretojmë ligjin dhe shtetin si superstruktura ligjore dhe politike. Siç përmendëm dhe më sipër, ligji sipas teorisë komuniste ka natyrë ideologjike, domethënë ligji është mjet i një ideologjie që vjen në pushtet dhe shërben për të imponuar vizionin e saj mbi botën. Duke qenë se me ideologji kuptojmë përmbajtjen e ndërgjegjes, “idetë që njeriu ka mbi realitetin dhe mbi të gjitha mbi realitetin social,” 74 atëherë vetë abstragimi i sistemit ligjor nga një sistem kaq i kudondodhur si ideologjia paraqesin çështje jo pak të ngatërruara. Studiuesit shqiptarë të ligjit sa herë që bëhej fjalë për të analizuar rolin dhe funksionin e ligjit në shoqëri kishin një ngasje te theksuar ta shikonin si pasojë e ideologjisë. Kjo ndodhte jo vetëm kur bëhej fjalë për funksionin e ligjit në Shqipëri, por edhe (madje në mënyrë të theksuar) kur bëhej fjalë për funksionin e tij në vende të tjera. Nëse flitej për Shqipërinë ata duhet t’i jepnin dhe një *

E cila, për arsye politike ose pragmatike, mund të kërkojë të paraqesë ligjin me një natyrë të cilin sipas Marksit ai nuk e ka. 74 Kelsen, The Communist Theory of Law, 3.

63

Juljan Myftari

ngjyresë drejtësie sistemit ligjor, ndërsa kur konsideronin vende të tjera ndaj të cilave nuk kishin “simpati” politike ata i riktheheshin menjëherë konsiderimit të sistemit ligjor si një mjet në duart e së keqes. Sigurisht që konsiderata e ligjit në vende të tjera ishte më e sinqertë, dhe distanca që ata perceptonin midis ideologjisë, marrëdhënieve ekonomike ishte më e madhe. Mund të themi pa ndrojtje se thjeshtimi i ligjit si mjet i një kategorie jo ligjore ishte pezhorativ ndaj sistemi ligjor dhe në këtë rast ishte më i lehtë për t’u mbrojtur. Kështu, nënvlerësimin ndaj sistemit ligjor ata mund ta shprehnin aktualisht më qartë kur behej fjalë për vende “armike” apo që duheshin kritikuar. Arianit Çela *, duke iu referuar kushtetutës dhe sistemit ligjor sovjetik pas thyerjes midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik e afron këtë të fundit me sistemet ligjore borgjeze. Ai shprehet se e njëjta gjë ndodh me kushtetutat e vendeve ku në fuqi janë klikat revizioniste. “Ato po përdoren si mjete maskimi të natyrës së vërtetë të këtyre shteteve, të gjendjes së rëndë që kanë krijuar klikat revizioniste në vendet e tyre.” 75 Sipas Çelës, ligji ishte tërësisht nën politikën edhe në rastet kur politika kishte kthime pas në histori. Ashtu si kishte ndodhur në Bashkimin Sovjetik, ligji e ndiqte pas politikёn. Sistemi ligjor kishte marrë të njëjtat trajta me trajtat që kishte marrë pushteti politik dhe ai ishte një mjet maskimi e një rrengu të shtetit sovjetik, i cili kërkonte të shfaqej si marksist, por që nuk ishte i tillë. Ligji ishte mjeti publik i një gënjeshtre, e cila kërkonte t’i jepte një formë të atillë që ai nuk e kishte. Ky sistem ligjor shërbente për të krijuar te qytetarët e atij shteti iluzionin se jetonin në një shtet “marksist.” Ai ishte i fajshëm sepse i çonte qytetarët e vendit të tij dy hapa larg realitetit të vërtetë që ishte ideologjia “e vërtetё” marksiste. Hapin e parë e bënin vetë pushtetarët revizionistë duke i ikur ideologjisë dhe hapin e dytë e bënte sistemi ligjor i cili nuk e shfaqte këtë largim. Qytetari mendonte se jetonte në një shtet socialist sepse sistemi ligjor (bashkë me institucione të tjera sociale) ia krijonte këtë iluzion. Kushtetuta sovjetike ka mbetur sot vetëm si një hije e se kaluarës socialiste të atdheut të Revolucionit të madh të Tetorit. Arianit Çela e vazhdon këtë analizë të mashtrimit që i bën Kryetar i Gjykatës së Lartë në atë periudhë. Arianit Çela, "Kushtetuta e Re - Kushtetutë e ndërtimit të Plotë të shoqërisë socialiste", Konferenca Shkencore mbi problemet e Kushtetutës (1976), 16.

*

75

64

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

ideologjia dhe sistemi ligjor qytetarit: “Ajo sot është në kundërshtim të hapur me realitetin revizionist sovjetik, ku në vend të sundimit të klasës punëtore me partinë e saj leniniste në krye është vendosur sundimi i klasës së re kapitaliste...” 76 Kjo tregonte që sistemi ligjor mund të përdorej jo vetëm nga kapitalistët që e deklaronin veten të tillë, por dhe nga socialistë “jo të vërtetë”, domethënë jo vetëm nga ata që donin të krijonin një iluzion të një demokracie liberale, por dhe nga ata që donin të krijonin iluzionin e një demokracie socialiste. Atribuimi i këtij funksioni të ligjit sillte dhe një kontradiktë tjetër. Ishte e mundur që mos kishte një përputhje midis formës se ligjit dhe bazës së realitetit social. Nuk ishte diçka e pamundur që ligji të mos ishte thjesht një reflektim i marrëdhënieve ekonomike, por ai mund të ishte shumë mirë një deformues i pasqyrimit të saj. Ka raste kur superstruktura ligjore ashtu si Arianit Çela pretendon nuk i përgjigjet bazës ekonomike, por shërben për ta fshehur atë. Sipas këtij leximi ligji dhe kushtetutat e vendeve borgjeze dhe atyre revizioniste nuk janë "aktive" dhe nuk veprojnë mbi realitetin bazë sepse nuk janë një reflektim i drejtё i tij. Përkundrazi dhe në të kundërt me këto raste në Shqipëri sistemi ligjor nuk e kishte rolin e krijimin të një realiteti të gënjeshtër, këtu “kushtetuta, e drejta jonë socialiste mbasi lindin, veprojnë në mënyrë aktive mbi strukturën ekonomike të shoqërisë ...” 77 Kur ligji, si pjesë e superstrukturës, nuk i raportohet bazës, ai nuk vepron aktivisht mbi të, por përdoret si maskë e tij, kurse në rastet fatlume, si në Shqipëri pretendohej se ndodhte një përkitje e përmbajtjes midis bazës ekonomike dhe kësaj pjese të superstrukturës. Megjithatë, këtu na del një paradoks: duke qenë se është thelbësor raporti e drejtë - sintetizimi reflektues që ligji ka në raport me bazën. Ligji edhe pse mjet i pushtetit, në rastin e parë, dhe sintetizues ideor i bazës ekonomike, në rastin e dytë, del gjithmonë sikur është i drejtë. Kjo drejtësi e ligjit nuk del vetëm si pasojё e aftësisë së tij për të krijuar iluzion mbi të qenit i drejtë, por si pasojë logjike e faktit se ai është në anën e së drejtës për nga përmbajtja, qoftё kjo edhe në një rast si Shqipëria, kur roli i tij është aktiv dhe pozitiv në raport me bazën ekonomike, ashtu dhe 76 77

Ibid, 24. Ibid.

65

Juljan Myftari

në një rast si Bashkimi Sovjetik ku ai shërben si krijues iluzioni. Kjo sepse është një nga pak gjërat që kanë ngelur nga e kaluara socialiste. Rrjedhimisht nëse ligji dhe baza keq-raportohen me njëra-tjetrën si në rastin e Bashkimit Sovjetik, "faji" është i bazës sepse aty kanë filluar të ekzistojnë marrëdhëniet ekonomike kapitaliste, kurse ligji nga ana e tij është "i drejtë.” Pra, baza është e padrejtë kurse ligji është i drejtë. Megjithatë, ky qëndrim është disi i vështirë për t’u racionalizuar, sepse “kur ligji pushon së qeni në harmoni me kushtet e prodhimit, ai nuk është më efektiv.” 78 Kjo do ta bënte ligjin një maskë jo të mirë, për sa kohë ai nuk do të arrinte të ishte shumë efektiv në rast se do të dallonte shumë në përmbajtje nga marrëdhëniet ekonomike. Kështu, sistemi ligjor sipas këtyre leximeve, ose përfundon së qeni tepër i lidhur me realitetin ekonomik dhe nuk ka ndonjë peshë specifike të vetin, ose pёrfundon tepër i shkëputur nga marrëdhëniet ekomomike dhe do të ishte një mjet jo shumë i vlefshëm në maskimin që do t’i bënte atyre. Ky konstatim është i kuptueshëm kur kemi parasysh se në rast se përfytyrimi i të drejtës si fushë autonome përfundon, dhe njerëzit kërkojnë ta lidhin jurisprudencën me shkenca të tjera shoqërore, “lidhja me ekonominë tërheq vëmendjen menjëherë.” 79 Pra, është pasojë logjike e menjëhershme, që për të ndryshuar rendin ligjor politik, fusha e ligjit t’i nënshtrohet konceptualisht ndonjë fushe tjetër. Edhe në rastin e marksizmit ndodh ky fenomen, duke qenë se ligji konceptohet si forcë konservatore, atëherë statusi i tij deklasohet në klasën ontologjike të mjeteve të sistemit ekonomik, i cili nga ana tij, duke qenë se hyn në rendin material, mund të ndryshohet me mjete materiale dhe përdorimin e forcës. "... Marksizëm-leninizmi na mëson se nuk duhet dhe mundet të shkëputet e drejta nga struktura ekonomike, nuk duhet dhe nuk mund të shihet sistemi i së drejtës i pavarur nga marrëdhëniet ekzistuese ekonomike ...” 80 Pra, ligji bëhet mjet i materiales dhe ai nga ana e tij nuk mund të përcaktojё me anë të normativitetit botën materiale. Nuk ka ligj normativ për botën Kelsen, The Communist Theory of Law, 9. Roscoe Pound and Giovanni Tarello, Introduzione Alla Filosofia Del Diritto (Sansoni, 1963), 45. 80 Çela, "Kushtetuta e re - Kushtetutë e ndërtimit të plotë e shoqërisë socialiste," 22. 78 79

66

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

materiale. “Marksi shkon deri atje sa konsideron ligjin pozitiv si ligj natyror.” 81 Materialja nuk pranon normativitet të mirëfilltë pasi ajo nuk ka nevojë për të. Ky nënshtrim i ligjit nga ana e komunistëve mund të çojë në paradoksin e konsiderimit të sistemit ligjor një të domosdoshme të parëndësishme. Pikërisht e drejta jonë socialiste, qysh prej fillimit të ekzistencës së saj, ka luajtur një rol progresiv, revolucionar, sepse ajo është mbështetur në kërkesat e ligjeve ekonomike të socializmit, sepse ajo ka pasqyruar dhe ka mbrojtur marrëdhëniet socialiste në prodhim dhe i ka hapur horizont zhvillimit të forcave prodhuese. 82

Sipas Kelsenit pjesa dërrmuese e komentuesve të Marksit e interpretojnë Marksin në këtë mënyrë. Megjithatë, diku tjetër Marksi e përcakton shtetin si një “realitet të veçantë social, ku prodhohet ideologjia dhe jo si një ideologji të prodhuar nga një realitet i caktuar shoqëror.” 83 Ka një raport problematik midis realitetit dhe ligjit te Marksi, për sa kohë ligji na jepet një herë si pjesë e realitetit natyror dhe një herë pjesë e realitetit ideologjik. Në qoftë se ligji është pjesë e realitetit natyror (imanent në natyrë ) dhe në të njëjtën kohë është pjesë e ideologjisë, atëherë kemi të bëjmë me një natyrё e cila është vetë kontradiktore. Kontradikta e natyrës na jepet “jo si përplasje dialektike e elementëve të saj, por si kundërshti e papërputhshme e vetë një elementi të natyrës.” 84 Kjo duket dhe në fjalët e Arianit Çelës kur shkruante se: Procesi i madh i revolucionarizimit dhe i forcimit të mëtejshëm të gjithë jetës së vendit ka çuar në forcime të thella ekonomike, shoqërore, politike e ideologjike, në konsolidimin e përsosjen e bazës ekonomike dhe të gjithë superstrukturës në përgjithësi. 85

Sa më sipër, ka një element të qarkullimit vicioz midis procesit të revolucionit si ndryshim, por që shikohet edhe si Kelsen, The Communist Theory of Law, 9. Çela, "Kushtetuta e re - Kushtetutë e ndërtimit të plotë e shoqërisë socialiste," 22. 83 Kelsen, The Communist Theory of Law, 11. 84 Ibid,9. 85 Çela, "Kushtetuta e re - Kushtetutë e ndërtimit të plotë e shoqërisë socialiste,"20. 81

82

67

Juljan Myftari

premisë ndryshimi, pra revolucioni shikohet si premisë e parë e një procesi ndryshimi, ai shkakton ndryshim, por nga ana tjetër është vetë ndryshimi, i cili reflekton te baza, e cila nga ana e saj reflekton te superstruktura. Revolucionarizmi nuk është pjesë e bazës sepse e ndryshon atë dhe për të njëjtën arsye nuk mund të jetë pjesë e superstrukturës, pasi këtu del një realitet i rendit të tretë, i cili ndryshohet nga vetë ndryshimi i cili nënkuptohet te revolucioni dhe më pas nga ndryshimi i bazës ekonomike. Kështu, revolucionarizmi bëhet realitet i parë dhe i kthen dy realitetet e tjera në të varura ndaj tij. Te Marksi kemi një dallim midis botës së dukshme dhe realitetit thelbësor. Ligji është ideologji, por nga ana tjetër është një ligj historik, thelbi i tё cilit është socializmi apo komunizmi. Aty, dalja nga gjendja e të dukshmes për të shkuar te thelbi arrihet me anë të një ligji. Edhe për marksistët që zhvilluan një teori të ligjit, ligji ashtu si dhe fenomenet apo konceptet e tjera të përgjithshme i referohet një marrëdhënieje konkrete historike. Sipas Pashukanisit: Ligji në përkufizimet e tij të përgjithshme nuk ekziston në kokën e juristëve të shkolluar, por ka një paralele, një histori e cila shpaloset jo si një grup idesh, por si një grup konkret marrëdhëniesh në të cilat njerëzit nuk hyjnë si pasojë e zgjedhjes individuale, por sepse marrëdhëniet e prodhimit i detyrojnë ata të hyjnë në këto marrëdhënie. 86

Ligji pra ka një varësi të pashmangshme nga realiteti ekonomik, edhe pse ai mund të ketë një aspekt ngushtësisht "juridik", aspekti i tij ekonomik është më i rëndësishëm. Ligji në këtë mënyrë është pothuaj rastësisht juridik dhe thelbësisht ekonomik. Aspekti juridik i ligjit shihet si i rëndësishëm në raste specifike si gjyqe apo te njerëz të një profesioni të caktuar siç janë juristët, “kurse për njeriun e zakonshëm aspekti ekonomik i ligjit, pra marrëdhëniet e shkëmbimit që ai rregullon, janë pjesa me e rëndësishme e tij.” 87 Ky përcaktim i Pashukanisit pohohet më së miri pas gjysmë shekulli në Shqipërinë “marksiste”. Në leximin që autorët shqiptarë i bënin sistemeve ligjore në shfaqjet e tyre jashtë vendin tonë, veprimtarinë e ligjit e vendosnin gjithmonë të varur nga një 86 87

Pashukanis and Arthur, Law and Marxism : A General Theory, 68. Ibid., 59.

68

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

konotacion më i gjerë. Lidhja e ligjit me forcat e prodhimit dhe marrëdhëniet e prodhimit në përgjithësi bëhej rëndom edhe te komunisti shqiptar, ashtu si te teoricieni marksist. Megjithatë, në leximin që një komunist i bënte realitetit dallohej lehtë se realiteti kishte deformime. Megjithëse vetë komunisti që lexonte realitetin ishte krejt koherent në leximin e tij, për të fajin e kishte realiteti në vendet kapitaliste, i cili ishte i deformuar, sepse në këto vende, në rrafshin prodhues, ndryshimet e veçanta të "vlerës së përdorimit" dhe punës konkrete, u zëvendësuan me konceptime abstrakte universale të shkëmbimit dhe tё fuqisë punëtore të padiferencuar. Kështu, sipas Paulantaz: “E drejta ligjore kapitaliste ishte një sistem aksiomatik që përbëhej nga norma të rregulluara në mënyrë strikte me karakter abstrakt të përgjithshëm dhe formal. 88 Për lexuesin komunist, ligji ishte pikërisht pjesa e superstrukturës e cila qëndronte larg realitetit thelbësor për sa kohë ishte, fajësisht abstrakte, dhe nga abstraksioni i saj kërkonte që në mënyrë aksiomatike të përcaktonte realitete qenia e së cilave buronte vetëm nga kërkesat e saj të brendshme, por jo nga ndonjë realitet konkret i legjitimuar. Nga ana tjetër “komunisti” njihte faktin se e drejta ligjore kapitaliste duket se ishte “forma e domosdoshme e një shteti, të cilit i duhet të mbajë autonominë relative të fraksioneve të një blloku të pushtetshëm, në mënyrë që të organizojë unitetin e fraksioneve, nën hegjemoninë e një klase apo fraksioni.” 89 Duke e paraqitur ligjin dhe sistemin ligjor si domosdoshmëri nё rastin kur ka diversitet në shoqëri, komunisti bën nё fakt një kritikë paradoksale, sepse ai kërkon diçka tjetër *, kërkon që shoqëria të jetë krejt homogjene. Ndërsa, ligji është domosdoshmëri e një entiteti të përbërë nga shumë elementë që nuk janë në mënyrë “natyrore” funksionalë ndaj njëri tjetrit dhe të tërës. Për komunistin ligji mund të jetë ndryshe në qoftë se arrihet të krijohet një entitet i ri, apo një “shoqëri” e re, në të cilën elementët përbërës do të ishin në mënyrë natyrore funksionalё ndaj njëri tjetrit. Madje për një periudhë të pacaktuar shumë të ngjashëm Martin, "The Poulantzas Reader," 86. Ibid., 91. * Minimalisht mund të thuhet se pasojat konkrete të teorisë komuniste ishte e tillë 88 89

69

Juljan Myftari

me njëri-tjetrin. Ky ndryshim i karakterit të ligjit do të kërkonte jo thjesht një shoqëri me një solidaritet organik të tipit Durkemian, sepse shoqëria Durkemiane është pikërisht prodhuese e këtij sistemi ligjor, të cilin komunistët e kritikojnë. Ky ndryshim dukej se kërkonte një shoqëri me solidaritet mekanik, e cila është solidare sepse nuk ka interesa aq të kundërta dhe është solidare për sa kohë nuk ka qenie aq të ndryshme brenda saj. Madje duket se kjo kritikë ndaj ligjit si koncept dhe sistemit ligjor nuk ndalet në ndonjë ligj specifik, por në ligjin si koncept. Kjo është e lehtë të mendohet po të kemi parasysh që frymëzuesi i të gjithë autorëve të sipërpërmendur, që nga Pashukanisi, Paulantzas apo Arianit Çela, është Marksi i cili në kohën kur ka shkruar nuk kishte pasur të bënte me diçka si “ligji socialist”, por thjesht dhe vetëm me “ligjin me anë të cilit dëshirojnë ta shtrembërojnë atë me gjepura ideologjike të një karakteri juridik ose gjepura të tjera, që janë aq të zakonshme për demokratët dhe socialistët francezë. 90 Që në gjenezë të Marksizmit, ligjorja ose jurisprudenca shikohej si mjet i tjetërkujt, i bartësve të një ideologjie klasike, qëllimi i së cilëve ishte deformimi i realitetit. Nga pikëpamja e raporteve që ka përkufizimi i objektit me natyrën e tij, ky konceptim i Marksit, i cili në thelb është një konceptim kritik, rrezikon të kthehet në një përkufizim objektiv të vetë objektit. Komunistët pas Marksit, ata që kishin pushtetin në vendet e tyre, ka gjasa qё këtë botëkuptim të Marksit për ligjin, ta kenë kthyer në cilësi të domosdoshme të objektit ligj. Sa për përkufizimin se, ligjet janë gjepura juridike që të tjerët i përdorin kundër komunistëve, atëherë edhe kur komunistët marrin pushtetin, ligji bëhet gjepur në duart e tyre. Dhe kjo nuk është për ndonjë faj të komunistit, por për faktin se ligji atë natyrë ka dhe shteti ka nevojë pa tjetër për ligjin. Kështu, pa ndonjë problem teorik, komunisti e bën ligjin një gjepur të mirë në duart e tij. Lind pyetja nëse përkufizimi tejet kritik që ata i bëjnë ligjit do të detyronte një denigrim të ligjit edhe në shtetin marksist? Duke qenë se ligji dhe argumentet juridikë janë mjete të zakonshme që përdoren për të deformuar realitetin, pikërisht ata legjitimojnë status-quo-nё që komunistët duhet ta ndryshojnë. Dhe për sa kohë qё në kohën e Marx, Karl. Kritika E Programit Të Gotës. Kritika E Projekt-Programit Të Erfurtit. Prishtinë Rilindja, 1982,16. 90

70

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

Marksit nuk kishte asnjë shtet ku revolucioni ishte fituar, ai konstatonte vetëm shembuj, ku sistemi ligjor ishte pengesë në përparimin e historisë dhe lehtësisht qëndrimi ndaj ligjit në përgjithësi ishte kundër. Kjo sepse çdo shembull që Marksi shikonte si jetësimin i ligjit pozitiv ishte kundër me qëndrimin politik dhe asaj që ai mendonte si zhvillim i historisë. Kështu që në diskurset kryesore të kohës ligji luante një rol krejt dytësor. Siç, thekson Markovits: “Ligji përmendet jo shpesh dhe në mënyrë sporadike.” 91 Ajo çka kishte rëndësi kryesore ishte, shoqëria socialiste, ekonomia e planifikuar, eliminimi i klasave etj. Gjithë ky qëndrim kontraversal ndaj ligjit kishte pasoja dhe ishte një paradoks i cili vinte në vështirësi edhe ata funksionarë dhe drejtues të shtetit shqiptar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX. Atyre u duhej të ndiqnin hap pas hapi një ideologji, e cila ndaj ligjit kishte qenë refraktare dhe jo miqësore, megjithëse u duhej aktualisht të drejtonin një shtet me anë të ligjeve. Njëra zgjidhje ishte ndukja e kësaj fryme të Marksizmit. Hekuran Isai, Ministri i Brendshёm shqiptar shprehej: Në vendin tonë socialist sfera e zgjidhjes së problemeve me norme juridike vjen duke u ngushtuar dhe kjo si rrjedhojë e rritjes së ndërgjegjes së masave, kurse sfera e zgjidhjes së problemeve me anë të normave të moralit socialist vjen duke u zgjeruar. 92

Kështu, një jurist si Hekuran Isai shpallte në frymë gjenuine zbehjen e rolit të sistemit ligjor në Shqipëri si pjesë e një zhvillimi historik krejt normal në dritën e ideologjisë. Ligji po tkurrte sferat e tij për sa kohë ai si mjet jo i mirë moralisht, po i lintevendin vetë moralit socialist, i cili ishte e mira në vetvete. Duke shkuar drejt së mirës roli i instrumentit kontraversal pakësohej kurse roli i asaj çka ishte e mira e padiskutueshme vinte gjithnjë duke u rritur. Po në këtë kah, por me konsiderata kritike, në një raport që Gjykata e Lartë i dërgonte Komitetit Qendror të PPSH lidhur me punën e gjykatave në Shqipëri, shprehej fakti se: Nuk është akoma e qartë dhe i rrënjosur thellë në punën e gjyqtarëve fakti që prapa çdo konflikti penal ose civil ekziston një marrëdhënie 91 92

Markovits, "The Death of Socialist Law?,"237. Hekuran Isai, Drejtësia Popullore, nr. 3 (1983), 37.

71

Juljan Myftari

shoqërore në procesin e prodhimit, e cila nuk ecën në përputhje me normat e moralit socialist dhe kërkesat e ligjit dhe për pasojë le vend për veprimtari të kundërligjshme, dhe, si rezultat studimi i cenimit të këtyre marrëdhënieve, që sjellin si pasojë konfliktet civile e penale, nuk ka tërhequr sa e si duhet vëmendjen e tyre. 93

Si shpeshherë, problematikat që hasen në vijueshmërinë e përditshme konsiderohet si mosarritje e realitetit të thellë. Edhe në këtë rast, gjyqtarët konsideroheshin fajtorё sepse nuk kishin kuptuar thellë, madje edhe nëse e kishin kuptuar, raportin midis sjelljes së individit dhe faktorëve që e ndikonin atë, ky kuptim nga ana e tyre nuk kishte qenë i thellë, sepse ata nuk e kishin kontekstualizuar as sjelljen e individëve, e as atë kuptim që kishte ligji, pasojë e rrethanave shoqërore. Gjithnjё sipas korrespondencёs ndёrmjet Presidiumit të Kuvendit Popullor me Gjykatën e Lartë, gjyqtarët gabimisht nuk kishin kuptuar se sjellja e individit është rrethanë në vetvete dhe se ligji po ashtu është rrethanë. Ata duhet të kuptojnë se vetë ligji është pasojë e një rrethane më të gjerë dhe nuk duhet ta aplikojnë ligjin sikur ai të vinte në jetë si pasojë e akteve individuale. Kjo cektësi në leximin e ligjit i ka drejtuar këta gjyqtarë në drejtimin e gabuar. Ata e shikojnë ligjin jo te marrëdhënia ekonomike sociale, por tek akti i veçuar, gjë e cila ka sjellë si pasojë që pёr konfliktet e gjykuara të mos ngrihen probleme përgjithësuese në drejtim të forcimit dhe perfeksionimit të këtyre marrëdhënieve. Pёr pasojë në analizat përgjithësimet e gjykatave zë vend më shumë e veçanta, specifikja. 94 Ky qëndrim theksohet dhe në një raport që Gjykata e Lartë i dërgon Komitetit Qendror të PPSH, "Në gjykatat e fshatrave janë gjykuar me mijëra konflikte ndërmjet kooperativistëve dhe kooperativave bujqësore për dëme në bujqësi, që buronin nga përdorimi dhe trajtimi i oborrit kooperativist, por këto probleme nuk u ngritën në KQ të Partisë për të marrë masat e nevojshme. Kjo vjen sepse këto konflikte nuk janë studiuar në tërësinë e tyre dhe në prizmin e problemeve të mprehta shoqërore, por vetëm si çështje të veçanta. Ne mendojmë AQSH, F 14, V 1980, D 18, f. 8. "Informacion i Gjykatës së Lartë, drejtuar KQ të PPSH dhe grupit të Instruktorëve për dhënien llogari para masës, zhvillimin e analizës vjetore dhe përmirësimin e metodës së punës." 94 Ibid. 93

72

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

se, në veprimtarinë studimore e përgjithësuese të gjykatave tona, në drejtim të luftës parandaluese, duhet të zërë vend studimi i së veçantës në funksion të së përgjithshmes. 95 Këtu kërkohet që shumësia e ngjarjeve që ndodhin në realitetin jo formal rural, në jetën e përditshme të fshatit, të rregullohet jo vetëm me anë të vendimeve gjyqësore, por me anë të një përgjithësimi që t’i rrokё këto problematika në tërësinë e tyre. Megjithatë, problematike nga ana teorike është fakti që Marksizmi mund të konceptojë tentativat përgjithësim si formalitet, ndërsa kur gjyqtari mund të kërkojë të përgjithësojë nga realiteti konkret apo nga e dhëna që vjen nga këto mijëra përvoja, ai mund të gjendej i akuzuar që po formalizonte duke u larguar nga përvoja empirike që jepnin ngjarjet konkrete. Duke parë këto problematika dhe madje për të gjetur zgjidhjen ndaj tyre, në konferencën e sipërpërmendur shkencore Arianit Çela, si për të gjetur ku qëndron realiteti i thellë i shprehur në aktet shtetërore dhe që ishin zgjidhja e problemit të raportit të ngjarjes me përgjithësimin, ai theksonte : "Një nga karakteristikat e Projektit të Kushtetutës së re është karakteri realist i tij, fakti që ai i përmbahet me konsekuencë parimit të pasqyrimit besnik të zhvillimit ekonomiko-politik dhe shoqëror të vendit tonë. Projekti i Kushtetutës së re është një pasqyrë e realitetit tonë. Ai sanksionon fitoret madhështore të arritura nga populli nën udhëheqjen e partisë gjatë këtyre 30 vjetëve në të gjitha fushat e jetës, ai mbështetet në nivelin e marrëdhënieve ekonomike të vendosura në Shqipëri. 96 Sistemi ligjor edhe pse zbatohej nga gjyqtarë apo edhe zyrtarë të cilët nuk e kishin kuptuar thellë atë, në vetvete përfaqësonte atë realitet të thellë, të cilin ishte Partia Komuniste qё e konsideronte si të thellë. Kështu, sistemi shtetëror dhe ai ligjor, në mënyrë që të paraqiteshin si ai realitet, për të cilën Gjykata e Lartë ankohej se nuk ishte përthithur aq mirë nga gjyqtarët, konsiderohej si një sintezë përfundimtare e AQSH, F 489, V 1990, D 97, f. 22. Korespondencë e Presidiumit të Kuvendit Popullor me Gjykatën e Lartë mbi Mbledhjen e Presidiumit, dt. 13 Janar 1990; Mbi shqyrtimin e Raportit të Gjykatës së Lartë "Mbi punën e bërë nga Gjykatat për zbatimin e Dekretit Nr. 7251, dt. 15.9.1988, të Presidumit tё Kuvendit Popullor. 96 Çela, "Kushtetuta e re - Kushtetutë e ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste", 23. 95

73

Juljan Myftari

realitetit. Pra, Partia Punёs e Shqipёrisё, si njё parti komuniste, e paraqiste ligjin si mjet të politikës; jo si realitet normativ, por si sintezë e një dialektike tashmë të ndodhur. Kështu, rresht së qeni teza e dialektikës historike dhe bëhet sinteza e një dialektike tashmë të ndodhur. Ligji deklaron aktin final të një historie politike të pa aksesueshme nga askush. Partia Komuniste në Shqipëri e përdori sistemin ligjor dhe atë juridik pikërisht si lajmëruese të sintezave historike të arritura. Pra, ligji reduktohej në shpalljen e një materializmi të mbyllur, ku askush nuk bënte dhe nuk duhej të bënte asgjë, por thjesht ta zbatonte materialisht. Fokusi ishte te sinteza, si akt i mbylljes së dialektikës, te bashkimi që ai përfaqëson. Ligji si shprehje e një bashkimi tashmë të ndodhur, sepse ai ishte lajmësi i sintezës, dhe veçimi si proces i dialektikës, shikohej si një akt i të kaluarës tashmë të tejkaluar. Megjithatë, në mënyrë suprizuese, ky rol i ligjit dhe moralit socialist që flet Hekuran Isai dhe roli që ka Kushtetuta si sintetizuese epistemologjike e realitetit krijojnë jo pak paradokse, nëse konsiderojmë se vigjilenca politike e partisë dhe e masave qëndron relativisht më lartë se vigjilenca në sferat e tjera. Në këtë kontekst dhe në sferën ekonomike, ajo synonte tё ngrihej akoma me shumë 97. Kjo është paradoksale, sepse sfera në të cilën ligji dhe ndërhyrja qenka më pak e nevojshme është ajo politike; në indoktrinimin politik duket se është bërë një punё e mirë dhe ndërhyrja e ligjit tashmë është pakësuar dhe rolin kryesor e ka marrё morali socialist. Ndërsa në sferën ekonomike ka më shumë vështirësi. Paradoksi këtu qëndron sepse nё kundёrshtim me teorinë klasike, raporti midis politikës dhe ekonomisë kërkon një rregullim, për sa kohë ajo çka rezulton më e zgjidhura është raporti politik me shoqërinë, pra në aspektin politik, njëjtësimi i qëllimit me masat e marra për ta arritur njëjtësimin e politikës si qëllim dhe si realitet objektiv social. Pra, qëllimi i pushtetit për ta zgjeruar vullnetin e tyre të mishëruar në përmbajtje politike ishte realizuar më mirë sesa përkthimi i këtij mesazhi politik në realitet ekonomik. Kjo është problematike edhe teorikisht, për sa kohë politika është ajo që duhet të jetë një hap pas ekonomisë dhe jo e kundërta. Është ekonomia që duhet të jetë pararojë realiteti, jo thjesht nga pikëpamja qëllimore, por dhe nga pikëpamja e peshës ontologjike që dy sferat kanë. Të pranosh se në dimensionin 97

Isai, 39.

74

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

politik je më vigjilent, pra më i ndërgjegjësuar dhe nga ana tjetër, në aspektin ekonomik (pra në praktikën e marrëdhënieve ekonomike) nuk je vigjilent, pra i ndërgjegjësuar, tregon se sfera ekonomike kërkon një ndërmjetësim politik dhe përdorimin e mjeteve të sferës politike për t’u objektifikuar si realitet dhe si një i tillë i kënaqshëm. Kёsisoj, masat rezultojnë jo aq të ndërgjegjshme ndaj sferës ekonomike. Kjo nga pikëpamja metafizike parashtron një problem, sepse sipas ideologjisë është sfera ekonomike motor i ndërgjegjësimit të masave dhe ajo politike e dyta. Sipas teorisë marksiste, elementë të marrëdhënies ekonomike duhet patjetër të ekzistojnë në botën materiale, në mënyrë që realiteti politik të marrë një formë të caktuar. Kjo sjell gjithashtu një problem politik, sepse duke qenë se politika del nё plan të parë si sfera ku është arritur përparimi më i madh në vigjilencë, atëherë asaj i duhet tё dalë zbuluar si drejtuese e komponentëve ekonomikë. Pra, ekonomia duhet t’i ngjajë politikës dhe jo e kundërta. Kështu që edhe ligji, i cili përdoret si rregullues i mosndërgjesësimit në sferën e ekonomisë, duke se imponon, madje çuditërisht në këtë rast me të drejtë, imazhin e tij ndaj ekonomisё. Në vetë teorinë e Marksit ka boshllëqe të theksuara në raport me ligjin dhe shtetin, të paktën mund të them se defektet ndodhin që në origjinë dhe jo vetëm në zbatimin e teorisë në praktikë. Marksizmi premtonte të krijonte një botë të re, e cila nuk ishte përjetuar më parë. Ndryshimi që kjo ideologji do të sillte në jetën e njerëzve ishte themelor. Megjithatë në teorinë marksiste për ligjin dhe sistemin ligjor ka pak përcaktime. Kjo do të kishte, pasojën që një ideologji të aplikohej me besnikërinë e një urdhërese fetare, por vetë urdhëresa nuk specifikonte në mënyrë të përshtatshme mekanizmat teknikë të krijimit të kësaj bote të re. Kështu, ideologët dhe juristët socialistë viheshin përballë paradoksit të zbatimin të përpiktë të një ideologjie, e cila për nga gjerësia duhet të ishte e vetëmjaftueshme, me faktin se kjo ideologji nuk parashikonte natyrën, vendin dhe përdorimin e ligjit në momentin e transformimit të shoqërisë. Ata e patën të domosdoshme t’i referoheshin në mënyrë të vazhdueshme konceptit të ligjit ashtu si ai ishte krijuar, si produkti i një shoqërie tjetër. Siç shprehet edhe Mike Macnair: "Pjesa dërrmuese e përpjekjeve për të ndërtuar një teori marksiste të ligjit përdorin mjete të marra nga teoritë konservatore apo liberale të ligjit, dhe 75

Juljan Myftari

kjo është ç’armatosëse nga pikëpamja politike.” 98 Ky pohim i Macnairit mund të na çojë nё një shteg vërtetë shqetësues. Mund të rezultojë që dështimi i raportit midis shoqërisë shqiptare dhe ligjit nuk ishte thjesht një kontigjencë kulturore shqiptare, por një pasojë e drejtpërdrejtë e një problemi të brendshëm tё teorisë, e cila ka sjellë një pasojë qoftё në aplikimin e saj si kornizë ndërtuese e godinës ligjore në Shqipëri, ashtu dhe në raportin e ligjeve midis tyre dhe cilësisë së tyre të brendshme. Dhe një nga problemet kryesore është pikërisht raporti i deklaruar më sipër midis ligjit dhe elementëve jo materialё të shoqërisë, duke eliminuar për së shumti si përcaktues këta elemente "jo materialё" Marksizmi dështon të ketë një justifikim mbi ligjin si realitet normativ. Marksizmi ashtu si dhe ortodoksitë e tjera kanё problemin e jetësimit ekzakt të filozofisë burimore në situata konkrete. Këto probleme midis burimit dhe aktualizimit të marksizmit zgjidheshin duke iu referuar ndërmjetësve besnikё të marksizmit. Kështu, pushteti komunist shqiptar shpesh herë i referohet doktrinës Leniniane, e cila i jep zgjidhje sipas tyre karakterit specifik që ka Shqipëria në raport me një teori marksiste më primitive. V. I Lenini, duke hedhur poshtë pikëpamjet e oportunistëve të Internacionales së II, sipas të cilëve modeli i zhvillimit të kapitalizmit në vendet e Evropës Perëndimore është i pashmangshëm edhe për zhvillimin e gjithë vendeve të tjerë, vinte në dukje: "zhvillimi i përgjithshëm i krejt historisë botërore, sipas ligjeve të caktuara, nuk përjashton, por ... “presupozon periudha të veçanta zhvillimi, të cilat paraqesin origjinalitetin qoftë nga forma, qoftë nga renditja e këtij zhvillimi.” 99 Nuk është aspak problem se Marksi vetë nuk ka folur shumë për ligjin apo se ligjshmëria marksiste mund të kishte etapat e saj të tjera të zbatimit. Marksi është aq i saktë në botëvështrimin e tij, sa kudo që ta zbatosh do të ketë sukses. Këtë sukses komunistët shqiptarë e garantonin me ndërmjetës si Lenini, i cili problematikën e Mike Macnair, "Law and State as Holes in Marxist Theory," Critique 34, no. 3 (2006),212. 99 Ramiz Alia, "Nga fjala e Ramizë Alisë në konferencën shkencore kushtuar mendimit teorik, marksist- leninist të PPSH dhe të shokut Enver Hoxha " Zëri i Popullit (4 tetor, 1983 ),1. 98

76

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

zbatimit të ideologjisë si ligj historik e njëjtëson me zbatimin e ligjit pozitiv. Kjo për sa kohë ligjet pozitive edhe mund të zbatohen “ndryshe” për hir të vetë ligjshmërisë së shtetit, apo për të shpëtuar vetë shtetin. Për Leninin dhe komunistët shqiptarё “ligjet” e Marksit (ato historiko-shoqërore) mund të zbatoheshin shumë mirë kur ato e pezullonin përkohësisht ligjshmërinë e tyre. Për Leninin dhe Partinë Komuniste shqiptare, Marksi mund të zbatohej vetëm si përkohësisht i jashtëligjshëm, ai vihej si kundër ligjit pozitiv dhe madje kundër ligjeve historike që kishte ndërtuar vetë. Duke qenë se Marksi nuk i kishte shumë për zemër ligjet e shtetit, ata që donin të ndërtonin shtetin në bazë të Marksit mund të pezullonin përkohësisht ligjet e shtetit (ashtu si kërkonte Marksi), por duke qenë shtetarë dhe pёr shkak se ligji i vetëm që mund të njihnin ishte ligji i shtetit që presupozonte pushtet (edhe për të pezulluar ligjshmëri), ata mund të pezullonin ligjet historike të vetë Marksit në mënyrë që ta jetësonin atë. Për të zgjidhur këtë raport midis ligjësisë historike të domosdoshme, ligjit pozitiv dhe kontekstit, komunistët shqiptarë flasin për një "zbatimit krijues” 100 të marksizëm-leninizmit duke e konsideruar sukses atë. Pra, flisnin për mundësinë e një zbatimi të marksizmit në kushte të veçanta, por në të njëjtën kohë ata pretendonin se, në vitet ‘80 Shqipëria është një nga ato pak vende ku "marksizmi po zbatohej me rigorozitet." Pra, sipas kësaj logjike, marksizmi rezulton të ishte i suksesshëm vetëm në kushte specifike dhe atipike. Kështu, nё vitet ’80, pas ndarjes edhe me Republikën Popullore të Kinës, zbatimi i teorisë marksisteleniniste filloi të ishte një "ortodoksi-krijuese.” Sipas Harrilla Papajorgjit *: "Ai është (zbatimi), në të njëjtën kohë, një zbatim krijues i tyre nga Partia jonë dhe nga shoku Enver Hoxha në kushtet konkrete historike të Shqipërisë dhe në rrethanat tepër të ndërlikuara, të krijuara sidomos pas tradhtisë së madhe të revizionistëve modernë.” 101 Kështu, komunistët shqiptarë e gjetën veten të ishin zbatuesit më rigoroz të një teorie mbi shtetin dhe ligjin që tashmë kishte problemet e saja që në gjenezë.

Ibid. Ish-kreu i Komisionit të Planit të Shtetit. 101 Harrilla Papajorgji, "Politika e PPSH dhe përvoja e saj në ndërtimin e ekonomisë socialiste," Rruga e Partisë (1983), 67. 100

*

77

Juljan Myftari

Problemet teorike, shtoheshin në mënyrë përpjesëtimore nga fakti që Shqipëria ishte “vendi i vetëm” marksist i botës, kështu që komunistët shqiptarё duke mos pasur mundësinë për të marrë shembuj të aktualizimit të kësaj teorie ishin aktualisht të vetëm përballë saj. Shqipëria përballë marksizmit si aplikuesja e vetme e vërtetë 102 dhe qё gjendej në paradoksin e ortodoksisë krijuese, ishte një oksimoron, i cili justifikohet dhe bëhet i domosdoshëm pikërisht nga mungesa e shembujve të cilët, nëse do të ekzistonin akoma, do të t’i jepnin mundësi pushtetit komunist shqiptar të përkulej më pak ndaj rrethanave konkrete tepër të ndërlikuara. Kёsisoj, ata mund ta lexonin marksizmin nëpërmjet shembujve të jetësimit të tij në vende të tjera, ashtu siç kishin bërë dhe më parë. Kjo mungesë shembujsh e bëri PPSH të ishte zbatuesja e vetme e marksizmit, pa pasur kritere të mirëfillta krahasimi gjatë aktit të zbatimit të kësaj ideologjie. I ngelur vetëm, pushteti gjendej para paradoksit të zbatimin të teorisë në rrethana tepër të ndërlikuara, sepse izolimi i bënte rrethanat ku gjendej pushteti komunist të papërkthyeshme sipas kritereve krahasuese me diçka tjetër jashtë vetes së tij dhe zbatimit që ai i bënte ideologjisë. Shkëputja nga vendet e tjera nuk e la pushtetin komunist thjesht pa resurse ekonomike, por i hoqi atij çdo racionale komunikimi midis zbatimit të tij të marksizmit dhe vetëzbatimit të marksizmit. Duke munguar këto racionale (raporte) krahasuese, atëherë rrethanat vërtetë bëhen tepër të ndërlikuara nga fakti që ato krijojnë një kozmos sui generis pa një racionale me jashtë. Ndërlikimi tejet i papërballueshëm i këtyre rrethanave bën që ato të zgjidhen apo të sistemohen nga pushteti në mënyrë voluntaristë, për sa kohë kriteret e tjera mungojnë. Kështu, zbatimi krijues për të cilët komunistët flasin, dhe që ndodh në kushte të këtyre rrethanave tepër të ndërlikuara, përfundon të jetë raporti i vetmuar midis një ideologjie që është një teori dhe një realiteti konkret i cili është histori. “Ruajtja dhe konsolidimi i pushtetit popullor, kryerja e reformave demokratike, përgjithësisht ndërtimi i socializmit në një vend të vogël, të prapambetur e të rrethuar nga armiq, ishin barrë të rënda që nuk mbaheshin dot, në qoftë se nuk i përmbaheshe me rigorozitet Shembujt si Vietnami apo Korea e Veriut nuk mund ta cenojnë këtë pohim për sa kohë nuk kishin ndikim real në kozmosin shqiptar.

102

78

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

parimeve të marksizëm leninizmit dhe nuk i zbatoje ato, jo vetëm në mënyrë të përshtatshme sipas kushteve tona, por edhe me një krijimtari të gjallë politike dhe ideologjike.” 103 Ata ishin të detyruar të zbatonin nëpërmjet ligjit një skemë, e cila ishte bërë tashmë unike, një ligjshmëri e cila duke mos pasur shembuj të tjerë mund të merre nga ideologjia idenë se ligji fundja ishte një natyrë dytësore në realitet. Kёsisoj ai mund të përdorej për të pasqyruar një situatё tё marrëdhënieve ekonomike, e cila në kushtet e izolimit po bëhej gjithnjë e më e rëndë. Ligji pozitiv reflektonte marrëdhëniet ekonomike, por nga ana tjetër ishin po komunistët që e formulonin atë. Në kushtet kur shembuj të tjerë të marksizmit nuk kishte dhe ishin në izolim ekonomik, komunistët mund ta përdornin sistemin ligjor për të dhënë një pasqyrim më optimist të situatës ekonomike sesa ajo ishte realisht. Fundja pasqyra i ngjan objektit, dhe nёse arrin të kontrollosh imazhin e pasqyrës mund dhe të kërkosh të ndryshosh perceptimin që njerëzit kanë për objektin. Komunistët shqiptarё të kapur pas kësaj marrëdhënieje krejt të papërshtatshme midis një teorie dhe një historie që ishin vetë ata, tepër të vegjël për t’i bërë ballë rrethanave dhe vetë ideologjisë nuk ishin në gjendje të gjenin zgjidhje midis teorisë dhe historisë së tyre. Ata u detyruan ta zbatojnë atë në mënyrë të pa ndërmjetësuar. E zbatuan në mënyrë krijuese pikërisht sepse ishin të vetmit zbatues ortodoks të saj dhe nuk kishin asnjë mundësi tashmë për të pasur një kontroll ndër-përvojë, pra, një kontroll midis përvojave të ndryshme të zbatimit. Kështu, ata u gjendën në mënyrë të sinqertë të vetëm në zbatimin e teorisë. Fakti që ky zbatim ishte krijues nuk do të thoshte aspak që ishte larg teorisë, por ishte krijues për faktin se ata nuk kishin me kë ta krahasonin. Kështu, komunistët shqiptarё u gjendën përballë një morie rrethanash dhe një teorie, e kishin më të lehtë të zgjidhnin teorinë me gjithë problemet e saj, sesa rrethanat të cilat ishin akoma më problematike. “Një ndër karakteristikat dalluese, origjinale të revolucionit tonë në fushën ekonomike është se partia nuk priti sa të zhvilloheshin forcat prodhuese dhe pastaj të bënte shndërrimin socialist të pronës mbi mjetet kryesore të prodhimit në qytet dhe në fshat. Po të mbahej një qëndrim pritës, Alia, "Nga fjala e Ramizë Alisë në konferencën shkencore kushtuar mendimit teorik, marksist - leninist të PPSH dhe të shokut Enver Hoxha ," 1. 103

79

Juljan Myftari

kjo do të ishte vdekjeprurëse për vetë revolucionin dhe ndërtimin e socializmit.” 104 “Rivlerësimi” i rolit të ligjit në shtetin socialist Këto paqartësi pozicionimi të ligjit, në raport me sferat e tjera, janë të kuptueshme po t’i rikthehemi leximeve të ndryshme që teoricienët marksistë të ligjit kishin rreth rolit të tij në shoqëri dhe shtetit socialist. Për Vishinksin "Doktrina e vërtetë është që ligji jo thjesht duhet marrë në kontroll shtetin, por ai duhet ta shpartallojë atë.” 105 Ligji duhet të jetë mjet i vazhdueshëm për komunistët në shkatërrimin e shtetit kapitalist. Dhe ndërkohë është mjet i domosdoshëm për shtetin e tyre të diktaturës së proletariatit. Po të shikojmë një zhvillimin historik në Shqipëri, duket se trajektorja Pashukanis-Vishinksi ka një "justifikim" historik. Kishin kaluar rreth 30 vjet qysh nga koha kur u hartua Kushtetuta e parё e Republikës Popullore tё Shqipёrisё. Gjatë kësaj periudhe u forcua dhe u zhvillua pushteti popullor nё Shqipёri. Në procesin e transformimit socialist të vendit, u forcua baza socialiste e diktaturës së proletariatit, u perfeksionua struktura, organizimi i shtetit socialist dhe, krahas zhvillimit të gjithanshëm të vendit, u zgjeruan funksionet dhe, në përgjithësi, detyrat e tij. 106 Pothuaj në të kundërt me kolegun e tij Hekuran Isai, Arianit Çela konstaton se forcimi i diktaturës së proletariatit përkon me një zgjerim të legjislacionit socialist dhe zhvillimi i shtetit socialist nuk ka reduktuar sferat e funksionimit të ligjit. Duke qenë se komunistët kishin konsoliduar qëllimet e tyre në sajё të fitoreve politike dhe sociale, roli i legjislacionit socialist ishte rritur, ose më mirë të themi ia kishte arritur të rritej. Ashtu si Isai dhe Çela konsideron se ligji, suksesi apo mossuksesi i tij, varen nga elementë të tjerë shoqërorë dhe historikë. Megjithatë, ata dallojnë leximin e pasojës që ka sjellë historia e suksesit të partisë në disa Papajorgji, "Politika e PPSH dhe përvoja e saj në ndërtimin e ekonomisë socialiste." 71. 105 Vyshinsky, Andrey Yanuaryevich. The Law of the Soviet State. Greenwood Press, 1979, 65 106 Çela, "Kushtetuta e re - Kushtetutë e ndërtimit tё plotë të Shoqërisë Socialiste."18. 104

80

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

dekada. Për të parin suksesi i Partisë së Punës ka sjellë rritjen e ndikimit të moralit socialist dhe zvogëlimin e nevojës së ndikimit të drejtpërdrejtë të ligjit, kurse për të dytin arritjet historike shoqërore të partisë kanë sjellë një konsolidim të mëtejshëm të kuadrit ligjor dhe një qartësim dhe specifikim më të madh të ligjit socialist. Po të konsiderojmë shkakun teorik të këtyre qëndrimeve, i pari do të kishte një vizion të ligjit të ngjashëm me Pashukanisin dhe i dyti me Vishinksin. Po ta konsiderojmë se të dy pohojnë gjykime pothuaj për të njëjtin objekt dhe në të njëjtën kohë (kohë ligjore), shikojmë se si pasojat e teorisë marksiste, të cilat edhe në vende të tjera si Bashkimi Sovjetik, kishin më shumë sesa një lexim koherent, patën hijen e tyre edhe në Shqipëri. Kështu, zhdukja e një sistemi rregullator duket se nuk përmendet në 1976, madje fliten zgjerime të mëtejshme të sferës të kontrolluar prej shtetit. Kёsisoj, edhe pse si pasojë e krijimit të një sistemi të vetëm socialist të ekonomisë u vendosën plotësisht marrëdhëniet socialiste në prodhim si në qytet, ashtu dhe në fshat, u zhduk një herë e përgjithnjë shfrytëzimi i njeriut prej njeriut 107. Kjo do të thotë se me arritjet e mëdha të sistemit socialit nuk është se organet drejtuese pretendonin qё ligji duhet të pakësonte natyrën e tij ideologjike apo se vetë ideologjia në një afrim midis saj dhe realitetit ulte nevojën e mjeteve rregulluese ndaj tij. Me realizimin e ideologjisë (apo me afrimin e realizimit të saj), mjetet e saj të shtrëngimit u shtuan dhe u forcuan, gjë qё të bën të mendosh se vetë ideologjia shikohej si pushtuese e realitetit sesa çliruese e tij. Çdo aspekt i ekonomisë, kulturës apo jetës shoqërore në përgjithësi, i cili çlirohet, ka nevojë të atypëratyshme të rregullohet. Kushtetuta e vitit 1976 me më shumë forcë se të mëparshmet kërkonte të rregullonte aspekte të thjeshtuara të realitetit, të cilat politikisht pretendohej se kishin arritur në atë fazë të zhvillimit historik. Isai shprehej se ёshtë politika jonë marksiste-leniniste e cila krijoi një rend juridik që mbron interesat e masave punonjëse, por nuk duhet harruar edhe tjetra, që rendi juridik, pasi krijohet, bëhet një koracë, e padepërtueshme për mbrojtjen e politikës që e krijoi ... 108. Në fakt konceptimi i ligjit si konservues i rendit në një shoqëri është krejt i zakonshëm jo vetëm për një filozofi të ligjit, 107 108

Ibid.,19. Isai.39.

