Deformimi i Raporti Midis Individit dhe Ligjit në Shqipëri, Zhdukja e Individit në Diktaturën e Proletariatit
 9789928084378

Table of contents :
Kapaku i dyte para mediaprint (2)
Libri 2- 8 gusht për Genin
Hyrje
KAPITULLI I PARË
KARAKTERI PAIDEIK17F* I LIGJIT SOCIALIST
Ligji edukues
Familja, Edukuesja fillestare.
Arsimi, Ligji si edukues i sistemit të edukimit
Kultura e “lartë”
Ligji si edukues i pandërmjetësuar
KAPITULLI I DYTË
LIGJI SI KRIJUES IDENTITETI
Emërtimet dhe emrat
Identitetet pozitive, si legjitimitet i pushtetit
Krijimi i identitetit të punëtorit
Të gjithë punëtorët janë të “barabartë”
Vullnetari
Krijimi i identitetit të gruas
Krijimi i identitetit të fshatarit kooperativist
Krijimi i identitetit të intelektualit progresist
Ndërtimet negative
Krijimi i kulakut
Paraziti
KAPITULLI I TRETË
RAPORTI I SHTETIT SOCIALIST ME MORALIN
Një përqasje sipas teorive të së Drejtës Natyrore
Pasojat e moralitetit ligjor tek individët
KAPITULLI I KATËRT
RAPORTI I SHTETIT SOCIALIST ME INDIVIDIN
Privatja si mohim i ligjësisë
Përfundime
Bibliografi

Citation preview

DEFORMIMI I RAPORTIT MIDIS INDIVIDIT DHE LIGJIT NË SHQIPËRI Zhdukja e individit në diktaturën e proletariatit

Juljan Myftari

Copyright © 2020 Juljan Myftari. Titulli: Deformimi i raportit midis individit dhe ligjit në Shqipëri: Zhdukja e individit në diktaturën e proletariatit. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Printuar në Republikën e Shqipërisë. Asnjë pjesë e këtij libri nuk mund të riprodhohet pa lejen me shkrim të autorit. Kjo leje nuk kërkohet kur pjesë të shkurtra të librit përdoren për citim apo për të kritikuar vetë librin.

Kopertina Autori Redaktoi Manuela Loca ISBN: 123456789 Botimi i parë: 2020 10 9 8 7 6 5 4 3 2 1

2

Për Heliosin

Përmbajtja

Hyrje ........................................................................................ 9

KAPITULLI I PARË ................................................................... 29 KARAKTERI PAIDEIK I LIGJIT SOCIALIST .......................... 29 Ligji edukues ..................................................................... 41 Familja, Edukuesja fillestare. .......................................... 48 Arsimi, Ligji si edukues i sistemit të edukimit ................... 53 Kultura e “lartë” ............................................................... 63 Ligji si edukues i pandërmjetësuar ............................... 78 KAPITULLI I DYTË ................................................................... 83 LIGJI SI KRIJUES IDENTITETI ............................................... 83 Emërtimet dhe emrat ..................................................... 88 Identitetet pozitive, si legjitimitet i pushtetit ................ 91 Krijimi i identitetit të punëtorit ........................................ 94 Të gjithë punëtorët janë të “barabartë” .................... 97 Vullnetari .........................................................................100 Krijimi i identitetit të gruas ............................................ 103 Krijimi i identitetit të fshatarit kooperativist................ 106 Krijimi i identitetit të intelektualit progresist ............... 109 Ndërtimet negative ......................................................112 Krijimi i kulakut ................................................................114 Paraziti .............................................................................117 KAPITULLI I TRETË ................................................................121 RAPORTI I SHTETIT SOCIALIST ME MORALIN ................ 121 Një përqasje sipas teorive të së Drejtës Natyrore.... 130 Institucione të tranzicionit moral ................................ 135 5

Pasojat e moralitetit ligjor tek individët ..................... 140 KAPITULLI I KATËRT ............................................................. 147 RAPORTI I SHTETIT SOCIALIST ME INDIVIDIN ................ 147 Mungesa e individit te ligji socialis ............................. 155 Privatja si mohim i ligjësisë ........................................... 169 Përfundime ........................................................................ 181 Bibliografi............................................................................ 193

6

8

Hyrje Libri në vazhdim kërkon të argumentojë se sistemi ligjor i periudhës së diktaturës së proletariatit ka dëmtuar pozicionin e individit përballë ligjit duke duke i pamundësuar këtij të fundit një marrëdhënie reciproke me këtë sistem dhe me shtetin në përgjithësi. Hulumtimi i mëposhtëm bazohet në analizën e arkivave të shtetit dhe legjislacionit të periudhës së diktaturës së proletariatit dhe tregon se në mënyrë sistematike shteti i diktaturës edhe nëpërmjet sistemit ligjor e reduktoi individin deri në atë masë sa ai nuk ishte më në gjendje të zbatonte ligjet si qytetar i shtetit, por mundohej të mimetizohej nën pushtetin e regjimit. Duke e edukuar të mos ishte individ, apo duke i përcaktuar identitete në funksion regjimit, ky sistem diktatorial zhduku individin dhe në të njëjtën kohë pamundësoi raportin e tij me sistemin ligjor. Punimi në vazhdim bazohet në pohimin e tre marrëdhënieve të domosdoshme; atë midis ideologjisë dhe realitetit shoqëror-material; atë të individit dhe superstrukturës konceptuale që ideologjia ofron; atë midis marksizmit dhe liberalizmit si ideologji me potencialitet progresiv. Këto pohime bazë konsiderohen si të domosdoshme në dy kuptime: së pari, refleksion i marrëdhënieje të qenësishme në realitetin jashtë, dhe së dyti si premisa të domosdoshme për t’i dhënë kuptim procesit 9

Juljan Myftari

të sintezës së punimit. Si pasojë e tyre mund të thuhet se ideologjia ka marrëdhënie me shoqërinë dhe individin ajo nuk mund të konsiderohet e pafajshme në atë që ndodh në realitetin material, dhe historia apo e sotmja nuk mund të shihet si pasojë e thelbit ahistorik apo nga ana tjetër e deformimit të njëanshëm të ideologjisë. Si rrjedhim i tre pohimeve të mësipërme dhe për më shumë, si sintezë e tyre, hulumtimi është fokusuar në atë periudhë dhe ideologji e cila për nga shfaqja e saj ishte e para në kohë. Libri i sintetizon këto pohime duke hulumtuar në periudhën e diktaturës së proletariatit, duke marrë realitetet ideologjikoformalë si pikëpamje të para të tij dhe duke përdorur koncepte të teorive liberale-formale si çelësa lexues të marrëdhënies shoqërie ideologji në këtë periudhë. Mënyra se si libri kërkon t’i “vërtetojë” pohimet e tij fillestare është me anë të dhënies së imazheve të kuptueshme, me anë të narracioneve të kuptueshme, të ngjarjeve dhe koncepteve. Apo më në përgjithësi duke treguar historinë e marrëdhënies midis idesë dhe pasojës së saj materiale dhe ngjashmërisë së filtruar të të dyjave. Nisur nga sa thamë më sipër, rrjedhimi i parë, përmbajtjesor, që shërben si lidhës për narracionin e mëposhtëm është se; botëkuptimi marksist i aplikuar, por dhe i pa aplikuar është një nga shkaqet kryesore të mosfunksionimit të sistemit të së drejtës sot. Ose se: dekadat në të cilat Shqipëria kaloi nën “shtetin e diktaturës së proletariatit” patën një ndikim negativ në raportin që individi ka aktualisht me ligjin. Pra, në periudhën e komunizmit ka “ndodhur” një ngjarje, madje një histori tërësore e cila ka përfshirë nivelet psikologjikë të njeriut dhe ato ontologjikë ∗ të realitetit social. Ky regjim duke ndikuar mbi raportin që individi ka me veten, ka ndikuar dhe në raportin e individit me ligjin. Pra, do të tё pohojmë tezën se nga hulumtimet dhe analizat e zhvilluara në këtë punim, na rezulton se “diçka” ka ndodhur në Shqipëri, dhe se rrethana në këtë rast ka pasur marrëdhënie me “thelbin”, dhe thelbi ka reaguar kundrejt saj edhe pse ky reagim nuk ka qenë kundërshtues apo zhbërës i rrethanës. Dhe kjo nuk është apati, por është një histori që ka penguar, si rezultante, Ontologji- Është studimi i asaj çfarë është dhe asaj çfarë ekziston. Ontologjia sociale merren me ekzistencën apo shkallët e ekzistencës së individit, institucioneve apo shoqërisë.



10

Hyrje

krijimin e “njeriut të ri modern” si qenie dy dimensionale që pluskon në kufirin e vetes materiale darviniane ∗. dhe asaj “zyrtare” për të tjerët. Një nga mungesat kryesore të shtetit shqiptar “komunist” ∗,. që na jep shkas të mendojmë për pasoja negative në krijimin e një psikologjie të tillë ishte koncepti i marksizmit dhe shtetit shqiptar “komunist”, mbi “ligjin” dhe të “drejtën”. Ky koncept rezultoi deficitar dhe thellësisht i dëmshëm në raportin që krijoi me qytetarin dhe për raportin që qytetari krijoi me të tjerët dhe me veten si pasojë e tij. Kjo dhe për arsyen e thjesht se Partia e Punës, si përfaqësuese e ideologjisë komuniste, ishte kundër konceptit të ligjit në përgjithësi dhe nuk ishte kundër vetëm njërit variant politik të formave ligjore ndërtuese të shoqërisë. Kjo parti ∗, ligjin e shikonte si imoral ∗ nga ana konceptuale dhe si i tillë jo i mbrojtshëm. Madje dhe ato tentativa për ta mbrojtur ligjin në vetvete dhe jo si instrument i atypëratyshëm i klasës drejtuese, janë parë si tradhti nga shtetet ortodoksë marksistë, pasi mendohej se ligji përveç se mjet nuk mund të ketë mënyrë tjetër ekzistence. Në mënyrë disi ironike pushtetarët e atëhershëm patën të drejtë sepse ligji dhe shteti i tyre mbaruan së qeni një moment, por ama ky përfundim nuk rezultoi kishte shkak ardhjen e komunizmit, por dështimin e diktaturës së proletariatit. Kjo rezultante ishte fundi i vetë historisë së atij sistemi dhe mossukse si i historisë që filloi nё vitet 90 dhe vazhdon dhe sot. Megjithatë, për të parë nëse ky qëndrim i shtetit shqiptar të kohës ishte vetëm një pohim i pafajshëm i një koncepti teorik pjesë e ideologjisë duhet kërkuar të lexojmë njësi më konkrete të realitetit të kohës nëpërmjet tij. Kjo është pikërisht një nga detyrat që libri i vendos

Këtu kemi parasysh më shumë konceptin e Darvinit mbi garën midis qënieve materiale për mbijetësë sesa idetë e tij tek “Prejardhja e Njeriut”. ∗Përcaktimi si “shtet komunist” këtu nuk ka asnjë synim të tejkalojë përcaktimet më të sakta si “shtet i diktaturës së proletariatit”, “shtet socialist” etj., apo dhe të jetë një pohim në lidhje me stadin ku shteti shqiptar arriti vis-a-vis teorisë marksiste. Ky përcaktim përdoret herë pas herë në libër për të risjellë epitetet që përdoren rëndom për atë periudhë. ∗

∗ I referohemi këtu faktit që ligji për ta ishte një mjet që kishte lindur në shoqëritë shfrytëzuese.

11

Juljan Myftari

vetes. Siç shprehet një studiues i sistemeve ligjore të shteteve “komuniste”: “Vetëm analiza e ligjit si rregullues i sjelljes njerëzore dhe si edukues i psikologjisë ekonomike dhe sociale, mund të bëj të mundur arritjen në konkluzionin nëse një fenomen negativ është rastësor ose i shmangshëm, apo nëse këto fenomene negative janë pasojë e vetë sistemit” 1.

Për të menduar pak më mirë rreth rastësisë apo domosdoshmërisë së kësaj mungese të shtetit të diktaturës së proletariatit, do të ishte e dobishme të kishim parasysh se tentativa e shtetit komunist që u instalua në Shqipërinë e pasluftës ishte të ndërtonte një "realitet" të ri. Ky realitet ishte i plotë dhe do të shpalosej sipas të gjitha ligjësive të marksizmit shkencor, dhe materializmit historik. Duke qenë se bazat e kësaj të “reje” ishin tek ideologjia marksiste, dhe pak-kund tjetër, kishte gjasa të larta që ajo çka ishte pjesë e ideologjisë të konsiderohej e domosdoshme si për të ashtu dhe për realitetin social. Fundja ideologjia merrte përsipër ndryshimin e këtij realiteti dhe kjo ishte një detyre jo e lehtë. Rruga e kësaj tentative kalonte te kapja e shtetit nga forcat e partisë komuniste dhe ndërtimin e një sistemi ligjor në përputhje me doktrinën marksiste. Është në mendimin tonë se kontradiktat brenda një tentative të tillë janë shkaqet e këtij dështimi. Shteti komunist, mund të themi, pretendoi që mendja njerëzore mund të kthehej në një tabula rasa ku mund të shkruaje çdo gjë. Raportin midis ideologjisë dhe realitetit social ai e mori të mirëqenë, por e konsideroi si një marrëdhënie të njëkahshme nga ideologjia për tek individi. Duke u nisur nga kjo premisë, ai arriti që me anë të përdorimit të imazhit të kësaj tabula-rasa në shërbim të ideologjisë, të ndërtonte një marrëdhënie të njëkahshme (pra, jomarrëdhënie, apo marrëdhënie patologjike) midis individit, realitetit-social dhe vetë ideologjisë Për fat të keq ai ka qenë jo pak i suksesshëm në këtë botëkuptim të tij, por ajo çka rezultoi nga kjo tabula rasa nuk ishte pasoja që ai kërkonte.. Për të qenë “risi”, pushtetit të kohës i duheshin mjete. Mjete të cilat do të bënin përputhjen midis revolucionit si risi dhe ndryshim nga njëra anë dhe njërës prej tezave të shtetit të diktaturës së proletariatit, pikërisht se mjetet në dispozicion të një 1 George Constantine Guins, Soviet Law and Soviet Society: Ethical Foundations of the Soviet Structure, 12.

12

Hyrje

"shteti të drejtë" shtriheshin te vetë realiteti shoqëror ku ai ndërtohej. Pra, fillimisht pretendohej se burimi i pushtetit gjendej te struktura shoqërore gjendej dhe në të njëjtën kohë pretendohej ardhja e një risive të mirëfilltë. Problemi që dilte imediat ishte pikërisht se vetë struktura sociale ose më mirë, elementet individualë të saj, kishin prirje vepruese jo në përputhje me "esencën" e tyre. Kështu, duheshin mjete që të bënin përputhjen midis asaj çka pretendohej se gjendej tashmë në shoqëri me atë çka ishte ideja e një risie. Kjo bënte të domosdoshme rivlerësimin e mjeteve imperative-paidetike si të nevojshme për sintetizimin e aktuales me risinë dhe arritjen e së ardhmes të pashmangshme. Ligji dhe sistemi konstituiv-formal u vlerësua si element i domosdoshëm për t’u përdorur nga shteti komunist. Madje duke parë që fazat e mëparshme të historisë i kishin shkaktuar një tjetërsim idesë që individët apo klasat kishin për veten, ligji mund të shihej si mjeti kryesor, megjithëse jo i vetmi, për transformimin e idesë në përputhje me realitetin material. Në mënyrë që ideja të kishte në formë adekuate në raport me vetë gjeografinë e pretenduar të shoqërisë. Kësisoj, “Shteti", " E drejta", "Ligji", "Sistemi Gjyqësor" u përdorën si mjet çrrënjosjeje(!). Pra, shteti i asaj kohe u gjet para paradokseve të panumërt gjatë tentativës së tij për të qenë realiteti i parë kohë gjate i një entiteti shtetëror modern në territorin shqiptar. Nga njëra anë, ai duhej të çtruallzonte të kaluarën dhe nga ana tjetër duhej të krijonte stabilitet për qeverisje. Nga njëra anë duhej ta paraqiste veten mё tej se legjitim, madje si aktualizim të ligjeve të historisë dhe nga ana tjetër, cenonte qëllimshëm vetë raportin e individit me ligjin. Te kjo lëvizjeje çrrënjosëse (për të shkuar te zgjidhja e kontradiktës midis gënjeshtrës dhe të vërtetës për veten) është e rëndësishme të ndalim pak më gjatë në analizën tonë. E rëndësishme në këtë aspekt është të dallojmë nëse çrrënjosja është e mundur në vetvete dhe nëse ligji mund të çrrënjos realitetin historik të një vendi. Momenti i dytë që duhet shqyrtuar është të shikojmë nëse ligji është vetë i çrrënjosur apo mund të jetë i “çrrënjosshëm” nga realiteti historik. Momenti i tretë është te dallojmë se si tentativat e çrrënjosjes ndikojnë konkretisht mbi kulturën politike dhe psikologjinë e qytetarit, domethënë. edhe nëse ato nuk mund të jenë krejt tё suksesshme, aq sa të japin produktin e dëshiruar për të arritur shoqërinë komuniste, mund të kenë si pasojë, zhdukjen e besnikërisë ndaj institucioneve 13

Juljan Myftari

abstrakte dhe kthimin e individit në një tabula rasa hiperpragmatike, pa referenca morale universale, por vetëm me një përzierje të referencave morale egoiste dhe atyre tradicionale. Nga pikëpamja e hulumtimit tonë kjo tendencë e pushtetit komunist për çrrënjosje bën të mundur që gjatë punimit referencat e mirëfillta historike t’i shpëtojnë rendit kronologjik, pasi për të emaluar realitetin e asaj periudhe kronologjia historike nuk ka nevojë të jetë mbizotëruese, madje të mund shndërrohet në periferike, sepse më shumë sesa do të na jepte shpjegim për atë që ka ndodhur do të na krijonte perceptimin e legjitimimit të asaj çka ka ndodhur ... . Pra, ne nuk do të përdorim “para” dhe “pas” në këtë tentativë, sepse qëllimi ynë është të kuptojmë atë realitet edhe me mjetet e tij, por pa u njëjtësuar historikisht me të. Kjo zgjedhje për të mos përdorur rëndom kronologji historike vjen edhe si pasojë e tentativës për të shmangur problemin që mund të sjellë narracioni historik, i cili, ndodh të jetë shkak i vizioneve kinse ezauruese. Ky narracion, nga ëndja për të treguar rezulton të riprodhojë imazhe të rrejshme, të cilat mimetizojnë realitetin duke shërbyer si fshehës të tij. Kjo bën të para pëlqyeshme një përqasje fenomenologjike jo kohore dhe na lejon të mos ndjekim në mënyrë rigoroze raporte kohore të "para" dhe "pas.” Pra, ashtu si regjimi i kaluar kërkonte të çrrënjoste ne do të kërkojmë ta çrrënjosim atë nga koha për ta rrokur në mënyrë të përshtatshme. Kjo qasje duket e duhura sepse ofron këtë emulim të dyfishtë të tijin; si narrativ e kuptueshme për vetë atë sepse përdor mjetet e tij të çrrënjosjes; si narrativ të kuptueshme për ne sepse e çrrënjos atë nga koha pjesë e të cilës ne nuk mund të jemi pjesë. Nga kjo tentativë çrrënjosjeje, për sa i përket temës tonë kryesore, koncepti i ligjit zhvilluar në periudhën komuniste, la një trashëgimi të dyfishtë dhe kontradiktore. Ligji shikohej në një nivel të përgjithshëm si realitet jo i plotë, por si realitet instrumental, dhe, për qëllime që shkonin kundër tij ai mund të pezullohej, për sa kohë ishte një instrument dhe si çdo instrument nuk mund ta tejkalojë qëllimin final. Nga ana tjetër, asnjë qëllim final nuk jepej si tërësisht transcendent ∗ me të tanishmen. Në këtë mënyrë shteti komunist e paraqiste veten si aktualitet final, ∗ Transcendent – këtu ka kuptimin e diçkaje që e tejkalon të tanishmen dhe është

i pavarur prej saj. Qenia e transcendentes do ndikonte në të tashmen duke i imponuar asaj qëllime të cilat ajo nuk i gjen tek vetja.

14

Hyrje

shkuarja përtej të cilit nuk mund të realizohej nëpërmjet vetë "ligjit" për sa kohë koncepti i tij iu nënshtrua politikës aktuale. Pra, vijueshmëria psikologjike e një filli transmetues që do të ishte ligjorja nuk ishte e pranishme, pasi politikja e regjimit e pamundësonte ekzistencën e rendit ligjor si epror ndaj saj. Kështu, ligjorja konkrete si transformim i normave specifike nuk garantonte vijueshmërinë e ligjores abstrakte si entitet i pavarur dhe formal. Madje mund të themi se mungesa e këtij filli transmetues për sa kohë konkretja kërkonte të ishte shkëputje dhe nuk kishte një linjë formale dhe abstrakte, atëherë dhe "shteti i ri", sistemi i ri i qeverisjes pas vitit 1990, shqiptar ishte po aq i lirë sa ai i periudhës komuniste të krijonte realitete instrumentale, çrrënjosëse, që gjallonin në mesin e kinse formales për të qenë mjete të thjeshta në duart e politikës. Dhe kjo ishte vërtet e thjeshtë deri sa shteti komunist kishte lënë një trashëgimi ligjërimi për më shumë se 50 vjet në këtë linjë kundër formales dhe pro aktuales. Në kapitujt në vazhdim, do të kërkojmë të paraqesim elementë domethënës të realitetit të kohës, të cilët tregojnë se sa vështirë ishte për qytetarin të ndërtonte veten si entitet njëherësh konkret dhe abstrakt. Pasi konkretja i imponohej në mënyrë të vazhdueshme dhe kjo bëhej me anë të një ideologjie që pretendonte konkretësi dhe që nuk donte të dallonte elementët e saj abstraktë, megjithëse i përdorte ata. Ky mohim i vazhdueshëm i ideologjisë për të pranuar elementët abstraktë të saj krijonte një raport joadekuat me formalen, pasi formalja perceptohej e gjitha si realitet bosh dhe ligji apo normativja duhet të ishin patjetër konkretë në mënyrë që të parathuhej një raport me ta. Interpretimet e ligjit që nuk i interesonin Partisë shikoheshin si formale dhe duke qenë se formalja sulmohej si realitet i padobishëm, ajo mund të lihej mënjan, sipas tyre pa cenuar as ligjshmërinë e pushtetit, e as drejtësinë e tij. Kështu që ligji dhe e drejta nuk kishin kuptim derisa shpërndarja e burimeve konceptuale bëhej vetëm në një kuadër ekskluzivisht vertikal, i cili e mohonte vertikalitetin e realitetit dhe propagandonte egalitarizëm ekstrem në shoqëri. Regjimi përcaktonte realitetin publik, por mohonte se kjo ndodhte në një plan vertikal, pasi

15

Juljan Myftari

ideologjia e tij ishte barazimtare *.Kjo pamundësonte ngritjen e piramidës formale ligjore e cila i ngjante më shumë një piramide faktike të pranuar si fakt historik. Ajo çka ka sjellë sot pasoja në realitetin shqiptar, pra, mungesa e raportit me realitete abstrakte formale dhe personalizimi i skajshëm i marrëdhënieve, edhe pse mund të mos ta ketë origjinën në periudhën komuniste, ka gjetur aty jo thjesht një legjitimues të radhës, por legjitimuesin par exellance, i cili ofronte çdo mjet të domosdoshëm për të mos iu përqasur formales dhe neutrales. Teoria komuniste ishte armiku-mik (apo miku – armik më i përshtatshëm kundër ligjit dhe mikja mё e mirë për konkretizimin e tejskajshëm të marrëdhënieve shoqërore. Ky konkretizim madje ishte i paprecedent, sepse pothuaj të gjitha referencat formale të çdo rendi ekzistencial ishin zhdukur. Kërkohej të çmitizohej çdo shtresë e jetës së individit. Pra, miti hiqej duke etiketuar çdo gjë si mit. Ky hiper-konkretizim ishte kundër çdo nocioni abstrakt madje dhe të vetë njeriut, si i tillë. Njeriu mund të përkufizohej vetëm pas historisë, ishte një njeri i ndërtuar tashmë dhe që nuk kishte nevojë për asnjë realitet formal për t’u latuar. Periudha “para-komuniste”, nuk mund të shihet thjesht si vazhdim apo si e nënshtruar ndaj së kaluarës, ajo solli risi thelbësore të cilat ishin tërësisht të paprecedentë, qoftë dhe në pranimin e aktuales si risi e mirëfilltë. Dhe kurrsesi nuk mund të konsiderohen një intermexo e thjeshtë, që mund të lihet pa u analizuar në pasojat që ka krijuar në realitetin social shqiptar. Madje mund të themi se vetë ndryshimet e shpeshta të shekullit të XX, të cilat nuk krijuan asnjëherë tempin e përshtatshëm të një evolucioni ishin pothuaj disfunksionalë kah përparimi i Shqipërisë kundrejt "diçkaje tjetër.” Është detyrë e këtij studimi të tregojë se shteti komunist ishte një entitet problematik nga pikëpamja ligjore dhe se ai nuk arriti të ndërtojë një realitet të dyfishtë midis ligjit si entitet i pandryshueshëm dhe botës historike gjithnjë e në ndryshim, duke riprodhuar kaosin e një * Nuk po pohojmë se roli i Partisë nuk ishte sanksionuar në ligje apo dhe në Kushtetutë, pasi ky rol ishte përcaktuar në to, por duke qenë se ligji dhe kushtetuta parashikonin rolin e Partisë dhe ajo propagandonte një shoqëri.barazimtare, vetë ideologjia e saj krijonte imazhin e një strukture të “shtypur” ligjore, në të cilën fakti që ligji nuk ishte mbi Partinë, relativizonte faktin që ligji parashikonte Partinë si udhëheqëse e tij.

16

Hyrje

gjendjeje të vazhdueshme të jashtëzakonshme të revolucionit të vazhdueshëm. Ky antiformalizëm i regjimit komunist e pamundësoi këtë ndërtim konkret të individit autonom. Siç përmendëm më sipër pohime bazë të punimin nënkuptojnë një marrëdhënie midis ideologjisë dhe asaj çka mund të quajmë realitet social. N.q.s. do të t’i zbërthejmë pak më të tej objektet e kësaj premise shikojmë se ajo çka mund të konsiderohet si realitet social apo ideologji ndryshon disi në raportet që krijohen në histori. Për individin shqiptar ideologji ishte fjala e transmetuar nga partia komuniste shqiptare ( Partia e Punës), por nga ana tjetër, materiali i transmetuar nga kjo parti ishte realitet social në krahasim me marksizmin. Në këtë marrëdhënie të dytë fjala-e-partisë nuk përbënte mirëfilli ideologji (në pikëpamjen e ideologjisë ajo është një realitet material), por kishte një raport me atë çka në këtë rast është ideologjia (Marksizmin). Si pasojë, në mënyrë të vazhdueshme konsiderohet e domosdoshme për të pasur referenca të drejtpërdrejta te Marksi apo dhe autorë marksist të cilët janë domethënës për një lexim të fenomenit “ligj” *. Konkretisht, po të shikojmë raportin midis materiales dhe formales apo materiales dhe formalizimit të vetë materiales del se çka konstatuam më sipër, nuk ishte një trill i marksistëve shqiptarë. Vetë Marksi te "Teza mbi Fojerbahun" në tezën e katërt shkruan se "Fojerbahu niset nga fakti, se feja e largon njeriun nga vetvetja dhe e ndan botën më dysh, në një botë fetare, të imagjinuar, si dhe në një botë reale. Puna e tij është ta shkrijë botën fetare në bazën e saj tokësore. Megjithatë, ai nuk sheh, se, pasi të kryhet kjo punë, mbetet akoma për t’u bëre gjëja kryesore. Pikërisht fakti, se baza tokësore shkëputet nga vetvetja dhe vendoset në retë, si mbretëri e pavarur, nuk mund të shpjegohet veçse me përçarjen dhe kontradiktat e brendshme të kësaj baze tokësore me vetveten.” Kështu, ai kërkonte një tokëzim të vazhdueshëm të realitetit madje dhe një tokëzim të tokësores dhe mos kthimin e saj në Është e dobishme të theksojmë këtu, se ky libër është larg që qeni një kritikë e mirëfilltë e marksizmit. Kjo pasi vuan në një pjesë të mirë të tij nga një qasje induktive ndaj kësaj ideologjie. Fokusimi tek rasti shqiptar dhe realiteti shqiptar e shpie atë të ketë një prespetivë më të ngushtë, e cila, domosdo e bën raportin me ideologjinë fillestare të jetë një raport midis të veçantës dhe të përgjithshmes me pikënisje nga e veçanta. *

17

Juljan Myftari

koncept abstrakt. Pra, komunizmi shqiptar nuk shihet thjesht si një aksident i deformimit të një utopie të mirë, por njëra prej formave të domosdoshme që do të tё merrte marksizmi si i tillë. Pra, në qoftë se do të shprehemi në një gjuhë spinoziane *, komunizmi shqiptar ishte një nga moduset e shfaqjes së marksizmit kur vetë marksizmi ishte domosdoshmëria absolute. As trajtat e tij nuk ishin thjesht të përcaktuara nga karakteristika aq idiosinkretike, *, rrethanore shqiptare e aq më pak nga karakteristika psikologjike të personazheve të ndryshëm që përbënin kastën e vendimmarrësve të kohës. Sistemi ligjor i zbatuar në Shqipëri ishte pasojë e teorisë marksiste të shtetit dhe të ligjit dhe ndryshimet që mund të hasen në tё janë, me gjasë, jo larguese nga kjo teori, por thjesht shëmbëlltyra e saj në “mbretërinë” e së këtushmes. Pra, shfaqja e saj në kohë-hapësirë. Kjo imanencë e politizuar e vetë marksizmit solli çoroditjen e njeriut komunist, i cili me edukimin se asgjë nuk e transcendon realitetin, as morali apo feja apo ligji, dhe nga ana tjetër, me mospranimin e të për atyshmes si thelbësore, por pretendimit se realitete të tilla janë gjithse si mjete të dikujt, humbi jo vetëm rrjetin social koordinativ, por dhe vetë nevojën për të pasur një rrjet të tillë. Pasoja mё e rëndësishme ёshtё se “Shteti komunist" rezulton deficitar në të dyja terrenet, si në ndërtimin e formales normative ashtu dhe në raportin historik që krijohej midis ligjit dhe subjekteve të tij. Ai nuk gjen distancën e duhur midis subjekteve dhe ligjit, për sa kohë kërkon të drejtojë sjellje dhe mohon mundësinë që ligji dhe e drejta ta bëjnë në mënyrë legjitime këtë, dhe për sa kohë mohon aktualen konkrete të subjekteve të ligjit në favor të një aktualeje më të përgjithshme. Pra, ai mohon dhe aktualen dhe normativen në të njëjtën kohë. Me një të tashme që kërkon të shkëputet nga e kaluara dhe një të ardhme që kërkon të jetë thjesht përshkruese e një të kaluare

* Spinoziane-I referohemi filozofisë së Spinozës i cili përcakton një realitet të determinuar nga një thelb i brendshëm i qenies. Ndërsa shfaqjet e larmishme historike përcaktohen si moduse apo variacione të shfaqjes së këtij thelbi. * Idiosinkretike- një cilësi krejt e vecantë e një qenieje apo sistemi të shfaqur në kohë dhe hapësirë

18

Hyrje

paralele hipotetike. Shteti komunist rezultoi një simulacrum *2∗ e pakoordinuar Arsyet e sipërpërmendura kanë të bëjnë, siç duket, me raportin midis shoqërisë dhe ligjit të cilat agravohen nga karakteristika të caktuara të ideologjisë e cila kërkon të ndërtojë këtë raport. Kjo ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejtë me ideologjinë marksiste e cila e konsideron sistemin ligjor si element kalimtar, por nga ana tjetër dhe të domosdoshëm. Kjo kontradiktë shpjegohet lehtë po të kemi parasysh se asnjë nga pushtetarët apo ideologët komunistë nuk pretendonin se shoqëria përfundimtare komuniste ishte ndërtuar. Kështu, fenomeni i shtetit dhe ligjit ishin kalimtarë për aq sa do të zhdukeshin në momentin e ardhjes së komunizmit dhe të domosdoshëm për sa kohë ky moment nuk kishte ardhur. E shpjeguar në këtë formë ndarja midis kalimtares nga njëra, dhe të domosdoshmes nga ana tjetër, duket e qartë dhe pa pasoja, mirëpo në qoftë se kemi parasysh se koha historike e hapësinizuar nuk është e njëjta me kohën subjektive dhe politike, pra, atë që përjetojnë nga anëtarët e shoqërisë, ndarja midis kalimtares dhe të domosdoshmes nuk vjen pa kontradikta. Komunizmi nuk ka ardhur, por ishte prezent konceptualisht në botëkuptimin e përgjithshëm të njerëzve, dhe në ligjërimin publik të zakonshëm, ai nuk ka ardhur, por baza apo mënyra e prodhimit kishte elementë të qartë të tij. Ai ishte një prani e kudondodhur dhe shoqëria dhe politika nuk e shikonin si utopi të parealizueshme. Kështu, edhe pse i pranishëm në një formë të gjysmë-materializuar, madje pikërisht sepse i pranishëm në këtë formë të gjysmë materializuar, ligji si ide kalimtare ekzistonte tashme dhe aty. Prandaj nuk kishte nevojë që komunizmi të kishte ardhur tashmë sepse vetë koncepti i kalimtares nënkupton një entitet që është tani dhe nuk do të jetë nesër. Pranimi i idesë së kalimtares nënkupton mosardhjen e plotë të shkakut që do ta eliminojë fenomenin kalimtar, por në të njëjtën kohë nënkupton në njëfarë mënyre prezencën e kalimtares. Kështu, ligji si kalimtar ishte prezent në të njëjtin moment kur ligji shikohej si i domosdoshëm për shkak se ai ishte mjeti i sistemit socialist për të kryer qëllimet *

Simulacrun- ndërtimi, nga ana e pushtetit, të një realiteti simulant i cili ka element pavërtetësie por që paraqitet sikur të ishte i vërtetë.

19

Juljan Myftari

e tij politike dhe shoqërore. Kjo kontradiktë midis ligjit si kalimtar dhe ligjit si të domosdoshëm ka gjasa, siç do të shikojmë mё poshtë, të ketë cenuar raportin qytetar – ligj, sepse ligji ishte kalimtar për qytetarin të cilit i premtohej ardhja komunizmit dhe i domosdoshëm për zyrtarin e Partisë që e kishte atë si mjet shtrëngimi. Kështu, për qytetarin ligji ishte mjeti i zyrtarit. Diçka kalimtare dhe jo e brendësueshme për të. Kjo bënte që ligji të perceptohej si mjet i dikujt që nuk është vetë qytetari, por si mjet i atij që drejton. Ligji nuk është i të gjithëve , por vetëm i tyre. Ai është mjet i atyre që drejtojnë që mund ta përdorin atë për interesa të tyre, qoftë dhe interesa politikë. Një nga problemet kryesore që hasim në kulturën ligjore të kohës dhe që do të trajtohet më poshtë është fakti se elementë të sistemit ligjor romak u huazuan nga sistemet komuniste për t’u aplikuar në vendet e tyre. Kjo deri në atë masë sa shumë autorë e konsiderojnë ligjin sistemin e së drejtës në vendet komuniste, thjesht një variant të atij romako-gjerman. Në këtë prizëm forcohet ideja se “komunistët” kanë përdorur në mënyrë të vazhdueshme “mjetit e tjetrit”. Pra, të një sistemi qeverisës krejt tjetër. Kështu, ata përdornin një mjet i cili në gjenezë kishte lindur me pretendime pa-anësie, si një mjet me përdorim të njëanshëm nga ana e tyre. Sistemi ligjor u përdor si instrument i pa ndërmjetësuar "politik" për të realizuar qëllimet e grupimit politik që erdhi në pushtet. Ndonëse kjo duket një pasojë e përcaktuar pastërtish nga rrethanat, kjo ka premisat e saj në teorinë marksiste mbi shtetin dhe mbi vetë konceptin e ligjit. "Reduktimi i ligjit dhe i shtetit te marrëdhëniet e prodhimit ishte e vetmja rrugë për teorinë Marksiste për ta hequr pronësinë e mjeteve të prodhimit nga një sferë transcendentale ideale, kjo duke treguar lidhjen e tij gjenetike me realitetin e luftës së klasave ... 3. Një aspekt tjetër i problematikës që hasim në konceptin dhe përdorimin e ligjit në këtë periudhë ishte pikërisht, trajtimi i ligjit si të reduktuar në një sferë tjetër, atë të bazës ekonomike. Ligji, siç lexojmë te Paulantzas∗ konsiderohet si derivat i thjeshtë i bazës ekonomike dhe nuk shihet si realitet më vete. Kjo e bën atë një instrument të thjeshtë të atyre që kontrollojnë bazën ekonomike duke e pamundësuar qoftë realitetin normativ të ligjit qoftë dhe një dialektikë të mirëfilltë midis ligjit dhe realiteteve të tjera, atyre 3

J Martin, "The Poulantzas Reader," Homme et la Société 24 (2008),29.