81

Juljan Myftari

por dhe për mendimin marksist të ligjit. Ashtu si u përmend edhe më sipër, këtë konsideratë e kishte dhe Marksi kur analizonte ligjin si fenomen i vendeve kapitaliste. Dhe me sa duket edhe në Bashkimin Sovjetik edhe në Shqipëri ka qenë “leximi” që përqafuan më së shumti ata të cilën merreshin me ligjin dhe drejtonin shtetin. Ky konceptim i rendit ligjor, i cili shërben për të ruajtur rendin social pra, nuk është ide origjinale apo joortodokse, nga ata të cilëve, ndryshe nga Marksi vetë, iu desh të drejtonin një shtet. Ai nuk ishte një risi e autorëve si Vishinksi apo e juristëve shqiptarë, por siç thamë, ai ka qenë një nga konceptimet më të zakonshme të asaj çfarë mund të quhet ligj. Madje që në botën antike shpjegohej roli i ligjit në shoqëri. Filozofët grekë e konceptuan sigurinë e shoqërisë në terma më të përgjithshëm dhe përcaktuan se qëllimi i rendit juridik ishte ruajtja e status-quos sociale 109. Pra, duket se ideja e ligjit si mjet i mbajtjes të arritjeve shoqërore kishte një bazë të paktën nga pikëpamja historike e konceptimit të ligjit. Problemi qendror te përdorimi justifikues i këtij konceptimi të ligjit nga ana e marksistëve vjen nga fakti, se konceptimet e marksizmit mbi shoqërinë janë krejt të ndryshme nga ato të antikitetit grek apo dhe liberalizmit të mëvonshëm, të cilat kanë qenë burimi i këtij botëkuptimi të ligjit. Për të marrë shembull, grekët e mendonin shoqërinë si statike, e cila herë pas here korrigjohej nga koncepti i "natyrës" apo i "idesë" së shoqërisë. 110 Për grekët e lashtë ligji ishte mjet konservimi, sepse vetë konceptimi i shoqërisë konsiderohej si statik dhe vetë detyra e ligjit ishte pikërisht të "rregullonte" daljet e herëpashershme nga ky ekuilibër statik brenda të cilit shoqëria duhej të rrinte. Ky vizion statik i shoqërisë që kishin grekët ishte, si të thuash, në kongruencë me këtë rol të ligjit. Nga ana tjetër përfytyrimi marksist për shoqërinë është evolucionist, sepse shoqëria do të tё shkojë aty ku akoma nuk ka arritur. Edhe pse qeverisja komuniste dallonte arritje të theksuara në krahasim me të kaluarën, ajo qartësisht nuk kishte arritur fazën përfundimtare të zhvillimit shoqëror. Madje sipas tyre duke qenë se shoqëria po zhvillohej gjithmonë e shpejtë dhe stadi përfundimtar nuk ishte arritur, atëherë ishte logjike që në të ardhmen, shoqëria socialiste të zhvillohej akoma më shpejt. Ky 109 110

Pound and Tarello, Introduzione Alla Filosofia Del Diritto, 51. Ibid, 55.

82

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

vizion i zhvillimit të vrullshëm të shoqërisë pak përputhet me vizionin e ligjit si konservues i status quos, për sa kohë zhvillimi i vrullshëm e bën status quon gjithmonë jo shumë të dëshirueshme edhe në rast se gjendja aktuale konsiderohet si arritje për t’u vlerësuar. Pra, ta shikosh ligjin dhe të drejtën si mjet stabilizimi kërkon të heqësh dorë disi nga ideja e ndryshimit, ose të paktën do të thotë qё krijon mjetet për ngadalësimin e ndryshimit. Edhe nëse do të argumentohej që arritjet duhen ruajtur dhe kjo është e pranueshme, kalçifikimi i arritjes nëpërmjet glorifikimit të saj politik dhe ligjor nuk kanë se si të mos kenë pasojë ndaj filozofisë së përgjithshme të evolucionit të vrullshëm. E gjithë kjo vështirësi në leximin e sistemit ligjor dhe rolit të tij në Shqipërinë “marksiste” mund të shpjegohet edhe në kontradiktën midis formës si sistem ligjor kontinental dhe ideologjisë politike. Një nga problemet kryesore që hasim në kulturën ligjore të kohës është fakti se elementë të sistemit ligjor romak u huazuan nga sistemet komuniste për t’u aplikuar në vendet e tyre, deri aty sa te studiues të sistemeve ligjore socialiste ka munguar një gjithëpranim për faktin, nëse sistemi ligjor socialist ekzistonte më vete apo jo. Kjo krijon vështirësi, pasi në këtë sistem ligjor, nëse ky sistem është një përzierje e elementëve të cilët historikisht, ideologjikisht dhe politikisht janë të dallueshëm madje të kundërt me njëri tjetrin, përcaktojnë pikëpamje mbi të dhe si pasojë e tij janë jo koherente. Kjo paqartësi 111 mbi natyrën legjitimisht të pavarur të sistemeve

Sipas Quigley, shumë studiues të tjerë të së drejtës krahasuese, si perëndimorë ashtu dhe ata të lindjes, mendojnë se sistemet e reja komuniste që u instaluan në këto vende sollën risi në atë masë, sa mund të flitet për të drejtën socialiste si një lloj i ri i të së drejtës. Pra ai thotë se studiuesit janë pothuaj të ndarë në këtë pikëpamje. Nga ana tjetër, edhe Lon Fulleri duke iu referuar veprës së Vishinksit nënshkruan "Përgjatë gjithë veprës, objektivi është të vërtetohet pohimi se gjërat të cilat duken njësoj në sistemin kapitalist dhe atë sovjetik, madje edhe ato të cilat kanë të njëjtin emër -ligji, qeveria, sistemi dydhomësh, zgjedhjet, gjykatat, prokurorët, prona, të drejtat ligjore, janë teorikisht dhe faktikisht të ndryshme. (Fuller, Lon L 1949). Kështu sipas Fullerit, tendenca për ta paraqitur sistemin ligjor të vendeve socialiste (më së shumti Bashkimit Sovjetik) si risi në botën e ligjit, është më shumë prirje politike e këtyre vendeve sesa një e vërtetë. 111

83

Juljan Myftari

socialiste ka qenë e theksuar në atë masë, sa shumë autorë e konsiderojnë ligjin sistemin e së drejtës në vendet komuniste thjesht një variant të atij romako-gjerman. Sipas John Quiglieit është e pamundur ta kuptosh sistemin ligjor të vendeve socialiste pa e parë atë brenda traditës ligjore në të cilën bën pjesë, ashtu sikur dikush nuk mund të kuptoj sistemin ligjor Amerikan pa konsideruar origjinën e tij te sistemi ligjor anglez 112. Pra, sistemi ligjor në periudhën e komunizmit ka huazuar elementë formalë dhe strukturorë të sistemeve të tjera të botës jashtë komuniste, duke ruajtur një pjesë të mirё të strukturës ligjore pararendëse. Sistemi i kodifikimit është ruajtur dhe emërtimet janë përdorur të ngjashme me ato të sistemit ligjor kontinental. Megjithatë, studiuesit e ligjit të vendeve socialiste kanë qenë nën presionin politik për ta paraqitur sistemin ligjor të vendeve socialiste, si të prejardhur në mënyrë thelbësore nga tradita perëndimore e së drejtës. 113 Kështu, me pamundësinë e sistemit komunist për të mos përdorur elementë nga e drejta romake, i cili është sistemi klasik i të drejtës formale, gjejmë dhe pamundësinë që në aspekte të caktuara ligji në Shqipëri të mos luante rolin konservativ që kishte luajtur dhe në shtete të tjera kapitaliste. Komunistëve iu duheshin këta elementë klasikё të ligjit dhe i përdorën ato ashtu si format e tjera të qeverisjes, por

Nga ana tjetër, Rene David shprehet se ka ndryshime të atilla që na bëjnë të konsiderojmë si të përshtatshme ndarjen e ligjit socialist nga ai romanogjerman (David, Rene 1978: 25), kёsisoj, ai e konsideron një realitet të ri që duhet të analizohet më vete. Është e rëndësishme të theksohet se pikëpamja e teoricienёve lindorё të ligjit mbron dallimin midis ligjit kontinental dhe atij socialist. Ata tentojnë në mënyrë të vazhdueshme të theksojnë një ndarje të ligjit në botën socialiste nga ai i pjesës tjetër të Evpropës. Ky argument i jep mbështetje qëndrimit të studiuesve kulturorë të ligjit të cilët pretendojnë se realitete sociale të ndryshme reflektojnë realitete ligjore të ndryshme. Duke qenë kështu, ligji socialist është një familje tjetër ligjore e dallueshme, qoftë nga ligji kontinental apo dhe nga common law anglez, sepse ai jetësohet në një ambient social, krejt tjetër nga ai i demokracive perëndimore. 112 John Quigley, "Socialist Law and the Civil Law Tradition," The American Journal of Comparative Law 37, no. 4 (1989), 26. 113 Ibid, 808.

84

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

ata kishin gjithmonë paradoksin e shpalljes së afrimit të shoqërisë së tyre të përsosur e cila do të ishte pa ligje. Kjo përzierje e institucioneve ligjore klasike me qëllime politike ishte krejt rishtare. Kjo rezulton në vënien bashkë në mënyrë të pasuksesshme të formës dhe përmbajtjes së sistemit ligjor shqiptar të periudhës së komunizmit, për sa kohë përdorej forma e huazuar nga një traditë ligjore e cila ishte zhvilluar historikisht dhe si pasojë e një sistemi politik apo disa sisteme politike krejt të ndryshëm nga ai socialist. Duke qenë se sistemi ligjor kontinental mori hov në vendet perëndimore evropiane, sidomos gjatë shekullit XIX dhe atij XX, shekuj në të cilët në këto vende pati një prirje drejt sistemeve politike liberale apo demokratike, ose të paktën në sisteme politike të cilat parimet e njohjes dhe të mbrojtjes së pronës private i nënkuptonin pa përjashtime të rëndësishme *. Kjo nënkuptonte një kundërti problematike, pasi vetë forma e sistemeve ligjore nënkuptonte institucione të rëndësishme, si ai i pronës private ose si në rastin e konstitucionalizmit, i cili nënkuptonte një kufizim të aktorëve të pushtetit. Shqipëria kishte një sistem ligjor pa pronë private dhe kushtetutë, i cili nuk nënkuptonte kufizim ndaj pushtetit apo ndarje pushtetesh dhe të drejta të tjera të ngjashme. Raporti i ideologjisë me ligjin Në projektin e ri të Kushtetutës është sanksionuar ideja shumë e rëndësishme, se ideologjia e klasës punëtore dhe e partisë së saj, “Marksizëm-Leninizmi, është ideologjia sunduese në Republikën Popullore të Shqipërisë.” 114 Në kushtetutën e 1976 lidhja midis ideologjisë, si refleks i marrëdhënieve shoqërore, dhe *

Sigurisht kjo nuk është një prirje e jetësuar në mënyrë lineare, sepse në shumë vende të Evropës perëndimore të cilat zbatonin traditën romako-gjermanike të së drejtës, siç dihet, pati vendosje të sistemeve politike autokratike e deri totalitariste. Megjithatë, në disa prej këtyre vendeve, u ruajt pjesërisht sistemi ligjor formal që kishte qenë para vendosjes se diktaturës. Si shembull mund të merret sistemi ligjor gjerman, gjatë periudhës së nazizmit, i cili ruajti pothuaj në mënyrë thelbësore sistemin ligjor të republikës së Vajmarit! 114 Foto Çami, "Organizimi politik i shoqërisë socialiste në Shqipëri dhe projekti i Kushtetutës së re" nё Konferenca Shkencore mbi problemet e Kushtetutës. Tiranë: Shtëpia Botuese "8 Nëntori" (1976), 47.

85

Juljan Myftari

e shtetit u sanksionua si aksiomë e rendin shoqëror dhe ligjor. Duke qenë se marksizmi, siç përcaktohet nga kushtetuta, ishte një ideologji, kjo ideologji mund të zinte vend në një prej institucioneve kryesore të superstrukturës, në ligj. Roli që merr ideologjia në këtë rast është i kuptueshëm, madje dhe roli i dyfishtë që ka ideologjia në momentin që sanksionohet në një tekst ligjor është përcaktues për natyrën e vetë ligjit. Kushtetuta e 1976, në momentin që sanksionon ligjërisht se ideologjia është udhërrëfyese, i jep ideologjisë edhe një rol të dyfishtë, ajo është ligjore dhe ekstra ligjore. Është ligjore, pasi vetë sanksionimi i ideologjisë në dokumentin ligjor kryesor të republikës i jep asaj karakterin ligjor. Ajo është pjesë e fjalës së shkruar që është ligj, por në të njëjtën kohë, ideologjia përcaktohet si sunduese ndaj vetë ligjit, për sa kohë ajo është sunduese ndaj klasës punëtore dhe partisë të cilët janë sunduesit e republikës. Kjo pohohet në tekst gjithashtu. Në këtë rast, ligji deklasohet sepse në ligj përcaktohet varësia e tij nga ideologjia. Ligji, nuk ka asnjë mundësi t’i shpëtojë ideologjisë, sepse superioriteti i saj përcaktohet si ligjor, dhe jo thjesht si një vlerë morale apo një projekt politik. Ideologjia nga ligj historik, natyror-historik dhe mjet epistemologjik kthehet në një ligj pozitiv duke e kthyer ligjin pozitiv në një ligj natyror apo historik. Ky pushtim i ligjit nga ideologjia, luan rolin e nënshtrimit të ligjit pozitiv ndaj një realiteti i cili nuk ka zgjidhje. Ajo shërben për të mbyllur qarkun midis përshkrimit të realitetit dhe detyrimit e sjelljes njerëzore. Njeriu nuk ka më “detyrim” të ketë sjellje ligjore, pasi karakteri ideologjik i ligjit ia pamundëson konceptin e detyrimit. Ai thjesht nuk mund të sillet ndryshe nga çfarë ligji përshkruan dhe ligji nuk mund të jetë ndryshe, nga çfarë është tani. Për të parë se cilin nivel të ekzistencës shoqërore bën të pamundur ideologjia, apo mundëson normativitet, mund t’i kthehemi përcaktimit të vetë Marksit, rreth asaj se çfarë është ideologjia. Në një nga përcaktimet që Marksi jep për ideologjinë e përcakton atë si "ndërgjegje të rreme” *. Pra, një ide e gabuar e realitetit social. “Marksi ka një konceptim të idesë si reflektuese të drejtpërdrejte të realitetit material.” 115 Në këtë kuadër është *

Sigurisht që Marksi nuk i referohet teorisë së tij politike dhe shoqërore si ideologji në këtë kontekst. 115 Kelsen, The Communist Theory of Law, 4.

86

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

interesante të shikojmë se si epistemologjia marksiste konsideron marrëdhënien ndërgjegje realitet. Fillimisht duhet pasur parasysh se epistemologjia materialiste e konsideron imazhin mendor si paraqitje e realitetit material. Në shoqëritë me ndarje klasore kemi një antagonizëm të realitetit material duke qenë se mjetet e prodhimit i zotëron një pakicë e njerëzve. Ky antagonizëm nuk lejon të ndërtohet një realitet material homogjen apo koherent. Individi gjendet para paradoksit të një realiteti, i cili duhet të jetë dhënës primar i idesë që ai ka për botën, por vetë "bota" është në kontradiktë brendshme dhe e ka të pamundur të japë një ofertë të ndershme ndaj njeriut. Kështu, individi printon në mendjen e tij imazhin e deformuar të realitetit si "të mirën e dytë" të mundshme, si pamundësi për ta zbuluar botën përtej kontradiktës së parë në të cilën ndodhet. Realiteti shndërrohet nga dhënës imazhi mendor, në deformues të vetë idesë. Kështu që njeriu gjendet në statusin e dyfishtë të pasjes së një mendimi si përfaqësim i botës, por ky mendim edhe pse është i vetmi që i jep realiteti, është i rrejshëm sepse fsheh karakteristika të rëndësishme të këtij realiteti. Në një fazë të zhvillimit të shtetit borgjez, nga një pjesë e intelektualëve borgjezё do të vijë imazhi çlirues për proletariatin. Do të jenë ata që do të ndërtojnë teorinë shkencore duke çjerrë perden e ideologjisë borgjeze. Se si do të ndodhë kjo nuk është qartë në teorinë marksiste. Për më tepër kur Marksi i referohet ideologjisë, në kuptimin negativ, si një fenomen i cili deformon bazën pasi nuk i korrespondon më asaj, kjo nuk do të thotë se ideologjia është joreale, “ideologjia është e integruar gjenetikisht në totalitetin -marksist, në praksisin që e ka fillesën te baza.” 116 Kështu, ideologjia ekziston dhe ka shpjegimin e saj në tërësinë e marrëdhënieve shoqërore dhe nuk është një mos-ekzistencë që vjen si pasojë një loje midis qenies së historisë dhe të kundërtës së saj. Ideologjia është një hapësirë, ose më mirë është një shembull i asaj çfarë “është” hapësira midis qenësorëve të ngjeshur të realitetit. Midis entiteteve, Marksi pranon se ka të çara dhe me sa duket ideologjia në një shtet kapitalist është një nga këto të çara. “Raporti i shoqërisë me shtetin mund të ketë të çarat e saj,” 117 Martin, "The Poulantzas Reader," 30. Marx, Karl. Kritika e programit të Gotës. Kritika e projekt-programit të Erfurtit. Prishtinë Rilindja, 1982,36.

116 117

87

Juljan Myftari

kështu, te këto të çara lind ideologjia, e cila i jep mundësi shtetit të ketë hapësirë midis shoqërisë dhe vetes në mënyrë për ta kontrolluar atë. Sipas Marksit: “Shoqëria e sotme është një shoqëri kapitaliste, një shoqëri që ekziston në të gjitha vendet e qytetëruara, që është pak a shumë e lirë nga mbeturinat e mesjetës, që është ndryshuar pak a shumë nga veçoritë e zhvillimit historik të çdo vendi, një shoqëri pak a shumë e zhvilluar”. 118 Shoqëritë moderne janë të ngjashme midis tyre aq sa mund të flasim për një shoqëri moderne që ka trajta të ngjashme kudo ku është shfaqur, ndërsa shteti i sotëm, përkundrazi ndryshon bashkë me kufijtë. Në perandorinë Gjermano-Prusiane ai është krejt ndryshe nga ç’është në Zvicër. Në Angli krejt ndryshe nga ç’është në Shtetet e Bashkuara. Pra, "shteti i sotëm është një fiksion”. 119 Rrjedhimisht, shteti dhe ideologjia për Marksin ekzistojnë vërtet, por në një formë e cila për sa kohë është fiksionale mund të manipulohet dhe të përdoret. Shteti dhe ideologjia për të janë realitete fiksionale dhe si të tilla ato janë të varura nga diçka ose dikush dhe kanë si objektiv diçka apo dikë. Duke qenë kështu, në natyrën e tyre fiksionale dhe duke qenë në shërbim të dikujt, ato në kategorinë e mjetit shërbejnë politikisht, por si mjete që janë nuk mund të kenë realitete krejtësisht të pavarura kështu që dhe përdorimi i tyre nuk mund të jetë krejt i dekontekstualizuar për sa kohë janë pasojë konteksti. Shteti dhe ideologjia janë mjet, por nuk mund të jenë vetë realiteti që ndryshon. “Në këtë kuptim mund të flitet për shtetin e sotëm në kundërshtim me shtetin e ardhshëm, kur të thahet rrënja e tij e sotme, shoqëria borgjeze.” 120 Në të njëjtën frymë me marksizmin dhe duke vazhduar komentin mbi nenin e kushtetutës që përcakton rolin drejtues të ideologjisë komuniste, Foto Çami * ishte i mendimit se me këtë normë, “Kushtetuta e re vë një barrikadë kundër çfarëdo orvatjeje për të përhapur në Shqipёri ideologjitë e huaja joproletare dhe

Ibid. Ibid. 120 Ibid. * Deputet në disa legjislatura të kohës dhe pas vitit 1986 anëtar i Byrosë Politik të PPSH 118 119

88

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

drejtohet kundër të gjitha teorive revizioniste ...”- 121. Sipas prof. Çamit, kushtetuta dhe ideologjia dalin si garantuese të realitetit. Realiteti i Shqipërisë komuniste mund të ruhet duke përcaktuar kufijtë ideologjikë të tij, përndryshe ideologji të tjera mund të ndërhynin në të dhe të krijonin iluzione të një forme paralele në të. Kështu, përcaktohet një rol i ideologjisë shumë më përcaktues përballë realitetit. Ideologjia jo vetëm duhet aktualizuar por kjo duhet bërë në mënyrë të njëanshme dhe të ndërgjegjshme. Ligji, shteti dhe qytetari shqiptar duhen ta deklarojnë se po zbatojnë ideologjinë komuniste dhe jo thjesht ta zbatojnë atë. Ashtu si i moralshmi duhet të thotë se është i moralshëm për shkak të Zotit dhe jo thjesht të jetë i moralshëm, ashtu dhe këta, përveç se të jenë zbatues të ideologjisë duhet të jenë pohues se veprimet e tyre rrjdhin prej saj. Ky pohim është një barrikadë kundër ideologjive të tjera të cilat duhen përjashtuar jo thjesht në përmbajtjen e tyre ( të cilat siç përmendëm më parë kanë dhe elementë të ngjashëm), por në pohimin se ajo është ideologjia e vetme dhe nuk ngatërrohet me asnjë tjetër, jo vetëm si përmbajtje, por edhe si subjekt përtej predikateve të saj. Ky pohim i ideologjisë në kushtetutë i jep ideologjisë një “pushim” e bën atë të detyrueshme përtej predikateve përmbajtjesorë të saj. Pikë së pari ideologjia marksiste është udhëheqëse, pastaj është ajo që është. Kushtetuta duke u ndërtuar në nene të veçanta të cilat paraqesin pohime të vetëmjaftueshme, i përballë ligjin dhe vetë qytetarët me përshkrimin-urdhërues se ideologjia marksiste është udhëheqëse. Duke qenë se një nen kushtetute as mund ta përshkruaj se çfarë është ideologjia marksiste, ai i jep ideologjisë marksiste “kohë” të jetë autoritative përtej predikateve (cilësorëve që e përcaktojnë çfarë është) të saj. Në këtë mënyrë ideologjia duke u përcaktuar si kryefjalë e pastër mund të ndërhyjë në realitetin shoqëror sepse nuk është një ndër ideologjitë, por është pikërisht ajo ideologji përtej asaj çka është përmbajtësisht. Kështu, ajo siguron një ndikim në realitet, të cilin sipas vetë Marksit është i rrejshëm. Ky rol i ideologjisë si kryefjalë siguron një unitet të realitetit, i cili tashmë vështirë të ndahet në sfera më shumë reale apo më pak reale. Midis politikës dhe legjislacionit ka lidhje, ka Çami, "Organizimi politik i shoqërisë socialiste në Shqipëri dhe projekti i kushtetutës së re". 121

89

Juljan Myftari

unitet. Ky unitet qëndron në ideologjinë marksiste leniniste që siç përcaktohet në Kushtetutë ёshtë ideologjia sunduese e shoqërisë socialiste shqiptare. Siç shprehet Hekuran Isai: “Në këtë vështrim kur flasim për rendin juridik socialist kemi parasysh se ai përfaqëson politikën, përfaqëson ideologjinë, përfaqëson Partinë tonë ...” 122. Realiteti në këtë mënyrë shndërrohet në një tautologji me ideologjinë si garantues i vërtetësisë së tij në çdo rast. Roli i kushtetutës reduktohet në garantuese teknike të ideologjisë. Kështu, komunistët arrijnë të tejkalojnë atë që ishte vizioni i tyre pexhorativ për ideologjinë, për sa kohë të gjitha këto nivele të realitetit publik janë jo vetëm të varura nga realiteti ideologjik, por dhe realiteti ideologjik ritheksohet te ky unitet i vazhdueshëm. Zija Xholi duke folur në kumtesat e konferencës për kushtetutën, në shkurt të vitit 1976, tregon se si i gjithë ky unitet nuk është vetëm një unitet logjik i realitetit superstrukturor, i cili ngërthen kozmosin e shtetit. Sipas tij: "U vu në dukje ideja që edhe në mënyrë ligjore, kushtuese ..., të përcaktohet vendi i nëpunësve dhe i njerëzve të aparatit shtetëror; marrëdhëniet e tyre me klasën punëtore që sundon në shoqëri dhe u theksua se masat revolucionare me karakter politik, ideologjik që ka marrë Partia, në lidhje me kuadrot, në lidhje me raportet kuadro-masa, të shprehura këto dhe në projekt kushtetutë janë garanci ... që kuadrot të mbeten gjithnjë revolucionarë.” 123

Lidhja unitare midis ideologjisë dhe asaj çka ngelet të jetë bota publike apo bota e kohës, organizohet dhe në aspektin teknik që të jetë nën ideologji. Zyrtarët dhe nëpunësit e shtetit të cilët janë burime njerëzore pёr të aktualizuar ideologjinë, janë të organizuar në mënyrë që detyra e tyre të jetë kjo dhe të kryhet në mënyrë të plotë. Atyre u përcaktohet “vendi”, si pjesëza teknike e aparatit ideologjik në inxhinierinё e saj ndaj realitetit. Atyre u përcaktohen dhe marrëdhëniet që të bëhen hallka lidhëse midis ideologjisë dhe jetësimit të saj. Në vend tjetër ku roli si “kryefjalë” që përcakton ideologjinё shihet nё atё sesa ajo përcakton profesionalizmin e gjyqtarëve. Siç Isai, Hekuran. Drejtësia Popullore, nr. 3 (1983). Zija Xoli, "Uniteti i popullit -Forcë e fuqishme lëvizëse e shoqërisë sonë" nё Konferenca shkencore mbi problemet e Kushtetutës". Shtëpia botuese "8 Nëntori" (1976), 122.

122 123

90

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

shprehej nё njё analizë pёr punёn nё Gjykatёn e Tiranёs nё vitin 1981: “Gjyqtarë dhe punonjës të tjerë të gjykatës kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për ngritjen e tyre ideo-politike si nëpërmjet formave të organizuara, ashtu dhe punës individuale dhe në përgjithësi ngritja e tyre ideo-politike paraqitet e mirë” 124. Shihet se sistemi gjyqësor ishte i mirë-ideologjizuar dhe përpjekja për këtë vazhdonte sot e gjithnjë, sepse pa qenë i ideologjizuar, ky sistem nuk mund të shquante nëse ligji ishte zbatuar apo jo. Gjyqtari për ta njohur ligjin duhet të njihte edhe ideologjinë, sepse ligji ishte në frymën e ideologjisë. Pёr rrjedhojё, ideologjizimi i gjyqtarit nuk ishte thjesht një mjet i dorës së dytë. Për pushtetin ishte me rёndёsi qё të kishte njerëz të bindur, të cilët e gjykonin ligjshmërinë sipas botëkuptimit të pushtetit. Gjyqtarët nuk mund ta kryenin funksionin e tyre si ligj-gjykues pa qenë të ideologjizuar sepse ideologjia për ta ishte një mjet i pastër epistemologjik. Prandaj dhe nga ata kërkohej një përparim i vazhdueshëm nё pёrvetёsimin e ideologjisё, sepse ky detaj konsiderohej një përparim i vazhdueshëm në epistemologjinë e ligjit. Ashtu si fotografi operon me dritën për të parë objektin e tij, gjyqtari përdor (përdoret) ideologjinë për të ditur e kuptuar se çfarë është dhe çfarë përcakton ligji që ka përpara. Pa ideologjinë, konceptet e ligjit mund të zbatoheshin në një mënyrë krejt të pavërtetë. Pa ideologjinë, një ligj mund të konsiderohej si tillë edhe në vendet kapitaliste ajo çka ndryshonte në Shqipëri dhe e bënte ligjin të dallueshëm, ishte ideologjia që përcaktonte kuptimin e normave ligjore. Ishte ideologjia ajo që përcaktonte kuptim dhe jo fjala e veçuar e ligjit. Kjo kishte bërë që niveli i gjykimit të rritej në një shkallë më të lartë. “Evidentimi i problemeve politike, ideologjike dhe shoqërore është bërë i plotë dhe trajtimi i tyre është bërë më i thellë në krahasim me të kaluarën, gjë që ka ndikuar pozitivisht në edukimin e të gjykuarve, të pjesëmarrësve në gjykime dhe përcaktimin e masave për luftën parandaluese. 125

Duke qenë se ideologjia ishte e dukshme dhe e shpallur, ajo ishte dhe aisthetikos. Ideologjia i përkiste dhe estetikës, lëmit të AQSH, F 493, V 1981, D 18: 2, "Analizë mbi solemnitetin e kulturën e gjykimit në Gjykatën e Rrethit të Tiranës,". 125 Ibid. 124

91

Juljan Myftari

shqisores. Në raportet që gjykatat e nivelit më të ulët i dërgojnë Gjykatës së Lartë, theksohet roli ideologjik që dekori ka në sallën e gjyqit, si dhe raportohet se: “Ambientet janë të pastra dhe të rregullta. Agjitacioni figurativ është i mirë dhe i freskuar herë pas here me problemet e kohës” 126. Salla e gjyqit përdoret për agjitacion politik dhe ideologjik duke krijuar një banesë krejt koherente të sistemit, i cili, vetë ishte ambienti dhe vetë ishte gjykuesi. Ai që futej në sallë e dinte se ligji ishte përtej fjalës së shkruar, sepse ligji ishte konteksti ku ai po hynte. Ligji ishte “panorama” që mund ta shikonte me sy dhe ajo që shikonte si panoramë estetike ishte banesa e thjeshtëzuar e ideologjisë që ligji përkthente në terma me të prekshëm për nga pasojat që individi kishte. Kështu, panorama estetike ishte thjeshtëzimi i mëtejshëm i ideologjisë që ligji e bënte të prekshme. Këtë qëndrim e gjejmë dhe në raportin që Gjykata e Sarandës i dërgon Gjykatës së Lartë ku theksohej e njëjta gjë, se: Punonjësit tanë një rëndësi të posaçme i kanë kushtuar krijimit të një ambienti të përshtatshëm për gjykim. Te ne punonjësit janë preokupuar që sallat dhe korridoret e gjykatës të mbahen pastër e me estetikë, të pajisen me parulla e citate me përmbajtje politike e ligjore... 127.

Salla e gjyqit ishte fytyra e shtetit dhe ideologjisë. Kështu, pastërtia e saj ishin të rëndësishme edhe për të dhënë një metaforë të pastërtisë së ideologjisë, e cila e kontrollonte ligjin nga afër dhe nuk mund të mos paraqitej me pastërti, pasi te ligji kishte investuar mjetin e saj kontrollues ndaj shoqërisë. Kjo metaforë e pastërtisë ishte e domosdoshme për të reklamuar qartësinë me anë të së cilës politika dhe ideologjia ndërhynin drejtpërdrejt në ligj. Pushteti që ushtron një regjim ligjor nuk vjen aq nga fakti, se sa ai mund të ndëshkojë shkelësit e rregullave që përcakton, sesa nga aftësia për t’i bindur njerëzit. Ndërsa bota e përshkruar në imazhet e kategoritë e saj, ajo është bota e vetme e arritshme në të cilën një njeri me mend në kokë do të donte të jetonte. -"Ose kjo botë, ose ndonjë version i ngjashëm me të ose, Katastrofa” 128.

Ibid., 4. AQSH, F 493, V 1981, D 18, f 3. Puna e gjykatës së rrethit Sarandë për periudhën janar - mars 1980. Për një gjykim shkencor dhe me solemnitet. 128 Robert W Gordon, "Critical Legal Histories," Stanford Law Review (1984), 109. 126 127

92

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

Ajo çka përjashton ligjshmëria socialiste në këtë mënyrë është një zgjidhje e nivelit të mesëm. Rëndom në atë periudhë në Shqipëri diskutohej për natyrën dhe veprimin e ligjit mё shumë nga një pikëpamje politike * sesa ngushtësisht ligjore. “Qëllimi i ligjit është diskutuar më shumë në lëmin politik sesa atë të jurisprudencës1” 129.. Kurse marksizmi politiko-ligjor shqiptar na jep zgjidhje që janë në dy ekstreme të largëta nga njëri tjetri. Nga njëra anë, është tentativa e vazhdueshme për t’i ngjasuar tërësisht një ideologjie universale dhe nga ana tjetër është një pa mundësi kritike e karakterizuar nga një atypëratyshmëri. Kjo sepse ideologjia e tyre materialiste pretendon se arrin të përshkruajё realitetin dhe politikën nё nivel shkencor. Pra, siç do të konstatojmë dhe më poshtë, në gjendjen komuniste “njeriu” mban barrën e një universaliteti që e depersonalizon atë, por që i kërkon ta përcaktojë dhe në imtësitë më të vogla të realitetit politik *. Pra, është universalitet i kulluar ideologjik i përzier me një atypëratyshmëri të kulluar. Në të kundërt me ta, vlen të përmenden autorët neokantistë, të cilët ofrojnë një zgjidhje të mesme, por që komunistët vështirë se do ta pranonin pasi kjo do të t’ju kushtonte besnikërinë ndaj ideologjisë dhe nuk do të ishin më marksistë nё qoftё se do të pranonin zgjidhje tjetër. Neokantistët janë një zgjidhje e mesme, një vizion që ngërthen absolutistin universalist dhe vizionin e një aktualiteti të pastër të tanishëm. "Sipas neokantistëve, ne mund të formulojmë idealin shoqëror të një vendi dhe kohe të caktuar, dhe nën dritën e tij të vlerësojmë problemet juridike, pa besuar se jemi të aftë të ndërtojmë një strukturë shoqërore, politike dhe juridike të vlefshme për të gjitha kohërat” 130. Gjykatës zbatues apo gjykatës krijues Duhet thënë këtu se leximet e realitetit me çelësa politikë zakonisht ofronjë zgjidhje të nivelit të mesëm, megjithatë në rastin e ideologjive të majta të tipit marksist për shkak të mospranimit të pluralitetit politik ky nivel i mesëm nuk mundësohet. 129 Pound and Tarello, Introduzione Alla Filosofia Del Diritto, 66. * Mund t’i anashkalojmë këtu vizionet e lirisë në shoqërinë komuniste, pasi nuk janë aktualizuara historikisht, kështu që qoftë nga ana politike apo historike do ishte e pamundur ti merrnin në konsideratë. 130 Ibid.66. *

93

Juljan Myftari

Mbi rolin e gjykatave përballë ligjit të shkruar ka pasur disa qëndrime. Christopher Osakwe në një studim të njohur mbi rolin e ligjit në shtetet e diktaturës së proletariatit deklaron: “Të gjendur nën pushtetin e ideologjisë, në vendet socialiste, gjykatat janë zbatuese mekanike të ligjit” 131. Megjithatë, një nga teoricienët më të njohur të së drejtës sovjetike, P. L. Stuchka, e konsideron juristin si tradhtar të marksizmit edhe pse vepron në emër të marksizmit. Kështu, juristi, sipas këtij qëndrimi, është ai shërbëtori i cili duhet të provojë gjithmonë besnikërinë e tij. Juristi shikohet me dyshim dhe duhet të japë prova në mënyrë të vazhdueshme. Juristi "e tradhton revolucionin në çdo hap nën maskën e marksizmit” 132. Vendosur në këtë pozicion krejt të pa rehatshëm 133. Juristët e periudhës ishin nën presionin faktik dhe teorik për të treguar në vazhdimësi se ishin mjet i mirë i projektit komunist, se ishin asgjë më shumë sesa rezultante logjike e sistemit politik dhe, kurrsesi zbatues të pavarur të një ligji neutral, pasi as ata e as ligji nuk ishin të tillë. Pra, juristët duhet të ishin sa më pak juristë që të ishin sa më pak tradhtarë, sepse ligji nuk ishte një teknikë e veçante shoqërore, por më shumë një vegël ad hoc e sistemit. Në një raport tjetër rreth zbatimit e vijës së masës nga Gjykata dhe Prokuroria e rrethit Durrës në viti 1968 shkruhet: “Në një takim me shokët e partisë, gjithashtu u fol edhe për rëndësinë e madhe që ka krijimi i gjykatave të fshatrave dhe të lagjeve të qyteteve, si thellim i mëtejshëm i mësimeve të Partisë dhe të shokut Enver nё procesin e revolucionarizimit për vënien e drejtësisë nën kontrollin e klasës

Christopher Osakwe, "The Four Images of Soviet Law: A Philosophical Analysis of the Soviet Legal System," Tex. Int'l LJ 21 (1985).273. 132 Kelsen, Hans. The Communist Theory of Law. Praeger Publications in Russian History and World Communism,. New York,: Praeger, 1955, 96. 133 John Quingley tek “Socialist Law and the Civil Law Tradition” paraqet një mendim disi të ndryshëm me këtë, pasi sipas tij në një aspekt të caktuar, gjykatat e sistemeve socialiste kishin pushtet më të gjerë se gjykatat në vendet e tjera të sistemit ligjor kontinental. Gjykatat e larta në këto vende nxirrnin të ashtuquajturat "shpjegime drejtuese" mbi normat e kodeve, jashtë kontekstit të një çështjeje të veçantë. 131

94

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

punëtore e të masave të tjera punonjëse, si dhe me pjesëmarrjen e tyre direkte.” 134

Është e qartë se kjo vënie e gjyqtarit nën kontrollin e klasës punëtore e bën atë zbatues pasiv të urdhëresave ligjore të cilat derivojnë nga ideologjia politike. Revista “Drejtësia Popullore”, në shkrimin e saj me titull "Të hetojmë e të gjykojmë me drejtësi çdo çështje penale e civile" shkruan: "Tek ata ( gjykatësit) s’duhet të gjejë vend, por të flaken si të papranueshme dhe reaksionare konceptet sipas të cilёve "ligji është elastik", "atë mund ta interpretosh si të duash" etj., për t'i prerë rrugën liberalizmit, shthurjes, anarkisë etj.” 135 Gjykatësi në këtë mënyrë nuk mund të jetë krijues në aktivitetin e tij të gjykimit sepse kjo do të thotë, një dalje nga hierarkia e pushtetit dhe krijimi i një pushteti paralel me të i cili do të ishte, siç përmendëm dhe më sipër, një pushtet i ligjit për hir të ligjit. Nё qoftё se gjykatësi do të ishte hallkë e fundit, domethënë në qoftë se mund kishte rol interpretativ për të krijuar të vërtetën midis rastit dhe rregullit ligjor, ai mund të krijonte të çara në realitetin hermetik të kohës. “Gjyqtari nuk duhet të udhëhiqet nga asnjë motiv tjetër, veç nga fryma dhe përmbajtja e ligjit, ku është materializuar politika dhe vija e Partisë.” 136 Të bazoheshe në elementё të tjerё të cilёt nënkuptonin një pavarësi të sistemit gjyqësor apo dhe të vendimmarrjes individuale të gjykatësve, do të rezultonte në tradhti ndaj vijës së partisë dhe së dyti, ndaj ligjit. “Pikërisht kjo frymë ligjshmërie ka forcuar dhe thelluar partishmërinë, tendenciozitetin klasor në gjykim.” 137 Gjykatësit duhet të zbatojnë dhe asgjë më tepër se kaq. Ata duhet të jenë të anshëm në gjykimin e tyre ndaj armiqve potencialё të klasës dhe mos tejkalojnë limitet që përcakton “qartë” vija e partisë. “Partia ka kërkuar dhe kërkon vazhdimisht që në organet e drejtësisë të punojnë njerëz të ngritur politikisht dhe ideologjikisht me botëkuptim të shëndoshë marksistAQSH, F 489, V 1968, D 117. “Relacion mbi zbatimin e vijёs sё masёs nga Gjykata dhe Prokuroria e rrethit Durrёs pёr vitin 1967 dhe tremujorin e parё tё vitit 1968”. 135 "Të hetojmë e të gjykojmë me drejtësi çdo çështje penale e civile," nё Drejtësia Popullore, nr. 1 (1983), 7. 136 Ibid. 137 Arianit Çela, Drejtësia Popullore, nr. 3 (1983, 42. 134

95

Juljan Myftari

leninist.” 138 Çdo gjyqtar duhet të jetë në një nivel të duhur ideologjik sepse përndryshe mund të gabojë në zbatimin e ligjit, domethënë vijës së partisë. “Dhënia e drejtësisë, kërkon të luftohet çdo lloj sentimentalizmi, çdo tërheqje pas emocioneve të ndryshme të rastit duke u kundërvënë këtyre pjekurinë politike dhe ideologjike, vullnetin e hekurt dhe ndërgjegjen e artë socialiste.” 139 Gjyqtari nuk mund të përdorte elementë të tjerë psikologjikë apo socialë që do ta bënin vendimmarrjen e tij të lirë. Ai nuk mund të përdorte elementë ndjesorë emotivë, si simpatitë personale, dashamirësia apo mëshira. Të gjitha këto do të sillnin luhatje të gjykimit dhe pasiguri të tij. Ai nuk mund të ishte një person me emocione si të tjerët sepse emocionet janë të pakontrollueshme dhe përdorimi i tyre te publikja do ta bënte publiken të pakontrollueshme dhe nëse kjo do të ndodhte. Sipas Arianit Çelës kjo do të kishte si shkak “mungesat lidhur me formimin politik dhe ideologjik, ndonjëherë dhe juridik të disa punonjësve tanë. 140 Duke qenë se përdorimi i hapësirës ligjore si hapësirë performuese quasi-spektakolare i bënte gjyqtarët personazhe, tё cilёt nxirrnin në skenë vijën e partisë, ata duhej të ishin “aktorë”, të cilët pjesën e tyre e dinin në mënyrë të përsosur dhe e performonin pa asnjë devijim nga skenari i shkruar për ta. Gjykatësi i sistemit ligjor socialist ishte shumë larg së qenit Kadiu i Veberit i cili gjykonte sipas rastit dhe personave që kishte përballë, ai duhej t’i rrinte ligjit në mënyrë strikte. Kjo kishte arritur rezultate shumë mira në punën e gjyqtarëve po të marrim parasysh se gjatë vitit 1982, “ishin gjykuar me një seancë gjyqësore 91 për qind e çështjeve penale dhe civile.” 141 Në këtë prizëm në një analizë që gjykata e Tiranës, i bën punës së saj, ajo analizon se: "Nga ana e gjyqtarëve po bëhen përpjekje për një kuptim të thellë dhe zbatim uniformë të këtyre rregullave dhe në këtë drejtim ka përmirësime në krahasim me të kaluarën. Megjithatë, nuk mungojnë dhe rastet që këto rregulla të domosdoshme janë zbatuar me të meta dhe boshllëqe, si përsa i përket radhës së gjykimit, marrjes së vendimeve të ndërmjetme, pyetjes e "Të hetojmë e të gjykojmë me drejtësi çdo çështje penale e civile," 7. Ibid. 8. 140 Ibid.,42. 141 Ibid. 138 139

96

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

verifikimit të pretendimeve të gjykuarve, të palëve ndërgjyqse, dëshmitarëve etj. Këto të meta e kanë burimin te vetbesimi i tepruar, gjyqtarët jo gjithmonë kanë parasysh dhe konsultohen me këto rregulla të sanksionuara në kodet e proçedurës në gjykimin e çështjeve konkrete.” 142

Siç shihet, vetë gjykata e shikonte si handikap pavarësinë e gjyqtarëve në vendimmarrje dhe konsideronte se gabimet në punën e tyre vinin si pasojë e mos zbatimit të përpiktë të ligjit të shkruar dhe vetёbesimit të tepruar. Sipas këtij leximi, kur gjyqtari largohet nga ligji i shkruar, ai nuk mund të japë drejtёsi, por vetëm të pengojë profesionalisht veten e tij. Nё qoftё se gjyqtari afirmohet si personalitet më vete, ai dëmton veten profesionalisht sepse vepron jo në bazë të rregullave, por në bazë të egos së tij duke shkëputur racionalen me sistemin. Kështu, mund të kuptohej edhe më mirë parimi i pushtetit unitar të përmendur në kushtetutë. Kur bëhej fjalë për të gjykuar dikë, shteti dhe shoqëria e konsideronin këtë individ si pjesë të së tërës dhe e shihnin si absurde që ai të mbrohej ndaj vetes tjetër që përfaqësonte shteti. Duke qenë pjesë e një shteti me qeverisje unitare, individi nuk mund të binte në pozicionin absurd të mbronte veten nga vetja. Në Shqipëri u hoq institucioni i avokatit duke konsideruar se shteti ishte palë që mbronte individin dhe individi nuk kishte nevojë të konsiderohej si palë me vete, apo e përfaqësuar nga palë të pavarura prej shtetit, për të mbrojtur veten e tij. Raporti i Partisë së Punës me ligjin dhe shtetin Organizimi i sistemit gjyqësor nё vetvete është hierarkik. Kështu, ai imiton organizimin e pushtetit, dhe nuk bie nё kontradiktё me të. “Pra, ashtu si kisha dhe shkolla, sistemi i drejtësisë organizohet në një formë hierarkike, si në nivelin e organizimit të institucioneve gjyqësore ashtu dhe në nivel ligji.” 143 Është më se e qartë që një prej problemeve që shfaqen në panoramën e shtetit shqiptar në periudhën e komunizmit ishte

AQSH, F 493, V 1981, D 18. "Analizë mbi solemnitetin e kulturën e gjykimit në Gjykatën e Rrethit të Tiranës." 142

143

Bourdieu, "The Force of Law: Toward a Sociology of the Juridical Field," 825

97

Juljan Myftari

pikërisht raporti i partisë komuniste *. me vetë shtetin dhe ligjin. Kjo vinte menjëherë si pasojë raportit kontradiktor në dimensionin vertikal të teorisë marksiste . Ligji si normë vepron nga lart-poshtë, kurse teoria marksiste vepron nga poshtë-lart sepse ajo pret që masat të ndërgjegjësohen, nga vejta ,ose të tjerët. Kjo ide përforcohet po të konsiderojmë dhe konceptin e Pashukanis për ligjin. Kelzeni duke lexuar Pashukanisin shprehet se ligji sipas Pashukanisit “rregullonte marrëdhëniet midis privateve, sepse shteti ishte mbi ligjin dhe nuk ishte subjekt i ligjit. Shteti ishte realitet meta-legal.” 144 Shteti nuk mund të konsiderohet si një individ i cili është subjekt i të drejtës, sepse ai është një entitet i një natyre tjetër. Kjo tezë kundërshtohet nga Kelzeni, i cili shprehet se “ligji është ligj, qoftë ai që përbën të drejtën publike dhe ai që përben të drejtën private.” 145 Shkaku i kësaj është fakti se vetë shteti është palë e domosdoshme e ligjit dhe gjithmonë, madje edhe në të drejtën private, kur kemi të bëjmë me marrëdhënie midis individëve, shteti është palë. Pra, sipas Kelzenit “mos ta konsiderosh shtetin nga entitet ligjor nuk është thjesht ta reduktosh ligjin te marrëdhëniet midis privatëve por ta zhdukësh ligjin si të tillë.” 146 Kjo bënte që entiteti fiksional si partia, të ishte në qendër të idesë së ligjit për Kelzenin. Për të vetë Shteti është fakti ligjor “par exellance.” 147 . Për Kelzenin shteti nuk ishte mbi ligjin, por ishte jetësimi më thelbësor i tij. Ndërsa për marksitët ligjor shteti ishte sipër ligjit. Ky qëndrim i teoricienëve marksistë-leninistë për ta parë ligjin thjesht si nënshtrues të individit dhe jo të shtetit, e bëri individin të humbte përfundimisht perspektivën pjesëmarrëse të ligjit. Individi e shikonte ligjin si një krijesë të ndërtuar jashtë tij që kishte si objekt atë, por ishte i huaj për të, sepse ligji ishte mjeti shtypës i një “partie”, madje në mënyrë paradoksale edhe kur kjo parti duhet të shprehte interesat e tij. Nga ana tjetër shteti nuk ishte subjekt i ligjit, kështu që shteti nuk i përkiste botës ligjore. Ligji nuk arriti të kishte një lokus, ku të krijohej dhe jetësohej në Nuk po përdorim emrin zyrtar të saj PPSH, por “partia komuniste” po përdoret këtu dhe në raste të tjera gjatë punimit si cilësues i atij organizmi, PPSH. 144 Kelsen, The Communist Theory of Law, 95. 145 Ibid., 97. 146 Ibid. 147 Ibid., 96. *

98

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

të njëjtin moment. Sepse ai që e formulonte nuk ishte subjekt i tij, ndërsa subjektet e tij ishin thjesht tangenciale, apo kontingjente për të. Kështu që ligji nuk i përkiste as individit, e as shtetit. Ishte një produkt që reflektonte një pavendësi. E rëndësishme është këtu të shikojmë se si dallimi midis konceptit të shtetit dhe ligjit sjell pasoja në sjelljen e aktorëve që përbëjnë shtetin. Shteti si sipër ligjit, dhe në dallim të tij, del si shteti i paligjshëm apo jo legjitim. Tentativa e çlirimit të shtetit nga ligji sjell dhe delegjitimin e shtetit jo thjesht këtë çlirim të vetin. Në kushtetutën e vitit 1976 rezervohet një vend paradoksal për Partinë Komuniste shqiptare. Këtë paradoks e gjejmë në dy nene të kësaj kushtetute, atë 66 dhe atë 67. Pikërisht në nenet e para të pjesës së dytë të kësaj kushtetute lexojmë Nenin 66, sipas të cilit: “Kuvendi Popullor është organi më i lartë i pushtetit shtetëror, mbrojtësi i sovranitetit të popullit, shtetit dhe i vetmi organ ligjvënës”. Ndërsa në Nenin 67 përcaktohej se: “Kuvendi Popullor ka këto kompetenca kryesore: Përcakton, në përputhje me vijën e përgjithshme dhe direktivat e Partisë së Punës të Shqipërisë, drejtimet kryesore të politikës së brendshme e të jashtme të shtetit; ...

Neni 66 përcakton si organ më të lartë Kuvendin Popullor duke e përcaktuar atë si, konstitutiv të botës formale normative, fakt ky krejt i kuptueshëm po të konsiderojmë që është Kuvendi Popullor ai që bën lidhjen midis ligjit si akt njerëzor dhe ligjit si normë drejtuese jo thjesht e tanishme. Nga ana tjetër ky karakter i dyfishtë i ligjit relativizohet në nenin pasardhës, Kuvendi Popullor i përcakton drejtimet e politikës së shtetit vetëm në përputhje me vijën e përgjithshme të partisë së punës, por çka është dhe mё e rëndësishme me direktivat e saj. Kushtetuta, e cila është përfaqësuese e pushtetit suprem normativ, dhe Kuvendi Popullor, nënshtrohen, jo nga një organ që përfaqëson të tërën, por nga një entitet tërësisht politik dhe i pjesshëm, si partia. Kjo përputhshmëri e domosdoshme kundrejt "vijave" apo "direktivave", është një thyerje e qartë dhe kundërvënie ndaj natyrës paraprake neutrale të ligjit, dhe nuk i le asnjë shteg “imagjinatës konjitive” për ta përcaktuar ligjin si rikthim te rendi i përcaktuar i subjekteve. Hapësira ligjore hapet 99

Juljan Myftari

qartas si e kanalizuar nga direktiva dhe vija të cilat sublimojnë realitete zakonisht subligjore, në realitete meta-ligjore. Partia e Punës kthehet në një meta-realitet ligjor, konstituiv i të ligjshmes. Pra, ajo përcakton në mënyrë shkakësore dhe ligjërisht rastësore, atë çka është burim i normave me karakter më të ulët. “Shoku Enver trajton në këtë rast një problem tjetër shumë të rëndësishëm që ka të bëjë drejtpërdrejt me karakterin klasor, me partijsinë (apo partishmёrinё) e Kushtetutës.” 148 Dhe kjo nuk ishte aspak në kundërshtim me teoritë marksiste për ligjin, pasi ishte vetë Pashukanis që pranon gjithë-pushtetin e shtetit dhe shprehet për pamundësinë për ta shpjeguar vetë shtetin nga një pikëpamje ligjore, i cili duke qenë se është një organ i dominimit klasor, as pranon e as kërkon interpretim ligjor " Këtu kemi një bashkim të dy natyrave, tё cilat konceptualisht nuk mund të reduktohen njëra te tjetra. Së pari, kemi direktivat e pjesshme politike, të cilat duke qenë se kanë një natyrë faktike janë gjithmonë një karakter qëllimit të mbyllur tashmë të përcaktuar, sepse politikisht janë realizuar. Ndërsa ligji i përket normës që drejton për diku dhe thekson procesin e drejtimit i cili mund të mos realizohet dhe jo premtimit politik i cili propagandohet si tashmë i realizuar. Kushtetuta në fjalë bën një transportim me gjasa të pasuksesshëm të natyrës së detyrimit sipas "politikave" - te natyra e detyrimit sipas normës. Ky transferim rezulton i pasuksesshëm sepse vetë karakteri i mbyllur i direktivave politike nuk arrin të transferojё karakterin e hapur të detyrimit ligjor, për arsyen e qartë se nuk e zotëron këtë cilësi. Përkundrazi një transferim i kundërt ndodh, karakteri i direktivave të mbyllura politike kalon tek ato, që në një nivel ontik, duken si norma të mirëfillta ligjore. Natyra e mbyllur e direktivave të partisë arrin tё transferohet te rendi më i lartë formal që është kushtetuta, organet e saj dhe akoma mё rëndom te ligjet konkrete. Ajo arrin të përçojë mbylljen e saj duke krijuar këtë realitet urdhërues, i cili i ngjan më shumë një ligji fizik sesa një normativiteti ligjor njerëzor. Njeriu është sendi që nuk mund të urdhërohet pasi, ashtu si në botën e rendeve të tjera të gjallesave, ku natyra është e përcaktuar tërësisht, këtu njeriu ka një natyrë ose tërësisht të përcaktuar ose tërësisht të papërcaktuar. Pёr Çela, "Kushtetuta e re - Kushtetutë e ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste," 25.

148

100

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

rrjedhojё vetë rendi normativ humb kuptim, pasi ai është deduksion i rendit faktik politik. Sigurisht që nuk është aspak e nevojshme që çdo ligj i republikës popullore socialiste të Shqipërisë të kishte një shfaqje të këtij transferimi, madje siç dihet një pjesë e ligjeve konkrete në vendet socialiste janë marrё nga tradita ligjore që pak kishin të bënin me socializmin. Megjithatë, transferimi i karakterit të pastër faktit të direktivave të partisë në tërësinë e ndërtesës ligjore, edhe kur nuk e cenon ligjin si fjalë të shkruar, e cenon ligjin në natyrën e tij ontologjike. Më tej, le tё shohim se si zgjidhet paradoksi i mësipërm në aktet më të ulëta normative, si ligjet e veçanta. Nëse ishte në dyshim roli që kishte Partia në lidhje me ligjin, apo kahun që merrte lidhja Ligj-Parti-Kuvend Popullor, ligjet organike që merreshin me organizimin e aparatit burokratik shtetëror theksojnë në mënyrë të rëndomtë rolin e Partisë përballë ligjit dhe aparatit shtetëror. Rrjedhimisht, ajo çka parashikohet në kushtetutë ripohohet në mënyrë deduktive dhe në ligj. Në nenin 27, paragrafi 2 të Ligjit mbi Këshillat Popullorë përcaktohet: "(Komiteti Ekzekutiv) Merr masa për zbatimin e direktivave dhe të vendimeve të Partisë ..." (faqe 46) Duke vazhduar më tej në nenet e këtij ligji, vëmë re se edhe komisionet e këshillave popullore, "Ndihmojnë në zbatimin e vendimeve të Partisë" (neni 39). Të gjitha këto organizma pushteti, të cilat ishin organizma me qenësi autonome duhet ta konformonin veprimtarinë e tyre nën direktivat e partisë. Në kundërthënie me natyrën e tyre “nga poshtë-lartë” ato ekzistojnë pikërisht për këtë arsye, të jetësojnë direktivat e partisë. Bie në sy këtu kur kjo detyrë i jepet këshillave popullorë, të cilët duke parë karakterin barazimtar të ideologjisë duhet të ishin burimi i përditshëm i pushtetit të shtetit të punëtorëve . Përkundrazi dhe këshillat popullorë, aty ku populli fliste në mënyrë të menjëhershme dhe ku paraqitej drejtpërdrejt e vërteta e popullit, aktualisht të çliruar nga ideologjitë e rrejshme, ishin të detyruara me ligj të ndihmonin në zbatimin e vendimeve të partisë. Këta këshilla popullorë duhet të ishin vendi nga ku partia merrte të vërtetën, pasi kishte çliruar klasën e punëtorëve. Në mënyrë paradoksale, partia i vendos këshillat popullorë të zbatojnë direktivat e saj. Aty flet proletari i cili edhe pse ka kohë që është çliruar nga partia e tij, zbaton direktivat e saj në mënyrë të vazhdueshme. 101

Juljan Myftari

Partia humb kështu burimin e së vërtetës që sipas ideologjisë duhet të ishte i vetmi dhe më i sigurti. E vërteta buron nga marrëdhëniet materiale në bazë të shoqërisë. Partia për të mbajtur rolin e saj dominues në legjislacion humb të vërtetën dhe i duhet ta emulojё atë prej vetes. Partia duke i dhënë detyrë këshillave popullorë të zbatojnë vendimet e saj i vendos vetes barrën e të zbuluarit të së vërtetës, që përndryshe do ta kishin pasur këta këshilla popullorë. Këtë rol ligjor, si përcaktuese e së vërtetës, partisë ia njohin dhe gjatë tentativave më të elaburuara dhe hulumtimeve të përpunuara. Partia luan të njëjtin rol, ashtu si dhe ligji e përshkruan dhe këtë rol ia njohin të gjithë ata që mund të ligjërojnë, apo shkruajnë në publik. -Gjatë zhvillimit të punimeve të seksionit një vend me rëndësi iu kushtua rolit udhëheqës së organeve dhe organizatave të partisë në punën e aparatit shtetëror 149. Juristët më në zë të kohës me koherencë të palëkundur e konsideronin partinë përcaktuese të veprimtarisë së shtetit në përgjithësi. Madje edhe organizatat e partisë, pra pjesëzat e organizuara prej saj, kishin një rol udhëheqës ndaj shtetit. Partia vjen e para, dhe jo thjesht partia si koncept i unifikuar, por organet e saj konkrete dhe të degëzuara në hapësirë kishin rol udhëheqës ndaj organeve shtetërore dhe aparatit të tij. Partia ishte e para si aksiomatikisht, deduktivisht ashtu dhe në mënyrë qelizore. Ja si vazhdon Liri Gjoliku më tej: Ashtu si siç theksuan kumtuesit parimi i unitetit të pushtetit dhe ai i centralizmit demokratik janë të lidhur me parimin e ligjshmërisë socialiste i cili kërkon kuptimin e njëjtë dhe zbatimin e përpiktë të ligjeve nga të gjitha organet shtetërore, ndërmarrjet, institucionet, organizatat, përfaqësuesit e pushtetit, nëpunësit e shtetasit. 150. Partia dhe prania e saj garantonte këtë unitet dhe njëtrajtshmëri të ligjit. Ligji ndihmonte partinë në realizimin e ideologjisë së saj, dhe partia me praninë e kudondodhur ndihmonte ligjin në tentativën e tij natyrore për uniformitet. "Në këto kumtesa u fol për rëndësinë e madhe të rolit udhëheqës të partisë, për domosdoshmërinë e luftës kundër shfaqjeve të burokratizmit dhe të liberalizmit në veprimtarinë e organeve tona 149 150

Liri Gjoliku, ibid., 132. Ibid., 133.

102

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

shtetërore.” Sipas këtyre autoriteteve më të larta të jurisprudencës shqiptare organet shtetërore kishin tendencë të brendshme të shkonin te burokratizimi, apo edhe me keq te liberalizmi. Kjo ndodhte për sa shteti ishte formë ekzistence pararendëse ndaj epokës së se. Organet shtetërore duke mbartur edhe cilësi të së kaluarës (duke qenë shteti ishte krijuar në një sistem tjetër shoqëror), duhet të kontrolloheshin nga një organizëm i cili i përkiste i tëri kohës së re. partia si entitet që përputhej në kohë me epokën e re, ishte më imune ndaj këtyre fenomeneve negative. Gjithashtu dhe Arianit Çela mendon, se “Partia jonë ka luftuar vazhdimisht edhe në fushën e së drejtës, tendencat e ndryshme me përmbajtje konservatore apo liberale; ajo ka kundërshtuar me konsekuencё çdo lloj voluntarizmi apo spontaniteti, në trajtimin e problemit të legjislacionit.” 152 Roli i partisë konsiderohet si përcaktues jo vetëm në zhdukjen e një prirje të caktuar të kahut liberal apo konservator por të voluntarizmit si të tillë. Pra, ligji shikohej si në kundërshti me voluntarizmin dhe vetë raporti i të drejtës me vullnetin shikohej si i pamundur, si dy të kundërta të pamundura, të cilat nuk janë dialektike me njëra tjetrën. Partia luftonte voluntarizmin duke iu nënshtruar dhe ajo realitetit material të bazës. Pra, partia dhe ligji ishin nën bazën ekonomiko materiale dhe vetë mundësia e raportimit të gjendjes së bazës hiqej. Edhe pse ligji teorikisht është një raportues i gjendjes së bazës, aty pamundësohej raportimi si akt interpretimi, pasi baza përcaktonte kështu që nuk mund të raportohej nga gjuha e vullnetit njerëzor. Ligji i cili është një produkt faktik i konceptit dhe gjuhës, e ka të pamundur ta kryejë rolin e tij pasi, konfigurimi i realitetit material është bërë nga vetë realiteti dhe ndërhyrja nëpërmjet ligjit është e pamundur, sepse do të ishte një ndërhyrje e vetë gjuhës, si superstrukturë në dallimin e natyrës se bazës. Çela vazhdon: 151

Partia jonë e realizon politikën e saj si drejtpërdrejt ashtu dhe nëpërmjet shtetit tonë. Një nga mjetet kryesore të realizimit të politikës së Partisë në rrugë shtetërore është e drejta jonë socialiste. Vetë e drejta si dhe

Ibid. Arianit Çela, "Kushtetuta e re - Kushtetutë e ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste" ibid., 23.

151

152

103

Juljan Myftari

kushtetuta, si pjesë përbërëse e saj, në përmbajtje janë kategori politike, ato nuk janë veçse politika e partisë ..., 153.

Duke qenë se në atë kohë u zbatua struktura e sistemit ligjor kontinental, u përdor rëndom termi “e drejtë”. Kështu, partia vazhdon të titullojë sistemin ligjor me formën juridiko-morale të tij. E drejta është e drejta e partisë, sistemi ligjor ngelet të jetë i drejtë dhe pse partia është në krye të tij. Ligji është e drejta dhe e drejta është mjeti i partisë, duke qenë se ligji është e drejta dhe kjo e fundit është ekskluzivisht mjeti i partisë, atëherë jo vetëm që partia përdor mjete të drejta për të arritur politikën e saj, por ajo përdor vetëm mjete të drejta për të arritur politikën e saj. Afirmimi në kushtetutë i rolit udhëheqës të partisë është një çështje me rëndësi teorike dhe politike aktuale ... 154 Kështu që, edhe nga pikëpamja teorike, nxjerrja e rolit të partisë në Kushtetutë dhe nё sistemin ligjor ishte një domosdoshmëri konceptuale. Ajo nuk ndodh si pasojë e ndonjë rrethane rastësore, në të cilën Shqipëria gjendej asokohe, por mbi të gjitha, si nevojë teorike. Duhet të kemi parasysh këtu se fjala teorike nuk ka bëjë me hulumtime akademike, por nevoja teorike paraqitet si një premisë e domosdoshme për të lidhur realitetin që po ndërtohej. “Veçanërisht i rëndësishëm është krijimi nga ana e saj i një kuptimi më të plotë mbi rolin e partisë si forca e vetme politike udhëheqëse e shtetit dhe e shoqërisë.” 155 Ajo që lexohet qartë dhe vazhdimisht te juristët e kohës është sjellja në pah e rolit të partisë si udhëheqëse e shoqërisë. Sa më shumë Shqipëria socialiste përparonte drejt socializmit aq më qartë dhe “ligjor” bëhej roli i partisë. “Fakti që në këtë sistem në krye të piramidës qëndron partia, përfaqëson jo vetëm një ligjësi dhe kërkesë themelore të marksizëm-leninizmit, por dhe garancinë themelore të përmbajtjes klasore të tërë sistemit të diktaturës së proletariatit.” 156 Sanksionimi i rolit të partisë në kushtetutë e vendoste atë në krye të një piramide që nga natyra e saj kishte qenë (të paktën Ibid., 26. Foto Çami, "Organizimi Politik i shoqërisë socialiste në Shqipëri dhe projekti i Kushtetutës së re" ibid. Shtëpia botuese "8 Nëntori", 45. 155 Jorgji Sota, "Mbi diktaturën e proletariatit dhe luftën e klasave në Shqipëri," Zëri i Popullit (5 tetor 1983), 1. 156 Ibid., 1. 153

154

104

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

konceptualisht) përtej të tjerëve dhe aktorëve. Vendosja e partisë në sistemin ligjor ishte kusht për përjetësimin (qoftë dhe të përkohshëm) të vetë ideologjisë ku partia merr raison d”etre të saj. Partia e vendoste veten në kushtetutë për të lënë pezull gjendjen shoqërore. Fjala në kushtetutë përjetësonte praninë e ideologjisë në piramidën shtetërore. Partia, ishte një ekzistencë e gjithmonëndodhur te figura metaforike e piramidës, e cila shërbente si figurë për të përfaqësuar shoqërinë shqiptare. Nga një sistem me pretendime të pastra egalitare rezultoi se riprodhoi një strukturë piramidale, kur maja e piramidës nuk kishte asnjë rival, as ideologjik as material, as shkencor apo shpirtëror. Kështu partia kthehet në majën e piramidës, egalitarizmin e së cilës arrin ta ruajnë vetëm konsideratat ideologjike mbi monizmin metafizik (fizik). Asaj i lejohet të jetë në majë të piramidës vetëm sepse aty është ideologjia e cila garanton gjithse si egalitarizmin. Kjo gjë justifikohet, derisa struktura piramidale ka jetë vetëm në rrafshin e ngushtë politik, por jo në atë metafizik. Partia është në majë të një piramide politike, e cila e ka bazën në një metafizikë krejt të sheshtë të realitetit. Kështu ajo është dhe në krye te realitetit dhe në të njëjtin nivel me të. Për këtë dëshmon dhe një njoftim, "Mbi punën e bërë në rrethin e Tepelenës Dibrës dhe Kukësit për zbatimin e konkluzioneve të Presidiumit mbi Bashkëpunimin e Këshillave Popullor me organet e masave", tё cilin aparati i Presidiumit të Kuvendit Popullor e kishte hartuar për anëtarët e Presidiumit të Kuvendit", e ku ndër të tjera, paraqitej si problematikë se: Në rrethin e Kukësit nuk ishte zbatuar si duhet porosia e dhënë në konkluzionet e Presidiumit të datës 29 shtator 1980, që shokët e pushtetit një herë në 3 muaj të marrin takim me Kryetarin e Gjykatës, Prokurorin, Kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme dhe me përgjegjësit e organizatave të masave për të diskutuar problemet që shqetësojnë pushtetin në rreth ... 157

Pra, partia duhej të kontrollonte të gjitha instancat shtetërore që merreshin me zbatimin e ligjit, e kundërta konsiderohej një anomali që duhej ndrequr. AQSH, F 489, V 1981, D 113, f. 5. Mbi punën e bërë në rrethin e Tepelenës, Dibrës, dhe Kukësit për zbatimin e konkluzioneve të Presidiumit "Mbi bashkëpunimin e këshillave popullore me organet e masave", 5. 157

105

Juljan Myftari

Këtë raport mbi ligjin dhe në mes të ligjit, mbi shoqërinë dhe në mes të shoqërisë, partia e kishte konfirmuar në një vendim të disa dekadave të mëparshme. Një moment domethënës, i cili hedh dritë për këtë është një vendim i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH dhe mban datën e hershme 15.9.1955. Vendimi ka të bëjë me miratimin e instruksionit "Mbi qëndrimin që duhet të mbajnë organizatat e partisë kundrejt anëtarëve dhe kandidateve për anёtarё partie qё arrestohen, dёnohen nga gjyqet, ose merren masa internimi.” 158Në këtë "instruksion" të Byrosë Politike përcaktohet se "Me qellim që te veprohet drejt dhe në të njëjtën mënyrë në të gjitha organizatat Partisë, japim këto udhëzime: 1.- Për çdo rast qe organet e punëve te brendshme ose të drejtësisë mendojnë se duhet te arrestohet një antar *, ose kandidat për antar partije, duhet vene ne dijeni me shkrim komiteti i partise te qarkut. Shkresa duhet të drejtohet në emer të Sekretarit të Pare të Komitetit të Partise të qarkut dhe në mungese të tij të sekretarit që e zevendeson. Në të duhet të theksohen kjarte aresyet, për të cilat mendohet të meret masa e arrestimit. 2.-Për arrestimin e një antari te partisë, organet e punëve të brendshme ose te drejtësisë, duhet te marrin me doemos me pare aprovimin e komitetit të partisë te qarkut. Aprovimin për arrestimin e një antarit te partisë , komitetet e partisë të qarqeve duhet ta japin zyrtarisht.

Sekretari i komitetit te partisë...., shënon se aprovohet arrestimi i antarit të partisë dhe e vërteton shënimin me firmën e tij dhe vulën e Komitetit të Partisë. 159 Formulimi i vendimit tregon lehtësinë se si Partia mund të përjashtonte persona të caktuar apo të përfshinte persona të caktuar në sisteme të tjera rregulluese, të cilat nuk ishin të barabarta me pjesën tjetër të popullsisë dhe nuk ishin përcaktime AQSH, F 14, V 1955, D 32, f 50. "Mbi qëndrimin qё duhet të mbajnë organizatat e partise kundrejt anёtareve dhe kandidateve pёr anёtarё partije qe arrestohen, dёnohen nga gjyqet, ose merren masa Internimi." * Në citim është përdorur drejtshkrimi dhe ortografia e dokumentit 159 Ibid., 51. 158

106

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

ligjore. Partia urdhëronte organet e brendshme të kryenin detyrën e tyre ndaj anëtarëve të saj dhe në mënyrë të diferencuar në raport me qytetarët e tjerë. Partia urdhëronte jo vetëm një njoftim paraprak, por dhe kërkonte dhënien e lejes nga ana e saj për arrestim. Edhe pse organet e Partisë mund të mos ishin (me shumë gjasa nuk ishin) të specializuara në të drejtën penale dhe nuk kishin tagёr të mirëfilltë të gjykimit të së vërtetës, si ligjore ashtu dhe faktike, duke gjykuar mbi provat që do të verifikoheshin sipas rastit, funksionari i Partisë jepte lejen e arrestimit dhe për këtë, ose për të kundërtën e saj, për mosdhënien e lejes, ai nuk ishte i detyruar të japë asnjë sqarim sipas vendimit. Në të kundërt, organet shtetërore të cilat njoftonin dhe kërkonin që arrestimi i anëtarit të Partisë të ndodhte, ishin të detyruara të jepnin çdo sqarim në mënyrë sa më të detajuar. Sekretari i Partisë kthehej kështu pothuaj në një gjykatës, i cili, për më tepër, nuk ishte i detyruar të zbardhte vendimin e tij dhe nuk kishte pse të jepte shpjegime. E vërteta që vinte nga ngjarja dhe kalonte tek organet shtetërore duhet ta provonte veten tek e vërteta e Partisë, dhe në qoftë se ky pohim ishte i saktë, e anasjella nuk kishte kuptim. Vendimi i paraqitur më sipër, sado i pamoralshëm që duket për një ideologji universaliste, mund edhe të inkuadrohej në ndonjë teori morale të tipit tradicional, ku një organizmi tribal, shoqëror apo politik, së pari mbronte ata që janë më afër Partisë (anëtarët e Partisë) dhe më vonë ose më pak, ata që nuk janë afër saj. Konceptime të tilla të moralit i gjejmë që te Qefinosi i Platonit, ose më mirë tek i biri i tij, Polemarku, të cilët bënin dallimin midis shokëve dhe të tjerëve kur bëhej fjalë për detyrimet morale që kishin. Megjithatë, në rastin e vendimit në fjalë nuk kemi të bëjmë me këtë. Në sqarimet që shoqëronin vendimin, si shkak i nxjerrjes së tij nuk është mbrojtja e anëtarëve të partisë, por mbrojtja e partisë dhe imazhit të saj. Qëllimi kryesor i vendimit ishte që anëtarët e partisë që kishin kryer shkelje serioze të ligjit, të mos kishin teserën e partisë në momentin që arrestoheshin. Partia nuk donte të kishte të bënte me njerëz, të cilët nuk e kishin kuptuar mesazhin e saj deri në atë masë, sa të mos kryenin veprime të qarta kundër rendit socialist. Ajo do t’i mohonte menjëherë këta anëtarë. Partia zgjidhte gjithmonë të vërtetën dhe nuk behet e anshme duke përkrahur njerëz konkretë, megjithëse qenësia e saj 107

Juljan Myftari

ishte e anshme në tërësi për kah ideologjisë. Ajo ishte e anshme përkrah ideologjisë dhe si e tillë ishte e anshme ndaj ligjit dhe entiteteve të cilat kishin substancë të ngjashme me ideologjinë. Ndërsa ndaj njerëzve konkretë, siç ishin anëtarët e saj, ajo mund të ishte e paanshme duke i përjashtuar ata nga radhët e saj, për sa kohë ata nuk kishin një lidhje me ideologjinë e saj. Populli, gjykatat dhe partia Edhe në rrafshin e punëve të përditshme të gjykatave, prania e partisë si forcë drejtuese është e pashmangshme. Mjafton të lexojmë këtë raport të vitin 1981 ku shkruhet se: Nën udhëheqjen e organizatës bazë të Partisë, punonjësit e gjykatës tonë i kanë të gjitha mundësitë dhe do të zbatojnë sa më mirë detyrat që na ka ngarkuar Partia dhe Gjykata e Lartë, për të ngritur punën gjyqësore në një nivel më të lartë dhe për të ngritur solemnitetin në gjykim. 160

Kështu shprehej njё raport i Gjykatёs sё Rrethit Sarandё nё vitin 1980 pёr punёn e bёrё nё tremujorin e parё tё atij viti. Roli drejtues i partisë ndaj personave konkretё apo grupeve të personave, të cilët kishin tagër ligjor gjykimi, shërbenin, si realizues detyrash të partisë, dhe e përcaktonin partinë, si formuluese të asaj çka është niveli më i lartë i gjykimit. Niveli i lartë i gjykimit është detyrë e partisë dhe kriteret e nivelit të gjykimit i përcaktonte ai entitet që e ka dhënë këtë detyrë. Në këtë vijë mendimi, ashtu si ideologjia u kthye në një mjet epistemologjik për gjyqtarin, ishte partia ajo që ndante aftësinë nga paaftësia, që jepte teknen * e duhur që gjyqtari të ngrihej në punën e tij. Raporti vazhdon se: Një rëndësi të veçantë i kemi kushtuar organizimit të gjykimit, sidomos kur ai është zhvilluar para masave, i cili zë 25 për qind të çështjeve penale 35 dhe për qind të çështjeve civile. Këto gjykime janë organizuar mirë dhe janë kthyer në tribuna të vërteta të propagandimit AQSH, F 493, V 1981, D 18."Puna e gjykatës së rrethit Sarandë për periudhën janar - mars 1980 "Për një gjykim shkencor dhe me solemnitet," 6. * Tekne apo Techne - aftë praktike që nënkupton një njohje. Tekne nënkupton marrëdhënien midis njohjes që buron nga e vërteta dhe aplikimit të saj në një fushë praktike. 160

108

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

të vijës politike të partisë. Ato kanë ndikuar pozitivisht në ngritjen e ndërgjegjes juridike të masave. 161

Duke përcaktuar virtytet e teknes ligjore, partia arrin të kryejë rolin e saj si drejtuese e një piramidës së sheshtë për të cilën folëm dhe më lartë. Detyrat e saj kanë arritur të zbatohen nga administrata gjyqësore dhe kjo aftësi e tyre ka afruar masat e popullit ndaj ligjshmërisë socialiste të partisë, duke bërë kështu të mundur krijimin e figurës paradoksale të piramidës së sheshtë. Partia drejtonte, por të gjithë ishin të barabartë dhe ishin të ndërgjegjshëm për këtë barazi. Për këtë duhej propaganda edhe në ambientet e gjykatave. Ishte propaganda ajo e cila mund të tejçonte realitete aq paradoksale sa piramida të sheshta ku ligji ishte në dorë të një partie dhe sallat e gjyqit ishin në dorë të saj. Propaganda në këtë rast ishte dhunshëm e sinqertë, -“Partia i ka në dorë të gjitha dhe prandaj jemi të gjithë të barabartë”. Fundin e këtij “egalitarizmi-të-piramidës” së ndërtuar nga Partia, e gjejmë në një letër që Familja Nika i dërgonte Ramiz Alisë. Duke dashur që anëtarët e familjes të tregonin se interesi i tyre përputhej krejtësisht me vlerat shoqërore ata i shkruanin Alisë këto fjalë: "Nga të gjithë ata që kanë mundësinë të takohen me shokun Ramiz, nuk besojmë të ketë pasur njeri me hall, më të drejtë dhe me nevojë se ne, sepse problemi jonë nuk asht thjesht privat e familjar, por dhe me rëndësi për Partinë se asht deformu politika e drejtë e Partisë në drejtësi, janë marrë nëpër këmbë ligjet e shenjta të mbrojtjes së gruas shqiptare ... 162”

Përfshirja e partisë në një çështje ishte mënyra se si ajo të merrte rëndësi dhe bazë morale. Kjo çështje nuk ishte vetëm private madje ajo nuk ishte aspak private derisa ishte një çështje që zhvillohej në kontekstin e diktaturës së proletariatit. Asgjë nuk ka private për sa kohë partia mund të zgjidhë problemet (letrat e shumta të popullit që i drejtohen për çdo lloj problemi funksionarëve të lartë të partisë janë një argument për këtë). Kështu qytetari më kot ka rënë në rreth vicioz, përderisa është një ngjarje, çështje apo problem, patjetër nuk është private por një Ibid., 2. AQSH, F 14, V 1980, D 171, : 2. "Letra e telegrame të drejtuar KQ të PPSH, shokëve Enver Hoxha, Ramiz Alia për shkelje të ligjshmërisë". 161

162

109

Juljan Myftari

domen i partisë. Politika e drejtë e partisë në drejtësi (meqë është e partisë është e drejtë, kurse drejtësia është e drejtë si politikë e partisë) është marrë nëpër këmbë nga njerëz të caktuar. “Ju me të drejtë mund të thoni se partia e Pushteti kanë organet e tyre që merren me drejtësinë, por fatkeqësisht pikërisht këta njerëz që partia i ka besuar drejtësinë po shkelin me të dyja këmbët ligjet, tё cilat i ka aprovuar vetë populli ....” 163. Njerëzit e vendosur nga partia dhe jo partia apo drejtësia e partisë, po shkelnin me këmbë vetë partinë dhe vetëm më pas qytetarin në fjalë. Këta njerëz për interesa të papërmendura i kishin dalë kundër partisë dhe vetëm si pasojë e kësaj, i kishin bërë një padrejtësi qytetarit. Qytetari, i cili ishte nga ana e të drejtës, kishte patjetër partinë në anën e tij, duke qenë se ajo ishte vetë drejtësia; cilido qё është me të drejtën ishte me partinë dhe me ligjin. Ata që ishin kundër qytetarit, automatikisht ishin kundër drejtësisë dhe partisë. Kështu që qytetari me të drejtë ankohej për moszbatim ligji te partia, sepse vetëm ajo ishte mishërimi i ligjit te një ndërgjegje racionale më të cilёn mund të komunikohej. Në një letër tjetër ardhur nga qyteti i Shkodrës, në lidhje me një vendim gjykate, ankuesi shkruante "Na çudit dhe na shqetëson shumë pozicioni i "ish" sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë së rrethit, i shokut Muho Asllani, i cili ka orientuar gjykatën për zbritjen e vendimit (dhe kjo është e vërtetë e padiskutueshme dhe e vërtetuar.)” 164 Kështu dhe Muho Asllani orienton me të drejtë gjykatën në vendimet e saj, sepse ai është partia në qytetin e Shkodrës dhe partia ka të drejtë të orientojë gjykatën, pasi këtë të drejtë e ka në kushtetutë dhe ligj. Por nga ana tjetër qytetari që ankohet për padrejtësi i ankohet dhe ai partisë, sepse ajo është drejtësia dhe atij i është bërë një padrejtësi. Kështu, në çdo rast partia është e drejtë edhe kur ndërhyn në gjykatë edhe kur qytetari i ankohet asaj për të njëjtën padrejtësi, e cila i është bërë me këtë ndërhyrje. 165 Ibid. Ibid., 4. 165 Një person me iniciale K. B. i shkruan Simon Stefanit në vitin 1990, për shkak se ishte pushuar nga puna si "vjedhës i pasurisë socialiste ". Ai shprehet “e kundërshtova në Gjykatën e Lartë, më erdhi përgjigja se ja kishin dhënë rrethit për verifikim dhe çështja ju dha përsëri gjykatëses Jeunora Pandi, e cila e kishte aprovuar një herë këtë vendim. Për sa më sipër ju jam drejtuar dhe juve shoku 163

164

110

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

Madje prokurorët i raportonin Komitetit Qendror të PPSH edhe për letrat që i vinin Enver Hoxhës, autorёt e të cilat ankoheshin pёr vendime gjykatash apo për sjellje të pretenduara si të gabuara nga ana e organeve të drejtësisë. Në një letër të Drejtorisë Gjyqësore tё Prokurorisë së Përgjithshme drejtuar Komitetit Qendror të PPSh trajtohet rasti i një vrasjeje të ndodhur në fshatin Krutje të Rrethit të Lushnjës. Mbi bazën e letrës së ankesës që qytetari S. K. i kishte dërguar Enver Hoxhës, vetë kryeprokurori Rrapi Mino kishte marrë takim me prokurorët e degës së Punëve të Brendshme të rrethit, madje me vetë ankuesin. Kryeprokurori sqaron Komitetin Qendror deri në detajet e çështjes duke justifikuar vendimin e gjykatave mbi çështjen, madje duke u ndalur posaçërisht dhe në punën shtesë, të organeve tё Punëve të Brendshme, kanë bërë për ta zgjidhur çështjen. Kryeprokurori shprehet se: "Ne jemi të mendimit se vendimi është i bazuar në ligje dhe i drejtë për sa i përket masës së dënimit, qëndrim që kemi mbajtur edhe në shqyrtimin e çështjes në Gjykatën e Lartë.” 166 Koncepti i demokracisë së centralizuar Gjithë sa u paraqit na jep një kozmos i cili kërkon të jetë egalitar edhe pse ka një formë politike piramidale. Duke qenë se ideologjia komuniste ishe thellësisht egalitare, ajo nuk kishte si të hiqte dorë apo t’i bënte bisht termit “Demokraci”, i cili kishte pasur sukses në afrimin e masave të njerëzve me pushtetin politik. Demokracia ishte egalitare në një kuptim ose një tjetër, kështu që dhe Shqipëria Socialiste, e cila ishte egalitare (në një kuptim jo fort të zakonshëm), duhet të ishte demokratike. Duke qenë se fjala demokraci ishte bërë e dëshiruar për ata që donin pushtetin e popullit, atëherë të qenit demokraci ishte përshkrimi i

sekretar me besim se do të çoni njeriun e posaçëm në organizatën bazë të partisë ku të më thërrasin edhe mua. Ju lutem çështja të verifikohet dhe të njoftohem me shkrim ose të më thёrrisni për të dhënë shpjegime më të hollësishme për ketë çështje. Kam besim se partia do ta zgjidhë drejt këtë çështje për të cilën jam në pritje. 166 "Letra e telegrame të drejtuar KQ të PPSH, shokëve Enver Hoxha, Ramiz Alia për shkelje të Ligjshmërisë," 68.

111

Juljan Myftari

pashmangshëm i Shqipërisë socialiste. Në nenin 40 të Kushtetutës së amenduar tё 1950 përcaktohej se: “Republika Popullore e Shqipërisë u jep të drejtë strehimi në tokën e saj shtetasve të huaj të ndjekur për shkak të aktivitetit të tyre në favor të demokracisë, të luftës nacional-çlirimtare, të drejtave të popullit punëtor ose në favor të lirisë së punës shkencore dhe kulturale.”

Kjo do të thotë se demokracia shikohej si një nga vlerat e dëshirueshme të sistemit politik dhe njerëzve që banonin në të. Madje ajo ishte renditur e para në aktivitetet që pushteti komunist vlerësonte ndër aktivitetet politike. Megjithatë, duke parë rolin që kishte ideologjia dhe partia në realitetin Shqiptar, ajo çka legjislacioni dhe shteti përcaktonte si demokraci nuk mund të ishte demokraci me bazë individin atomik. Kjo demokraci nuk mund të ishte atomike për shkak se ajo ishte superiore ndaj papërcaktueshmërisë që nënkuptonte individualizmi atomik, karakteristik i demokracive perëndimore. Superioriteti i saj ishte pretendimi, se individualizmi dhe sistemi politik i demokracisë liberale vjen si pasojë e një dështimi epistemologjik dhe antropologjik. Demokracitë liberale, individualiste dështojnë, ose dhe me keq gabojnë, në përcaktimin e natyrës së individit. Edhe pse ato e kanë në bazë të tyre individin, ato nuk thonë shumë për të sepse e përcaktojnë si një qenie racionale, e cila ndërton disa të vërteta rreth vetes, të vërteta qё nuk dihen si dhe pse individi i ndërton. Kështu komunistët kishin një alternativë shumë më të plotë, pasi ndryshe nga liberalët të cilët propagandonin demokracinë e tyre pa një demos të vërtetë, por thjesht të bazuar tek individë, sjellja e të cilëve nuk parashikohej mirë, komunistët e kishin një demos të bashkuar dhe që kishte pushtetin në dorën e tij. Ndaj individit, i cili e ndërtonte të vërtetën e tij subjektivisht dhe në mënyrë të pasigurt, komunistët i vinin përballë demosin, i cili nuk kishte nevojë për akte të mirëfillta krijuese, por që zbatonte njëzëri ligjet, të cilat i kishte zbuluar dhe ku ishte në të njëjtën kohë zot. Demosi socialist ishte krejt autonom, pasi ligjet e tij ishin zbuluar nga ai dhe kishin subjekt drejtues dhe ekskluziv. Ai ishte në frymën kantiane, zbuluesi i ligjeve të veta të cilat nuk imponoheshin nga forca të jashtme. Kështu ky demos ishte i unifikuar në mënyrë autonome rreth ligjeve që i kishte zbuluar dhe gjente lirinë aty, ai ishte subjekti ndërtues i demokracisë së 112

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

vërtetë. Kjo lloj demokracie, ndryshe nga ajo antagonistja e saj, nuk mund të ishte pluraliste apo e pasigurt, për sa kohë pluralizmi nënkuptonte pasiguri dhe pasiguria ishte e panevojshme dhe cenonte vetë bazën e demokracisë, vetë-ligjbërjen e demosit. Ligji është diçka e sigurt dhe e vërtetё dhe pluralizmi e dëmton këtë siguri. Demokracia komuniste ishte demokraci e centralizuar. Megjithatë, dhe ky version i demokracisë, nuk ishte aspak e lehtë për t’u realizuar. Një arritje kaq e madhe sa të kesh një demos të unifikuar, i cili njëzëri zbulon dhe zbaton ligjet e tij është një arritje teorike dhe historike, përsosmëria e së cilës nënkupton dhe vështirësinë absolute të saj. “Ështё fakt që ka pasur kuptime të ngushta e të njëanshme të raportit ndërmjet centralizimit dhe demokracisë, si rrjedhojë ka pasur luhatje nga njëri krah në tjetrin ...”167, ankohej asokohe Prof. Ismet Elezi*. Kështu binomi centralizim dhe demokraci duket më pak i përputhshëm se në momentin e parë, duke dalë nga koherenca teorike që mund të garantojë përshkrimi i demokracisë së centralizuar. Në rrafshin e konjicionit dhe të zbatimit të koncepteve ka vështirësi që lindin nga fakti se konceptet mund të jenë pjesërisht të kundërta me njëri tjetrin. Edhe në kodin civil të vitit 1981, në nenin 8 përcaktohej: Marrëdhëniet civile, që rregullohen nga ky kod, ndërtohen sipas parimit të centralizimit demokratik, i cili bashkërendon drejtimin e centralizuar dhe me plan me iniciativën dhe mendimin krijues të masave punonjëse. 168

Demokracia ka defektin e mundësisë së vazhdueshme të mos-koherencës, të cilën centralizimi nuk e pranon dot. Centralizimi ekziston si i tillë për sa ofron koherencë në sistem. Ai nënkupton një burim të drejtësisë dhe të së drejtës, i cili përparon pa luhatje diku. Edhe nëse centralizimi nuk nënkupton nga pikëpamja teknologjike një finalitet të caktuar të sistemit, ai gjatë rrugës drejt finalitetit ka gjasa më të larta të kalojë nëpër një rrugë të qartë. Demokracia është pothuaj gjithmone induktive, dhe ka

Ismet Elezi, Drejtësia Popullore, nr. 3 (1983), 56. Jurist i njohur dhe pedagog i së Drejtës Penale. 168 "Kodi Civil i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë," Gazeta Shqiptare, nr. 3 (1981), 49. 167 *

113

Juljan Myftari

gjasa që midis saj dhe një sistemi aksiomatik të centralizuar të kishte përplasje. Siç pranon dhe Prof. Elezi më sipër, mirëkuptimi i të dyjave koncepteve njëkohësisht, është i vështirë sepse ato më shumë sesa dialektikë midis tyre, synojnë rrugë të ndryshme. Prof.Elezi akuzon për kuptim të ngushtë të këtyre koncepteve dhe e konsideron këtë, shkakun e problematikave të demokracisë së centralizuar, e cila herë është demokraci aspak e centralizuar dhe here centralizim aspak demokratik. Këto dy koncepte, kështu duhen kuptuar, në mënyrë të “gjerë” dhe jo të ngushtë, që mund të bashkëjetojnë me njëri tjetrin. Në fakt vetëm një përdorim shumë i gjerë i termit “demokraci” mund ta bënte atë të përputhshëm me centralizimin. “Ky kuptim i gjerë i secilit prej përbërësve të binomit “demokraci” dhe “centralizim” bën të mundur një ri-interpretim të vazhdueshëm të kësaj formule, në varësi të shkallës së zhvillimit të luftës së klasave”. 169 Kjo kritikë që bën Prof. Elezi është me vend, po të kemi parasysh se partisë i duhet në mënyrë të vazhdueshme një përkufizim sa më i gjerë i të dy koncepteve, në mënyrë që përdorimi politik i tyre të jetë sa më pak kundërthënës gjatë ndryshimit së fazave të luftës së klasave, që rrjedhimisht sjell dhe një riponderim të secilit element. Kur partia donte të eliminonte kundërshtitë brenda vetes, elementi i demokracisë përdorej më rëndom, ndërsa, kur kishte për qëllim të kontrollonte masat, elementi i centralizimit theksohej me tepër. Por për këtë ripërdorim të vazhdueshëm të këtij binomi, si një i tillë i përputhshëm, duhej që demokracia të përfshinte shumë elementë brenda vetes, në mënyrë që sipas nevojës politike të merreshin ata elementë të përshtatshëm me situatën aktuale. Ky oksimoron konceptual sillte një shtet me dy fytyra, i cili, duke dashur të ishte demokratik dhe në të njëjtën kohë i centralizuar, i përgjigjej njëkohësisht dy parimeve të kundërta dhe kjo bënte që shteti dhe administrata operative që ndërtohej në bazë të këtyre dy parimeve, të ishin të dy-natyrshëm. Kjo dy-natyrshmëri e demokracisë së centralizuar dëmtoi dhe funksionimin dhe ndërtimin e administratës shtetërore, e cila gjendej gjithmonë nën presionin funksional të operimit sipas parimeve burokratike të ndarjes së punës, dhe nga ana tjetër, nga Klaus Von Beyme, "A Comparative View of Democratic Centralism," Government and Opposition 10, no. 03 (1975), 259. 169

114

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

presioni i centralizues i parimit të kontrollit vertikal të partisë ndaj shtetit. Kështu administrata shtetërore duhet të ishte nga njëra anë profesionale Veberiane dhe nga ana tjetër të “respektonte parimin e rekrutimit dhe kontrollit të masave nga ana e partisë.” 170 Këtë pozicion problematik që shkaktonte afrimi i këtyre koncepteve të kundërt me njeri tjetrin, komunistët e shpjegonin me dimensionin e thellësisë. Kontradikta midis këtyre koncepteve ishte në një nivel të cekët të realitetit. Megjithatë, duke qenë se në mendimin teorik të partisë ... “spikat argumentimi i thellë shkencor i lidhjes organike, që ekziston midis diktaturës e demokracisë, si dhe mbrojtja e këtij raporti në luftën e sotme ideologjike”, 171 problemi nuk ekziston për partinë sesa për vetë konceptin e demokracisë dhe atё të centralizimi. Këta, mund të çojnë në një situatë kontradiktore, vetëm nëse nuk kuptohen në thellësinë e duhur. Partia vetë ia kishte dalë sipas një argumentimi i cili ishte krejt bindës, për ata që e dëgjonin, të lidhte midis tyre demokracinë me diktaturën, egalitarizmin tërësor me elitizmin diktatorial. Në qoftë se ndonjë ideologji tjetër nuk arrinte t’i lidhte këto koncepte në një narracion koherent, komunistët, duke u bazuar në argumentimin e thellë dhe shkencor, e kishin luftën e fituar më këto ideologji, të cilat për sa kohë nuk arrinin të lidhnin diktaturën me demokracinë duket se vuanin nga sipërfaqësia teorike ... sipas sё cilёs "lidhja dhe kushtëzimi reciprok midis diktaturës e demokracisë gjejnë shprehjen konkrete në zbatimin e parimit të centralizimit demokratik. 172 Vetëm ata që nuk kanë thellësinë e duhur shkencore mund të luhateshin kur bëhej fjalë për demokracinë e centralizuar. Sipas komunistëve ky koncept ishte i njëjtësuar dhe luhatja midis burokratizimit dhe liberalizmit e ka shkakun te moskuptimi i konceptit të demokracisë së centralizuar. Sipas tyre demokracia nënkuptonte vullnetin e shumicës dërrmuese të popullsie në një territor (eventualisht i një shumice dërrmuese botërore). Ta lije demokracinë të ishte shuma e vullneteve të shpërndarë të gjithësecilit ishte, sipas komunistëve, ta 170 171

172

Ibid., 261. Sota, "Mbi diktaturën e proletariatit dhe luftën e klasave në Shqipëri," 29. Ibid.

115

Juljan Myftari

shkatërroje atë. Shumësia e individëve nuk kanë ndonjë rezultante përhershme ku mund të sintetizohet vullneti i tyre dhe kjo do të shkatërronte mundësinë e një qeverisjeje efektive demokratike. Vullneti duhet unifikuar që demokracia të funksionojë. -Demokracia me diktaturën janë një! Centralizmi Demokratik nuk është një koncept as rastësor, e as i shmangshëm për teorinë komuniste të shoqërisë. Ai ishte produkt logjik i gjithë konceptimit të tyre për historinë dhe shoqërinë. “Zhvillimi dhe zgjerimi i demokracisë socialiste, i pjesëmarrjes gjithnjë më aktive i masave në qeverisjen e vendit, nuk përjashton përdorimin e dhunës nga ana e shtetit të diktaturës së proletariatit kundër armiqve të socializmit.” 173 Një konceptim i tillë i historisë, i cili demokracinë në mënyrë explicite e shikon si një zhvillim të njëanshëm, pra me njërin pol, i cili shkon për nga e mira, nënkupton përqendrimin e vëmendjes në një vend të caktuar të realitetit politik. “Shteti ynë socialist, shprehej Foto Çami kur komentonte Kushtetutёn e re tё 1976, duke qenë një diktaturë e ashpër për të gjithë armiqtë e socializmit, të brendshëm dhe të jashtëm, është në të njëjtën kohë demokracia më e gjerë dhe më e plotë për masat e popullit.” 174 Njё demokraci e tillё presupozon dhe shpie te një monocentrizëm. Ky monocentrizëm presupozon dhe nënkupton, centralizim. Ky centralizim ishte i domosdoshëm për komunistët pasi në të kundërt ata nuk do të kishin asnjë mundësi për të kondensuar forcat e shoqërisë në një drejtim të caktuar. Dhe kjo do të shpinte në një dështim që në gjenezë të projektit të tyre shoqëror. Vetëm krijimi i qendrave të përqendruara të forcës do të bënte të mundur më pas të kundërtën e saj, atë që Çami përshkruan si diçka të gjerë dhe të plotë. Përqendrimi garanton gjerësi, me fjalë të tjera, centralizimi garanton demokraci. Ndёrkohё, Ramiz Alia shprehet: “Është e vërtetë që historinë e bëjnë masat, por është po kaq e vërtetë, se dhe ngjarjet e mëdha historike, në të cilat masat luajnë rolin vendimtar, nxjerrin në krye udhëheqësit, të cilёt u vënë atyre vulën e

Ibid. Çami, " Organizimi Politik i shoqërisë socialiste në Shqipëri dhe projekti i kushtetutës së re," 43.