20

Hyrje

faktike ekonomike dhe atyre kulturore. A thua se ligji kushtin e vetëm për të ekzistuar ka që të jetë i zbatuar. Zakonisht mendohet se një sistem ku ka konformitet është ligjor. Pra, se mjafton të ketë një zbatueshmëri të lartë që sistemi të quhet i suksesshëm në të qenit ligjor. Megjithatë, nëse qëndrojmë në këto premisa, atëherë çdo dhunues të suksesshëm do të ta quanim një organizues legjitim të një sistemi ligjor. Kështu që, një entiteti të caktuar i duhet diçka më shumë për t’u quajtur ligjor sesa fakti që është i zbatuar. Është vështirë t’i qëndrosh një pikëpamjeje të tillë në qoftë se marrim në konsideratë se individi mund të zbatojë një urdhër edhe për shkaqe të pastra frike, pra, të jetë i detyruar të bëjë diçka të tillë.Ajo çka thamë më sipër agravohet më tepër n.q.s. do të pranojmë edhe një problem qe nuk i përket së brendshmi marksizmit apo regjimi shqiptar të kohës, por që është më i përgjithshëm se sa ata. Vështirësinë e zakonshme të transplantimit të kuadrove normativё nga një territor, shtet, kulturë në tjetrin. Duke dashur t’i shpëtojmë përkohësisht leximit të njëanshëm të fenomenit dhe për të dhënë një shpjegim të ndërmjetëm. Mund të themi se kontradiktat e pohuara më sipër, mund të kenë pasur të paktën dy shkaqe kryesore; së pari, vështirësia e transplantimit të kuadrove normativё *, dhe së dyti, i cili thekson të parin dhe përkeqëson rezultanten, vetë natyra e ideologjisë komuniste e cila kishte një qëndrim reduktues rreth ligjit, si mjet kalimtar kufizues dhe lidhës, një mjet me përdorim të njëanshëm. Problemi i parë që dallojmë këtu është raporti midis ngjashmërisë konkrete të analogeve. Ky është pohuar nga qëndrime teorike të njohura në fushën e filozofisë të së drejtës. Mund tё përmendim autorë si Savinji, që në shekullin e XIX argumentonin për një pamundësi të transplantimeve ligjore në kultura të tjera. Ligji sipas tyre, është efektiv, kur ka lidhje me humusin kulturor të një populli. Ligji duhet të jetë refleksioni i asaj që Savinji quante “shpirti i popullit.” Në të kundërt ai nuk do të kishte efekt ose të paktën efekti i tij mbi shoqërinë nuk do të ishte ai që sistemi ligjor nënkuptonte në tekstit e tij. Kjo mospërputhje midis ligjit si kodifikim dhe vendit, ku kodet ligjore kërkoheshin së zbatoheshin, do të sillte domosdoshmërish një Nuk mund të pohojmë, tani për tani, me siguri marrëdhënien shkak pasojë midis këtyre të dyjave. Renditja është bërë në mënyrë krejtësisht problematike. *

21

Juljan Myftari

deformim të dyanshëm. Nga njëra anë do të kishte pasojë një deformim të leximit të tekstit dhe zbatimit të ligjit dhe nga ana tjetër do të kishte pasoja mbi vetë shoqërinë, në cilën tentativa e transplantimit do të kryhej pasi kjo shoqëri do të gjendej e detyruar të ndërmerrte procese të vazhdueshme “përkthimi” të mesazheve ligjore të cilat ishin të huaja për të dhe në përgjithësi të pakuptueshme. Këto procese përkthimi të ligjit nga anëtarët e shoqërisë krijojnë kosto dhe tension në shoqëri dhe janë disfunksionale ndaj saj. Në këtë kuadër rasti i Shqipërisë socialiste është tipik pasi pamundësia e prodhimit të realiteteve formalë dhe marrja nga realitete të tjera shoqërorë krijon pikërisht problemet e sipërpërmendura, kur shoqërisë shqiptare i kërkohet të bëjë përkthyesen dhe rrallëherë autoren e rregullave që zbaton. Kjo nevojë për përkthim të vazhdueshëm është më e theksuar kur ideologjitë që propozojnë transplantimin e parimeve shtet-bërëse dhe kodifikuese janë tejet holiste dhe nomotetike në natyrën e tyre. Qasja e tyre holiste dhe nomotetike e vështirëson procesin e përkthimit sepse parimet dhe normat që duhen transplantuar marrin karakterin e ligjeve të përgjithshme dhe shkencore dhe shoqëria e cila duhet të bëj përkthimin vihet në pozitën e pozicionimit të një imagjinate të vetes si një shoqëri universale, gjë që është e vështirë po të kemi parasysh përmasat e Shqipërisë dhe sforcimin që i duhet asaj për këtë vetë-perceptim në përmasa universale. Kështu, ideologjia komuniste me kërkesën e saj për një politikë shkencore sillte vështirësi shtesë në raportin midis asaj vetë, si ideologji dhe një shoqërie jo fort politike, si Shqipëria e pas-luftës, në të cilën kjo ideologji kërkonte të zbatonte ligjësitë e saj. Një vështirësi tjetër me të cilën përballemi kur konsiderojmë problematikat e transplantimit të ideologjive dhe kodeve të tyre ligjore është momenti kur ky transplantim ndodh. Sipas Savinjit, momenti i vetëm, kur kodifikimi i ligjeve mund të jetë i mundur, ёshtё vetëm në periudhat e stabilizuara të shoqërisë. Në ato momente kur nuk ka ndryshime të dukshme në shoqëri, mund të tentohet të bëhet kodifikimi i ligjeve dhe ato të luajnë një rol pozitiv. Në rastin shqiptar momenti i transplantimit nuk ishte një moment “qetësie” shoqërore, përkundrazi ishte një moment ndryshimi duke qenë se Shqipëria sapo kishte dalë nga përvoja disavjeçare e një lufte dhe mbi të gjitha duke qenë se vetë 22

Hyrje

komunistët premtonin dhe nënkuptonin një fillim të ri dhe jo një vijueshmëri. Në këtë kontekst përjetimi i ndryshimeve të mëdha shoqërore veshur me një kostum ligjor dhe të rregullsisë ligjore për Savinjinë bëhet i pakuptimtë dhe kjo mund të supozojmë paraprakisht se dëmton vetë perceptimin që shoqëria ka ndaj ligjit. Sistemi ligjor, në këto raste, i prezantohet masave popullore në momente të thella ndryshimi, dhe ndryshimi merr mbivalencë ndaj vetë ligjit duke e bërë atë dytësor. Duke parë mungesat e lartpёrmendura apo dhe konceptimin e ligjit vetëm si derivat e raporteve shoqërore, mund të lindin dyshime nëse ka vlerë njohëse të hulumtosh mbi natyrën e ligjit dhe të së drejtës në botën komuniste apo dhe duke përfshirë mjete Marksiste? Një argument për ta zbehur këtë skepticizëm parak për këtë mund ta marrim nga Pashukanis, i cili siç njihet botërisht ka qëndrime veçanërisht skeptike ndaj ligjit në përgjithësi. Tek autorë të kësaj natyre do të mund të gjenim argumente kundër vlerës së kërkimit në këtë fushë, apo kundrejt ndonjë pamundësie epistemike për të hulumtuar rreth vetë natyrës së ligjit në përgjithësi dhe në veçanti në realitete marksiste. Pashukanis, kur i referohet koncepteve që mund të kenë objekte në realitetet ideologjike dhe sidomos ligjit, shprehet se “Të përcaktosh që një koncept ka natyrë ideologjike nuk na mënjanon nga detyrimi për të kërkuar mbi realitetin objektiv të tij, me fjalë të tjera realitetin që ekziston në botën jashtë, pra që nuk është thjesht realitet subjektiv. Përndryshe çdo dallim midis jetës pas vdekjes, e cila ekziston në mendjet e disave dhe shtetit, do të zbehej krejt.” 4 Kjo do të thotë se të paktën në realitetin epistemologjik ligji është objekt i pashmangshëm i njohjes dhe një fenomen i vlefshëm hulumtimi për realitetin social. Dhe për më tepër, ligji, pas çdo konsiderate, ka një realitet objektiv. Kështu, duke qenë se ligji ka natyrë objektive që i shket përdorimit të tij thjesht instrumental, ai arrin të luaj një rol normativ edhe kur teoria ligjore që e vë në përdorim nuk është krejt e ndërgjegjshme për këtë. Problemi në rastin që po shqyrtohet është se natyra e tij normative merr karakter ad hoc *. Pra, më shumë sesa një sistem normash që e gjejnë vlefshmërinë te normativiteti i tyre, kemi tё Evgeniĭ Bronislavovich Pashukanis and C. J. Arthur, Law and Marxism: A General Theory (London: Ink Links, 1978), 13. * Ad hoc- diçka e vlefshme vetëm për rastin në fjalë 4

23

Juljan Myftari

bëjmë me urdhra të veçantë (edhe pse të grupuar në mënyrë sistematike) bindja ndaj të cilëve bëhet rast pas rasti (edhe pse rastet e bindjes janë shumë më të shpeshta sesa ato të mosbindjes, madje më të shpeshta se në sistemet e shtetit të së drejtës ). Gjithse si edhe pse me një natyrë jo tipike, ligji në këtë rast ka “aq objektivitet” sa të na lejoj ta analizojmë dhe kjo analizë të ketë vlere njohëse për realitetin social. Kështu, gjatë kapitujve përmbajtёsorё të librit do të përqendrohemi në tema të ndryshme të raportit, që ligji dhe ideologjia e kohës i krijon me tema të rëndësishme shoqërore si individi, morali, identiteti i grupit. Jemi përpjekur tё zbulojmë dhe analizojmë kuptimet dhe implikimet që përkufizimet ideologjike, të cilat dalin në legjislaturë (apo legjislacion?) janë koherente apo kontradiktore, dhe nëse janë koherente çfarë pasoje ka tepria në koherencë dhe në rast të kundërt, pra në gjetjen e kontradiktave, çfarë domethënie kanë këto kontradikta. Për këtë kemi përdorur në përgjithësi një strukturë punimi, sipas sё cilës problemi në fillim trajtohet i artikuluar në rregullat më të përgjithshme themelore, si kushtetuta, kode apo ligje. Më tej kalohet në një rrafsh deduktiv për tematikat e trajtuara, sipas këndvështrimit të studiuesve të kohës. Një komponent tjetër i strukturës sё punimit janë refleksionet e legjislacionit në raportet midis institucioneve kryesore shtetërore dhe në korrespodencën që këto institucione mbanin me njëri tjetrin për tematika tё ndryshme tё realitetit shqiptar. Si hap i fundit është trajtimi i këtyre problematikave në një rrafsh më individual, nëpërmjet letrave personale që qytetarët i dërgonin autoriteteve politike dhe shtetërore të kohës. Kjo strukturë synon që brenda standardeve tё një hulumtimi tё mund të kemi një panoramë shpjeguese vertikale në nivele tё ndryshme tё institucioneve ligjore dhe tё shtetit në shoqërinë komuniste shqiptare . Në këtë libër do të përdoret ndryshimi i perspektivës së hulumtuesit në kohë dhe në “hapësirë” për të arritur në sintezë, e cila do të kërkojë të gjej në mënyrë të vazhdueshme kontradiktën rreth objektit të analizuar, me anë të një narracion jo kontradiktor me veten. Pra, do të përdorim ndryshimin në kohën e narracionit gjuhësor, për të arritur një sintezë midis asaj çka legjislatori, zbatuesi i ligjit apo qytetari kuptonin me këto fenomene. Ndërkohë në hapësirë, optika e përshkrimit dhe analitikes do të jetë e dyfishtë, duke dhënë perspektivën e vetë shkruesit të librit 24

Hyrje

dhe duke e gërshetuar atë me perspektivën e aktorëve kryesorë të kohës, ligjit, pushtetarit, funksionarit, dhe qytetarit të zakonshëm. Duke qenë se libri ka si synim të zbulojë marrëdhëniet problematike, atëherë kjo qasje me perspektivë dinamike është e domosdoshme për të sintetizuar këtë marrëdhënie. Kështu, analiza do të formësohet në këtë perspektivë dinamike, pasi mëton të përshijë subjektin gjatë sintetizimit të realitetit të studiuar. Kjo ndodh pasi mospërfshirja e një apo disa kategorive të subjekteve në narracion, do të pengonte arritjen e një pikëpamjeje të dëshirueshme, dhe do të ta bënte analizën të çinteresuar ndaj aktorëve që mbartnin temat e trajtuara. Rrjedhimisht ato do të tё ishin tepër të largët për t’u analizuar. Kështu, libri më shumë se sa një objektivitet të kulluar do të kërkojë të ndërtojë një subjekt dykohësh të realitetit të shpjeguar. Pra, do të jemi në mënyrë të vazhdueshme para zgjedhjes së perspektivës së “drejtë”, domethënë të kohës sonë apo kohës “së kaluar”, por asnjëra prej tyre e marrë veçmas nuk do të japë sintezën e dëshiruar të tematikave. Zgjedhja e vetëm një perspektive do të kishte pasojë një narracion të mbyllur te vetja. Cilido subjekt-kohë të ishte marrë si ekskluziv, nuk do të arrinte të komunikonte jashtë kohës së tij dhe kjo pamundësonte analizën e sotme të një kohe tjetër dhe moskuptimit të kohës tonë. Kështu, për të mos qenë të pa interesuar dhe për të mos u mbyllur në mungesën e komunikimit, do të përdoret kjo perspektivë dinamike në kohë, e cila përdor të tashmen dhe të kaluarën si mjet sinteze të ngjarjeve që do të analizohen.. Ky konceptim i nevojës së dy periudhave për të folur për njërën prej tyre, vihet akoma më shumë në dukje nisur edhe nga një arsyetim dobishmërie. Duke konsideruar qëllimin e punimit, i cili është më tepër aktual sesa historik, na rezulton e nevojshme paraqitja e komunikimit të njëkohshëm të dy periudhave duke shfaqur dhe lidhjen midis tyre. Vetëm duke afruar kohët e narracionit mund të bëjmë dallime midis tyre; e kundërta do të tё ishte një dorëzim përballë nevojës naive që kemi për tepër dallim apo tepër njëjtësim, midis pohimit se: çdo gjë sot është siç ka qenë, apo pohimit se çdo gjë është tejkaluar. Narracioni dykohësh do të na lejojë për të parë se si brenda ndryshimit ka njëjtësi dhe anasjelltas. Ai do të jetë rruga e domosdoshme e komunikimit, por dhe një mjet i dobishëm për të arritur në tezën e këtij libri. 25

Juljan Myftari

Përdorimi i ndërthurur i kohëve të foljeve është një nga teknikat, edhe pse jo orthodokse, të shkrimit të librit. Jo rallë përgjatë librit, kur kalohet nga një paragraf në tjetrin kohët e foljeve kalojnë nga e shkuara në të tashmen. Përdorimi i të tashmes bëhet për tre arsye; së pari, është përdorur koha e tashme kur paragrafi ka ngarkesë konceptuale domethënëse dhe e tashmja përdoret për të thënë të vërteta akohore, së dyti, është përdorur e tashmja për të rikrijuar sa më mirë një shëmbëlltyrë të vendit ku janë lëvruar këto teoriko ligjore, dhe së treti për të t’i qëndruar tezës se mendësitë dhe argumentet e asaj kohe kanë ndikim dhe sot. Në të kundërt përdorimi i të shkuarës ka për qëllim objektivitetin. Për t’i dhënë shkruesit të librit dhe lexuesit hapësirë, pra distancë, midis ngjarjes dhe atij. Në këtë mënyrë do të përpiqemi të zgjidhim dhe një çështje që nuk mund të anashkalohet, atë të sjelljes të risisë. Një problematikë tjetër dhe më konkrete që paraqitet përpara studimit të një fenomeni apo periudhe vjen si nevojë që studimi të sjellë diçka të re. Megjithatë, e reja është problematike nga pikëpamja historike, sepse historia konsiderohet rëndom e mbyllur ndaj sintezave të reja. Për të është thënë tashmë çdo gjë që gjuha mund të shprehë. Për më shumë dhe në mënyrë paradoksale, historia është tepër afër sepse jemi zhytur konceptualisht në të. Ne jemi pasoja të saj, kështu, gjykimi mbi të është gjithmonë si akti i "proles" ndaj krijuesit të saj. Ky gjykim është në mënyrë të pashmangshme i përfshirë dhe jo indiferent ndaj objektit. Rrezikojmë ose të jemi Kronos apo Zeus at-vrasës ose fëmijë të nënshtruar të historisë pa tentuar as më të voglën përpjekje reagimi. Të sjellësh risi rreth një periudhë historike është në vetvete kundërthënëse pasi historia është e mbyllur dhe ta rinosh atë duket thjesht si makijazh apo çarje të trupit të saj prej kufome. Të dish diçka nuk është risi e kulluar madje nuk kërkon dija të jetë e tillë. Sepse risia e kulluar mund të sillte marrjen e një shtegu krejt kaotik. Të dish diçka nuk mund të thotë që dija ishte që në fillim sepse përndryshe nuk do të ndërmerrje rrugën drejtë dickaje. Pra, hulumtuesi gjendet gjithmonë në një situatë të mesme dhe kjo e shoqëron në një rrugë që nuk është as krejt e panjohur, por as nuk paraqitet si një arkitekturë gjeometrike. Kështu, studiuesi është mes tautologjisë së përgjithshme dhe hermeneutikës gabimisht të shpenguar. Kështu, gjatë librit do të 26

Hyrje

kemi kujdes të alternatojmë fazat e sintezave rishtare me analizat sektarizuese. Këto sinteza nga ana e tyre, do të marrin herë karakterin e sinteza aposteriori nga faktet e paraqituara në libër, por shpeshherë do të jenë sinteza apriori ndaj tyre. Megjithëse këto sinteza apriori do të ishin të “rrezikshme” për koherencën e punimit ato konsiderohen si të domosdoshme në sjelljen e një të reje e cila nuk është thjesht rastesore.

27

28

KAPITULLI I PARË KARAKTERI PAIDEIK * I LIGJIT SOCIALIST Humusi konjiktiv në Shqipërinë socialiste Në botëkuptimin e realitetit socialist, dallimi midis teorisë dhe politikës projektohet si kufi, ku ngulmon mungesa e soliditetit. Shkenca vetë kthehet në një sipërmarrje të qëllimshme, ku përmbajtja shkencore nuk dallon qartë nga preambulat e tipit deklarativ apo politik. Fundja ta shikoje politikën si shkencore kishte një kosto ndaj konceptit të shkencores. Kërkimet shkencore të asaj periudhe i ngjasojnë më shumë një preambule sesa një kërkimi shkencor *. Nё tё shumtёn e rasteve, analiza mbetej në tentativë dhe arritja ishte koherenca me mesazhin fillestar. Studiuesit e periudhës komuniste ngjasojnë për nga qëllimet 5 me murgjit e mesjetës, të cilët premisat dhe konkluzionet i kishin të paradhëna dhe detyra e të cilëve ishte pak a shumë e thjeshtë. Ata duhet të gjenin implikimet ndërmjetëse midis premisave të dhëna dhe konkluzioneve të paraditura. Ashtu si Shën Anselmi që e dinte *

Paideik- koncepti i paideikes ka të bëjë me kultivimin e qytetarit të përsosur. Sipas këtij koncepti qytetari ideal duhet të kishte virtyte intelektuale, morale dhe fizike të përsosura dhe edukimi ishte mënyra kryesore për t’i zhvilluar këtp virtyte. * Këtu kemi parasysh kërkimet në fushën sociale. 5 Fatkeqësisht jo për nga metoda!

29

Juljan Myftari

paraprakisht ekzistencën e Zotit, marksisti teorik shqiptar e dinte premisën dhe përfundimin e hulumtimit të tij, sepse ashtu si argumenti ontologjik i Anselmit mesjetar, tek i cili e vërteta është vetëm një analitikë tautologjike, e vërteta në sistemin socialist shqiptar dihet që në fillim, për shkak të virtyteve apriori të përkufizimit të saj. Kёtё e shpreh qartё Kelsen kur shprehet se: "Problemi i teorisë mbi shtetin në komunizëm nuk është të dallojmë nga një pikëpamje objektive se cila është natyra e objektit, por të formulojmë një përkufizim të shtetit që mund të përdoret në mënyrë sa më të efektshme nga partia komuniste në luftën e saj kundër kapitalizmit.” 6 Megjithatë, në qoftë se vazhdojmë dhe shikojmë pak më cekët punimet shkencore të kohës vëmë re se pretendimi është qё ato tё jenё shkencorё. Pra, dhe njëherë bota komuniste kërkon të riformulojë koncepte apo t’i përvetësojë ato pa i ngarkuar vetes barrën morale të marrjes së tyre. Kërkon të jetë shkencore duke refuzuar shkencën, kërkon të gllabërojë çdo objekt duke mbajtur lustrën e shkencës për legjitimin të vetes. Kjo tipologji e materializmit të shtetit komunist heq mundësinë e kategorive konjiktive paralele, kulturore apo idealiste. Duke shprehur se materia është e vetmja substancë, vetë interpretimi i materies, i cili nuk mund të kryhet përveç se me fjalën, nuk kryhet nga fjala, sepse fjala është shëmbëlltyra e materies pra një kopje ekzakte e saj. Fakti që fjala si substancë nuk ka asnjë pavarësi "ontologjike" e bën atë të njëjtësuar me vetë materien dhe distanca midis tyre është e papërfillshme. Udhëheqësit komunistё flasin për realitetin material pa dyshime, apo përfshirë në të elementë normativë apriori. Për ta ajo çka duhet të kishte ndodhur ka ndodhur, dhe ajo çka do të ndodhë është thjesht një zgjatim i të tashmes. Pra, fjala është kopje ekzakte e materies dhe kjo jo thjesht për arsye psikologjike personale të individëve që bëjnë kastën politike në Shqipëri, por thelbësisht për një konceptim monist të universit. Duke qenë se fjala i ngjan mot a mot materies dhe materia i ngjan mot a mot fjalës, rrjedhimisht midis këtyre të dyjave ka një shëmbëllim të dyanshëm. Pra, nuk ka asnjë realitet mos t’i ngjajё përshkrimit të tij të tanishëm. Ndërsa përshkrimi i realitetit është i të njëjtit element përbërës me realitetin. Kështu që përtej fjalës nuk ka realitet, sepse përtej 6

Kelsen, The Communist Theory of Law, 57.

30

Karakteri paideik i ligjit socialist

materies nuk ka tjetër realitet. Te dyja këto botë janë tashmë të ndërtuara pa mundësi revizioni thelbësor. Ajo që përshkruan fjala është realiteti i vetëm i mundshëm sepse për përkufizim, fjala në analizë të fundit, nuk mund të jetë tjetër përveçse leximi i drejtpërdrejtë i materies. Pra, nuk mund të kishte një realitet përtej asaj që thuhej, kështu që përshkrimi publik i realitetit nëpërmjet ligjeve, fjalimeve, vendimeve gjyqësore është pothuaj i vetmi që ka kuptim në leximin e realitetit. Edhe në dimensionet konkrete të fjalës publike, realiteti ishte i ndërtuar nga një vertikalitet jo i zakonshëm, ku e vërteta ishte në të njëjtën kohë e ngjitur me zhvillimin material, por nga ana tjetër e zbulueshme deduktivisht nga këto premisa të dhëna. Pra, bëhej fjalë për një deduksion të tipit gjeometrik “horizontal”, ku fjala burim i dijes konjitive merrte kuptimet e saj nga zëdhënës të botës materiale, të cilët ia ofronin këto kuptime atyre që ishin zëdhënësit e gjeometrisë deduktive të së vërtetës. Kjo nuk ndodhte vetëm në ndërtimin e fjalës si kërkim shkencor, kur elita e partisë komuniste kishte zërin e saj për sa kohë ishte bartëse e ideologjisë së vërtetë, por edhe në skena më divulgative. Duke folur për marrëdhënien e njerëzve të shtypit me Enver Hoxhën, Dritëro Agolli shprehej se: “Në këto biseda duket qartë edhe ajo që shoku Enver ishte hartuesi dhe themeluesi i parimeve themelore të shtypit tonë popullor” 7 Enver Hoxha ishte në themel të sё vërtetës publike e jo vetëm në një rrafsh abstrakt teorik, por edhe në rrafshin midis asaj, e cila ishte parimi teorik i marrëdhënies së njeriut me materialen dhe socialen dhe asaj, e cila ishte hallka e ndërmjetme e paraqitjes së kësaj marrëdhënie. Shtypi (media në përgjithësi), i cili kishte rolin e ndërmjetësit pasiv të së vërtetës nisej nga parime të ndërtuara më parë, pra vetë e vërteta, që shtypi servirte, kishte një kuadër të përcaktuar para se lajmi apo e vërteta të ndodhte. Ajo çka ishte detyra e të vërtetës së publikuar në këtë rast ishte pikërisht të luante rolin e legjitimuesit të lajmit në kuadrin e parimeve paraprake themelore. Vetë ngjarja apo e vërteta e pjesshme ishte e konturuar në këtë kuadër njohjeje. Ajo ishte e formësuar nga një modus operandi, parimet e së cilës ishin dhënë. Kështu e vërteta publike ishte një punë, një profesion, i cili ishte porositur sipas parimeve të themeluara dhe tё hartuara. Pjesё e planit shoqëror për ndarjen e punës, duke qenë se 7

Astrit Nuri, "Gazeta Bashkimi," (11 tetor, 1985), 2.

31

Juljan Myftari

marrëdhëniet në prodhim ishin përcaktuese për vetë të vërtetën si superstrukturë, ashtu dhe ajo përcaktohej si pjesë një ndër profesionet që ndërtonin marrëdhëniet e prodhimit në përgjithësi. Vetëm se në këtë rast nuk kishte kontradiktë midis publikimit të së vërtetës, si objekt i superstrukturës dhe prodhimit të saj si akt i marrëdhënieve të prodhimit vetë, pasi mënyra e prodhimit nuk shkaktonte kontradiktë në marrëdhëniet e prodhimit dhe produkti në superstrukturën e së vërtetës ishte i pranueshëm për të gjithë. Kjo pranueshmëri nuk kishte karakterin e ndonjë përplasjeje zhvilluese për të arritur në ndonjë nivel më adekuat tё njohjeve. Ajo në përgjithësi kishte formën e një legjitimimi me forcë prapavepruese, në të cilat burimi i parimeve zbulonte aposteriori vërtetësinë e parimeve të tij. Duke folur për përvojën që kishte pasur pranë Enver Hoxhës si reporter, Dritëro Agolli shprehet: Shoku Enver "bëhej" si ai, me të cilin bisedonte. Dhe i nxiste : "si thua ti"? "More Xha Selim “a mendon ti?" Dhe kur Xha Selimi i Bratit iu përgjigj pyetjes që i kish bërë udhëheqësi, shoku Enver i tha: "Ti Xha Selim, më ke folur si filozof, si filozof popullor.” Shoku Enver të habiste me kulturën e madhe, me nivelin shkencor që kishte dhe që e manifestonte gjatë bisedës me njerëzit, kur u fliste mjelësve për blegtorinë, për lopët, për rolin e muzikës në shtimin e qumështit. 8 Ky filozof popullor është i veçanti që flet pa zë. Ai është filozofi popullor, fjalët e të cilit nuk është e nevojshme të shprehen, derisa është një intermexo koherente me parimet ndërtuese të së vërtetës. Fjalët e tij nuk janë aty sepse vetë subjekti i veçuar, veçohet pikërisht për të qenë intermexo midis fjalëve burimore të së vërtetës; ai është një filozof popullor një intermexo estetike për burimin e së vërtetës. I veçanti; shkëputet për pak momente nga burimi për të qenë një pasqyrë e heshtur e vetë burimit, e pastaj i kthehet brendshmërisë së tij, si punëtor, sepse aty, si punëtor, ai e luan, tashmë jo pёrkohёsisht, rolin e tij të filozofit popullor. Kështu i veçanti shkëputet nga tërësia për hir të vetë ripohimit të burimit të së vërtetës dhe këtë e bën pa folur, por vetë me aktin e përkohshëm të shkëputjes. Ai nuk ka nevojë të thotë diçka për sa 8

Ibid.

32

Karakteri paideik i ligjit socialist

kohë me rikthimin e tij te heshtja e ka thënë të vërteten, i veçanti shkëputet nga tërësia për të heshtur, sepse filozofi popullor është i tillë, kur hesht dhe punon. Dija bëhej e rrokshme për të gjithë, sepse burimi i saj ishte i njëjtë, në të gjendeshin pak kontradikta, sepse burimi i dijes arriti jo vetëm të materializohej, por ta bënte këtë dhe te një trup i vetëm. Ideologjia ishte aq shkencë, sa asgjë nuk ishte jo shkencore. Madje banalitete të tilla visheshin me tisin shkencor, posa burimi ishte ideologjia e mishëruar në një qenie. Ideologjia ishte edhe te ne edhe realitet, ajo ishte kthyer në përgatitës teknik të realitetit dhe në dallues të tij. Ata që njihnin ideologjinë, jo vetëm arrinin të njihnin më mirё realitetin, por mund të përgatisnin atë më mirë për të tjerët. Vetëm se dy konceptet, ai i "përgatitjes" teknike të realitetit dhe të dallimit të saj, rezultonin të pandashëm. Veprimi teknik mbi realitetin nuk dallohej nga ai njohës. Ajo që thuhej ishte e barabartë me "shkencën", e cila e zbulonte madje edhe kur shkenca përdorej për ta transformuar apo ndërtuar realitetin. Sevo Tarifa, njëri nga punonjësit e aparatit tё KQ tё Partisё, pohonte se: “Veprat e shokut Enver Hoxha dallohen nga bukuria e tyre dhe nga stili revolucionar. kjo bukuri qëndron në përmbajtjen dhe në formën tërheqëse të shkrimeve.” 9 Aq e bukur ishte fjala e Enver Hoxhës sa arrinte dhe njëjtësohej me vetë formën e kulluar. Një dimension universal, materialja, një dimension i treguar prej saj nga fjala. E vërteta në komunizëm ishte njëjtësimi i botës së formave të Platonit, "i formës supreme", i së bukurës me realitetin material, por shumë më premtues se vetë Platoni, i cili propozonte që, për të rrokur dijen duhej “shkuar” në një botë tjetër transcendente, regjimi komunist e tha të vërtetën platoniane thjesht si përshkrim historik material të aktuales. Ajo nuk ishte asgjë më pak se e vërteta platoniane, mё e përkohshme, mё triviale; e vërteta në komunizëm ishte e bukur si forma supreme e Platonit. Ishte e bukur si e bukura e Dostojevskit tek Idioti, ajo do të shpëtonte botën. "E bukura do të shpëtojё botën" thoshte Idioti i Dostojevskit. Komunistët i ndryshojnë vendndodhjen të bukurës së Platonit, ajo është këtu, dhe është e bukur sepse bota është e bukur; dhe i ndryshojnë, lokusin të bukurës së Dostojevskit, ajo do të shpëtojë botën sepse është vetë e vërteta e bërë bukuri. Tashmë e bukura si estetikë është njëjtësuar me të bukurën si njohje të 9

Sevo Tarifa, "Vijë e krisatlë vepra revolucionare," Rruga e Partisë ( Tetor 1983), 85.

33

Juljan Myftari

botës. Tashmë idioti i Dostojevskit nuk është më idiot, sepse beson te naiviteti i së bukurës. Idioti është bërë njohësi i botës, sepse midis bukurisë dhe të vërtetës ka përkitje dhe sensualizmi i idiotit përkon me aktin e njohjes të së vërtetës. Ky njëjtësim platonian i së bukurës me të drejtën nuk kishte se si të mos bëhej universal dhe kjo duket kutin matës që autorët përdornin jo vetëm për veten e tyre, por edhe për të tjerët. Ata akuzonin kolegët perëndimorë se këta të fundit e njihnim botën me mjete jo marksiste. Mjafton të shikojmë shkrimet e kohës për të dalluar qartë raportin që gjendet nё to midis marksizmit dhe botës Duke trajtuar rolin e inteligjencies në shoqëri Gaqo Çollaku *F konstatonte se: “Për problemin e natyrës klasore të inteligjencies, të pozitës dhe rolit të saj në shoqëri në kohën e sotme, ka mjaft spekulime e shtrembërime anti-marksiste nga sociologë borgjezë e revizionistë” 10 Pra, dhe autorët borgjezë duhet të mos kryenin "shtrembërime anti-marksiste". Edhe pse të akuzosh një borgjez apo liberal se ka bërë shtrembërime anti-marksiste apo se e ka "njohur" botën jo si marksist është qesharake, kjo nuk i ndalonte marksistët shqiptar ta bënin këtë. Komunistët mendonin jo vetëm se bota duhej matur e krahasuar me kutin e tyre, por se edhe vetë bota duhet ta krahasonte veten me kutin e tyre, kështu që liberali, borgjezi, do të kapej në padije të botës nëse nuk ndiqte vijën marksiste. Për të na sqaruar dhe me tej për rolin e inteligjencies në ë shoqëri autori vazhdon duke pohuar se: “Inteligjencia përbën një shtresë të veçantë shoqërore e jo një klasë mё vete, për arsye se ndryshe nga klasat, nuk ka raport të pavarur të saj ndaj mjeteve të prodhimit, rrjedh e formohet nga klasat e ndryshme dhe në çdo sistem shoqëror historikisht të caktuar i shërben klasës në fuqi.” 11 Pra, duke qenë se inteligjencia është ajo që përcakton dhe botën reale që i jepet individit, me anë të fjalëve dhe koncepteve që formon, atëherë ajo që do të konsiderohet si njohje, apo dije, kurdoherë e sidoqoftë, do të varet nga klasa në pushtet. Inteligjencia është një instrument, një organon e instrument dijeje, i kufijve maksimal të dijes. Është inteligjencia që vendos Studiues, doktor i shkencave filologjike. Gaqo Çollaku, "Kritikë pikëpamjeve revizioniste mbi natyrën klasore dhe rolin e inteligjencies.," (1984), 98. 11 Ibid. "

10

34

Karakteri paideik i ligjit socialist

tavanin e shoqërisë duke përcaktuar kufijtë përtej të cilës nuk mund të shkohet. Vendosja e këtyre kufijve përcakton faktin që vetë bota ka kufijtë përtej të cilëve nuk mund të shkohet, që nuk është hapësirë e pafundme, si hapësira që nuk i takon njeriut. Hapësira e njerëzores vendoset e kufijtë dhe këta kufij të tillë përcaktohen si ndërtimi i botës së njohshme dhe asaj çka mund të njihet. Vetë inteligjencia (instrumenti njohës i shoqërisë) në veprimin e përcaktimit të mënyrës së njohjes ravijëzon ekstremitetet potenciale të botës, ndërsa në vetë aktin konkret të përcaktimit të asaj çka mund të jetë e njohshme, ajo përcakton kufijtë aktualё të botës, në të cilёn njeriu ndodhet. Kështu vetë njeriu kupton se bota është me kufij edhe pse jeton si qenie materiale. Nga ana tjetër, ai është qenie e cila herë pas here, në mos rëndom, ka dëshira individuale, të cilat nuk përputhen me botën shoqërore. Vetë inteligjencia përcakton kufijtë e të njohurës pra dhe atë çka subjekti njerëzor mund të kërkojё nga realiteti material shoqëror, pjesa tjetër i takon materiales së pafundme, e cila është pjesë e realitetit universal, që nuk i takon njeriut vetë si qenie me dije. Inteligjencia atë çka e konsideron të panjohshme e konsideron irracionale dhe e fut tek individualja e njeriut, e cila është për t’u mbyllur si përtej njerëzores. Ajo bën një lidhje midis kësaj bote të brendshme të pakufishme të njeriut dhe universit mekanik të pakufishëm duke e degdisur të parën, për shkak se ngjan me të dytën jashtënjerëzore. Me anë të kufijve që vendos, inteligjencia përcakton çka është legjitime dhe çka nuk është, duke e dërguar subjektiven tej sistemit, ajo e vendos atë në rendin e një mitologjie astrologjike, dhe, konsideron si të vlefshme dëshirat e pakufishme subjektive. Është njësoj me konsiderimin e peshës së yjeve në jetën e njeriut, të dyja i referohen pafundësisë së pakontrollueshme. Kështu, roli i inteligjencies paraqitej në të njëjtën kohë si politikisht neutral, sepse ajo përcaktonte kufijtë e fundme të botës sociale dhe duke qenë përcaktuesja e kufijve, ajo paraqiste standardet e gjykimit të realitetit. Për ata të cilët ajo i ndërton këta kufij, ajo është e pagjykueshme. Ky standard gjykimi që vinte si pasojë e ndërtimit të kufijve gnoseologjikë si vendndodhja e vijëndarjes midis botës së gnoses dhe asaj të agnosisit, çka është përtej gnosisit, përveç se ishte e panjohshme ishte edhe tabu për qenien që njihte, për nënshtetasin e zakonshëm. Kështu që, çfarëdo entiteti të ishte përtej këtij kufiri gnoseologjik, për sa kohë do të 35

Juljan Myftari

ishte përtej kufijve të njohjes së zakonshme, do të ishte një qenie me një fuqi ndaj njeriut, si dhe do të ishte kontrolluese edhe e sferës së dëshirave personale të qytetarit të zakonshëm. Për këtë ndoshta studiuesit e kohës kishin aq të drejtë sa e luanin këtë rol me së miri dhe ata vetë. Ashtu si akuzonin inteligjencien borgjeze si përcaktuese të kufijve të njohjes për llogari të shtetit kapitalist, ashtu dhe ata përcaktonin kufijtë e njohjes për llogari të shtetit të diktaturës së proletariatit. Interesante është të shtyhemi pak me tej dhe të shikojmë se çfarë qëndron pas këtyre kufijve të njohjes. Me çfarë do të vërejmë më poshtë këta kufij dhe kjo përmbajtje nuk janë krijim “ex nihilo” i inteligjencies. “PPSH dhe shoku Enver Hoxha duke përcaktuar luftën kundër liberalizimit e burokratizimit si "një nga drejtimet më të rëndësishme të luftës së klasave, kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm për njohjen e thelbit e të shkaqeve objektive e subjektive të tyre, të rrënjëve klasore e gnoseologjike, si botëkuptim e si metodë, si mënyra reaksionare të menduari e të vepruari” 12

Partia dhe Enver Hoxha përcaktonin atë çka ishte në të përtejshmen e kufijve ideologjikë. Duke qenë se vetë inteligjenca, e cila është ndërtuese e dijes dhe fjalës që shpreh dijen, ishte mjet i klasës në pushtet, dhe klasa në pushtet ishte burim gnoseologjik, atëherë Partia dhe Enver Hoxha qëndronin në një rend metagnoseologjik, pra qëndronin përtej-mbi ndërtuesit e njohjes sepse ata bënin dekriptimin e burimit të së vërtetës. Ata kontrollonin dhe të panjohshmen, ishin në sferën mitologjike të botës agnostike për sa kohë arrinin të ishin përtej inteligjencies, e cila përcaktonte kufijtë e njohjes, por që ishte gjithmonë këtej kufirit të njohjes. Partia dhe Enver Hoxha ishin përtej kufirit racionalë të njohjes, kështu u kthyen në qenie mitologjike, derisa kishin në shërbim inteligjencien dhe kontrollonin nga rendi përtej kufijve të së njohshmes, atë çka ishte e njohshme. Kështu, nuk e teprojmë po të konstatojmë se, e vërteta mori natyrën e shpalljes së diçkaje të mirё (ungjillit), e emirë e cila do të ndodhë ashtu si në mitologjitë monoteiste, ku njeriu i zakonshëm nuk e di të vërtetën për botën që e rrethon. Shpesh partia vetë bënte Gaqo Çollaku. "Kritikë Pikëpamjeve Revizioniste Mbi Natyrën Klasore Dhe Rolin E Inteligjencies.". (1984). 12

36

Karakteri paideik i ligjit socialist

shpalljen e një të vërtete konkrete duke e anashkaluar inteligjencien si regjentë te saj. Partia i shpallte individit të cenuar atë cka ai nuk njeh, atë çka është afër tij dhe kjo i shpallej në formën e lajmit. Kjo ndodhte edhe në raste kur merreshin vendime për ngjarje konkrete që kishin të bënin me jetën në fshat. "Plaku 84 vjeçar Pilo Gjoka në fshatin Dukat - Fushë, duke kërkuar të falur se nuk qëndronte dot gjatë në mbledhje tha: "Ato që ka thënë Partia kanë dalë me sukses o djem, dhe këto masa tashti në të mirë do të na çojnë. Unë një lopë që kam do të ta fus që sot në tufë. Të rrojë Partia dhe Enver Hoxha. 13 Nga përtej kufijve të të njohshmes, duke iu shpallur e vërteta e njohshme, fshatari kupton, pas shumë shekujsh se është më mirë të mos kesh një lopë se të kesh një të tillë. Duke qenë se partia ishte një njësi qëllimore, atëherë njohja është menjëherë aktivitet drejtues i qëllimshëm, sepse si vetë qëllimi ka një drejtim dhe aktiviteti drejtues është përsosje e revolucionarizimit. Duke qenë se Partia dhe Enver Hoxha ishin burime gnoseologjike, por në të njëjtën kohë kishin burimet e përcaktuesve të gnoseologjikes, si përfaqësues të klasës në pushtet, atëherë akti i njohjes si shkencë përputhej me aktin e drejtimit politik. Për të na bindur për këtë profesor Fejzi Koçi shkruante se: “Përsosja dhe revolucionarizimi i mëtejshëm i metodave drejtuese duhet tё shihet me përvetësimin e artit tё të drejtuarit. Lenini na mëson se çështja e drejtimit nuk është vetёm praktikë, por edhe teori, shkencë.” 14 Pra, të drejtosh është shkencë dhe duke qenë se shkencën e të drejtuarit nuk mund ta zotërojnë të gjithë, sepse nëse do ta zotëronin të gjithë nuk do të ishte një shkencë drejtimi, por një shkencë e të drejtuarve, atëherë kemi një dije që drejton dhe që nuk e zotërojnë të gjithë, por që projektohet te të gjithë, për sa kohë tenton të drejtojë ata, pra kemi një të vërtetë që drejton e kështu prezanton, apo krijon përfaqësime të botës, të cilat drejtpërdrejt zotërohen nga ata që drejtojnë, por jo nga të tjerët. Me sa duket jo vetëm dija është pushtet, por dhe pushteti është dije. Ky barazim i dyanshëm midis pushtetit dhe dijes i mundësonte shtetarëve të kohës të pretendonin një njohje të pazakontë të realitetit material dhe shoqëror. Realiteti atëkohë ishte i njohshëm dhe i parashikueshëm nëpërmjet ideologjisë, për "Informacione nga takimet e deputetëve të Kuvendit Popullor me zgjedhësit e zonave elektorale gjatë vitit 1981,", 9. 14 Fejzi Koçi, " Kontrolli pedagogjik në shkollë.," (1984), 89. 13