173

174

116

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

personalitetit të vet.” Mё tej Alia vazhdon arsyetimin e tij se ky rol udhëheqësi historik që ka partia nuk mund të kryhet, ose do të dështonte domosdoshmërish në qoftë se demokracia do të ishte e decentralizuar, forcat nuk do të ishin të mjaftueshme dhe partia nuk do të ishte udhëheqëse për askёnd. Ai shprehet se: “Vepra e shokut Enver është vepra e një udhëheqësi të vërtetë marksistleninist që jo vetëm ka përpunuar vijën dhe ka projektuar shndërrimet më të mëdha, por edhe vetë në krye të partisë ka udhëhequr masat në të gjitha proceset revolucionare.” 176 Duke marrë në konsideratë këtë rol përcaktues së partisë në historinë e Shqipërisë, atëherë centralizimi i demokracisë tonë ka qenë i pashmangshëm, madje dhe problemet që ai sjell nuk mund të shmangeshin pa cenuar në thelb të gjithë sistemin, i cili rezultoi në ato shndërrime historike. Madje aq radikale dhe të rëndësishme ishin këto ndryshime dhe kjo histori me një vektor, sa procesi i demokratizimit të Shqipërisë kërkonte një centralizim të mëtejshëm. Ky proces kërkonte që qendra e centralizimit të ishte akoma mё e përqendruar sesa partia vetë. Ai kërkonte një qendër akoma më të përcaktuar në mënyrë që të gjitha forcat e demokracisë popullore të ishin të lokalizuara edhe më tej, në mënyrë që vektori drejt zhvillimit të kishte një gjatësi më të madhe. “Me këtë duam të shprehim dashurinë tonë të zjarrtë për udhëheqësin e shquar të partisë e të popullit tonë, respektin e thellë dhe admirimin e madh për jetën e veprën e tij, që janë një e të pandara me veprën e luftën e partisë së lavdishme.” 177 Sipas Ramiz Alisë kjo qendër e centralizimit demokratik fokusohej tek Enver Hoxha. Nuk mund të ketë demokraci pa zhvillim dhe nuk mund të ketë zhvillim pa partinë dhe partia nuk mund ta zhvillojë vendin, po nuk pati qendra të tilla fokusimi. Lideri Enver Hoxha shërbente pikërisht si qendër fokusimi e forcave shoqërore, pa të cilat demokracia nuk do të ishte e mundur si pasojë e moszhvillimit, i cili do të tё rezultonte nga diversifikimi i drejtimeve të forcave në mungesë të tij. Ai vazhdon se: 175

Alia, "Nga fjala e Ramizë Alisë në konferencën shkencore kushtuar mendimit teorik, Marksist Leninist të PPSH dhe të shokut Enver Hoxha". 176 Ibid. 177 Ibid. 175

117

Juljan Myftari

Meritë e veçantë e PPSH dhe e shokut Enver Hoxha, është lidhja organike dhe gërshetimi i luftës për çlirimin kombëtar me luftën për çlirimin shoqëror, për zgjidhjen e njëkohshme, si të detyrave të revolucionit demokratiko-borgjez ashtu dhe tё detyrave të revolucionit socialist. 178 Shteti komunist merrte përsipër të realizonte dy faza historike sё bashku, ai kërkonte të kryente demokracinë borgjeze, si dhe nga ana tjetër të kryente demokracinë popullore. Dy revolucione në një. "Duke analizuar thellë kushtet konkrete që ishin krijuar në vend, PPSH dhe shoku Enver orientuan që këto detyra të zgjidheshin të gërshetuara, që revolucioni ynë socialist të zgjidhte edhe detyrat e revolucionit demokratik, që kishin mbetur pa u zgjidhur,” pёrfundon arsyetimin e tij Alia. Për sa thamë më sipër është i bindur edhe Qytetari N. Niksiqi, i cili në një letër drejtuar Komitetit Qendror të Partisë dhe Ramiz Alisë, bën pyetjen retorike: "Cili është ai vend në botë (përveç Shqipërisë socialiste), ku zgjedhësit kanë të drejta të plota dhe të garantuara me ligj, që të takohen e të bisedojnë shtruar, të marrin mendime e të qajnë hallet me deputetët e tyre në kuvendin popullor?” 179 Në këtë mënyrë, Shqipëria e kthyer nё njё vend me demokraci tё centralizuar nuk ishte si vendet e tjera *, në të cilën përfaqësuesit e sovranit ishin të largët e të pakapshëm. Si meritë e centralizimit të demokracisë, qytetari shikon afërsinë me pushtetarët, të cilët për sa kohë ishin pjesë e një sistemi të centralizuar ishin afër bazës apo periferisë së shoqërisë. Në Shqipëri ndryshe nga vendet liberale apo revizioniste, ku burokratizimi dhe liberalizmi kishin larguar pushtetarin nga qytetari, ky i fundit mund ta kontaktonte pushtetarin personalisht. Këtë sigurisht e sillte dhe koncepti i centralizimit, i cili, përveçse e përdor qytetarin si forcë shoqërore për ndërtimin e shoqërisë, minimizon dhe distancën midis tij dhe pushtetit. Pushteti do të ta ketë afër qytetarin dhe qytetari, “vetëm në Shqipëri” mund ta ketë afër pushtetin. Ibid. AQSH, F 14, V 1980, D 167 "Letra e telegrame të drejtuar KQ të PPSH, shokëve Enver Hoxha, Ramiz Alia për shkelje të Ligjshmërisë ," 2. * Megjithatë mund të hedhim dyshime mbi nivelin e njohjes që N. Niksiqi kishte për vendet e tjera dhe mënyrën se si demokracia funksiononte në pjesë të tjera të botës. 178 179

118

Ligji sipas ligjshmërisë socialiste

Demokracia në Shqipëri ishte aq e centralizuar sa tashmë në një fjali të vetme, arrihej të konceptohej vdekja, gëzimi dhe demokracia. Motra që na u vra *në mënyrë çnjerëzore dhe e gjithë familja jonë me gëzim e respekt të veçantë kemi votuar për deputetin në Kuvendin Popullor për bashkëqytetarin tonë, për anëtarin e Byrosë Politike e Sekretarin e Komitetit Qendror shokun Ramiz Alija. 180 Motra e vdekur që voton për Ramiz Alinë, madje e bën me gëzim. Motra e vdekur voton me gëzim dhe vetëm vdekja i mori të drejtën të votonte me gëzim për deputetin e respektuar. Në faqen tjetër shkruesit e letrës kërcënojnë se, nëse ata nuk komunikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me Ramiz Alinë: Në qoftë se çdo herë kanë votuar me gëzim për deputetin e zonës për në Kuvendin Popullor në zgjedhjet e ardhshme e gjithë familja jonë do të t’i thotë Partisë ose na ndërroni zonën elektorale tё zgjedhjeve, ose ne nuk na duket e arësyeshme të votojmë për një deputet që kemi kërkuar muaj të tëra t’i qajmë një hall tonin shumë të madh dhe na kanë penguar pa asnjë lloj arsye. 181

Në Komitetin Qendror procedurat e shqyrtimit tё letrёs në fjalë kanë rrjedhur kёsisoj: Personi përgjegjës për letrat e popullit pranë Komitetit Qendror të PPSh i drejtohet Ramiz Alisë se autorёt e letrës kërcënojnë se në qoftë se nuk zgjidhet problemi i tyre, atëherë ata nuk do të votojnë më për të, por do të ndërrojnë zonë elektorale. Madje personi në fjalë i bën të ditur Ramiz Alisë se praktikën e kishte parë edhe Enver Hoxha dhe Hoxha kishte venë shënimin "Këta s’janë në të, janë për "të lidhur", -Asnjë përgjigje mos u jepni, përgjigjen e ka dhënë gjykata!” 182 Qytetarët në fjalë duke menduar se afërsia me pushtetin nënkuptonte një njëjtësim me të, kishin rënë pre e një vizioni të centralizuar të demokracisë. Ata mendonin se duke e pasur afër pushtetin, ky pushtet mund të ndikohej jo vetëm nga lartëposhtë, por dhe nga poshtë-lart. Fundja centralizimi sjell * Mungesa e përdorimit të thonjëzave në këtë citim ose të në citime të ngjashme me të, është bërë me qëllim të sintezës kohore midis punimit dhe protagonistëve të kohës nga të cilat janë cituar pohimet. 180 "Letra e telegrame të drejtuar KQ të PPSH, shokëve Enver Hoxha, Ramiz Alia për shkelje të Ligjshmërisë". 181 Ibid. 182 Ibid., 4.

119

Juljan Myftari

humbjen e distancës midis organit funksional shtetëror dhe demosit. Qytetari i cili nga kjo afërsi qendërzuese votonte me shumë dashuri për deputetin tij, mendonte se pushteti kishte të njëjtin angazhim emotiv ndaj tij. Kjo humbje distance e bënte atë të mendonte se mund të ndikonte mbi pushtetin, ose se pushteti shtrihej në një nivel të realitetin me të. Sidoqoftë, përgjigja e organeve të partisë, arrin të shmangë këtë mungesë kahu që sjell eliminimi i distancës. Partia ishte qendra, kurse demosi ishte periferia edhe pse gjeografikisht ata ishin afër për shkak të demokracisë së centralizuar.

120

KAPITULLI I KATËRT DËSHTIMI I LIGJIT SOCIALIST SIPAS NJË PIKËPAMJEJE FORMALISTE * Sipas pikëpamjes formaliste, ligji, është i distancuar nga objektet e tij. Duke marrë si shembull rastin kur dy palë presin një vendim gjykate, ata, parimisht, kanë bindjen për paanshmërinë e ligjit dhe për paanshmërinë e vendimit gjyqësor. Pranimi i vendimit nga palët dhe i ligjit në tërësi, presupozon një distancë të ligjit nga ta. Në suazën e këtij qëndrimi sistemi ligjor ka një marrëdhënie tangenciale me objektin i cili rregullohet sipas dispozitës dhe ai kurrsesi nuk e depërton atë si objekt apo rast konkret. Ligji vlen si i tillë për sa kohë nuk ka ndonjë "lidhje personale" me rastin ndaj të cilit po aplikohet. Ai “transcendon” realitetin konkret dhe nuk i ngjitet atij. Ligji nuk është kurrë këtu para se të vijë rasti, por ai shfaqet me një interes të habitshëm për *

Me formalizëm këtu nënkuptojmë atë qëndrim, sipas të cilit ligji është në themel një realitet formal ekzistenca e të cilit nuk varet prej interesave apo qëllimeve politike. Në variantin klasik kjo teori prezantohet nga Kelzeni, kurse në variante më të vonë nga autorë si Ronald Dworkin apo Robert Bork.

121

Juljan Myftari

rastin. Ligji dallon midis palëve, pa pasur një njësi të mirëfilltë dallimi, sepse po të ishte i anshëm do të delegjitimohej nga njëra palë. E vetmja lidhje e imagjinueshme midis ligjit dhe rastit është koherenca logjike si raport midis ligjit-njeriut-rastit. Pra, lidhja logjike është ajo qё nënshtron qytetarin ndaj ligjit. Ligji nuk njeh rastin apo njeriun, por vetëm logjikёn-koherencën sistematike të vetë ligjit. Njeriu nuk njeh veten te ligji, por sistemin hierarkik racional nën të cilën ai gjysmë ekziston edhe pse prezent. Ligji, përkundrazi ekziston si veçim i vazhdueshëm nga sistemi koherent në të cilin shëmbëllen. Kështu ligji është dy herë, kurse rasti dhe njeriu asnjëherë. Ligji e krijon marrëdhënien e tij me rastin dhe njeriun si riparaqitje e ekzistencës së tij tё dyfishtë. “Njeriu e pranon vendimin gjyqësor dhe ligjin vetëm me kushtin e mungesës së pranisë së tij personale, si të thuash, me tentativën për t’i ikur dënimit si entitet i panevojshëm për zbatimin e ligjit...”. 183 Kështu ligji dhe e drejta kanë një element formal të domosdoshëm, gjallojnë një kontekst formaliteti. Zakonisht në sisteme të cilat bazohen në këto parime vepron një gjykatë kushtetuese e cila garanton që një rregull i caktuar është ligj në atë territor. Për Kelzenin i cili është një normativist realiteti formal i paraprin atij konkret , ligji, ndryshe nga çfarë mendonte Marksi, nuk paraqet një pasqyrë ku realiteti social reflektohet, por shpreh atë çfarë njeriu duhet të bëj dhe atë çka është e lejueshme për t’u bërë. Pra, ligji, për Kelzenin, paracakton realitete dhe jo thjesht i ndjek ato. Për Kelzenin, " imazhi në pasqyrë është realiteti dhe jo ligji.” 184 Ligji krijon një imazh të qëndrueshëm në realitetin social, tenton të pushtojë këtë të fundit duke e krijuar në nivel imazhi, kështu realiteti "pret" ligjin duke u kthyer në një "pothuaj realitet", në të cilin ligji është e vetmja aktuale. Ligji kthehet në një objekt të reifikuar në hapësirën mendore, ndërsa realiteti material venitet si dytësor. Për këtë qasje normative-formaliste nuk do të kishte kuptim ç’ndodhte në Shqipëri, ku organe politike përcaktonin si gjykatës të fundit, nëse diçka ishte ligj apo jo. Sipas tyre kjo do të nënkuptonte nënshtrimin e ligjit ndaj realitetit faktik dhe do ta bënte faktin burimin përfundimtar të normës. Kjo lidhje midis

183 184

Bourdieu, "The Force of Law: Toward a Sociology of the Juridical Field," 826. The Communist Theory of Law, 15.

122

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

normës dhe faktit është lidhja problematike, * midis botës normative dhe asaj faktike. Përkundrazi, në Shqipëri çka ishte ligj nuk përcaktohej nga një gjykatë, p.sh Gjykatë Kushtetuese, e cila vlerësonte mbi kritere formale ekstra-politike. Këtë rol e kryente vetë Kuvendi Popullor me anë të Presidiumit të tij. Në nenin 58 pika 3 e kushtetutës së 1950 përcaktohet se Presidiumi i Kuvendit Popullor vendos mbi pajtueshmërinë e ligjeve me kushtetutën, me kusht që ky vendim të aprovohet mё pas nga Kuvendi Popullor. Ky veprim e vendoste gjykimin mbi kushtetutshmërinë e ligjit, pra mbi ekzistencën e tij, në tagrin e një organi politik siç është ai i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Duke pasur parasysh afërsinë e sistemit politik të kohës me historinë konkrete, atëherë distanca e sipërpërmendur e sistemit ligjor me rastin nuk garantohet edhe në një masë minimale. Edhe në këtë rast duhet të konsiderojmë që problematika e raportit midis ligjit normativ dhe realitetit konkret politik nuk është një partikularitet shqiptar. Gjurmët e saj shkojnë te teoria e Marksit mbi shtetin dhe ligjin. “Marksizmi shpresonte në një shoqëri në të cilën të mirat nuk do të shpërndaheshin sipas barasvlerës së tyre të matur në para apo punë, por si në një familje, sipas nevojave të individit.” 185Për ta përforcuar Markovits vazhdon “Si në një familje, ndërveprimet do të qeveriseshin jo nga rregulla formale, të hartuara dhe aplikuara nga profesionistë, por nga rregulla informale, ad hoc, specifike ndaj faktit dhe midis shokëve.” 186 Kështu “shokë” të partisë, të cilët ishin në krye të Kuvendit Popullor kishin tagrin të përcaktonin, dhe jo vetëm të votonin si vullnet i tyre dhe i zgjedhësve, atë që ishte ligj. Kuvendi vetë duke hequr mundësinë e ndonjë institucioni, i cili ishte pavarësi abstrakte nga populli dhe politika, gjykonte nëse një ligj ishte ligj, pra nëse ai ishte konform apo në kundërshtim me kushtetutën. Ajo çka përbën problem në këtë rast është që organi i cili përfaqëson vullnete, qoftë të vetes apo të zgjedhësve, kthehet në burimin logjik të një norme, ndërsa norma nuk mund të jetë e nënshtruar te vullneti, por te koherenca logjike, e cila mund të Këtu i referohemi qëndrimit të normativistëve, të cilët, duke ndjekur Humein deklarojnë se nga një fakt nuk mund të nxjerrësh një normë. 185 Markovits, "The Death of Socialist Law?,"237. 186 Ibid., 237. *

123

Juljan Myftari

gjykohet nga një organ që bazohet te normat dhe koherenca e tyre dhe jo tek imazhi i përputhur me vullnete faktike. Këtu ka një problem, pasi nuk mund të pohohet, se gjykimi -"një individ duhet të", nënkupton se ai i nënshtrohet vullnetit të dikujt tjetër, domethënë që një duhet të reduktohet te një është.” 187 Në Shqipëri duke qenë se përcaktimin e ekzistencës finale të ligjit e bënte një organ politik, kjo “duhet”, që i imponohej individit vinte pikërisht nga një “është” që e kishte burimin te vullneti i deputetëve, ose më saktë te vullneti i partisë. Kështu, gjykimin normativ më abstrakt, atë nëse një ligj ishte ligj apo jo, dhe nëse ai ishte në përputhje me kushtetutën apo jo, e bënte një organ politik. Duke qenë kështu, individët të cilёt zbatonin ligjin, në fund të fundit zbatonin vullnetin faktik të një grupi njerëzish, i cili nuk përbënte normativitet në vete. Zbatimi i vullnetit jo vetëm në nivelin e ligjeve të caktuara, por për vetë faktin nëse diçka është ligj apo jo, e vendos njeriun nën autoritetin përfundimtar të vullnetit të të tjerëve. Ai i nënshtrohet vullnetit faktik të tyre dhe ky vullnet përbën burimin e fundit të normativitetit të tij. Ai fundja, nuk duhet t’i bindet ligjit, por vullnetit të të tjerëve, përderisa nuk ka asgjë që të përbëjë ligji përtej vullnetit faktik të të tjerëve. Ky anatemim ndaj formales gjendet edhe tek autorë më pak ortodoksё marksistë, si Paulantzas, të cilët përmbysin raportin midis konkretes dhe abstraktes në favor të konkretes. Njerëzit konkretë, të ngurtësuar nga sfera juridike e ndarjes midis shtetit dhe shoqërisë civile, në reifikimin e tyre shoqëror, konsiderohen si qenie numerike abstrakte. 188 Duket qartë që edhe shfaqjet e marksizmit jashtë botës lindore, edhe aty ku shoqëria kapitaliste kishte arritjet e saj ekonomike dhe industriale, kishin për paraqitjet formale dhe abstrakte të njëjtin qëndrim me autorët tanë, ata ishin të pozicionuar kundër saj. Për ta njeriu i individualizuar, i cili i raportohej ligjit, njeriu anomin, i cili nuk kishte konkretësi personale dhe liria e tij ishin kundërthënie. Ligji dhe e drejta nuk ishin të mjaftueshëm, madje në një kuptim të caktuar ishin dhe të dëmshëm, pasi kishin si subjekt të tyre jo njeriun konkret, por atë abstrakt. Liria dhe barazia e këtyre njerëzve, qenie fantazmё, janë abstrakte dhe formale, për aq sa 187 188

Kelsen, Pure Theory of Law, 5. Martin, "The Poulantzas Reader," 32.

124

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

ato përbëjnë vlera që postulohen thjesht si nevoja të strukturimit të normave rregulluese të pronës private ... 189 Sistemi ligjor i shtetit borgjez (ai që ne kërkojmë të funksionojë sot) sulmohet si abstrakt dhe formal dhe vetë abstraktja dhe formalja sulmohen si antivlera, për sa kohë janë përgjegjëse për krijimin e imazheve, imagjinatë-krijuese dhe e "ndërtojnë" individin, thjesht në një regjistër fiksional në raport me veten. Duke qenë se “individi universal” nuk ekziston, atëherë ai është vetëm mjeti i cili aplikohet nga njerëz konkretë që dallojnë krejt nga njeri tjetri, përveç se për rrethanat konkrete në të cilat gjenden. Ligji abstrakt ka nevojë për një qenie abstrakte, të cilës t’i referohet, dhe krijimi i kësaj qenieje (abstrakte), sipas marksistëve duket sikur është realizuar pikërisht si përgjigje ndaj nevojës për reifikim të përgjithshëm të "marrëdhënies", e cila konvertohet në një raport sasior ekonomiko-matematik, i cili ka si emërues universal pikërisht "njeriun”. Njeriu i ndërtuar kështu, si krijesë reifikimi nga një mjet konkret si "ligji", shihet si një shtresë e tepërt madje e dëmshme e realitetit material. Është abstraktja që prodhon abstrakte për të dhënë shpjegim dhe ngushëllim për mungesën e barazisë duke e paraqitur si barazi diku tjetër. Duket se për autorët marksistë, ligji ekziston si instrument për të shtyrë drejt një bote tjetër nevojën për barazi të qenieve njerëzore (fundja ideja e barazisë ishte e dashur për marksistët), ashtu si Jezusi i Nazaretit krijoi një botë tjetër, ku sundonte mbretëria e tij, ashtu dhe ligji krijon një botë abstrakte ku mbretëron barazia e tij. Madje dhe pikëtakimet e ligjit me botën konkrete, pra realitetin jo/abstrakt, duken thjesht si seria e mrekullive të biblës, ku "bota tjetër" nëpërmjet të jashtëzakonshmes zbret në historinë konkrete për ta thyer trajtën e saj drejtvizore. Ligji pozitiv "zbret" dhe ndërhyn në histori për të dëshmuar ekzistencën e botës normative dhe individit abstrakt që e banon atë, ai i jep të drejta të "gjithëve", ai garanton pagën minimale, madje ai ndonjëherë dënon kapitalistin duke marrë anën e proletarit, për të dhënë dëshminë nga bota tjetër, atë të normatives-abstraktes, të një barazie që ai lajmëron. Abstraktja krijon imazhe quasi fetare të një barazie, e cila përdoret për krijimin e entiteteve abstrakte-konkrete nga rregulla abstrakte-konkrete. Kjo sepse ligji është abstrakt dhe i 189

Ibid.

125

Juljan Myftari

përgjithshëm, abstrakt sepse ai përdor në vazhdimësi terminologji jovetore dhe, i përgjithshëm pikërisht sepse ka nevojë për konceptet jovetore për t’u zbatuar. Ligji është edhe konkret, sepse ai është mjeti politik i një klase, e cila nëpërmjet ligjit synon të konkretizojë (dhe arrin sigurisht) pasoja që kanë të bëjnë me pronën, kapitalin, pasurinë që është materialisht aty. Gjithashtu entiteteve që u referohet ligji janë po ashtu abstraktekonkrete, për sa individi abstrakt "ekziston si krijesë" dhe për sa kohë ai krijon një realitet, ku është pjesë aktive (qoftë edhe një realitet jo të dëshirueshëm politikisht). Madje të gjitha këto kontradikta midis abstraktes dhe konkretes bëjnë të mundur qё "universi të shndërrohet." Pra, për markistët të të gjithë llojeve, formalja dhe abstraktja është e dëmshme. Megjithatë me këtë sulm që ata i bëjnë këtyre kategorive, ata sulmojnë idenë e ligjit në përgjithësi dhe sjellin dështimin e tij në çdo shoqëri që do të ta aplikojë atë. Megjithatë, duke iu referuar parimeve abstrakte të lirisë dhe barazisë, Paulantzas njeh një aspekt pozitiv të tyre. Ai është i mendimit se procesi infrastrukturor, i cili në anën e klasave dominuese gjeneron vlerat e alienuara të lirisë dhe barazisë abstrakte, përfaqëson edhe një aspekt pozitiv, aspekt i cili vihet re në klasat e shtypura. Ky aspekt pozitiv konsiston në gjenezën graduale të këtyre klasave, si mungesë dhe nevojë për liri dhe barazi më konkrete dhe materiale, dhe në maturimin e qenies njerëzore si mundësi dhe imperativ.” 190 Megjithatë, ky efekt pozitiv, që autori marksist ia njeh të drejtave abstrakte, nuk ka aq të bëjë me to sesa ka të bëjë me reaksionin që ato shkaktojnë tek ata të cilët privohen efektivisht nga të pasurit këto të drejta. Domethënë ka të bëjë me krijimin e kundërforcës ndaj tij. Përfundimisht e mira e krijimit të këtyre ideve abstrakte të lirisë dhe barazisë, në të cilët ligji dhe e drejta bazohen, kanë efekt pozitiv sepse duke alienuar vetë vlerat njerëzore e bëjnë shfrytëzimin më të dallueshëm për proletarët. 191 Pra, mund të themi se aspektet e përgjithshme dhe abstrakte e që çojnë njeriun të ketë një raport me entitete jo materiale si ligji, mund të shërbejë vetëm për aq sa ai e dallon veten, si mjet i shfrytëzimit. Madje janë proletarët ata që do të "materializojnë" këto vlera, sepse janë ata 190 191

Ibid, 33. Ibid.

126

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

që do t’i nxjerrin nga karakteri i tyre formal dhe abstrakt, duke i transformuar. Kështu të transformuar, ata do të jenë efektive në sferën materiale të bazës. Ky proces do të kryhet në dy rrugë: duke e zgjeruar lirinë dhe barazinë. 192 Megjithatë, po të shikojmë mënyrën se si marksistët analizojnë abstrakten, ajo që bie në sy në këtë raport midis ligjit, formales dhe marksizmit është fakti, se si në vetë shpjegimet dhe synimet që kanë, marksistët, përdorin koncepte të cilat i huazojnë nga "bota borgjeze.” Paulantzasi kundërshton mundësinë e konceptit abstrakt të lirisë dhe barazisë sepse e vlerëson atë si të vlefshëm jo për shkak të ekzistencës së vetvetes, por për shkak se ka si pasojë një reagim të kundërt. Liria e barazia vlejnë si mungesë mё shumë sesa si realitete formalo-ontologjike, për sa kohë veprimi i tyre është i kundërt me përmbajtjen që deklarojnë. Liria dhe barazia kanë vlerë jo se ngjallin realitet normativ, por se ndërgjegjësojnë punëtorin për mungesën e tyre. Ajo çka duket e pashmangshme për marksistët është pikërisht ky përdorim që ata i bëjnë koncepteve të tilla si liria dhe barazia. Ata i përdorin këta koncepte qoftë gjuhësisht ashtu dhe politikisht, madje duke i zbrazur nga një përmbajtje, që e shikojnë si jo të vërtetë te këta koncepte. Marksisti përdor termat liri dhe barazi për t’i kritikuar ata duke parashtruar që përmbajtja e tyre nuk është e vërtetë. Marksisti ka mundësi ta bëjё këtë, pikërisht se këto koncepte ekzistojnë si kategori formale në ligjërimin ligjor dhe politik. Ai e ka mundësinë gjuhësore të tyre për sa kohë është kryer formalizimi i tyre përtej përmbajtjes së tyre konkrete. Ajo çka marksisti nuk mund të bëjё është, ta përdori konceptin duke iu referuar këtij atij si tërësisht të realizuar te predikatet e tij kontigjentë. Marksisti kështu përdor konceptin dhe mund ta bëjё vetëm nëse koncepti arrin t’i mbijetojë shkëputjes nga predikatet, që marksisti i konsideron si jo të vërteta. Kёsisoj, marksistit i “ngel në dorë” vetë koncepti abstrakt, të cilin e përdor si mjet gjuhësor dhe politik, po aq sa dhe liberali apo anti-marksisti. Kontradikta në pozicion e marksistit është, se ai përdor këto koncepte që marrin kuptim, aq sa janë abstrakte, por sulmon në mënyrë intrazigjente, të qenurit e tyre abstrakte. Në qoftë se do të ishte ashtu si thotë marksisti, ai nuk do të kishte asnjë mjet politik në dorën e tij, por do të kishte vetëm predikate tejet konkrete, të cilat 192

Ibid.

127

Juljan Myftari

do të t’i sillnin pak dobi atij, për sa kohë do të lindnin dhe do të vdisnin aty. Ato do të ishin të papërdorshme përgjatë procesit të ndryshimit shoqëror apo ndryshimit të kontekstit të përdorimit të tyre. Fundja është vetë ai, që pranon rëndësinë e formales në analizën e ligjores dhe juridikes. Shqyrtimi i shoqërive perëndimore në nivelin juridik “do të fillojë nga një analizë rreth karakterit të veçantë të vlerave moderne të lirisë dhe barazisë abstrakte dhe formale.” 193 Nga ana tjetër, vetë norma merret, rimerret dhe përdoret si jo problematike. Vetëm se "liria dhe barazia që do të zgjerohen te të gjithë njerëzit" 194, çuditërisht, kur do të përqafohen nga të gjithë njerëzit kanë një përmbajtje jo problematike. Ato, si të thuash, vijnë në jetë vetëm kur bëhen një fakt sociologjik-universal dhe, deri sa nuk janë një fakt universal sociologjik, koncepti i tyre më shumë sesa i dëshirueshëm është aksiologjikisht, jo i mirë. Sepse janë shprehje normative të një sistemi politik që duhet tejkaluar. Ky sistem politik nga ana e tij, të vetmen mënyrë për të na i servirur këto koncepte ka formën e tyre abstrakte. Pra, liria dhe barazia do të vijnë, por nuk kanë ekzistuar. Duke qenë se për të shprehur këtë fjali, ne duhet të shkojmë në botën normative, atëherë mohimi i botës normative na pamundëson vetë përdorimin e koncepteve si të tilla. Një argument tjetër pёr kontradiktën që ka ligjshmëria socialiste me formalitetin ligjor, është dhe pohimi i ideologjisë që qëndron pas ligjshmërisë socialiste, se realitetet formale nuk kanё asnjë pasojë mbi realitetin konkret. Madje formalja asokohe u bë sinonim i asaj që nuk ka peshë mbi realitetin historik. Për këtë mjafton të përmendim se si kushtetutat e periudhës socialiste parashikonin rëndom zgjedhje politike për anëtarët e Kuvendit Popullor, edhe pse këto parashikime të normës kushtetuese, nuk kishin asnjë pasojë mbi realitetin politik për sa kohë rezultatet e tyre ishin matematikisht të parashikueshme. Kjo dëshmon se ishte realiteti politik që i imponohej atij formal. Ky mbizotërim i realitetit politik shkonte deri në atë pikё sa kjo formale nënkuptonte diçka që nuk ekzistonte. Kështu artikulli 14 i Statusit të 1946 deklaronte se:

193 194

Ibid. Ibid.

128

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

“Të gjithë shtetasit pa ndryshim seksi, kombësie, race, besimi, shkallë kulture ose banimi dhe që kanë mbushur 18 vjet, kanë të drejtë të zgjedhin dhe të zgjidhen në të gjitha organet e pushtetit shtetëror. Këto të drejta i kanë dhe shtetasit që shërbejnë në ushtëri. E drejta e votimit është e përgjithshme, e barabartë, direkte dhe e fshehtë.”

Madje dhe ligji i zgjedhjeve të asaj periudhe i jepte të drejtë organizatave të masave të paraqisnin kandidatë në zgjedhje përtej atyre të Partisë së Punës. Ndërsa në nenin e parë të ligjit për zgjedhjet 195 e deputetëve të Kuvendit Popullor, përcaktohej se zgjedhjet “bëhen nga shtetasit me votim të përgjithshëm, të barabartë, të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë”. Megjithatë, të gjithë këto realitete ligjore kishin pak kuptim po të shikojmë rezultatin e zgjedhjeve të kohës ku rreth 93,5% e zgjedhësve votonin për kandidatët e frontit. Këto numra sfidojnë çdo kuptim të fjalës “të zgjedhësh” dhe e konvertojnë këtë koncept në një proces të determinuar. 196 Nuk është aspak për t’u habitur që rezultat i këtyre fakteve është se formalja konsiderohej si e pafuqishme ndaj realitetit politik dhe çfarë është e qartë është fakti se me këtë pafuqishmëri të formales dhe normatives ka një “rehati” sepse ideologjia e konkretes e legjitimon nënshtrimin e formales ndaj Në të njëjtin ligj, atë për Zgjedhjet e Kuvendit Popullor, Ligj Nr. 4121, datë 17.3.1966 përcaktohet se: Neni 25 Çdo organizatë dhe çdo shtetas ka të drejtë të bëjë propagandë lirisht për kandidatin e regjistruar, në mbledhje në shtyp dhe me mënyra të tjera" Neni 29 Në çdo qendër votimi, për zgjedhësit, caktohen dhoma ose të ndara të fshehtësisë. Në këto vende është e ndaluar prania e çdo personi duke përfshirë dhe anëtarët e komisionit të qendrës së votimit. Neni 32 Gjatë votimit nuk lejohet asnjë propagandë në qendrën e votimit 196 Mjafton të kujtojmë rezultatet e zgjedhjeve të 1946 të publikuara në Gazetën Zyrtare, që botohej asokohe prej Ministrisë sё Shtypit, Propagandës dhe Kulturës Popullore. Gazeta mban datën 30 Kallnor (Janar) 1946. Gjatë votimeve kishin marrë pjese 542.400 persona nga të cilët 503.305 kishin votuar për kandidatët e Frontit Demokratik kurse pjesa tjetër e votuesve e kishin hedhur votën në kutinë pa kandidat. Duke marrë parasysh se në zgjedhjet e tjera, rezultatet u thelluan akoma më shumë, kjo vërteton raportin midis ligjit si formale dhe mungesës së konsideratës që pushteti i kohës kishte për të. 195

129

Juljan Myftari

kësaj të fundit. Ligjet normative le të jenë aty, fundja ekzistojnë në një nivel më të ulët sesa politikat konkrete të partisë. Në qoftë se disa shkelen për hir të interesave politike, ato nuk pushojnë së ekzistuari. Duke qëndruar në një realitet formal ato thjesht nuk kanë pasojë. Edhe për sa i përket konceptit të barazisë dhe të së drejtave që e hasëm më sipër të Paulatntzas i njëjti realitet transplantohet në Shqipëri. Kleanthi Koçi 197∗ shprehet se: Vend të rëndësishëm zuri në seksion çështja e barazisë së shtetasve tanë, duke ndalur në pasqyrimin e plotë dhe të qartë të parimit të barazisë në Projektin e Kushtetutës se re. Me këtë rast autorët e kumtesave duke treguar për realitetin në vendin tonë socialist, theksuan edhe një herë rëndësinë që ka parimi marksist-leninist, se realizimi i barazisë së vërtetë është i lidhur në mënyrë të pandashme me çlirimin e punonjësve nga shtypja dhe nga shfrytëzimi. 198

Sipas këtij konteksti, barazia e qytetarëve të vendeve kapitaliste, ishte thjesht formale dhe abstrakte, kurse ajo e garantuar në Shqipëri ishte e vërteta. Kjo barazi e vërtetë, bëhej e mundur vetëm pasi shtypja ishte bërë e pamundur nëpërmjet revolucionit komunist. Ligji nuk është pika e rëndesës e barazisë, ai nuk mund të garantojë një barazi për sa kohë atë e bën vetëm ndryshimi i marrëdhënieve shoqërore. Kjo nënkupton dhe cenimin e ligjit si të tillë për sa ligji kërkon barazinë. Edhe nëse do të konsiderojmë se po mbrojmë një ide tjetër të barazisë, shkëputja e konceptit të barazisë nga koncepti i ligjit cenon vetë konceptin e ligjit, jo thjesht e ndryshon atë, por i heq atij një karakteristikё thelbësore formale të tij. Përkundrazi, për teorinë komuniste të ligjit dhe së drejtës, duke qenë se ajo çka mund të garantojë sistemi ligjor është vetëm kjo barazi e rreme, atëherë vetë pavarësia e sistemit ligjor do të ishte një realitet kinse apo thjesht formal. Nё vijim tё kësaj logjike Çela shprehet: “Kuptohet sesa false dhe mashtruese janë konceptet e njohura borgjeze mbi ndarjen e së drejtës nga politika, të vënies të së drejtës mbi

Pedagog i së Drejtës Civile në Universitetin “Enver Hoxha” Tiranë. Në vitet e fundit të rregjimit ka qenë nënkryetar dhe kryetar i Gjykatës së Lartë. 198 Koçi, Kleanthi. Konferenca shkencore mbi problemet e Kushtetutës (1976), 59. 197∗

130

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

politikën e shtetit dhe jashtë saj, të ashtuquajturës pavarësi të së drejtës etj”. 199 Nga pikëpamja ideologjike mund të duket se e gjitha kjo nuk përbënte ndonjë problem të madh për marksistët pasi mund të pretendohet se ata nuk kanë pse respektojnë parime të një teorie ligjore kundërt me të tyren. Megjithatë, përplasja nuk mund të anashkalohet lehtë për sa kohë elementët formal në sistemin ligjor të shtetit të diktaturës së proletariatit ishin ekzistentë dhe të kudondodhur. Siç pohuam më sipër, për interesa të tyre komunistët nuk mund të eliminonin aspekte formale të ligjit, që vinin nga e drejta kontinentale. Edhe në legjislaturën socialiste pranohet domosdoshmëria e formalizmit si aspekt i natyrës së ligjit. Vetë në aktet shqiptare juridikopolitike të kësaj periudhe, shihet pamundësia e anashkalimit të aspektit normativ rregullues të ligjit. Në dy vendime të "Kuvendit Popullor ", atë me nr. 169, datë 29.6.1983 dhe me nr. 285, datë 30.09.1982, gjejmë qartësisht pikë-takimin kontradiktor midis sferës ligjore, aktit veprues, botës politike, ideologjisë dhe voluntarizmit tipik antiformalist. Vendimi i parë mban titullin "Për forcimin e mëtejshëm të rendit juridik socialist dhe detyrat e organeve shtetërore", kurse i dyti "Për përmirësimin e mëtejshëm të punës që punonjësit bashkë me zanatin të mësojnë edhe ligjet që u takojnë.” Këto dy vendime tregojnë një marrëdhënie të plotë dhe juridikisht të ndërgjegjshme të organit kryesor ligjvënës në Shqipëri me produktin e tij (ligjin). Ato ezaurojnë kërkesën për ekzistencë si të atyre që Harti do t’i quante rregulla të dyta ashtu dhe atyre që do të etiketoheshin si rregulla të para. Te vendimi i parë ri-kërkohet në një mënyrë normative të pastër (quasi jo ligjore, por që ka valencë të fortë detyruese) një riafrim i ligjit, me vetë realitetin konkret. Kërkohet një akt normativ, një vendim për të ripohuar ekzistencën e rendit ligjor, dhe vlerën e ligjit. Në një pjesë të mirë të veprimtarisë të tyre, në heshtjen e ndërtimit të rregullit të tyre, legjislatorët e kohës ndërtonin rregulla të cilat ishin formale. Kjo më shumë sesa i jep të drejtë argumentit se ata kishin ndërtuar një sistem të qëndrueshëm formal ligjor, përforcon argumentin se sistemi formal ligjor është i domosdoshëm edhe në një sistem si ai, në të cilin nuk ishte ligji Çela, "Kushtetuta e re - Kushtetutë e ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste ", 26.

199

131

Juljan Myftari

norma eprore, por vullneti i partisë. Më shumë sesa sukses të tyre, kjo përcaktonte vendosjen e tyre në pozitën e vështirë, të përdorimit të ligjit formal, por duke i mohuar atij burimin logjik të formalitetit të tij. Për këtë pozicion jo koherent të institucioneve të kohës na tregon dhe neni 5 të ligjit për Prokurorinë e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë i vitit 1981, në të cilin përcaktohet se: “Prokuroria është organ i Kuvendit Popullor. Prokurori i përgjithshëm përgjigjet dhe jep llogari përpara Kuvendit Popullor ndërmjet sesioneve, përpara Presidiumit të Kuvendit Popullor.” 200 Në fakt, prokuroria i referonte nё mënyrë të vazhdueshme Komitetit Qendror të Partisë dhe ishte dukshëm në varësi të saj. Kjo tregon atë se Shqipëria është karakterizuar nga institucione të dobëta në të gjitha periudhat e zhvillimit të saj shtetëror. Qoftë nën udhëheqjen e Zogut ashtu dhe nën rregullin komunist. 201 Në përgjithësi marrëdhënia e munguar me abstrakten dhe anatemimi i saj si kategori kundra historike cenon raportin e institucionit me formalen. Kjo sepse tendenca për shkëputje, e cila vepron nën abstrakten dhe mbi të gjitha, në përgjithësi nëpërmjet saj, pamundësohet. Kjo zbeh mundësinë e institucionit për të krijuar një strukturë interesash racional të vetin, të shkëputur nga personat që e përbëjnë dhe nga organe të tjera politike. Marksizëm-leninizmi na mëson se politika e krijon, e vë në lëvizje dhe përcakton zhvillimin e së drejtës. Nuk ka të drejtë pa politikë. E drejta bashkë me të dhe Kushtetuta, asnjëherë nuk mund të vihen mbi politikën, dhe as të qëndrojnë tё pavarura jashtë saj. 202 Arianit Çela heq çdo dyshim mbi mundësinë që ligji dhe sistemi ligjor të jenë realitete formale abstrakte, ku aktorët të rregullojnë veprimet e tyre. Ligji dhe kushtetuta janë të sunduara ndaj të tanishmes dhe vullnetit konkret të politikës. Çela më tej nuk ka asnjë dyshim, se sistemi ligjor nuk mund të ekzistojë si një neutrale formale. Derisa kjo e drejtë nuk mund të ekzistojë si e tillë, ekzistenca dhe vlefshmëria nga ku vjen ekzistenca e ligjit dhe sistemit ligjor në përgjithësi, e kanë varësinë nga një kategori "Ligji për Prokurorinë e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë," Gazeta Zyrtare, nr. 2 (1981),29. 201 Hysamedin Feraj, "Shkenca Politike: Një hyrje," (Tiranë: Pegi, 2004), 77. 202 Ibid. 200

132

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

politike. Ligji është i vlefshëm, për sa kohë është reflektim i vullnetit të partisë. Duke folur për vlefshmërinë e një norme, rrjedhimisht për ekzistencën së saj si normë, ai e shikon se sa mirё dhe sa në mënyrë të plotë kjo normë ka reflektuar Politikën e partisë. "Dobia shoqërore e një norme ligjore” 203 varet pikërisht nga fakti sesa ajo i ngjason politikës së partisë, në qoftë se i ngjason jo në mënyrë adekuate, atëherë është e dëmshme dhe për t’u ndryshuar. Një ligj që nuk është politikë e partisë nuk është ligj. Asnjë realitet formal nuk mund të ketë mbi këtë. Ligji dhe sistemi ligjor nuk kanë momente pauze, ku të ekzistojnë në vetvete, por u duhet gjithmonë të raportojnё apo të reflektojnë politikën dhe vullnetin e partisë. Me fjalë të tjera, atë që është edhe materiale edhe historike në një kërkesë politike për konkretësi. Kështu ligji duhet të ketë lidhje gjithmonë e përherë me realitetin material dhe çdo ikje e tij te realiteti formal do të ishte një metafizikë e dëmshme për shoqërinë dhe vetë atë. Edhe kur ndërtohen ligje konkrete apo komentohen ato, mbahet parasysh raporti që ka ligji me realitetin material. Sipas gjyqtares Lumturi Resnja, figurat e parashikuara nga nenet 61,62, 63 të Kodit Penal, dallohen nga njëra tjetra, ndër të tjera edhe nga vlera e pasurisë së përvetësuar. “Vlera ka një rëndësi të posaçme për të ndarë njërën figurë nga tjetra.” 204 Aspekti material-sasior i konceptimit të ligjit dhe të raportit të tij me subjektin merr vëmendje të veçantë. Rëndësi të madhe merr ndikimi sasior i veprimit ndaj materies, duke qenë se materialja ka si element të saj kryesor sasinë, ajo çka theksohet është fakti, sesa materialisht është dëmtuar shoqëria. Më shumë sesa një ndarje konceptuale, këtu kemi peshim të veprimit që nënkupton një antiformalizëm dhe raport me materien, sipas cilësisë kryesore që ajo na jep numrat dhe masën. Megjithëse marksizmi, shteti dhe ligji që rezultojnë nga kjo teori kanë baza historiko-materialiste, raporti midis asaj çka historia ka dhënë deri në të tanishmen me atë çka do të duhej të ishte arritur, krijon një krizë në raportin, midis ligjit si reflektim të historisë dhe ligjit si rregullues social. “Për të bërë të mundur këtë sundim, klasa në fuqi ndërhyn në çdo sferë të veprimtarisë

Ibid. Lumturi Resnja, "Disa probleme të cilësimit ligjor të krimit të përvetësimit të pasurisë socialiste," Drejtësia Popullore, nr. 1 (1983), 43. 203

204

133

Juljan Myftari

me anë të së drejtës së saj, si shprehje e vullnetit të saj.” 205 Vullneti si aspekt subjektiv edhe pse një subjekt i kompozuar si klasa është i rëndësishëm për sa i përket natyrës së vetë ligjit. Ligjet pra janë ... “masa e vlerësimit klasor të dukurive të jetës”. 206 Pra, e drejta përbehet nga elementë vlerësues të klasës, e cila kërkon të legjitimojë me anë të leximit realitetin e saj. Sipas Kristaq Trajës *, ligji ka nevojë për interpretim sepse "... në zbatimin e ligjeve ka disa vështirësi. Rezulton këtu se ka një vështirësi në riprodhimin e realitetit objektiv, që në gjuhën marksiste do të kishte një natyrë thelbësisht materiale te norma ligjore dhe te sistemi ligjor në përgjithësi. Kjo dhe për faktin e thjeshtë, sepse bota ligjore ka karakter të përgjithshëm, kurse realiteti ka karakter më specifik. Problemi që shpreh Traja këtu ekziston vërtet, megjithatë, ai është i vështirë për t’u zgjidhur po të kemi parasysh se ligji gjithse si duhet të jetë vetëm një reflektim i realitetit objektiv. Për sa kohë e përgjithshmja për nga natyra është superiore ndaj të përditshmes (këtë e pranon dhe vetë Traja duke iu referuar një prej fjalimeve të Enver Hoxhës), dhe ligji si “shprehës i thelbit nuk merret me gjithfarë shfaqjesh të parëndësishme e të dorës së dytë.” 207 Po ta marrim si të vërtetë këtë që thotë Traja , atëherë ligji është superior ndaj realitetit të përditshëm material dhe jo thjesht si pasqyrim i reduktuar i tij. Me të vërtetë ligji përfaqëson atë narracion të shoqërisë, i cili përbën dhe konceptet më eprore qё shoqëria arrin të abstragojë, jo vetëm si gjendje aktuale në të cilën ajo ndodhet materialisht, por dhe si maksimum i kozmologjisë së përfytyruar nga shoqëria. Megjithatë, Traja pak më poshtë sqaron se e drejta socialiste shqiptare ka nevojë për interpretim shumë më pak sesa e drejta borgjeze e cila reflekton më keq marrëdhëniet shoqërore. Pra, e drejta socialiste ka nevojë për interpretim shumë më pak se ajo e vendeve liberale, për shkak se ajo vetë është një interpretim shumë i saktë i shoqërisë. Nga kjo pikëpamje, i vetmi dimension interpretues i cili është i kudondodhur dhe ndihmues i një të drejte kaq të qartë, është ai politik. E drejta socialiste i rregullon marrëdhëniet problematike midis Kristaq traja, "Disa cështje të teorisë së përgjithshme të interpretimit të normave juridike," ibid., nr. 3, 53. 206 ibid. * Prokuror në rrethin e Krujës. 207 ibid. 205

134

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

thelbësores dhe të përgjithshmes, jo duke iu referuar në mënyre të vazhdueshme formave tradicionale të interpretimit, por duke iu referuar një lloj superior interpretimi, atij politik. Të interpretosh politikisht do të thotë të nisesh nga raporti në mes të klasës dhe masave të tjera punonjëse, do të thotë në fund të fundit të vesh në bazë të punës metodën e shikimit klasor të dukurive. 208 Zëvendësimi i formales me shkencoren Leximi që komunistët i bënin realitetit, kërkonte të ishte përtej atij formal. Duke e konsideruar formalen një kategori iluzive, ata theksojnë se e vërteta është lëvizje e historisë konkrete. Këtë dialektikë të historisë, që i kundërvihet përcaktimit apo leximit formal të realitetit, e gjejmë dhe në narracionin e historive “mikro”. Leximi raporteve institucionale të kohës që paraqet punën institucioneve, zakonisht mbarojnë si ky i mëposhtmi: Në përgjithësi, analiza u zhvillua me frymë kritike e autokritike. Diskutime të mira e me probleme bënё shokët Kleanthi Koçi, Eleni Selenica e Lumturi Resnja. Konkluzionet e shokut Arianit ishin mjaft kritike dhe mobilizuese për realizimin e detyrave në të ardhmen. 209

Raportet, relacionet apo mbledhjet zakonisht paraqisnin një amalgamë të arritjeve dhe të problemeve, ato gjithmonë dhe sidoqoftë, ishin në këtë formë: Një përzierje e arritjeve në fillim, më tej e problemeve dhe në fund fare një përmbyllje e të dyjave. Është vështirë të kuptosh nëse realiteti ishte mirë apo keq, sepse të tregoje që kishte probleme ishte detyra e vetë raportit, e vetë mbledhjes dhe e tërësisë së ndodhisë-mbledhje. Në këtë rast ndodhte një dialektikё e shformuar, sepse në vend të dallohej një tezë dhe një antitezë, të njëjtët aktorë, ngjarje dhe fakte, ishin në të njëjtin moment tezë dhe antitezë, e mirë dhe e keqe bashkë. Nuk kishte një dialektikë të mirëfilltë përparuese pasi e mira dhe e keqja paraqiteshin si një raport të kundërtash Laoiste që garantonin ekuilibrat aktualë, për të arritur në fund fare te një e Ibid, 55. Aqsh, F 14, V 1980, D 18 ,""Informacion të GJykatës së Lartë, drejtuar KQ të PPSH dhe grupit të instruktorëve për dhënien llogari para masës, zhvillimin e analizës vjetore dhe përmirësimin e metodës së punës. 10. 208 209

135

Juljan Myftari

mirë jo e zakonshme. Sepse e gjitha bënte pjesë te realiteti i përgjithshëm që ishte sintezë me aktorë të paqartë. E keqja aty përdorej për të ndërtuar realitetin tërësor dhe e keqja përdorej për ta paraqitur si pjesë e të mirës, e keqja ishte vetë e mira, si pjesë e padallueshme e saj. Ajo, e keqja nuk ekzistonte si e tillë sepse dhe antiteza e kësaj dialektike nuk arrinte të ishte mëvetësi. Kështu, e keqja rreshti se qeni problem për sa përdorej vetëm për t’i veshur realitetit një ngjyrim dialektik, një realitet qё nuk kishte tё keqe për sa kohe ajo është antitezё dhe si e tillё është antirealitet, një mosqenie, për sa kohё shërbente thjesht për tё ngritur tё mirën nё një nivel tjetër. Tentativa për dialektikë midis të mirës dhe problemit në narracionin antiformalist socialist përfundon së qeni një legjitimim tërësor i realitetit, dhe dialektika përfundon së qeni një dialektikë për së prapthi, ku sinteza tashmë është bërë dhe roli i problemit apo së keqes, është thjesht dekorative. Duket se këtu më shumë sesa të arrijnë në krijimin e një realiteti dialektik, marksistët shqiptarë thjesht sa dëmtojnë realitetet normative morale, për sa kohë ata justifikojnë çdo realitet të arritur dhe nuk pranojnë ndryshime thelbësore të asaj që janë arritjet e tyre. Ata përfundojnë të “jetojnë” në një botë që nuk është as dialektike, siç pretendojnë, as formale-normative, siç mund të ishte pa ndërhyrjen e tyre aktualizuese. Kjo e bën përshkrimin e realitetit më shumë sesa dialektikë zhvilluese - një përshkrim shkencor të tij. Dialektika mund të prodhonte sinteza të paparashikuara për regjimin dhe kjo mund të kishte si pasojë mos-kontrollin e procesit përparues të saj. Duke qenë se regjimi nuk mund të linte jashtë kontrollit procesin dialektik, ai duke kontrolluar sintezën finale të hallkave të dialektikës, e ktheu atë në një lexim shkencor të realitetit. Një përshkrim mekanik në të cilin, sinteza tashmë e ndodhur “e së mirës” është një e vërtetë shkencore pozitive shihet dhe nё fjalёt e Enver Hoxhёs, i cili shprehet se: “Në sukseset e mëdha që ka arritur populli ynë në ndërtimin socialist të vendit, një kontribut të veçantë ka dhënë dhe shkenca jonë e re. 210 Arritjet në teknikë në periudhën e socializmit ishin pasqyra në të cilin realiteti reflektohej. Duke qenë se teknika dhe objektet komplekse teknike ishin relativisht të panjohura më parë, prezantimi i tyre në Enver Hoxha, "Pjesë nga raporti i shokut Enver Hoxha mbajtur në kongresin e 8 Të PPSH," Nëntori, nr. 11 (1981), 17.

210

136

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

regjimin e kohës luajti rolin e një inxhinierie mbi gjithë realitetin. Makina komplekse përfaqësonte shkencën dhe teknikën, gjithashtu ishte një lidhje midis ideologjisë dhe materies. Përkimi në kohë i ardhjes së ideologjisë me makinat komplekse, krijonin provën se ideologjia ishte materiale dhe shkencore dhe se shkenca si zbatim teknik i asaj çka ideologjia përshkruante si realitet. Makina ishte pasojë e shkencës që kishte sjellë ideologjia dhe ajo arrinte të shndërronte realitetin material duke respektuar ligjet e këtij realiteti. Kështu realitetet formale dhe normative larg të qenit të tilla janë shpërndarë në truallin e shkencores. Kalimi nga realiteti formal normativ nuk ndalon te një dialektikë përfshirëse historike, por kalon te përshkrimi shkencor. Njeriu nuk merr pjesё në realitet as si raport midis tij dhe formales abstraktes që është kategori e mendjes, as në dialektikë ku ai është një “un” që zhvillohet. Ai kthehet në spektator të përshkrimit shkencor të sё vërtetës, i cili i shpallet nga “shkencëtarët” që mund ta transformojnë realitetin me teknika të reja. Duke qenë se raporti i dijes me realitetin, pra i dijes mbi realitetin, kthehet në një raport teknes, ku teknikja shërben për shpalosjen e historisë me anë të një gjenealogjie të përmbysur të saj, shkenca dhe teknika kthehen në një mjet për të gjithë, pasi ato janë kushti i shpalosjes së realitetit te subjekti njohës i tij. Shkencorja si "teknika" bëhen një mjet epistemologjik për të dalluar realitetin dhe jo thjesht për ta transformuar atë. Nga një mjet i njeriut, ato kthehen në kushtin njohës të tij. Iluministi reduktohet në elektricist, elektricisti është ai që shpërndan errësirën me anë të teknes së re të operuar nga ideologjia. Elektricisti është figura më e gjetur e komunistit si te drama "Dasma e madhe e dritave.” Profesioni i tij e bën atë të shpërndajё errësirën duke sjellë dritën edhe në zonat më të thella të realitetit. Ai është një iluminist i realitetit socialist, i cili nuk përhap dritën me fjalë dhe "premtime" të përgjithshme, por përdor dijen teknike për të ndriçuar. Ai sjell dritën e më vonë "flet". Ky iluminist i socializmit ka arritur të "shtrydhё" në një tel elektrik gjithë përplasjen e të diturit me të paditurin, i cili nuk arrinte të vështronte brenda mureve të "etosit" të tij. Nё kёtё rast Gazeta Bashkimi shprehet: “Shqipëria dikur vendi i kandilit dhe i pishës, dritën elektrike e siguron me burimet e saj energjetike, nga veprat e ndërtuara nga mendja dhe dora e specialistëve, punëtorëve dhe 137

Juljan Myftari

kuadrove të saj. 211 Elektricisti që përfaqëson shkencën informale, por që është drejtpërdrejt në dobi të njeriut, sjell befasisht dritën dhe mesazhin e të vërtetës të sapo ardhur, në të cilën individi nuk ka pse merr pjesë apo mund të marrë pjesë me trup për ta implementuar atë. Ky iluminist socialist luan rolin e rikthyesit të sigurisë pas aventurës dialektike që ishte përdorur për t’u shkëputur nga formalizmi *. Ai rikthen sigurinë në një të nesërme të parashikueshme për sa është shpallës i dritës ndaj të cilës nuk mund kesh kundërshtime. Megjithatë, në këtë rikthim te siguria elektricisti-iluminist ka ndërruar truallin, nga një truall të normativitetit formal. Tashmë siguria gjendet në ligjshmërinë e lëvizjes të trupit të Homo Faberit. Kjo ka një pasojë ndaj sistemit ligjor, pasi sistemi ligjor vendos si duhet të ishte sjellja e individit. Ligji është një sistem normativ. Sjellja aktuale e njerëzve është e “përcaktuar nga ligjet e natyrës sipas parimeve të shkakësisë. 212 Duke qenë se në këtë lloj realiteti ligji kthehet në një ligj teknik-shkencor, njerëzit janë përballë paradoksit të nevojës për të qenë njohës të mirë të legjislacionit, pasi hapësira që krijon realiteti normativ formal, nuk ekziston më. Duke qenë se ligjet kanë karakter shkencor, pasi realiteti në tërësi është i tillë, ata nuk janë më në botën e “duhet”, por karakterizojnë botën përshkruese të “është”. Kështu përderisa ato përshkruajnë gjendjen e tyre, ato duhet të dihet nga të gjithë. Për këtë e kishte fjalën dhe Hekuran Isai kur shkruante se: Puna për njohjen e legjislacionit i takon të gjithëve sipas sektorëve dhe detyrave që kanë, duke filluar nga drejtori brigadieri, e çdo punonjës. Që këtej kuptohet se sa të gabuara e të dëmshme janë mendimet, që kanë në raste të veçanta disa kuadro e punonjës se "me punën për njohjen e ligjeve duhet të merren vetëm juristët, gjyqtarët dhe prokurorët... 213

Gazeta Bashkimi ( 25 Tetor 1985), 1. Në këtë moment nuk po pretendohet se ka pasur një përqasje formale ndaj shtetit apo ligjit në Shqipërinë parakomuniste. Shkëputja nga formalizmi mund të lexohet si shkëputje nga formalizmi fetar apo i ritualeve tradicionale për sa i përket pjesëtarit të zakonshëm të shoqërisë shqiptare. Dhe një shkëputje konceptuale për sa i përket vetë ideologjisë komuniste. 212 Hans, "General Theory of Law and State. With a New Introduction by Javier Trevino," XIV. 213 Isai, Hekuran. Drejtësia Popullore, nr. 3 (1983), 78. 211

*

138

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

Ky shkencëzim i realitetit e ka bërë të pamundur një ndarje midis atyre, të cilët kanë raport me ligjin si profesionistë dhe atyre që jo 214. Sfera juridike nuk është një sferë formale, por si pjesë e realitetit tërësor, ajo nuk mund të ketë një shkëputje nga hallkat e tjera, pasi kjo do të konsiderohej si formalizëm. Është e qartë se këta, si punonjës të specializuar kanë dhënë e duhet të japin një ndihmesë të madhe për zbatimin e përmbajtjes ideologjike, politike dhe juridike të ligjeve. 215 Sigurisht që aspekti juridik, ai formali vendoset vetëm në fund, pasi është dhe më pak i rëndësishmi ndër të tre të renditurit më sipër. Juristi është një shkencëtar, i cili ka detyrën e thjeshtë të transmetojë të vërteten e ideologjisë shkencore, ai nuk ka barrën e pavarësisë, që formaliteti ligjor do t’i jepte në raport me shoqërinë. Ai është elektricisti i cili nuk ka përgjegjësi për elektricitetin që sjell. Tekniku i cili sjell dritën e tjetërkujt dhe jo të vetën.

Problemi i njëjtësimit të realitetit sjell dhe një problematikë të mos shtresëzimit formal të tij. Pushteti komunist duke theksuar njëtrajtshmërinë e realitetit kishte shkuar në ekstreme të ngjeshjes së tij. Kjo problematikё dallohet që në fillimet e ekzistencës së shtetit komunist. Në një mbledhje të Sekretariatit të Komitetit Qendror të Partisë, më 29 shtator 1951, zhvillohet një bisedë domethënëse midis Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut. Thelbi i të cilës ishte pikërisht problematika e marrjes me çështje të imëta, të cilat nga ana e tyre nuk i linin kohë Komitetit Qendror të merrej me çështje më të rëndësishme. Në procesverbalin e mbledhjes, Enver Hoxha quhet: Shoku Komandant, ashtu si nё kohёn e Rezistencёs kundёr pushtuesve nazifashistё. Shoku Komandant: Nga materiali qe na është dërguar ka shumё gjera qё nuk duhet tё na vijnë këtu për t’i aprovuar, sepse janë çështje te vogla, dhe se këto na detyrojnë qё të mos shikojmë gjerat e tjera që janë të rëndësishme ... Shoku Mehmet Shehu: Veç kesaj ne mund tё kërkojmë qё tё na nënvizojnë gjёra, nё mënyrë qё me t’i hedhur një sy mund tё formojmё një ide. Shoku Komandant: Me nënvizimet që kanë filluar duket tani po na dalin me të gjata ... . Shoku Mehmet Shehu: Mendoj se duhet tё caktohet çështja e kompetencave, se çfarë gjёrash duhet t’i kalojnë Sekretariatit tё Komitetit Qendror. Shoku Komandant: Është e nevojshme qё tё bëhen propozime dhe të përcaktohen si duhet tё vijnë dhe tё mos na vijnё kёtu për aprovim 10.000 leke. 215 Liri Gjoliku, "Ligjet përpara se t"i zbatosh duhet t"i njohësh," Zëri i Popullit ( 24 Nëntor 1983), 3. 214

139

Juljan Myftari

Ky cilësim si shkencor i përqasjes së tyre, i jepte mundësi udhëheqësve të kohës të luftonin në disa fronte. Fundja shkencorja është e vërtetë përfundimtare dhe kundërshtarët e saj janë gjithfarësoj. Në një raport të Gjykatës të Korçës drejtuar, Gjykatës së Lartë lexojmë: Si rezultat i punës së gjithanshme të Partisë dhe i punës sё vazhdueshme të punonjësve tanë, studimin, zbërthimin dhe përvetësimin e mësimeve të Partisë, porosive të shokut Enver si dhe orientimeve dhe udhëzimeve të Gjykatës së Lartë, janë krijuar koncepte të drejta mbi domosdoshmërinë e zhvillimit të një lufte më të thellë e të vazhdueshme kundër shfaqjeve të burokratizmit, intelektualizmit dhe teknokratizmit, si dhe tendencave liberale në zbatimin e normave procedurale gjatë fazave të procesit gjyqësor, duke përsosur më tej metodën e stilin në punë. 216

Si zakonisht, komunistët luftojnë në disa fronte njëherësh, megjithatë, në këtë luftë të shumë-anshme kundër burokratizmit dhe liberalizmit. Në të njëjtën kohë ata kanë kujdes të luftojnë kundra burokratizmit, si teknokratizëm dhe kundër liberalizmit, si intelektualizëm. Kërkimi i një konstanteje në këtë luftë shumëfrontëshe të komunistëve kundër gjerave, të cilat janë të kundërta me njëra tjetrën, mund të arrihet vetëm nëse shkojmë te qëllimet e partisë dhe jo te koherenca midis këtyre koncepteve. Fundja është e lehtë të jesh liberal dhe mos jesh burokrat (edhe mund të jesh të dyja njëherësh). Megjithatë, të jesh zyrtar dhe mos jesh as burokrat, as liberal, as teknokrat, e as i “intelektualizuar” është shumë e vështirë, për mos thënë e pamundur. E gjithë kjo kërkohet nga ana e partisë që mos ketë mundësi formimi të realiteteve të tjera formale, madje sipas tyre dhe fenomeni i liberalizmit, jo vetëm krijon sjellje të padëshiruara të zyrtarëve, por kjo sjellje mund të lidhet me një botëkuptim formal, i cili lidhet me një ideologji paralele, e cila formalen e bën realitet kryesor të saj. Komunistët nuk mund të lejonin këto botë paralele formale, edhe nëse ato mund të ishin politikisht apo ligjërisht nën kontrollin e tyre. Përderisa krijimi i botëve paralele formale merr një pavarësi, duke krijuar një realitet rezistent, qoftë edhe si seri rregullash formale apo rituale të cilat kishin një autonomi "Analizë mbi solemnitetin e kulturën e gjykimit në Gjykatën E Rrethit Të Tiranës," 1.

216

140

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

burokratike, për komunistët lindja e këtyre realiteteve që mund të kishin mekanizmat e tyre tё veprimit dhe mos i përgjigjeshin në kohën e duhur vullnetit të tyre, ishte i dëmshëm. Për ta, ligji si realitet formal apo byroja si realitet po ashtu aq formal, krijonin një “formë” paralele me të tyren, e cila mund të krijonte çarje në raportin e ngjeshur formë-përmbajtje të botës socialiste, e cila mbante vetëm një përmbajtje të përditshme dhe as mund të mendonte se mund të mik-priste më shumë sesa një sistem formal brenda saj. Vetë ligji mund të përdoret si mjet për të shmangur anshmërinë e shtetit në favor të shtresave të fuqishme dhe mos jetë mjet i shtetit, kundër dikujt. Kështu do ta tejkalonte vetë pushtetin dhe nuk do të ishte thjesht mjet i tij, por siç kemi vënë në dukje dhe do të theksojmë dhe më poshtë, ky nuk ishte as qëllimi, as botëkuptimi i shtetit socialist. Paraqitja e politikes si shkencore dhe shmangia e burokratikes si teknokraci është një tipar i dallueshëm i regjimit të kohës. Veçanësia që përçohet në mënyrë konstante në vizionin shqiptar mbi shtetin dhe sistemin ligjor ishte problematika e antiburoktratizimit. “Dy janë armiqtë e brendshëm më të rrezikshëm të diktaturës së proletariatit sidomos pas zhdukjes së klasave shfrytëzuese. Këta janë burokratizimi dhe liberalizmi.” 217 Byroja, shikohej si tërësisht negative nga teoricienët shqiptarë të së drejtës. Siç duket qartë, zyrat nuk mund të përfaqësojnë shtetin, sepse ai është realizim i ideologjisë dhe zyra me ritualet e saj neutrale mund të prodhojë venitje të vektorit revolucionar të kërkuar, dhe nga ana tjetër, mund të krijojë një pushtet të vetin, pasivisht rezistues ndaj pushtetit qendror. Duke qenë se burokratizimi shikohej si rezistent ndaj vullneteve, ai shikohej si i dëmshëm, për sa kohë dinamikat e reagimit të logjikës neutrale burokrate mund të ishin jo të përputhshme me dinamikat e direktivave voluntariste të pushtetit. Një nga shfaqjet më të rrezikshme të burokratizimit është shkëputja e organeve të pushtetit nga populli dhe vënia e organeve ekzekutive e administrative mbi organet përfaqësuese të popullit, identifikimi i shtetit të diktaturës së proletariatit me administratat e nëpunësit. 218 Çami, "Organizimi politik i shoqërisë socialiste në Shqipëri dhe projekti i Kushtetutës së re " 56. 218 Ibid. 217

141

Juljan Myftari

Për më tepër që partia është zëri i popullit dhe një largim i administratës nga populli do ta kthente atë, në një pushtet paralel me partinë. Njё pushtet i tillё mund të kishte si udhërrëfyes, rregullat formale dhe jo vullnetin e proletarëve të shfaqur tek partia dhe ideologjia e saj. Partia nuk mund të lejojë që pushteti i administratës t’i shërbejë vetëm ligjit edhe pse është ajo që e formulon përmbajtjen e tij. Partia më shumë kërkon zbatimin e përmbajtjes së ligjit, sesa ligjin. Për të ligji është një urdhër diskret dhe forma duhet t’i shërbejë në çdo rast përmbajtës. Nëse nuk e bën, atëherë kemi të bëjmë, sipas saj, me burokratizëm. Në rastet që shkojnë mirë, gjyqtarët kanë hequr dorë nga metodat e vjetra burokratike. “Në zgjidhjen e çështjeve penale e civile, ata kanë përdorur forma të ndryshme bashkëpunimi me organizatat e masave, organet e pushtetit dhe në raste të veçanta dhe me kolektivat punonjëse. 219 Rruga e zbatimit dhe gjykimit të ligjit është proces politik kolektiv dhe jo formal deduktiv. Ligji ishte në thelb diçka për t’u zbatuar. Ai ishte një përmbajtje konkrete e cila duhet të jetësohej sapo sanksionohej. Humbja kohë me zbatimin e ligjit se është ligj, çonte nё burokratizëm. Ligji zbatohet se është një urdhër specifik, ose edhe një sistem urdhrash të cilët e gjejnë koherencën e tyre (nëse kjo mund të nevojitet) tek ideologjia apo burimi i njëjtësuar që është partia. Të mos harrojmë që, në qoftë se rendi kapitalist shembet dhe shkatërrohet nga lufta e revolucionit tё klasës punëtore e i masave punonjëse nga poshtë, socializmit, sidomos pas likuidimit të klasave shfrytëzuese, nga brenda i kërcënohet kryesisht rreziku që një pjesë e kuadrove të burokratizohen, të degjenerojnë, dhe të uzurpojnë pushtetin me puç ose në mënyrë paqësore, ose duke i kombinuar të dyja këto rrugë, dhe të vendosin diktaturën e tyre mbi popullin. 220

Burokratizmi varet nga raporti që hallkat e shtetit kanë me ligjin dhe mënyrën se si ata e lexojnë normën ligjore. Leximi i normës ligjore si akt vullneti i klasës proletare, pra i partisë, nuk garanton një kuptim apriori të asaj çka thotë ligji në rastet specifike. Duke qenë se ligji nuk merret si sistem aksiomatik AQSH, F 493, V 1981, D 18."Puna e gjykatës së rrethit sarandë për periudhën janar mars 1980 për një gjykim shkencor dhe me solemnitet," 2. 220 Çami "Organizimi politik i shoqërisë socialiste në Shqipëri dhe projekti I Kushtetutës së Re, " 57. 219

142

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

formal, dhe kuptimi i saj shikohet si realizim i vullnetit, paraleximi i ligjit është pothuaj i pamundur. Kështu konsiderata nëse ligji është lexuar në mënyrë burokratike apo jo, është një pohim gjithmonë post facto. Kjo jo vetëm nga palët e treta, të cilat mund të gjykojnë nëse administrata ka sjellje burokratike apo jo, por dhe nga vetë ai që vepron sipas ligjit i cili nuk e di paraprakisht nëse sjellja e tij është burokratike apo jo. Në këtë dritë, në letrën e Këshillit të Ministrave Nr. 60 të vitit 1973, me titull "Mbi disa qëndrime antisocialiste në administrimin e pasurisë socialiste", qeveria e kohës duke akuzuar kuadrot drejtuese të sektorit të naftës, një nga sektorët e rëndësishëm të industrisë së vendit, shihet qartë qё akuzat bëhen në të dyja kahet, nga njëra anë drejtuesit akuzohen për liberalizëm dhe nga ana tjetër për burokratizëm. Është pikërisht ky liberalizëm, kjo shthurje dhe mungesë e theksuar përgjegjësie që i çoi kuadrot kryesore drejtuese të naftës të mendojnë se ata janë të paqortueshëm.” Ndërsa pak më poshtë letra citon një frazë të thënë nga Enver Hoxha, i cili shprehet se "...me sa më duket mua ka akoma koncepte të ngushta, një trajtim formal e burokratik dhe, aty këtu, një praktikë të huaj që shprehet në allishverishin "më jep të jap." 221 Duke qenë se akuza për sjellje burokratike i bëhet dikujt i cili ka probleme paraprake me dallimin e saj, pra lidhet me lexime pothuaj të pamundura me mënyrën se si duhet zbatuar ligji (duke qenë se formaliteti vetë, i cili është karakteristikë e sistemeve ligjore shihet si politikisht i padëshirueshëm), të njëjtët persona, institucione e sjellje mund të akuzohen në të njëjtin moment si liberalë apo burokratikë. Duke qenë se nuk ka ndonjë garanci formale mbi kuptimin e ligjit, atëherë zbatimi i tij mund të jetë kontradiktor dhe ata që gjykojnë mbi faktin nëse ligji është zbatuar drejt, mund të jenë lirisht kontradiktorë. Fundja si shprehet neni 11 i Kodit Civil të vitit 1981: "Marrëdhëniet juridike civile janë marrëdhënie shoqërore me karakter politik dhe ideologjik, që përcaktohen nga marrëdhëniet socialiste në prodhim dhe rregullohen nga legjislacioni civil." Politika kontradiktën e përcjellë te sistemi ligjor.

"Mbi disa qëndrime antisocialiste në administrimin e pasurisë socialiste " Këshilli i Ministrave, (1973),5. 221

143

Juljan Myftari

Anshmëria e ligjit socialist Shoqëria e ardhshme komuniste ishte pikërisht ajo qё do të sillte një organizim pa shtetin në qendër të saj. Por, në fazën e ndërmjetme të diktaturës së proletariatit shteti e prezanton veten qartësisht, si diktaturë e një shtrese kundrejt një tjetre. Aty nuk ka mashtrim dhe shteti reflekton realitetin social ashtu si është (ky është pretendim marksist). Diktatura e proletariatit në vetvete nuk është një shfrytëzim klasor, sepse vetë proletariati kur sundon mbi një klasë tjetër nuk e bën për ta shfrytëzuar. Klasa punëtore në këtë mënyrë shkatërron premisat fillestare për të qenë klasë shfrytëzuese. Nga ana tjetër, duke qenë se klasa e dominuar nuk shfrytëzohet, atëherë ajo nuk organizon një revolucion politik. Megjithatë, diktatura e proletariatit është në thelb të saj një përplasje. Kjo përplasje del qartë që në fillimet e shtetit socialist shqiptar. Në nenin 35 të kushtetutës të vitit 1950 përcaktohet: “Ata që prekin pasurinë shoqërore janë armiq të popullit.” Konsiderohen si armiq, si të përjashtuar dhe si tradhtarë ata që prekin pasurinë shoqërore. Ata nuk janë thjesht vjedhës, që mund të rikuperohen shoqërisht, por si armiq, të cilët janë të parikuperueshëm. Ky nen paralajmëronte një tendencë dhe në të ardhmen e shtetit, i cili me gjithë arritjet në strukturën ekonomike dhe sociale nuk do të hiqte dorë nga njëanshmëria e tij. E rëndësishme këtu është të kuptohet se në diktaturën e proletariatit nuk do të hiqet dominimi por do të zhduket dominimi klasor *. Më tej në arritjen e komunizmit do të zhduket dhe dominimi në tërësi. Duke qenë se demokracia socialiste apo "diktatura e proletariatit" kanë si synim të deklaruar shtypjen e klasave që mbanin pushtetit gjatë shtetit të mëparshëm, ligji në shtetin e diktaturës së proletariatit merr një natyrë të re. Ai kthehet nga mbrojtës i pakicës në mjet të shumicës. Bëhet kalimi nga koncepti i klasës te koncepti i grupit. Pra, ligji nё diktaturën e proletariatit edhe pse do të jetë një përparim i dukshëm në krahasim me ligjin e shoqërisë borgjeze mbart elementë nga ky i fundit. Sipas Pashukanis: “Nё shoqërinë komuniste do të ketë Për më tepër rreth kësaj ideje të shihet vepra e Karl Marksit: Mjerimi i filofozofisë. Përgjigje “Filozofisë së Mjerimit” të zotit Prudon. Botuar nga Shtëpia botuese 8 Nëntori, Tiranë, 1978. *

144

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

shtrëngime por këto do të jenë të karakterit teknik dhe jo ligjor.” 222 Pashukanis shprehet se në shoqërinë komuniste do të ketë vetëm rregulla teknike dhe jo ligje, sepse ligji është karakteristikë e përplasjes së interesave kur rregullat teknike nënkuptojnë rregullim të mënyrave apo adaptim të sjelljeve. Fakti që proletariati mund të jetë i detyruar t’i përdorë ato (moralin, ligjin dhe shtetin) patjetër, do të thotë që ato mund të zhvillohen me tej duke u mbushur me përmbajtje socialiste. Ato nuk kanë aftësitë e duhura të përballojnë një përmbajtje socialiste dhe janë të detyruara të vdesin në përmasën që kjo do të ndodhë. Nisur nga fakti që diktatura e proletariatit është një fazë tranzitore në rrugëtimin drejt komunizmit, ajo mbart elementë të kundërt brenda saj. Raporti që kanë këta elementë me njëri tjetrin sjell interes hulumtimi pikërisht sepse për nga natyra ata janë të kundërt. Një nga raportet që krijohet në këtë fazë tranzitore është raporti midis anshmërisë së ligjit dhe shtetit si mjet në duart e proletariatit dhe realitetit të ri socialist, ku deklarohet se klasat e tjera tashmë janë mundur. Është më se e qartë se një nga cilësitë më të spikatura të sistemit ligjor për periudhën është partijsia (ose partishmёria) e tij, pra fakti që ligji është i njëanshëm dhe mbron interesat e njërës klasë, asaj punëtore. “Gjatë kësaj periudhe, lufta e klasave vazhdon të veprojë, vazhdon e ashpër e gjithanshme dhe komplekse”. 223 Megjithatë, ky tipar i ligjshmërisë socialiste nuk shkonte fjollë me arritjet e pushtetit popullor në vitet 70. Në këto vite, pas disa dekadash përparim, pushteti reklamonte fitoren e socializmit dhe unitetin i cili rridhte nga kjo fitore. Kёsisoj, njëra anë e argumentit shpallte se vendi është në rrugën e totalitetit socialist, ku klasat e tjera ishin zhdukur sepse prona private tashmë ishte likuiduar përfundimisht, kështu që dhe klasa shfrytëzuese dhe të shfrytëzuara nuk kishte; nga ana tjetër, se ligji është i anshëm, pra i pjesshëm. Kjo bënte që ligji të mbronte njërën anë pa ekzistuar ana tjetër dhe kjo duket së paku e tepërt, por më së shumti e pakuptimtë. Nëse klasat e tjera nuk ekzistojnё, atëherë ligji duhet të ishte një ligj total që reflektonte totalitetin

Kelsen, The Communist Theory of Law.104. Fiqret Shehu, "Roli udhëheqës i PPSH në sistemin e diktaturës së proletariatit dhe projekti i Kushtetutës sonë të re " Shtëpia Botuese "8 Nëntori" (1976). 222 223

145

Juljan Myftari

homogjen tashmë të arritur, dhe homogjeniteti i vetë realitetit do t’i jepte mundësi atij të mos ishte partizan. Ky raport midis anshmërisë dhe unitetit shprehet në nivele të ndryshme, ai na del qoftë në sanksionime ligjore ashtu edhe në studimet që juristë apo studiues shqiptarë paraqisnin në simpoziumet shkencore. Në hyrjen e projektit të Kushtetutës, si edhe në nenet e saj, si në nenin 2 dhe në nenin 15, janë pasqyruar qartë ndryshimet e bëra në strukturën klasore të shoqërisë sonë, ku nuk ka më klasa shfrytëzuese, ... “dhe ku kemi një shoqëri të përbërë nga dy klasa mike dhe nga shtresa e inteligjencës, marrëdhëniet midis të cilave karakterizohen nga aleanca, bashkëpunimi e ndihma reciproke.” 224 Ky unitet, nga pikëpamja ekonomike ishte arritur më herët. Në aspektin ekonomik, që në vitin 1960 supozohej se Shqipëria kishte arritur një uniformitet të realitetit ekonomik. Në vitin 1960, “sektori socialist përfshinte 99 për qind të prodhimit të përgjithshëm industrial, 80 për qind të prodhimit të përgjithshëm bujqësor, 100 për qind të tregtisë me shumicë, 90 për qind të tregtisë me pakicë. Afro 90 për qind të ardhurave kombëtare u krijuan nga sektori socialist” 225 Kështu mund të flitet për një konstante të mirëfilltë të lëvizjes drejt socializmit të shtetit shqiptar. Duke qenë se që në vitet 60 struktura ekonomike kishte ndryshuar tërësisht dhe jo pjesërisht. Për më tepër, që 90 për qind e prodhimit kombëtar prodhohej në pronë apo me mjete jo individuale, me të drejtë mund të pretendohej se ishin bërë këta hapa vendimtarë për arritjen e socializmit. “Viti 1960 në historinë e vendit tonë shënon ndërtimin me sukses të bazës ekonomike të socializmit.” 226 Duke qenë se baza ekonomike duhej të përcaktonte natyrën e strukturës ligjore dhe shtetërore, atëherë mund të pritej një gjithë-përfshirje brenda konceptit të ligjit dhe të së drejtës të subjekteve shoqëror. Rrjedhimisht shteti, si luftë klasash dhe ligji, si mjet i shtetit të luftës së klasave, pësonte një metamorfozë, për Çami, "Organizimi politik i shoqërisë socialiste në Shqipëri dhe projekti i Kushtetutës së re " ,49. 225 Historia e Partisë të Punës së Shqipërisë, (Tiranë: Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, 1983), 337. 226 Papajorgji, "Politika e PPSH dhe përvoja e saj në ndërtimin e ekonomisë socialiste," 73. 224

146

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

sa kohë marrëdhëniet në të cilat sistemi ligjor i deriatëhershëm u shndërruan në një gjendje krejt tjetër. Mund të pritej pra që ligji të ishte në të mirë të të gjithëve dhe pa armiq ideologjikë. Kjo dhe për arsye se: “Përfundimi në përgjithësi i kolektivizimit në vitin 1960 shënoi një nga fitoret më të rëndësishme historike, triumfin e revolucionit të dytë në marrëdhëniet agrare, fitoren e socializmit edhe në fshat dhe përfundimin e ndërtimit të bazës ekonomike të socializmit në Shqipëri.” 227 Për më tepër, neni 3 i Kushtetutës së 76 shprehet, se “Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë mbështetet në unitetin e popullit, dhe ka në themel aleancën e klasës punëtore me fshatarësinë kooperativiste nën udhëheqjen e klasës punëtore.” Në të njëjtën linjë është dhe Prof. Çami, i cili thekson aleancën dhe unitetin në thelb të marrëdhënieve shoqërore. “Fshatarësia jo vetëm që është aleatja më e afërt dhe më e madhe në numër e klasës punëtore në revolucionin dhe në ndërtimin socialist, por ajo te ne ka tradita të pasura patriotike revolucionare.” 228 Në konsideratat e teoricienëve komunistё, fshatarësia shqiptare si klasa mё e madhe në numër, e cila përbënte 65 % të popullsisë, ishte dhënësja e bazës sociale të shtetit komunist. Pra, shteti komunist kishte në bazë të tij, një klasë e cila tradicionalisht kishte pasur qëndrime parokiale ndaj shtetit dhe raporti i saj me ligjin si fenomen modern ishte thellësisht i munguar. Pra, përmendet uniteti i popullit, dhe populli si entitet, i cili nuk ekziston përderisa shteti është i anshëm dhe jo i gjithë popullit. Kushtetuta shqiptare e 1976 shprehej dhe për "unitetin e popullit". “-Duke theksuar idenë e unitetit, shprehej Çami, vihet në dukje një veçori shumë e rëndësishme e shoqërisë sonë socialiste, që e dallon atë nga shoqëria borgjeze, që është e përçarë dhe brehet nga kontradikta antagoniste. 229 Madje dhe gjykatat në punën e tyre të përditshme angazhoheshin pikërisht për ta arritur këtë unitet popullor qё:

Ibid. Çami, "Organizimi politik i shoqërisë socialiste në Shqipëri dhe projekti i Kushtetutës së re " 50. 229 Ibid., 51. 227

228

147

Juljan Myftari

"në këtë formë pune, të zbatuara sidomos në fazën parapërgatitore, kanë dhënë rezultate të mira dhe kanë rritur efektshmërinë e cilësisë së punës këshilluese, kanë mënjanuar dhe kanë bërë të panevojshme punën gjyqësore. Gjatë këtij 5 mujori janë 8 këshillime ndaj personave që kanë kryer vepra me rrezikshmëri shoqërore të vogël, janë përfunduar me pajtim 3 çështje penale nga ato që ndiqen mbi ankim, si dhe janë zgjidhur me pajtim 50 çështje civile. Në këtë mënyrë, njё punë e mirë, në fazën përgatitore, ka ndikuar në formimin e unitetit të popullit. 230.

Po në këtë frymë është edhe neni 7 i Kodit Civil i vitit 1981 i cili shprehet se: “Rregullimi i marrëdhënieve juridike civile bëhet në kushtet, kur në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë nuk ka klasa shfrytëzuese, është zhdukur prona private dhe ndalohet shfrytëzimi i njeriut mbi njeriun. 231 Megjithatë, edhe pse situata materiale ishte krejt e kundërta me atë që kishin gjetur komunistët, dhe pse në legjislacionin, dhe në studimet e kohës gjejmë referenca për unitet, ishte po ky legjislacion që lëvizte në krahë të njëjtë me veten, ai forcohej ne vend të dobësohej . Pra, kjo pjesë e superstrukturës, të paktën në kah, nuk ishte në të njëjtin kah me bazën. Sa më shumë baza i ngjasonte ideologjisë aq më shumë elementë ligjorё ndërhynin për të rregulluar marrëdhëniet në bazë. Madje dhe referencat për unitet në ligj të bëjnë të mendosh me dyshim për planin e zhdukjes së ligjit në botën “komuniste”. Në mënyrë kundërthënëse, i gjithë ky unitet nuk përkthehet në shtetin e të gjithëve. Ja se çfarë shkruante Paskal Harxhi në vitin 1982 “Legjislacioni ynë duke filluar që nga kushtetuta e deri te kodet etj., në mënyrë të plotë e pa ekuivoke pasqyron përmbajtjen klasore.” 232 Edhe pse socializmi është arritur nga ana ekonomike edhe pse klasat armike janë zhdukur, komunistët nuk pranojnë që shteti të jetë i të gjithëve. Ai vazhdon të jetë i anshëm dhe të ketë përmbajtje klasore. Kjo do ta bënte shtetin neutral dhe të asnjërit dhe mund të shërbente qenësinë e tij formale, kështu që AQSH, F 493, V 1981, D 18. "Puna e gjykatës së rrethit Sarandë për periudhën janar mars 1980 për një gjykim shkencor dhe me solemnitet", 2. 231 "Kodi Civil i Republikës Popullore Socialiste Të Shqipërisë." 232 Paskal Haxhi, "Karakteri klasor i legjislacioni tonë të përshkrojë gjithë punën për njohjen e popullarizimit e intrepretimin e ligjeve," Drejtësia Popullore, nr. 4 (1982), 4. 230

148

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

komunistët duan të ruajnë një anshmëri konstante të shtetit, sepse këtë e perceptojnë si pushtet të klasës punëtore pa të cilin kjo klasë nuk do të ishte fituesja e historisë. Në kodin civil të Republikës socialiste të Shqipërisë përcaktohej se: “Marrëdhëniet juridike civile, si marrëdhënie politike e ideologjike, kanë karakter klasor; ato shprehin vullnetin e klasës punëtore dhe të masave të tjera punonjëse. 233 Edhe pse shteti mbështetej në unitetin e popullit , pushteti e konsideronte pikëpamjen se ligji sanksiononte të drejtën e gjithëve si një pikëpamje revizioniste, ai nuk mund të jetë i të gjithëve, por i takon klasës punëtore. Pushteti ka një kah dhe nuk mund të jetë i një totaliteti, i cili do ta kthente në pushtet shterp. Sipas komunistëve shqiptarë ta konsideroje shtetin si të ishte i të gjithë qytetarëve dhe nënshtetasve të tij, ishte një qasje revizioniste dhe shumë e rrezikshme për diktaturën e proletariatit. -Shteti dhe ligji mbështeten në unitetin e popullit, por përfaqësojnё vetëm klasën punëtore dhe aleatët e saj! Në vitin 1976, pikërisht atëherë kur pretendohej që ishin bërë hapa vendimtarё për arritjen e socializmit, shteti akoma më shumë shihej si i pjesshëm, pra si shteti kundër diçkaje dhe, jo si shteti i të gjithëve. Sipas kёsaj racionaleje, shteti ishte një reminishencë dhe madje ka gjasa të ketë shkaktuar një remineshencë te qytetari, se shteti është forcë e njëkahshme. Kjo nënkupton se shteti mund të jetë kundër disave, jo se ata janë të jashtëligjshëm për shkak se kanë kryer ndonjë veprim konkret, por se kanë një histori qoftë dhe jo personale, të cilën shteti politikisht nuk e përfshin si të dëshirueshme. Kështu ligji dhe e drejta, si instrumente të shtetit konsiderohen jo si realitet normativ, por si mjet i kahshëm në duart e pjesës, e cila edhe pse pretendohet që tashmё të jetë e kudondodhur gjeografikisht, nuk mund të arrijё një neutralitet historik. Me sa duket, në mungesë të anës antagoniste, ligji krijon antagonizëm për të mos dhënë mundësi vetë ligjit të jetë mbi politikën, sepse mospartijësia e tij do ta bënte më universal se politika. Teoria e shtetit të gjithëve ishte e njohur në botën lindore pasi u zhvillua në epokën post-staliniste në Bashkimin Sovjetik. Megjithatë, juristët më në zë të së drejtës në Shqipëri, e mohonin faktin se shteti mund të ishte i të gjithëve dhe teori të tilla u panë 233

"Kodi Civil i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë," 49.

149

Juljan Myftari

si borgjeze, apo revizioniste. Kështu etiketohej teoria e shtetit-tëgjithë-popullit, e cila u formulua në fillim të viteve ‘60 në Bashkimin Sovjetit pas Kongresit të XXII të Partisë Komuniste tё Bashkimit Sovjetik. Asokohe në programin e Partisë Komuniste Sovjetike, të miratuar në këtë kongres përcaktohej, se për shtetin sovjetik në atë periudhë historike: Klasa punëtore është klasa e vetme në histori që nuk ka si qëllim ta përjetësojë pushtetin e saj. Duke sjellë fitoren tërësore dhe përfundimtare të socializmit, fazës së parë të komunizmit, tranzicionin e shoqërisë drejt ndërtimit të plotë të komunizmit, diktatura e proletariatit ka përmbushur misionin e saj historik dhe ka pushur së qeni e domosdoshme për BS nga pikëpamja e zhvillimit të brendshëm. Shteti, i cili i ngrit si një shtet i diktaturës së proletariatit, në këtë fazë është shndërruar në shtetin e të gjithë njerëzve, një organ i cili shpreh interesat dhe vullnetin e popullit si të tërë. 234

Karakteristika kryesore e “shtetit të gjithë popullit, sipas Kanet ishte "Tërheqja e të gjithë njerëzve në administrimin e çështjeve shoqërore. 235 Pra, dhe në shtetin më të madh me pretendime marksiste, atë të Bashkimit Sovjetik, ishin gjetur mënyra për ta konsideruar shtetin si një normativё neutrale të gjithëve, ku të mos kishte një kah dhe mos tё ishte apriori kundër diçkaje brenda territorit të tij. Megjithatë, për marksistët shqiptarё, këto qëndrime rreth shtetit ishin jo të drejta dhe revizioniste. Jo pa arsye prof. Çami pohon se: “Të gjitha të ashtuquajturat teori të revizionistëve modernë mbi "shtetin e të gjithë popullit", "mbi partinë e të gjithë popullit" etj., në esencë nuk janë gjë tjetër veçse mohim i rolit udhëheqës të partisë së klasës punëtore, rolit sundues të ideologjisë së saj marksiseleniniste, i diktaturës së proletariatit” 236 Çdo pikëpamje për ta parë ligjin si një koherencë normativë sulmohej, si jo e përshtatshme, si për ideologjinë sunduese, ashtu dhe për kushtet Programme of the Communist Party of the Soviet Union (Moscow: Foreing Languages Publishing House 1961), 91. 235 Roger E Kanet, "The Rise and Fall of the ‘All‐People's State’: Recent Changes in the Soviet Theory of the State," Europe‐Asia Studies 20, no. 1 (1968), 6. 236 Çami, "Organizimi politik i shoqërisë socialiste në Shqipëri dhe projekti i Kushtetutës së re ",40. 234

150

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

e vendit tonë. Ligji si koncept nuk arrinte të kishte dydimensionalitetin e tij, për sa kohë ai ishte i mishëruar dhe ishte mishërues i vetë njëanshmërisë, larg të qenit një partikulare universale në kozmosin shqiptar. Ai gjithmone do të ishte një partikulare e njëanshme, pra vetёm një partikulare. Nuk pranohej se nga ana doktrinare shteti mund të ishte i të gjithëve, edhe nëse ai ishte në një stad të avancuar të afrimit me komunizmin, i cili ishte finalitet historik. Madje e kundërta, apo neutraliteti dhe mungesa e kahshmërisë, e këtij leximi të ligjit çonte në "paligjshmëri". E njëjta prirje vihet re edhe në nivelet e tjera të ligj-gjykimit. Në gjykata, ato kanë për detyrë jo vetëm ta lexojnë ligjin, por ta zbatojnë vetëm sipas kësaj fryme, sepse “të gjykosh nga pozita liberalizmi do të thotë të lësh mënjanë e të mos marrësh parasysh karakterin e theksuar klasor, politik e ideologjik të ligjeve tona, të zbutësh luftën e klasave ndaj armiqve e keqbërësve ...” 237 Megjithatë, po t’i kthehemi debatit midis shtetit të të gjithëve sovjetik dhe këtij shqiptar të luftës së klasave, për sa i përket ortodoksisë në raport me vetë marksizëm-leninizmin, duket se optika shqiptare e shtetit dhe e ligjit ishin më afër me teorinë marksiste. Roger Kanet duke krahasuar qëndrimet e teoricienëve sovjetikё me ata kinezë (të cilët kanë një qëndrim të ngjashëm me ata shqiptarë), shprehet: "Në këtë debat, sovjetikët kishin vërtetë një truall të dobët. 238 Pra, ashtu siç pretendonin edhe studiuesit shqiptarë duke ndjekur teorinë marksiste, shteti mund të ishte vetëm i njëanshëm dhe derisa ai të arrinte në fazën përfundimtare të komunizmit. Në të cilën nuk do të kishte më përplasje. Kështu autorët shqiptarë ndoshta ishin më në koherencë me marksizmin, por më pak në koherencë me vetë konceptin e ligjit si një normativё e përgjithshme. Thelbin e teorisë së Marksit mbi shtetin - ka shkruar Lenini - e ka përvetësuar vetëm ai që e ka kuptuar se diktatura e një klase është e domosdoshme, jo vetëm për çdo shoqëri me klasa në përgjithësi, jo vetëm për proletariatin që ka përmbysur borgjezinë, por edhe për tërë periudhën historike që ndan "Të hetojmë e të gjykojmë me drejtësi çdo çështje penale e civile," nё Drejtësia Popullore, nr. 1 (1983), Drejtësia Popullore, nr. 1 (1983), 8. 238 Kanet, "The Rise and Fall of the ‘All‐People's State’: Recent Changes in the Soviet Theory of the State," 8. 237

151

Juljan Myftari

kapitalizmin nga "shoqëria pa klasa", nga "komunizmi 239. Ligji si mjet i luftës së klasës nuk mund të rreshti së qeni i tillë, deri në stadin kur të ndërtohet komunizmi i plotë. Derisa komunizmi i plotë ishte pothuaj i pa përshkruar nga teoria, atëherë ligji do të ishte gjithmonë si mjet, sepse komunizmi praktikisht nuk dihej se kur arrihej, si dhe për faktin e thjeshtë sepse pak kush e dinte cila ishte “pamja” e tij dhe se sipas teorisë marksiste, në komunizëm nuk do të kishte ligj pozitiv. Rrjedhimisht ligji gjendej në një realitet të dyfishtë, i mohuar së qeni si realitet konkretisht përfundimtar, sepse premtohej në vazhdimësi eliminimi i tij, dhe nga ana tjetër kishte atypëratyshmëri të anshme e cila praktikisht nuk kishte fund. Foto Çami e vazhdon analizën e tij për domosdoshmërinë e karakterit të ekzistencës së ligjit dhe të së drejtës socialiste në formën e saj antagoniste duke u shprehur, se si shkak të presionit të vazhdueshëm nga forca të ndryshme, të cilat kanë si synim kthimin prapa në realitetet borgjeze kapitaliste, shteti dhe ligji socialist duhet të kenë patjetër karakter të anshëm dhe kurrsesi jo të paanshëm. Madje sipas tij, kjo nuk varej vetëm nga faktorë të brendshëm shqiptarë, por edhe nga ata ndërkombëtarë. Duke iu referuar këtyre presioneve që bëjnë të pamundur zhdukjen e ligjit si të tillë, apo ndonjë pikëpamje të tij neutrale ai shprehet: “Ai do të zhduket vetё, atëherë kur të jetë arritur fitorja e plotë e përfundimtare e rrugës socialiste mbi rrugën kapitaliste në shkallë botërore. Si rrjedhim edhe diktatura e proletariatit, si armë e revolucionit socialist, do të ruhet deri në arritjen e kësaj fitoreje.” 240 Aspekti i njëanshëm i shtetit socialist theksohet në mënyrë të vazhdueshme në kuadër të ndërtimit të kushtetutës së re të kohës. “Si çdo shtet tjetër, shteti socialist është një makinë për të shtypur një klasë tjetër.” 241 Megjithatë, duke qenë se kjo shtypje nga pikëpamja sasiore, ndryshon me shtetet e tjera, sepse është shtypja që shumica i bën pakicës. Partia nxori konkluzionin se “diktatura e proletariatit mund të vendoset si rezultat i revolucionit socialist, por më pas ajo mund të degjenerojë e të likuidohet nëpërmjet revizionizmit, si armë kryesore e

Ibid., 40. Ibid., 42. 241 Ibid., 52. 239

240

152

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

kundërrevolucionit paqësor.” 242 Rrjedhimisht arritjet janë gjithmonë të rrezikuara dhe uniteti duhet tё arrihet nëpërmjet anshmërisë së vazhdueshme. Prof. Çami duke iu referuar Leninit është i pikëpamjes se : “Kemi të bëjmë me një shtet krejt të ri, që, në një farë kuptimi e mase, nuk mund të quhet shtet me plot kuptimin e fjalës.” 243. Pra, natyra e shtetit socialist është e papërcaktuar, sepse ai është shtet për aq sa është mjet shtypës dhe nuk është tamam shtet, për sa kohë është shtypës i një minorance të vogël. Vogëlsia numerike e klasës që ai shtyp përcakton edhe faktin e natyrës së tij të përcaktuar jo mirë, pasi klasat e tjera do të zhduken tërësisht. Megjithate lind pyetja, a do të thotë se ky funksion i shtetit socialist në këtë fazë të dytë të zhvillimit do të zhduket? “Natyrisht funksioni i dhunës pëson dhe nuk mund të mos pësojë ndryshime në procesin e zhvillimit të shtetit socialist. Pavarësisht nga pesha që zë në këtë fazë të zhvillimit të shtetit socialist, ky funksion ruhet e do të ruhet për sa kohë vazhdon lufta e klasave, për sa kohë ekziston rreziku i kthimit prapa” 244 Deklarimet për unitet apo për mundjen e klasave antagoniste këtu dalin si politikё historike, të cilat thuhen në kohë, kurse vetë ligji dhe shteti del përtej kësaj kohe, që shpallin pohimet e arritjes së socializmit. Socializmi është arritur dhe klasat antagoniste janë mundur, por shteti është gjithmonë i anshëm, “se shtypja, dhuna, gjithnjë ka përbërë njërën anë të veprimtarisë së shtetit socialist.” 245 Kjo ishte krejt e kuptueshme po të marrim në konsideratë gjenezën dhe fillesat e shtetit socialist në Shqipëri. Që në agun e pushtetit të Partisë Komuniste, gjyqet partizane ishin embrion i ligjit të pushtetit tё forcave komuniste, tё cilat ushtronin pushtetin në një territor qё e kishin fituar ushtarakisht, por ku u duhej tё mposhtnin dhe frikën e vazhdueshme se atë territor ku e ushtronin këtë pushtet mund ta humbnin përsëri. “Gjyqet kundër këtyre kusarëve, vrasësve dhe kriminelëve bëheshin nga çetat partizane nën udhëheqjen e komitetit qarkor, ose komitetit krahinor të PKSH, të vendit ku vepronte çeta, batalioni, apo Sota, " Mbi diktaturën e proletariatit dhe luftën e klasave në Shqipëri," 29. Çami, "Organizimi politik i shoqërisë socialiste në Shqipëri dhe projekti i Kushtetutës së re ," 52. 244 Ibid., 53. 245 Ibid. 242 243

153

Juljan Myftari

brigada partizane. Kjo është e shpjegueshme po të merret parasysh se në atë kohë rreziku i pushtimit të zonave të çliruara dhe për pasojë i reprezaljeve në masat e popullit ishte gjithnjë në rend të ditës.” 246 Siç kuptohet, metafora e rikthimit është përdorur në kushtet e gjenezës së pushtetit dhe shtetit komunist. Ky rrezik i rikthimit te një gjendje e mëparshme, ashtu si në vitet e mëvonshme, shihej si justifikues i konceptimit të pushtetit mjet ndaj diçkaje, e cila nuk është aty por mund të rikthehet, e armikut që nuk është aty. Sipas Prof. Paskal Haxhit *: “Legjislacioni socialist u krijua në luftë e sipër dhe është lidhur ngushtë me lindjen dhe zhvillimin e shtetit tonë proletar.” 247 Një gjendje e jashtëzakonshme e vazhdueshme preservon ndaj një situate të së kaluarës, e cila kërcënon të tashmen në mënyrё të vazhdueshme. Shqipëria ishte gjithmone në rrezik kthimi pas, si rikthim i klasave aktualisht të mundura që nuk janë më, ashtu si ishte gjatë gjenezës së pushtetit popullor e ndaj rikthimit të forcave pushtuese armike. Pra, njëanshmëria e ligjit dhe e pushtetit komunist ka dhe një faktor kongjenital, sepse konceptimi i rregullit dhe ligjit (në këtë rast në një fazё krejt embrionale) kishte qenë që në fillim kundër armikut që mund të kthehej. Fakti që në gjenezë armiku ishte shumë më i fuqishëm ushtarakisht, pra rikthimi ishte pothuaj jashtë kontrollit të pushtetit komunist, sjell si pasojë që sulmi ndaj armikun të jetë në një rend metafizik. Duke konsideruar se ushtarakisht forcat partizane ishin inferiore ndaj forcave armike në vitet 1942-1943, rikthimi i këtyre forcave antagoniste ishte pothuaj i pashmangshëm teorikisht. Armiku ishte aty dhe mund të kthehej edhe pse fizikisht nuk ishte, dhe kjo ishte e pakontrollueshme pёr pushtetin e këshillave partizanë. Kjo e bënte armikun një force metafizike me prezencë pa qenë aty. Kjo do të ndodhte njësoj edhe pas shumë dekadash, atëherë kur pushteti komunist nuk ka aty asnjë armik prezent sepse klasat antagoniste janë mundur. Fakti që armiku nuk është aty, nuk e bën shtetin dhe të drejtën socialiste të jenë neutralё ndaj kozmosit të saj, pasi armiku i sublimuar në Koço Nova, "Aspekte nga veprimtaria gjyqësore revolucionare gjatë Luftës Nacional Çlirimtare," Studime Historike, nr. 4 (1971),97. * Pedagog i të Drejtës Agrare në Fakultetin e Drejtësisë në atë periudhë. 247 Paskal Haxhi, "Karakteri klasor i legjislacioni tonë të përshkrojë gjithë punën për njohjen e popullarizimit e intrepretimin e ligjeve", 3. 246

154

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

qenie metafizike ka gjithmonë aftësinë e rikthimit në hapësirën e rregulluar nga e drejta socialiste. Nё tё kundёrtёn, fakti që armiku nuk është aty e legjitimon shtetin dhe të drejtën socialiste të jenë tё anshёm në një kozmos më të gjerë, ku ka të tjerë të padëshiruar. Duke qenë se ai e ka këtë aftësi, ai arrin të përcaktojë dhe natyrën e ligjit socialist dhe të vetë shtetit, i cili ka kuptim për sa kohë është një aktivitet kundër këtij armiku metafizik. Megjithatë, duke qenë se shteti socialist dhe ligji socialist kanë një karakter të shpallur krejt materialist, pasi vijnë nga marrëdhënia materiale e bazës, atëherë marrëdhënia me armikun metafizik është problematike, sepse këto dy realitete nuk takohen. Duke qenë kështu, shteti dhe e drejta socialiste do të jenë gjithmonë të anshme, sepse kurrsesi nuk mund ta mposhtin armikun metafizik nga premisa të pastra materiale. Atyre u duhet të mposhtin armiq të cilët krijohen në botën materiale të brendshme, sa për të risjellë idenë se anshmëria është legjitime. Armiku konkret është një kokë turku i cili i shërben pamundësisë të mposhtjes së armikut metafizik e armiku metafizik është pamundësia e artë për diktaturën për të justifikuar qenësinë e anshme të saj. Megjithatë, kjo lojë midis materiales dhe metafizikes kishte një kosto. Shpesh individët e kishin të vështirë të përcaktonin raportin midis pozicioni të tyre dhe kufijve të jashtëm të anshmërisë. Në një letër të që një kryetar i një këshilli fshati të rrethit të Gramshit, i dërgonte sekretarit të Komiteti Qendror, Simon Stefani, ankohej për një vendimmarrje të Sekretarit të Komitetit të Rrethit Gramsh, i cili e kishte shkarkuar nga pozicioni që mbante si kryetar i këshillit popullor. Ai shprehet se "Partia dhe pushteti na i kanë dhënë të gjitha armët për të mbrojtur veten nga armiqtë e keqbërësit, e jo për të vrarë veten. Megjithatë, të tilla veprime ato mendime kanë.” 248 Ish kryetari i këshillit vazhdon duke u shprehur: "Unë i kam të gjitha mundësitë e aftësitë mendore e fizike, sepse më ka kalitur Partia për 34 vjet që të përballoj të gjitha furtunat nga do që të më vinë.” 249 Kështu ky ish kryetar këshilli, i cili ishte i anshmi, pra ai që ishte këtej gardhit të ligjshmërisë socialiste, përjetonte në vetë të parë shijen e hidhur të anshmërisë së gëzuar deri pak më parë. Ai sigurisht që 248 249

Ibid. Ibid.