37

Juljan Myftari

sa kohë ideologjia ishte mjeti njohës i botës për ata që ishin burimi dhe kishin kontrollin e inteligjencës. Kjo siguronte një koherencë të njohjes dhe një kohezion të vetë botës, e cila lehtësisht i përshtatej burimit të njohjes, që ishte Partia dhe Enver Hoxha. Rrjedhimisht njohja në botën komuniste ishte një çështje e zgjidhur, për sa sistemi pretendonte një koherencë të mirë me veten dhe një kohezion të mirë me botën. Duke qenë se ata që ishin përtej të njohshmes ishin qenie që dinin për të drejtuar, e vërteta për të tjerët vinte shpesh si shpallje, pra si dituri që të tjerët, njerëzit e zakonshëm do ta kishin të vështirë ta dinin. Është suprizuese se si strukturat planifikuese të Partisë arrinin ta njihnin realitetin deri në skutat e imëta të tij. Çdo gjë ishte "scientia" edhe politika, dhe politikë-bërja ishte scientia molekulare e realitetit. Një shembull disi jo ortodoks për treguar këtë fakt është një urdhëresë e Këshillit të Ministrave Nr. 5 datë 6.9.1985, në të cilën, ndër të tjera, përcaktohen dhe normat e veshmbathjes për shkollat e ulëta tekniko-profesionale dhe kurset me shkëputje nga puna. Një ndër pikat (ajo 7) arrin të përcaktojë sasinë e duhur të mbathjeve, që një studenti i duhen në një vit shkollor, (më specifikisht 2 palë mbathje për t’i përdorur për një vit). Sigurisht që shembulli është në kufijtë e vulgares dhe numrat në fjalë mund të shpjegohen edhe si pasojë e mungesave materiale, por kur vjen fjala për raportin midis dijes dhe ideologjisë së kohës ky është një vulgaritet ngacmues. Pra, se si njohja e cila përcaktohet si aftësi e atij që ka tagrin të dijë, guxon tё shpallë të vërteta në publik, të cilat zakonisht i takojnë papërcaktueshmërisë së intimes, si raport i pandërmjetësueshëm midis njeriut dhe trupit të tij. Këtu mund të themi se bëhet lidhja e shkurtër midis ideologjisë- njohjes së botës- dhe intimitetit të trupit, si substrati i vetëm i realitetit që përmendëm më sipër. Sferat që kontrollojnë njohjen dhe parimet e saj nuk kanë asnjë kufi, për sa kohë janë kufi ndërtuese, të përcaktojnë si dije, pra si pohim pozitiv objektiv, atë çka arsyeja personale e ka të pamundur ta normatizojë si objektive. Ideologjia, nëpërmjet agjentëve të saj specifikё si normat e veçanta, hynte te trupi dhe e njihte atë. Ajo arrinte të ishte legjislatore e nevojave të tija më të imta. Edhe në ekstremin tjetër të realitetit, atë makro, ndodhte e njëjta gjë. realiteti makro ishte po aq i njohshëm në botën komuniste, sa përcaktohej me ligj të Kuvendit Popullor, se çfarë do të ndodhte në të. Në një lojë të paqartë induksioni-deduksioni, ligji 38

Karakteri paideik i ligjit socialist

dinte atë çka do të ndodhte në makrokozmosin social ekonomik, sepse dinte atë çka ndodhte në intimitetet e ngjarjeve individuale dhe anasjelltas, dinte atë që ndodhte në intimitetet e ngjarjeve individuale pikërisht ngaqë dinte atë çka ndodhte dhe do të ndodhte në nivel makro. Paraprakisht, Kuvendi Popullor vendoste me ligj që: “Prodhimi i përgjithshëm industrial të rritet me 7.2 për qind, prodhimi i përgjithshëm bujqësor 13.1 për qind ..., ndërsa transporti i mallrave të rritet 8.8 për qind ... Rendimenti i punës për prodhimin industrial të rritet 2.8 për qind dhe ndërtimmontime 4.9 për qind.” 15 Sot gjithkujt mund t’i duket absurde e gjithë kjo, sepse parashikimet e rritjeve ekonomike në më të mirën e rasteve janë të përafërta dhe nuk mund të jenë ekzakte. Kuvendi Popullor vendoste të rriteshin të gjitha zërat ekonomikë. Kuvendi Popullor, vendoste e nuk shpresonte, apo kërkonte, sepse ai ishte një me masat dhe kishte besim të palëkundur te ato. Pushteti kishte në dorë të ardhmen, po ashtu dhe të tashmen ai jo vetëm përcakton se sa do të rritej ekonomia, por kur vinte momenti për të pohuar nëse ajo ishte rritur apo jo, pushteti e përcaktonte këtë sipas të vërtetës së tij. Bie në sy këtu rritja e rendimentit në punën industriale i cili, me gjasë, do të arrihej, përveç të tjerave, edhe prej mobilizimit të mëtejshëm dhe ndërgjegjësimit akoma më madh të masave punonjëse për të punuar për përsosjen e mëtejshme të sistemit. Një rast të veçantë të dijes, e cila shkonte përtej botës mikro dhe asaj makro dhe na tregon pёr raportin midis botës së mundshme dhe asaj konkrete, e hasim në një instruksion, i cili në vitin 1955 i dërgohej strukturave të Partisë në bazë. Ky instruksion kishte të bënte me anëtarët e partisë komuniste në lidhje përjashtimin e tyre nga partia, në rast se ata kryenin vepra penale. Në faqet 54 të dosjes, e cila e paraqet këtë vendim të Komitetit Qendror, lexojmë qё: “Në rast se anëtari i Partisë lirohet pёr mungesё provash, por organet e Punёve të Brendshme, tё Drejtёsisё dhe Komitetet e Partisë binden se ay ёshtё fajtor, atëherë i rekomandohet organizatёs bazё tё Partisё qё ta marё nё shqyrtim çështjen e tij.” 16 Edhe në këtë rast mund të kuptojmë se Partia dhe Gazeta Zyrtare e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, nr. 2 (1981), 23. AQSH, F 14, V 1955, D 32 ,54. Mbi aprovimin e instruksionit "Mbi qëndrimin që duhet të të mbajnë organizatat e Partisë kundrejt anëtarëve dhe kandidatëve për anëtarë partie që arrestohen, dënohen nga gjyqet ose merren masa internimi,"

15

16

39

Juljan Myftari

organet e tjera të shtetit arrinin jo vetëm të kishin dyshime, por në mungesё provash, të vendosnin për fajësinë e dikujt dhe të ishin të bindur për të. Partia mund të dinte të vërtetёn pa pasur prova. Partia, e cila ishte një institucion dhe jo një njeri, pra një qenie e cila nuk mund të kishte opinione dhe veprimet e saj ishin produkt i një të vërtete formale, arrin të ketë marrëdhënie me këtë të vërtetë formale, në dy nivele të njëkohshme, në të vërtetat që vinin nga fakte apo prova të cilat njiheshin sipas procedurës formale dhe nё të vërtetat që i tejkalojnin këto prova dhe fakte, por që ishin po aq formale, sepse nuk ishin thjesht opinione individësh që përbëjnë këto institucione, por të vërteta formale të cilat mbartnin pasoja mbi vetë anëtaret e partisë. Partia dinte më shumё se vetë partia, edhe kur nuk kishte prova. Ajo mund të ishte e bindur dhe jo thjesht të dyshonte. Ajo dinte përtej asaj që mund të dihej. Përtej asaj që publiku kishte dijeni. Ishte arena ku shpallej prova. Problemet që mund të haseshin në raport me realitetin e kishin shkakun pikërisht te mosnjohja e ideologjisë nga ana e njerëzve konkretё. Duke raportuar për problemet që kishte gjykata e niveleve më të ulëta te Gjykata e Lartë, raporti shprehet: "Këto shkelje e kanë burimin në punën e pamjaftueshme që bëhet për ngritjen ideo-politike dhe tekniko-profesionale, në thellimin sa duhet në kuptimin e rëndësisë politike dhe ideologjike të çdo çështje konkrete". Zakonisht çdo problematikë që kishte në punën e institucioneve, raportohej pikërisht me mosnjohjen. Mosnjohjen në nivelin e duhur të ideologjisë nga ana e njerëzve konkretë. Ishte ideologjia që bënte të mundur aktin e njohjes së realitetit, dhe kërkonte ta prodhonte atë, nuk mund të ishte fajtore për problemet dhe për të keqen në përgjithësi. Largësia nga ideologjia sillte çdo problem, sepse përbënte injorancë të së vërtetës dhe duke qenë se nga padija vjen dhe e keqja, ideologjia nuk kishte krijuar të keqen në mundësinë që na jepte për të njohur botën, sepse ajo ishte njohje pozitive e botës, njohje e asaj që është. E keqja ekzistonte pikërisht nga largimi ynë i përkohshëm nga realiteti ideologjik i cili ishte qenie pozitive. Duke qenë se ideologjia njihte çdo gjë, kështu që ishte e njëjtësuar me realitetin dhe ajo çka ideologjia krijonte si njëjtësim me realitetin ishte domosdoshmërisht e mirë, e vetmja mënyrë e ekzistencës të së keqes ishte mundësia jonë për të devijuar nga njohja e ideologjisë që përfaqësonte qenien. Për sa kohë ne kishim mundësi të largoheshim nga ideologjia, atëherë e 40

Karakteri paideik i ligjit socialist

keqja do të ishte prezente, por jo si ekzistencë në botën e plotësuar ideologjike, por si largësi, si distancë e qenieve konkrete, të cilat nga mundësia e përkohshme për të mos njohur plotësisht ideologjinë, krijonin të keqen si një largësi apo distancë nga ideologjia. Kjo largësi nuk ishte e pafajshme nga ana e atyre që qëndronin larg ideologjisë për shkaqe mosnjohjeje, por ishte krejtësisht e pafajshme nga ana e ideologjisë, e cila ishte e njohshme nga personat konkretë. Njohshmëria e ideologjisë bënte pafajësinë e saj për sa kohë ajo, ishte e vërteta e shpallur për njerëzit dhe ata kishin çdo mundësi ta njihnin atë. Kështu ata nuk e njihnin atë për shkak të ndonjë arsyeje rastësore dhe jo për vështirësinë e fajshme të ideologjisë për t’u kuptuar. Siç ndodh me epistemologjinë teologjike e vërteta nuk ka faj, por largësia prej saj po. Aty krijohet e keqja si antimaterie apo kundërshti e parekuperueshme, aktualisht midis binomit qenia-arsyeja, e cila është e mira dhe joqenia, e cila rezulton të jetë e keqja. Nga pikëpamja politike, lidhja midis së keqes me mosnjohjen dhe joqenien, sepse mungesa e njohjes është largim nga vetë qenia, luan një rol politik themelor për sa kohë çdo defekt i realitetit mund të paraqitet si mungesё dhe jo si e pranishme Ligji edukues Duke qenë se sistemi kërkonte të ishte burim njohjeje dhe kufi njohjeje, për të ishte i domosdoshëm ekzistenca e njeriut si reflektim konfirmues i botës, kufijtë e të cilës sistemi i kishte përcaktuar si të njohshëm dhe i duhej ekzistenca e njeriut që të konfirmonte përmbajtjen e substancës së njohur brenda këtyre kufijve. Sistemit i duhej një “nxënës” që të nxinte dinamikën transformuese të regjimit. I duhej një qenie e transformueshme për të dhënë kuptimin e realitetit të transformuar. Regjimi mund të justifikonte përmbysjen e realitetit nëse arrinte të shoqëronte dhe njeriun në një transformim të tij, pasqyrues të realitetit të ri. Sistemi i ri nuk mund të ishte thjesht urdhërues ab extra. Kështu që duhet të gjente një rrugë për t’u raportuar me njeriun, të cilit po i shpallej e vërteta e tij, dhe i cili për nga vetë nevoja e kësaj shpalljeje nuk e dinte atë. Duke qenë se komunizmi ishte një riformulim i botës në terma të rinj, atij i duhej patjetër të rindërtonte koordinatat orientuese të njeriut. Sistemit i duhej të 41

Juljan Myftari

shkëmbente Nadirin me Zenitin dhe për këtë nuk i mjaftonin urdhrat e një pushteti që vinte nga jashtë. Brendësinё e tij, sistemi mund ta arrinte vetëm si raport midis tij dhe një pjese të njeriut, asaj të vërtetë. Njeriu i vërtetë, i cili në të shumtën e rasteve nuk kishte dijeni për qenien e tij, duhej të çelej në “ekzistencë”, pra duhej të çelte nё botën e jashtme. Kjo mund të ndodhte domosdoshmërisht me anë të një pedagogjie, pasi çdo tentativë e njeriut të vërtetë për të dalë si ekzistencë pa një proces pedagogjie paraprak, do të rezultonte në dështim, pasi nuk do të konsiderohej si ardhja e një ekzistence, por si krijimi i një iluzioni të ri. Ideologjia nuk kishte nevojë thjesht për nxjerrjen jashtë në ekzistencë të një njeriu të çfarëdoshëm, por kishte nevojë për nxjerrjen e njeriut të përcaktuar mirë, të një thelbi paraprakisht të ditur nga vetë ajo. Për këtë procesi i daljes së tij duhet të ishte i “shoqëruar”. Pra, duhet të ishte një paide pedagogjike, një proces i drejtuar vetëzbulimi i njeriut te thelbi i paraqenë i tij. Ky proces i arritjes te vetja me anë të ndihmës së domosdoshme nga jashtë, mund të arrihej duke sintetizuar mjetet me njëra tjetrën, duke i dhënë shpeshherë ligjit karakter edukativ dhe paideik dhe duke i dhënë në mënyrë të drejtpërdrejtë institucioneve edukuese një karakter të ngurtë normativ. Kjo përzierje midis ligjit dhe edukimit dhe anasjelltas midis edukimit dhe ligjit, arrinte jo vetëm ndryshimin e njeriut nga ai i huajtur në një njeri të çliruar, por dhe në mënyrë të vazhdueshme i bënte të ditur njeriut se ndryshimi kishte ardhur si pasojë e prezencёs të jashtme pa të cilën ai nuk mund të ishte çliruar. “Ligji shikohet si paide, si ngritje e një sistemi psikologjik vleror, si një sistem tërësor normativ,” 17 i cili kërkon të emulojë pikërisht sistemin e brendshëm psikologjik të njeriut, për sa është sistem dhe paraqitet si drejtësi. Ligji në këtë rast kërkohet të bëhet garantuesi i rendit dhe kështu arrin të njëjtësohet me sistemin psikologjik, por me balanca të ndryshme nga ato të tanishmet të sistemit psikologjik. Ai emulon aftësinë për të ndërtuar një rend brenda vetë ndryshimit të balancave. Në qoftë se njeriu më parë kishte balanca psikologjike te koncepte si prona private, Zoti, kësmeti *etj., tashmë atij i duhej të gjente balancat psikologjike te 17 Cover, Robert M. "The Supreme Court, 1982 Term—Foreword: Nomos and Narrative." Harv. L. Rev. 97 (1983): 1, 4. * Fati i paracaktuar si përcaktim me burim transcendental.

42

Karakteri paideik i ligjit socialist

koncepte si prona e përbashkët, materializmi apo revolucionarizimi konstant i jetës. Ligji shërbente pikërisht për të krijuar raportin midis mendimit, si rend paraprak psikologjik i drejtuar te disa vlera dhe koncepte të caktuara, te vlera të kundërta me to, por që kishin aftësinë e të garantuarit të një rendi psikologjik edhe pse në përmbajtje, ky rend i ri psikologjik bazohej në koncept përmbajtësish të kundërta. Ligji duke qenë “rend” në vetvete arrinte pikërisht të bënte përkthimin apo metamorfozën e njërës substancë te tjetra, duke arritur të ruante vetë vazhdueshmërinë e botës përgjatë transformimit të saj në të kundërtën e asaj që ishte. Ai kërkonte të behej platforma transformuese, që pushteti i ofronte individit për të vazhduar ekzistencën e tij te një rend edhe pse krejt i ri, dhe garancia që pushteti i jepte individit se me transformimin e tij nuk do të vetëshkatërrohej. Pra, vetë sistemi ligjor i komunizmit që kërkonte të ishte jo thjesht një urdhër i jashtëm ndaj individit, por dhe mjet për transformim pedagogjik ndaj tij, e linte individin mes zgjedhjes së detyrueshme të ligjit, si kuadër ri-orientues tek i cili ai mund të gjente veten e re për të kuptuar botën e re. Mospranimi i ligjit, si kuadër orientues nënkuptonte jo vetëm një mosligjshmëri të karakterit penal, por edhe një mungesë të pikave të orientimit në hapësirën e re shoqërore. Lidhjen midis sistemit ligjor dhe realitetit më të gjerë social e kanë theksuar një sërë autorësh me influencë. Robert Cover pikërisht në at vite, pohonte se: “Ne jetojmë në një nomos – në një univers normativ, ne në mënyrë të vazhdueshme krijojmë një botë të së mirës dhe të së keqes, të së ligjshmes dhe të së paligjshmes, të së vlefshmes dhe tё asgjësë.” 18 Njeriu në mënyrë të vazhdueshme ka nevojë për të pasur këto referenca rreth të mirës dhe të keqes, për të pasur pika orientimi normative të cilat të përcaktojnë, cili është drejtimi rezultant që duhet të kenë veprimet e tij. Në momente ndryshimi shoqëror, apo të ndryshimeve politikoshoqërore, të cilat nënkuptojnë ndryshime themelore të realitetit normativ psikologjik, normativitetet formale institucionale luajnë rolin e referencave të jashtme për të përcaktuar rendin e ri normativ. Duke qenë se gjendemi në një realitet, i cili ndryshon në bazën e tij ekonomiko dhe morale, atëherë realitetet ligjore marrin një valencë të shtuar për riorientimin ndaj së mirës apo së keqes. 18

Cover, "The Supreme Court, 1982 Term—Foreword: Nomos and Narrative," 2.

43

Juljan Myftari

Kështu ligji bëhet mjeti, i cili nga jashtë na orienton për botën jashtë dhe këtë e bën duke ndikuar gjithë nomosin tonë normativ .... “Ligji mund të ushqejё qytetarë ose skllevër. 19 Ligji në periudha ndryshimesh të theksuara kërkon dhe madje ka mundësinë të luaj rolin e ndërtuesit të normës në përgjithësi, sepse sferat e tjera të normatives, apo tradicionales dhe emotiveve paraprake janë vënë në dyshim nga zhvillimet e reja. Ligji ngelet një nga aktorët e pakët racionalë në shoqëri, përderisa racionaliteti i mëparshëm dhe burimet e tij janë vënë në diskutim. Cover vazhdon: “Një sistem institucionesh ligjore nuk mund të ekzistojë i pavarur nga narrativat, tё cilat e sendërtojnë atë e i japin kuptimin.” 20 Për më shumë, kjo është e vërtetë në programin e “komunizmit klasik”, ku shoqëria e ardhshme komuniste do të ishte një shoqëri pa ligj, sepse vetë ideja e shtrëngimit do të ishte e tejkaluar. Pra, mund të arrihej shoqëria e të lirëve mbi të cilët detyrimi nuk është i nevojshëm dhe nuk ka kuptim. Kjo ide përmbledh patjetër një lëvizje psikologjike progresiste dhe një ndryshim thelbësor të vet perceptimit, dhe ligji si paide është element i domosdoshëm për ta arritur këtë. Ligji në funksionin e tij edukues dhe krijues dhe jo urdhërues nga jashtë. Ndryshe nga ligji si mjet imperativ * i cili është një mjet i përjetshëm (aq sa është organizimi shoqëror), karakteri paideik i ligjit, ose veshja e tij paideike jep rreth ligjit ndjesinë e një fenomeni të përkohshëm, sepse ai është mjet për ndryshim ose një përshkrues i ndryshimit të dëshirueshëm. Duke qenë se ligji është i përkohshëm dhe ai shërbente vetëm në mënyrë të përkohshme, përkohshmëria e tij përputhej me rolin e tij si edukues, për sa kohë që transformimi i shoqërisë dhe njeriut ishte një proces i tanishëm. Ligji do të ishte aty, derisa në momentin ky proces të kishte mbaruar. Ligji do të pushonte së ekzistuari, sepse roli i tij edukativ do të kishte 19 Guins, Soviet Law and Soviet Society; Ethical Foundations of the Soviet Structure,22. 20 Cover, "The Supreme Court, 1982 Term—Foreword: Nomos and Narrative," 2. * Teoritë imperative të ligjit (p.sh. John Austin), përkufizojnë natyrën e ligjit si urdhër, i cili jepet nga një urdhërues që luan rolin e sovranit kundrejt nënshtetasve, të cilët binden për shkaqe utilitare. Nënshtetasi i bindet ligjit për shkak se kërkon të shmangё dënimin që vjen si pasojë e shkeljes së ligjit. Ky vizion për ligjin nuk i atribuon ligjit ndonjë rol psikologjik dhe nuk kërkon ndonjë raport pjesëmarrës midis vetë nënshtetasit dhe ligjit.

44

Karakteri paideik i ligjit socialist

mbaruar se qeni i dobishëm, sepse njeriu dhe shoqëria e ardhshme komuniste nuk do të kishte nevojë për transformime me vektorë të përcaktuar. Përkohshmëria e ligjit dhe përkohshmëria e transformimit vektorial të njeriut i bënin këto të dyja, ligjin dhe transformimin e njeriut, të përputheshin në kohë dhe njëra të ishte mjeti i tjetrit. Madje dhe roli i gjykatave mori një karakter të thellë edukativ. Shembull për këtë na jep Arianit Çela i cili thotë: "Sikurse për të gjithë organet shtetërore edhe për ato të gjyqësorit, shtrëngimi, domethënë ndjekjet dhe dënimi penal mbeten mjete në shërbim gjithmonë të edukimit me anë të bindjes. 21 Është e vërtetë që elementë paidetike hasen dhe në sisteme ligjore të cilat nuk janë të tipit marksist komunist, madje dhe në ato liberale, sepse ligji në përgjithësi kërkon të ndryshojë etosin e personit dhe jo thjesht të jetë urdhër i jashtëm, qoftë kjo dhe për të arritur qëllimet e tij. Sistemi Ligjor në përgjithësi e luan rolin e ndryshimit dhe të botëkuptimit, në mënyrë që të mjegullojë natyrën e tij instrumentale. Megjithatë, në rastin e "të drejtës marksiste" karakteristika paidetike e ligjit merrte një formë aspak të tërthortë, duke qenë se ligji vetë ishte instrument dhe paideia luante rolin e instrumentit "brenda teatrit" shoqëror, në vend që këtë rol ta luante nga jashtë. Ligji në këtë mënyrë ngjasonte me fijet që lëvizin dhe kontrollojnë marionetat, vetëm se në këtë rast fijet dukeshin qartë. Në Shqipërinë e pasluftës karakteristika paideike merrte rëndësi të veçantë po të konsiderohet analfabetizmi i theksuar në vend pas luftës së dytë botërore. Rendi komunist e gjeti popullin pothuajse - një tabula rasa në pikëpamjen e arsimit dhe kjo ndihmoi që fjalët e para që mësoheshin si gjuhё e shkruar të kishin një karakter të fortë pro pushtetit. Shqiptarët mësuan "komunistçe" në të njëjtën kohë që mësuan shqipen si gjuhë të shkruar. Lidhja midis ligjit dhe edukimit të individit, në legjislacionin e Shqipërisë Socialiste ishte explicite dhe haset pothuajse në të gjithë nivelet e sistemit. Elemente të drejtpërdrejtё të paideizmit të ligjit "komunist" shqiptar gjejmë që në kushtetutë. Në nenin 13 të kushtetutës të vitit 76, ku flitet për organizatat shoqërore, përcaktohet se : ... "Organizatat shoqërore bashkojnë masa dhe shtresa të gjera të popullit, ... (ato) punojnë për edukimin komunist të tyre”.... Shikojmë këtu se që në aktin themelor 21

Çela, 49.

45

Juljan Myftari

konstituiv të shtetit shqiptar përcaktoheshin organizime me detyrë edukuese për masat e gjëra, ndryshimi etik të cilave ishte i domosdoshëm për ta përputhur ligjin me realitetin social. Ligji pra kërkonte të ndryshonte natyrën e një subjekti, që historikisht nuk paraqitet si vetja. Imperativi këtu anashkalohej ose të paktën bashkëshoqërohej me rolin edukues të institucioneve, kushtet e ekzistencës të së cilave krijoheshin nga shteti. Më tej kuadri normativ thekson se: "Shteti mbështetet në organizatat shoqërore, bashkëpunon me to dhe krijon kushtet për zhvillimin e veprimtarisë së tyre". Për më tepër Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, 1976, i kushtonte një seksion të veçantë Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Në nenin 32 përcaktohej si më poshtë: “Shteti zhvillon një veprimtari të gjerë ideologjike dhe kulturore për edukimin komunist të punonjësve, për formimin e njeriut të ri.” Këtu sërish shikojmë qarte se si "ligji" ngarkon mbi vete peshën e kufizimit të llojit të edukimit dhe përcakton etosin specifik të kërkuar nga shteti. Fjalët ideologji, kulturë, edukim shterojnë te termi Komunist duke mos lënë asnjë hapësirë për termin Njeri. Njeriu është i fundit, sepse ai nuk ekziston si parësor, aty janë vetëm ideologjia, edukimi dhe komunisti. Ligji në këtë shembull merrte karakter të pastër paideik pasi tejkalonte çdo entitet, i cili hasej në realitetin konkret. E vetmja konkretësi është ndonjë partikularitet kontingjent *, i cili shëmbëllen me mjetet e metamorfozës që kërkohet ... Edukimi është falas, sepse ai është vello e ligjit paideik që shërben për të latuar anën imperative të ligjit komunist. Tentativat për ta ndërtuar ligjin si edukues të vetë ligjit në shoqërinë komuniste i gjejmë deri në pjesën e kushtetutës e cila trajton organin e hetuesisë. Në nenin 104 të saj përcaktohej se : Hetuesia është organi që zhvillon hetime për veprat penale. Hetuesia ka për detyrë të mbrojë rendin juridik socialist, të zbulojë dhe të parandalojë kryerjen e veprave penale, të ndikojë në edukimin e masave punonjëse me frymën e zbatimit të ligjshmërisë socialiste."

Kështu jo vetëm organet e arsimit publik kishin për qëllim të ndërtonin “njeriun e ri”, por dhe organe të cilat në natyrën e tyre Partikularitet kontingjent- një ciësi e cila shtrihet tek një subjekt i vecantë dhe është e vërtetë vetëm në kushtet aktuale dhe jo në çdo kusht të mundshëm. *

46

Karakteri paideik i ligjit socialist

merreshin me të drejtën penale kishin rol edukues për masat. Imperativja e ligjit këtu shkrihet me paideiken e tij, megjithëse vetë ligji i ka të dy këto elementë të brendshëm në konceptin e tij, kjo është mbivendosje e edukimit dhe ndëshkimit, dhe jo vetëm ndëshkimit për të edukuar, por dhe edukimit për të ndëshkuar. Kjo karakteristikë, e paraqitur në këtë formë dhe përmbajtje, tjetërson natyrën e vetë ligjit dhe e kthen atë në instrument të thjeshtë të politikës. Kjo pjese e sistemit ligjor përmbante një karakter të tepërt edukues në ligjshmërinë socialiste dhe kjo rrezikonte cenimin e distancës midis tij dhe individit. Megjithatë, nevoja e një karakteri kaq edukues të ligjit vinte si pasojë e një konstatimi ndoshta të drejtë të sistemit. Edhe pse shqiptarët kishin mësuar komunistçen bashkë me gjuhën e shkruar dhe realiteti që i paraqitej ishte i plotë dhe koherent, në nivele të caktuara e kaluara mund të ishte e pranishme në formën e një fantazme parake përtej kohës së saj. Dallimi midis së vërtetës së besuar aktualisht dhe të vërtetës si opinion tradicional në faza të caktuara të zhvillimit shoqëror ndërtonte tensionin midis dy rrafsheve psikologjikë. Ideologjia marksiste ishte e re për masat e popullsisë shqiptare, kështu edhe pse ligjërimin masat mund ta kishin në konformitet me ideologjinë komuniste, fillimin dhe fundin, pra premisat arké * dhe konkluzionet finale rezultojnë të huazuara nga një sistem i mëparshëm. Kështu që, mbizotëronin dy sisteme arsyetimi të kundërta dhe shpesh të kithëta me njëra tjetrën, por që në shtrirjen kohore të përditshme psikologjike bashkëjetonin me njëra tjetrën. Duket sikur fillimi dhe fundi i arsyetimit i ngjanin fantazmave të sё kaluarës dhe vetëm mesi i arsyetimit i përkiste ideologjisë marksiste. Dukshëm shtypja te skutat e të pa-artikulueshmes të dy ekstremeve të arsyetimit (premisë e parë dhe konkluzion final) sjell një deformim tipik të shoqërive diktatoriale, ku ajsbergu nxjerr në sipërfaqe vetëm, atë çka është në përputhje me ideologjinë zyrtare. Kjo është tipike edhe në fazat klasike të zhvillimit të vetë shkencave të natyrës dhe raportit social dhe psikologjik që individi ka me të vërtetën. Vetë Engelsi dallon një kontradiksion në nivelet e njohjes Arché (arké)- Premisat e para të njohjes. Në filozofi përcaktojnë fillimin apo origjinën, atë çka nuk është e nevojshme të vërtetohet pasi merret si aksiomatike, po që është e domosdoshme për ekzistencën e një realiteti. Termi arkeologji e ka rrënjën pikërisht tek ky koncept.

*

47

Juljan Myftari

së realitetit, kur vjen fjala për një periudhë ndryshimesh. Kur ai përshkruan te “Dialektika e Natyrës” fazat e zhvillimit të njohjes shkencore mbi natyrën, ai shprehet për shkencat e natyrës: “Sa lart ishin ngritur shkencat e natyrës të gjysmës së parë të shekullit të XVIII mbi antikitetin grek në lidhje me sasinë e njohurive të tyre, madje edhe me sistemimin e materialit, aq poshtë tij kishin rënë në lidhje me përvetësimin ideologjik të këtij materiali, në lidhje me pikëpamjen e përgjithshme mbi natyrën” 22 Pra, kur ka ndryshime në njohjen e botës, regjistrat psikologjikë nuk e përthithin njësoj gjithë përmbajtjen dhe formën e dijes së re. E gjitha kjo ka nevojë patjetër dhe për rolin edukues së shtetit dhe ligjit. Familja, Edukuesja fillestare. Familja është institucioni edukues par exellance. Familja është një burim jopolitik i edukimit të njeriut. Aty njeriu bëhet gati për të dalë në Polis. Madje, kjo ndodh edhe kur ajo është kundër publikes. Ajo është burimi kryesor në radhën e ndikuesve tradicionalë që bën ndarjen midis të mirës dhe të keqes. Ajo, tradicionalisht, arrin të bëjё dhe ndarjen midis të “mirëve” dhe të “këqijve”. Regjimi i kohës, edhe pse teorikisht nuk e kishte familjes si njësi kryesore ideologjike e kuptonte se ajo ishte aleati kryesor për t’u fituar nga pushteti i diktaturës së proletariatit dhe ishte një aleat i cili duhet ta luante rolin e tij tradicional strukturor, vetëm se duke ndryshuar përmbajtjen e detyrës së tij. Detyrën e re e përcaktonte vetë Enver Hoxha me mësimet e tij, të cilat caktonin rolin e familjes dhe se si ajo nga ana e saj duhej të rregullohej me legjislacion. “Këto mësime të shokut Enver gjejnë pasqyrim të plotë në Projektkod ** ku thuhet se prindërit përgjigjen për mirërritjen dhe për edukimin komunist të fëmijëve të tyre me ndjenja revolucionare e virtyte të larta ...” 23 Vetë projekti që do të shndërrohej më vonë në kodin e familjes, kishte nota revolucionare për sa i përket asaj. Kjo gjë linte të kuptohej se pushteti kërkonte që F. ENGELS K. MARKS, Vepra Të Zgjedhura vol. 2 (Instituti i Historisë së Partisë pranë K.Q të P.P.SH ), 57. * Bëhet fjalë për ProjektKodin e Familjes që u miratua më vonë në vitin 1982. 22

Manush Myftiu, "Mbi projektkodin e familjes të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë," Drejtësia Popullore, nr. 3 (1982), 9.

23

48

Karakteri paideik i ligjit socialist

familja mbante rolin të edukueses, por kur ta kryente këtë rol të ishte njësi e deleguar e partisë. Familja duhet të kishte rol edukues, por përmbajtja e këtij edukimi tashmë ishte revolucionare. Kështu ligji kërkonte që nëpërmjet një kontradikte t’i jepte pushtetin edhe aleatit edukativ, por i kërkonte këtij burimi tradicional të ishte revolucionar. Familja, e cila ishte djepi i traditës shndërrohet në krevatin modern të revolucionit. Ligji vetë e detyronte atë të edukonte! Edhe pse deri këtu është krejt e zakonshme ajo që legjislatura socialiste i ve vetes si qëllim të bëjë, ky ligj e detyronte familjen të ushqente ndaj anëtarëve të saj një edukatë revolucionare. Ky detyrim ndoshta vjen si pasojë e faktit se komunistët e parashikonin se familja do ta kishte të papërballueshme të qëndronte e vetme përballë konceptit të edukimit të vazhdueshëm revolucionar, për shkak se koncepti nënkupton ndryshim të vazhdueshëm, kurse ajo në origjinë është një institucion konservator. Legjislacioni e ndihmonte familjen duke i ofruar asaj terma më afër natyrës së saj primitive. Familja edukonte me dashuri, dhe kjo është ajo çka familja bën rëndom Duke qenë se është vendi ku njeriu atashohet së pari, atëherë ndjenjën e dashurisë e ka mjet të zakonshëm të sajën për konstituimin psikologjik të anëtarëve të rinj të saj. Kështu që revolucioni i vazhdueshëm që i kërkohet familjes, filoi të bëhet më i kuptueshëm për të, pas një tronditje revolucionare, asaj i kërkohet të rikthehet në mjetin e saj tradicional – të japë dashuri! “Sepse vetë martesa lidhet me vullnetin e bashkëshortëve të ardhshëm, bazën e njohjes dhe të dashurisë.” 24 Familja ndërtohet nga dashuria dhe familja edhe në traditë ka pasur atashimin dhe ndjenjën në themel të saj *. Megjithatë, tani kërkohet një lloj i ri dashurie, dashuria midis çiftit. Një dashuri e cila për vetë natyrёn e saj, ndryshe nga dashuria tradicionale e patër familia, e cili kishte në themel, një përkujdesje ndaj të tjerëve madje edhe të një natyre institucionale, dashuria që kërkohet tani është dashuri e atyre që krijojnë familjen. Është një dashuri krijuese, erotike dhe si e tillë është e "Kodi i Familjes ", Gazeta Zyrtare E Republikës Popullore Socialiste Të Shqipërisë, nr. 3 (1982).Neni 13. * Këtu nuk po anashkalojmë format e ndryshme që marrin ndjesitë e anëtarëve të familjes sipas zhvillimeve të kushteve shoqërore dhe metamorfozave të ndryshme të saj në periudha të ndyshme. 24

49

Juljan Myftari

vrullshme dhe ndryshuese. Dashuria e çiftit, e cila përfundon me aktit e krijimit të qenieve të reja është një dashuri që e ka finalitetin tek akti seksual, i bazuar te dashuria që kërkon të mposhti të vjetrën. Vënia e dashurisë në legjislacion, në një kontekst shoqëror tradicional, i cili familjen e krijonte me anë të mënyrave që nuk kishin lidhje me vullnetin apo dashurinë e vetë bashkëshortëve, ishte kërkesë për një akt shpërthyes revolucioni. Është akti i fillimit -të krijimit që nënkuptohet te dashuria erotike. Familja krijohet ex nihilo, si akt dashurie, si akt vullneti i pakontrolluar nga elementë jashtë-revolucionarë apo kundërrevolucionarё. Kështu objekti i dashurisë, pra i gjësë që duhet të dëshirohet dhe empatizohet, ka ndryshuar. Së pari objekti i dashurisë është erotik, është partneri që krijon familjen. Ai është shkëputës sepse çliron individin nga rregulla tradicionale të krijimit të familjes, të cilat i hiqnin çdo element krijimi asaj. Familja si akt i pastër krijimi, lidhet me elementë psiko-biologjikë të natyrës personale erotike dhe jo me ata tradicionalë. Ky ndryshim i vetë objektit të dëshirës është pjesa përmbajtjesore që i kërkohet familjes, që bën të mundur revolucionin jo vetëm e thjesht me ndryshimin e objektit të dëshiruar, por edhe me vetë natyrën e re të dëshirës, e cila shfaqet te dashuria. Revolucioni që i kërkohet familjes, ndryshimi i objektit të dëshiruar nga i afërmi, si figurë jetësore e dhënë te procesi i krijimit në vetvete. Akti i dytë është ai i rindërtimit. Familja i duhet pushtetit, pasi është rithemeluar me anë të parimit të dashurisë erotike. Duke qenë se dashuria erotike është dionisiake, kjo forcë krijuese ka nevojë për parime apolloniane kanalizuese. Ka nevojë që aktin e krijimin të saj ta drejtojë, ta kthej në forcë edukimi dhe për këtë i jepet një detyrë, -edukimin me frymë revolucionare. Për ta realizuar këtë detyrë i jepet një mjet -ideologjia, e cila është e mire përcaktuar dhe revolucionare në të njëjtën kohë. Familja vazhdon së qeni revolucionare, por në rolin edukueses ideologjike. Ato çka janë forcat e krijimit dionisiak të dashurisë, menjëherë drejtohen dhe organizohen si krijuese të njeriut të ri komunist. Ligji edukon që forca krijuese e familjes të kthehet në forcë ndërtuese shoqërore. “Familja ka për detyrë t’i edukojë fëmijët me ndjenjën e dashurisë për Atdheun socialist, për

50

Karakteri paideik i ligjit socialist

popullin, për partinë e Punës të Shqipërisë, për punën socialiste.” 25 Sipas mendësisë komuniste, familja ushqen dashurinë, besnikërinë dhe sakrificën, por të gjitha këto “duhet të jenë dashuri, besnikëri dhe sakrificë vetëm ndaj shtetit.” 26 Kështu që vetë dashuria erotike parake, ajo e formimit të familjes, duke qenë se është dionisiake, ka nevojë të zëvendësohet menjëherë, ajo ekziston për aq kohë sa bën aktin e krijimit të familjes, si shkëputje nga e vjetra. Kёsisoj, dhe tradicionalja transformohet në një formë më të lartë duke u shkëputur nga fuqia e verbër e dashurisë vetjake, ajo kthehet në dashuri për Atdheun dhe Partinë, në atë që është virtyti i cili ka marrë gjenezë dhe forcë nga akti krijues biologjik, por që arrin plotësinë e saj njerëzore si dashuri ndaj shoqërores dhe Partisë. Këtu Atdheu dhe Partia sintetizohen në parime që ngërthejnë ndjenjën e dashurisë si akt krijues i së resë dhe në të njëjtën kohë, si parim rregullues racional i realitetit. Për ta përforcuar këtë rol në Kodin e Familjes më tej shkruhej: “Prindërit përgjigjen për mirërritjen dhe për edukimin komunist të fëmijëve të tyre me ndjenja revolucionare e me virtyte të larta, për t’i shërbyer atdheut socialist kurdoherë.” 27 Sepse të jesh komunist nuk mund të jetë një zgjedhje e çfarëdoshme, ajo ndërmerret kur individi është në moshë pjekurie; të jesh komunist nuk është aspak zgjedhje, por është vetë procesi i rritjes së individit në familje ajo çka e pararend njeriun, para se të arrijё të jetë një qenie njerëzore me aftësi të plota. Familja, madje persona konkretë që përbëjnë familjen, prindërit, kanë përgjegjësinë për këtë. Duke qenë pjesa e ndërgjegjshme e familjes, ata arrijnë të kuptojnë me një vagullti të mjaftueshme, se çfarë është një komunist dhe t’i edukojnë ata të cilët janë përkohësisht të pandërgjegjshëm me sigurinë që vjen nga përcaktimi ligjor i detyrës së tyre, si brumosës të komunistëve të ardhshëm. Kështu ligji arrinte të ishte dhe revolucionar dhe edukues në të njëjtën kohë. Ai i jepte detyra të qarta prindërve që t’i edukonin fëmijët e tyre për të qenë diçka e paqartë nesër. Ligji përcaktonte si detyrë të pakompromistë jo vetëm të qenit komunist, por dhe rritjen e njerëzve të rinj si komunistё. Nga ana tjetër, të ishe Ibid. Neni 4, Paragrafi 2. Louis J Gallagher, "Communism and the Family," The Irish Monthly 75, nr. 888 (1947), 258. 27 "Kodi I Familjes ".Neni 6. 25

26

51

Juljan Myftari

komunist i arrirë ishte një detyrë e vështirë, sepse presupozonte një formë ekzistence rishtare dhe se, komunizmin askush nuk e kishte provuar, si sistem shoqëror i përfunduar. Rritja e komunistëve nga ana e familjes, në mungesë së komunizmit si sistem të përfunduar, bëhej e vështirë për sa kohë familja duhet të dinte saktësisht se çfarë ishte komunisti, i cili duhet të ndërtonte pa marrë ndonjë shembull konkret të komunizmit, si sistem shoqëror tërësisht të realizuar. Kështu ligji u detyrua të merrte ai vetë një rol paideik explicit, për sa kohë prindërit dhe familja kishin një detyrё të qartë, në një objekt jo të qartë. Atyre u duhej të ndërtonin komunistin, pa jetuar akoma në komunizëm të mirëfilltë. Kështu procesi shndërrohet në një proces edukimi krijues, me një objekt jo mirë të përcaktuar, qoftë edhe i papërcaktuar thjesht empirikisht. Atëherë mungesën e sigurisë ndaj asaj që duhet të ndërtojë familja, prindërit, e zëvendësonin me sigurinë që i ofronte ligji, si urdhër i shprehur qartë dhe i fiksuar në legjislacion. Ligji nga ana e tij, duke konsideruar vështirësinë e familjes për përcaktimin e entitetit të ri, atij të komunistit që duhej të rritej, zëvendësonte pasigurinë e familjes duke marrë rolin e saj, dhe bëhet edukuesi dhe urdhëruesi në të njëjtën kohë. Madje duke konsideruar këtë nevojë për edukim të një kahshëm, për nga njeriu te komunisti, legjislacioni ishte i “ndërgjegjshëm” për rolin e tij edukues dhe ndaj vetë edukuesve. Familja edukonte të rinjtë për, por shteti i edukonte të gjithë. Si njëri dhe tjetri i edukonin t’u bërë komunistë të shëndetshëm. “Organet shtetërore dhe organizatat shoqërore kujdesen për forcimin e familjes socialiste, për edukimin e gjithë anëtarëve të saj me botëkuptim marksist-leninist, në luftë kundër shfaqjeve të huaja.” 28 Roli edukues i ishte është detyrë e tij, shteti i jepte në këtë rast detyrë vetes për të edukuar dhe këtë nuk e bënte si nëntekst. Ai e deklaronte rolin e tij në mënyrë expilicite. Rolin i tij ai e deklaronte me këtë normë, e cila është një lloj meta-ligj, e cila përshkruante vetë ligjin dhe krijuesin e saj, shtetin socialist. Në këtë rast shteti vetë-përshkruhet, si edukues dhe kërkon të vetëidentifikohet si edukues i trefishtë, edukues i njeriut që lind, i njeriut që e edukon atë që lind, dhe edukues i vetes për rolet edukuese që ka. 28

Ibid.Neni 5, paragrafi 2.