155

Juljan Myftari

ishte i sigurt që kishte anë, por ana tjetër, pra personi që e kishte shkarkuar nuk ishte tashmë i anës së tyre. Ish kryetari nuk kërkonte paanshmëri vetëm rishpallte anshmërinë tashmë të turbulluar, sepse ai ishte "kalitur" me këtë anshmëri dhe ishte i shqetësuar se anshmëria e mëparshme nuk shfaqej më si ana e tij. Ai kërkonte të ripërcaktonte vektorët lëvizës të anshmërisë dhe të ri-pozicionohej nën erën (e furtunës) në mënyrë adekuate. Rregullat për të nuk kanë pse të jenë të paanshme. Mjaftojnë aplikimi dhe shfaqja e tyre dhe ai vetë të jenë vektorialisht në të njëjtin drejtim dhe kah. Të sigurt në besnikërinë ndaj marksizmit, në gjuhën e zakonshme komunistçe (të luhatjeve kundërthënëse në suazën e sigurisë), ata vetë shprehen se uniteti nuk mund të absolutizohet sepse kjo do të nënçmonte luftën e klasave. Megjithatë, në një lexim tjetër, këtu jepen dy koncepte që janë të kundërta me njëra tjetrën, dhe që me gjasë ulin koherencën politiko-ligjore të kushtetutës dhe vetë frymës së sistemit ligjor në tërësi. Një luftë klasash që e ka mbështetjen tek uniteti rrëzon vetë truallin e unitetit, për sa kohë statusi i tashmë të bashkuarit politikisht është i pasigurt. Pra, ai që futet në rrethin e subjekteve konstruktivë në dritën e ligjit, e ka vendin e tij të pasigurtё për sa kohë uniteti është thjesht një mbështetje për luftën e klasave. Kjo kontradiktë midis unitetit dhe përplasjes krijon pasigurinë thelbësore në raportin midis ligjit dhe individit, i cili e ka të pamundur të vetë-përcaktohet gjeografikisht në raport me shtetin dhe sistemin ligjor, nëse ai është pjesë e unitetit apo subjekt i luftës së klasave. Sigurisht të jesh punonjës apo fshatar nuk mjafton si njё tipar sigurues për këtë status, pasi duke qenë se klasat shfrytëzuese aktualisht janë mundur, atëherë uniteti i cili është mbështetës i luftës së klasave, garanton luftën e klasave dhe i jep asaj material jetësor. Pra, klasa të tjera nuk ka, kështu që lufta e klasave zhvillohet brenda unitetit i cili na paraqitet me një përplasje të brendshme. Ai që përfaqëson unitetin, fshatari apo punëtori, mbështet dhe luftën e klasave, sepse natyra përfundimtare e shtetit është si jetësim i luftës së klasave, rrjedhimisht uniteti mbetet të jetë burimi i vetëm që lufta e klasave mund të shfrytëzojë për të gjalluar. Punëtori mund t’i shërbejë luftës së klasave kur nuk ka klasa, duke riprodhuar në dobi të shtetit klasat antagoniste, ai lehtësisht del nga uniteti dhe kthehet në përjashtim. 156

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

Një nga shembujt që mund të marrim për këtë dallimin midis unitetit dhe partishmërisë, apo realitetit, i cili nga njëra anë kërkonte të ishte krejt koherent dhe nga ana tjetër, dhe si pasojë e kësaj kërkese për koherencë, ishte paradoksi që prodhonte tensioni midis vetë realitetit dhe ngjeshjes së tij me anë të ideologjisë. Komunistët donin të përshkruanin çdo pjesë të realitetit dhe ta bënin këtë me një ideologji, e cila kërkonte të ishte koherente me veten. Megjithatë, prirja për të hyrë në imtësitë e realitetit i çonte ata, për shkak të koherencës së tyre ideologjike, të prodhonin një realitet të pasigurt. Një moment domethënës është pikërisht raporti midis unitetit dhe partishmërisë, problem ky që siç e pamë del qoftë në themelet e shtetit (te kushtetuta), por dhe në gjykimet e përgjithshme që shprehin aktorët politikë të kohës. Problemi me sa duket i ka zanafillat e tij në agimin e shtetit të diktaturës së proletariatit. Që në fillim, uniteti me partishmërinë ishin në raport të pasigurtё ndaj njëri tjetrit. Për sa kohë të jesh pjesë e Partisë Komuniste përfaqëson unitetin (si unitet i brendshëm), dhe nga ana tjetër je pjesë e partishmërisë sepse nuk je si të tjerët, pra bën pjesë te një grup njerëzish që më shumë se të tjerët përfaqësojnë unitetin dhe kjo është karakteristikë dalluese nga shoqëria në përgjithësi. Vetë partia ishte në një pozicion në të cilën i duhej uniteti dhe partishmëria njëkohësisht, dhe këtë mund ta arrinte duke kapur gjithë realitetin, duke e zbërthyer atë në njësitë më elementare empirike, aty ku vetë individi e kishte të vështirë të gjykonte nëse ishte pjesë e unitetit apo partishmërisë apo nëse këto të dyja ishin e njëjta gjë. Të ishte pjesë e partishmërisë pra të dalloje në këtë unitet ishte një pozicion krejt i pasigurte dhe efemer. Që në fillimet e saj partia i ka trajtuar anëtarët e saj me një përkujdesje në kufijtë e paradoksit. Anëtari i partisë komuniste mund ta humbte të qenit në parti edhe për shkaqe nga më banalet si humbja e teserës së partisë. Madje humbja e teserës së partisë konsiderohej si një akt në kufijtë e tragjikes ndaj të cilës anëtarët e partisë dhe celulat e saj duhet të mbanin qëndrim të rreptë. Sa më poshtë tregon, në mënyrë simbolike dhe groteske, sesa të brishte donte t’i bënte partia kufijtë në mënyrë që ndjesia e unitetit me atë të njëanshmërisë mos formalizohej në mënyrë të pakontrolluar. Për të vërtetuar këtë varësi nga rrethana të cilat janë të rëndomta, madje aspak të parashikueshme nga një qasje morale 157

Juljan Myftari

apo virtyti, në një letёr që Komiteti i Rrethit i Partisë Komuniste tё Tiranës i dërgon vetë Komitetit Qendror të Partisë Komuniste tё Shqipёrisё, ka detaje të cilat tregojnë ankthin e regjimit të kohës për përfshirjen e gjithë realitetit brenda unitetit. Një relacion që komitetet e partisë të qarqeve dhe ushtrisë i dërgojnë Komitetit Qendror lexohet se: Shoku N. Bektashi Teserën e partisë e ka mbajtur në xhepin e pantallonave mbrapa, dhe nji rast kur ky ishte duke udhtue në fshat ndalohet në nji vend, qё ishte i pa pyllëzuar, por që ishte rrugë kambёsorije dhe këtu del për vehte (për të kryer nevojën ), mbasi ngrihet nuk i interesohet me dijtë për teserën ... 250 .

Në këtë rast pavarësisht dhënieve të detajeve të imta mbi nevojat personale madje dhe mbi pozicionin trupor të kryerjes së tyre, shoku N. Bektashi nuk i shpëton dënimit të përjashtimit nga partia. Vendimit për përjashtimin e tij e merr vetë Manush Myftiu dhe i komunikohet komitetit të partisë së rrethit pak ditë me vonë. Në vendimin e Manush Myftiut lexohet se, 251 “... Shoku N. Bektashi për arsye të pakujdesisë të tij për humbjen e teserës të mbetet jashtë partisë. Të shihet qëndrimi dhe puna që do të bëjë paskëtaj”(!) 252 Në një shkresë tjetër që i dërgohet Komitetit Qendror të Partisë jepet rasti i anëtarit të Partisë me inicialet G. B. Në informacionin përkatës deklarohet: Duke ardhur nga Petrela në Tiranë G. B. Kishte vënë teserën e Partisë në portofol. Kur desh të kalonte lumin u çvesh, por kur u rivesh pa se nuk e kishte me vehte portofolin e njëkohsisht dhe teserën. Sekretari i celulës ku bënte pjesë çfaqi opinionin se është element i mirë dhe është prekur mjaft për këtë. Gjithashtu edhe nënsekretari politik i Qarkut çfaqi opinionin se është element i vlefshëm. 253

Ibid.2. AQSH, F 14, V 1947, D 32. f 1. "Korespodencë, relacione dhe karakteritiska për elementët e përjashtuar nga Partia për humbjen e teserës nga pakujdesia, dërguar Komitetit Qendror nga Komitetet e Partisë së Qarqeve e të Ushtrisë." 251 Ibid., 3. 252 Ibid., 4. 253 Ibid., 9. 250

158

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

Edhe për këtë element të vlefshëm seksioni i partisë mori vendim ta përjashtonte me afat të pacaktuar, sepse duke kaluar lumin i kishte rënë tesera nga xhepi. Madje në një rast tjetër, 254 një anëtari të partisë i kishte humbur tesera për arsye se i ishte djegur shtëpia dhe tesera kishte qenë brenda shtëpisë në atë moment. Këtij qytetari, i cili kishte ngelur pa shtëpi, partia i heq anëtarësinë edhe pse shkaku i humbjes të saj ishte shtëpia e djegur. Me gjithë fatkeqësinë që i kishte ndodhur, Komiteti Qendror i Partisë edhe në këtë rast deklaron përjashtimin e tij(!) Ka pra, një tentativë të vazhdueshme për një unitet në njëanshmëri. Përputhja e këtyre të dyjave duket se arrihet vetëm me anë të futjes në intimitete të realitetit të përditshëm për të gjetur një përgjigje mbi vendndodhjen e pikëtakimit të tyre. Duke qenë apriori e pamundur për të gjetur një nivel pikёprerjeje të gjithëpërdorshme, se ku është kufiri i anshmërisë që uniteti mund të përballojë, komunistët përdorin mjete më të papërcaktuara të kufirit të anshmërisë, si ngjarje empirike të mbushura me detaje, gjithashtu dhe koncepte të papërcaktuara analitikisht si vullneti. Megjithatë, duke qenë se lufta e klasave duhet zhvilluar si kundër armiqve, ashtu dhe në gjirin e popullit kjo është e qëllimtë. Nuk duhet harruar se “edhe kontradiktat jo-anatgoniste në shoqërinë socialiste po të mos trajtohen e po të mos zgjidhen drejt, ruajnë mundësinë e shndërrimit në kontradikta antagoniste”. 255 Vullneti i proletarit si përfshirje në anshmëri Shpeshherë shteti i diktaturës së proletariatit dhe ligjshmëria socialiste është trajtuar si realizim i vullnetit të klasës punëtore. Vullneti është në një koncept shumë problematik, pasi analitika e tij është pothuaj e pamundur. I mbushur me vagullti dhe errësirë konceptuale, koncepti i vullnetit shërben më së miri për të caktuar në mënyrë krejt të pagjykueshme aposteriori një grup politik, apo të vërtetë përkatësie. Duke e përshkruar shtetin dhe sistemin ligjor si realizim të vullnetit të proletarit, ai, përfshihet në shtet-bërje si pjesë aktive e këtij procesi. Vullneti është ai çka është “uni” i gjallë i njeriut, kështu që asnjë cilësi tjetër nuk mund të jetë më shumë e lidhur me personin, i cili përfshihet 254 255

Ibid., 23. Sota, " Mbi diktaturën e proletariatit dhe luftën e klasave në Shqipëri", 45.

159

Juljan Myftari

në këtë proces. Vullneti është shtrirja e subjektit mbi botë, është njeriu të cilit bota i përket, pasi vetëm te vullneti i tij, e vërteta mund të marrë kuptim. “Gjithçka, që në një farë mënyre i përket e mund t’i përkasё kësaj bote, duhet pashmangshmërisht të ketë si kusht subjektin e të ekzistojë vetëm për subjektin”. 256 Komunistët duke i bërë apel vullnetit, kërkonin ta përfshinin subjektivisht proletarin dhe t’i bënin atij të kuptonte se njëanshmëria e shtetit të tyre ishte pasojë e faktit se ky shtet ishte pasojë e “vullnetit”. Vullneti duke qenë shtrirje e realitetit te subjekti, përcakton realitete të njëanshme. Shteti i diktaturës së proletariatit ishte i tillë, i njëanshëm, dhe pasojë e vullnetit të proletarit. Përdorimi i vullnetit garanton pjesëmarrje të subjekteve, por dhe sjell pasiguri për ta. Duke qenë se vullneti është parashikueshëm më së miri dhe dallon nga arsyeja, atëherë çmimi i pjesëmarrjes me anë të tij në shtet-bërje është mungesa e parashikueshmërisë, se çfarë ky vullnet presupozon ekzaktësisht, dhe, se çfarë do të diktojë në të ardhmen. Kështu proletari është i sigurt që merr pjesë në shtetndërtim, por ai nuk e di mirë se çfarë do të thotë kjo, edhe nëse ai arrin ta lexojë si duhet vullnetin e tij. Kështu, ai është i pasigurt edhe gjithё-pjesmarrës, është i sigurt se vullneti i tij ka ndërtuar shtetin dhe ligjin, por i paaftë si kushdo ta ekstrapolojë vullnetin e tij nga tërësia e qenies së tij dhe të lexojë në mënyrë ekzakte mesazhin e vullnetit të tij proletar. Atij i duhet një ndihmë leximi nga jashtë për të përthyer në fjalë politike vullnetin proletar brenda tij. “Formimi i vullnetit që, gjen shprehjen e vet në legjislacionin socialist, zhvillohet nën ndikimin e drejtpërdrejtё të ideologjisë marksiste-leniniste”. 257 Kështu koncepti i vullnetit përfshin proletarin, i shpjegon atij ndjesinë e pasigurisë midis anshmërisë dhe unitetit, dhe më tej i ofron një pikë referimi, ku ai mund të lexojë subjektin e tij te vullneti i përkthyer me anë të ideologjisë marksiste-leniniste. Vullneti i proletarit nuk është shprehje e subjektit të tij dhe formësues i natyrës, ai i nënshtrohet ideologjisë. Vullneti përdoret sa për ta “nxjerrë” jashtë subjektin për ta zbuluar në arenën politike, mё tej Vullneti qëndron për të Arthur Schopenhauer, Bota Si Vullnet Dhe Përfaqësim, ed. Plejad (Tiranë2009), 57. 257 Haxhi, "Karakteri Klasor I Legjislacioni Tonë Të Përshkrojë Gjithë Punën Për Njohjen E Popullarizimit E Intrepretimin E Ligjeve." 256

160

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

pasur lidhje midis këtij subjekti dhe ideologjisë. Proletari nuk është skllav i ideologjisë për sa ajo komunikon te vullneti i tij. Dhe proletari nuk ka si të jetë i nënshtruar, derisa ai është gjithmonë i vullnetshëm në atë që bën dhe, vullneti i tij lexohet tek ideologjia. “Vullneti i klasës punëtore dhe i masave të tjera punonjëse bazohet në fund të fundit në zhvillimin ekonomik të shoqërisë tonë, në kërkesat e zhvillimit socialist të vendit.” 258- shprehet Haxhi. Kështu që, vullneti i proletarit merr formë nga realiteti ekonomik dhe i përgjigjet atij. Megjithatë, derisa ai është një vullnet, ai nuk mund të perceptohet si varësi nga proletari, që në çdo rast po vepron sipas vullnetit të tij. Bëhet kështu e qartë dhe e sigurt “se ai nuk njeh as Diellin, e as Tokën, por veçse një sy, i cili sheh një diell dhe një dorë, e cila ndjen një tokë. Bota qё e rrethon nuk ekziston, përveçse si një përfaqësim, çka do të thotë se është gjithmonë e kudo në raport me një përfaqësim tjetër, të atij që e mbart këtë përfaqësim, e që është ai vetë”. 259 Bota që shikon proletari është e tija, e vullnetit të tij. Shteti dhe ligji i premtohen nga komunistët sikur të ishin të tijat dhe ai është tashmë i frikësuar dhe i pasigurt nga premtimi i dhënies së gjithë realitetit atij vetë. Tani ai është në pasigurinë e të pasurit të të gjithë botës si vullnet të tij si proletar nga njëra anë, dhe mospasjes së asgjëje, sepse në botën që paraqitet si e anshme ai mund të shkasë përtej “kësaj ane”. Ai mund ta humbë këtë përkatësi te vullneti i tij për shkaqe aq banale, sa shkrumbimi i shtëpisë apo ulja për të kryer nevojat në shkurre. Kështu, ai është i lumtur që pjesë të kësaj bote, e cila është e gjitha e vullnetit të tij, t’ia dorëzojë ideologjisë dhe marrëdhënieve materiale ekonomike, të cilat mund ta shpëtojnë nga barra e të pasurit të gjithë realitetit. Sistemi komunist i jep proletarit çdo pjesë të realitetit, për ta tërhequr në frikën se mund të humbë çdo gjë nëse vullnetin e tij, botën e krijuar, nuk ia shëmbëllen ideologjisë dhe arritjeve ekonomike që përfaqësojnë ideologjinë. Tek ideologët e shtetit komunist mund të dallojmë një problem të raportimit midis vullnetit, si ndryshues të realiteti dhe vetë realitetit material. Duke qenë se vullneti është parim modifikues i realitetit material, në qoftë se ne e shikojmë atë si medium midis vetes dhe realitetit, atёherё ai është nga 258 259

Ibid. Schopenhauer, Bota Si Vullnet Dhe Përfaqësim, 57.

161

Juljan Myftari

pikëtakimet e pakta që njeriu ka me realitetit. Vullneti si të thuash është fakti i vetëm që njeriu gjen në botë, pjesa tjetër është përfaqësim Vullneti, është një raport i vetes me diçka tjetër jashtë tij. Kjo jashtësi paraqitet si realiteti i jashtëm, i cili bën të mundur të ketë një pikëtakim midis vetes dhe diçkaje. Bota jashtë paraqitet thjesht si mundësi, si mundësia për të pasur një raport. Bota nuk është vetë fakti, është një nga përfaqësimet Siç përmendëm në hyrje të kapitullit, autorë të shteteve borgjeze, jo vetëm ata të shkollës normative-formaliste siç është Kelzeni, por dhe të rrymave teorike që e afrojnë sistemin ligjor me atë moral, mendojnë se ligji që të ekzistojë si i tillë, duhet të ketë një neutralitet të vetin. Këta autorë, ndryshe nga juristët shqiptarë dhe ata marksistë, kanë objekt dhe perspektivë të tyre vetë ligjin dhe sistemin ligjor dhe jo politikën dhe qëllimet e saj të drejtpërdrejta. Ata mbrojnë tezën se ligji nuk mund të shihet në mënyrë të vazhdueshme nga një perspektivë e jashtme . Për ta sistemi ligjor dhe rendi juridik duhet të ofrojnë rezistencë, nё tё kundёrtёn ekzistenca e tyre vihet në dyshim, sepse një rol kaq i nënshtruar i tyre i heq legjimitetin e të qenit. Madje po të ndalojmë te një autor tjetër shumë në zë në filozofinë e së drejtës, i cili nuk i përkiste aspak rrymave normative, e as atyre formaliste, gjejmë pohime që theksojnë ndarjen midis ligjit dhe rrethanës shoqërore. Sipas Roskoe Pound: Duhet të pranojmë se prodhimi juridik dhe gjykimi në realitet nuk janë të determinuara tërësisht nga vlerësimi i interesave. Në praktikë presioni i nevojave i kërkesave dhe i dëshirave do të modifikojë në një mënyrë apo nё tjetrën kompromiset e paracaktuara nga sistemi juridik. Me qëllim qё të mbajmë sigurinë juridike, ne kërkojmë të minimizojmë me çdo kusht këto modifikime. 260

Pound qartazi mendon se ekziston pra një "betejë" midis forcave të anshme shoqërore nga njëra anë dhe formulimit të përgjithshëm e neutral të ligjit. Nga pikëpamja e brendshme e ligjit, ai ka prirje ta paraqesë veten neutral dhe t’i bëjë rezistencë modifikimeve të njëanshme për shkak të interesave apo dëshirave. Sepse dhe koncepti i sigurisë juridike kërkon një stabilitet formal, përtej interesave politikë apo ideologjikë. Pra, dhe praktikisht është e vështirë të përcaktohet ndonjë rregull 260

Pound and Tarello, Introduzione Alla Filosofia Del Diritto, 67.

162

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

absolut për të vlerësuar cilët interesa duhet të kenë mbizotërim dhe të marrin vlefshmëri primare juridike. Pound vazhdon: "Nuk besoj se juristi duhet të bëj më shumё sesa të njohë këtë problem dhe të kuptojë që ky problem konsiston në tutelimin e sa më shumë të jetë e mundur të interesave socialë. Dhe në mbajtjen e ekuilibrit dhe të harmonisë ndërmjet interesave të ndryshëm ...” 261 Barazia dhe anshmëria Një pasojë e kontradiktave së këtyre pikëpamjeve, asaj marksisto-shqiptare nga njëra anë dhe autorëve perëndimorë në anën tjetër, sjell në dukje se, kjo anshmëri parimore e shtetit dhe sistemit ligjor në Shqipërinë socialiste ndërlikon problemin e barazisë së shtetit dhe ligjit ndaj qytetarëve. Duke qenë se sistemi socialist ishte një sistem me pretendime egalitare të kudondodhura, anshmëria e tij e deklaruar i raportohet në mënyrë problematike konceptit të vetë barazisë. Një barazi kaq tërësore dhe një anshmëri aq e theksuar, mund të krijojnë një tension midis tyre edhe kur armiqtë janë të mundur. “Me ardhjen e komunizmit aplikimi i idesë së barazisë do të ishte i ndryshëm nga aplikimi, i cili realizohej në stadin para komunist. Megjithatё, vetë “koncepti i mbijetoi trazirave politike dhe ndryshimit në strukturën qeverisëse dhe ligjore të vendit.” 262 Shqipëria si vendet e tjera të Evropës kontinentale, duke qenë se bën pjesë në familjen gjermano-romake të ligjit, nuk ka një dualizëm midis ndonjë koncepti barazie dhe tekstit të ligjit. Vendet e traditës së common law, përdorin parimin e barazisë apo equitetit. Aq më shumë që në Shqipëri, nevoja për revolucionarizim të shoqërisë e bënte të pamundur përdorimin e një koncepti equiteti, i cili mund të përdoret vetëm në sistemet që kanë shtrirje në kohe, pra që kanë një traditë paraprake. Atëherë, shteti socialist ishte i gatshmen të përdorte barazinë vetëm brenda klasës punëtore, ose klasave mike me të. Sipas Kleanthi Kocit:

Ibid., 68. Wieńczysław J Wagner, "Equity and Its Socialist Equivalent in the Polish Legal System," (1975), 151. 261

262

163

Juljan Myftari

Vend të rëndësishëm në sesion zuri çështja e barazisë së shtetasve tanë, duke u ndaluar në pasqyrimin e plotë dhe të qartë të parimit të barazisë në projektin e kushtetutës së re. ... Theksuan edhe një herë rëndësinë që ka parimi marksist-leninist se realizimi i barazisë së vërtetë është i lidhur në mënyrë të pandashme me çlirimin e punonjësve nga shtypja dhe nga shfrytëzimi. 263

Komunistëve i interesonte pabarazia e klasës punëtore ndaj klasave të tjera, më shumë sesa barazia në përgjithësi. Duke qenë se ata nuk atashoheshin ndaj koncepteve abstrakte, ata e dinin se aplikimi i një koncepti kaq abstrakt sa barazia në mënyrë gjithëpërfshirëse, nuk sillte ndonjë dobi të menjëhershme. Barazia për ta ishte nevoja e të shtypurit, i cili duhet ta dinte se dikur ishte i shtypur dhe se me pushtetin e tyre ai nuk ishte më i tillë. Ata nuk kishin çfarë ta bënin barazinë si koncept abstrakt, për sa kohë ajo ishte një koncept politikisht jo revolucionar. Mospërdorimi i koncepteve abstrakte e bënte të panevojshme shqetësimin e komunistëve, nëse ishte e drejtë apo jo që klasat e tjera dhe përfaqësues të tyre tё meritonin barazi me ta apo jo. Barazia ishte ekskuzivitet i klasave fituese të revolucionit. Pra, një barazi për “ne” e ngjashme me barazinë e qytetarëve të Athinës, të cilët e mendonin veten si jetësues të parimeve më demokratike dhe barazimtare dhe nuk shqetësoheshin shumë për banorët joqytetarë të qytetit dhe pabarazisë ndaj tyre. Komunistëve u shërbente më shumë ngulitja e proletarit dhe fshatarit te momenti i çlirimit, se sa atashimi i tyre tek ideja e barazisë në përgjithësi. Barazia ishte çlirimi i klasave të cilat ishin baza e shtetit të tyre. Partisë i interesonte që klasa punëtore dhe ajo fshatare të kishin një kujtesë të këtij çlirimi dhe ta kufizonin idenë e barazisë brenda banorëve të popullit të çliruar. Këtyre duhet t’i mjaftonte kujtesa e çlirimit nga ish klasat sunduese, si dhe fakti që ata nuk kishin barazi me këto klasa. Pra, fakti që akoma kishte, apo potencialisht duhet të kishte pabarazi, ndërmjet tyre dhe atyre që nuk ishin si ata, nuk ishte problem për Partinë pasi ajo, ashtu si dhe ish klasat e shtypura ishte burim i së drejtës si lajmëtare e ideologjisë fituese. Punëtori mund të ishte i barabartë me punëtorin tjetër apo intelektualin, por kurrsesi nuk mund të ishte i barabartë me kulakun apo armikun e klasës. Ai 263

Kleanthi Koçi, Konferenca Shkencore mbi problemet e Kushtetutës (1976), 129.

164

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

duhet të gëzohej për këtë mungesë barazie. Rrjedhimisht duhet të gëzohej se, edhe pse në një realitet të njëtrajtësuar, ai nuk ishte i barabartë me partinë dhe rolin udhëheqës të saj. Në kuadër të zbatimit të ideve që komunistët kishin për barazinë, në Ligjin Nr. 5839, datë 20.2.1979, "Për caktimin e raporteve të pagave të nëpunësve, në krahasim me ato të punëtorëve dhe kooperativistëve" përcaktohet: Partia e Punës së Shqipërisë ka ndjekur kurdoherë një politikë të drejtë marksist-leniniste, për shpërndarjen sipas parimit socialist "nga secili sipas aftësisë, secilit sipas punës" dhe për punë të barabartë pagë të barabartë, duke synuar në revolucionarizimin e mëtejshëm të punonjësve... , dhe shmangur krijimin e shtresave të privilegjuara në gjirin e shoqërisë sonë socialiste.

Me qëllim që edhe në të ardhmen, në përputhje me kushtet dhe me stadin e arritur në ndërtimin socialist të vendit, të ecet drejt rritjes së mirëqenies së përgjithshme, të ngushtohen gradualisht dallimet midis pagave të punonjësve të kategorive të ndryshme në përputhje me ngushtimin e dallimeve midis punës mendore dhe punës fizike, midis punës në industri dhe punës në bujqësi, të kombinohet drejt përdorimi i stimujve materialë me ata moralë, duke u dhënë përparësi stimujve moralë duke ruajtur interesimin për rritjen e rendimentit të punës dhe për ngritjen e kualifikimit të punonjësve pa rënë në barazitizëm ...” Shohim se përveç problemeve që kishte sistemi komunist me idenë e barazisë ekskluzive brenda klasës udhëheqëse punëtore dhe atyre “motra” me klasat e tjera të mundura, hasim gjithashtu në probleme për sa i përket nocioneve të barazisë së brendshme. Është e vërtetë që barazia theksohet si parim dhe shkohet drejt saj, por kur bëhet fjala për kriteret e barazisë dhe nivelet, dhe justifikimin e saj, mund të vëmë re se jo çdo gjë shkon në koherencë të plotë. Ka një kontradiktë në faktin se nga njëra anë thuhet qё partia ndjek politikёn, secili sipas punës që bën, dhe, nga ana tjetër kemi një politikё të përgjithshme, e cila kërkon që në mënyrë imponuese të zvogëlojë diferencat *. Duke qenë se secili individ mund të ketë aftësi krejt të ndryshme nga një individ tjetër, dhe, produkti i punës që ai jep është i ndryshëm nga Nga pikëpamja teorike marksiste kjo është e justifikuar pasi në fazat para komuniste drejtësia socialiste ishte proporcionale me sasinë dhe cilësinë e punës që secili i jepte shoqërisë. *

165

Juljan Myftari

produkti që jep dikush tjetër, atёherё sa më i aftë është individi në një punë të caktuar, aq mё shumë prodhim jep dhe e kundërta. Ka gjasa që dallimi midis produktivitetit të njerëzve të ndryshëm të jetë në raporte të mëdha. A mund të përputhen këto dy parime? Që kjo të ndodhё duhet ndërhyrë tek aftësitë e individëve që përbëjnë grupin. Kështu që, këto dy parime të përputhen duhet që me kalimin e kohës individët të kenë aftësi të barabarta (apo afër të barabartës) për punë, dhe talente të ngjashme. Pra, për t’i përputhur këta dy paragrafë, -shtetit i duhet të ndërhyjë tek aftësitë personale të individëve dhe të minimizojë diferencat midis tyre, ose në të kundërt duhet pritur arritja përfundimtare e komunizmit ku talentet dhe aftësitë personale nuk përcaktojnë atë çka individi merr nga shoqëria. Një problem i dytë, i cili jo detyrimisht vjen nga një kontradiktë e brendshme midis pohimeve të mësipërme, është ai i përcaktimit të vlerës së produkteve me natyrë të ndryshme. Në thelb të idesë së ngushtimit midis të ardhurave dhe shpërblimeve, qëndron ideja se punë të ndryshme mund të barazohen. Ose më mirë që shpërblimi i punëve të ndryshme të ketë tendencë barazimtarie. Ky proces barazimtarizmi funksional nuk është i natyrshëm kur kemi parasysh se komunizmi në Shqipëri kërkoi pikërisht të kryejë ndarjen moderne të punës. Ky ishte pikërisht një nga arritjet e industrializimit dhe modernizimit të Shqipërisë së pasluftës. Në qoftë se më parë shumica e njerëzve ishin të ngjashëm sepse kryenin aktivitete të ngjashme, ashtu si ndodh rëndom në shoqëritë mesjetare, sistemi i pasluftës së dytë botërore solli modernizmin, me mekanizimin e shoqërisë, rritjen e administratës shtetërore, zhvillimin e sektorëve të panjohur më parё etj., Komunizmi edhe pse kishte krijuar kategori të numrave të mëdhenj dhe që i ngjanin vetes, kishte krijuar gjithashtu një raport mё kompleks të njerëzve me punën, pasojë kjo e specializimit të shoqërisë. Pra, duket jo shumё e natyrshme qё për këtë specializim gjithnjë e më të madh të kemi një shtypje tërësore të vlerësimit të punës të cilat janë gjithnjë e më të ndryshme. 264 Për ilustrim të mëtejshëm por paraqesim disa nga nenet e ligjit të sipërpërmendur: Neni 1 Raporti midis pagës mesatare të punëtorëve të të gjitha degëve të ekonomisë dhe pagave më të larta të nëpunësve të mos jetë më i madh se 1:2

264

166

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

Këtyre problemeve të anshmërisë dhe raportit të saj problematik me barazinë mund t’i shtojmë një të tretë. Atë të raportin midis, anshmërisë, barazisë dhe “të dobëtit”. Të marra së bashku këto koncepte luajnë një lojë të habitshme me njëri tjetrin. Komunisti dëshiron anshmërinë dhe barazinë në të njëjtën kohë, por është dhe pro të dobëtit. Duke marrë parasysh se i dobëti në shtetin që ai ka ndërtuar është klasa armike, për shkak se ajo është e pakët në numër dhe ka rënë nga pushteti, atëherë ajo nuk mund të jetë kundër saj. Kështu komunisti është në të njëjtën kohë kundër këtyre të dobëtëve dhe pro të dobëtëve. Komunistit i duhet të zgjidhë problemin midis anshmërisë kundër klasave të rëna dhe mbrojtjes të së dobëtit, të cilat janë klasat e rëna. Gjithashtu probleme sjell dhe tendenca për barazi dhe nevoja për ekzistencën e të dobëtit, si arsye e veprimtarisë politike. Marksisti ka nevojë për të dobëtin shoqëror, por në këndvështrimin e barazimtarizmit tё tyre të deklaruar, lokalizimin e të dobëtit apo tё atij që duhet mbrojtur. Për sa i takon një teorie tё nivelit makro, si në objektin e saj, e cila është shoqëria, aq edhe në njësinë e saj instrumentale të analizës, ideologjia marksiste, nuk mund ketë një përqasje personaliste ndaj individëve, për sa i sheh ata si pjesë të kategorive të përgjithshme. Kështu individi është i dënuar të njehsohet me kategorinë e tij, për sa kohë përkatësia në këtë kategori e raporton me vetë ideologjinë. -Ti je i mirë për sa kohë je i dobët *-. Dhe mirësia jote shihet vetëm si e shënjuar nga dobësia jote. Neni 2 Raporti midis shpërblimit të kooperativistëve që kryejnë punë të kualifikuar dhe shpërblimit më të lartë të nëpunësve bujqësorë nuk mund të jetë më i madh se 1:2 Neni 4 Në përputhje me thellimin e procesit të revolucionarizimit të rendit socialist dhe me mundësitë që krijon zhvillimi i ekonomisë, raportet e caktuara në nenet 1 dhe 2 mund të ndryshohen vetëm në drejtim të ngushtimit të tyre. * Mund të bëhet vërejtja këtu se marksizmi nuk është teori morale që etiketon të mirë, apo të këqij. Megjithatë, nuk besojmë se marksizmi i shpëton, të paktën si fenomenologji i subjektit që e përdor konotacioneve morale. Duket se e mira dhe e keqja si kategori fenomenologjike te subjekti janë në një rend më primitiv sesa ideologjia marksiste. Lehtësisht i dobëti përcaktohet në kategorinë morale të së mirës për sa ai është subjekti primar i ideologjisë.

167

Juljan Myftari

Ndërkohë, ti nuk je subjekt pozitiv i saj si individ konkret, sepse në qoftë se ti del nga gjendja e të dobëtit, del jashtë sferës së trajtesës pozitive të teorisë. Pra, i varfri që bëhet i pasur nuk është mё subjekt pozitiv, por kthehet në subjekt negativ, sepse e ka arritur këtë ikje pa të tjerët. Në rrafshin e raportit individual midis vetë njeriut si qenie konkrete dhe ideologjisë, mund të jemi përpara një paradoksi, sepse ideologjia kërkon nga ty të jesh i dobët me të tjerët dhe të tjerët janë mënyra e vetme për t’ju raportuar ligjit për sa kohë të qenit vetëm. Pra, të mos qenit tashmë të dobët të heq raportin tënd me ligjin sepse trajtohesh thjesht si një individ penal (të mos jesh i dobët, pra, të kesh mjete jetese të konsiderueshme është thjesht pasojë e shkeljes së ligjit, korrupsionit, klientelizmit etj.), dhe, tjetri i pacaktuar bëhet përkufizuesi dhe të bën ty subjekt të ligjit. Problemi i raportit midis ideologjisë, ligjit dhe individit nuk ekziston vetëm në rrafshin e marrëdhënies midis këtyre tipave idealë statikё (të varfërit dhe të pasurit), por dhe me rrugëtimin për të kaluar nga njëra gjendje në tjetrën. Duke qenë se individi shihet si "i shoqëruar" me të tjerë, rrugëtimi i tij nga të qenit të dobët, tek dalja nga gjendja e dobësisë konsiderohet si rrugëtim te "bërja" e fortësisë. Në mënyrë paradoksale njeriu vihet në kushtet ku "ka turp" për daljen nga gjendja e dobësisë, për sa kohe ekzistenca e kësaj kategorie shihet si legjitimuese e vetë sistemit politik dhe ligjor. Atashimi midis ideologjisë dhe shoqërisë dhe njëjtësimi i idesë me kushtet objektive shoqërore, krijon mos çarje midis ideologjisë dhe kushteve objektive, kështu që dalja jashtë sferës së dobësisë, krijon vakume ideologjike, të papërballueshme për individin. Ndërsa "brenda në marrëdhëniet e prodhimit kapitalist, të karakterizuara nga një ndarje komplekse shoqërore e punës, individi merr kuptim dhe ekziston si qenie sociale, për sa kohë është i përkufizuar në marrëdhënie me të tjerët dhe në mënyrë reciproke me ta.” 265 Pra, a është i dobëti proletari i cili përshkruhet nga teoria dhe e drejta socialiste, a është i skamuri dhënës i bazës për vetë ideologjinë? A do të mjaftonte të kishim skamje që të kishim marksizëm apo më tej akoma, të kishim fitore politike të marksizmit? Duket se jo! Sepse e shumta që këta individё mund Richard Kinsey, "Marxism and the Law: Preliminary Analyses," British Journal of law and Society 5, no. 2 (1978), 206. 265

168

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

të arrijnë është të jenë humus për një teori politike të lumpenizmit dhe jo të proletarizmit. Ai që është vërtet i dobët është tepër i dobët për të bërë një revolucion dhe ai që nuk është aq i pamundur, rrezikon të kryejё thjesht një revolucion personal, i cili ndryshon kushtet e tij materiale. Që ky entitet të jetë, për marksizmin ai duhet të jetë i varfër dhe jo reagues, pra ai nuk mund të reagojë si individ sepse po të kishte reaguar si i tillë do të kthehej në individualist, i cili shfrytëzon në mënyrë oportuniste sistemin aktual. Pra, ai do të ishte një "tradhtar", sepse do të bënte pjesë nё sistemin, i cili është përkufizim kundër tij. I dobëti marksist është ai që është i ndërgjegjshëm për teorinë marksiste, që ndjek ligjet e shtetit sikur të ishin pjesë e një ideologjie të dëshirueshme, madje edhe kur shteti në të cilën ai bën pjesë nuk është ai i dëshiruari. Kështu marksizmit i duhet të jetë i anshëm deri në kontradiktë, deri duke dëshiruar ekzistencën e të dobëtit dhe të privuarit në mënyrë që të mbijetojë, si një lëvizje politike dhe në krye të një shteti. Kontrolli i masave ndaj shtetit Shteti “socialist” i përcaktuar nga njëanshmëria nuk e kishte atributin e pavarësisë relative që gëzon shteti në vendet “borgjeze-liberale” apo revizioniste. Shteti “socialist” ishte mjet i anshëm dhe partia e vendoste nën kontrollin jo vetëm të saj, por dhe të klasave fituese të revolucionit. Sipas nenit 8 të Kushtetutës së 1976 * "Zgjedhësit kanë të drejtë të heqin në çdo kohë përfaqësuesin e tyre, kur ky ka humbur besimin politik, kur nuk plotëson detyrat e ngarkuara ose kur vepron në kundërshtim me ligjin." Vendosja në Kushtetutë e këtij parimi tregon se ai është një qëndrim politik dhe parimor i pushtetit komunist * dhe aspak një çështje teknike për të pasur një qeverisje disi më të mirë, apo për të zgjidhur problematika të veçanta që shfaqeshin gjatë qeverisjes. Një parim i tillë përcaktohej edhe në kushtetutën e vitit *

Të njëjtën gjë përcaktonte më parë dhe Kushtetuta e vitit 1950 në nenin 5 të saj. Moszbatimi i tij nuk e cenon argumentin pasi parimisht mos revokimi e përfaqësuesve të sferave të larta, nënkuptonte se ata pothuaj gjithmonë ishin në lartësinë e duhur të detyrës së tyre, për sa ishin njohës dhe zbatues të mirë të ideologjisë dhe rrjedhimisht arrinin ta kuptonin vullnetin e popullit dhe të vepronin sipas tij. *

169

Juljan Myftari

1950, ndërsa ligji që e rregullon këtë parim nga pikëpamja teknike daton në vitin 1966. Kjo e drejtë revokimi rregullohet dhe me ligj dhe pikërisht në ligjin datë 23.12.1966 nr. 4204, (të pandryshuar asnjëherë), në të cilin përcaktohet se: “e drejta e revokimit përfaqëson një nga parimet bazë të demokratizmit socialist, shpreh pushtetin e plotë të masave punonjëse dhe është një garanci e madhe për sigurimin e përgjegjësisë së deputetit përpara popullit.” 266 Siç dihet, ky pёrcaktim ёshtё në kundërshtim me teoritë e përfaqësimit në demokracitë liberale, të cilat bazohen mbi konceptin e ndarjes, të shkëputjes dhe diferencës brenda vetes, domethënë ndarjes së pushteteve, ndarjes së sferave së brendshme të shoqërisë. Jo më kot, në ligjin për Prokurorinë e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, datë 27.3.1981, nr. 6298, në nenin 4, sanksionohet se "Prokuroria në veprimtarinë e saj zbaton vijën e masave, mbështetet tek ato, u jep llogari për zbatimin e detyrave, dëgjon vërejtjet, kritikat e propozimet e tyre. 267 Masa dhe ligji janë një dhe tentativat për dallim konsiderohen revizionizëm apo liberalizëm. Edhe nga pikëpamja funksionale, “prokuroria në përmbushjen e detyrave ndihmohet nga prokurorët popullorë, të cilët zgjidhen nga populli me vota të hapëta në çdo lagje, fshat, repart, ushtarak institucion e ndërmarrje.” 268 “Socializmi jeton nën gjurmën e unitetit” 269 problematik të brendshëm dhe demokracia që ai ndërtonte do të ishte sa më pak përfaqësuese dhe sa më shumë unitare. Përfaqësuesi nuk kishte si të ishte një i deleguar aktualisht i lënë i lirë të vepronte sipas vullnetit të tij, pasi ai si çdo përfaqësues reflektonte vullnetin e “popullit”. Ai ndryshe nga çdo përfaqësues kishte njëherësh dy burime të përkthimit të vullnetit të popullit, njeri ishte vetë populli, i cili mund ta revokonte dhe bashkë me të cilin duhet të "Për Revokimin e deputetit të Kuvendit Popullor." Gazeta Zyrtare, no 4, datë 23.12.1966. 267 "Ligji për Prokurorinë e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë," 29. 268 Ibid.,30. 269 “Pjesëmarrja, aktive e masave, në qeverisjen e vendit, forcon e gjallëron organet e pushtetit”, nё “Zëri i popullit,” 9 tetor 1983, fq.1, Nё artikull shkruhet: Këshillat popullore duhet të kërkojnë që jo vetëm këshilltarët, por edhe punonjësit drejtues të aparateve të vijnë në mbledhje, për çdo problem që shqyrtohet me mendimet e masave. 266

170

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

ishte i njësuar dhe nga ana tjetër, kishte burimin e vullnetit të popullit që ishte ideologjia. Ndryshe nga kolegët e tij të vendeve liberalo-borgjeze, të cilët ishin të kufizuar në vullnetet e tyre vetëm nga vullnete më larta politike, përfaqësuesi i popullit shqiptar ishte i kufizuar edhe nga nivele më të ulëta politike. Ai ishte midis vullnetit të masave dhe ideologjisë, e cila kontrollonte nëse ai zbatonte vullnetin e masave në mënyrë adekuate. Ndryshe nga kolegu i tij i botës borgjeze liberale, ai nuk kishte ndarje për shkak se kontrollohej nga ky nivel lart - poshtë që nuk e linte atë as të liberalizohej, as të burokratizohej. Propozimin për këtë revokim e bënin organizatat e masave, si ato të partisë apo frontit demokratik, të rinisë, gruas etj. (neni 3). Revokimi bëhej nga zgjedhësit e zonës, por me anë të një mbledhjeje të zgjedhësve dhe me VOTIM TË HAPUR. Vetë propozimin nuk e bënin individë të veçantë apo të grupuar ad hoc për qëllimin në fjalë, por ishte masa e organizuar paraprakisht që mund të propozonte revokimin. Edhe fakti që votimi për revokim bëhej me votim të hapur ndihmonte në mos-ndarjen e masës së organizuar kur kryente revokimin. Masa duhet ta kryente aktin nё gjendjen e masës së pa-atomizuar, masë, dhe jo një grup individësh. Votimi bëhej i hapur midis të tjerave dhe për faktin që masa gjatë aktit të votimit duhet të dukej nga perspektiva estetike, vizuale - një masë. Kjo sepse në qoftë se revokimi do të kryej me votim të fshehtë nga individët dhe jo nga masa, nënkuptonte një akt kundërshtie. Në rast kur revokimin e bën masa, nuk e ka bërë askush dhe uniteti qëndron në këmbë. Përfaqësuesi në këtë mënyrë i kthehet masës dhe nuk luftohet prej individëve që janë kundër tij. Kjo pamundësonte një pavarësi efektive të organeve, tё cilat merren me ato që Harti 270 i quan rregulla të dyta, që janë ajo pjesё e sistemit ligjor që ndërton. Janë është konstituive të shtetit, sepse dhe organet që duhet të rregullohen nga rregullat konstituive gjenden nën presionin e vazhdueshëm, ashtu si qytetari i cili zbaton më shumë rregullat e para që ngjasojnë me urdhrat për të mos vepruar në një mënyrë të caktuar. Përfaqësuesi pa autonominë e tij nuk konstituohet me rregulla të dyta duke i dhënë sistemit një natyrë imperative. Dikush urdhëron dhe