52

Karakteri paideik i ligjit socialist

Arsimi, Ligji si edukues i sistemit të edukimit Hapi tjetër në vet-afirmimin e legjislacionit, si edukues vektorial i njeriut, gjendet në legjislacionin e arsimit. Këtu marrëdhënia Ligj-subjekt dhe Ligj-paide ndërlikohet akoma më shumë, për sa kohë vetë sistemi arsimor është sistem edukues, jo i krijuar në një rend emotiv apo quasi natyror, si familja. Arsimi ka një funksion edukues mbi rendin e drejtpërdrejtë shoqëror dhe te rendin e drejtpërdrejtё shoqëror. Ashtu si ideologjia, ai kërkon të jetë në të njëjtat regjistra në raport me njeriun. Arsimi i flet njeriut, i cili tashmë arrin të dëgjojë si qenie e plotë. Ndryshe nga familja, e cila ka për bashkëpunëtore parësore regjistrat emotivë, arsimi deklaron atë që premton ideologjia, dhënien e parimeve njerëzore që kanë referentin e tyre te racionaliteti i njeriut. Rrjedhimisht, ai është antagonisti kryesor i ideologjisë, për sa kohë zhvillohet si arsye publike në terren publik. Pushteti, tek arsimi shikon armikun e tij modern, bashkëkohësin e ngjashëm, armikun e së njëjtës betejë dhe potencialisht aleatin e përsosur, i cili për nga natyra e vetë arsimit flet me të njëjtën gjuhë me pushtetin dhe niset nga i njëjti pozicion shoqëror me të. Duke qenë se ligji ka një funksion paideik, shkolla nga ana e saj merr një funksion ligjor. Ajo e bën atë nëpërmjet ideologjisë. Për ta mbyllur qarkun e etosin psikologjik të "popullit punonjës", Ligji-Ideologjia-Shkolla arrijnë të krijojnë një trinitet, të tre shfaqjeve të së njëjtës "substancë", të cilat veprojnë në të njëjtën shtresë të realitetit, tek ideja që kërkon të mbivendoset ndaj individit, si qenie e përveçme kundër-racionale në raport me shoqërinë. Vendi ynë është shndërruar në një shkollë të madhe ...” 29 shprehet Enver Hoxha. Nga ky raport potencialisht i përsosur midis ideologjisë dhe shkollës, produkti duhet të ishte i garantuar. “Prandaj janë përpjekje të mëdha për forcimin e përmbajtjes ideologjike e shkencore të shkollës sonë, në të tre komponentët e saj, për ndërtimin më racional të mënyrave të transmetimit të dijeve, për të nxitur qëndrimin aktiv e krijues të nxënësve ndaj mësimit etj. 30 Këto përpjekje janë plotësisht të përligjura, sepse shkolla jep sigurinë e racionalitetit, krijimin e hapësirës së sigurt, nga e cila Hoxha, "Pjesë nga raporti i shokut Enver Hoxha mbajtur në Kongresin e 8 të PPSH.", 13. 30 Ibid., 8. 29

53

Juljan Myftari

mendja komandon trupin dhe njeriun, si tërësi. Shkolla arrin të ndërtojë hapësirën komanduese te njeriu, e cila për nga natyra e saj racionale, arrin të krijojë raport të menjëhershëm me botën jashtë. Racionalja * duke qenë se nënkupton gjithmonë një raport, e bën të domosdoshëm këtë raport me të tjerët, sepse ka lindur si pasojë e ekzistencës së raportit e njeriut me të tjerët. Kështu shkolla mundëson raportin adekuat të individit me tjetrin dhe botën, ofron matematikën e këtij raporti. Agjentët njerëzorë të racionalizuar nga shkolla mund të jenë tashmë aktivë, sepse arsimi i tyre, në këtë proces racionalizimi, i ka dhënë atyre emëruesin e përbashkët të realitetit. Ata tani kuptohen me njëri tjetrin, kanë dalë nga vetmia e tyre paraprake dhe janë qenie aktive në raport me botën jashtë, me përmbajtjen e mëvonshme të edukimit të tyre, dhe, të tjerët që i rrethojnë. “Të gjitha këto kanë bërë që nga shkolla jonë të dalin kontingjente të tëra nxënësish e studentësh me formimin më të mirë e më të gjithanshëm, më të brumosur ideologjikisht dhe më të aftë profesionalisht.” 31 E “gjithë-ana” aty përbëhej nga ideologjia dhe e gjithanshmja ishte arritja e brumosjes adekuate ideologjike. Sistemi arsimor krijonte imazhin e gjithanshmërisë së asaj neutraleje ndjesore që e bënte njeriun ndërtojë kufijtë e realitetit të arritshëm. Dhe duke qenë se ideologjia përbën një të vërtetë, e cila edhe pse është aty gjithmonë është tepër komplekse për t’u njohur e tëra, sistemi arsimor duhet të ishte në çdo hap i pranishëm për të edukuar drejt përsosmërisë, si një e tanishme e paarritshme. Rolin edukues dhe të ndërthurur të arsimit mund ta konsiderojmë këtu si në një prerje diakronike mbi objektin (arsimin), ashtu edhe në një prerje logjiko-formale (nga ligji, te studiuesit dhe te gazetarët divulgues) të mjetit rregullues dhe deklarues të arsimit. Ka një koherencë të plotë midis rolit të arsimit parashkollor, tetëvjeçar, të mesëm dhe të lartë dhe rolit që luan sistemi, pra, Partia, ligji, studiuesit, madje dhe gazetarët. Duke i parë në të gjitha nivelet dhe perspektivat, roli i arsimit ishte krijimi i këtij uniteti midis njeriut, ideologjisë dhe vetes, si individ i * Me “racionale” kuptojmë në raport midis gjerave. Ky raport mundëson dhe kërkon marrëdhënie midis arsyes dhe botës, si mundësi e përgjithshme dhe arsye. 31 Hoxha, "Pjesë nga raporti i shokut Enver Hoxha mbajtur në kongresin e 8 të PPSH.", 13.

54

Karakteri paideik i ligjit socialist

ideologjizuar. Kështu, aty mund të gjemë një koherencë të mirë midis sistemit arsimor brenda vetes dhe mënyrave se si ligji e pastaj aktorët konkretë i referohen sistemit arsimor dhe konceptimit, që ata kanë për këtë sistem arsimor. Rrjedhimisht është e lehtë të gjejmë koherencë midis detyrës që ka sistemi arsimor, që në hallkat më të ulëta e deri ato më të larta. Gjithashtu këtë mund të flasim për një koherencë midis subjektit “sistem arsimor”, i cili përcaktohet në ligj me subjektin “sistem arsimor” që i referohen studiues të kohës. Kjo është e pritshme në fakt, po të konsiderojmë se sistemi arsimor i kohës bazohej në parime demokratike socialiste dhe përshkohej tërësisht nga boshti ideologjik marksist-leninist, i cili “zhvillohet mbi bazën e lidhjeve organike të mësimit me punën prodhuese dhe me edukimin fizik e ushtarak.” 32 Kjo garantonte koherencë midis përkufizimit abstrakt të ligjit dhe rolit që luanin këta aktorë. Përdorimi i elementëve të tillë edukativë në ligj e bënte atë më të asimilueshëm nga subjekti që trajtonte, për shkak se, vetë subjektit i përshtatej elementë të tillë edukativё. Madje kjo pjesë e sistemit ligjor të kohës na jep një shembull tjetër se si ligji i fliste vetes me anë të predikateve që përkufizojnë subjektin objekt, pra ligjin. Për shembull, nëse e transformojmë disi këtë ligj konkret dhe e formulonim kështu: “Ligji bazohet në parime demokratike socialiste, përshkohet tërësisht nga boshti ideologjik marksistleninist dhe, zhvillohet mbi bazën e lidhjeve organike të mësimit me punën,” në këtë rast nuk do të kishim ndonjë pohim të pakuptimtë. Kështu ligji për arsimin bëhet vetë ligji dhe natyra edukative e arsimit kthehet në natyrën edukative të tij. Ligji për arsimin ishte epitomë e ligjit, për sa ligji kërkon të ndërtojë njeriun komunist tё shoqërisë së re. Që ky sistem deduktiv të funksiononte ai kishte nevojë për realizimin e filogjenezës, e transferimit të historisë te secili individit që në fillesat e tij. Jo më kot, ligji në fjalë parashikon se: “Arsimi parashkollor ka për detyrë të kryejë edukimin shoqëror të fëmijëve, të moshës nga tre vjeç gjer në gjashtë vjeç, në mënyrë që të sigurohet zhvillimi i tyre fizik mendon, pajisja e tyre me vetitë më elementare të moralit komunist dhe përgatitja e tyre për të hyrë në shkollë.” 33 Normat e moralit komunist janë të përthithshme për 32 33

"Për sistemin e ri arsimor ". Gazeta Zyrtare no 1, datë 29.1.1983, neni 1. Ibid., neni 6

55

Juljan Myftari

njerëzit gjysmë të ndërgjegjshëm siç janë fëmijët. Ligji parashikonte se si fëmijët që në moshën 3 vjeç ishin të aftë për të përthithur moralin komunist, duke qenë se vetë ligji e mbartte këtë moral. Për sa kohë bazat e ligjit socialist derivoheshin nga morali komunist, atëherë të gjithë subjektet që prekte ligji socialist, kishin si detyrë dhe të drejtë t’i referoheshin këtij morali. Madje për sa kohë ligji socialist ishte ligji i njeriut të zakonshëm, atëherë çdokush edhe fëmijët 3 vjeç, kishin mundësinë të edukohen me anë të ligjit dhe shkollës të cilët e formësonin ligjin me moralin socialist të ditur për të gjithë. Jo dallueshëm nga konceptimet e moralit tradicional, parimet e para morale në Shqipërinë e kohës, nuk kishin nevojë përpunoheshin në makinerinë racionale të arsyetimit, por merreshin si të dhëna aksiomatike të cilat mundësonin aparatin racional në faza të tjera të jetës së qytetarit. Sigurisht sistemi edukimit nuk mund të mbaronte në moshën e fillesës dhe kështu ligji vazhdonte duke përcaktuar se “Arësimi tetëvjeçar 34 “ka për qëllim të sigurojë një formim fillestar të shëndoshë shkencor, të ngulitё elementet bazë të edukatës politik ...”. Me rritjen e njeriut që do të formësohej me moralin komunist futej koncepti i shkencës duke e lidhur këtë me moralin. Nxirrej paralelja midis shkencës sё edukimit dhe politikës, të cilat shkonin si kusht i njëra-tjetrës. Qytetari i cili i kishte marrë aksiomat morale kur ishte vetëm 3 vjeç tani mund të futej në botën e arsyetimit racional me premisa të gatshme. Si të thuash, ai ishte gati për shkencën morale komuniste. Madje për të arritur aty nuk ndiqej rruga e përdorimit të formalitetit ligjor, i cili mund të mos zbatohej apo të anashkalohej. Zbatimi i këtij parimi edukues kontrollohej nga organet përkatëse. Gjatë kontrolleve të përgjithshme, ndër elementët kryesorë të vlerësimit të kontrollit ishin gjithashtu ata ideologjikë. Për të vlerësuar një orë mësimi, shprehet njё drejtor i një shkolle nё Tiranё, “vërej sa është përgatitur mësuesi nga ana shkencore e metodikës; si e realizon boshtin ideologjik marksist leninist; sa ia arrin qëllimit mësimor edukativ, dhe, sa e asimilon klasa mësimi.” 35 Më poshtë gjatë relacionit drejtuesit rendit përsëri momentet më të rëndësishme të asaj çka kontrollohej mbi ecurinë e procesit mësimor në shkollën 8 vjeçare ato “ishin; së pari përgatitja ideologjike, shkencore dhe 34 35

Ibid neni 8 Fejzi Koci, "Kontrolli pedagogjik në shkollë " (1984), 92.

56

Karakteri paideik i ligjit socialist

metodike e mësuesit dhe më poshtë renditen momente si, efektiviteti i metodave apo lidhja e teorisë me praktikën etj..” 36 Duket qartë se përcaktimet ideologjike dhe politike edhe në këtë rast janë primare dhe përcaktuese dhe më tej vijnë ato më teknike. Duke ndjekur ecurinë e rritjes së qytetarit ligji vazhdonte përcaktimet e tij edukativo-idelogjike dhe për arsimin e mesëm. “Arsimi i mesëm ,përcaktohej në këtë ligj, ka për detyrë që në përshtatje me moshën, t’u jap nxënësve një formim të shëndoshë marksist-leninist, shkencor politeknik e profesional ...”. Ashtu si përmendëm më sipër edhe në këtë rast renditja e detyrave që ka shkolla e mesme fillon me formimin e shëndoshë marksist-leninist dhe jo me aftësitë shkencore apo profesionale të cilat renditen të dytat. Për më shumë duke ecur më tej gjatë zhvillimit moshor të nxënësit kalojmë nga morali komunist, në burimin e tij të drejtpërdrejtë te marksizëm leninizmi, si projekt shkencor. Kështu nxënësit e shkollave të mesme tashmë të aftë për të arritur në një nivel abstraksioni më të lartë, kishin mundёsuar “artikulimin e koncepteve më të përgjithshme ... 37. Ata mund të zbulonin pse-të e kodit të tyre moral. Këtë aftësi të tyre nuk duhej ta përdorin për t’u distancuar nga e tashmja, e cila ishte ndërtuar si e vetmja histori e mundshme, por pikërisht për të gjetur shpjegimin e kësaj historie dhe tё pashmangshmërisë së saj. Kur nxënësi fillonte të kishte aftësitë e para për t’u larguar me anë të abstraksionit, atij i jepej një burim abstraksioni, i cili përputhej me atë që ai e quante realitet. Kjo përputhje, midis asaj çka ka qenë afër tij dhe asaj çka ishte larg tij, si koncept abstrakt teorik, për sa kohë të dyja imazhet tentojnë të jenë imitime të njëra tjetrës, i pamundëson nxёnёsit vetë procesin e abstragimit. Dhënia e shpjegimit për realitetin historik një adoleshenti, në vend të jetë një pikënisje për aftësitë e tij të mëtejshme të ndërtimit të aparateve konceptuale abstrakte, me anë të cilës të gjykojë mbi atë çka ndodh në realitetin e afërt me të, behej mjeti për të pamundësuar dallimin, midis parimit abstrakt dhe realitetit konkret, duke pamundësuar dhe vetë abstragimin si mjet të kuptimit të realitetit. Marksizëm-leninizmi ishte si parim, i brumosur te morali i mësuar që në moshën parashkollore. Nevoja e ndarjes nuk 36 37

Ibid. "Për sistemin e ri arsimor ". Gazeta Zyrtare nr 1, datë 29.1.1983, neni 9.

57

Juljan Myftari

ekzistonte për sa dy nivelet përputheshin më së miri. Abstragimi si fakultet i njeriut madhor cenohej në gjenezë e tij nga ky bashkim. Siç shprehej Vasfi Baruti: “Përvoja ka treguar se në klasat e para 38 forma më e thjeshtë e mbajtjes së shënimeve (nga literatura e drejtpërdrejtë) është citimi, që ka ndihmuar për t’u thelluar në një ide ose tezë dhe për t’i shprehur ato ashtu si janë formuluar në vepra.” 39 Duke u bazuar te citimi i drejtpërdrejtë, përthithja e koncepteve abstrakte bazohej te pararendja e pushtetit për t’i përdorur këta koncepte menjëherë në agun e mundësisë së përdorimit të tyre, dhe mënyra më e mirë për këtë është përsëritja në formë citimi të këtyre koncepteve. Kështu arsimi kishte për detyrë të krijojë raportin me literaturën e drejtpërdrejtë bartëse të koncepteve abstrakte, në formën e citimeve të pjesëve të kësaj literature. Theksimi i citimit si metodë e mirë për t’u thelluar në një koncept përmirësonte përthithjen e konceptit pa asnjë qëndrim kritik ndaj tij. Kjo mundësonte që dhe koncepti abstrakt të përjetohet si lëvizje konkrete e shtrirё në realitetin material të përditshëm. Nxënësi kështu kishte një raport me fjalitë e cituara, pa pasur marrëdhënie kritike me mesazhin e mundshëm të tyre, por vetëm me materialitetin e fjalisë së cituar. Ai mund të thellohej në citim me anë të një procesi fiksues që ka për bazë përsëritjen, më shumë se sa të gjejё të “vërtetën” e frazës, pra e kryente këtё proces në përputhje me veten si qytetari potencialisht komunist i shtetit që potencialisht do të zhdukej. Në këtë proces abstragimi, ku synohej ripërsëritja me anë të përdorimit të frazave të cituara, nxënësit më shumë se sa si bëheshin ndihmë, këto fraza i bëheshin emblema të asaj çka ai përjetonte dhe do të përjetonte në të ardhmen. Më tej autori i shkrimit nga tregon se: “Nga libri Titistët nxënësve iu rekomandua për të lexuar paragrafin e fundit të faqes 31, faqet 32, 33 dhe gjysmën e parë të faqes 34.” 40 Dhe kjo pati rezultat të mirë, pasi nxënësit e klasës së parë gjimnaz, të cilët ishin në fillimet e adoleshencës së tyre kanë arritur të kryejnë detyrat në bazë të tekstit të dhënë. Akoma më poshtë ai vazhdon: Burimi i referohet shkollave të mesme. Vasfi Baruti, "Forma të punës së drejtpërdrejtë me literaturën," Gazeta Mësuesi ( 9 Janar 1985). 40 Ibid. 38 39

58

Karakteri paideik i ligjit socialist

Puna përgatitore me nxënësit i ndihmoi ata të hartojnë drejt planin për detyrën e dhënë. Rreth 90 për qind e nxënësve të disa klasave i nxorën mirë pikat e planit. Për secilën prej tyre ata jepnin përgjigje.Disa në formën e citimeve, të tjerë me fjalët e veta ose duke i gërshetuar citimet e nxjerra nga vepra. 41

Vetë procesi i mësimit të citimit dhe riprodhimit të tij në formën e një detyre, ku nxënësi fjalën e cituar e riprodhonte sikur të ishte e tija, shërbente për edukimin e nxënësit në formë jo krejt urdhëruese. Duke qenë se nxënësit i jepej e vërteta e cituar me anë të një procesi në brendёsi e jo thjesht nga jashtë brenda, por dhe nga brenda jashtë, krijohej një marrëdhënie e cila ishte e dykahëshme, madje mbartte dhe iluzionin e një dy-kahshmërie, ku mendja e nxënësit ishte aktive në procesin e tё marrit të dijes. Nxënësi e rinxjerr veprën e cituar në formën e realizimit të detyrës, dhe, realizimi i detyrës është një akt i vetë personit. Kështu personi përfitonte suksesin e bërjes së detyrës dhe pushteti përfitonte bërjen e njeriut sipas modelit të tij. 42 Duke parë rëndësinë që ka sistemi arsimor për ideologjinë dhe pushtetin, ky i fundit u kujdes që t’i jepte atij formën sipas realitetit që kërkonte të përfaqësohej. Do të tё ishte krejt e pavend që hallka më e lartë e sistemit arsimor të mos njihte këtë rol formues të partisë dhe të mos luante rolin që partia i ka dhënë dhe të devijonte nga ajo që krijuesi i saj ka përcaktuar për të. Kёshtu, roli i Partisë ishte themelor edhe në stadin më të lartë të sistemit arsimor. “Kёsisoj, arrihet nё pohimin se dhe krijimi i Arsimit të lartë dhe i Universitetit tonë është vepër e Partisë, e realizuar nën kujdesin e drejtpërdrejtё të shokut Enver Hoxha." 43 Do të ishte madje e pamoralshme që në emër të dijes, universiteti të bënte një akt diversiv nga krijuesit e saj dhe të propozonte dije, të cilat nuk ishin parashikuar në momentin e krijimit të saj. Prandaj Dini vazhdon : “Universitetit ynё që mban emrin e lavdishëm Enver Hoxha, i bie detyra që këtë thesar ta studiojë e ta përvetësojë nё themel, ta vërë në shërbim të formimit tonë teorik, politik e ideologjik për të

Ibid. Në nenin 13 sanksionohej “Edukimi fizik dhe ushtarak i rinisë shkollore kryhet në shkollë, në shkollën e lirë ushtarake e në repartet ushtarake...”. 43 Xhemal Dini, Bashkimi ( 11 tetor 1985), 1. 41

42

59

Juljan Myftari

rritur kështu pareshtur frymën militante e novatore të pedagogëve studentëve, e të punonjësve ..." 44 Pedagogu si dhënës i dijes në këtë rast është njëkohësisht militant edukues, me militantizmin e tij ai siguron se aktiviteti i njohjes është i mbyllur në horizontin që përcakton partia. Përcaktimet normative janë koherente dhe në fusha më specifike të studimeve universitare. Për më tepër është gabim të mendosh se këto korniza janë të përgjithshme, ato përcaktojnë dhe në mënyrë specifikë degë të caktuara të universitetit. “Fusha e studimeve të katedrave të pedagogjisë e psikologjisë të jetë zhvillimi dhe pasurimi i shkencave tona pedagogjike e psikologjike, marksiste leniniste, në zbatim të mendimit teorik shkencor të Partisë sonë e të shokut Enver Hoxha në fushën e arsimit dhe të edukatës në luftë kundër pikëpamjeve borgjezo-revizioniste ..." 45. Sipas një vendimi të Këshillit të ministrave: drejtoritë arsimore të Ministrisë të kenë si fushë kryesore të studimit zbatimin e politikës arsimore të Partisë në fushën e arsimit e të shkollës, përpunimin e kritereve shkencore e pedagogjike të dokumentacionit mësimor të shkollës, perspektivat e zhvillimit të arsimit, nivelin e dijeve të nxënësve, drejtimin e shkollës, mësimet e punës ... 46 Sigurisht që të gjitha këto rregulla normative e kanë të domosdoshme një mbështetje në kurrikulat shkollore. Që ligji dhe e drejta të kenë një karakter paideik, duhet që të kenë një përqasje ndaj psikologjisë njerëzore dhe mënyra më e mirë për këtë është paraqitja e ligjit jo vetëm si urdhër, por dhe si standard drejtësie. Problemi te ligji shqiptar i kohës është se ai demaskohet duke përdorur të njëjtat referenca si për ligjin, ashtu dhe për burimin psikologjik të sensit të drejtësisë. Ligji i referohet jo thjesht parimeve marksiste si të drejta, por i referohet partisë dhe marksizmit si burim i së drejtës. Të njëjtën gjë bën shkolla duke futur elementë explicitë marksistë në kurrikula. Madje duke futur lëndë pastërtish marksiste.

Ibid. Vendimi i Këshillit të Ministrave, Nr. 164 12.5.1983, vol. 2, Përmbledhës i përgjithshëm i legjislacionit në fuqi në Republikës Popullore Socialiste (Tiranë), 1310. 46 Ibid. 44 45

60

Karakteri paideik i ligjit socialist

Kështu ligji jo vetëm përdor elementë konceptualё dhe moralë marksistë, por i referohet hapur prejardhjes së tyre Marksiste. Kjo është e qartë po të konsiderojmë se si marksizmi ishte futur në shkolla, madje jo ato të larta, por dhe gjimnazet. Madje marksizmi studiohej jo vetëm i ndërmjetësuar nga libra shkollorë për gjimnazin, por kërkohej studimi i literaturës së drejtpërdrejtё e që në shkollën e mesme. Si një hallkë e domosdoshme për të njëjtësuar atë çka është abstrakte dhe teorike dhe asaj që është e afërt dhe konkrete, është vepra e Enver Hoxhës që bën lidhjen midis edukimit sipas parimeve dhe përputhjes së realitetit konkret me këtë edukim. “Vepra e shokut Enver Hoxha, në të cilat pasqyrohet zbatimi i ligjeve dhe parimeve të përgjithshme të marksizëm leninizmit, shkruan studiuesi Baruti, ka bërë edhe më të kuptueshme dhe ka lehtësuar studimin e koncepteve, ideve e njohurive që përmban programi i lëndës njohuri të marksizëm-leninizmit. 47 Duke pasur veprën e Enver Hoxhёs, nxënësit nuk përjetonin ndonjë thyerje midis realiteteve dhe asimilonin teorinë si pjesë e jetës së tyre të përditshme, më shumë sesa si imponim të huaj. Për më tepër që prodhimtaria teorike dhe shkencore e Partisë e mishëruar më së miri në veprimtarinë teorike dhe shkencore të Enver Hoxhës është e bollshme dhe e përditësuar vazhdimisht. Shkollat për edukimin e brezit të ri me moralin dhe shkencën shoqërore, duhet të bënin kujdes që gjithashtu të ishin të përditësuara me arritjet e fundit shkencore të Enver Hoxhës. Ministrja e Arsimit, Tefta Cami udhёzonte: “Në mënyrë të veçantë gjatë këtij viti shkollor kujdes të bëhet për të studiuar dhe reflektuar veprat e kohëve të fundit të shokut Enver Hoxha "Për Pushtetin Popullor", "Mes njerëzve të thjeshtë", "Kujtime" dhe "Shënime për Lindjen e Mesme." 48 Kjo, sepse aktiviteti shkencor i partisë dhe Enver Hoxhës ishte në të njëjtën kohë i përsosur paraprakisht, por dhe në dinamikë të vazhdueshme. Sigurisht që studimi i veprave të reja të Enver Hoxhës nuk sillte një përparim të mirëfilltë në kuptimin e realitetit, pasi realiteti ishte përcaktuar nga parimet e para marksiste dhe ajo çka ishte për t’u thënë për realitetin si tërësi ideologjike, tashmë dihej. Baruti, "Forma të punës së drejtpërdrejtë me literaturën," Gazeta Mësuesi, 3. Tefta Cami, "Përvojën e deritanishme për forcimin cilësor të punës mësimore edukative në shkollë ta ngremë në një nivel më të lartë.

47

48

61

Juljan Myftari

Studimi i veprave të reja ishte një rikonfirmim që shërbente për konformim. Ngjarjet e reja apo dhe ato të vjetra ripohoheshin me parimet e ditura dhe kjo shërbente për të vulosur gjurmën shkencore të vizionit ideologjik. Realiteti nuk mund të konfirmonte nëse puna ishte shkencore apo jo, sepse ai shihet me filtrat e vetë burimit që janë ideologjia dhe veprat shkencore të Partisë. Duke qenë se realiteti vetë nuk është filtër për të dalluar vërtetësinë e veprës dhe ideologjisë, i vetmi që ngel për të qenë filtër është irrealiteti i etosit të brendshëm të njeriut. Pikërisht, këtë synon përdorimi i vazhdueshëm i literaturës së fundit të Enver Hoxhës, që me anë të përsëritjes së vetvetes, të edukojë irrealen e brendshme të njeriut dhe ta konformonte me realen e jashtme, duke i dhënë mundësi të fitonte realitet si ndjekëse e ritmit të veprës së Partisë. Vepra e Enver Hoxhës mban një ritëm të jashtëm të cilin duhet ta ndiqte 49 qytetari-në-bërje. Edhe nëse qytetari-nëbërje nuk njihte mirë veprat e reja të Enver Hoxhës, ato ishin aty për të thënë se realiteti historik në mënyrë të vazhdueshme i përkiste veprës shkencore dhe se në të njëjtën mënyrë realiteti i brendshëm do të konformohej me këtë dinamikë të realitetit dhe jashtë të veprës së shkruar. Edhe kur hidhej vështrimi në dekadat përpara viteve 80” duke bërë një retrospektivë për historinë e arsimit në periudhën komuniste, studiueset e arsimit, Antoneta Hido dhe Shpresa Marko deklaronin se: "Arsimi nga një mjet në duart e klasave sunduese do të bëhej mjet në duart e masave popullore, një armë e rëndësishme qysh në LANC, për çlirimin e popullit shqiptar nga prapambetje". Duke qenë se sistemi e kishte nisur punën e tij, në këtë gjendje analfabetizmi masiv, për shumë vite shkollat 8 vjeçare pa shkëputje nga puna zinin një vend të rëndësishëm në sistemin arsimor, kështu që njerëzit të cilit nuk dinin shkrim e këndim arrinin të arsimoheshin paralel me fëmijët e tyre. Kjo nënkuptonte Për këtë nuk ka nevojë që njerëzit të lexonin qindra faqe të veprave të Enver Hoxhës, duke qenë se shpesh ato nuk paraqisnin ndonjë situatë thelbësore të re. Mosleximi i tyre i kthente pothuaj në një objekt tabu, i cili përcaktonte realitetin duke e kthyer lexuesin e tyre potencial në realitet negativ, i cili varej nga mesazhi përherë prezent edhe i veprave të palexuara. Që një vepër apo person të jetë prezent apo ndikues nuk është nevoja të njihen detaje të mendimit të tij, pasi ai kthehet në një kryefjalë edhe pa pasur predikate përcaktuese të natyrës së tij të vërtetë. 49

62

Karakteri paideik i ligjit socialist

dhe një paralelizëm politik midis fëmijës dhe prindërit, ku këta "fëmijë të rritur" duheshin ndërtuar (dhe mund të ndërtoheshin) psikologjikisht në konformitet me ideologjinë. Kështu në vitin 1965, sipas Prof. Vehbi Hotit 50∗, vetëm në rrethin e Shkodrës ndiqnin arsimin 8 vjeçare 1535 veta. 51 Kjo tregon se burimi i konceptualizimit modern kishte si objekt çdokënd. Si përfundim, për të plotësuar akoma më tej panoramën, nëse është e nevojshme, mund të shikojmë raportin që bën "Buletini Shkencor" i Institutit Pedagogjik të Shkodrës, "Mbi ngarkesën mësimore të studentëve". Aty lexojmë se me kalimin e institutit nga sistemi 2 vjeçar në atë 3 vjeçar, në institut janë futur të gjitha lëndët e mirëfillta marksiste-leniniste si: historia e PPSH, ekonomia politike, materializmi dialektik dhe historik, kurse estetika marksiste-leniniste edhe në degën e gjuhës shqipe dhe të letërsisë. Në këtë mënyrë nga 85 orë, me të cilat zhvilloheshin këto lëndë, ngarkesa u rrit ne 254, në të gjitha degët." 52 Kultura e “lartë” Sipa profesor Bedri Dedes *: “Socializmi nuk mund të ndërtohet pa kulturën e masave, pa përmbysur nga rrënjët monopolin e kulturës për klasat shfrytëzuese ..., pa krijuar artin dhe letërsinë revolucionare të realizmit socialist ...” 53. Në këtë kontekst ideologjik mund të duket e padrejtë të flasësh për një kulturë të tipit të lartë kur dimë se marksizmi, por dhe ideologët e tij lokalë kishin një qëndrim dyshues ndaj saj dhe mendonin se kultura dhe arti duhet të ishin vetëm në shërbim të popullit dhe te pasqyronin jetën e tij të përditshme. Megjithatë,, duke qenë se gjendja kulturore e popullit shqiptar në raport me atë që mund ta quajmë kulturë të lartë ishte problematike, edhe format më masive Pedagog pranë Institutit të Lartë Pedagogjik Shkodër, ku ka dhënë lëndët Psikologji-Pedagogji. 51 Vehbi Hoti, "Shtrirja Dhe Masivizimi I Arsimit Në Rrethin E Shkodrës Në Vitet 1969-1980," Buletini Shkencor (1981). 52 Ibid., 4. * Akademik dhe pedagog në fushën e pedagogjisë dhe psikologjisë. 53 Bedri Dedja, "Ndërtimi Socialist I Vendit Dhe Roli I Kulturës E I Ideologjisë,23. " Konferenca Shkencore mbi problemet e Kushtetutës Shtëpia Botuese "8 Nëntori".240. 50∗

63

Juljan Myftari

të artit dhe kulturës, kishte gjasa të perceptoheshin nga masa si kulturë e lart, kjo dhe për faktin se kultura e re po përhapej qëllimisht nga një qendër e lokalizueshme. Në këtë kuadër, masmedia dhe mënyrat e tjera të kultivimit të kulturës së lartë janë nga institucionet kryesore për formësimin paideik të qytetarëve, sepse arrijnë të ngërthejë elementët estetikë për të transportuar elementët racionalë dhe ideologjikë. Masmedia, ashtu si familja dhe arsimi, përcaktohej si institucion ideologjik dhe haptas përcaktohej si institucion propagandistik. “Drejtoria e Përgjithshme e Radiotelevizionit, si institucion ideologjik, ka për detyrë të propagandojë politikën dhe ideologjinë e partisë si edhe aktivitetin që zhvillojnë masat punonjëse në të gjithë sektorët ... 54 Ajo është shpallësja estetike e ideologjisë dhe mund ta bënte këtë me mjete të thjeshtëzuara për publikun, i cili te radioja dhe televizioni arrinte të shikonte dhe të dëgjonte botën jashtë të shtrydhur dhe të gatshme për të. Televizioni dhe radioja janë e kundërta e shkollës dhe ligjit, ato i përplasen shqisës estetike dhe luajnë me kënaqësinë. Nëse në rastin e shkollës, apo sistemit ligjor, njeriut i kërkohet një lëvizje racionale, morale apo racionale-morale për të krijuar veten si qytetar në etosin e përgjithshëm, te televizioni dhe radioja raporti me tjetrin është shumë më i thjeshtë. Këto media nuk kërkojnë asgjë nga individi, sepse ato tashmë kanë ndërtuar një skenë të gatshme, ato edukojnë pa kërkuar asgjë, sepse e kanë të mundur të japin një totalitet, përkundrejt të cilit njeriu që edukohet është mrekullisht pasiv. Shqisa është kanali hyrës te njeriu dhe masmediat nuk i kërkojnë kurrgjë shqisave, veç të vazhdojnë të jenë. Shqisave nuk u duhet ndonjë punë shtesë, nuk trazohen. Shqisa përfiton kënaqësi dhe hesht, sepse gjithmonë mbresa e marrë nga media flet për të. Ajo që media i thotë shqisës është se realiteti është në një koherent dhe i pakundërshtueshëm. Kështu legjislacioni shqiptar duke i kërkuar televizionit të jetë përçues i gjësendi, përkundrejt të cilës duhet të ketë vetëm miratim, në rastin e sipërpërmendur legjislacioni vetëm sa po ripërsëriste raportin natyror midis shqisës dhe estetikës, raport i cili përfitonte nga mbresat koherente të marra nga masmedia. Ligji në fjalë këtu luante rolin e një ngjitësi natyror, të një lidhësi midis asaj çfarë do të donte masmedia të ishte dhe asaj 54

"Rregullore E Drejtorisë Së Përgjithshme Të Radiotelevizionit," (Datë 8.7.1974).

64

Karakteri paideik i ligjit socialist

çfarë do të donte njeriu, si bartës i shqisës që i raportohet medias. Njeriu përpara televizionit, apo radios dhe radioja, apo televizioni përballë njeriut, kanë pritshmëri të njëjta nga njëri tjetri. Njëra palë kërkon të “flasë” dhe tjetra të heshtë e kënaqur. Duke qenë se media garantonte heshtjen e kënaqur atëherë ajo ishte propaganduesja e përsosur, sepse ndërtonte me shikuesin apo dëgjuesin pikërisht atë raport tek i cili ai ishte i dorëzuar në kënaqësinë e heshtjes së mendjes së tij. Ajo “veprimtarinë e saj propagandistike-edukative dhe kulturore-artistike e zhvillon mbi bazën e orientimeve dhe mësimeve të Partisë së Punës së Shqipërisë. Propaganda e saj duhet t’i shërbejë edukimit revolucionar dhe patriotik ... 55 . Media duhet të bënte propagandë haptas dhe kjo jo për të pranuar se ajo ishte mjet i pamposhtur i partisë, por së pari për të pohuar vetë natyrën e saj, si propaganduese në raport me përdoruesin e saj. Masmedia duhet të ishte propaganduese, sepse propaganda edukon dhe nuk ka asnjë kundërshti midis procesit të edukimit dhe atij të propagandimit. Duke qenë se media propagandonte të vetmen ideologji dhe të vetmen të vërtetë të mundshme, atëherë akti i saj propagandues ishte edukativ. Në të njëjtën kohë dhe ligji është edukativ gjithashtu, sepse ai thjesht po i mëson masmedias dhe teleshikuesit cilat janë pozicionet dhe veprimtaritë e tyre sipas asaj që ata janë. Ligji po edukon palët të jenë ata që duhet të jenë, për nga një shkakësi e brendshme e tyre. Ky propagandim me anë të medias ka pasur rezultate të mira për edukimin e masave punonjëse me moralin komunist. Vetë Enver Hoxha në ndarjen kohore klasike me 5 vjeçare përmend arritjet e përgjithshme të kulturës, si mjet edukues i moralit komunist. “Kultura socialiste gjatë dekadës së tretë ka bërë hapa të mëdha përpara ... Gjatë pesëvjeçarit të gjashtë, artet dhe kultura jonë socialiste morën një zhvillim të mëtejshëm dhe u ngrit në një shkallë më të lartë roli i tyre në të gjithë punën që bën partia për edukimin komunist të masave punonjëse." 56 Kёshtu, komunistët kishin arritur tё ndërtonin një kulturë të tyren. Rritja e kulturës dhe ngritja e saj në nivelin ideologjik ishte projektuar te të gjitha masat popullore. Më tej Hoxha vazhdon: “Përparime të dukshme u Ibid. Enver Hoxha, "Pjesë nga raporti i shokut enver hoxha mbajtur në kongresin e 8 të PPSH," Drejtësia Popullore 11 (1981), 13.

55

56

65

Juljan Myftari

shënuan në forcimin e përmbajtjes dhe në rritjen e cilësisë së veprimtarisë kulturore e artistike. Karakteristika dalluese kryesore e tërë kësaj veprimtarie është partishmëria proletare dhe militantizmi revolucionar.” 57 Kjo sepse ajo që është e vërtetë për rolin e medias për sa i përket raportit e saj me estetikën si mjet për shpërndarjen e vlerave jomateriale, është e vërtetë edhe pёr kulturën në përgjithësi. Rritja e nivelit të kulturës dhe sofistikimi i saj në saje të ideologjisë dhe për nga ideologjia, ndihmon edhe në përthithjen e saj nga masat, që ishin objekt i edukimit. “Nuk mjafton të kapësh temën e ditës, të shkruash për heroin pozitiv për realitetin socialist etj. Vetëm kjo, pa mjeshtërinë artistike, nuk mund të të frymëzojë, të të edukojë, dhe të të frymëzojë për të sotmen e për të ardhme.” 58. Kultura e lartë 59 është arritje e një sistemi ideologjik, sepse me anë të së bukurës dhe artistikes, politikja arrin të afrohet me format ideale të së dëshiruarës dhe transformimi edukativ i njeriut merr tipare të perfeksionimit të tij. Arritjet e ideologjisë, të cilat Ibid. Ibid. 59 Në Vendimin nr. 304 të Këshillit të Ministrave, datë 22.1.1982., “Për detyrat dhe funksionimin e Komitetit të Kulturës dhe të Arteve, që në pikën e parë përcaktohet: Komiteti i Kulturës dhe i Arteve ... -zbërthen orientimet e vendimet e Komitetit Qendror të PPSH për zhvillimin e veprimtarisë kulturore dhe artistike dhe ndjek e kontrollon zbatimin e tyre, si edhe të vendimeve të Këshillit të Ministrave. ... --kryen studime të përgjithshme për rritjen e cilësisë dhe të efektivitetit të veprimtarisë kulturore-artistike në shërbim të edukimit komunist të masave me frymën popullore socialiste e me karakter kombëtar, lufton për forcimin e vazhdueshëm të partishmërisë proletare, kundër ndikimeve të kulturës dhe të arteve borgjezo-revizioniste. -Miraton planin vjetor të institucioneve kulturore-artistike qendrore, si Kinostudioja "Shqipëria e re", shtëpitë botuese "8 nëntori" e "Naim Frashëri", Teatri i Operas dhe i Baletit, Instituti i Monumenteve të Kulturës, Muzeu Historik Kombëtar, Shtëpia Qendrore e Krijimtarisë Popullore ... Pra një kulturë e centralizuar një ligj i cili bëhet kulturë dhe një kulturë që përcaktohet me ligj. Ligji njëjtësohet me moralin, kulturën sepse kërkon t’i zëvendësojë atë pareshtur. 57

58

66

Karakteri paideik i ligjit socialist

shprehen me kulturë të lartë estetike ia dalin ta bëjnë procesin e transformimit edukativ të njeriut, jo thjesht një detyrë morale personale ndaj të tjerëve, por një arritje personale kah ekselencës së vetë qenies. Pushteti politik me anë të kulturës së lartë, e cila bazohet tek ideologjia i jep shkak njeriut të thjeshtë të vet-afirmojë qenien e tij komplekse duke e konsideruar konformimin me ideologjinë, si arritje estetike personale të tij. Në këtë mënyrë pushteti, me anë të kulturës së lartë estetike e kthen edukimin e njeriut në përputhje me ideologjinë, një arritje të kërkuar të personit. Kjo kulturë pasqyronte një kulturë të moralizuar, e cila nuk ishte pasqyrim i truallit historik të kulturës popullore dhe që nuk ishte një ripohim i historisë dhe traditës si kulturë e historizuar, kishte një rol mirëfilli edukues, dhe sigurisht që kishte një rol përparues në raport me kulturën si traditë. Edhe pse arti i tyre emërtohej si realist, ai shkaktonte te marrësi një ndjesi, e më tej një perceptim idilik të realitetit. Ky idilizëm edhe kur nuk bazohej në forma të ulë Komunistët kështu kërkonin që me anë të familjes së re, sistemit arsimor dhe mjeteve të propagandës së masmedias të paraqisnin një version të ri të kulturës, e cila nuk vinte si pasojë e shtresëzimin shumëshekullor, por ishte e rëndësishme sepse vinte si pasojë e një ndryshimi historik. Vetë studiuesit komunistë të historisë i japin një rol tё caktuar kulturës së parë në këtë koncept, apo kulturës së klasës sunduese. Sipas Prof. Stefanaq Pollos 60∗, kultura e klasave sunduese 61 duhet përfshirë në historinë e kulturës kombëtare, por në masën e duhur dhe në mënyrë dialektike, duke

Historian, pedagog dhe dekan në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Pas prej vitit 1972 deri në vitin 1989 drejtor i Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. 61 Historiani Stefanaq Pollo, kёtu nuk i referohet kulturës estetike dhe organizative të përçuar nga regjimi komunist, por kulturës së klasave sunduese në Shqipërinë parasocaliste. Megjithatë koncepti i tij i shkon për shtat gjithashtu asaj që po ndodhte në Shqipërinë e kohës. Duke qenë se komunizmi është qëndrim revolucionar, ai nuk ka marrëdhënie të mirё me shumë nga elementët tradicionalё kulturorё, prandaj ai formëson një kulturë të tijën. Për sa kohë kjo kulturë ka elementë të ideologjisë që sundon, kjo kulturë mund të paraqitet pa ndonjë deformim të konceptit, si kulturë e klasës sunduese (ose në këtë rast e ndonjë grupi që sundon në emër të klasës sunduese-punëtore). 60∗

67

Juljan Myftari

venë në dukje rolin e saj historik, progresiv dhe regresiv.” 62 Kultura e komunistëve madje është një shembull vërtetë domethënës i kulturës vertikale nga lart - poshtë, në të cilën ajo kërkon të propagandohej dhe të instalohet, me anë të mjeteve shtetërore dhe publike. Sa më sipër mund ta përforcojmë po të kemi parasysh që këto kultura vertikale kishin gjasa të kenë sukses ne vendin tonë, për sa kohë ne jemi një vend i cili është etnikisht homogjen. Në shoqëritë etnikisht homogjene si ajo shqiptare, kultura tradicionale nuk arrin të jetë element dallues apo rezistues (shikojmë rastin e shqiptarëve të Maqedonisë). Në këto tipe shoqërish, kur kultura përballet me momente të forta iluminuese, siç pretendojnë të jenë kulturat e tipit të lartë të mbështetura nga ideologjia komuniste, ajo tradicionale, nuk mjafton si rregulluese e jetës, sepse nuk arrin të krijojë një nomos të shkëputur nga aktualja. Në këtë rast, individët kanë përjetimin e realitetit si kategori vetëm imediate dhe përjetojnë një ndjesi lirie të papërballueshme, një ndjesi lakuriqësie përballë botës si aktualitet i kulluar. Duhet thënë se kur pohojmë gjasat e suksesit të asaj që po quajmë kulturë të lartë komuniste, nuk po pretendojmë se kultura e tipit tjetër zhduket tërësisht apo nuk ekziston në asnjë formë të mundshme. Fundja as kultura e lartë nuk pretendon diçka të tillë dhe nuk e konsideron këtë si lakmues të suksesit të saj. Si shpjeguam dhe diku tjetër komunistët përdornin shumë prej elementëve tradicionalë në funksion të interesave të tyre. Duke i qëndruar përkufizimit të Naomi Mezeyt se: “Kultura është një grup praktikash kuptimplote, të cilat janë gjithmonë në bërje e sipër dhe gjithmonë të disponueshme” 63, do të kuptojmë se ajo që quajmë kulturë është në të njëjtën kohë mënyrë të qeni dhe instrument i individit. Raporti midis kulturës dhe kuptimit të botës, si moment iluminizmi është i nënkuptuar, pasi vetë kultura kontribuon në kuptimin e botës dhe modifikohet vazhdimisht për të dhënë kuptime të reja. Ky përjetim i të tanishmes, si aktuale e kulluar dinamike, redukton mundësinë e formave të normativitetit të dyzuar dhe gjithashtu heq mundësinë e idesë së vetes së kapur Stefanaq Pollo, "Referat në seminarin mbi problemet e paraqitjes së superstrukturës në tekset e historisë së Shqiperisë," Studime historike nr. 3 (1971), 203. 63 Mezey, "Law as Culture," 37. 62

68

Karakteri paideik i ligjit socialist

pas kulturës tradicionale, për sa kohë vetja është e gjitha këtu. Pra, njeriu, është para kontradiktës themelore të gjetjes sё vetvetes dhe të sintezës të saj. Ai gjen si zgjidhje ecjen përpara, ku zbulon kulturёn komuniste si aktualitet material dhe si perfeksion njëkohësisht moral. Madje vetë pushteti politik dhe ligji që ai publikon marrin përparësi ndaj vetë kulturës. Kjo sepse pushteti, si aftësi për të sjellё realitete nëpërmjet ligjit, konkurron me kulturën tradicionale dhe ndërhyn në ato sfera, nё të cilat në një shoqëri tradicionale “pushtetin” e ka kultura. Sipas një pikëpamje realiste, ligji ka pushtet mbi kulturën, sepse ligji ndërhyn në zona të cilat zakonisht konsiderohen si prerogativ i pastër i kulturës, prona apo dhe përcaktimi klasor. 64 Pra, shihet si i domosdoshёm hulumtimi i projeksioneve të ligjit në shoqëri, se si ligji arrin të krijojë realitete të vetat duke qenë se drejton sjellje apo pengon sjellje të caktuara. Nuk është aspak e nevojshme që këto sjellje të jenë literalisht në përputhje me ligjin, mjafton të shohim nëse ato sjellje apo praktika janë ndryshuar në mënyrë domethënëse dhe përcaktojnë kahun e këtij ndryshimi. Në një shoqëri e cila ka një sistem të zhvilluar dhe tё kodifikuar ligjor, ligji ndikon mbi etosin kulturor të njerëzve. Kjo vjen si pasojë e faktit se ligji nuk vepron vetëm me prezencë aktive, vetëm aty ku shkelet nuk ka ligj. “Ligji ndikon në jetën e përditshme jo vetëm me praninë e tij, po ashtu dhe me mungesën e tij.” 65 Duke qenë se ligji vepron edhe kur nuk është, sepse rregullon dhe negativisht sjelljen, ai përbën dhe formëson mënyrën e të menduarit. Ligji nuk është vetëm përballja me normën, për qytetarin ligji është edhe mospërballja me të, mospërballja me pasojat e tij, apo dhe sjellja sipas një mënyre të caktuar, nisur nga fakti që ligji nuk e rregullon aktivisht një marrëdhënie. Për këtë ai ndërhyn që të mundësojë krijimin e një kulture të caktuar në të cilën prania e tij të mos jetë e domosdoshme në çdo rast. Ligji është prezent edhe kur nuk është dhe kështu ai kthehet në realitet përtej formal, por dhe psikologjik dhe kulturor. Ai merr rolin e krijimit të një identiteti normativ dhe kthehet në pasqyrën ku vetja riprodhohet. Nga krijimi i një kulture të lartë me anë të mjeteve estetike masmediatike, duket sikur

64 65

Mezey, "Law as Culture," 50. Ibid.

69

Juljan Myftari

kultura tradicionale e ka të pamundur t’i bëjё ballë ideologjisë totalitariste dhe mjeteve të saj si ligji dhe propaganda. Ligji bёhet një zonë përcaktimi mbi kulturën dhe konceptet kryesore të saj dhe nga ana tjetër është mjet për të përvetësuar koncepte të caktuara kulturore. Dialektika midis kulturës dhe ideologjisë si ligj ndodh, ose e pamjaftueshme, ose me mbizotërimin e ligjit apo ideologjisë. Zbrazja e individit të lokalizuar kulturor me anë të ideologjive të forta, si ajo komuniste, nënkuptojnë një shkëputje të fortë dhe të dhunshme nga elementë kulturorë historikë. Edhe kur elementet kulturorë kthehen nё jetë nё mos-prezencë të ideologjisë, kjo ndodh në një formë krejt të tjetërsuar. Praktika kulturore e rikthyer ka humbur nga semantika e saj fillestare, e madje dhe procedura e zbatimit të saj ka pësuar metamorfozë. Mund të themi se ideologjia fiton dhe ligji është transformues. Jo më kot edhe gjyqet kishin një rol të ngritjes së kësaj kulture të lartë. “Në muajin shkurt të këtij viti (1981), problemi i gjykimit me kulturë dhe solemnitet u shqyrtua edhe në organizatën bazë të Partisë dhe detyrat e përcaktuara janë ndjekur në vazhdimësi nga komunistët dhe punonjësit e tjerë të gjykatës” 66. Kultura e shtetit komunist ishte solemne dhe ishte detyra pikërisht e komunistëve të ishin bartës dhe pararojë e saj. Ishin anëtarët e Partisë komuniste ata që jepnin shembullin për këtë kulturë të re solemne që në parim të saj kishte ndjesinë e ngritjes dhe të lëvizjes evolutive të njeriut në sajë të revolucionit. Megjithatë, në Shqipërinë e sistemit komunist nuk u arrit të krijohej mbyllja sintetike midis ligjit dhe kulturës tradicionale dhe entiteti i sintetizuar "ligj-kulturë" apo "kulturë-ligj" nuk mundi të sendërtohej. Ligji krijoi një kulturë të lartë, e cila pati probleme raporti me kulturën tradicionale, për sa kohë kjo e dyta ishte shfaqje e marrëdhënieve shoqërore të tipit rural patriarkal, ndërsa kultura e lartë e promovuar nga ligji kishte elementë ideologjikë modernë.Tentativat e kulturës së lartë për të ripërdorur elementë të kulturës tradicionale më së shumti ishin të tipit utilitarist, kërkonin të përdornin kulturën tradicionale për forcimin e pushtetit politik. Kjo bёnte që bota e ligjit dhe bota e privates në raste të caktuara, por jo të parëndësishme, të mos kishin një AQSH, F 493, V 1981, D 18 "Analizë Mbi Solemnitetin E Kulturën E Gjykimit Në Gjykatën E Rerthit Të Tiranës."1.

66

70

Karakteri paideik i ligjit socialist

marrëdhënie koherente me njëra tjetrën. Megjithatë, duke nisur nga kjo nuk mund të themi se kultura e re komuniste ka qenë e dështuar sepse privatja nuk është ndonjë vete reale e dikujt dhe publikja është një vete e reduktuar tek imagjinata. Fakti që në privaten e tyre shumë njerëz mund të silleshin ndryshe nga përcaktonte kultura dhe morali komunist, pak herë cenonte hapësirën publike ku jetonte qytetari. Madje, kjo vështirë se cenonte dhe qytetarin komunist si të tillë. “Komunizmit” i duhej komunisti në fushën e tij të lojës dhe për së shumti kultura komuniste dhe morali komunist ia dilte të ndërtonte komunistë të mirë me, ose pa teser anëtarësie. Kjo edhe për faktin se kultura e lartë ve në dyshim vetë raportin midis kulturës së lartё dhe botës faktike. Pasja e një kulture të lartë të ndërtuar publikisht nga pushteti dhe organet e saj ve në dyshim karakterin thelbësor të kulturës tradicionale të rrënjosur. Vetë kultura tradicionale me normat e saj shekullore shihet si një imazh i përmirësuar i vetes, si një lidhje romantike me një histori apo vete që në të vërtetë nuk ka ekzistuar. Koncepti i kulturës nuk është i shtrirё i gjithi në botën faktike. Duke qene se kultura shikohet si rrënje, apo identitet bazik i njeriut, presupozohet se është dimensioni mё faktik nga ku dalin dhe dimensionet normativё potencialё apo quasi potencialё. Kjo nevojë e identitetit të individit dhe marrje e elementeve të caktuar koherentë tradicionalë, si burim i këtij identiteti, e bën kulturën të duket sikur është e shtrirë tërësisht në botën e faktit. Ndёrkohё ka gjasa që vetë kultura tradicionale nuk është e gjitha e shtrirë në histori, por është një imazh fantastik, një autoportret i përmirësuar i vetvetes. Në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 185, datë 16.2.1969, përcaktohet se shkrimtarët dhe artistët, tё cilёt “dalin në profesion të lirë, të njihen më mirë dhe më afër me vrullin e jetës, hovin revolucionar të klasës punëtore dhe fshatarësisë kooperativiste, në mënyrë që krijimtaria e tyre të jetë sa më efektive për edukimin komunist të masave punonjës.” 67 Shkrimtari dhe artisti duhet të bënin rolin e ndërmjetësit, të njohin njeriun e thjeshtë në tërësinë e tij dhe t’ia kthenin atij, atë që i kishin marrë në mënyrë të zbukuruar dhe nëpërmjet një arti të idelogjizuar. Kjo vajtje e 67 Përmbledhës i përgjithshëm i legjislacionit në fuqi të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, 2 Vëllime. Vëll 2.1340.

71

Juljan Myftari

artistit në masat e punonjësve dhe fshatarëve për të mësuar prej tyre dhe pastaj për t”i edukuar ata i shërbente pushtetit në të dyja kahet. Artisti lidhej me realitetin material dhe nuk shkëputej prej saj. Kështu nuk krijonte art intim të palidhur me shoqërinë. Masat edukoheshin nga artisti nëpërmjet imazhit të një veteje të tyre që ngjante me ta, por që ishte në mënyrë të pashpjegueshme koherente dhe e përjetshme. Kështu kultura e re, e cila merrte përsipër përmirësimin e realitetit, kthehej edhe në matёs të tij (realitetit). Ajo mat realitetin tashmë të përmirësuar, kultura tradicionale konsiderohet si jokulturë për sa kohë nuk i përgjigjet një realiteti katërçipërisht faktik dhe për sa kohë nuk kishte lidhje me një realitet konkret, por ishte metafizikë ngushëlluese e njeriut konkret. Kështu te konkretësia ngel njeriu dhe jo kultura dhe vetë kultura tradicionale mund të përdoret dhe nuk ka pse të shenjtërohet. Nga ana tjetër kultura e re nuk ka nevojë të shtrihet e gjitha te bota faktike, sepse për tani ajo është kulturë shndërruese që çon diku; kështu, ajo mund të ekzistojë dhe vetëm në një pjesë të realitetit dhe jo në të tërin. Për më shumë, nëse as kultura tradicionale dhe as ajo e lartë, e propaganduar nga morali komunist, nuk mund të reduktohet në realitetin faktik, dhe nuk mund ta reduktojnë realitetin faktit te vetja, është e kuptueshme të mendohen të dyja këto realitete, jo tërësisht të shtrira te bota faktike, si në tension me ketë realitet, por në raport magnetik me të. Të gjitha këto; kultura tradicionale, kultura e lartë apo ligji nuk përputheshin tërësisht me botën faktike. Kështu duke qenë mjete për diçka tjetër, të mira si mjet dhe jo të mira në vetvete, ato kishin realitet të varur nga marrëdhënia midis ideologjisë, realitetit dhe vetë atyre. Ashtu si kultura që konsiderohet njëfarë metafizike imagjinare, ashtu dhe ligji i cili ishte një mjet për të ndërtuar kulturën e re komuniste, nuk kishte një ekzistencë të vetën të vazhdueshme. Sipas Hekuran Isait: “Ligji nuk vepron te ne vetëm për faktin se ai ekziston, ose vetëm për faktin se ekziston një mbeturinë e huaj në mendjen e njerëzve, por ligji vepron kur ajo mbeturinë me vepra pengon ecjen tonë përpara.” 68Kjo ekzistencë është e cunguar, në momentin kur veprimi i qartë kundër nuk shfaqet dhe natyra e ligjit kishte ekzistencë diskrete në raport me kohën. Ai ekziston si akt, kur krijohet nga organet e pushtetit, 68

Isai, Hekuran. Drejtësia Popullore, nr. 3 (1983).37.

72

Karakteri paideik i ligjit socialist

pastaj pushon së qeni dhe vjen në jetë vetëm atëherë kur diçka rrezikon përparimin e rendit politik. Ai është tendencë si kultura, por e kundërt me të. Aktualizimi i tij është pasojë e një realiteti që tashmë është cenuar nga veprimi. Këtu kërkon të mohohet fakti se ligji mund të ketë ndonjë ekzistencë të plotë në momentin para aplikimit të tij. Ai vjen plotësisht në jetë, sa herë që një "praktikë" kërcënuese e ndjell. Pra, ligji më shumë sesa rregullues apriori i faktit, është rezultat i një fakti të kundërt me vullnetin e ligjbërësit. Dhe ai vjen në jetën materiale si pasojë e kundërshtisë faktike me vullnetin e shprehur nga ligjvënësi. Midis këtyre momenteve, pra shprehjes së vullnetit nga legjislatori dhe shfaqjes së një veprimi kundër këtij vullneti, ligji ka një status të reduktuar pothuajse në hiç, për sa kohë filozofia ekskluzive e kohës ishte ajo materialiste dhe një luftë e vazhdueshme bëhej kundër formalizmit ,si hapësirë ekzistence e ligjit. Duke qenë se në përgjithësi, ekskluzivisht bota shikohej si metafizikisht moniste, dhe ligji ekzistonte atëherë kur ishte mënyrë shfaqjeje e vetë ideologjisë, ai (ligji) nuk kishte një banesë të veten në momentet e pushimit, midis shkrimit të tij në fletoret zyrtare dhe aplikimit në raste materiale diskrete. Kjo jetë diskrete e ligjit dhe shfaqje e tij e herëpashershme lejonte pushtetin e kohës që ligji të zbatohej vetëm për ata që e shkelnin dhe në momente jo të vazhdueshme duke e kthyer atë në realitet të jashtëzakonshëm. “Për këto arsye intensiteti dhe koha e veprimit të ligjit nuk varet vetëm nga fakti se ai ekziston, por varet nga shkalla e veprimit të kësaj apo asaj mbeturine.” 69 Ligji shihej si ekzistencë relative, meqenëse konsiderohej i varur nga shfaqja e mbeturinës, domethënë të huajës. Ligji vinte në jetë në momentin kur e huaja vepronte, dhe ishte pasojë e së huajës, dhe derivat i saj. “Vetëm pasi mbishfaqet e huaja ,përdoren të gjitha format e punës që na mëson Partia.” 70 Ndërsa kultura komuniste lufton për atë që nuk është e huaj; për të dalluar të huajën e cila është gjithashtu e kaluara; por vjen me petkun e rikthimit të traditave të padëshiruara. Madje kultura tradicionale duke qenë se ishte shprehje e krahinave të veçanta dhe jo e gjithë territorit të shteti shqiptar si tërësi, mund të shikohej si shprehje e jo një, por disa metafizikave të dështuara për kah një përafrimi real të qenies shqiptare. Kjo 69 70

Ibid. Ibid., 38.

73

Juljan Myftari

nënkuptonte për vetë regjimin, se kultura tradicionale e lokalizuar mund të shërbente vetëm pjesërisht, ose aspak në bashkimin e të gjithë atyre që ishin nën sovranitetin e tij. Kështu ligji dhe publikja marrin rolin gjithashtu të bashkuesit të kombit, përballë një kulture tradicionale, shpesh lokaliste apo krahinore, dhe nё kёtё mёnyrё mund të justifikojnë mungesën e përkohshme të shtrirjes së tyre në botën faktike. Ato fundja kanë dhe një qëllim kombbashkues: "Gjykimi duke zbatuar rregullat procedurale të miratuara nё Kodin e Procedurës Penale dhe Civile, si dhe rregullat e moralit tonë Socialist për një pjesëmarrje aktive dhe një zbatim rigoroz dhe uniform të këtyre parimeve dhe rregullave nga gjyqtarët, ndihmësit dhe prokurorët gjyqësorё kanё rritur në mënyrë të ndjeshme efektin edukativ e parandalues të gjykimit me kulturë, duke lënë mbresa jo vetëm te pjesëmarrësit në proces, por dhe në të gjithë të pranishmit.” 71 Kështu gjykatat të cilat veprojnë në gjithë territorin e Shqipërisë, arrijnë të kenë rituale dhe procedura uniforme, gjë që vetë kultura tradicionale nuk e ka të mundur. Ata duke vepruar kudo me uniformitet, edukojnë dhe bashkojnë. Ligji dhe gjykata veprojnë sipas praktikave të njëllojta, në kohë dhe në hapësirën e shtetit shqiptar, duke unifikuar apo të paktën duke krijuar një truall unifikues, ku rituali i njëllojtë shërbente për identifikimin kombëtar (brenda territorit shtetëror) të tё gjithë pjesëtarëve të komunitetit politik. Kështu përballë eklektizmit 72 të kulturës tradicionale kemi revolucionin historik të përfaqësuar nga forcat centripetale të ligjit. Megjithëse “revolucioni kulturor” shqiptar nuk mund të mos e konsideronte qenësinë e kulturës tradicionale, nё tё njёjtёn kohё ekzistonte dhe tentativa për një dialektikë me të, gjё qё ishte pashmangshme. Kështu pushteti në vend të zgjidhte një rrugë të një mos-marrëdhënie tërësore, herë pas here zgjidhte rrugën e përdorimit të elementëve të paraqenë, për t’i përdorur ata si mjet komunikimi me subjektet e pushtetit dhe ligjit. Këto përdorime luanin rolin e ndërmjetësit komunikues për ta shpallur lëvizjen 71 "Analizë mbi solemnitetin e kulturën e gjykimit në gjykatën e rerthit të Tiranës.", 2. 72 Shumë kronikanë të cilёt kalonin Shqipërinë e fillim shekullit të 20, flisnin për një kulturë të shqiptarit jo të "thelluar", mjafton të përmendim këtu shprehjet e njohura .për lehtësinë me të cilёn "shqiptari" merrte fenë apo mungesën e ideologjive

74

Karakteri paideik i ligjit socialist

drejt pushtetit dhe ligjit, si lëvizje me pjesëmarrje. Bartësi i kulturës tradicionale merrte pjesё në lëvizje dhe nuk ishte i mohuar tërësisht. Megjithatë, ky jo-mohim tërësor i këtyre elementëve nuk është një pranim i tyre, ai vetëm sa shërben si komunikues ndërmjetës, ai nuk ka ndonjë vlerë të vetën përtej faktit që thjeshton apo mundëson komunikimin midis ideologjisë dhe njeriut. Në vijim të kësaj tentative për një dialektikё përmirësuese dhe shkëputëse, në ligjin shqiptar të kohës gjejmë pikërisht përdorimet e fjalëve me ngarkesë letrare, apo kulturore, të cilat i shpëtojnë realitetit të drejtpërdrejtë formal të ligjit. Në nenin 22 të ligjit nr.6068 “Për këshillat popullore”, shkruhet: Anëtari i këshillit popullor është përfaqësues dhe shërbëtor i popullit. Ai ka këto detyra dhe të drejta: Të jetë i drejtë, i sjellshëm dhe i çiltër me popullin dhe t’i shërbejë atij pa u kursyer me ndërgjegje dhe besnikëri. Të luftojë çdo shfaqje të huaj që nuk pajtohet me normat dhe moralin komunist, si prirjen për rehati, mungesën e shpirtit të sakrificës, ... dhe të jetë i papajtueshëm meçdo shfaqje të hatërit dhe akraballëkut.

Këtu dallojmë përdorimin e fjalëve të cilat kanë një lidhje personale me njeriun dhe ju mungon formaliteti dhe paanshmëria, tё cilёt ligji i zotëron në gjuhën e tij të zakonshme. Gjuha e ligjit shërben për të arritur dy pasoja, tё cilat kanё të bëjnë me elementë të “neutralitetit të supozuar të ligjit.” 73 Kurse në këtë rast, fjalët kanë një element të kundërt, ato kërkojnë të rilidhen me njeriun konkret për të përdorur referencat e tij ekzistuese te fjalët e përdorimit formal dhe të përditshëm. Përdorimi i këtyre fjalëve jo të përcaktuara mirë, shërben për të drejtuar lëvizjen nga e vjetra tek e reja, e cila për nga natyra e saj ka elementë të papërcaktuar meqenëse kërkon të shkojë te risia. Përdorimi i këtyre fjalëve, të cilat mund të kenë disa kuptime, përdoren për të justifikuar atë çka do të ishte përdorimi i shumëkahshëm i ligjit, në rast se e reja që ai kërkon të sjellë, merr forma të padëshirueshme. Kështu ligji bëhet i lehtë i përdorshëm nga politika. Çiltërsia e kërkuar nga ligji është një reminishencë e besës të shqiptarit, ku ajo që duket me atë që është janë në përputhje me njëra tjetrën. Shqiptari është i besës dhe tashmë i çiltër, pra i hapur. 73

Bourdieu, "The Force of Law: Toward a Sociology of the Juridical Field,"810.

75

Juljan Myftari

Ai nuk ka pse të jetë i fshehtë për sa kohë shqiptari ka qenë i besës, aq mё shumë tani pushteti ishte në duart e tij, të popullit dhe të tij personalisht si përfaqësues i popullit. Megjithatë, ndryshe nga më parë, kur ky shqiptar ishte i besës, si përfaqësues i vetes, tani ai është i çiltër, si përfaqësues i të tjerëve dhe jo i vetes. Ideologjia e re përdor ligjin si një tentativë për të sintetizuar një “ndjesi” të vjetër me anë të një fjale të re. Ndjesia e vjetër (pra detyrimi emotiv për të qenë i besës) merret nga një fjalë e re, e cila i ngjason me atë që shkakton detyrim te shqiptari, por është fjalë tjetër, sepse nuk ka si qëllim të ketë të njëjtën pasojë me atë që ka pasur koncepti i besës. Fjala “çiltërsia” është aq e vjetër sa të shkaktojë reminishencën e besës dhe ndjesinë emotive të saj, por është edhe aq e re sa ta projektojë tjetërkund hapjen. Hapja bëhet te populli dhe fillon nga populli, si përfaqësues i tij. Në të kundërt me këtë rrëmbim pozitiv, fjala rehati përdoret për të karakterizuar të huajën, ajo çka nuk përputhet me moralin komunist është rehatia. Rehatia lidhet drejtpërdrejt me të huajën, si të ishte një fjalë e huazuar nga kulturat imperialiste perëndimore. Fjala rehati kërkon të japё një shqetësim te qytetari, pasi në kulturën shqiptare dhe te shqiptari, fjala rehati nuk shkakton drejtpërdrejt ndjesi emotive negative. Përdorimi i fjalës rehati për të karakterizuar shfaqje të huaja, kërkon të shkaktojë kontradiktën e që qenit të papërshtatshëm të vetë individit. Individi e ka parë rehatinë si fenomen jo negativ dhe brenda vetes, tanimë rehatia i jepet atij si fenomen negativ dhe jashtë vetes. Brenda individit ka pjesë tashmё të huaja, sepse rehatia është e huaj, e huaja që është brenda tij. Kultura që kthehet në të huaj për të. rehatia, duhet kundërshtuar, sepse ajo është shfaqje e huaj për shqiptarin, ose është e kaluara që duhet mohuar si e huaj për të. Në shembullin e mёsipёrm të ligjit përdoret dhe fjala hatër pra nder, përfaqësuesi popullor nuk i bën nder askujt ai është i paanshëm. Megjithatë, për ta përfaqësuar këtë përdoret një fjalë kulturalisht e njëanshme. Hatëri është ana e keqe e nderit, hatëri është nderi i parë nga sytë e tjetrit, atij që nderin nuk e ka marrë dhe shikon se si e merr dikush tjetër, dhe pa të drejtë. Ligji vendoset i anshëm me vështruesin e aktit të përfaqësuesit të popullit. Pikërisht për të krijuar një lidhje gjuhësore me të, ai heq dorë nga formaliteti i tij për krijuar kontaktin. Hatëri, njësi e papërcaktuar ligjore, por e përdorur në kulturën e zakonshme, përdoret si komunikues i faktit që hatër tashmë nuk ka. Fjala përdoret si 76

Karakteri paideik i ligjit socialist

tranzitore, si një lloj epitafi i vetes, për të deklaruar se kultura e vjetër e ndereve (hatërit) nuk është më. Më tej përdoret dhe termi akraballëk, për të deklaruar se mendjemadhësia ndalohet me ligj. Për të edukuar përfaqësuesin e popullit pёr të mos qenë mendjemadh, sillёt argumenti se mendjemadhёsia ishte një deformim i karakterit të personit dhe në të njëjtën kohë ishte kundër ligjit, prandaj mendjemadhёsia do të ishte në kundërshtim edhe me rolin e tij si përfaqësues. Ligji merr përsipër që me terma krejt të përgjithshëm dhe të pasigurt tё rregullojë marrëdhënie kaq të rëndësishme politike dhe të dallojë rastet e mendjemadhësisë, gjë e cila është e vështirë për t’u aplikuar si koncept juridik. Kështu, këto fjalë më shumë sesa qëllim juridik kanë qëllim edukativ politik lidhur me raportin midis kulturave tradicionale, dhe asaj komuniste. Ato e projektojnë ligjin te qëllimet kulturore dhe edukative, por duke zbehur saktësinë dhe formalitetin e tij. Në Shqipërinë Socialiste, “kush nuk punon nuk ha(!)” Kjo mund të duket një shprehje e një parimi moral të përgjithshëm, i cili përcaktohej në aktet normative të kohës. Duke shkuar para në kohë, shikojmë që në nenin 13 të kushtetutës të vitit 1950 përcaktohet se "Puna për çdo shtetas të aftë për punë është detyrë dhe nder sipas parimit: "Kush nuk punon, nuk ha". E drejta si parim kushtetues përmend një parim moral, i cili është metaforik. Sigurisht që ky parim është i përgjithshëm, por përcakton me anë të një metafore pasojën e të mospunuarit. Përdorimi i një metafore kaq të fortë, e cila paralajmëron ndalimin e ushqimit biologjik, në rast se nuk je pjesë e popullit punëtor, nuk është tipike për rendet ligjore moderne, “të cilat zakonisht përdorin një gjuhë sa më pasive dhe jo personale” 74 Megjithatë, përdorimi i këtyre metaforave, mund të konsiderohet nga ana e vetë përfaqësuesve të ligjshmërisë socialiste, si shenjë e një sinqeriteti e ligjit socialist. Ata duke qenë se mendonin se ligji si i tillë ishte mjet i njëanshëm por i kamufluar me ligjërim neutral, shihnin te neutraliteti dhe formalizmi i ligjit më shumë një mashtrim sesa një paanshmëri të ligjit. Këta elementë nuk janë thjesht maska ideologjike, por janë mënyra se si operon hapësira juridike. 75 Kështu përdorimi i termave 76 të tillë Ibid.,812. Ibid., 814. 76 Për Boudrien Gjuha e ligjit shërben për të arritur dy pasoja që kane të bëjnë me elementë të neutralitetit të supozuar të ligjit; efektin e neutralizimit, pra 74 75

77

Juljan Myftari

afrues me gjuhën metaforike, edhe pse ka një qëllim të transformimit ndërmjet përdorimit të kulturës, është e pazakontë, dhe me gjasa dëmton neutralitetin, e pёr rrjedhojё natyrën e vetë sistemit ligjor. Ligji si edukues i pandërmjetësuar “Veprimtaria e gjykatave shërbente mbi të gjitha për edukimin e njeriut.46 77 Mjetet e tij edukuese nuk kufizoheshin vetëm në përdorimin e konceptit të ligjit si penalizues ndaj atij që kryente një krim, por dhe procedurat apo elementë më teknikë të veprimtarisë së gjykatave kishin një qëllim të tillë edukues. Aspekte të formës dhe formales procedurale konsiderohen në aspektin edukues: “Në bazë të dispozitave procedurale në fuqi, përcaktohet radha e gjykimit si dhe të drejtat dhe detyrat e pjesëmarrësve në proces gjatë gjykimit të çështjeve penale dhe civile, zbatimi i tyre uniformë dhe me seriozitet është faktor shumë i rëndësishëm për rritjen e rolit edukativ të gjykimit.” 78 Dispozitat procedurale që mundësonin operimin e gjykatave dhe të aktivitetit të përditshëm me anë të rregullsisë së tyre përveç aspektit funksional të organizimit të punës në gjykatë, apo të bërjes së mundshëm të procesit gjykues, kishin një rol të tillë edukues. Ato jepnin një shembull të normatives të mishëruar në një inskenim që ndodhte konkretisht. Ato i jepnin qytetarit modelin e dendësuar se si bota e normave dhe e ligjeve arrinte të prodhonte një realitet përtej parregullsive të përditshmërisë. Zbatimi i procedurave formale, përfundimisht, ishte një inskenim moralizues. përdorimi i fjalive pasive dhe jo personale dhe efektin universalizimit, pra përdorimi i indikativë modё për shprehjen e normave, constative verbs në të tashmen, dhe veta e tretë në kohën e kaluar, p.sh., pranon lejon, ka deklaruar etj. 77 AQSH, F 489, V 1990, D 97, f. 14. Në një korrespodencën që Gjykata e Lartë i dërgon Presidiumit të Kuvendit Popullor pohohet: "Nuk mund të themi se ka qenë e bazuar dhënia nga gjykata e rrethit të Durrësit e masës edukuese të zbritjes në një punë që paguhet më pak ndaj dy të pandehurve që, duke shkuar për kontroll në një nga baxho tё rrethit, përvetësojnë një sasi bulmeti dhe kapen nga policia. Në këtë rast, kur dhe gjykimi u bë para kolektivit, do të luante një rol më të madh parandalues dhënia e masës edukuese të largimit nga puna”. 78 "Analizë mbi solemnitetin e kulturën e gjykimit në gjykatën e rerthit të Tiranës," 2.