Shiko Hart, Herbert LA. "The Concept of Law, with a postscript edited by Penelope A. Bulloch and Joseph Raz." (1994). 270

171

Juljan Myftari

përfaqësuesi urdhërohet pasi i mungon pavarësia e të qenit i rregulluar. Kontrolli që masat ushtronin ndaj organeve shtetërore as kufizohej në parime të tilla të përgjithshme, si revokimi i deputetëve, as ishte një shpikje e pushtetit shqiptar. Ky kontroll shtrihej dhe në hallkat e poshtme të shtetit dhe ngulitej gjithashtu në aktivitete, me gjasë shumё mё të shpeshta sesa revokimi i një deputeti. Është vetë Lenini, një nga themeluesit ideologjikё të socializmit të aplikuar, i cili shprehet se “inspektimi i punëtorëve dhe i fshatarëve nuk gjykohet vetëm nga pikëpamja ligjore, por dhe ajo e dobisë” 271. Ai po ashtu ndërton konceptin e kontrollit të vazhdueshëm nga poshtë për administratën dhe shtetin. Madje siç duket qartë, ligjshmëria në këtë kontroll nuk është aspekti kryesor, por dobia e tij është ajo çka pritet prej tij. Duke qenë se ligji është i pamjaftueshëm për ta kontrolluar veprimtarinë shtetërore, është i domosdoshëm ky kontroll nga poshtë i fshatarëve dhe punëtorëve, i cili për bazë të tij ka praktikën e përditshme dhe bazohet çuditërisht në aftësitë tepër të diskutueshme, që kanë ata të cilёt janë në hallkat e fundit të ndarjes së punës mbi ata që janë në hallkat më të larta. Çami shprehet se ky kontroll i masave nga poshtë është më se i domosdoshëm. “Ai është një armë e mprehtë për të shmangur rrezikun e burokratizmit dhe liberalizmit,” 272 Ky kontroll përbën edhe një nga elementët ndihmës kryesorë në shmangien e krijimin të universit formal. Çami shprehet se: “Në këtë kuadër duhet theksuar rëndësia mbi kontrollin e drejtpërdrejtë e të organizuar të klasës punëtore, si klasa udhëheqëse, e shoqërisë, si edhe të masave të tjera punonjëse mbi veprimtarinë e organeve shtetërore ...” 273 Kështu shteti nuk duhet të harroj se është vetëm një mjet në duart e punëtorëve dhe si i tillë ai duhet të jetë shërbëtor i përditshëm i tyre. Ndërkohë shteti është organizim tepër kompleks dhe kontrolli i imët ndaj tij është një detyrё funksionale specifike dhe jo e përgjithshme. Për sistemin komunist, aplikimi i drejtpërdrejtë i ideologjisë dhe parimit të saj të pushtetit të Lenin’s Collected Works, vol. 33 (Moscow: Progress Publishers, 1965), 364. Çami, "Organizimi politik i shoqërisë socialiste në shqipëri dhe projekti i kushtetutës së re ", 58. 273 Ibid. 271

272

172

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

punëtorëve kishte prioritet ndaj pamundësisë efektive të një kontrolli të tillë, gjë qё me gjasë kërkonte aftësi specifike profesionale. Pozicioni i kuadrove në raport më punonjësit kuptohet qartë po të marrim parasysh mendimin e Prof. Agim Popës * se: “qëndrimet prepotente të kuadrove ndaj punëtorëve janë antikushtetuese(!) 274 Mbi kontrolle të tilla raporton rëndom gazeta “Bashkimi”, organi përfaqësues i punëtorëve. Në numrin e saj të ditës së Enjte, më datë 3 tetor 1985, lexojmë se: “Grupet e kontrollit punëtor e fshatar pranë Komitetit të Partisë të rrethit të Lushnjës, bëjnë një punë të organizuar e të drejtuar sipas problematikës që shqetëson Partinë në rreth...” 275 Se në çmasë ishin efektive këto kontrolle kuptohet nga mënyra e bërjes së tyre, qe edhe pse ishin shembull i një demokracie të drejtpërdrejtë drejtohen sipas problematikës që shqetëson partinë. Këto kontrolle megjithëse nga ana profesionale kishin pak gjasa të arrinin një përmirësim apo të ravijëzonin një panoramë të drejtë të situatës, mund të luanin mirë rolin e presionit të përgjithshëm ndaj administratës. Ata që bënin këto kontrolle shqetësoheshin për ato që shqetësohej partia dhe kishte gjasa që roli i tyre të ishte ai i armës së partisë. Sistemi ligjor edhe pse ishte varur nga partia, me tendencën natyrore për formalizëm që e karakterizon, në situata të caktuara mund të mos ketë dhënë rezultatet e duhura, sipas pritshmërive të partisë. Këtë gjë na e dëshmon edhe një shkrim tjetër i gazetës “Bashkimi”, në të cilin mësojmë se: “Në veprimtarinë e grupeve të kontrollit punëtor e fshatar që kanë vepruar kohët e fundit në Tiranë bie në sy zgjerimi i tematikës dhe i objektit, kapja pas problemeve të rëndësishme të punës së organeve ekonomike por dhe atyre shtetërore, ku ndërthuren drejtpërdrejt edhe interesat shoqërore ... I tillë ishte edhe synimi i kontrollit punëtor të

Pedagog i Materializmit Dialektik dhe Historik dhe kryeredaktor i “Zërit të Popullit” në vitet 1976-1980. 274 Agim Popa, "Marrëdhëniet kuadro-masa dhe lufta kundër burokratizimit," ibid. Tiran: Shtëpia botuese "8 Nëntori", 204. 275 Aliaj, Jaup. “ Jo vetëm me grupet pranë Komitetit të Partisë” në Gazeta Bashkimi viti i 43-të, nr 236 ( 12 384), 2. *

173

Juljan Myftari

organizuar muajin e kaluar nga Komiteti i Partisë së rrethit për mënjanimin e zvarritjeve të dorëzimit të banesave ...” 276

Duke vazhduar paralelizmin me Bashkimin Sovjetik, ku Lenini shprehet se: “detyra e inspektimeve të punëtorëve dhe fshatarëve është më shumë të jetë e aftë për t’i përmirësuar gjërat dhe jo thjesht t’i zbulojë apo t’i ekspozojë ( ky është funksioni i gjykatave me të cilat inspeksioni i punëtorëve është i lidhur, por me të cilin nuk mund të identifikohet)...” 277 Kjo na bën të mendojmë edhe një herë më shumë, se ligji nuk është realitet thelbësor për të riparuar problemet e realitetit sepse, dobishmëria e drejtpërdrejtë mund të përdoret për të korrigjuar tepricat e realitetit që janë jo në koherencë të plotë. Duke qenë se këto probleme konsiderohen si teprica të realitetit shoqëror, atëherë ato mund të zgjidhen me ligjin moral dhe përdorimin e parimit kushtetues të socializmit se, pushtetin e ka klasa punëtore dhe ajo fshatare. Klasa punëtore dhe fshatare duke qenë se ishte pushteti kushtues epror mund të anashkalonte procedurat për hir të së mirës morale. Madje të mendoje se aparati administrativ kishte një pavarësi për shkak të ndarjes së punës ishte atëkohë jo korrekt. Në një artikull të organit të partisë kritikohet kështu teza që mbron pavarësinë e administratës: “Mendimi që shfaqet në forma të ndryshme: "për këto punë janë aparatet e administratës", "ato e dinë mirë punën e tyre" etj. është i dëmshëm.” 278 -Shkruhet në artikullin e Zërit të Popullit. Të gjithë duhet të kontrollojnë situatën dhe kjo nuk është pjesë e ndarjes së punës. Çdo punëtor e fshatar e ka detyrim ndaj socializmit që është ndërtuar. Shkrimi vazhdon: Vetëm duke siguruar pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të masave në qeverisjen e vendit, në organizimin e punëve, kontrollin dhe zbatimin e vendimit të planeve, për ekonominë, kulturën mbrojtjen e për çdo fushë të jetës, do të luftohet çdo gabim e do të ndreqen të metat, do të realizohen

Ibid. Lenin’s Collected Works, 33.42. 278 "Pjesëmarrja aktive e masave në qeverisjen e vendit forcon e gjallëron organet e pushtetit," Zëri i Popullit (9 Tetor, 1983). 276 277

174

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

planet, dhe si gjithmonë do të ndërtohet e do të tё mbrohet me sukses socializmi. 279

Edhe në këtë hapësirë duke se ka një mospërputhje midis problemeve tё cilat këto kontrolle zbulojnë rëndom, me realitetin idilik 280 socialist. Për më tepër që një nga dyshimet që mund të ngrihen kur spikaten ndërhyrje të tilla në operimin dhe funksionimin e aparatit formal shtetëror është pikërisht mospërputhja midis koherencës së realitetit socialist nga njëra anë dhe nga ana tjetër, nevoja për një kontroll kaq të pazakontë nga ana e atyre që nuk janë të specializuar ndaj atyre që janë të specializuar. Kjo formulë e raportit midis realitetit-të-bukur dhe realitetit-defektoz përfaqëson pikërisht mungesën e harmonisë midis tyre. Një realitet aq koherent do të thotë harmoni. Ajo që shpikin komunistët është pikërisht fakti se harmonia e tyre është harmoni e përsosur. Aq e përsosur në qenien e saj, sa harmonia është në harmoni me gjithçka. Harmonia e realitetit socialist është në harmoni edhe me të kundërtën e saj, me mungesën e harmonisë. Realiteti socialist është plotësisht harmonik dhe arrin të përballojë dhe kontrollet punëtore të cilat shpesh arrijnë të gjejnë defekte, pra mungesë harmonie në të. Si mund një realitet që komunistët pretendojnë të jetë çliruar nga kontradiktat, të ketë probleme që kërkojnë vëmendje konstante edhe nga anëtarë të shoqërisë, të cilët nuk janë të specializuar ta kenë këtë vëmendje? Pra, si mundet punëtorëve dhe fshatarëve i jepet mundësia madje Ibid. "Shkelja e ligjeve ka si burim mosnjohjen sa duhet të ligjshmërisë, qëndrimet liberale e konservatore, të disa drejtuesve, punën e paktë e pafryt të bashkimeve profesionale dhe këshillave popullorë, bashkëpunimin e zbehtë midis gjykatave e prokurorive dhe organeve shtetërore”. Liri Gjoliku, gjykatëse e kohës, në këtë artikull të botuar në zërin e popullit të nëntorit 1983, kërkon të paraqesë problemin e shkeljes së ligjit në atë kohë. Në përgjithësi autorja e vendos fajin tek mosnjohja e ligjit, megjithatë, është ngacmues fakti se, tek shembujt që autorja merr për të pasqyruar moszbatimin e ligjit. Shembulli i parë merret nga "ndonjë ndërmarrje e rrethit të Pukës", i dyti nga superfosfati i Laçit dhe i treti nga "ndonjë drejtues ndërmarrjeje në rrethin e Durrësit". Në përgjithësi i gjithë artikulli merret me shkelje të ligjit në formën e mospërdorimit të mjeteve mbrojtëse, shkelje të ndonjë të drejte të punëtorëve apo, pranim në punë jo sipas dispozitave të kodit të punës. Pra me gjëra pa shumë rëndësi dhe që nuk e cenojnë harmoninë e përgjithshme të rendit socialist. 279

280

175

Juljan Myftari

t’i kërkohet formalisht që të luajnë rolin e pushtetit gjyqësor mbi vetë pushtetin ekzekutiv, apo që punëtori apo fshatari të kontrollojë zyrtarin dhe burokratin? Siç përmendëm dhe më lartë pushteti i kohës kërkonte ta përbrendësonte të kundërtën duke e bërë pjesë të domosdoshme të trupit të saj politik. Ideologjia komuniste për të gjetur mundësinë e raportimit jo përjashtues midis harmonisë dhe mungesës së harmonisë, shpjegon se mund të ekzistojnë dy lloj kontradiktash. Ato janë kontradiktat antagoniste dhe kontradiktat joantagoniste. “Qëndrimi - marksist leninist, apo revizionist, revolucionar apo oportunist ndaj luftës së klasave në socializëm është i lidhur ngushtë me interpretimin që u bёhet dy tipave të kontradiktave, antagoniste dhe jo antagoniste, në shoqërinë socialiste.” 281 Kështu, paralajmërohet se duhet pasur kujdes, kur analizoheshin marrëdhëniet shoqërore, sepse keq interpretimi në klasifikimin e kontradiktave mund të shpinte në botëkuptime të gabuara dhe në pikëpamje revizioniste apo oportuniste në lidhje me shoqërinë. Një marksist i vërtetë gjithmonë arrin të dallojё se cilat janë kontradiktat që cenojnë shoqërinë socialiste dhe cilat janë ato jo antagoniste të cilat grupet e punëtore dhe fshatare mund t’i zbulojnë rëndom për të treguar se realiteti socialist nuk është trill, por real. Partia jonë pranon se në socializëm ekzistojnë të dy tipat e kontradiktave, antagoniste dhe jo antagoniste. Megjithatë, tipike janë kontradiktat joantagoniste, karakteri joantagonist i të cilave përcaktohet nga natyra e rendit socialist, si një rend shoqëror që mbështetet në pronën e përbashkët të mjeteve të prodhimit ... 282

Megjithatë identifikimi i llojit të kontradiktave nuk ishte i lehtë. Këto kontradikta; ai i varësisë së zyrtarit shtetëror dhe ai i antagonizmit dyllojësh trajtohen nga një letër për qarkullim të brendshëm, rreth problemeve që autoritetet hasnin për administrimin e pasurisë komuniste. Për masat që duheshin marrë ndaj drejtuesve të një sektori ekonomik të rëndësishëm si pasojë e punës të pakënaqshme të tyre. Këshilli Ministrave shkruan:

281 282

Sota, " Mbi Diktaturën E Proletariatit Dhe Luftën E Klasave Në Shqipëri." Ibid., 37.

176

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

Përveç masave që do të bëjnë vetë kolektivat punonjëse dhe qëndrimit që do të mbajnë ndaj personave fajtorë, Këshilli i Ministrave konsideron se përgjegjësia kryesore për këtë shthurje dhe keqadministrim të pasurisë socialiste mbi industrinë e naftës bie mbi drejtorin e drejtorisë së naftës ... 283

Kjo do të thotë se kishte një presion i dyfishtë mbi zyrtarët, pikë së pari nga ana e masave punonjëse, pra vertikalisht poshtëlart, por dhe nga ana tjetër nga Këshilli i Ministrave që përcaktonte cili ishte përgjegjësi. Masat thirreshin për të diskutuar një të vërtetë e cila esencialisht ishte e tashmë e përcaktuar. Më tej duke iu referuar shkeljeve të vëna re për sa i përket përdorimit të pasurisë socialiste, Këshilli i Ministrave konstatonte se: “Këto shkelje nuk janë bërë çështje të kolektivave punonjëse dhe nuk është ngritur në këmbë klasa punëtore që t’u thotë "ndal" shkelësve të ligjeve e të dispozitave dhe të krijohet, kështu, opinioni dhe atmosfera mbytëse kundër kujtdo që shkel disiplinën, shpërdoron pozitën zyrtare dhe dëmton ekonominë popullore.” 284

Shpjegimi i nevojës së vazhdueshme të kontrolleve të punëtoreve dhe fshatarëve me faktin se ekzistojnë dhe kontradikta jo-antagoniste dhe antagoniste sjell një problematikë me ndërtimin e një etosi moral në raport me ligjin dhe realitetin. Ideologjia duket se ka probleme konjitive në raport me realitetin, pasi kërkon të pohojë një realitet, i cili pohohet të jetë i arrirё dhe në të njëjtën kohë mohohet si i arrirё. Shoqëria socialiste është arritur, uniteti është aty, shfrytëzim nuk ka, por kontrolli është punë e të gjithëve. Paradoksi qëndron mbi të gjitha, në faktin se ideologjia, përcakton një realitet, vërtetësia e të cilit është më shumë për të tjerët, sesa për vetë atë. Për ideologjinë ka dy realitete, kurse për njerëzit është një dhe i vetëm. Ideologjia merr rolin e një meta-realiteti, nga ku mund të dallosh pikërisht këto dy realitete. Fakti që shkrimi i mësipërm është për përdorim të brendshëm, tregon mbi qëllimin e ideologjisë për të marrë këtë rol meta-realiteti. Njëfarë pike vrojtimi nga ku shihet diçka që të tjerët nuk e shikojnë. Për të tjerët realiteti është një, kurse për Mbi disa qëndrime antisocialiste në administrimin e pasurisë socialiste, ed. Këshilli i Minstrave (Tiranë Shtypshkronja "8 Nëntori". 1973), 6. 284 Ibid., 8. 283

177

Juljan Myftari

ideologjinë janë dy realitete. I pari është krejt në përputhje me të, kurse i dyti është i dallueshëm nga ajo. Te njeri realitet shoqëria socialiste është arritur, kurse te tjetri ka probleme të vazhdueshme për arritjen e saj, sepse prona socialiste rrezikohet dhe jo vetëm, por edhe shpërdorohet në mënyrë të vazhdueshme. Për ideologjinë këto dy realitete ekzistojnë në nivele pothuaj paralele, për sa kohë ajo qëndron në pozita mbivrojtuese. Mirëpo kjo bie ndesh me faktin që ideologjia kërkon që “veten e saj” mos ta prezantojë si meta-ideologji, por si realitet konkret që gjithkush e jeton. Dhe për këtë ajo përdor vetë masat, të cilat vihen në pozicionin e jetuesit të ideologjisë dhe të kontrolluesit të saj. Punëtori (ose klasa punëtore) përveç se jeton realitetin e ideologjisë, kontrollon dhe realitetin kundër-ideologjik, apo, e jashtëson si antagonist ose e gllabëron si jo-antagonist. Si jetues i ideologjisë, ai është në përputhje me të, pasi është subjekti kryesor i saj; si kontrollues i realitetit kundër-ideologjisë, ai përjeton një realitet, i cili përjashtohet nga qenia e tij, sepse thelbi i tij si punëtor përjashton realitetet jashtë-ideologjisë. Punëtorit i jepet roli i kontrolluesit të realitetit kundër-ideologjik (pra i shkeljeve të ideologjisë), pikërisht për ta integruar në realitetin ideologjik. Çdo gjë qe ngelet jashtë nuk i përket atij, dhe nuk i përket botës së tij, pra dhe botës në përgjithësi. Punëtori është kontrollues sepse ai është lidhja e shkurtër midis realitetit dhe ideologjisë, dhe çdo gjë që nuk përputhet me ideologjinë është kundër tij dhe jo pjesë e realitetit. Kështu punëtori duke mos pasur mundësinë e një qëndrimi jashtë ideologjisë sepse ai jo vetëm që e jeton atë, por dhe kontrollon mosqenien e saj nga brenda saj, i vendos kufijtë e jashtëm të ekzistencës së tij te vetë ideologjia. Në këtë mënyrë ideologjia arrin të jetë e vetmja, e cila përjeton dy realitete atë të suksesit dhe atë të vet-dështimit të saj. Ndërsa për shoqërinë (punëtorin), realiteti është një dhe kufijtë e tij janë vetë ideologjia. Për ta ritheksuar këtë status të veçantë të partisë dhe ideologjisë së saj brenda botës së realitetit socialist, i cili ishte një dhe i vetëm, por edhe pse një dhe i vetëm kishte nevojë për kontroll të vazhdueshëm, në një fjalim që Enver Hoxha mban në Plenumin e Komitetit të Partisë së rrethit të Matit, duke folur për marrëdhënien midis direktivave të partisë dhe zbatimit të tyre nё realitet ai pohon: 178

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

Ne nuk mund të shkojmë nga parimi se direktivat e Partisë ..., mund të jenë pa përjashtim, pa asnjë të metë dhe lehtë të realizueshme e të drejta për zbatim. Gjatë përpjekjeve për të vënë në jetë direktivat e pesëvjeçarit, ne do të hasim edhe në vështirësi të shumëllojta, materiale dhe jomateriale, për arësye se ekzistojnë gjithfarë mungesash, do të hasim në pengesa të ndryshme, sepse ekziston lufta e klasave, ndeshet vazhdimisht e reja, që ecën përpara me të vjetrën, që mundohet ta pengojë, prandaj e reja, e forta e godit atë, derisa e likuidon. Në këtë ndeshje duhen gjetur edhe format më të përshtatshme të punës për zbatimin e plotë të direktivës. 285

Direktivat e partisë nuk janë kurrë të gabuara por kushtet materiale dhe jomateriale mund t’i vendosin ato përkohësisht në vështirësi. Edhe kur mendojmë se direktiva e partisë nuk ka të meta duhet ta kontrollojmë, se ndoshta kushtet kanë të meta dhe ato na bëjnë të duket direktiva e partisë si e metë. Direktiva e partisë nuk është shkaku i problemit, ajo përfaqëson të renë dhe çka përparon në histori. Pra, ajo çka duhet kontrolluar është nga masat. Nuk është direktiva e partisë, por se si kushtet mund të mos përputhen me të. Dhe direktiva nuk mund të ndryshojë, kurse kushtet po, përderisa janë ato që pamundësojnë realizimin e saj. Kur themi të kontrollohet zbatimi, nënkuptohet edhe kontrolli i drejtësisë së vetë direktivës. Pёr sa mё sipёr, Hoxha pohon se “Në përgjithësi direktivat e partisë tonë kanë qenë kurdoherë të drejta, për arsye se vija e përgjithshme e saj ka qenë dhe është e drejtë.” 286 Kontrolli është i pakuptimtë për direktivën e partisë, përderisa ato kanë qenë edhe në përgjithësi, por mbi të gjitha kurdoherë të drejta. Kontrolli mund të shkojë deri në imtësi të ngjarjes shoqërore, por pa prekur direktivat e partisë dhe vetë atë. Kontrolli punëtor nuk është për partinë, por vetëm për shtetin, si entitet organizativ teknik.

Gjykatat dhe masat

Enver Hoxha, "Socializmin e ndërtojnë masat, Partia i bën këto të ndërgjegjshme," (1972) , 9. 286 Ibid,9 285

179

Juljan Myftari

Edhe për sa i përket punës së gjykatave, ato i përgjigjen vijës së masave. Kështu pohohet edhe në raportin që gjykata e rrethit të Sarandës i dërgon Gjykatës së Lartë, ku shprehet: Në punën tonë jo vetëm kemi zbatuar gjerësisht vijën e masave, pori i kemi ngritur probleme të rëndësishme Partisë dhe pushtetit, organeve shtetërore dhe organizative të masave nëpërmjet analizave, përgjithësimeve si dhe nëpërmjet 32 sinjalizimeve të bëra gjatë këtij 5 mujori. 287

Për të parë një rast më specifik vlen një letër që Liri Gjoliku * i dërgon Arianit Çelës, kryetarit të gjykatës së Lartë të kohës, ku shprehet për një shqetësim të ngritur nga deputeti i Kukësit Lefter Goga, tё cilit gjatë takimeve me kooperativistë dhe zgjedhës të zonës të tij i ishin ankuar për ulje dënimi nga ana e gjykatës të rrethit, në raport me dënimet që jepnin gjykatat e fshatit. Është interesante te shihet natyra e çështjeve që deputeti Goga ngre dhe që Gjoliku ia kalon për verifikim Z. Arianit Çela. Ajo raporton se zgjedhësit e ngritën këtë çështje sepse edhe në një rast tjetër që u kap një kooperativist duke vjedhur fasule dhe gjykata e fshatit e dënoi me gjobë, ai u ankua në Gjykatën e rrethit, e cila ia hoqi fare gjobën. Kёshtu kishte ndodhur edhe për disa raste të tjera, kur shokët e bazës dhe gjykata e fshatit i kishin goditur vjedhësit e pasurisë kooperativiste, ndёrsa nga “gjykata e rrethit janë zbutur ose janë hequr fare masat e dënimit. 288 Çfarë është më interesante për disa nga këto raste, ёshtё se Gjykata e Lartë kishte konfirmuar uljen apo heqjen e penaliteteve ndaj këtyre shkelësve. Kështu që Gjoliku i kërkonte Z. Çela t’i japin “sqarimet e duhura deputetit të Kukësit, shokut Lefter Goga për rastin që Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës se Rrethit për zbritjen e gjobës për vjedhje të patateve, nga njëmijë lekë dhe për rastin tjetër, kur gjykata e Rrethi i kishte hequr gjobën për vjedhjen e fasuleve.” 289 Liri Gjoliku e përmbyll letrën e "Puna e gjykatës së rrethit Sarandë për periudhën janar mars 1980 për një gjykim shkencor dhe me solemnitet", 5. * Nënkryetare e Gjykatës së Lartë në kohën kur kryetar i kësaj gjykate ishte Arianit Çela 288 AQSH, F 489, V 181, D 124. "Mbi takimin e deputetit të rrethit të Kukësit në lidhje me zbutjen e dënimeve nga gjykatat,", 2. 289 Ibid., 1. 287

180

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

saj duke sqaruar se nëse verifikimi nxjerr se vendimi i gjykatës është mbështetur mirë me ligjet, atëherë “gjykatësi që ka gjykuar çështjen duhet të shkojë në fshat e të sqarojë kooperativistët” 290 Edhe pse vendimi mund të jetë marrë konform ligjit, gjykatësi duhet të shkojë e të bindё në vetë të parë fshatarët për saktësinë e vendimit të tij, sepse miratimi i tyre është politikisht i domosdoshëm. Në të kundërt, në se vërtetimi nxjerr se vendimi i gjykatës nuk është i drejtë, atëherë ai duhet te prishet me kërkese për mbrojtje të ligjshmërisë dhe gjykatësi, i cili ka gjykuar çështjen në Rreth duhet të shkojë përsëri në “fshat e të bëjë autokritikë para kooperativistëve, sipas orientimeve të dhëna” 291 Nëse fshatarët kanë të drejtë për ankesën e tyre, atëherë nuk mjafton revokimi i vendimit të gjykatësit. Kjo gjë do të ishte e pamjaftueshme. Fshatarët duhet ta kenë gjykatësin përballë dhe ai duhet ta shfaqë hapur pazotësinë e tij ndaj leximit të ligjit. Ashtu si të tjerët, ai duhet të bëhet shembulli publik para publikut. Megjithatë, kontrolli dhe mosbesimi i masave ndaj burokracisë nuk prekte vijën e partisë. Sado që masat punonjëse janë në kontroll të vazhdueshëm të aparatit burokratik shtetëror, nga ana tjetër masat kishin një besim të plotë ndaj partisë dhe ligjshmërisë socialiste. “Ka një përkrahje të fuqishme nga masat punonjëse pёr vendimet e partisë lidhur me oborret. Në biseda të veçanta dhe në mbledhjet e gjëra, punonjësit shfaqnin gjithnjë besim mbi drejtësinë e vijës së partisë dhe gatishmërinë për ta zbatuar atë. 292 Arianit Çela, kryetar i Gjykatës së Lartë, është i bindur për këtë në një raport që i dërgon Presidiumit të Kuvendit Popullor (në funksionin e deputetit të zonës), në lidhje me takimet që ka zhvilluar në zonën e tij elektorale dhe problemet që ata kanë. Kështu që Enver Hoxha kishte të drejtë, në takimet që Çela kishte kryer me banorët e zonës së tij zgjedhore, ata ishin gjithmonë të gatshëm të shprehnin miratimin e tyre mbi vijën e partisë. Populli kontrollues gjithmonë ishte dakord me vijën dhe drejtësinë e partisë dhe tashmë ajo çka mund të konstatonte, pas këtij konstatimi të përhershëm dakordësie me të, ishte vërtetimi edhe një herë më shumë i kësaj drejtësie. Ibid., 2. Ibid., 2. 292 AQSH, F 489, V 1981, D 108"Informacione nga takimet e deputetëve të Kuvendit Popullor me zgjedhësit e zonave elektorale gjatë vitit 1981," 9. 290 291

181

Juljan Myftari

Anshmëria mbi baza kombëtare “KUSH BAN VDEKJEN PËR ATDHE AI S"KA VDEKUN, POR KA LE 293” Anshmëria e vazhdueshme dhe tendenca për reduktim të formalizmit te sistemi ligjor socialist ishin më se të parashikueshme duke pasur parasysh ideologjinë politike, ku ajo bazohet. Marksizmi është qëllimisht i anshëm dhe nuk pranon se mund të ketë ndonjë pikëpamje të paanshme mbi botën. Ajo çka pritet nga sistemi socialist është që këtë anshmëri që vendos shteti, ta kompensojë me një paanshmëri kozmopolite. Sado që ideologjia komuniste është kundër një klase, apo disa grupeve të caktuara, pritet që ajo mos të jetë pro një populli (as kur është i saji) dhe ta preferojë atë në mënyrë të vazhdueshme kundrejt të tjerëve. Marksizmi anshmërinë e tij klasore duhet ta bazojë te paanshmëria nacionaliste, kështu që në një nivel të caktuar të ofrojë ndjesinë e paanshmërisë që drejtësia zakonisht kërkon. Nevoja për të mos qenë nacionalistë, apo për mos ta dalluar popullin tënd nga të tjerët është e domosdoshme në qoftë se merr një qëndrim të anshëm në nivele të tjera. Nëse kësaj anshmërie ndaj klasës apo ligjit i shtohet dhe anshmëria nacionaliste pasojat janë të pakëndshme. Formula klasa jonë, ligji ynë, e vërteta jonë dhe populli ynë, domethënë përqendrimi i universit i gjithi nga kjo anë është i rrezikshëm politikisht, sepse cenon komunikimin me pjesën tjetër të botës dhe rrezikon ta kthejë të vërteten në një fiksion të kulluar. Kështu mund të funksiononte më mirë një formulë: klasa jonë, ligji ynë, e vërteta jonë, por njeriu i të gjithëve. Kjo do të siguronte një apelim universal madje dhe në një nivel të largët dhe të parrezikshëm politik. Megjithatë, në të kundërt me sa më sipër, për komunistët shqiptarë “rruga e vërtetë për krijimin e kulturës internacionaliste nuk është aspak ajo e zhdukjes apo e sheshimit, të veçorive specifike të kulturave kombëtare, por përkundrazi ajo e zhvillimit e lulëzimit të tyre të plotë.” 294 Pa mundur t’i bënin bisht internacionalizmit të botëkuptimit të tyre, i cili ishte parim i rëndësishëm marksist, komunistёve shqiptarё aktualisht u duhej të theksonin si hallka primare kulturën vendase dhe jo Lefter Nasit, Mësuesi (30 janar 1985), 3. Vitore Ballvora, "Rreth konceptimit marksist leninist të kulturës kombëtare," Nëntori, nr. 4 (1981), 152.

293

294

182

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

vetëm realizimin e saj, por dhe zhvillimin e mëtejshëm dhe çuarjen e saj në një gjendje akoma më të zhvilluar. Se si mund të përputhen këto të dyja, lulëzimi i plotë i kulturës shqiptare dhe internacionalizmi kulturor dhe ideologjik, është një çështje me të vërtetë e vështirë për t’i dhënë zgjidhje. Për më tepër që studiuesit e periudhës akuzonin se "Në qarqet avanguardiste të perëndimit, kohët e fundit po trumbetohet e ashtuquajtura "teori e supernacionalizmit", e cila “mohon plotësisht konceptin e kombit, si edhe në përgjithësi kulturat kombëtare.” 295 “Komunistëve” shqiptarë, u ёshtё dashur që në fillim të pushtetit të tyre dhe sidomos në dekadat e fundit, të përdornin njëanshmërinë patriotike për të plotësuar rendin ideologjik. Një nga problemet e komunistëve ishte gjendja e arenës ndërkombëtare, e cila jo gjithnjë harmonizohej me interesat ideologjike dhe nacionale tё shqiptarёve. Duke qenë se komunistët shqiptarё humbën një nga një aleatet e tyre; Jugosllavinë, Bashkimin Sovjetik dhe më pas Kinën, ideologjia marksiste nuk po u jepte ndihmë në arenën ndërkombëtare. Nё fund tё viteve ’70, Shqipёria kishte ngelur një nga vendet e pakta marksiste në botë. Megjithatë, marksizmi ishte një tezë e fortë kundër nacionalizmit dhe kalimi në pozita nacionaliste nuk ishte i lehtë për ta. Komunistët u vunë në një pozicion paradoksal. Duke qenë se vendet e tjera tё Bllokut Sovjetik kaluan pothuaj të gjitha në pozita revizioniste, Shqipёria ishte me gjasë shteti i vetëm që mbartte një filozofi antinacionaliste, siç ishte marksizёm -leninizmi në formën e saj të pastër. Në përkrahjen e kësaj ideologjie antinacionaliste ata fituan një cilësi krejt të veçantë, tё cilёn e kishin vetëm ata (dhe pak kombe të tjerё në botë). Për tё vazhduar përkrahjen e kёsaj ideologjie antinacionaliste, atyre u duhej të mbylleshin gjithnjë e më shumë në vete, sepse çdo hapje ndaj të tjerëve konsiderohej një lëshim ndaj revizionizmit (për të mos përmendur imperializmin). Të qenit të vetmit marksistë nё pushtet i beri ata të deklaronin fort botërisht veçanësinë e tyre. “Shqiptari marksisti i vetëm”, ngjante me tezën e fortë nacionaliste, shqiptari është shqiptari i vetëm, apo gjermani është gjermani i vetëm etj. Nisur nga, dhe duke ndjekur një filozofi antinacionaliste, Shqipëria përfundoi të ishte vetëm me veten duke theksuar veçanësinë e saj. 295

Ibid., 169.

183

Juljan Myftari

Në logjikën dialektike e kundërta shërben si "trampolinë zhvilluese", kështu që dhe marrëdhënia me të ka kuptim. Madje, logjika dialektike pranon dhe marrëdhënien e dy të kundërtave me një pozicion të caktuar, por duke kërkuar një mobilitet të tezës fillestare. Nga ana tjetër kritika që komunistët shqiptarë i bëjnë këtyre dy të kundërtave më shume sesa dialektikë me to, synon kontradiktë përfundimtare sepse kërkon t’i paraqesë ato si realitet politik përfundimtar, pra jo si jo-qenie e përkohshme, karakteristikë kjo e një antitezë dialektike, por si një e kundërt, e maturuar dhe tashmë përfundimtare ( p.sh. duket sikur Bashkimi Sovjetik e ka mbaruar historinë e tij duke qenë se, edhe pse iu dha mundësia të përshkruante trajektoren historike, u kthye pas. Nga ana tjetër bota liberale tashmë kishte reshtur së qeni kapitalizmipër-komunizëm i Marksit, sepse mori një rrugë të kithët me teorinë, të cilën teoria nuk e përshkruante, kështu që hyri në ahistori). Pra, si reagim ndaj izolimit të pazakontë ndërkombëtar, komunistët shqiptarë ishin të detyruar të fshinin hapësirat dialektike, dhe t’i ktheheshin një logjike klasike me të cilën mund të përjashtonin të ndryshmen nga vetja, pa pasur nevojë për të mbajtur marrëdhënie me të, qoftë edhe si të kundërta. Problemi i komunistëve shqiptarë në këtë rast ishte se përdorimi në fushën ideologjike të këtyre kategorive të pastra përjashtuese, bën që ideologjitë të përdorura në këtë variant kaq të "kulluar", mund të jenë vetëm të vërteta ose të rreme dhe, kjo nuk le rrugë të ndërmjetme. Ky eliminim i situatave të ndërmjetme bën që pozicioni i komunistëve shqiptarё në raport me ideologjitë e tjera mos të jetë thjesht i kundërt, por të jetë kontradiktor. Pra, komunizmi shqiptar ishte kontradiktor me liberalizmin, ashtu dhe me revizionizmin. Gjendja komplikohet akoma më shumë nëse marrim në konsideratë se për botën aktuale ideologjike-gnostike, ku gjendej ideologjia komuniste shqiptare, liberalizmi dhe revizionizmi ezauronin krejt botën ideore të tyre. Pra për ta, bota mund të ishte vetëm ose liberal-imperialiste ose revizioniste, në qoftë se nuk ishte ajo e veta. Kështu që atyre u duhej të pohonin pavërtetësinë tërësore të dy qëndrimeve kontradiktore me njëra tjetrën, në mënyrë që pohimi i tyre të ishte i vërtetë. Në këtë logjikë, komunizmi shqiptar ishte i vërtetë sepse revizionizmi nuk ishte i vërtetë. Në të njëjtën kohё komunizmi shqiptar ishte i vërtetë 184

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

sepse liberalizmi nuk ishte i vërtetë. Ose më saktë, liberalizmi dhe revizionizmi nuk ishin të vërtetё dhe ishin dhe krejt kontradiktorё midis tyre. Problemi në këtë moment qëndron në faktin se kur dy pohime reduktohen në kontradiktorё me njëri tjetrin, pavërtetësia e njërit është kusht i mjaftueshëm për vërtetësinë e tjetrit. Skema e komunistëve shqiptarë do të funksiononte nëse logjikisht liberalizmi dhe revizionizmi nuk do të kishin asnjë marrëdhënie logjike kontradiktore midis tyre, por vetëm me komunizmin shqiptar. Ato janë në marrëdhënie midis tyre, madje historikisht liberalizmi apo dhe revizionizmi marrëdhënien kontradiktore kryesore e kanë midis njëri tjetrit dhe jo me komunizmin shqiptar. Nëse ideologjitë vendosen si entitete fikse, kontradiktorё me njëri tjetrin, fakti që revizionizmi nuk është i vërtetë nënkupton vërtetësinë e liberalizmit dhe e anasjella, në qoftë se liberalizmi nuk është i vërtetë, atëherë ky fakt nënkupton vërtetësinë e revizionizmit. Pra, kjo marrëdhënie "treshe", përfundimisht e servirur si kontradiktore dukej e pazgjithshme për komunistët shqiptarё dhe e reduktonte pozicionin e tyre te një kontradiktë e brendshme midis liberalizmit dhe revizionizmit. Kjo kontradiktë shpinte në një paqartësi të vazhdueshme që mund të përdorej lehtësisht nga pushteti, sipas interesave të momentit. –Ti, nëse nuk je me pushtetin, je liberal ose revizionist-burokrat. Edhe pse pushteti nga ana e tij ka probleme të vet-përkufizohet, si i tretë midis këtyre kontradiktorёve. Siç thamë, shteti komunist kishte një arsye të fortë ta theksonte karakterin kombëtar tё vetin. Vetë burimi ndërkombëtar i marksizmit të aplikuar kishte reshtur së qeni i tillë. Historia kishte kaluar nga lufta e të mirës me të keqen, në shtratin e së keqes. Agimi i mëparshëm komunist, ku vende si Bashkimi Sovjetik apo Kina, paralajmëronin historinë e së nesërmes, nuk ishin më djepi gjigand i krijesës së mirë, por ishin kthyer në shtratin e mëkatit (revizionist), që i jepte jetë së keqes. Bota për komunistët ngjante tashmë me atë të manikeasve, ku bota materiale konsiderohej si produkt i marrëdhënies seksuale të djajve. Për komunistët kishte një problem të pazgjidhshëm. Ndryshe nga manikeasit e lashtë që mendonin se "e mira ekzistonte" si e pastër diku në një botë thelbësore dhe e tashmja materiale edhe pse ishte e keqe si mëkati, kishte shkëndijat e së mirës që buronin nga e mira universale, komunistët atë që kishin 185

Juljan Myftari

e kishin të gjithën aty. Ata përfunduan së qeni manikeas invalidë për sa kohë gjithë bota materiale ishte botë e mëkatit dhe lufta midis së mirës dhe së keqes nuk mund të zhvillohej askund. Për sa kohë vetë bota materiale-historike nuk i jepte mundësi për një shesh beteje midis së mirës dhe të keqes, ata e ndërtuan vetë shesh betejën, e kthyen Shqipërinë në një botë qё ishte materialja kundër gjithë materiales tjetër, një materiale jashtë historisë, e cila shërbente si vend e si hapësirë ku e mira, jo thjesht mund të qëndronte, por mund të luftonte me të keqen që nuk ishte aty. Shqipëria ishte një metafizikë e fizikes. Ishte mundësia që e mira kishte për të ekzistuar si e ligjëruar, dhe, për të luftuar ndaj të keqes. Ashtu sikundër çdo nacionalizëm thekson atë çka duket e veçantë në kombin ku lind, edhe Shqipëria e vetmuar nё arenёn ndёrkombёtare ishte e dallueshme, ajo kishte një karakteristikë që nuk e kishin të tjerët e qё mund ta jetësonte vetëm ajo. Përdorimi fillestar i të kaluarës u bë për arsye nacionalizmi. E kaluara glorifikohej sepse aty komunistët shqiptarё gjenin vërtetimin e veçanësisë sё tyre. Pas njё mohimi për vite me radhё të pjesёve tё caktuara tё historisё kombёtare, kursi ndryshoi nё vitet ’80. Në atë periudhë vihet re evidencimi dhe riglorifikimi i tё kaluarёs historike sepse aktualisht ajo nuk ishte armike e brendshme, klasat politike shoqёrore tё së kaluarës ishin asgjësuar fizikisht dhe politikisht, pra nuk përbënin rrezik imediat. Aktualisht nё vitet ’80, glorifikimi i së kaluarës ndihmonte qё shqiptarёt tё dalloheshin nga kombet e tjerë. “Është karakteristikë dalluese qëndrimi unikal i Shqipërisë në mbrojtjen e të drejtave të popujve revolucionarë e të luftërave çlirimtare, krahas mbrojtjes me fanatizëm të pavarësisë sё vet nacionale...” 296. Megjithatë, drejtuesit komunistë shqiptarё marrin masa për ta dalluar qëndrimin e tyre si qëndrim nacionalist të përgjithshëm me tendencën e tyre të zakonshme pёr të mos formalizuar koncepte të përgjithshme të cilat do t’u duhej t’i justifikojnë jashtë ideologjisë. Ata janë të mendimit se “karakteri kombëtar nuk duhet parë kurrsesi në mënyrë metafizike.” 297 Ata duan dallojnë veten nga nacionalizma të tipit gjermanik, të cilёt krijojnë një metafizikë të natyrës dhe kulturës. 296 297

Vito Kapo, "Fjalime," Drejtësia Popullore, nr. 3 (1982),16. Ballvora, "Rreth Konceptimit Marksist Leninist Të Kulturës Kombëtare."154.

186

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

Për ta identiteti kombëtar del si pasojë kinse rastësore nё ndjekje tё porosive të partisë. "Njohja e traditës kombëtare, përcaktimi i saj çka është kombëtare, nuk ka vetëm vlerë historike dhe as del e nevojshme për hir të ndjenjës kombëtare. Mbështetja në tokën amtare, na porosit partia është rruga e krijimtarisë tonë.”298

Duke folur për kulturën e popullit Enver Hoxha shprehet: "Po u largove nga ky taban, as popullit tënd nuk i shërben, por as popujt e tjerë s’kanë pse të të vlerësojnë, sepse nuk sjell gjë të re në thesarin e kulturës e të artit përparimtar botëror.” 299 Pra, qasja e pastër revolucionare nuk mund të qëndrojë pa një substancë materiale dhe në këtë rast kolektive historike. Komunistëve u duhej të përballeshin me kontradiktën e tyre fillestare materialiste, se si ndryshon materia kur nuk ka një substrat primar në të cilin të ndodhё ndryshimi. Komunistit i duhet të pranojë se tradita është diçka nga e cila nuk mund të hiqet dorë tërësisht, sepse përkundrazi humb çdo lidhje midis fjalës dhe politikes. Megjithatë, kur tradita ruhet, kur kërkon të ndryshosh thelbësisht një gjendje sociale, ruajtja e traditës rrezikon të reduktojë regjimin e ri në asgjë më shumë se në njërin nga regjimet e radhës, tё cilёt "menaxhojnë" me elementet e traditës për të pasur një raport midis pushtetit, si jo të kufizuar, te dhuna apo forca. Partia Komuniste nuk donte të ishte njëra prej pushteteve historikё të Shqipërisë. Pra, ai e kishte të pamundur të zhytej e gjitha në traditë, pasi ai donte të ishte fundi i historisë dhe jo thjesht pjesë e historisë apo historia. Tradita kështu mund të konservohej vetëm në qoftë se. transformohej në një elementë estetik tё jetës. Pra, tradita shihet, dëgjohet, ndoshta mund të kujtohet, por jo të jetohet. Tradita kthehet në një shfaqje të gjallë teatrale dhe i shkon në mënyrë të mrekullueshme për shtat vetë shtetit komunist, që kërkon të mos ketë dallim midis artit dhe "realitetit". Tradita jepet në formën e shfaqjes dhe është krejt e padallueshme nga shfaqja. Njerëzit mund t’i shikojnë ish-veshjet e tyre, ish-zakonet e tyre, ish-lëvizjet e tyre me po atë lehtësi sa Dhamo, "Mbi Karakterin Kombëtar Dhe Realist Të Arteve Tona Figurative." 23. 299 Ballvora, "Rreth konceptimit marksist leninist të kulturës kombëtare." 155. 298

187

Juljan Myftari

shikojnë se si ekonomia shqiptare është në të njëjtën kohë arritja më e madhe e historisë, dhe po ashtu është plot me defekte. Studiuesja Vitore Ballvora me të drejtë i referohet Enver Hoxhës, kur flet për lidhjen e komunizmit me traditën, madje te lidhja që ka komunizmi, si art dhe traditë, mund të gjejmë një element tradicional të komunizmit dhe sidomos një element "komunist" të vetё “traditës". Shteti-komb shqiptar, si komb arrin të fitojë rishtazi një cilësi, e cila ishte sa idiosiknretike, aq edhe e domosdoshme. Ai ishte bërë aktualizimi unik i historisë, e domosdoshmja dhe unikja krijojnë një unitet te vetë unikja. Pra, shteti kishte marrë formën e një spektakli historik, ku realiteti kondensohej. Duke qenë se në teori komunizmi ishte me karakter të theksuar ndërkombëtar, kjo do të thotë se mungesa e theksuar e përhapjes së komunizmit në arenën ndërkombëtare, cenonte mesazhin e tij fillestar. Madje cenonte konceptin e tij në gjenezë. Shqipëria ishte bërë pothuaj i vetmi vend ku realizohej një teori përfundimtare dhe ndërkombëtare e historisë. Pra, Shqipëria ishte vendi i vetëm ku realizohej një histori ndërkombëtare, vrulli fillestar i së cilës jo vetëm nga leximi i paanshëm i shoqërisë, por dhe nga leximi që i bënin historisë së atyre viteve drejtuesit e shtetit shqiptar, pranohej se historia kishte shkuar midis imperializmit dhe revizionizmit. Ballvora vijon mendimin e saj se: “Teoria marksisteleniniste mbi kulturën kombëtare, që e merr atë në unitet dialektik me kulturën botërore, duke bërë njëkohësisht një diferencim klasor në të, po revizionohet pa skrupull nga teoricienët e sotëm reaksionarë, të cilët i venë asaj lloj-lloj mbishtresa nacionaliste, shoviniste e kozmopolite.” 300 Këta revizionistë duke pretenduar që ishin marksistë të vërtetë mendonin se aspekti internacional i teorisë ishte përcaktues në raport me kulturën e një vendi të caktuar. Studiuesit shqiptarë, përfaqësuesit e vendit të “vetëm” marksist të vërtetë shikonin se si zbatimi i saj ishte i lidhur me një vend të caktuar dhe nuk mund ta lëshonin kulturën e vendit të tyre, për sa aty marksizmi kishte gjetur një nga “banesat” e tij të pakta. “Me ndryshimin e kushteve shoqërore, ajo që është ruajtur në kujtesën e fortë të kombit nuk

300

Ibid.,162.