78

Karakteri paideik i ligjit socialist

Raporti i mësipërm vazhdon më tej duke pohuar se: “Zhvillimi i gjykimeve me nivel të mirë shkencor, me kulturë dhe duke respektuar dispozitat procedurale dhe normat e moralit socialist i kanё shërbyer Partisë për edukimin e masave punonjëse me ndjenjën e respektimit të ligjshmërisë socialiste ...”. 79 kjo sepse masat gjejnë te solemniteti një akt rregullsie dhe madhështie, që krijon ndjenjën e përkatësisë morale me një trup më të gjerë sesa ai personal. Procedura dhe kultura e shprehur në zbatimin e ligjit nga gjykatat, u tregojnë njerëzve se në botën e re socialiste çdo gjë është në koherencë. Rregullsia që karakterizon vetë zhvillimin ekonomik me zhvillimin e industrisë apo dhe vënia e ekonomisë agrare nën bazat e rregullsisë shkencore dhe kolektivizimit, reflektohen edhe në nivelet e organizimit të sistemit gjyqësor dhe në vetë mënyrën e gjykimit mbi zbatimin e ligjit. Duke qenë se realiteti socialist ishte kaq i rregullt dhe koherent si në aspektin ekonomik, social dhe ligjor, atëherë i vetmi nivel ontologjik, i cili të sillte pështjellime parregullsie ishte ai individual. Individi, te mënyra e zhvillimit të gjyqit, shikonte të kondensuar realitetin e zhytur në rregullsi, ku ai jetonte dhe kuptonte se qenia e tij individuale me potencialitet parregullsie, ishte ekzistencë e papërshtatshme për botën shoqërore. Kështu që, ai procesin e ndryshimit të vetes nuk e shikonte si një tradhti ndaj vetes, por si një besnikëri ndaj botës së rregullt që ligjshmëria socialiste, me anë tё industrializimit, kolektivizimit dhe vetë ligjit socialist, ia prezantonte në vazhdueshmëri. Konformizmin ndaj kësaj bote, njeriu e shikonte si proces edukimi për sa ai mund të ishte i vetmi pol i parregullt i realitetit. Në këtë logjikë, Gjykata e Lartë e kohës porosiste gjykatat e niveleve më të ulëta, se: “Kur zbatojnë masat edukuese ndaj qytetarëve nuk duhet të nisen nga leverdia personale e individit, por në radhë të parë nga leverdia e shoqërisë, 80 për më tepër, këto masa edukuese që japin gjykata duhet të përfshijnë “ndjenjën” e publikut dhe të individit ndaj të cilit merret masa. “Kur gjykatat këshillojnë apo japin masa Ibid., 1. AQSH, F 489, V 1990, D 97, “Korespondencë e Presidiumit të Kuvendit Popullor me Gjykatën E Lartë mbi mbledhjen e Presidiumit dt. 13 Janar 1990 mbi shqyrtimin e raportit të Gjykatës së Lartë "Mbi punën e bërë nga gjykatat për zbatimin e dekretit nr. 7251 datë 15.9.1988 mbi Presidumin E Kuvendit Popullor", 14.

79

80

79

Juljan Myftari

edukuese, ato duhet t’i ndjejë jo vetëm fajtori, por t’i ndjejë dhe t’i mirëpresё edhe opinioni shoqëror. 81 Për këtë mirëpritje nga ana e opinionit publik, gjykatat duhet të angazhoheshin që ajo çka ndodhte në gjykatë të ishte sa më e njohur për njerëzit. Vendimi gjyqësor nuk i takon individit apo palëve të përfshira në një gjyq, por i takonte të gjithë shoqërisë, sepse shoqëria ishte objekti kryesor i dhënies së vendimit. Në mënyrë shumë të qartë dhe të hapur, Gjykata e Lartë deklaronte se “gjykatat e nivelit më të ulët në veçanti, si dhe gjykatat në përgjithësi, në zbatimin praktik të ndryshimeve të bëra në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale, kanë mbajtur parasysh porosinë e shokut Ramiz Alia që gjyqet t’i përgatisin e t’i zhvillojnë me nivel të lartë në kolektiva punonjës, në lagje e fshatra si dhe t’i popullarizojnë sa më shumë vendimet që japin ... .” 82 Të gjitha gjykatat, të të gjitha niveleve edhe ato popullore të nivelit të fshatrave apo lagjeve, edhe ato të niveleve më të larta të rretheve, duhet patjetër të edukonin shoqërinë me anë të vendimeve të tyre, gjyqet duhet të zhvilloheshin me nivel të lartë kulturor e procedurale dhe publiciteti i tyre duhet të ishte sa më i madh, në mënyrë që impakti ndaj individit dhe shoqërisë të ishte ai i prituri. E njëjta gjë mund të thuhet për raportin e gjykatës së Korçës me titull "Mbi gjykimin e çështjeve me solemnitet dhe kulturë në Gjykatën e rrethit të Korcës për periudhën 5 mujore 1980", ku lexojmë se: "Kontrolli i organizuar nga Gjykata e Lartë në muajin Tetor të vitit të kaluar në gjykatën tonë , lidhur me respektimin e përpiktë të dispozitave me karakter procedural dhe të orientimeve të partisë dhe shokut Enver, të dhëna për këtë qëllim, qe një ndihmë e mirë dhe konkrete për gjithë punonjësit, si për kuptimin e rëndësisë politiko-edukative të gjykimit me solemnitet dhe kulturë, ashtu dhe zbërthimin dhe kuptimin e drejtë të normave me karakter procedural." 83 Për më shumë, Arianit Çela, dërgues i raportit pranë Presidiumit të Kuvendit Popullor e përforcon idenë e tij për rolin edukativ që proceset dhe vendimet gjyqësore kanë në thelb të Ibid. Ibid. 83 AQSH, F 493, V 1981, D 18, "Analizë mbi solemnitetin e kulturën e gjykimit në gjykatën e rrethit të Korçës,"4. 81

82

80

Karakteri paideik i ligjit socialist

natyrës së tyre. Ai bën një vërtetim të saj duke pohuar se si efektshmëria ka si shkak format e edukimit në procesin gjyqësor ashtu dhe mungesa e efektshmërisë ka si shkak mungesën e formave të duhura të propagandës. Ai shprehet se aty ku konstatohen probleme, kjo ndodhte për faktin se “jo në të gjitha rastet e dhënies së masave edukuese apo të dënimeve të formës së prerë janë përdorur forma pune me karakter propagandistik ... 84 Gjykatat duhet ta luanin rolin e tyre edukues, por kur kjo bëhet pa elementet propagandistikё, masat edukuese janë krejt të paplota, vendimet dhe masat edukuese pa ndikimin psikologjik të duhur ndaj publikut janë jo efektive. Procesi i edukimit del i qartë si për masat e gjera, ashtu edhe për vetë juristët profesionistë që angazhoheshin në gjykimdhënie. Ata jo vetëm duhet të edukonin të tjerët, por dhe duhet të edukonin veten e tyre. “Në mënyrë që legjitimimi të funksionojë, ai duhet të jetë më shumë sesa një mjet për të mashtruar masat. Vetë ata që kërkojnë legjitimim, duhet të besojnë aq sa gjithë të tjerët.” 85 Kjo nuk konsiderohej vetëm si mjet për të qenë adekuat ndaj pushtetit të partisë, por dhe si mjet i domosdoshëm profesional për juristin. Juristi mund të kuptojë (njohë) ligjin dhe normën vetëm nëse përmbush procedurat e solemnitetit të prejardhura nga lart. Juristi pasi edukohej me solemnitetin e ritualit mund të kuptonte normën dhe procedurën e saj. I ngritur në solemnitetin e ritualit, ai mund të rrokё porositë e Enver Hoxhёs dhe partisë dhe vetëm pas kësaj, ai mund të kuptojё se cila është përmbajtja. Partia jepte përmbajtjen e formës (procedurës), por më e rëndësishme sesa vetë përmbajtja e kësaj forme, ishte solemniteti ritual dhe porositë e Enver Hoxhёs pa të cilat, norma vetë nuk mund të kuptohej nga ana e juristit. Janë ato që krijojnë kontekstin e përmbajtës dhe i japim kuptim përmbajtjes së saj.

Ibid., 15.] Rodney S. Barker, Legitimating Identities : The Self-Presentations of Rulers and Subjects (a Cambridge, UK ; New York: Cambridge University Press, 2001), 44.

84 85

81

KAPITULLI I DYTË LIGJI SI KRIJUES IDENTITETI Në bibël e para ishte fjala dhe nga fjala doli bota. Në shtetin komunist, rolin e fjalës e luante ideologjia e jetësuar në ligj. Ligji krijonte realitetin të limituar tek ai. Fjala ishte kodifikuar në ligje dhe ajo ishte krijuesja. “Mendimi rreth ligjit dhe marrëdhënieve ligjore ndikon në kuptimin që njerëzit kanë për veten dhe në kuptimin që njerëzit kanë për njëri tjetrin. 86 Ligji është një mjet njohjeje dhe kjo ndikon edhe në njohjen që kategori të caktuara kanë për veten. "Ligji jep forma të të parit dhe të njohurit. 87 Nga ana tjetër dhe ligji e ka të nevojshme që subjektet e tij të jenë të identifikuar qartë dhe të vet-identifikohen qartë, në të kundërt vetё sistemi ligjor do të tё kishte defiçenca në funksionimin e tij. Sistemi ligjor shqiptar, ashtu si sistemet ligjore në përgjithësi, i impononte realitetit dhe përdorte nga realiteti shoqëror identitete specifike kolektive. Ky krijim dhe përdorim ndodh për sa kohë këto identitete i nevojiten sistemit ligjor dhe ai është në gjendje që, duke përcaktuar koordinatat normative të krijojë apo të rikrijojë përmbajtjen e tyre. Veçori e dallueshme e 86 87

Sarat and Kearns, Law in the Domains of Culture, 7. Ibid.

83

Juljan Myftari

ligjeve shqiptare të kohës ishte kërkesa e vazhdueshme për identitet, tё cilёn e gjejmë që në nenet e para të kushtetutës të vitit 1976. Aty mund të dallojmë një prirje të fortë për vetë-etiketim, për gjetjen e emërtimeve të realitetit duke filluar nga emërtimi i vetë shtetit. Shteti kështu vetё-pagëzohet, duke gjetur vetё-legjitimitet te ligjet dhe normat që nxjerr. Shteti kërkon që historinë ta paraqesë në ligj, madje historinë ta bëjё me anë të ligjit. Në nenin 3 të "Kushtetutës së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë" shprehimisht thuhet, se: ““Partia e Punës e Shqipërisë”, pararoja e klasës punëtore, është forca e vetme politike, udhëheqëse e shtetit dhe e shoqërisë.” Me tej në nenin 5 sanksionohet që: "... I gjithë pushteti buron nga "populli punonjës". Ky popull punonjës në imagjinatën e ideologjisë ishte një entitet koherent dhe i njëjtësuar me veten. Ideja e krijimit të popullit punonjës, si identitet vendoset në normë kushtetuese duke e paraqitur këtë identitet, si kategori paideike e vetë ligjit. Norma reifikonte entitete, të cilat përshkruheshin kinse si të dëshirueshme dhe që nga ana tjetër ishin ekzistuese si lokuse politike. Kështu, në këtë rast i dhurohej një natyrë e arritur asaj që kërkohej të arrihej, si legjitimim i së tërës. I gjithë korpusi ligjor më tej vazhdon të ketë një strukturë gjeometrike mbi baza entitetesh të reifikuara politikisht, “sepse ajo që mund të thuhet e të mendohet, duhet të ekzistojë” 88 dhe ajo që thuhet e sanksionuar në ligj duhet të ekzistojë me doemos, sepse sa më shumë që ligji i shkruar është paraqitje e moralit dhe ideologjisë dhe “vet-identitetet sociale formatojnë perceptimin që ka individi për veten. 89 Përcaktime të tilla janë ngushtësisht funksionaliste dhe heqin mundësinë e një vetё-referencialiteti të pjesës pa i’u raportuar shtetit apo të tërës. Është një supozim klasik që identitetet shoqërore prodhojnë një realitet social homogjen, “sepse ato shërbejnë si spiranca nga ku anëtarët e grupit marrin atributet personale. 90 Karakteristikë thelbësore e këtyre krijimeve identitare ishte se ato nuk kishin karakter autonom, madje as pasi ishin krijuar, por gjithmonë kishin një karakter funksional ndaj Parasokratikët, trans. Anton Papleka (Tiranë: Plejad, 2010), 86. Tom Postmes et al., "Individuality and Social Influence in Groups: Inductive and Deductive Routes to Group Identity," Journal of personality and social psychology 89, nr. 5 (2005). 90 Ibid. 88 89

84

Ligji si krijues identiteti

tërësisë. Në këtë mënyrë identitetet kërkonin gjithmonë dhe në mënyrë të vazhdueshme përplasje te vetë shteti, pasi nuk ishin të ndërtuara si të vetëmjaftueshme apo si atomike. Shteti komunist kishte kujdes që identitetet që krijonte të mos ishin pikë ndalese e ndërmjetme midis tij dhe individëve. Duke e përcaktuar aktin e ligj shpalljes si moment jo-kohor, formimi i identitet reflektohej si akt i ligjit, pra punëtorët, fshatarët, kulakët kishin qenë gjithmonë, por jo përpara se ligji t’i shpallte ato, pasi ligji ishte jo-kohor. Ky aktivitet krijues dhe njëherësh konstatues i ligjit në shtetin komunist, kishte pikërisht qëllimin që ta bënte ligjin deklaruesin e identiteteve politikisht të “leverdishme”, si gjithmonë të qenë dhe befas të zbuluar. Ashtu si në histori, epoka "para-erës-sonë" vjen pas epokës "pas-erës-sonë", në kuptimin që vetëm në shekullin e gjashtë pas erës sonë u krijua koncepti i "para-erës-sonë", ashtu edhe identitetet krijohen nga bota normative, në të cilën vepron subjekti. Vetë bota normative vepron mbi subjekte që rreket t’i krijojë, ajo vetë i "flet" subjektit të cilit pretendon që ekziston, por në të njëjtën kohë këtij subjekti që i referohet sikur nuk është krijuar rishtazi, kërkon të mos i japë legjitimitet përfundimtar, për sa kohë kërkon diçka nga ai. Identitetet konkrete si individuale ashtu dhe klasore apo shtresore, krijohen me qëllim për të ndërtuar një kozmos për vetë sistemin ligjor, i cili kërkon të ketë entitete gjysmё "kantian" e gjysmë "dostojevskian". Këto entitete mund të përbëjnë botën e jashtme të ligjit, ku ai mund të gjejë referentët jashtë tij. Sigurisht ky aspekt është pothuajse tërësisht i mohuar në përmbajtjet e ligjeve konkrete të së drejtës socialiste të kohës, dhe jo thjesht për faktin se ligji e ka të papërshtatshme të përdorë aspekte meta-ligjorë brenda vetë normës konkrete, por për një arsye të mirëfilltë të botëkuptimit filozofik. Siç kemi vënë në dukje shpeshherë, ideologjia materialiste e kohës edhe pse mund të pranonte një rol aktiv të pjesëve të superstrukturës, siç ishte sistemi ligjor, ajo nuk mund të pranonte një rol gjenetik të ligjit. Pra, ligji, si pjesë e superstrukturës nuk mund të krijonte entitete, ai vetëm mund t’i gjente ato në realitetin historik. Por në realitet ajo e bënte këtë, madje me një intensitet të pazakontë. Duke iu referuar shprehjes të një studiuesi të emigruar nga një vend socialist si Bashkimi Sovjetik, Zigmund Bauman shprehet: "Po të isha akoma në Bashkimin Sovjetik, do ta dija me siguri çfarë isha. Në qoftë se do të isha bërë anëtar i Bashkimit të 85

Juljan Myftari

Shkrimtarëve Sovjetikё, do të isha një shkrimtar, në qoftë se jo, atëherë nuk do të isha shkrimtar.” 91 Rrjedhimisht në qoftë se nuk ishte anëtar i kooperativës nuk ishte fshatar, nëse nuk punoje në organet shtetërore nuk ishte intelektual etj. Mos-qenia anëtar në këtë organizim ligjor, nuk është se thjesht nuk të bënte anëtar i atij kolektiviteti duke u kthyer në një mos-anëtar, por të le në një gjendje të papërcaktuar. A-nomosi përkthehej menjëherë në një anonimitet, e jashtëligjshmja në një mos ekzistencë, pra në pamundësinë e çeljes si dukje. Kjo mungesë përcaktimi nuk është thjesht një mungesë klasifikimi të anëtarit si pjesë e një grupi, por është mungesë përcaktimi si identitet i vetes. Ajo nuk cenon pozicionim gjeografik social të personit, pasi shkakton pamundësinë e ravijëzimit strukturor të brendshëm të tij. Sic përmendëm dhe më sipër fakti që shqiptarët kanë qenë përgjithësisht analfabetë, kur erdhi në pushtet regjimi komunist krijoi lehtësi në krijimin e identitetit me anë të fjalës, sepse modernizimi dhe industrializim e kanë të domosdoshme fjalën e shkruar. Kështu që fjala e shkruar ishte pjesë e pashmangshme e jetës së re. Fjalën e shkruar njerëzit e mësonin nëpërmjet shkollave, të cilat kishin karakter të fortë ideologjik (pro pushtetit). Duke qenë se në botën industriale fjala është mbi të gjitha fjalë e shkruar, ajo përbën një pjesë të rëndësishme të "fjalës" në përgjithësi. Me tej, duke qenë se fjala si përfaqësuese dhe ndërtuese e koncepteve përbën një nga elementet kryesorë të ndërtimin të unit të "vetëdijshëm", atëherë ajo përcakton dhe raportin psikologjik që njeriu ka me botën. Uni i vetëdijshëm *8është ajo pjesë e psikes e cila vepron sipas parimit të realitetit, pra si të thuash ka të bëjë me vetë-konjicionin e njeriut dhe e lidh atë me botën. Duke qenë se njeriu njeh si botë reale atë që i thotë Uni dhe njeriu shqiptar ndërtonte Unin e tij edhe si pasojë e fjalës së shkruar që ishte monopol i pushtetit, sepse analfabetizmi ishte mundur nga ky sistem, atëherë kuptohet se “shqiptari” e ndërtonte realitetin sipas narracionit marksist-komunist. Domëthënë në këtë suazë është një artikull të gazetës "Mësuesi", në të cilin një person me emrin Dilaver Kuka, tregon përvojën e tij se si ka dalë nga analfabetizmi. 91 Zygmunt Bauman, "Intellectuals in East-Central Europe: Continuity and Change," East European Politics & Societies 1, nr. 2 (1987), 163. * Për këtë koncept shiko Freud, Sigmund. Metapsikologjia. Tiranë Fan Noli, 2005.

86

Ligji si krijues identiteti

Ai tregon se pati vështirësi jo të vogla në fillim dhe me tej se si i kaloi këto vështirësi dhe si ndodhi momenti i kthesës. Momentin kur ai u bind se të gjitha vështirësitë për "gjuhën" tejkalohen. Personi në fjalë rrëfen se një ditë kishte dashur të dilte nga një godinë, dera e të cilës ishte mbyllur, por paaftësia e tij për të lexuar ia kishte pamundësuar përkohësisht daljen, sepse mënyra e hapjes së derës ishte shkruar te dera. "I mbylluri" tregon momentin kur një oficer, i cili ishte shpëtuesi i tij i kishte thënё ; “Po të kishe ditur, do të lexoje se si hapet dera. Ja aty është shkruar (!)” 92 Pra, në mënyrë të pakundërshtueshme personazhi i mësipërm e sheh shprehjen e fjalës, si hapje për të dalë jashtë në botë, për të krijuar njeriun, i cili në gjendje të mbyllur nuk është plotësisht njeri. Fjala e shkruar është një derë, një hapje ndaj botës dhe një kontakt me të. Fjala e shkruar është hapje ndaj botës për të qenë një hapje ndaj vetes dhe kjo hapje është një nga karakteristikat thelbësore për të qenë "njeri". Njeriu krijohet nga porta që hap ideologjia komuniste dhe kontakti me botën dhe me veten më pas, bëhet nëpërmjet ideologjisë komuniste. Jo më kot aty vjen oficeri, me gjasë komunist, i cili hap derën e këtij individi të mbyllur. Oficeri është figurë që jep siguri. Jo vetëm nga pikëpamja fizike, por dhe e përcaktimit identitar. Çdo oficer e di vendin e tij dhe identiteti i tij është i mirëpërcaktuar. Ndërsa njeriu i cili nuk di të shkruaj dhe as të dalë nga dhoma, është i mbyllur ndaj shoqërisë dhe pret t’i japin një identitet për ta përfshirë në shoqëri. Oficeri nga ana e tij është disi mirëdashës, por ai dukshëm flet nga një pozicion superior. Ai e njeh vendin dhe veten sepse di të lexojë kontekstin. Risia krijohet si identitet me veten. Të resë i duhet një legjitimim, një arsye për t’u konsideruar si e ardhur në botë, për të ekzistuar dhe në të njëjtën kohë i duhet të mos ketë pasur qenie paraprake. Fiksimi më i mirë i kësaj nevoje për identitet bëhet fjala e shkruar dhe sidomos në paraqitjen autoritare të saj te ligji. Këto identitete të reja janë të pandalshme dhe kanë forcë politike të pamasë pasi janë të sigurta për veten dhe vendin e tyre në shoqëri. "Ortek mbi çdo ortek ngrihet njeriu ynë i ri i edukuar dhe i kalitur me mësimet e Partisë dhe Tuajat, shoku Enver."48 93

Astrit Karadaku, "Sa vlerë ka shkolla?," Gazeta Mësuesi ( 9 Janar 1981), 3. "Letër drejtuar Enver Hoxhës nga Komiteti I Partisë rrethi Lushnjë dhe Këshilli Popullor rrethi Lushnjë," Gazeta Mësuesi (16 Janar 1985), 1.

92 93

87

Juljan Myftari

Emërtimet dhe emrat “Emrat janë elemente simbolikë të vetë peizazhit që pasqyrojnë qëllime abstrakte apo konkrete kombëtare dhe lokale.” 94 Emrat ekzistojnë brenda një konteksti shoqëror dhe nuk shërbejnë vetëm për të dalluar në mënyrë pasive një entitet material nga tjetri. Emrat nuk janë si numrat që nazistët u vinin hebrenjve për t’u hequr identitetin e tyre. Emrat bëjnë të kundërtën, emrat rikthejnë identitetet krejtësisht vetjake dhe u japin personave apo objekteve një cilësi më shumë sesa veçanësinë e kulluar në raport me ambientin. Emri mund të kontribuojë për t’i shtuar një cilësi personit apo objektit mbi të cilin vihet. Ai mund të kthehet nga veçues i të emërtuarit në cilësor social të tij. Jo më kot që në vitin 196 Presidiumi i Kuvendit Popullor miratoi njё vendim tё veçantё pёr emёrtimet, duke vlerësuar emërtimin e institucioneve, ndërmarrjeve etj., si “një mjet i rëndësishëm për përjetësimin e ngjarjeve dhe të figurave të shquara të popullit tonë, për ruajtjen dhe zhvillimin më tej të traditave patriotike revolucionare të tij dhe edukimin e masave punonjëse me këto tradita, dhe me qëllim që të bëhet një punë më e organizuar dhe e studiuar për emërtimet.” 95Presidiumi kërkonte që lidhja midis objekteve dhe njerëzve të bëhej me anë të një rregullatori normativ dhe projektimi i sjelljes së dëshirueshme të fitonte një identitet objektiv te objekti. “Përcaktimi i emrave të vendeve lidhet ngushtësisht me ndërtimin e kombit dhe formimin e shtetit,” 96 madje kjo është e vërtetë edhe për emrat e objekteve, të cilat vijnë si risi në jetën sociale të shqiptarit të periudhës komuniste. Kjo sepse vetëpërcaktimi i emrave ka qëllim të dyfishtë; pikë së pari “kërkon të përcaktojë një vazhdimësi apo esencializëm dhe nga ana tjetër, përcakton epokalizëm dhe ndryshim.” 97 Vetë esencializmi ka të 94 Saul B Cohen and Nurit Kliot, "Place-Names in Israel's Ideological Struggle over the Administered Territories," Annals of the Association of American Geographers 82, nr. 4 (1992), 1. 95 Vendim i Presidiumit të Kuvendit Popullor, nr. 201, datë 1.7.1969, Ndryshuar me Vendimin 292, datë 21.1.1983. Shih gjithashtu: "Për emërtimet." Gazeta Zyrtare, no 1 datë 21.1.1983. 96 "Place-Names in Israel's Ideological Struggle over the Administered Territories," 1. 97 Ibid.

88

Ligji si krijues identiteti

bëjë me kërkesën e regjimit komunist për të garantuar një vazhdimësi të ekzistencës unike të shqiptarit nëpërmjet historisë *, ndërsa përdorimi i emrave të rinj me karakter ideologjik komunist, apo dhe vënia e emrave të përveçëm të personave apo ngjarjeve, tё cilёt kishin lidhje të drejtpërdrejtё me ideologjinë apo periudhën komuniste luan rolin e dytë, atë të sigurimit të epokalizmit dhe të ndryshimit. Me anë të vendosjes së emrave ndaj objekteve dhe vendeve, regjimi komunist përcaktonte se nën regjimin e tij jetonte një popull i dallueshëm nga të tjerët dhe se ky popull arrinte të identifikohej në plotësinë e tij, vetëm me anë të ndryshimit që ideologjia komuniste solli në histori. Për vendosjen e emrave të udhëheqësve apo patriotëve të shquar, të vdekur apo të gjallë, të vendit apo të huaj, duhet më parë të merrej pëlqimi i Këshillit të Ministrave. 98 Në tentativë për të hyrë në intimitetin e identitetit personal, në vitin 1975, me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor (nr. 5339, datë 23.9.1975), pushteti ligjor kërkoi të kthejё emrat e njerëzve, madje dhe mbiemrat, në epitete politikisht të pranueshme. Pasi kishte përcaktuar se objektet do të kishin emra të përshtatshëm, me qëllim që të krijohej një peisazh ideologjik orientues në hapësirën e njeriut, pushteti, kërkoi të vendoste mbi identitetin personal të asaj çfarë kishte ngelur nga individi, duke e kthyer emrin në mbiemër e më tej, në një shtojcë, në një epitheton me anë të së cilit individi arrinte tё merrte cilësinë e të qenit një simbol lëvizës. Rregjimi i kohës me sa duket kaloi nga faza e përdorimi të veprave apo heronjve, të cilёt jepnin shembullin drejt së dëshiruarës dhe së mirës, te krijimi i vetë simboleve lëvizëse. Individi (pa qenë i tillë) mund të bëhej një simbol-trup lëvizës, një qenie pothuaj mitologjike që mund të mos kishte asnjë cilësi konkrete, përveç emrit të saj. “Kështu, me qëllim që të ruhen dhe të forcohen traditat kulturore përparimtare vendosen emra dhe mbiemra me përmbajtje të shëndoshë politike, ideologjike dhe morale.” 99 Ata që Përdorimi i emrave të heronjve të periudhës parakomuniste, si Skenderbeut apo fiseve Ilire luante dhe luan këtë rol. 98 Vendim i Presidiumit të Kuvendit Popullor, nr. 201, aatë 1.7.1969, ndryshuar me Vendimin nr. 292, datë 21.1.1983, neni 5. 99 "Dekret i Presidiumit të Kuvendit Popullor. "Për ndërrimin e emrave dhe mbiemrave të papërshtatshëm", nr. 5339, datë 23.9.1975." *

89

Juljan Myftari

kishin emra jo të përshtatshëm duhet t’i ndryshonin këta emra dhe ky përbënte një përcaktim normativ ligjor. Kjo norm detyronte të gjithë ata që kishin emra me ngarkesë kulturore dhe politike t’i ndryshoni. Në mënyrë urdhërore, - “shtetasit që kanë emra të papërshtatshëm në vështrim politik, ideologjik dhe moral si dhe mbiemrat përçmues, detyrohen t’i ndërrojnë!” 100 Ta ndërrosh emrin e papërshtatshëm konsiderohej një detyrë, pasi ky emër perceptohej si një epitet i papërshtatshëm dhe turbullonte gjeografinë e identiteteve shoqërore, të cilat duhet të ishin konform me të tjerët dhe të ngjashme me njëra tjetrën. Ta ndryshoje emrin ishte gjithashtu detyrë ndaj vetes, sepse të pasurit e një emri jo të përshtatshëm politik rrezikonte të dukej si publikim ndaj botës së identitetit të palejueshëm. Mbajtja gjallë e këtyre identiteteve të fshehur, apo të deklaruar nga emrat, evokimi i herëpashershëm i tyre ndalohej me akt normativ, pasi dihet rëndësia që ka emërtimi dhe evokimi zanor në raport me ndjesitë psikologjike, por dhe simbolike te personi. Kur vjen fjala për banorët e rinj të republikës socialiste, pushteti popullor e ka më të lehtë, pasi atyre nuk u shndërrohet emri në një tjetër, por vetëm pagëzohen sipas rregullave të republikës socialiste. Në këtë rast, kur ka lindje të reja ata duhen “pagëzuar” në mënyrë të përshtatshme ose të paktën jo në kundërshtim me kontekstin socialist. Nëpunësi i gjendjes civile nuk lejohej të regjistronte lindjen e fëmijës, së cilës deklaruesi kërkonte t’i vinte një emër të papërshtatshëm në vështrimin politik, ideologjik e moral. 101 Akti i vënies së emrit politikisht të papërshtatshëm ishte një aktq që po e quajmë armiqësor. Akti i vënies së një emri ideologjikisht të papërshtatshëm ishte një akt kundër dijes që ideologjia kishte dhuruar, ndërsa akti i vendosjes së një emri të papërshtatshёm nga ana morale ishte një turp i papranueshëm për shtetin, i cili si politikisht, si ideologjikisht ashtu dhe moralisht kërkon koherencë dhe identitetet të mirëpërcaktuar. Ajo çka i rëndon këto akte është fakti se ato do të kishin pasoja mbi krijesat e reja, të cilat nuk kishin zgjedhur emërtime aspak të dëshiruara. Ajo që e rëndon akoma dhe më tej një akt të tillë është fakti që krijesat e sapoardhura janë simboli i të resë dhe kështu nuk mund të emërtohen ndryshe, por në përputhje 100 101

Ibid. neni 1 Ibid. neni 3

90

Ligji si krijues identiteti

me revolucionin që përfaqëson këtë të re. Ato nuk mund t’i pagëzojmë sipas shëmbëlltyrave të feve të vjetra, sepse kanë ardhur në jetë pas (madje dhe si pasojë e) revolucionit. “Me kalimin e afatit 30 ditor, regjistrimi i lindjeve bëhet me vendim të këshillit popullor ose komitetit ekzekutiv të fshatit ... , duke i vënë fëmijës emër të përshtatshëm. 102 Kështu, fëmija i cili përndryshe do të ishte, në mënyrë të pafajshme, me “identitet” të papërshtatshëm për shkak të një veprimi të tjetër kujt, “pagëzohet” nga këshilli popullor i popullit punonjës ose nga vetë organi i komitetit ekzekutiv. Fëmija që lindte si mëkatar i pafajshëm, arrin të shpëtojë nga mëkati i paraardhësve. Nuk është e tepërt të themi se fanitet elementi fetar i regjimit komunist i cili përngjan me Mesian që shpëton me ndërhyrjen e pushtetit të popullit mëkatarët nga faji i të qenit të lindur. Ndërsa prindërit e tij janë shembulli i Adamit dhe Evës, të cilët mëkatojnë si individë të përveçëm, sepse Zoti i dha vullnetin e lirë, kurse pushteti popullor bën rolin e vetë Zotit i cili u jep emra sendeve dhe njeriut. Emra që do të i shpëtojnë ata nga mos pranimi në botën sociale (!) Identitetet pozitive, si legjitimitet i pushtetit Legjitimiteti krijohet si pasqyrim i një refleksioni mbi veten, dhe udhëheqësi nuk është më person fizik por një metafizik. Duke qenë se komunizmi shqiptar mbartte një filozofi materialiste, atëherë identiteti i krijuar nga pushteti komunist ishte metafizik i fizikes. Ishte fotografi′ apo refleksion i vetë-qenies fizike me kufijtë e saj truporё. Legjitimimi i pushtetit vinte si krijim i një identiteti, i cili përfaqëson të mirën e një personi, i cili përfaqëson një tipologji personash ose disa persona që përfaqësojnë tipologji të afërta personash. Qeveritarët ia legjitimojnë vetes së tyre dhe bashkëpunëtorëve të tyre pozicionin dhe pushtetin që kanë, po aq sa ia legjitimojnë atë edhe atyre që qeverisin. 103 Krijimi i identiteteve të mira shërben për legjitimimin e pushtetit nëpërmjet ngjashmërisë së identiteteve midis tyre dhe pushtetit. Këto krijime identiteti nuk kryhen vetëm për të siguruar një taksonomi shoqërore, por mbi të gjitha, për të garantuar një Ibid. Barker, Legitimating Identities : The Self-Presentations of Rulers and Subjects, 34. 102 103

91

Juljan Myftari

marrëdhënie midis personave të cilët arrinin të kishin marrëdhënie midis identitetesh, pra arrinin t’i referoheshin gjuhësisht ambientit që i rrethonte. Regjimi komunist i dha një emër vetes dhe tjetrit, kontribuoi për t’i dhënë një emër subjekteve dhe objekteve që rrethojnë njeriun, duke i koordinuar atij lëvizjen. Pushtetari dhe populli kanë marrëdhënie midis tyre, ndahen dhe bashkohen. Vetë legjitimimi është një karakteristikë e brendshme e qeverisjes, ashtu si adhurimi është një karakteristikë e besimeve fetare. 104 Pra, pa përcaktuar identitetet pushteti nuk mund të funksionojë pasi vetë funksionaliteti i tij sistemik presupozon ndarjen e subjekteve funksionalë. E kundërta do të ishte një kaos që do të sillte rënien apo do ta bënte të pakuptimtë ekzistencën e pushtetit. Nëse dikush nuk beson ose nuk njeh dikë apo veten, si bartësin e një identiteti të caktuar, nuk ka argument apo ligj që mund t’i japë legjitimitet. Madje ky besim bazuar tek identiteti mund "të shtrihet në kategori personash 105 si te komunistët, proletarët, fshatarët apo gratë, identitete të cilat shërbejnë për vet legjitimimin. Sigurisht pushtetit i duhen identitetet të cilat të jenë pro kolektivitetit dhe jo të lidhura me apo vektorialisht kah individi. Në këtë mënyrë ai mund të realizojë ngjizjen e besimit tek i vetmi aktor që ekziston materialisht, pra tek individi. Regjimi e ka të pamundur të bëjë pa individin, pasi ai është vendndodhja materiale nga vjen lëvizja dhe ku ushtrohet pushteti. Megjithatë, pushteti përfiton nga një karakteristikë e mrekullueshme që përshkon individin njerëzor, njeriu është qenie me identitet problematik, Legjitimimi dhe identifikimi janë procese të lidhura së brendshmi dhe secili mund të kuptohet pa u lidhur njëra me tjetrën. 106 I dënuar të jetë qenie me identitet të papërcaktuar, njeriu e shikon identitetin si kërkesë, si nevojë e diçkaje që nuk e zotëron përjetësisht dhe me kërkesën e tij për identitet ai legjitimon dhe ata që i shërbejnë atij për ta përfituar këtë identitet. Ai ka nevojë të njihet nga diçka jashtë tij. Kjo nuk është një kërkesë “estetike” e njeriut. Njohja e duhur nuk është vetëm një kortezi që i bëjmë të tjerëve. Ajo është një nevojë jetësore

Ibid., 30. Ibid., 32. 106 Ibid., 24. 104 105

92

Ligji si krijues identiteti

e njeriut. 107 Këto njohje në shoqërinë moderne të komunikimit të shpeshtë dhe masiv, si dhe të lëvizjes fizike të ligjit, medias dhe pushtetit, bëhen elementë thelbësorë të vetё-njohjes, ato i japin përgjigje, si nevojës për dallim ashtu dhe asaj për ngjashmëri. Ndjesia e vetes si mbartëse e një identiteti të veçantë përforcon identifikimin e vetes me të tjerët, të cilёt i shikon si të ngjashëm.” 108 Procesi i krijimin të identitetit që lidhet me legjitimimin shkon në favor të pushtetmbajtësve. Legjitimimi është një shqetësim i vazhdueshëm për ata që drejtojnë, ndërsa për ata që qeverisen është i herëpashershëm. 109 Kështu që nuk kemi pse të pretendojmë që në çdo rast dhe për çdo rast, njerëzit të sillen si thotë ideologjia apo identiteti që ideologjia dhe pushteti i jep. Që një identitet i krijuar vertikalisht të funksionojë nuk ka nevojë që ai të shfaqet në sjellje dhe mendje në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandalshme. Nisur nga fakti që ata që drejtojnë kujdesen në mënyrë të vazhdueshme për vetё-identitetin e tyre legjitimues, ndërsa nënshtetasi i zakonshëm nuk e bën këtë, mund të kolaudojmë se nënshtetasit e zakonshëm janë në disavantazh për sa kohë pushtetarët e kanë legjitimimin dhe vetё-legjitimimin si shqetësim dhe aktivitet konstant, kurse ata vetë e kanë të shkëputur në kohë. Ky pohim ka si implikim faktin se legjitimimi i pushtetarëve dhe identiteti i tyre është më i fortë, dhe nga ana tjetër, për të ndërtuar identitetin e duhur, të nënshtetasit i duhet më pak energji, sepse për këtë mjafton një energji e shpenzuar në mënyrë diskrete dhe jo të vazhdueshme. Kështu nënshtetasi ndërtohet si identitet politik i përshtatshëm për pushtetin, edhe në rast se ky identitet jashtësohet jo në mënyrë të vazhdueshme, por diskrete. Kjo, sepse identiteti i legjitimuar si qytetar presupozon një mungesë nevoje për legjitimin e vazhdueshëm të identitetit. Kështu, ideologjia arrin të krijojё një realitet, i cili qytetarit i duket shpeshherë si i rremë, por që përkundrazi për ideologjinë është i plotë. Vetë identifikimi, që qytetarit i duket i pjesshëm është i plotë ndaj pushtetit. Këto identitete edhe pse në dukje krejt sipërfaqësore apo diskrete janë pikërisht ato që përbëjnë realitetin. Amy Guttman, "Multiculturalism: Examining the Politics of Recognition," Princeton UP, Princeton (1994): 26. 108 Barker, Legitimating Identities : The Self-Presentations of Rulers and Subjects, 36. 109 Ibid., 106. 107

93

Juljan Myftari

Nënshtetasit i duket sikur arrin t’i bëjё bisht ideologjisë, sepse vetëm herë pas here është, proletar, komunist, grua apo fshatar, kur në fakt ai është aq proletar, komunist apo fshatar sa i duhet pushtetit të jetë i tillë. Dhe nëse nёnshtetasi percepton që pushteti nuk ka ndikuar "realisht" në identitetin e tij, kjo rrjedh se ai hamendёson se pushteti kurrsesi nuk mund të ekzistojë pa identitetin e tij si proletar, komunist apo fshatar, por derisa pushteti ekziston, atëherë ky identitet ekziston edhe pse individi mund të mendojë të kundërtën. Nga ana e tij, pushteti krijon identitete me anë të fjalës publike, si mjet për të ndërtuar konceptin e sovranit tek individi i zakonshëm. Ky individ duke qenë se krijon identitetin tipik personal me anë të tipit, ai është komunist, proletar apo fshatar, ai është bartës i sovranitetit dhe pushtetit mbi vetë shtetin. Krijimi i identitetit të punëtorit Në kushtet kur klasa e punëtorëve ishte rritur si numër 25 herë në krahasim me periudhën e paraçlirimit, 110 ndodh një tentativë të kalimit nga proletari te punëtori, pra nga qenia që përkufizohet si mospasje, te qenia që përkufizohej si ndërgjegje dhe veprim. Komunizmi, ndër të tjera, ishte dhe një tentativë për të mbyllur negativitetin e identitetit të proletarit dhe kthimin e tij në punëtor. Duke qenë se proletari (fjala proletar vjen nga prole, që do të thotë ai që "zotëron" vetëm pasardhësit e tij dhe asgjë tjetër) kishte identitet negativ, domethënë ai përkufizohej si dikush që "nuk" kishte diçka, nuk kishte një pasje, pra nuk kishte një karakteristikë. Ky përkufizim negativ, ishte i domosdoshëm fillimisht t’i jepje proletarit një karakteristikë identitare. Pra, shteti i proletarëve vetë kishte nevojë të realizonte një identitet pozitiv të proletarit. Megjithatë, problematika e identifikimit të një grupi njerëzish, ose të një grupi individësh, shfaqet për sa kohë pranohet një pamundësi e caktuar e tyre për këtë vet-identitet. Duke qenë se shteti komunist rrekej t’i ri-përkufizonte identitetet, dhe atij i duhej një karakteristikë pozitive tashmë për përkufizim, pra jo thjesht të punëtorit si diçka negative përballë pronarit. Ajo Isa Rama, "Disa tipare të zhvillimit të aleancës së klasës punëtore me fshatarësinë në vendin tonë," Konferenca Shkencore mbi problemet e Kushtetutës. Shtëpia botuese "8 Nëntori"(1976), 179.