188

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

mund të zhduket pa lënë gjurmë. 301 Me gjithë ndryshimet shoqërore të forta në Shqipëri, kombësia nuk mund të zhduket dhe tentativat e zhdukjes së saj në këtë rast do të ishin negative edhe për vetë ideologjinë, “sepse do të rrezikonte të eliminonte kufijtë e qartë të hapësirës ku po zbatohej me besnikëri. 302 Gjithashtu ideologjia kërkonte të materializonte jo vetëm veten te materia në përgjithësi, por dhe tek objekte të veçanta që kujtonin materialitetin e ideologjisë. Në këtë rast objekti material reshti së qeni material, sepse bëhet simbol i ideologjisë dhe i historisë që çon tek ajo. Pra, objekti material u sublimua për të përfaqësuar kontradiktën parësore të raportit midis ideologjisë dhe materies, atë të shprehurit të materies nga një rend jomaterial, por ideor. Ndërsa ideologjia shprehej nga fjala për të qenë te historia si materie, objekti u shkëput nga individualiteti i tij material për të shkuar te rendi i ideve. Ideologjia përdori, si të thuash, formën materiale të objektit për të kaluar te një forme transcendentalë. Kjo shërbeu si një urë për ta bërë me dy kalime rrugëtimin nga ideologjia te historia materiale dhe, objekti që nuk është më objekt individual e realizon pikërisht ketë rol, ai krijon ndërsjelltësinë midis ideologjisë materialiste dhe vetë materies, në gjendjen e saj historike. Në hyrjen e dekretit Nr. 4874, datë 23.9.1971, përcaktohej: Me qëllim që monumentet kulturore dhe sendet me vlerë dhe pasuritë natyrore të rralla, me rendësi shkencore, historike kulturore të mbrohen, restaurohen dhe administrohen drejt dhe të luajnë një rol të madh në

Ibid., 160. Madje jo thjesht kufijtë identitarё kombëtarë të zbatimit të ideologjisë por dhe jo më pak rëndësi i jepet përgatitjes së qytetarëve për ruajtjen e sistemit dhe të kufijve fizikë të tij. Në vendimin e këshillit të ministrave për sistemin arsimor që mban nr. 220 datë 11.8.1982, pika 15, mbi Përgatitjen fizike e ushtarake të nxënësve, studentëve dhe stafit akademik shkruhet: "Koha për përgatitjen ushtarake të nxënësve dhe të studentëve të jetë tri javë në çdo vit. Nxënësit përgatiten në detyrën e ushtarit, studentët në detyrën e komandantit të skuadrës. Mësuesit dhe pedagogët e shkollave të mesme dhe të larta të të gjitha kategorive, të cilёt janë caktuar në funksione oficeri të inkuadruar sipas rreshtimit organik, marrin pjesë së bashku me nxënësit dhe studentёt e shkollave të tyre në përgatitjen ushtarake. 301

302

189

Juljan Myftari

edukimin klasor revolucionar dhe estetik të masave punonjëse, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi ... 303

Objektet edukojnë dhe shërbejnë për të bërë një lidhje mё të mirë midis ideologjisë dhe hapësirës, ku ajo ushtrohet. Objekti i rrallё, apo me vlerë, është i tillë për sa kohë i shërben identifikimit të ideologjisë si një hapësirë, si të thuash ai orienton pra edukon lëvizjen e njerëzve drejt pikave kulmore të hapësirës, ku ngrihen si objekte edukuese thjesht me konceptualizmin që ideologjia i bën atyre, si objekte me një domethënie historike-politike. Binomin revolucionar dhe estetik e gjejmë dhe në hyrjen e dekretit Nr. 4945 datë 10.3.1972. Në ketë dekret misioni i edukimit revolucionar- estetik i caktohet përdorimit të librave në përgjithësi. Kështu është revolucionarja që bashkohet vazhdimisht me estetiken me qëllim trajtimin e materiales në një nivel tjetër. Duke qenë se ideologjia marksiste ishte materialiste, ajo kërkonte të krijonte një raport të mirëfillte me jetën materiale. Në kushtet kur realiteti është i fragmentarizuar për shkak të evolucionit të shpejtë industrial, elementi estetik konsiderohej i domosdoshëm për tё ri-sintetizuar realitetin material. Ajo çka nuk mund të jepet si realitet material ekonomik ofrohet si realitet material estetik. Pra, estetika bën riorganizimin e ç’organizimit material-psikologjik të revolucionit. Duke qenë se revolucioni krijon pështjellim, si në gjendjen e njeriut në lidhje me realitetin ashtu dhe në raportin e tij konjitiv me të, estetika shërben si një përmasë riunifikuese. Siç kemi përmendur dhe më parë, një nga problemet kryesore me të cilën përballen teoricienët shqiptarë, vjen nga fakti se ata luftojnë në të gjitha frontet. Kjo i pamundëson atyre të jenë krejt koherentë, pasi sulmi që u bëhet teorive krejt të kundërta me njëra tjetrën, i çojnë në pozita të kundërta me veten. Zgjidhja e vetme që është gjendur është pikërisht emulimi i një dialektike marksiste, ku pozicioni i zgjedhur është një përzierje si kundërshti midis dy situatave të kundërta me njëra tjetrën. Megjithatë, duke qenë se kundërshtimi i teorive, si atyre revizioniste ashtu dhe atyre imperialiste, pra si ndaj Përmbledhës i përgjithshëm i legjislacionit në fuqi të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë,2 Vëllime , vëll. 2 (Tiranë Botim i Byrosë Juridike në Aparatin e Këshillit të Ministrave 1986), 1332.

303

190

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

burokratizimit ashtu dhe ndaj liberalizmit, nuk bëhej si mohim i tyre për t’i tejkaluar, por si mohim ndaj tyre për t’i asgjësuar. Kundërshtimi i këtyre teorive njëherazi i ngjante më shumë një sulmi të njëkohshëm ndaj dy pikëpamjeve kontradiktore me njëra tjetrën sesa, hapave të një dialektike zhvilluese. Kombëtarja është në këtë rast një dukuri dialektike, që zhvillohet e pasurohet e “prandaj ajo nuk duhet parë kurrsesi, si diçka inerte, e pandryshueshme në të gjitha kohërat”. 304 Duhet të pranojmë se teoritë mbi nacionalizmin qё i pranojnë format dinamike të identifikimit janë të njohura. Mjafton të përmendim teoritë, të cilat flasin për një nacionalizëm të tipit vertikal nga sipër poshtë, si ai francez. Problemi në këtë rast është se kjo lloj dialektike dhe ndryshimi në identitetin kombëtar, zakonisht vjen si pasojë e ndikimeve nga “sipër” të cilat arrijnë të ndryshojnë apo të përforcojnë në mënyrë thelbësore identitetet kombëtare. Partia e Punës këtë nuk mund ta pranonte sepse ajo kërkonte, ta paraqiste veten, vetëm si zbuluese dhe jo si krijuese apo rikrijuese të identitetit kombëtar, i cili ishte tashmë aty në popull dhe, për teorinë marksiste identitetet kombëtare nuk krijohen nga sipër. Kështu, koncepti i kombëtares krijohej nga një dialektikë e cila nuk kishte rolin e saj udhëheqës (të paktën ashtu deklarohej nga partia), dialektika e kombëtares ngelej pa pranimin e rolit të partisë në krijimin e saj dhe i vishej historisë dhe realitetit të atygjendur të popullit shqiptar. E gjetur pa pranimin e rolit shndërrues të partisë, e cila ishte marksiste dhe nuk krijonte identitete kombëtare, dialektika e identitetit ngelej e shtrirë në truallin historik të rilexuar prej partisë. Identiteti ishte një histori e lexuar prej partisë. Megjithatë, duke qenë se partia nuk e pranonte rolin e saj si bashkë-ndërtuese të identitetit kombëtar dhe e konsideronte veten vetëm si lexuese të historisë në të cilën ky identitet gjendej tashmë, ajo e mohonte rolin e saj si palë ndërtuese dhe nuk donte të ishte palë dialektike. Kështu ajo lexonte atë që ishte, pa u bërë palë me të. Historia ishte siç e lexonte partia dhe ajo nuk e bënte atë. Kjo lloj historie e lexuar nuk mund të kishte dialektikë, ajo ishte e ngulitur nga leximi i partisë. Në të kundërt me atë që thuhej, më shumë përdorej logjika klasike dhe e sigurt aristoteliane me entitete të mirë identifikuara, dhe jo

304

Ballvora, "Rreth konceptimit marksist leninist të kulturës kombëtare.", 155.

191

Juljan Myftari

logjika dialektike e krijimit të identitetit, si pasojë e përplasjes tё roleve të udhëheqjes dhe të udhëhequrve. Për ta ndërtuar këtë histori që tashmë ekzistonte partisë i duheshin specialistë të cilët i jepnin procesit një dukje sa më shkencore. Këta specialistë kishin detyrën të përfshinin në një narracion rolin e partisë si revolucionare nga njëra anë dhe historinë materiale tashmë ekzistuese nga ana tjetër. Për këtë atyre u duhej të ndërtonin një formë të re të leximit të historisë. Kështu, partia jo vetëm kishte ndryshuar realitetin ku gjendeshin masat, por ndërtoi dhe mënyra të leximit të historisë për periudhat kur ajo nuk kishte ardhur akoma në jetë. Partia në rolin e narratorit të historisë u bë personazhi i kryesor i saj edhe në ato periudha kur nuk ekzistonte akoma. Dukej sikur masat e kishin kërkuar partinë shekuj përpara se ajo të krijohej. Në një raport për seminarin e mbajtur në kuadër të diskutimit popullor për hartimin e testeve të "Historia e Shqipërisë" mbi pasqyrimin adekuat të fenomeneve të superstrukturës, pohohet se trajtimi i drejtë i superstrukturës në tekstin e ripunuar të volumit: “Historia e Shqipërisë”, “ka një rëndësi të madhe, sepse ai ka të bëjë me njërën nga kërkesat themelore të teksteve, me forcimin e boshtit ideologjik të tyre, domethënë, me interpretimin dhe pasqyrimin e ngjarjeve dhe fenomeneve historike mbi bazën e metodologjisë marksistë leniniste.” 305 Historia tashmë duhej lexuar me mjetet e marksizëm-leninizmit dhe në të duhej gjetur populli shqiptar dhe jo individë të caktuar. Studiuesit e kohës akuzonin se ishin bërë gabime në leximin e historisë, sepse i ishte dhënë një rol i tepërt individëve të veçantë. Sipas tyre edhe kur është folur për periudha të antikitetit të largët, fuqizimi apo dobësimi i shteteve ilire ishte paraqitur si rezultat i këtij apo atij prijësi dhe jo si rezultat i kushteve të brendshme. Dhe kjo sipas studiuesve ishte një defekt i rëndë i teksteve të historisë. Një problematikë e rëndësishme që duhej adresuar ishte vlerësimi që i duhej bërë traditës, mund të arrihej vetëm duke e parë atë si produkt të masës dhe si "të lidhur me luftën e popullit shqiptar për liri e pavarësi.” 306 Nuk ishin individët ata që e bënin historinë, por e kundërta. Pra, sipas tyre nuk duhej lexuar si histori vertikale nga lartë-poshtë. Madje "Seminar mbi superstrukturën në tekstet tona të historisë," Studime Historike, nr. 2 (1971), 36. 306 "Rreth Konceptimit Marksist Leninist Të Kulturës Kombëtare." 156. 305

192

Dështimi i ligjit socialist sipas një pikëpamjeje formaliste

historia nuk mund të jetë historia politike e grupeve për sa politikën e bëjnë drejtuesit dhe jo masat. Nuk mundet që "Edhe krijimi i shteteve ilire tё paraqitet si rezultat i veprimtarisë politike të fiseve ilire” 307. Historia nuk është një histori politike sepse masat e përcaktojnë historinë dhe identitetin e tyre. Madje edhe kur flitet për tekste si “Historia e Shqipërisë” konstatohet se edhe pse “Historia e Shqipërisë” është një histori kryesisht politike, dhe ngjarjet politike duhet te zënë vend kryesor, prapëseprapë në tekst duhej të kishte më shumë vend për marrëdhëniet ekonomike e jetën materiale të popullit tonë.” 308 Një nga problemet që hasen në shkrimin e historisë janë rastet, ku fenomenet e superstrukturës kanë dalë të shkëputura nga baza. Një çështje tjetër që ngrihej në referat ishte edhe “nevoja e forcimit, dhe e thellimit të ndikimit të luftës së masave popullore në trajtimin e superstrukturës.” 309 Marksizëm leninizmi duke pohuar karakterin primar të strukturës ekonomikë thekson nga ana tjetër, se kurdoherë në të gjitha etapat e zhvillimit historik, forcat kryesore që i hapin rrugën mënyrës së re të prodhimit janë masat popullore. Kështu edhe në krijimin e superstrukturës masat popullore lanë një rol vendimtar. Regjimi komunist nuk donte të theksonte rolin e superstrukturës, sepse në atë mënyrë jo vetëm minohej teoria marksiste, por dhe çmitizohej roli unikal që vetë pushteti komunist kishte. Sipas komunistëve ata pothuaj nuk kishin karakterin e një superstrukture të mirëfilltë. Shteti komunist i përgjigjej mirëfilli bazës dhe ishte refleks i saj. Në një kuptim, ata nuk pretendonin se nuk kishin pushtet të mirëfilltë, sepse ishin thjesht rezultat i historisë. Partia Komuniste nuk kishte pushtet (përveç se ndaj armiqve), sepse brenda ajo ishte refleks i bazës ekonomike dhe pothuaj nuk ekzistonte si pushtet i dallueshëm. Megjithatë, ajo kishte ekzistuar në momentin e ndryshimit, por duke qenë se historia ishte përshkruese në përgjithësi e ndryshimeve, në qoftë se historia do t’i jepte rol të mirëfilltë forcave politike strukturore të mëparshme, atëherë vetë Partia Komuniste do të reduktohej në një ndër forcat e zakonshme të historisë. "Seminar mbi superstrukturën në tekstet tona të historisë," Studime Historike, nr. 2 (1971).37. 308 Ibid. 309 Ibid. 307

193

Përfundime Në këtë libër mëtuam të hidhnim dritë mbi raportet midis ligjit, ideologjisë, institucioneve kryesore formale dhe fakteve shoqërore të përgjithshme. Gjithashtu, në objektivin tonë ishte raporti midis privates dhe publikes në realitetin që pararend këtë të sotmin. Ky fotografim kritik u fokusua në periudhën e regjimit komunist me synimin për të paraqitur gjendjen e shoqërisë shqiptare, për sa i përket këtyre raporteve, në momentin e ndërrimit të sistemeve. Marrëdhëniet e mësipërme u panë të ndërtuara në sistemin politik me frymëzim marksist, i cili deri në atë moment, madje dhe sot, përfaqëson përvojën më jetëgjatë koherente qeverisëse të Shqipërisë që nga arritja e pavarësisë. Duke qenë se “epoka komuniste” zgjati më shumë se gjysmë shekulli, është e pamendueshme që ajo të mos jetë një nga shkaqet kryesore e kësaj gjendjeje të vazhdueshme që hasim dhe sot për sa i përket marrëdhënies shtet-ligj-individ. Përgjatë këtij libri krijuam një panoramë shoqëruese dhe kritike ndaj projeksionit të institucioneve formalë te shoqëria dhe individët përbërës të saj. Libri u karakterizua nga ndryshimi i perspektivës në kohë dhe në “hapësirë” për të arritur në sintezë, e cila kërkonte të gjente në mënyrë të vazhdueshme kontradiktën rreth objektit të analizuar dhe ta realizonte këtë me një narracion jo kontradiktor me veten. Pra, ne përdorëm ndryshimin edhe në kohën e 195

Juljan Myftari

narracionit gjuhësor, për të arritur një sintezë midis asaj çka ligjvënësi, zbatuesi i ligjit apo qytetari kuptonin me këto fenomene. Ndërkohë nё hapësirë, optika e përshkrimit dhe analitikes ishte e dyfishtë, duke dhënë perspektivën e vetë shkruesit të librit dhe duke e gërshetuar atë me perspektivën e aktorëve kryesorë të kohës, ligjit, pushtetarit, funksionarit, dhe qytetarit të zakonshëm. Duke qenë se punimi kishte për qëllim të zbulonte marrëdhëniet problematike, atëherë kjo qasje me perspektivë dinamike ishte e domosdoshme për të sintetizuar këtë marrëdhënie. Kështu, analiza u zhvillua në këtë perspektivё dinamike, pasi kërkonte të përfshinte subjektin gjatë sintetizimit që i bënte realitetit. Kjo ndodhi pasi mos-përfshirja e njё apo asnjë subjekti në narracion, nuk do të arrinte një pikëpamje objektive apo të dëshirueshme, por do ta bënte analizën të ç’interesuar ndaj aktorëve që mbartnin temat e trajtuara. Rrjedhimisht ato do të tё ishin tepër të largët për t’u analizuar. Pra, ne ishim para zgjedhjes së perspektivës së “saktë”, domethënë të kohës sonë apo kohës “objekt”, por asnjëra prej tyre e marrë veçmas nuk u duk se jepte sintezën e dëshiruar të tematikave. Zgjedhja e vetëm një perspektive do të kishte pasojë një narracion solipsist, Cilido subjekt-kohë të ishte marrë si ekskluziv, nuk do të arrinte të komunikonte jashtë kohës së tij dhe kjo pamundësonte analizën e sotme të një kohe tjetër dhe moskuptimit të kohës tonë. Kështu për të mos qenë të pa interesuar dhe për të mos u mbyllur në mungesën e komunikimit, u angazhua kjo perspektivë dinamike në kohë, e cila përdor të tashmen dhe të kaluarën si mënyrë sinteze të ngjarjeve që u analizuan. Në këtë mënyrë mendojmë se kemi arritur të kuptojmë më mirë komunikimin e duhur midis kohëve dhe ndikimin tyre te njëra tjetra në procesin e kuptimit dhe të artikulimit të koncepteve. Nevoja për të folur në dy kohë vihet akoma më shumë në dukje nisur edhe nga një arsyetim utilitarist. Duke konsideruar qëllimin e këtij libri, i cili është më tepër aktual sesa historik, na rezulton se është paraqitja e nevojës për komunikim të njëkohshëm të dy periudhave duke shfaqur dhe lidhjen midis tyre. Vetëm duke afruar kohët e narracionit mund të bëjmë dallime midis tyre; e kundërta do të tё ishte një dorëzim përballë 196

Përfundime

nevojës naive që kemi për tepër dallim apo tepër njëjtësim, midis pohimit se: çdo gjë është siç ka qenë, apo pohimit se çdo gjë është tejkaluar. Narracioni dykohësh na dha mundësinë për të parë se si brenda ndryshimit ka njëjtësi dhe anasjelltas. Ai ishte një mjet i domosdoshëm komunikimi, por dhe një mjet i dobishëm për të arritur në tezën e këtij libri. Kështu, vetë mundësia e këtij narracioni në dy kohë dhe në një dialektikë të mundshme midis tyre, i shërbeu tezës së këtij libri se periudha e Shqipërisë socialiste është ndikuese në botëkuptimin institucional dhe ligjor që ne kemi sot. Në një kuptim, mundësia e hartimit gjuhësor të këtij libri tregon për këtë lidhje dhe korrelacion midis dy periudhave. Ne ishim brenda dhe jashtë asaj kohe, libri ka folur me zërin e ligjit të kohës, zyrtarit të kohës me gjuhën e kohës, por duke i dhënë atij mundësinë e përballjes me një pikë vështrim të një kohe tjetër, kësaj tonës. “Komunisti” dhe ligji i tij kanë folur gjatë këtij libri duke “ditur” që po i vështron dikush nga një pikëpamje tjetër. Në këtë mënyrë ai pati mundësi të shfaqte me “sinqeritet” dhe në plotësi qëndrimin e tij tё pakushtëzuar nga koha e tij. Ne i dhamë atij mundësi të ishte “vetvetja” duke i hapur një shteg në kohë. Ky shteg, më shumë sesa ta detyronte atë tё deformonte qëndrimin e tij, duhet t’i ketë dhënë mundësi të flasë i pa shqetësuar nga vetja e tij dhe koha ku jeton. Në këtë mënyrë ai ishte “i çliruar” ta dërgonte deri në një nivel të kulluar, pasojën e mendimit të tij. Ky moment i çlirimit të tij ishte i çmueshëm për të parë kontradiktat e brendshme, apo dhe kontradiktat në pasoja që këto qëndrime kanë. Këto kontradikta kanë si autor/krijues, mënyrën se si marrëdhëniet e kohës ishin ndërtuar, por ato dalin në pah nëpërmjet leximit tonë. Atëherë përveç se një analizë të kohës, ajo çka ne paraqitëm ishte pikërisht fakti se si kontradiktat e tyre mund të tejçohen te ne, në shoqërinë e sotme. Ky tejçim i kontradiktës mund të na gjej në pozicionin e të ndërgjegjësuarit ose jo. Kёsisoj, qëllimi tjetër i këtij libri është të na gjejё në pozitën e të ndërgjegjësuarit. Nëse na gjen në pozicionin e të ndërgjegjësuarit, atëherë ne pas dallimit të kontradiktës mund ta zgjidhim më lehtë atë. Megjithatë, në rast se na gjen në pozicionin e të pandërgjegjësuarit, në pozitën e atij që i mbart kontradiktat e një kohe tjetër dhe nuk është i ndërgjegjshëm për 197

Juljan Myftari

këtë, atëherë ne ndodhemi në të njëjtën situatë me komunistin e atëhershëm, i cili pretendonte koherencë tërësore pa e pasur atë. Ne si komunistët, mund të jemi në pozicionin e të qenit të pandërgjegjshëm, pёr të dalluar kontradiktat tona, nëse nuk arrijmë të gjejmë pikërisht këtë “tjetrin”, të cilit t’i paraqitemi ata qё jemi për të dalluar kontradiktat tona. Madje, ne kështu do të shkisnim në një pozicion, i cili edhe pse mund të ishte i ngjashëm me komunistët e dikurshëm, është një pozicion më i keq moralisht sesa i tyre. Fundja, ata nuk na kishin “ne” për të dalluar kontradiktat e tyre, kurse ne i kemi “ata” për të dalluar tonat. Mungesa e dallimit të problematikave që kemi sot në raportin me institucionet, formalen, ligjin nënkupton një fajësi të dyfishtë tonën dhe të njëfishtë të tyre. Ata mund të jenë një nga shkaqet kryesore të këtij raporti problematik të sotëm, por ne kemi një mundësi më të madhe për të krijuar një botë normative, e cila të arrijё të shkëputet nga rrjedha deterministe, të cilën e paralajmërojnë ata që mendojnë se Shqipëria dhe shqiptarët do të jenë gjithmonë popull që nuk i raportohet ligjit dhe shtetit. Sot në mënyrë paradoksale, ne jemi potencialisht më shumë në gjendje që të dalim nga qerthulli i mos raportimit me formalen, institucionin e moralin, sepse kemi kaluar një gjysmë shekulli, ku për të këtë gjendje tonën e ka pasur “fajin” një ideologji më e madhe se ne. Sot nuk e kemi këtë “peshë” mbi shoqërinë tonë, por për ta kuptuar këtë duhet të dimë qartë peshën e kësaj ideologjie, tё cilёn e ka pasur shoqëria dje. Për ta arritur këtë qëllim, në momentin e parë ndaluam për të konsideruar se si kuptohej nga legjislacioni i kohës dhe autorë të kohës, ligji dhe ligjshmëria. Dhe në mënyrë të vazhdueshme vumë re se si ata në të njëjtën kohë e shikonin ligjin si kalimtar dhe të varur, po ashtu theksonin rëndësinë e tij. Varësia e parë ishte nga sistemi ekonomik. Në frymën e zakonshme marksiste ata mendonin se sistemi ligjor është i varur ndaj atij ekonomik. Dhe kjo është shkaku i parë i forcave tokëzuese ndaj ligjit, ai në mënyrë të vazhdueshme shikohej i varur. Ky ishte shkaku i parë i kontradiktës, pasi pavarësisht kësaj, ai kërkohet të paraqitet si tepër i rëndësishëm. Ky konstatim është i kuptueshëm nёse kemi parasysh qё kur përfytyrimi i të drejtës si fushë autonome cenohet, pikëpamja që merr mbivalencë është ajo e cila kërkon ta lidh sistemin ligjor me sektorë të tjerë të shoqërisë, dhe lidhja me 198

Përfundime

ekonominë është e para që vjen në ndihmë. Pra, është pasojë logjike e menjëhershme, që për të ndryshuar rendin ligjor politik, fusha e ligjit t’i nënshtrohet konceptualisht ndonjë fushe tjetër. Edhe në rastin e Shqipërisë komuniste, duke qenë se ligji konceptohej si forcë konservatore, atëherë statusi i tij deklasohet në klasën ontologjike të mjeteve të sistemit ekonomik, i cili nga ana tij, duke qenë se hyn në rendin material, mund të ndryshohet me mjete materiale dhe përdorimin e forcës. Marksizëmleninizmi pretendonte se nuk duhet dhe nuk mund të shkëputet e drejta nga struktura ekonomike, nuk duhet dhe nuk mund të shihet sistemi i së drejtës i pavarur nga marrëdhëniet ekzistuese ekonomike. Pra, ligji bëhet mjet i materiales dhe ai nga ana e tij nuk mund të përcaktojё me anë të normativitetit botën materiale. Ligji normativ kështu rezultoi i nënshtruar ndaj botës materiale. Dhe materialja nuk pranon normativitet të mirëfilltë, pasi ajo nuk ka nevojë për të. Ky nënshtrim i ligjit nga ana e komunistëve bëri që ata të gjendeshin në paradoksin e të konsideruarit të sistemit ligjor - një të domosdoshme të parëndësishme. Kjo përbën edhe sot një nga problemet kryesore të perceptimit të ligjit, pasi ai konsiderohet i domosdoshëm për të realizuar interesa të caktuara, politike apo ekonomike, por i parëndësishëm kur interesat politike apo ekonomike nuk përputhen me të. Një problem i dytë që konstatuam në vizion e kohës për sa i përket ligjit ishte kontradikta se ligji konsiderohej si zbatues dhe mbartës i një revolucioni të vazhdueshëm. Vetë komunistët përkrahnin një ideologji e cila pranonte, madje kërkonte revolucionin në të gjitha shfaqjet e ligjit përveç se në shtetin që drejtonin ata. Sepse siç pamë e konsideronin “shtet revolucionar”. Nga ana tjetër ata e konsideronin ligjin si forcë konservatore, i cili ruante sistemin e shfrytëzimit. Ndërsa shtetin e tyre e shikonin si shtet revolucionar në vazhdim dhe jo vetëm si pushtet i ardhur nëpërmjet revolucionit të fillimit. Sipas tyre ky proces i madh i revolucionarizimit kishte pasur si pasojë forcimin e mëtejshëm të gjithë jetës shoqërore dhe forcimin e së gjithë jetës së vendit. Pra, revolucioni shikohej si premisë e parë e një procesi ndryshimi, ai shkaktonte ndryshim, por nga ana tjetër është vetë ndryshimi qё reflektonte te baza, e cila nga ana e saj reflektonte 199

Juljan Myftari

te superstruktura. Vetë sistemi ligjor shikohej si forca konservuese e këtij procesi revolucionar të vazhdueshëm. Pra, revolucionarizmi vetë nuk ishte pjesë, as e bazës sepse e ndryshon atë dhe për të njëjtën arsye nuk mund ishte pjesë, as e superstrukturës, pasi ajo dilte si një realitet i rendit të tretë, i cili ndryshohej nga vetë ndryshimi. Kjo nënkuptohej te revolucioni dhe më pas nga ndryshimi i bazës ekonomike. Kështu revolucionarizmi bëhej realitet i parë dhe i kthente dy realitetet e tjera, ligjin dhe shoqërinë, në të varura ndaj tij. Ndërsa ligjit i ngelej të ishte në të dyja pozitat; e konservatorit, dhe tё revolucionarit. Kështu “komunistët me të drejtë mendonin se ligji ndiqte shoqërinë në atë rast, por e kishin të vështirë të justifikonin se si ligji arrinte të ishte rregullues i po asaj shoqërie, të cilën e ndiqte nga pas duke qenë se ajo ishte nё ndryshim tё vazhdueshëm. Ky vizion i zhvillimit të vrullshëm të shoqërisë përputhet pak ose aspak me vizionin e ligjit si konservues i status quos, për sa kohë zhvillimi i vrullshëm e bën status quon gjithmonë jo shumë të dëshirueshme, edhe në rast, se gjendja aktuale konsiderohet si arritje për t’u vlerësuar. Pra, ta shikosh ligjin dhe të drejtën si mjet stabilizimi, kërkon të heqësh dorë disi nga ideja e ndryshimit ose të paktën do të thotë qё krijon mjetet për ngadalësimin e ndryshimit. Edhe nëse do të tё argumentohej që arritjet duhen ruajtur dhe kjo është e pranueshme, kalçifikimi i arritjes nëpërmjet glorifikimit të saj politik dhe ligjor nuk kanë se si të mos kenë pasojë nё filozofinë e përgjithshme të revolucionit të vrullshëm dhe e anasjellas, glorifikimi i dinamikave gjithnjë e më marramendëse të shoqërisë, nuk mund të mos kenë pasojë ndaj konceptit të sistemit ligjor, si rregullues të saj. Edhe sot politika, kur ka arritur disa suksese të caktuara, në punësim, prodhim, apo ndërtim, infrastrukturё etj. “mendon” se mund tё vazhdojё tё veprojё edhe jashtë rregullave, sepse rregullat janë ato që mund të shkelen në rast se ndonjë e mirë “e re” realizohet. Dhe e gjitha kjo edhe njëherë theksonte rolin e ligjit si ardhës gjithmonë post-facto. Duke rrënjosur një paragjykim ndaj vetë ligjit si ajo çka vjen gjithmonë pas dhe kështu respektimi i tij është një detyrim që vjen pas një fakti tjetër i një vullneti politik apo një interesi të caktuar. Në këtë këndvështrim detyrimi për t’iu bindur ligjit kthehet në detyrim për t’iu bindur asaj çfarë 200

Përfundime

është përtej ligjit, dhe vetëm nëse ligji përputhet me këto detyrime politike apo utilitare të një rendi ekstraligjor, atëherë kemi një detyrim t’i bindemi atij. I reduktuar në këtë mënyrë, detyrimi ligjor nuk ka ndonjë kuptim në vetvete për sa kohë, ai vjen pas një detyrimi tjetër. Detyrimi ligjor kështu rresht së qeni arsye ekskluzive për të vepruar. Ose më mirë në kuadrin e sistemit të përgjithshëm, ai nuk është një sistem që ofron detyrime ekskluzive ndaj tij. Më tej konsideruam se si Sistemi ligjor ishte i nënshtruar ndaj ideologjisë zyrtare, gjë që përcaktohet në dokumentet kryesore tё shtetit, kushtetuetutat dhe më tej, në parimet ligjore dhe ligjet. Ligji dhe qytetari shqiptar kudo dhe kurdoherë duhet të pohonin me theks frymëzimin, respektin dhe zbatimin e ideologjisë komuniste dhe jo thjesht ta zbatonit atë. Ashtu si i moralshmi duhet të thotë se është i moralshëm për shkak të Zotit dhe jo thjesht të jetë i moralshëm, ashtu dhe shqiptarёt, përveç se të ishin zbatues të ideologjisë duhet pohonin se veprimet e tyre rridhnin prej saj. Ky pohim i përhershëm dhe i përgjithshëm ishte një barrikadë kundër ideologjive të tjera, të cilat duheshin përjashtuar jo thjesht në përmbajtjen e tyre (të cilat siç përmendëm më parë kanë dhe elementë të ngjashëm ), por në pohimin se ajo ishte ideologjia e vetme dhe nuk ngatërrohej me asnjë tjetër, jo vetëm si përmbajtje, por si subjekt përtej predikateve të saj. Ky pohim i ideologjisë në kushtetutë i jepte ideologjisë një “pushim”, e bënte atë të detyrueshme përtej predikateve përmbajtjesorë të saj. Pikë së pari ideologjia marksiste ishte udhëheqëse, pastaj ishte ajo që ishte. Kushtetuta duke u ndërtuar në nene të veçanta, të cilat paraqesin pohime të vetëmjaftueshme, i përballte ligjin dhe vetë qytetarët me përshkrimin-urdhërues se ideologjia marksiste ishte udhëheqëse. Ky rol i ideologjisë si kryefjalë siguronte një unitet të realitetit, i cili tashmë nuk ndahej në sfera më shumë reale apo më pak reale. Midis politikës dhe legjislacionit kishte lidhje, kishte unitet. Ky unitet qëndronte në ideologjinë marksisteleniniste që siç përcaktohej në Kushtetutë, ishte “ideologjia sunduese e shoqërisë sonë socialiste.” Si të ishte ideologjia ashtu ishte edhe legjislacioni. Ky fakt përforcoi konceptimin e njeriut të zakonshëm se kushtetuta dhe ligjet janë një mjet i drejtpërdrejtë 201

Juljan Myftari

i një sunduesi. Madje pamë se si gjykatësve iu kërkohej të ishin të ideologjizuar dhe të punonin me nivel ideologjik të lartë. E kundërta e kësaj rezultonte në cenimin e veprimtarisë së tyre profesionale si gjykues së ligjit dhe jo vetëm i bënte ata jo të përgatitur nga ana ideologjike, por i bënte të ishin juristë jo të mirë. Dhe sot mund të pohojmë pa shumë dyshime se raporti i qytetarit me ligjin dhe i gjyqtarëve me ligjin është në sinorë të ngjashëm. Më tej u fokusuam te roli i drejtpërdrejtë që kishte partia në raport me shtetin dhe ligjin. Juristët më në zë të kohës, me koherencë të palëkundur i jepnin rol udhëheqës partisë, si përcaktuese e veprimtarisë së shtetit në përgjithësi. Madje edhe organizatat e partisë, pra pjesëzat e organizuara prej saj, kishin një rol udhëheqës ndaj shtetit. Partia vjen e para dhe jo thjesht partia si koncept i unifikuar, por organet e saj konkrete dhe të degëzuara në hapësirë kishin rol udhëheqës ndaj organeve shtetërore dhe aparatit të tij. Partia ishte e para, si një aksiomë e përgjithshme ashtu dhe në mënyrë qelizore. Çdo qelizë e partisë mund të kontrollonte shtetin dhe bënte interpretimet e rrugës së drejtë, në zbatimin apo jo të direktivave të partisë, te të cilat sistemi ligjor ishte zbatuar. Ligji ndihmonte partinë në realizimin e ideologjisë së saj, dhe, partia me praninë e kudondodhur ndihmonte ligjin në tentativën e tij natyrore për uniformitet. Por kjo ndihmë reciproke e linte ligjin nën trillin e partisë.

202

BIBLIOGRAFI Dokumente arkivorë AQSH, F 14, V 1947, D 32. "Korrespodencë, relacione dhe karekteristika për elementët e përjashtuar nga Partia për humbjen e teserës nga pakujdesia, dërguar Komitetit Qendror nga komitetet e Partisë së qarqeve e të ushtrisë." AQSH, F 14, V 1955, D 32. "Mbi qëndrimin që duhet të mbajnë organizatat e Partisë kundrejt anёtarëve dhe kandidateve per antarë Partie që arestohen, dënohen nga gjyqet, ose meren masa internimi." AQSH, F 14, V 1980, D 167. "Letra e telegrame drejtuar KQ të PPSH, shokut Ramiz Alia, të cilët kërkojnë t"u hiqet cilësimi kulak dhe të pajisen me karta të Frontit." AQSH, F 14, V 1980, D 171. "Letra e telegrame drejtuar KQ të PPSH, shokëve Enver Hoxha, Ramiz Alia për shkelje të ligjshmërisë." AQSH, F 14, V 1980, D 18. "Informacion i Gjykatës së Lartë drejtuar KQ të PPSH dhe grupit të instruktorëve për dhënien llogari para masës, zhvillimin e analizës vjetore dhe përmirësimin e metodës së punës." AQSH, F 489, V 1968, D 117. “Relacion mbi zbatimin e vijёs sё masёs nga Gjykata dhe Prokuroria e rrethit Durrёs pёr vitin 1967 dhe tremujorin e parё tё vitit.

205

Juljan Myftari

AQSH, F 489, V 1981, D 108. "Informacione nga takimet e deputetëve të Kuvendit Popullor me zgjedhësit e zonave elektorale gjatë vitit 1981." AQSH, F 489, V 1981, D 113. "Mbi punën e bërë në rrethin e Tepelenës, Dibrës dhe Kukësit për zbatimin e konkluzioneve të Presidiumit mbi bashkëpunimin e këshillave popullorё me organet e masave." AQSH, F 489, V 1981, D 124. "Mbi takimin e deputetit të rrethit të Kukësit në lidhje me zbutjen e dënimeve nga gjykatat." AQSH, F 489, V 1990, D 97. "Korrespondencë e Presidiumit të Kuvendit Popullor me Gjykatën e Lartë mbi mbledhjen e Presidiumit dt. 13 janar 1990, mbi shqyrtimin e raportit të Gjykatës së Lartë "Mbi punën e bërë nga gjykatat për zbatimin e Dekretit nr. 7251 datë 15.9.1988 tё Presidumit tё Kuvendit Popullor." AQSH, F 493, V 1981, D 18. "Puna e Gjykatës së Rrethit Sarandë për periudhën janar - mars 1980, për një gjykim shkencor dhe me solemnitet."

Literaturë dhe akte normativë "Ligji për Prokurorinë e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë." Gazeta Zyrtare, nr. 2 (1981). "Për revokimin e deputetit të Kuvendit Popullor." Gazeta Zyrtare, nr. 4, datë 23.12.1966. "Pjesëmarrja aktive e masave në qeverisjen e vendit forcon e gjallëron organet e pushtetit," nё Zëri i Popullit, (9 Tetor, 1983),viti 41, nr. 251 ( 10 993 ). "Seminar mbi superstrukturën në tekstet tona të historisë." Studime Historike, nr. 2 (1971). "Të hetojmë e të gjykojmë me drejtësi çdo çështje penale e civile." Drejtësia Popullore nr. 1 (1983). Alia, Ramiz - "Nga fjala e Ramizë Alisë në konferencën shkencore kushtuar mendimit teorik, marksist leninist të PPSH dhe të shokut Enver Hoxha," në gazeta Zëri i Popullit, (4 tetor, 1983 ) viti i 41,nr. 248 ( 10 990). Alia, Ramiz - "Nga fjala e Ramizë Alisë në konferencën shkencore kushtuar mendimit teorik, marksist leninist të PPSH dhe të shokut

206

Bibliografi

Enver Hoxha," në gazeta Zëri i Popullit, (4 tetor, 1983 ) viti i 41,nr. 248 ( 10 990). Aliaj, Jaup - “Jo vetëm me grupet pranë Komitetit të Partisë,” në Gazeta Bashkimi, ( 25 Tetor1985), viti i 43-të, nr. 236 ( 12 384). Aquinas, Thomas. Summa Theologica: Translated by Fathers of the English Dominican Province. MobileReference, 2010. Ballvora, Vitore - "Rreth konceptimit marksist leninist të kulturës kombëtare." Nëntori, nr. 4 (1981). Ballvora, Vitore - "Rreth konceptimit marksist leninist të kulturës kombëtare." Nëntori, nr. 4 (1981). Ballvora, Vitore - "Rreth konceptimit marksist leninist të kulturës kombëtare." Nëntori, nr. 4 (1981). Bociurkiw, Bohdan R. - "The Post-Stalin “Thaw” and Soviet Political Science." Canadian Journal of Economics and Political Science/Revue canadienne de economiques et science politique 30, no. 01 (1964): 22-48. Bourdieu, Pierre - "The Force of Law: Toward a Sociology of the Juridical Field." Hastings LJ 38 (1986): 805. Chau, Simon SC. - "Hermeneutics and the Translator: The Ontological Dimension of Translating." Multilingua-Journal of CrossCultural and Interlanguage Communication 3, no. 2 (1984): 71-78. Christensen, Kit R. - "Marx, Human Nature, and the Fetishism of Concepts." Studies in East European Thought 34, no. 3 (1987): 135-71. Çami, Foto. - "Organizimi politik i shoqërisë socialiste në Shqipëri dhe projekti i Kushtetutës së re". Konferenca Shkencore mbi problemet e Kushtetutës, Tiranё: Shtëpia botuese "8 Nëntori" (1976). Çela, Arianit - "Ngritja cilësore e dhënies së drejtësisë dhe e efektivitetit të punës parandaluese, faktorë me rëndësi për forcimin e rendit juridik socialist." Drejtësia Popullore, nr. 3 (1983) Çela, Arianit. "Kushtetuta e re - Kushtetutë e ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste ". Konferenca Shkencore mbi problemet e Kushtetutës, Shtëpia botuese "8 Nëntori" (1976). Diesing, Paul - "Ideology and Objectivity." In Epistemology, Methodology, and the Social Sciences, 1-17: Springer, 1983. Dhamo, Dhora - "Mbi karakterin kombëtar dhe realist të arteve tona figurative." Studime Historike, nr. 2 (1971). Elezi, Ismet - "Për një kuptim të thellë politik e ideologjik dhe zbatim të drejtë të kompetencave të organeve shtetërore." Drejtësia Popullore, nr. 3 (1983).

207

Juljan Myftari

Elezi, Ismet - E Drejta Zakonore Penale e shqiptarëve dhe lufta për zhdukjen e mbeturinave të saj në Shqipëri. Tiranë: Shtëpia botuese "8 Nëntori", 1983. Feraj, Hysamedin - Shkenca Politike: Një hyrje. Tiranë: Pegi, 2004. Fuller, Lon L. - "Pashukanis and Vyshinsky: A Study in the Development of Marxian Legal Theory." Michigan law review 47, no. 8 (1949): 1157-66. Geertz, Clifford - "Local Knowledge: Fact and Law in Comparative Perspective» Dans Local Knowledge: Further Essays in Interpretative Anthropology, 3d Ed., New York: Basic Books, 1983. Gordon, Robert W. - "Critical Legal Histories." Stanford Law Review (1984): 57-125. Guins, George Constantine - Soviet Law and Soviet Society; Ethical Foundations of the Soviet Structure; The Hague: M. Nijhoff, 1954. Gjoliku, Liri - "Ligjet përpara se t'i zbatosh duhet t'i njohësh," në gazeta Zëri i Popullit, ( 24 Nëntor 1983), viti i 41, nr. 295 (11 037). Hans, Kelsen - "General Theory of Law and State. With a New Introduction by Javier Trevino." Transaction Publishers. New Brunswick (USA) and London UK, 2006. Hans, Kelsen - "General Theory of Law and State. With a New Introduction by Javier Trevino." Transaction Publishers. New Brunswick (USA) and London UK, 2006. Hart, Herbert LA. "The Concept of Law, with a postscript edited by Penelope A. Bulloch and Joseph Raz." (1994). Haxhi, Paskal - "Karakteri klasor i legjislacioni tonë të përshkrojë gjithë punën për njohjen e popullarizimit e intrepretimin e ligjeve." Drejtësia Popullore, nr. 4 (1982). Historia e Partisë të Punës së Shqipërisë. Tiranë: Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, 1983. Hobbes, Thomas. - Leviathan. Tiranë: Dita 2000, 2005. Hoxha, Enver- "Socializmin e ndërtojnë masat, Partia i bën këto të ndërgjegjshme." (1972). Hysamedin Feraj, "Shkenca Politike: Një hyrje," (Tiranë: Pegi, 2004) Kanet, Roger E. - "The Rise and Fall of the ‘All‐People's State’: Recent Changes in the Soviet Theory of the State." Europe‐Asia Studies 20, nr. 1 (1968): 81-93.

208

Bibliografi

Kanet, Roger E. - "The Rise and Fall of the ‘All‐People's State’: Recent Changes in the Soviet Theory of the State." Europe‐Asia Studies 20, nr. 1 (1968): 81-93. Kapo, Vito - "Fjalime." Drejtësia Popullore, nr. 3 (1982). Kelsen, Hans, Pure Theory of Law ,Univ of California Press, 1967. Kelsen, Hans. - The Communist Theory of Law. Praeger Publications in Russian History and World Communism. New York: Praeger, 1955. Kinsey, Richard - "Marxism and the Law: Preliminary Analyses." British Journal of law and Society 5, nr. 2 (1978): 202-27. Lacey, Nicola - "Normative Reconstruction in Socio-Legal Theory." Social & Legal Studies 5, no. 2 (1996): 131-57. Lenin’s Collected Works. Vol. 33, Moscow: Progress Publishers, 1965. Macnair, Mike - "Law and State as Holes in Marxist Theory." Critique 34, no. 3 (2006): 211-36. Markovits, Inga - "The Death of Socialist Law?". Annu. Rev. Law Soc. Sci. 3 (2007): 233-53. Martin, J. "The Poulantzas Reader." Homme et la Société 24 (2008). Marx, Karl, Martin Milligan, Dirk J Struik, TB Bottomore, and Erich Fromm. "The Economic and Philosophic Manuscripts of 1844." (1965). Marx, Karl.Kritika e programit të Gotës. Kritika e projektprogramit të Erfurtit. Prishtinë Rilindja, 1982. Mbi disa qëndrime antisocialiste në administrimin e pasurisë socialiste. Këshilli i Minstrave Tiranë: Shtypshkronja "8 Nëntori". 1973. Mbi disa qëndrime antisocialiste në administrimin e pasurisë socialiste. Këshilli i Minstrave Tiranë: Shtypshkronja "8 Nëntori". 1973. Mezey, Naomi - "Law a Culture." Yale JL & Human. 13 (2001): 35. Mullin, Neil - "Pashukanis and the Demise of Law: An Essay Review." Crime, Law and Social Change 4, no. 4 (1980): 433-38. Murray, Jamie - "Complexity Theory & Socio-Legal Studies." Liverpool Law Review 29, no. 2 (2008): 227-46. Nerhot, Patrick - Legal Knowledge and Analogy: Fragments of Legal Epistemology, Hermeneutics, and Linguistics. Vol. 13: Springer Science & Business Media, 1990. Nova, Koço - "Aspekte nga veprimtaria gjyqësore revolucionare gjatë Luftës Nacional Çlirimtare." Studime Historike, nr. 4 (1971).

209

Juljan Myftari

Okrent, Mark B. "Hermeneutics, transcendental philosophy and social science." Inquiry 27, no. 1-4 (1984): 23-49. Dhima, Dhimo M. - E drejta kushtetuese e Republikës Popullore të Shqipërisë. Univ. shtetëror i Tiranës, Fakulteti juridik, 1963. "Për hartimin, miratimin dhe zbatimin e planit unik e të përgjithshëm të zhvillimit." Gazeta Zyrtare, nr. 1, datë 21.1.1983. "Për caktimin e raporteve të pagave të nëpunësve në krahasim me ato të punëtorëve dhe kooperativistëve." Gazeta Zyrtare, nr. 1, datë 20.2.1979. Koçi, Kleanthi. Konferenca shkencore mbi problemet e Kushtetutës (1976) O'Malley, Pat - "Historical Practice and the Production of Marxist Legal Theory." Crime and Social Justice, no. 18 (1982): 53-61. Osakwe, Christopher - "The Four Images of Soviet Law: A Philosophical Analysis of the Soviet Legal System." Tex. Int'l LJ 21 (1985): Palmer, Richard E. - "Hermeneutics Evanston." IL: Northwestern University (1969). Pashukanis, Evgeniĭ Bronislavovich, and C. J. Arthur - Law and Marxism: A General Theory. London: Ink Links, 1978. Paulson, Stanley L. - "The Neo-Kantian Dimension of Kelsen's Pure Theory of Law." Oxford Journal of Legal Studies 12, no. 3 (1992): 311-32. Përmbledhës i përgjithshëm i legjislacionit në fuqi të Republikës Popullore Socialiste tëShqipërisë. 2 vols. Vol. 1, Tiranё: Botim i Byrosë Juridike në aparatin e Këshillit të Ministrave, 1986. Përmbledhës i Përgjithshëm i Legjislacionit në Fuqi të Republikës Popullore Socialiste tëShqipërisë. 2 vols. Vol. 2, Tiranë: Botim i Byrosë Juridike në aparatin e Këshillit të Ministrave, 1986. Popa, Agim - "Marrëdhëniet kuadro-masa dhe lufta kundër burokratizimit." konferenca shkencore mbi problemet e Kushtetutës, Shtëpia Botuese "8 Nëntori" (1976). Programme of the Communist Party of the Soviet Union (Moscow: Foreing Languages Publishing House 1961. Quigley, John - "Socialist Law and the Civil Law Tradition." The American Journal of Comparative Law 37, no. 4 (1989): 781-808. Redhead, Steve. "The discrete charm of bourgeois law: A note on Pashukanis." (1978): 113-120.

210

Bibliografi

Resnja, Lumturi - "Disa probleme të cilësimit ligjor të krimit të përvetësimit të pasurisë socialiste." Drejtësia Popullore, nr. 1 (1983). Rooney, Miriam Theresa - "Law without Justice--the Kelsen and Hall Theories Compared." Notre Dame Law. 23 (1947): 140. Rooney, Miriam Theresa - "Law without Justice--the Kelsen and Hall Theories Compared." Notre Dame Law. 23 (1947): 140. Ruhl, John B. - "Complexity Theory as a Paradigm for the Dynamical Law-and-Society System: A Wake-up Call for Legal Reductionism and the Modern Administrative State." Duke Law Journal (1996): 849-928. Sarat, Austin, and Thomas R Kearns - Law in the Domains of Culture. University of Michigan Press, 2009. Schopenhauer, Arthur - Bota si Vullnet dhe Përfaqësim. Tiranë: Plejad, 2009. Sokolowski, Robert - The Formation of Husserl’s Concept of Constitution. Vol. 18: Springer Science & Business Media, 2013. Sota, Jorgji - "Mbi diktaturën e proletariatit dhe luftën e klasave në Shqipëri," në gazeta Zëri i Popullit, (5 tetor 1983), viti i 41, nr. 247 (10 989). Shehu, Fiqret - "Roli udhëheqës i PPSh në sistemin e diktaturës së proletariatit dhe projekti i Kushtetutës sonë të re ". Shtëpia Botuese "8 Nëntori" (1976). Traja, Kristaq - "Disa cështje të teorisë së përgjithshme të interpretimit të normave juridike." Drejtësia Popullore, nr. 3 (1983). Von Beyme, Klaus - "A Comparative View of Democratic Centralism." Government and Opposition 10, no. 03 (1975): 259-77. Vyshinsky, Andrey Yanuaryevich. The Law of the Soviet State. Greenwood Press, 1979. Wagner, Wieńczysław J. "Equity and Its Socialist Equivalent in the Polish Legal System." Rev. Socialist L. 1 (1975) Wartenberg, Thomas E. -"" Species-Being" and "Human Nature" in Marx." Human Studies (1982): 77-95. Winch, Peter - The Idea of a Social Science and Its Relation to Philosophy. Routledge, 2008. Xoli, Zija. "Uniteti i popullit -forcë e fuqishme lëvizëse e shoqërisë sonë ". Konferenca Shkencore mbi problemet e Kushtetutës, Shtëpia Botuese "8 Nëntori" (1976).

211

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë Myftari Juljan Mbi nënshtrimin e ligjit nga diktatura ; sistemi ligjor socialist në një këndvështrim kritik/ Juljan Myftari ; red. Manuela Loca Tiranë : Mediaprint, 2020 212 f. ; 14x20.5 cm. ISBN 978-9928-08-438-5 Bibliogr. 1.Shteti 2. E drejta legjislacioni 3.Totalitarianizmi 4.Socializmi 5. Shqipëri 340.15 : 321.74(496.5)