110

94

Ligji si krijues identiteti

karakteristikë që mund të përdorte ishte jo thjesht njeriu që mendonte, por njeriu që vepronte. Kjo sepse njeriu që mendonte, apo Homo Sapiensi, ka një substrat esencial të vetёndërgjegjësimit të gjendjes së tij, jo si Homo Faberi, i cili është njeri që vepron dhe nuk karakterizohet nga kjo vetё-ndërgjegjje e shkëputur nga veprimi, apo rrethana. Sistemi duhej t’i jepte këtë identitet njeriut si qenie vepruese, pikërisht sepse Homo Sapiensi nuk del në histori, ai është atje, dhe nuk e ka të nevojshme një lëvizje të gjerë politike për t’u identifikuar dhe mbi të gjitha, për t’u vet-identifikuar. Pra, njeriu punëtor, realizonte këto dy kërkesa. Karakteristika e tij ishte politikisht jo negative, ai nuk ekzistonte më si zonë hije e një koncepti pozitiv të kundërt me të (një i papronë ) dhe nuk ishte një identitet i shtrirë përtej veprimit. Kështu sistemi arrinte të justifikonte në të njëjtën kohë "dhënien" e identitetit dhe qenien paraprake të identitetit. Identiteti i punëtorit ishte njëkohshëm, i dhënë dhe i qenë. Ishte i dhënё, për sa kohë qenia vepruese e ka të vështirë artikulimin e një identiteti; por ishte i qenë sepse përcaktohej si përmbajtje pasqyruese pozitive i vetë kësaj qenieje në veprim. Madje pushteti i krijoi këto identitete me konceptet e nënshtruara përkatëse. Jo vetëm punëtori u krijua , por ai shkaktoi dhe nënkategoritë e tij. Këtë e shikojmë në një artikull të gazetës mësuesi flitet për "nxënësit punëtorë" 111 të cilët nuk mësonin vetëm për të pasur dije abstrakte, por për t’u bërë punëtorë në punët e shtetit proletar. Në mënyrë domethënëse në këtë artikull bëhet projektimi i nxënësit si punëtor. Ky projektim nuk ishte kohor sepse nxënësve nuk i duhej kohë për t’u bërë punëtorë. Të qenit punëtor ata e kishin si shkak formal dhe shkak final të tijin. Si individ ata ishin nxënës, ndërsa si pjesë e të tërës ishin punëtor. Si individit ata përjetonin risinë e të mësuarit, si pjesë e të tërës së përgjithshme përsëritjen e të punuarit dhe si persona konkret ishin bashkimi i kategorive që formalisht krijonin lidhjen midis risisë të së mësuarit dhe përsëritjes të së punuarit. Nxënësi punonjës sillte risinë e mësimeve komuniste në aktin e përsëritjes së punës në fabrikë. Ai simbolizonte epokën e re si risi dhe si përsëritje. Nxënësi punëtor ishte shkaku material i punëtorit, i cili nga ana e tij, ishte njëkohësisht shkaku formal dhe shkaku i final i nxënësit.

111

"Nxënësit punëtorë," Mësuesi ( 6 Shkurt 1985), 2.

95

Juljan Myftari

Për të krijuar identitetin e punëtorit nuk mjaftonin vetëm veprimet e tij sepse punëtorit i duhen mjetet e punës. Në një letër drejtuar Ramiz Alisë, në vitin 1989, babai i një të dënuari për vrasje me qëllim lehtësimin e pozicionint të të birit shkruante ndër të tjera: "Në rrethanat që u krijuan për t’u mbrojtur, djali im Arbeni e godet me thikë, të cilën e përdorte si vegël pune duke i shkaktuar vdekjen e tij." 112 Ashtu si nxënësit që pamë më sipër zotëronin një identitet më të plotë se sa të ishin vetëm një nxënës, edhe vrasësi është punëtor me mjet pune në dorë. Mjeti i një vrasjeje në këtë rast paraqitej si mjet pune për të lehtësuar imazhin e të dënuarit. Thika nuk ishte vetëm një mjet i cili kishte marrë jetën e njeriut, por ishte mjet i punës, pra i punëtorit. Derisa ishte mjet pune, ajo gabimisht kishte marrë jetën e një njeriu dhe vetë personi që është zgjatim i mjetit të tij, e kreu veprën në rrethana qё nuk e karakterizojnë atë. Ai është punëtori dhe jo vrasësi, sepse dhe mjeti i cili ka bërë vrasjen është materializimi i punës. Kështu që ndaj tij duhej të kishte mirëdashje, sepse ai është përfaqësuesi i identitetit të punëtorit, i cili kudo ka qenë shembull për të tjerët. Punëtori këtu duke u shfaqur si identitet pozitiv, përtej aktit kriminal të vrasjes, kërkon të jetë shembulli i virtytit që vjen me identitetin. Punëtori është i mirë, kurse vrasja është akt i keq. Pra, punëtori është identitet i anshëm, në të cilin bazohet gjithë pushteti popullor dhe si identitet, i cili përfaqëson virtyte ai mund të tejkalojё aktin kriminal. Vetë identiteti i punëtorit mund të shkëputet nga veprimi i tij, ai është punëtor. Kjo e karakterizon personin, kurse vrasja është veprim dhe jo identitet. Edhe pse identiteti i punëtorit varej nga veprimet sepse, siç thamë, është identiteti i homo faberit, pasi ai është krijuar, gjithkush mund të shpresoj në ekzistencën e tij si identitet abstrakt përtej ndonjë veprimi të paleverdishëm siç ishte një vrasje. “Ju lutemi të na ndihmoni për të shpëtuar jetën e këtij djali të ri, i cili kudo ku ka punuar dhe jetuar ka qenë shembull ...” 113 Duke qenë se letra kërkon të afirmojë identitetin prej punëtori të vrasësit ai rezulton se më parë se të kishte jetuar, ai kishte punuar, ose të paktën renditja në letër jepet e tillë. Pra, shënjuesi i punës përdoret në shkallë të parë përpara atij të jetës. Puna përcaktonte jetën. Njeriu jeton si punues dhe kjo vjen semantikisht përpara jetës. Puna, pastaj jeta, sepse vetë punëtori e 112 113

"AQSH, F 489, V 1990, D 101," 64. Ibid., 65.

96

Ligji si krijues identiteti

merrte cilësinë kryesore të njeriut atë të të punuarit. Kuptohet që personi në fjalë nuk mund të ishte person nëse nuk do të kishte punuar si njeri punëtor. Autori i letrёs kërkon mirëdashje nga gjykatat dhe partia. Duke u identifikuar si punëtor, ai i bën thirrje humanizmit të tyre sepse ka dalluar se përkufizimi i tyre për njerëzoren, pra humanen, qëndron te puna. Pra,, ai kuptonte se ky është një përkufizimin politik, jo krejt neutral dhe i deklaronte lexuesve të letrës mungesën e neutralitetit të tij si punëtor. Kështu, ai duke e shpallur veten njeri politik, kërkonte që te përkufizimi dhe me anë të përkufizimit të vetes si njeri, të deklaronte se ishte njeriu i tyre. Pak më tej, ankuesi deklaron se: “Gjatë hetimeve si dhe në gjykim të rrethit, pati njëanshmëri të theksuar.” 114 Duke kërkuar paanësi, ndërkohë që ai vetë kërkonte të identifikohej si i anshëm. Me qëllim që të lehtësonte pozitën e tij u paraqit si njeri me identitetet të anshëm për kah pushtetit, por në të njëjtën kohë ai e konsideronte jo të drejtë anshmëria e gjykimit, që sipas tij kishte ndodhur në procesin gjyqësor. Anshmëria e pretenduar e personit në fjalë, i cili identifikohej si punëtori që ka vrarë me mjetin e punëtorit, pasqyrohej mirë tek anshmëria e pretenduar e sjelljes të gjykatës. Duke krijuar identitete të mira dhe të këqija, sistemi nuk lejonte neutralitet sepse çdo gjë ndodhte në anshmëri dhe çdo gjë perceptohej si anshmëri e bazuar te cilësitë e identiteteve. Kështu që ankuesi ndoshta më kot ankohej për anshmërinë sikur të ishte ndonjë rastësi e ngjarjes së tij specifike. Të gjithë punëtorët janë të “barabartë” Mund të themi se nga elementet identitet-formuese më të rëndësishme janë pikërisht përcaktimi i ekselencave të çdo kategorie. Regjimi përcaktonte maksimumin e identitetit me anë të dekoratave që shpërndante për të caktuar pikët e referencës së identiteteve të ndryshme. Kështu, edhe pse punëtorët ishin të barabartë, midis tyre ishte nga ata që ishin shembull për të tjerët. Ligji përcaktonte dhe epitomat e punëtorit. Punëtorë ishin të gjithë ata që punonin në konformitet me sistemin. Edhe pse të gjithë punëtorët ishin në një masë heronjtë e sistemit disa ishin heronj më shumë se të tjerët. Në aktet normative përkatëse përcaktohej se 114

Ibid.

97

Juljan Myftari

"Hero i punës Socialiste" ishte titulli më i lartë në fushën e ndërtimit të socializmit. Këta punëtorë ishin ata që më shumë se të tjerët kishin kontribuar në arritjen dhe përparimin e drejt socializmit, sepse punëtorë janë të gjithë, por të gjithë janë punëtorë “sipas mundësive”. Kështu që heronjtë ishin ata që, për çështje mundësie, pra të së mundshmes, por jo të domosdoshmes, ishin heronjtë e kohës. Të jesh hero nuk është e domosdoshme si të jesh punëtor, sepse të jesh hero i punës është një mundësi e hapur përballë çdo punëtori, pavarësisht se kjo mundësi mbeti e pa-materializuar në shumë raste. Heroi i punës është aktualizimi i vërtetë i punëtorit, por punëtori është hero në potencë kështu që marrëdhënia midis të dyve nuk ishte e dallueshme si faj i atij që nuk ishte hero. Heroi shërbente për t’i treguar çdo punëtori se çfarë ishte ai në të vërtetë. Ky moment i dallimit të identitetit, nga ana e punëtorit te heroi i punës “festohej” duke dhënë një titull. Madje ligji kujdesej të shkonte përtej individëve kur përcaktonte ata që ishin heronjtë e kohës. Në të lexojmë se: Titulli u jepet shtetasve, rretheve, qyteteve, fshatrave, reparteve ushtarake e nënreparteve ushtarake dhe grupeve të punonjësve për përfundime të jashtëzakonshme dhe të qëndrueshme me rëndësi të madhe për të gjithë vendin ... 115 Si për t’u kujtuar individëve se identiteti i tyre nuk ishte çështje individuale titullin e heroit të punës e merrnin edhe organizimet e tjera të punës apo që i shërbenin Shqipërisë Socialiste dhe ishin punëtorë të aktualizuar. Punëtor, madje hero i punës, nuk ishte vetëm njeriu, por vetë puna, që përfaqësohej në objektet konkrete me anë të organizimeve funksionale më abstrakte se objektet (rrethe, reparte ushtarake etj.). Me synim vazhdimin e ndërtimit thelbësor të identitetit të punëtorit, ky identitet përafrohej me koncepte të tjera të dëshirueshme, të cilat i vendosen afër për t’i dhënë perspektivë sa më të dëshirueshme. Më tej përcaktohej se: “Ata punëtorë, ndërmarrje, rrethe etj. të cilёt shquhen në mënyrë të veçantë për ndërtimin socialist dhe forcimin e aftësisë mbrojtëse të atdheut quhen “Flamuj të Kuq të

"Ligji për titujt e nderit dhe dekoratat e republikës popullore socialiste të shqipërisë," Gazeta Zyrtare nr. 1 (1980), 10. 115

98

Ligji si krijues identiteti

Punës.” 116 Afrimi i konceptit të punëtorit me konceptin e ngjyrës së kuqe dhe flamurit, të cilët janë ngjyra dhe forma e përdorur rëndom nga regjimi komunist i kohës, shërbenin pikërisht për të esternalizuar elementë interiorё të identitetit të punëtorit tek objekte të kudo-ndodhura, si Flamuri i kuq. Punëtori shndërrohej në një shembull që valëviste arritjet e sistemit nëpërmjet trupit të tij dhe punës që kryente. Nga shembull për të tjerët ai bëhej shembulli se si sistemi ndërtonte heroin. Këto objekte, të cilat e karakterizonin atë si sukses shoqëror, bënin eksernalizimin e subjektit të tij, i shërbejnë atij për të objektivizuar veten, për ta pajisur me objekte, prezenca dhe mirësia e të cilёve është e padiskutueshme, madje objekt krenarie si për nga forma, ashtu dhe për nga ngjyra. Punëtori kishte formën dhe ngjyrën e tij dhe bashkimi i këtyre gjendet kudo. “Këtë titull e marrin ata që shquhen në mënyrë të veçantë në përpjekjet për ndërtimin socialist të vendit, për forcimin e aftësisë mbrojtëse të Atdheut.” 117 Sepse puna është ndërtim dhe si e tillë kështjella e ndërtuar duhej mbrojtur dhe flamuri ishte semafori i kuq për ata të cilët donin ta cenonin atë. Duke qenë se punëtori ishte identiteti ndërtues i shtetit socialist, ai ishte dhe parimi i tij mbajtës, e rrjedhimisht edhe mbrojtës. Ndryshe nga shteti platonian, në të cilin mbrojtësit e qytetit ndodhen në një shkallë tjetër dhe të dallueshme nga prodhuesit, shteti socialist është monist për nga substanca e ndërtimit të tij dhe punëtori është flamuri mbrojtës i tij, si identiteti më i ndodhur në “polisin” socialist. Ai duke qenë përfaqësuesi i substancës së vetme shtetformuese merr mbi vete të gjitha detyrimet, ishte punëtor dhe mbrojtës në të njëjtën kohë. Duke qenë se vetë arsyeja ishte reduktuar te puna e tij, ai ishte drejtuesi i historisë dhe mbrojtësi i saj. Së fundi punëtori ishte “Mjeshtër i Shquar”. Ai mund të shquhej për teknen e tij, në aftësinë për ta lartësuar cilësisht manipulimin që i bënte objekteve, për t’i transformuar në formën e dëshiruar. Të qenurit mjeshtër i bënte ata që “përveç zotërimit në mënyrë të përsosur të profesionit, të nxirrnin nga duart e tyre prodhime me cilësi të lartë, të ulnin koston, të rrisnin rendimentin në punë, të plotësonin planin e shtetit ...” 118 Pra, mjeshtëri, apo Ibid., 12. Ibid., neni 12 118 Ibid., 22. 116 117

99

Juljan Myftari

punëtori që me talentin e tij përcaktohej si i tillë, mund të deklarohej si i tillë nëse arrinte të minimizonte kostot e punës dhe të realizonte planin e shtetit. Teknikisht je punëtor i përsosur, një mjeshtër, nëse arrin të ulësh kostot. Mjeshtri shërben dhe në intimitetin e aftësive të talentit të tij për shoqërinë dhe planin e shtetit. Ky vet-aktualizim i punëtorit si plotësi identiteti e merr qenësinë e saj në raport me shtetin, dhe asaj çka shteti planifikon, mjeshtri është i tillë kur plani është i “kënaqur” me të. Plani vetë planifikon të qenit mjeshtër meqë parashikon dhe realizimin e tij nga punëtorët që kthehen në mjeshtër në sajё të tij. Vullnetari Shpesh herë në legjislacionin shqiptar flitet për vullnetin popullor si “hapës” i historisë dhe “çarës” i saj. Një nga argumentet që përdoret më së shumti është për të njehsuar veprimin e ideologjisë në raport me historinë dhe për të gjetur përputhshmëri midis veprimtarisë së partisë dhe ngjarjeve historike ku ajo kishte një rol. Puna vullnetare ishte një nga elementët jo utilitarë që pushteti përdorte për të arritur këtë njehsim. Puna vullnetare shërbente për të krijuar konvergjencën e duhur psikologjike me elementin historik të kohës. Populli punonjës kryente punë vullnetare për të mirën e të gjithëve, pikërisht sepse ai identifikohej si popull punonjës dhe identiteti i tij ishte punëtor. Prandaj ai mund të punonte dhe pa marrë shpërblim të menjëhershëm për punën e tij, për sa kohë të qenit punonjës është në themel të identitetit të tij. Pra, populli ishte punonjës dhe duke qenë i tillë, puna nuk ishte më një veprim utilitar i tij, por një aktivitet identitet-ndërtues. Pra, të qenit punëtor ishte një qenësi dy shtresore e njeriut. Njeri ishte qenie punëtore, si identitet personal dhe tjetri si punëtor që jetonte, si qenie biologjike, puna e të cilit i duhej ekzistencës së tij biologjike për të vazhduar. Duke qenë se të qenit punëtor ishte pjesë e krijimit të identitetit, puna si materializim i identitetit, i kryente të dyja rolet; atë të vet identifikimit, dhe atë të mbijetesës biologjike. Njeriu punëtor, jo vetëm punonte për të mbijetuar pra për të qenë gjallë nesër, por dhe për të gjetur "veten". Puna ishte një zbulim i vetes. Madje duke

100

Ligji si krijues identiteti

qenë se punëtori punonte si punëtor më shumë sesa si qenie biologjike, identiteti i tij si punëtor vinte përpara raportit të tij me punën si nevojë biologjike. Sepse “njeriu arrin vetë-plotësinë e tij nëpërmjet aktiviteteve prodhuese dhe jo nëpërmjet atyre konsumuese. 119 Duke qenë se puna ndërtonte identitetin e punëtorit, puna bëhej dhe si punë vullnetare, madje ishte puna vullnetare e cila përcaktonte dhe punëtorin pa qenë punëtor i paguar. Pra, pa qenë në strukturat e zyrtare të punës. Punëtori vullnetar ishte punëtori i ri, studenti, nxënësi etj., të cilёt ishin mirëfilli punëtorë, sepse e kryenin veprimin si akt ndërtues identiteti. Meqenëse punëtori është akt identiteti dhe identiteti tejkalon qenien utilitariste, por i rikthehet konceptit që e ka ndërtuar si një pikënisje të unit të tij, vetë punëtori është subjekt. Raport i njeriut me punën ishte si raporti i ligjit me realitetin empirik, ku identiteti është ligji, kurse puna është ligji por i materializuar. Puna ishte një materializim i vetes. Pra, ishte krejt e kuptueshme që njeriu të punonte vullnetarisht, për sa kohë ajo i shërbente dhe atij vetë, ishte krejt e natyrshme dhe puna vullnetare të rregullohej me akte normative, pasi ligji për punën vullnetare luante referentin, i cili i përgjigjej vetë identitetit të punëtorit tek identiteti i tij. Ligji ishte akti formal i një realiteti veprues, aq sa ishte identiteti personal, akti formal i punëtorit si punues. Në Udhëzimin e Këshillit të Ministrave Nr.11, datë 20.9.1976 (i ndryshuar në datën 16.10.1980) rregullohej pikërisht trajtimi që merrnin punonjësit vullnetarë, madje në pikën 2 përcaktohej që: “Puna e kryer nga të rinjtë vullnetarë të vlerësohet sipas normave të punës dhe me të ardhurat e realizuara, të përballohen shpenzimet që do të bëhen për vullnetarët, si edhe kuota e mensës që u paguhet ndërmarrjeve tregtare. Kur shpenzimet janë më të mëdha se të ardhurat, diferenca parashikohet në planin financiar të ndërmarrjes.” 120 Puna vullnetare edhe në rast se kishte shpenzime të cilat i tejkalonin të ardhurat, pra edhe nëse do të mbulohej me kosto nga Wartenberg, "" Species-Being" and "Human Nature" in Marx," 81. Për trajtimin e vullnetarëve të rinisë që marrin pjesë në aksionet kombëtare, udhëzim i Këshillit Të Ministrave, 11, (20.9.1976).

119

120

101

Juljan Myftari

të ardhura të tjera, duhej promovuar. Kjo tregon se vetë puna e vullnetarëve të rinj, pra e atyre të cilët nuk punonin për një të ardhur në para, ishte e rëndësishme dhe nëse nuk ishte kostoefektive, pasi ajo shërbente për të ndërtuar identitetin e individit si identitet ish-proletar. Gjithashtu nuk ishte çështja vetëm për të bërë njeriun që të punonte, por edhe për të ndërtuar punëtorin si identitet. Më tej, nё nenin tre të këtij udhëzimi përcaktohej, se: "Vullnetarëve të rinisë u caktohet pa pagesë: -Një palë pantallona doku e një shall, me vleftë mesatare deri 60 lekë për çdo aksionist, për t’i përdorur në punë e për të ruajtur kujtimin e aksionit, kur koha e qëndrimit të aksionit zgjat një muaj e lart. 121 Objekti simbolik angazhohet si lidhje midis veprimit dhe trupit tё personit në kohë. Në një kohë kur veshja si simbol njëtrajtësie përdorej për të krijuar identitete kolektive te të rinjtë vullnetarë, kjo veshje merrte karakter njëjtësie me veten. Veshja e simbolizuar zëvendësonte veshjen karakteristike tradicionale që identifikonte përkatësinë klasore, apo krahinore në Shqipërinë parakomuniste. Shalli dhe pantallonat zëvendësonin xhubletën, veshjen me dimiq, apo mitanin 122 dhe merrnin simbolikën e përkatësisë në një grup. Vullnetari duhet të ishte një vullnetar kohëgjatë edhe përtej aksionit vullnetar. Veprimi i tij duhet të “vishej” dhe ta përcaktonte atë si të tillë pas vetë aktit të vullnetshëm. Ai duhet të ishte një vullnetar kohëgjatë, por jo i përjetshëm, ai ishte vullnetar për sa kohë “shalli” dhe “pantallonat e dokut” do të kishin jetëgjatësi. Kohëgjatësia e të qenit vullnetar duhet të zgjaste më shumë sesa veprimi aktual i tij, por jo aq sa ai t’i garantonte vetes një identitet të “përjetshëm”. Kështu identiteti i shprehur dhe tentativa e tij për krijimin e identitetit, nuk janë vetëm çështje orientuese siç mund të jenë edhe në legjislacione të sistemeve të tjera të qeverisjes. Në këtë moment përcaktimi i kategorisë identitare kalon te nivelet qenësore të rrafsheve psikologjikë dhe fizikë, madje duke e bërë identitetin një karakteristikë epifenomenale. Për sa kohë punëtori është i tillë, ai është i interesuar për të transformuar natyrën në të mirë instrumentale të njeriut, kurse vullnetari është punëtori i painteresuar drejtpërdrejt për të mirën materiale që i sjell puna e 121 122

Ibid. Veshje tradicionale shqiptare të zonave të ndryshme.

102

Ligji si krijues identiteti

tij transformuese. Interesi i tij është më i përgjithshëm . Vullnetari i pararend punëtorit (edhe nëse historikisht koncepti mund të ndërtohet pas atij të punëtorit), sepse ai është kushti i qenies së punëtorit. Vullnetari është ai që do të bëhet punëtor, por që punën e ka thelb të tijin, sepse nga ajo nuk merr asgjë në këmbim të drejtpërdrejtë. Vullnetari është punëtori që nuk ka nevoja fizike, por që i mëson punëtorit se puna vjen para nevojës fizike, edhe pse nevoja fizike mund të realizohet vetëm nëpërmjet punës. Vullnetari e transcendon punëtorin, ai është gjithmonë një moment para tij. Vullnetari është i domosdoshëm për punëtorin pasi arrin të ndërtojë punën si pararendëse ndaj përgjigjes së drejtpërdrejtë të nevojës. Punëtori merr ekzistencë si identitet para së gjithash duke u shkëputur nga përfitimi konkret i momentit duke iu referuar vullnetarit. Punëtori është një punëtor vullnetar dhe pastaj punëtor, madje nuk mund të jetë punëtor pa qenë punëtor vullnetar. Krijimi i identitetit të gruas Duke qenë se Shqipëria vinte nga një kulturë e theksuar patriarkale 123, gruaja ishte krejt e lënë në hije si antagoniste e mashkullores në publik, kështu ajo pothuajse nuk ekzistonte veçse në një kuptim ornamental. Shteti socialist e kishte të lehtë të krijonte identitetin e saj të ri, sepse ai ekzistuesi ishte pothuaj i munguar në trajtat e objektit të shoqërisë patriarkale. Shteti socialist pasi kishte shkatërruar strukturat e vjetra sociale e kishte të domosdoshme krijimin e këtyre identiteteve të reja. Në artikullin e 15 të Statutit tё Republikёs Popullore të Shqiperisё, të

Për të theksuar sesa shoqëria shqiptare ishte patriarkale mund të sjellim Udhëzimin e Këshillit të Ministrave Nr. 11, datë 28.11.1961 “Për ndalimin e ngarkimit të gruas”. Në këtë udhëzim ndalohet rreptësishtë që gruaja të përdoret si fuqi mbartëse. Ndalohet që ajo të ngarkohet me sende të ndryshme, që ulin e poshtërojnë dinjitetin dhe pozitën pozitën e saj në shoqëri. Në këtë udhëzim parashikohen dhe gjoba për familjarët apo kryetarët e kooperativave që i detyrojnë gratë të ngarkohen me sende të ndryshme. Barazimi i gruas me një “fuqi bartëse” e përcaktonte si të ngjashme me mjetet e tjera të shtëpisë apo me gjënë e gjallë e cila përdorej për transport të mallrave. 123

103

Juljan Myftari

vitit 1946, 124 i miratuar menjëherë pas ardhjes nё pushtet tё komunistёve, thuhet se gruaja është njësoj me burrin në çdo fushë të jetës private, politike dhe shoqërore. Gruaja ka të drejtë të shpërblehet njësoj me burrin për një punë të barabartë. Sipas, Amy Gutmann, një prej mendimtarëve më në të kohës tonë: “Një nga arsyet që e bëjnë të domosdoshëm çështjen e identitetit dhe të një njohjeje në epokën moderne është pikërisht shkatërrimi i hierarkive sociale.” 125 Këtë gjë juristët e kohës e theksonin në mënyrë të vazhdueshme, si një nga arritjet e Shqipërisë socialiste. Shqipëria e re socialiste kishte shkatërruar hierarkinë e padrejtë patriarkale dhe kjo sillte mundësinë dhe detyrën e publikimit të identitetit të ri të gruas. Ishte pikërisht Kleanthi Koci në konferencën shkencore të mbajtur para miratimit të kushtetutës në vitin 1972 i cili shprehej se: "Një aspekt tjetër i rëndësishëm i barazisë të shtetasve në vendin tonë është barazia e gruas, për të cilën, u fol gjerësisht në kumtesa. Në to u vu në dukje se çlirimi i gruas shqiptare është një nga veprat kryesore të Partisë dhe një nga fitoret më të shkëlqyera të popullit tonë. Në vendin tonë po lulëzon plotësisht personaliteti i gruas krah për krah me burrin dhe e barabartë me të, në radhë të parë si pjesëtare aktive për ndërtimin e plotë të socializmit.” 126 Gruaja duhet t’i ishte vërtetë mirënjohëse shtetit socialist për këtë dalje në publik. Për herë të parë ajo po bëhej shtetformuese e mirëfilltë, ashtu si dhe gjinia tjetër. Ajo kishte arritur si asnjëherë barazinë, të cilën e kishte marrë si dhuratë të papritur nga një ideologji e transplantuar nga diku tjetër, dhe për të cilën të ngjashmeve tё saj në vende të tjera u ishte dashur përpjekje për ta arritur. Në Shqipëri ishte ideologjia ajo që kishte qenë aleatja e saj, dhe kjo ideologji ishte sjellё nga gjinia tjetër dhe jo nga vetë ajo. Ishte ideologjia, e cila me anë të gjinisë tjetër dhe të Partisë, kishte realizuar barazimin e saj, si akt force ndaj së kaluarës patriarkale. Kështu gruas iu dha një identitet ndryshe nga i kaluari, por përsëri nga gjinia tjetër, tashmë e pajisur me një ideologji barazimtare. Gruas i jepej një identitet barazimtar, para se ajo të kishte kohën të 124 Statuti i Republikës Popullore të Shqiperisë, (Tiranë Shtypshkronja Bashkimi 1946 ),4. 125 Guttman, "Multiculturalism: Examining the Politics of Recognition." 126 Konferenca shkencore për problemet e kushtetutës (Tiranë Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste, Akademia e Shkencave, Universiteti i Tiranës, 1976 ), 130.

104

Ligji si krijues identiteti

ndërtonte një të sajin, për sa kohë identiteti i ishte dhënë dhe jo vetë-ndërtuar. Duke qenë se ky identitet nuk ishte ndërtuar së brendshmi nga ajo, atëherë ai ishte një projeksion i të tjerëve për të, ishte për të bërë diçka që të luante dhe ajo një funksion si pjesëtare aktive për ndërtimin e plotë të socializmit. Ajo ishte forca aktive e cila duhej përdorur dhe asaj duhej t’i jepej një emër çfarëdo që ta njihte veten si forcë. Duke qenë se identiteti i saj ishte shpërdoruar për shkaqe gjinore, atëherë komunistët do të përdornin referentë gjinorë për ta nxjerrë në publik dhe për ta përdorur atë. Ajo qenie e mbyllur në hapësirën e privates për shkak se ishte grua, u emërtua, grua, kur u nxor në publik, pikërisht për të përdorur të njëjtin kriter çlirues, me atë që e kishte mbyllur te privatja në shekuj. Asgjë nuk ndryshoi në mënyrë thelbësore në konceptin e saj, për sa kohë ai u mor nga privatja dhe u transferua te publikja për shkaqe pune, siç thotë Kleanthi Koci, për të ndërtuar Shqipërinë socialiste. Ky identitet ishte krijim, për sa ai ndryshoi hapësirën e veprimit apo të lëvizjes së gruas, dhe për sa kohë asaj i duhej të gjente modele për ta jetësuar dhuratën që ideologjia i dha, daljes nga privatja. Duke qenë se publiken ajo e takoi si hapësirë pune, në të cilën bashkё me burrin duhet të ndërtonte, identiteti i saj ishte një përzierje midis vetes, si qenie biologjike tradicionale; vetes, si punëtore e hapësirës private; dhe burrit, si zotërues i parë në kohë i hapësirës publike. Jo më kot edhe “gratë epitomë”, ishin ato që kontribuonin me aftësitë e tyre natyrore të krijimit, në ndërtimin e atdheut socialistë me qytetarë të rinj. Gruaja vlerësohej si hero, nëse arrinte të lindte 8 fëmijë. Titulli "Nënë Heroinë" u jepet nënave që kanë lindur, rritur dhe edukuar tetë apo më shumë fëmijë me frymën e patriotizmit socialist, me dashurinë për punën, me ndjenjën për të vënë interesin e përgjithshëm mbi atë vetjak ... 127 Gruaja lind si identitet politik përballë mashkullit dhe asaj i njihet ekzistenca publike, por duke marrë kriterin e identitetit biologjik të saj, si krijuese dhe si ndihmëse në krijimin e njeriut dhe të punës. Titulli "Lavdi nënës" i jepet nënave të cilat kanë lindur rritur dhe edukuar katër deri në shtatë fëmijë, me frymën e patriotizmit socialist, dashurinë për punën ... 128 Kështu shkalla e të qenit grua, ashtu si e Ligji për titujt e nderit dhe dekoratat e republikës popullore socialiste të shqipërisë," Gazeta Zyrtare nr. 1 (1980), 14. 128 Ibid. 127

105

Juljan Myftari

aktualizimit të të qenit grua, si dhe shkalla e të aktualizuarit e të qenit punëtor, përcaktohen sipas normave ligjore. Ky kategorizim nga grua e barabartë te grua lavdi apo heroinë përcakton dhe vazhdimësinë e identitetit në një përmasë sasiore. Siç përmendёm dhe për rastin e punëtorit, të gjithë ishin punëtorë ashtu si të gjitha ishin gra. Identiteti ishte i garantuar me an; të ndërtimit të koncepteve formale, megjithatë, brenda këtyre përktatësia brenda këtyre koncepte ishte në formën e rrathëve koncentrikë, disa ishin më afër qendrës së konceptit punëtorë , apo grua, e të tjerë ishin në rrathët më larg qendrës. Këtu kategorizimet sasiore dhe identiteti specifikoheshin në një rrafsh krejt imanent. Gjithkush “mund” të jetë nënë heroinë apo nënë lavdi, përveç rastësive të parëndësishme (edhe pse të kudondodhura), ndaj askush nuk ka pse lufton për identitet, sepse ideologjia ia jep atë kështu ai mund të ndihej hero, apo heroinë edhe pa qenë konkretiksht i tillë.

Krijimi i identitetit të fshatarit kooperativist Në fshat u krijua një klasë * e re, fshatarësia kooperativiste, “e cila në punën dhe pronën e madhe kolektive, ka dalë nga prapambetja shekullore dhe ecën drejt përparimit. 129 Kjo klasë lind pasi fshatarit iu dha toka me reformën e pas Luftës së Dytë Botërore. Fshatari më në fund u ndërgjegjësua për atë që ishte, njeriu më afër me tokën. Toka ishte ajo që nuk mund të kishte pronar për sa kohë ajo do të ishte jo e krijuar nga dikush. Për shekuj fshatari i varfёr/pa tokё shqiptar e kishte parë tokën si të tjetrit dhe vetë hapësirën ku lëvizte e konsideronte si jo të tijën *. Fshatari duke qenë se jetonte apo mbijetonte në sajё të tjetrit dhe për hir të atij që kishte në pronë tokën, ishte në paradoksin e të qenit i zhytur në një realitet, i cili nuk ishte i tiji. Ai në shekuj nuk kishte pasur mundësinë e të menduarit ndaj vetes, përtej tjetrit, i cili kishte në

Përdorimi i termit klasë këtu është boll i diskutueshëm. Çela, "Kushtetuta e re - kushtetutë e ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste ," 19. * Edhe pse një pjesë e fshatarëve kishin tokë në pronësi, ajo ishte krejt e pamjaftueshme për një jetë deri diku të pavarur nga pikëpamja ekonomike. *

129

106

Ligji si krijues identiteti

pronësi dheun që i jepte ushqimin dhe i siguronte mbijetesën. Kështu banesa e tij ishte puna e tij dhe të dyja këto nuk i përkisnin. Në këto kushte krijimi i një identiteti vetjak ishte krejt i pakuptimtë për këtë njeri i cili nuk arrinte tё kishte asgjë të tijën, nuk ishte qenie politike dhe marrëdhëniet e tij i kufizonte me hapësirën e ngushtё sociale dhe ekonomike, e cila nuk i përkiste. Ai pothuaj ishte natyralizuar në një mjet, si skllavi natyror i Aristotelit, i cili i bindur për natyrën e tij nuk kishte asnjë arsye të luftonte për t’i ndryshuar gjërat, pasi koha atje në banesën e tij nuk lëvizte asnjë sekondë. Si në romanet e Zolas, fshatari nuk ndjente as meritë dhe as faj për kohën që kalonte. I zhytur në punën e lodhshme të tokës, natyra fizike që nuk i përkiste dhe pamundësia për arritjen e këtij qëllimi, e zhvishte nga ndjesitë; normalisht pa natyrë nuk ka identitet. Fshatari shikonte se si natyra fizike, sado që ai e përmirësonte duke e punuar dhe transformuar, ishte krejt indiferente, pasi kurrsesi nuk bëhej e tij. Toka transformohej në dorën e tij dhe ajo, duke e qenë e huaj për të, nuk i jepej fshatarit. Natyra fizike e cila punohej dhe njihej në çdo element të saj nga fshatari nuk kishte asnjë gjasë të ishte e tij, ajo ishte e huaja që ai e njihte më mirë se çdokush tjetër. Fshatari përfundoi të kishte një marrëdhënie të huaj me atë çka kishte më afër, i huaj me atë që e rrethonte, derisa u bë i huaj me veten e tij, me rrethimin më të ngushte të qenies. Kështu ai vetё e kishte pothuajse të pamundur të ndërtonte një identitet të mirëfilltë personal, i cili të kalonte në një identitet qё të ishte një bazë politike për të. Thirrja e ideologjisë komuniste ndaj tij ishte, pikërisht ndaj tij. I pathirrur ndonjëherë, përveç se si luftëtar i dorës së dytë për fushata luftarake, ai u thirr nga një ideologji, e cila kishte për synim të ndryshonte marrëdhëniet shoqërore. Ai thirrej për të qëndruar, identiteti i tij mund të ekzistonte përtej momenteve të shkurtra me dobi ushtarake, por do të shkruhej në librat themeluese të shtetit. Fshatari ishte klasa “motër” e klasës sunduese punëtore dhe në botën pa klasa ai do të ishte fitues njësoj me të. Ai do të dilte nga anonimiteti për të qenë klasë ndërtuese e shtetit. Dhe jo vetëm ndërtuese duke punuar fizikisht, por ndërtuese si klasë e dallueshme. Komunizmi, me heqjen e pronës nga pronarët e mëdhenj, i premtonte fshatarit të ekzistonte në vazhdimësi si ndërtuese e godinës metafizike të shtetit. Këto përmbysje të cilat i kërkonin tashmë punëtorit, apo fshatarit të pohonin identitetin e tyre duken qartë po të shikohet 107

Juljan Myftari

mënyra se si përdoreshin këta identitete. Në kërkesat që i paraqiteshin aparatit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, pothuaj në të gjitha kërkesat për falje që organizatat bazë paraqisnin, konstatohen identitete pozitive të të dënuarve, ndaj të cilëve kërkohej falja. Të dënuarit që kishin kryer vepra penale, si vjedhja, rrëmbimi i personave, apo dhe vepra të karakterit seksual i bashkonte diçka tjetër, e cila tejkalonte veprimin e tyre: ata kishin pothuaj të gjithë identitete pozitive shoqërore. Të dënuarit pёrshkrueshin si: Ajdin Bilal Emini me origjinë shoqërore fshatar i varfër dhe gjendje shoqërore punëtor, Petrit Qazim Shenuni, me origjinë shoqërore punëtor, Xhovalin Zef Nikolla, me origjinë shoqërore punëtor, Koçi Nasi Bulaj me origjinë shoqërore punëtor, Fadil Fuat Hodaj, me origjinë fshatar i varfër dhe gjendje shoqërore punëtor, Xhevit Mustafa Memishi, me origjinë shoqërore fshatar i varfër dhe gjendje shoqërore punëtor, Nazif Tahir Tera, me origjinë shoqërore fshatar i varfër dhe gjendje shoqërore punëtor. 130 Të gjithë këta kishin një identitet, i cili e tejkalonte përkohshmërinë e veprimit të tyre, edhe nëse ishin të dënuar për vjedhje, rrëmbim personi apo dhe për ngacmime seksuale ku viktimat ishin minorene. Sipas organizatave të masave, pra popullit të bërë bashkësi, ata mbi të gjitha ishin punëtorë dhe fshatarë të varfër. Në çdo kërkesë këto burime identiteti, vendoseshin menjëherë pas emrit të të dënuarit, ndaj të cilit kërkohej lirimi dhe përdoreshin si identiteti i tyre i vërtetë, që i përcaktonte ata. Të qenit punëtor, apo fshatar i varfër, ishte përcaktori i tyre domethënës. Emri dhe mbiemri atyre i shërbente vetëm si identifikues kalimtar, po aq kalimtar sa dhe veprat e tyre, kurse ajo që ngelte dhe që duhej t’i identifikonte ishte fshatarësia, punëtoria apo varfëria, të cilat nuk ishin më cilësi e shtuar ndaj një substrati unik, por përbënte një substrat identitar, i cili i nënvendosej në çdo rast rrethanës së tyre. Ata e meritonin faljen sepse ishin në shfaqje e “masës” dhe masa kërkonte faljen e tyre, sepse pikërisht arrinte të dallonte tek ata, atë qё ishte përtej emrit dhe mbiemrit të tyre. Këto forma përkatësie objektive nuk ndihmonin vetëm në lirimin e mundshëm në rast krimi, por dhe anëtarësimin e tyre në parti. Varfëria bashkë me injorancën dhe mungesën e shkollimit AQSH, F 489, V 1981, D 22. "Propozime për falje dënimesh drejtuar aparatit të Presidiumit të Kuvendit Popullor,"

130

108

Ligji si krijues identiteti

përbënin identitetin e përsosur, si model për të qenë ndër partinë e të mirëve. Ky ishte rasti i M. Çekanit, qytetar që në kohën e monarkisë kishte shërbyer si xhandar në forcat e xhandarmërisë së kohës. Ai ishte fshatar i varfër që ashtu siç është nuk ka zhvillim, “ato që dinte mbi lëvizjen tonë dhe njohuri të tjera, i ka fituar nga jeta që ka bërë në parti. Ai ka vetëm dy klasë fillore”. 131 Zoti Çekani ndoshta u habit kur pa se si qenia e tij pa shkollë dhe pothuaj analfabete i kthehet në të mirë për sa i përket kërkesës së tij për anëtarësim në parti. Ai është ashtu si duhet të jetë, fshatar i varfër dhe me dy klasë shkollë, identiteti i përshtatshëm për t’u modeluar sipas kërkesave të jashtme. Madje në dosje shtohet se zotëria në fjalë është ushtarak i mirë dhe “ha inat në punë.” 132 Ashtu si Boxeri, personazhi te ferma e kafshëve të Orwellit, zoti Çekani nuk ishte aq inteligjent dhe nuk shquhej për ndonjë virtyt intelektual, por ama ishte shumë punëtor. Madje, me sa duket, “hate inat” në punë dhe kërkonte që ta bënte punën me përpikëri të madhe dhe me siguri vet-fajësohej kur në punë diçka nuk shkonte si duhet. Fundja kishte lindur një sistem i cili pretendonte se ishte edhe më i mirë se individi. Krijimi i identitetit të intelektualit progresist Çështja e intelektualëve dhe nevojës së identifikimit të tyre brenda sistemit është disi komplekse duke pasur parasysh sa analizuam më sipër për sa i përket rolit të tyre në formësimin, apo publikimin e koncepteve politike në shoqëri. Intelektuali ka një identitet paraprak, për sa kohë të jesh intelektual e paraprin krijimin. Ai ka gjithmonë një identitet sepse intelektuali është i shqetësuar për vet-identifikim dhe kërkon të ketë një ekzistencë përtej asaj që shoqëria i jep si agregat i historisë të saj. Intelektuali është kategori që kërkon t’i shpëtojë pushtetit dhe historia është e mbushur me shembuj të tillë që nga antikiteti e deri sot. Njerëzit janë rezistentë ndaj pushtetit politik pa qenë apolitik, por duke e 131 AQSH, F 14, V 1947, D 22, f 4. "Korespodencë midis Komitetit Qendror dhe komiteteve në qarqe, rrethe dhe ushtri. lidhur me qëndrimin e të revizionuarve nga partia, të cilët kanë kërkuar të sqarohet pozita e tyre, ose që nuk e kanë konsideruar të drejtë masën etj., si dhe opinionet e komiteteve të partisë nëse e meritojnë të rifuten ne parti," 132 Ibid.

109

Juljan Myftari

përdorur identitetin e tyre të krijuar në raport me veten dhe për të tjerët, dhe jo vetëm, si pasojë e të tjerëve dhe pushtetit. Problemet që pushteti komunist kishte me intelektualët ishin tre, i pari klasik, dhe dy rishtarë. Problemi klasik kishte të bënte me faktin që intelektuali i shërben një force të re për të kundërshtuar të vjetrën si rezistencë ndaj saj. Ai mund të bëhet mbështetës e diçkaje të re, progresive dhe premtuese, e cila vjen në horizont duke pasur mundësi të jetë i pari që shkëputet nga tradita, por është po ashtu i pari. i cili ka potencial kundërshtimi ndaj së resë, kur kjo shtresëzohet si e vjetër. Kështu, pushteti i komunistëve si çdo pushtet tjetër autoritar kishte një qëndrim problematik ndaj intelektualëve, të cilët i konsideronte si jo të kontrollueshëm dhe potencialisht si armiqësorë. Dy problemet e tjera të pushtetit me intelektualin ishin më specifikë dhe kishin të bënin me vetë ideologjinë e tyre. Komunistët, duke pasur një filozofi materialiste, e cila e shikonte historinë si luftë klasash, nga njëra anë mendonin se idetë nuk kishin ndonjë rol të madh në zhvillimin e historisë, pasi ishin forcat materiale ato që ishin përcaktuese, dhe nga ana tjetër, intelektualët i shikonin edhe si mbështetës të klasës sunduese. Të dy problemet lidheshin me njëra tjetrën, megjithatë, ishin të dallueshëm, i pari sillte një mosbesim relativ ndaj vetë rolit që mund të ketë intelektuali, i cili nisur nga një filozofi materialiste nuk mund të mbartte vetëm dhe me anë të ideve risi të mirëfillta historike, dhe kjo krijonte si pasojë problemin e dytë. Duke qenë se intelektualët ishin konceptualisht të varur nga kushtet materiale, dhe kanë qenë të varur ndaj tyre edhe në shërbim të pushteteve të kaluara, pjesa më e madhe e tyre ishin në shërbim dhe bashkëpunëtorë të pushtetit, i cili ishte shfronësuar nga revolucioni. Duke marrë në konsideratë kundërshtitë e mësipërme, pushtetit komunist i duhej një intelektual i cili të kishte karakteristika specifike dhe adekuate për t’u shfrytëzuar nga ky pushtet. Pushtetit i duhej një intelektual ndryshe, që të ishte përtej njeriut të zakonshëm, por që duhej të ishte edukues i njeriut të zakonshëm dhe jo sfidues i pushtetit. Pra, i duhej një intelektual në të njëjtën kohë revolucionar por dhe i bindur. Pushteti dhe në këtë rast e gjeti zgjidhjen duke iu referuar vetes si pushtet revolucionar. Duke marrë etiketën e pushtetin revolucionar, pushteti komunist e bëri intelektualin një “revolucionar të bindur.” Ai ishte i bindur ndaj pushtetit, ashtu si komunistët mendonin se ai kishte qenë në 110

Ligji si krijues identiteti

çdo epokë të kaluar, dhe ai ishte revolucionar, sepse i bindej një pushteti revolucionar. Me këtë sintezë, të dyja këto karakteristika të intelektualit, ato të mirat që intelektuali pretendonte se kishte, dhe ato që ideologjia mendonte se kishte intelektuali (revolucionar dhe shërbëtor) arrihej të ndërtohej dhe intelektuali i tipit të ri. Pikërisht për këtë fliste Arianit Çela kur pohonte se: “Një fitore e madhe e revolucionit tonë është krijimi i inteligjencës së re popullore, e dalë nga gjiri i punëtorëve dhe i fshatarëve, e edukuar nga Partia me idetë e marksizëm-leninizmit, dhe që dijet e aftësitë e saj i vë në shërbim të atdheut e të socializmit." 133 Ky ishte intelektuali i ndërtuar vetë në mes të popullit, ai ishte i dalë nga ata dhe kishte pak predispozitë që t’i tradhtonte ata, sepse i tillë ishte ndërtuar falë tyre. Intelektuali i ri ishte intelektual si të gjithë të tjerët dhe në të njëjtën kohë ai ishte në shërbim të pushtetit, sepse ishte edukuar në kushtet e pushtetit komunist. Edukimi i intelektualit në ato kushte i sillte ndër mend atij se ishte pasardhës i popullit, punëtorit apo fshatarit të çliruar. Kështu, ai mund të ishte intelektual i cili dallonte nga populli, aq sa të mund të ishte mësuesi i po atyre dijeve, tё cilat e kishin bërë atë intelektual për t’i transmetuar këto dije. Ndërtimi i një identiteti të ndarë i intelektualit që çonte në formësimin e tij si entitet i pavarur nuk lejohej prej pushtetit. Intelektuali i formalizuar ishte negativ për sistemin. Duke folur kundër burokratizimit, Foto Çami shprehej se: “Partia jonë tregon një kujdes të veçantë për edukimin e kuadrove, për vendosjen e marrëdhënieve të drejta midis tyre dhe masave, si dhe për t’i vënë ata në kushte të tilla materiale-ekonomike që të mendojnë, të punojnë, të luftojnë, e të jetojnë kurdoherë si revolucionarë proletarë.” 134 Kështu kuadrot, të cilёt ishin në drejtim të aparatit administrativ shtetëror, duhet gjithmonë të jetojnë dhe punojnë si proletarë, edhe pse funksionalisht dhe profesionalisht nuk janë të tillë. Ata gjithmonë duhet të kujtojnë se janë të dallueshëm aq sa të edukojnë popullin, por gjithmonë nga një pikëpamje barazimtare me të, ata janë ajo pjesё e popullit që edukon në të njëjtin moment që edukohet. Ky proces i dyanshëm edukimi nuk e le intelektualin 133 Çela, "Kushtetuta e re - Kushtetutë e ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste " 19; ibid. 134 Foto Çami, "Organizimi politik i shoqërisë socialiste në Shqipëri dhe projekti i kushtetutës së re " ibid. Shtëpia "8 Nëntori" 57.

111

Juljan Myftari

të “fiksohet” ndaj një uni që burokratizohet përtej së nevojshmes për vetë sistemin. Ai duhej të jetë efemer dhe përparimtar në përcjelljen e mesazhit ideologjik për popullin dhe brezat e rinj, pasi ai është një mësues i popullit, i cili bën një punë të palodhur për përparimin e revolucionarizmin e atdheut. Jo më kot, disa prej këtyre intelektualëve të gatshëm ishin ligjërisht “mësues të popullit.” Këtë e përcaktonte ligji i cili “titullin “mësues i popullit” ia jepte arsimtarëve që shquheshin “veçanërisht për punë të palodhur në zhvillimin e arsimit popullor, në përparimin e revolucionarizimin e shkollës sonë të re, në edukimin komunist të brezit të ri.” 135 Kështu, këta mësues të popullit ishin ata të cilët kishin dalë nga populli, ishin intelektualё të dalë nga punëtorët dhe fshatarët, një klasë e re e krijuar nga pushteti komunist për të bërë lidhjen midis historisë dhe dijenisë të asaj që po ndodhte. Këta mësues të popullit e ndërgjegjësonin popullin për atë çka ishte përparimtare dhe e pashmangshme në rrugën e tij të sapo-shkelur. Ndërtimet negative Përtej ndërtimeve pozitive të cilat i shërbenin drejtpërdrejtë pushtetit të kohës, ishte e domosdoshme dhe ndërtimi, apo konsolidimi i identiteteve negative të cilat po ashtu i shërbenin këtij pushteti. Këto identitete negative i shërbenin pushtetit në mënyrë indirekte. Konceptet kryesore të raportimit negativ historiko-filozofik hasen në grupime të caktuara. Armiqtë janë rëndom të nevojshëm për krijimin e identitetit. Siç shprehet Barkeri: “Një individ, komunitet apo grup njerëzish duke përcaktuar çfarë nuk janё, shënjojnё kufijtë e veta në mënyrë më të qartë. 136 Regjimi e ka të domosdoshme të përcaktoj të keqin. Edhe në paqartësinë e zakonshme, ku gjallon një sistem i bazuar në një mjegullti referencash, regjimi kërkon të ekzistojnë “pika” rëndese, ku e keqja të ektrenalizohet konceptualisht. Në këtë rast pushteti kërkonte të përcaktonte zonat, në të cilat pasqyrimi i qytetarit ishte më i errët. Regjimi, me anë të përcaktimit të këtyre zonave të 135 Ligji për titujt e nderit dhe dekoratat e republikës popullore socialiste të shqipërisë," Gazeta Zyrtare nr. 1 (1980), 14. 136 Barker, Legitimating Identities : The Self-Presentations of Rulers and Subjects, 36.

112

Ligji si krijues identiteti

errëta, realizonte pikërisht lidhjen e lëvizjes me palëvizshmërinë. Krijimi i identiteteve negative i shërbente regjimit për të arritur formësimin e iluzionit të momenteve të fiksuara përballë realitetit dinamik, të cilin ai e konsideronte si një lëvizje të vazhduar. Për më shumë, duke qenë se identitetet në këtë rast ishin negative, ata krijonin atë çka ishte e jashtmja tek individi konkret, krijonin ekzistencën e tij, si atë çka ai nuk është, duke përcaktuar një sferë të kufizuar midis asaj çka është dhe asaj çka nuk është. Kjo bënte të mundur krijimin e një realiteti objektiv psikologjik, ku individi e përcaktonte veten si kundërshti me diçka dhe legjitimohet si ekzistencë përballë një objektiviteti mohues së tij. Përcaktimi i identiteteve negative i shërbente së pari identiteteve të mësipërme pozitive, sepse ndërtonte jashtësinë për ta, me qëllim mohimin e subjektivitetit absolut të vetë ekzistencës së tyre të njëanshme. Nëse do të kishim vetëm proletarë, punëtorë, komunistë, gra të emancipuara dhe heronj, këta si “komunitet” i së mirës do të “implodonin” në vetminë e subjektit pa botë, do të ishin thjesht një entitet pa kufij, e pёr pasojё, vetë identiteti i tyre i përgjithshëm do të ishte i pamjaftueshëm për të arritur një narracion koherent mbi veten. Elita politike e një vendi, i cili jeton në këtë njëtrajtësi të vazhdueshme, e ka edhe më të vështirë të gjejё vektorë-lëvizësveçimi ndaj njerëzve të nënshtetasve të zakonshëm, për sa kohë pikërisht njëtrajtësia e realitetit është në thelbin e mesazhit të saj të vazhdueshëm politik. Sigurisht kjo njëtrajtësi bëhet e papërballueshme në fazën e saj qeverisëse, ku pjesëtarit të elitës drejtuese i duhet në të njëjtën kohë të jetë dhe drejtues, por edhe pjesë e realitetit të njëjtësuar. Drejtuesi komunist ishte para paradoksit imanent të pozicionit të këtij egalitarizmi ideologjik. Ai nuk mund t’i shpëtonte nënshtetasit të zakonshëm. Ai nuk mund të operojё në një realitet të ngjeshur prej një ideologjie, e cila nuk lejon ekzistencën e qenies politike, si dy shfaqje paralele *. Kështu klasës udhëheqëse komuniste në Shqipëri i duhej një rrugë ikjeje që mos të vihej re. Kjo ikje u arrit nëpërmjet Në ideologjitë liberale paradoksi i të qenit qeveritar dhe nënshtetas njëkohësisht zgjidhet më lehte për sa kohë ideologjia liberale lejon sferat policentrike të ekzistencës. Mosndërhyrja tek privatja lejon një ekzistencë të pastër publike politike dhe një ekzistencë private paralelisht duke kthyer mohimin e politikes tek privatja, një politikё të domosdoshme për politiken publike. *

113

Juljan Myftari

përcaktimit të identiteteve të këqija. Këto identitete “të këqija” u bënë më prezente gjatë tentativës së ikjes sё vetë popullit punonjës. Duke qenë “njerëzit e zakonshëm në një kuptim të caktuar, janë më pak pjesë e komunitetit referencial të elitës, sesa janë armiqtë” 137, elita politike krijoi këta referentë negativë duke i dhënë vetes mundësinë e ikjes nga njerëzit e zakonshëm. Sepse mbi këta referentë negativë krijonte atë imazh të atij rendi shoqëror i cili është i pamundur për t’u arritur në qoftë se vetë kjo elitë nuk do të ishte në rolin e udhëheqëses. Elitat udhëheqëse krijojnë identitete armike për të legjitimuar veten dhe kjo është pjesë e domosdoshme e vetë-identifikimit të tyre. Madje dallimi midis karakteristikave të elitave udhëheqëse dhe identiteteve negative bëhen më të rëndësishme sesa ngjashmëria midis elitave udhëheqëse dhe popullit. Krijimi i kulakut Për këto arsye Kulaku është një nga krijimet negative të rëndësishme të regjimit komunist. Konkretisht ai ishte deformimi i identitetit të fshatarit. Çdo fshatar nuk duhet të kishte më shumë tokë sesa te të tjerët. Kulaku u identifikua ndërmjet fshatarëve, si fshatari që kishte më shumë tokë se të tjerët. Ai ishte fshatari që mëkatonte nga grykësia e tokës. Kulaku përbënte një identitet objektiv. Për të qenë kulak nuk duhet të kishe ndonjë përqasje subjektive ndaj këtij identiteti. Ai ishte një identitet mirëfilli i dhënë nga ligji. Kulakut nuk i duhej aspak të përpunonte një proces vet-identifikimi me identitetin e tij, pasi ishte pushteti dhe ligji, i cili ia garantonte këtë identitet të veçantë. Për këtë dëshmojnë tentativat shpesh të kota të njerëzve të cilësuar si kulakë për të hequr dorë nga ky identitet. Ky është rasti i shtetasit Fiqiret Zagani cili i dërgon një letër Ramiz Alisë në vitin 1980 duke u shprehur: “Babai i cili ka vdekur para 10 vjetëve na la neve trashëgimi titullin kulak,” 138 madje Barker, Legitimating Identities : The Self-Presentations of Rulers and Subjects, 36.

137

AQSH, F 14, V 1980, D 167: 1. "Letra e telegrame të drejtuar KQ të PPSH, shokut Ramiz Alia, të cilët kërkojnë t"u hiqet cilësimi kulak dhe të pajisen me karta të Frontit," 138

114

Ligji si krijues identiteti

qytetari shton se “Në vitin 1987 na u tha se do të na hiqej ky titull, por në fakt nuk u bë gjë, tani na thonë: kanë humbur protokollet e mbledhjeve,” 139 Një rast tjetër është ai i shtetasit Qamil B. 140 i cili kishte kërkuar me çdo kusht që mos të identifikohej si kulak, madje i vëllait i letërshkruesit kishte qenë partizan dhe kishte humbur jetën në luftë, por nuk i ishte dhënë titulli dëshmor për shkak të babait. Letërshkruesi tregon se kishte ikur nga shtëpia vetëm që mos të trashëgonte titullin e marrë nga babai, por asnjë nga këto fakte nuk arrinin t’i hiqnin identifikimin si kulak. Shkaqet për dhënien e këtij identiteti ndonjëherë ishin krejt triviale 141 ato jepeshin dhe për ngjarje të veçanta apo reagime të caktuara kundër vijës së përgjithshme të Partisë. Megjithatë, edhe pse mund të jepeshin për arsye të tilla jo të rëndësishme, kohëzgjatja e cilësimit shërbente për rrënjosjen e identitetit. Edhe pse veprimi apo cilësia që ishte shkak i këtij identiteti zbehej me kohën, identiteti përkundrazi forcohej. Po të kemi parasysh se të gjitha letrat e sipërpërmendura datojnë në vitin 1980, kjo do të thotë se edhe pasi ky identitet filloi të aplikohej ndaj personave të caktuar, ai nuk kishte ndonjë tendencë të zbehej. Madje ai ishte i trashëgueshëm dhe vdekja personave të cilëve iu ishte dhënë cilësimi, nuk kishte pasur ndonjë pasojë pozitive ndaj pasardhësve të tij. Vdekja e atij që merrte cilësimin, përkundrazi shërbente për të objektivizuar identitetin, shërbente saktësisht për ligjin si dhënës identiteti. Personat që ishin pasardhës të atyre të cilët kishin kryer veprime apo kishin pasur cilësi të drejtpërdrejta që i përcaktonin kulak, do të ta trashëgonin këtё titull. Pra, ishin gjithashtu dhe ata kulakë. Kështu që, nëse ligjit dhe pushtetit fillimisht i duhej të dallonte diçka te personi për t’i atribuuar atij këtë epitet, vetë epiteti më vonë kthehej në një identitet të mirëfilltё. Kjo ishte e vërtetë edhe pse ky identitet nuk ishte më një pasojë e një veprimi apo cilësie, por ishte vetë shkaku i cilësimit me Ibid. Ibid., 6. 141 Ky ishte rasti i Napoleon S. I cili kishte trashëguar cilësimin si kulak nga babai, i cili nga ana e tij e kishte marrë këtë cilësim sepse gjatë ndërtimit të shkollës së fshatit, kur ishin përdorur materiale nga shtëpia e ish beut të fshatit, kishte thënë: “Kështu është kur ngordhin malet ngjallen minjtë”. Nga kjo fjali, edhe pas 30 vjetëve, i biri vuante identitetin e kulakut. 139

140

115

Juljan Myftari

pasoja të tjera 142 për individin, të cilit i jepet ky përcaktim. Fillimisht personat ishin kulakë, sepse ishin fshatarë të pasur apo kishin kryer ndonjë veprim në pro pushteteve pararendës. Kurse më vonë ata ishin kulakë për faktin se “ishin kulakë”. Cilësia ishte kthyer në një identitet parësor, dhe individi e njihte veten dhe njihej nga të tjerët me anë të këtij identiteti. Ky identitet nuk përcaktohej as nga të qenurit më i pasur (pasardhësit e kulakëve nuk tashmë nuk ishin fshatarë të pasur), por as nga sjellja e të përcaktuarit si kulak. Qytetari Qamil B. ishte larguar nga shtëpia vetëm për të mos u cilësuar si i tillë, vetëm se tashmë të qënurit kulak nuk ishte më një cilësi, por ishte një identitet objektiv, kështu që ai nuk mund ta shmangte me anë të veprimit apo sjelljes, 143 ashtu si nuk mund të shmangte me anë të veprimit apo sjelljes përkatësitë e tjera të pazgjedhura prej tij. Një pjese të mirë të këtyre qytetarëve madje as u sqarohej se çfarë duhet të bënin për të mos qenë të identifikuar si kulakë, pikërisht sepse atyre nuk u kërkohej asgjë. Ata nuk mund, por as duhet të bënin diçka për të mos qenë kulakë, për shkak se ata ishin të tillë, dhe kjo nuk mund të zhbëhej vetëm nga ata apo vetëm në sajё të sjelljes e tyre. Ky identitet ishte bërë identik me një vete të përcaktuar ligjërisht, sa edhe mohimi i paraardhësve biologjikë nuk mjaftonte të ndryshohej identiteti i dhënë nga të tjerët. Madje edhe përmbysja e hierarkisë personale nuk mjaftonte. Më kot qytetari Zef V. Deklaronte se: “Unë atë kohë isha i vogël kurse më vonë nuk mund të bëja asgjë veçse të ndahesha prej tyre dhe u ndava.” 144 Por ana e pushtetit edhe pandërgjegjshmja këtu kërkohet të jepet si argument për pasjen e një identiteti të caktuar. Fakti që Zefi ishte kulak, ishte një fakt objektiv. Nëse ai ishte i vogël kur ishte bërë i tillë, kjo nuk e justifikonte aspak mosqenien e tij kulak. Ligji Duke qene se kërkesa e qytetarit ishte shkruar nga Tirana, Ramiz Alia shkruan me shkrim dore mbi letër: “Po në Tiranë çfarë duan? Si janë vendosur këtu? S’lënë gur pa luajtur këta njerëz” 143 Në një letër që qytetari Pal P. i dërgon Enver Hoxhës, ku i kërkon të anëtarësohet në Frontin Demokratik, shkruan se pavarësisht ankesave që i ka drejtuar organeve të rrethit, çështja e tij zvarritet pambarimisht duke mos i dhënë asnjë përgjigje konkrete se çfarë të metash ai kishte dhe çfarë ai si i ri duhet të bënte që të korrigjohej. 144 AQSH, F 14, V 1980, D 167, f 19. Kjo është pjesë e letrës së Zef V. kur kërkon të zhbëj pasojat e faktit që prindërit e tij ishin cilësuar kulakë. 142

116

Ligji si krijues identiteti

kërkonte të përcaktonte këto identitete, si pamundësi për të mos pasur të tilla identitete. Ai kishte nevojë për t’i përcaktuar ato si të pazgjedhshme nga individi, si të qëna objektivisht tek ai. Ligji dhe pushteti përcaktonin se të ishe kulak nuk është vetëm çështje ndërgjegjeje apo zgjedhje e maturuar racionale. Ligji kishte nevojë për këtë tip identiteti, pikërisht për të qenë ai faktor identifikues dhe jo vetë qytetari. Duke se igji përcakton diçka pa pasur nevojë që kjo gjë të jetë një atribut i zgjedhjeve të qytetarit, ai ekziston si realitet mё vete pasi qytetari edhe kur dëshiron ta ndryshojë pasojën e ligjit të , nuk arrin ta ndryshojë atë. Pra, ligjit i duhej zbrazёtia e ndёrgjegjes e qytetarit, kjo mituri e tij. Edhe pse nënshtetasi i sipërpërmendur e përdorte faktin që ai ishte i vogël dhe i pafuqishëm, ndaj prindërve të tij, kur ata u pёrcaktuan si kulakë, ligjit dhe pushtetit i duhej pikërisht kjo pafuqishmëri, si mituri e qytetarit për tё refuzuar identitetin kulak. Kjo sepse identiteti Kulak, i duhej pushtetit dhe mituria e qytetarit i shërbente ligjit, qё ky i fundit të mbetej i vetmi aktor racional në këtë raport midis tij dhe qytetarit. Paraziti Ky përcaktim mund të duket krejt i papërshtatshëm tillë, madje paragjykues, apo dhe moralisht cenues. Megjithatë, legjislacioni i periudhës komuniste përcaktonte edhe identitetin e parazitit. Gjë e kuptueshme po të kemi parasysh se vetë Shqipëria ishte trualli ku banonte "populli punonjës". Kushdo që nuk i përgjigjej këtij përkufizimi problematik, ishte jo i zakonshëm dhe anormal. Paraziti ishte antiteza e përsosur e popullit punonjës , ai nuk ishte një armik që dëmtonte pronën shoqërore. Paraziti ishte antiteza e normalizuar e punëtorit shqiptar. Ndryshe nga armiku dhe identitetet e tjera negative, të cilat shërbenin për të përcaktuar kufijtë identitarё, paraziti nuk shërbente më për të qenë përballë punëtorit si vijë ndarëse. Ai duhet të ishte më afër punëtorit, pasi ishte punëtori në gjendje prehjeje i zgjedhur nga identiteti i tij social. Duke patur parasysh se puna në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë ishte nder e detyrë e me qëllim që kjo të mbetej mjet edukues edhe për shtetas të veçantë, që i shmangeshin punës shoqërisht të dobishme dhe bëjnë jetë parazitare, të 117

Juljan Myftari

papajtueshme me rendin shoqëror socialist ... 145 paraziti ishte punëtori, i cili prehej te mos-edukimi nga ana e shoqërisë. Paraziti ishte punëtor i paedukuar, identiteti i të cilit merrej nga bota natyrore. Pushteti i jepte këtë përcaktim krejt natyror këtyre individëve të palidhur me shoqërinë nga ana fizike. Ai përkufizohej si një kategori natyrore me marrëdhënie të njëanshme me shoqërinë. Koncepti i parazitit i marrë në botën natyrore është krejt i palidhur me moralin. Paraziti në botën e natyrës nuk ka asnjë konotacion imoral, sepse ai është një gjallesë e cila si çdo gjë natyrore ekziston përtej fajit të të ekzistuarit. Paraziti merr një konotacion moral për sa kohë koncepti nxirret nga “natura naturans” dhe kthehet në “natura naturata.” * Paraziti si koncept shoqëror moral, si dështim i natyrës-së-shoqërisë që projektohej te parazitizmi domethënë te pasiviteti. Paraziti merrte kuptim moral për sa kohë ai ishte një natura-naturata, një qenie pasive e cila mund të ishte e tillë vetëm si pasojë e pasivitetit të shoqërisë, si mos edukimit të parazitit. Pra, paraziti dhe shoqëria shfaqeshin si problem i njëri tjetrin meqenëse shoqëria konsiderohej si aktive dhe paraziti si pasiv. Vetë paraziti ishte i tillë jo vetëm kur ai kishte aktivitet, pra kishte aftësi, por edhe kur pranonte aktivisht të ishte një qenie pasive dhe kështu lidhte aftësinë e tij me pasivitetin. Sipas ligjit: Personat (meshkujt) që kanë mbushur moshën 15 vjeç dhe megjithëse ju janë krijuar kushtet për të punuar sipas aftësisë, i shmangen punës shoqërisht të dobishme dhe jetojnë në kurriz të anëtarëve të tjerë të familjes, ose sigurojnë mjete për jetesë me anë të matrapazllëkut, ... kur vepra nuk formon krim, vendosen detyrimisht në punë. 146

Paraziti duhet të ishte një identitet jo vetëm një pasivitet, pasi ai e përcaktonte pasitivetin e tij vetëm nëpërmjet të qenit një pasiv në raportin aktiv me shoqërinë. Shoqëria kërkonte 145 "Për detyrimin e parazitëve për punë" Dekret nr. 5072, Datë 29.6.1973, ndryshuar me Dekretin nr. 5370, datë 31.1.1976. * Konceptet i detyrohen mendimit mesjetar dhe më pas janë përdorur nga Spinoza. Natura Naturans i referohet ekzistencës aktive të qenies dhe vetë natyrës, kurse natyra naturata, i referohet qenies dhe natyrës si produkt i pasiv i diçkaje paraprake. 146 "Për detyrimin e parazitëve për punë", Dekreti nr. 5072 datë 29.6.1973, Ndryshuar me Dekretin nr. 5370, datë 31.1.1976, neni 1

118

Ligji si krijues identiteti

identitetin e parazitit pikërisht për të përcaktuar rolin e saj, si natyrë aktive. Shoqёrisё socialiste i duhej paraziti për t’u afruar me natyrën e saj si një entitet. Për më tepër që “me kërkesën e organizatave shoqërore, të organeve të pushtetit, të drejtësisë dhe të policisë popullore, personat që bëjnë jetë parazitare paralajmërohen nga Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të vendbanimit të tyre për të hyrë në punë.” 147 Kështu të tjerët nuk mund të mos e dallonin pasivin dhe duhej ta deklarojnë publikisht atë. Paraziti zbulohej kështu nga masat punonjëse dhe deklarohej nga ato si i tillë. Kurse si ai nuk ishte i vet-identifikueshëm si i tillë, sepse ai merrte nga puna e të tjerëve. Si çdo parazit biologjik, atij i duhej përcaktuar statusi i tij jo-normal. Ai duhej deklaruar si jo-normal nga të tjerët, të cilët punonin që ai të ekzistonte. Ai lajmërohej nga komiteti ekzekutiv pёrkatёs për identitetin e tij si parazit, një lajmërim i cili shërbente që ai të ndërgjegjësohej për rolin e tij aspak natyror në natyrën fizike, nё kёndvёshtrimin e një qenie sociale. Paraziti shpallej jonormal për hir të shoqërisë, e cila duhet të shikonte se si e pamundura, njeriu që nuk punon, se si kontradikta në përkufizim, ndodhte në realitet. Paraziti duke qenë se ishte një homo faber, i cili nuk bënrw asgjë të mirë apo më keq nuk bën asgjë, kishte nevojë për këtë përcaktim nga dikush tjetër, sepse ai nuk mund të përcaktohej nga puna e tij mos-ekzistuese. Ky përcaktim bëhej nga masat punëtore dhe komiteti ekzekutiv, i cili shpallte këtë qenie sui generis, si të ishte në një vitrinë në kufijtë e jashtëm të botës së mundshme. Paraziti duhet të punojë! “Kur personat e tillё nuk pranojnë të hyjnë në punë, brenda 15 ditëve nga data e paralajmërimit, me vendim të komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit vendosen detyrimisht, sipas aftësisë në një punë që çmohet e arsyeshme ...” 148 -vazhdonte legjislatori. Megjithatë, në rast se paraziti kundërshtonte të gjitha këto masa të organizatave punonjëse dhe të këshillit ekzekutiv, ai me mohimin që i bënte këtyre urdhrave rezistonte nga të qenit në vitrinë të realitetit të punëtorëve dhe e kthente veten në një identitet aktiv, kështu vjen në botën e të punëve me anë të mohimit të zbatimit të paralajmërimeve të tyre. Me ardhjen e tij në botën e të punëve, ndaj atij duheshin ndërmarrë patjetër masa, për sa kohë 147 148

Ibid. neni 2 Ibid. neni 2

119

Juljan Myftari

ai, paraziti, e kishte sjell parazitizmin, si qenie aktive në këtë botën e të të punëve. Kështu, “kur personi i vendosur detyrimisht në punë pa arsye të justifikuara i shmanget zbatimit të vendimit të komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit, ose braktis punën e caktuar, ose shkel rëndë disiplinën në punë, dënohet për kundërvajtje me gjobë gjer në 500 lekë; në rast përsëritje, për krim me riedukim nëpërmjet punës ose me heqje të lirisë gjer në 2 vjet. 149 Ky qëndrim i pushtetit të kohës vazhdoi të pohohej deri në fund të qëndrimit të tyre në pushtet. Në vitin e fundit të këtij pushteti, pikërisht në vitin 1990 me ligjin për “Masat parandaluese kundër personave që paraqesin rrezik për rendin publik” në nenin 1, pika ç, përcaktohej se: “Masat e parashikuara në ligj mund të merren dhe "kundrejt personave rrugaçë e të aftë për punë, të cilët me gjithë mundësitë që u krijohen, refuzojnë zënien me punë shoqërisht të dobishme." 150

Ibid. neni 4 Ligji për "Masat parandaluese kundër personave që paraqesin rrezik për rendin publik", AQSH, F 489, V 1990, D 17, f. 23. 149

150

120

KAPITULLI I TRETË RAPORTI I SHTETIT SOCIALIST ME MORALIN Qëndrimi ndaj universalizmit Raporti ndërmjet moralit dhe ligjit kaherë ka qenë një moment delikat në qëndrimet që marrin diskutimet mbi faktorët kryesorë rregullues të sjelljes njerëzore në shoqëri. Këto diskutime ripërtërihen jo vetëm kur ka dyshime të forta për suksesin, apo jo të një sistemi politik, por edhe gjatë periudhave të stabilitetit të sistemeve politike. Siç është e ditur, përgjigje heterogjene janë dhënë mbi raportin midis ligjit dhe moralit, apo midis sistemit ligjor në tërësi dhe atij moral. Përgjigjet e këtij shqetësimi të përhershëm janë sendërtuar në dy ekstreme në dukje të kundërt. Qëndrimi i parë, ai i jus naturalistëve, na mëson, pak a shumë, se morali është filtri i domosdoshëm i ligjit. Pra, ligje dukshëm të pamorlashme nuk mund të quhen të tilla. Ndërsa, një rrymë tjetër, ajo e pozitivimit ligjor, duket se mbron idenë e kundërt me sa më sipër. Për pozitivistët ligji zotëron një pavarësi nga morali madje për ndonjë prej tyre ai është ndërtuesi i konceptit të vetëm të mundshëm të së mirës në shoqëri. Duket qartë se përgjigjet që klasifikohen si të tipit të dytë kanë kryefjalë të tyre ligjin kurse ato të parat moralin. Megjithatë, çështja nuk ngelet kaq e patrazuar 121

Juljan Myftari

sepse vetë hulumtimi mbi ligjin dhe natyrën e moralit nënkupton një rikonceptim të vazhdueshëm të kësaj marrëdhënieje. Kjo është akoma më e vërtete po të konsiderojmë se vetë natyra e marrëdhënies mund të përcaktojë natyrën e secilës prej tyre. Në këtë kuadër, nëse do të duam të ndërmarrim një analizë të raportit midis moralit dhe ligjit në Shqipërinë socialiste duhet të kemi parasysh se kjo analizë duhet bërë në binarët e përcaktuar nga këto dy rryma të mendimit. Madje, mund të themi se ky truall është i nevojshëm edhe pse autorët marksistë, apo dhe pushtetarët e asaj kohe nuk i përkasin asnjë prej rrymave të cituara më sipër. Me materializmin e tyre, tashmë të shumë-përmendur, ata nuk lejonin një pavarësi të kënaqshme të dy koncepteve sa për t’i vënë lirisht përballë njëri tjetrit. Autorët marksistë e konsideronin moralin si pasojë të marrëdhënieve ekonomike dhe çdo sistem moral është pasojë e sistemit ekonomik të kohës, pra nuk ka moral universal përtej marrëdhënieve ekonomike. Çdo klasë ka moralin e saj, bazuar në interesin e saj, kurse shteti përkrah moralin e klasës sunduese. Në një frymë prej Thrasimaku *, marksistët argumentonin se është e kotë të pyesësh për moralin dhe të drejtën, derisa ajo historikisht ka qenë "interes i më të fortit". Morali, sipas këtij qëndrimi, kthehet në një çështje materiale. Ose më saktë ai bëhet administrimi i të mirës materiale që zotëron klasa në pushtet. E mira materiale e zotëruar në një formë të caktuar nga klasa në pushtet, përveçse subjekt kryesor ligjor bëhet mbi të gjitha subjekt moral. Këtë gjë e shikojmë në mendimin e zyrtarëve të kohës në Shqipërinë socialiste. Siç pohonte “me të drejtë” Sinan Baboçi *: “Duhet thënë se administrimi i mirë i vlerave materiale dhe monetare nuk është vetëm një normë me karakter ligjor, por mbi të gjitha një normë morale që buron nga natyra e shtetit socialist, veçanërisht nga kalitja ideologjike dhe edukata që kanë njerëzit tanë. 151

Sofisti që ndërton alteregon e Sokratit në librin e parë të Republikës Drejtori i Drejtorisë së Hetimit pranë Prokurorit të përgjithshëm në vitet 19721976. 151 Sinan Baboci. "Kur Nuk Zbatohet Ligji." në Gazeta Bashkimi." viti i 43-të, nr 260 (12 408), 2. * *

122

Raporti i socialist me moralin

Koncepti mbi moralin që përkrah marksizmi, si në rastin e konceptit të ligjit, është disi i vështirë për t’u klasifikuar. Kjo sepse vetë marksistët në tentativën e tyre për të çrrënjosur moralin e deritashëm, gjenden në një pozicion të dyzuar mbi vetë raportin me moralin dhe pёr natyrën e këtij "sendi". Siç thamë pak më sipër marksistët gjenden në një pozicion prej Thrasimaku, sepse nga njëra anë duan të shkatërrojnë çdo konceptim mbi moralin dhe nga ana tjetër nuk janë të gatshëm (kjo është e kuptueshme) të heqin dorë nga çdo koncept i të mirës. Morali është sipas tyre një produkt i shtetit borgjez, një tip shteti të cilit, njerëzit, për shumë arsye kishin bërë zakon t’i bindeshin. E mira dhe e drejta e tij u pa nga marksistët si paraqitje e sublimuar e interesave të klasës në pushtet, e duke qenë kështu, ata i dhanë vetes të drejtë të ishin dyshues për çdo normë të së mirës dhe madje për vetë konceptin e të mirës si të tillë. Përgjithësimi i koncepteve në mënyrë metafizike konsiderohej nga marksistët karakteristikë tipike e shtetit borgjez, i cili e bazonte pushtetin e tij te një klasë qё erdhi në pushtet në periudhën e kalimit nga rendi feudal te rendi i dijes racionalemetafizike. Ky konceptim i moralit nga ana e marksistëve ka një pasojë ndaj të cilës duhet te ruhemi. Për marksistët, morali është pasojë e marrëdhënieve materiale, por është pjesë e superstrukturës. Megjithatë, si pjesë e superstrukturës ai është pjesë e një njësie më të gjerë të superstrukturës e cila është kultura. Kur flitet për raportet e një realiteti formal si ligji dhe burimet, apo shkaqet e suksesit, ose mos suksesit të tij, është e lehtë të krijohet tundimi, apo të ngatërrohen koncepte me njëri tjetrin në mënyrë kinse legjitime. Lidhja e parë që servirin studiuesit e ligjit dhe të së drejtës, kur vjen fjala për ta ndërlidhur ligjin me koncepte burimore, është pikërisht morali. Duke qenë se morali dhe kultura në pamje të parë, dhe në një pjesë të mirë të rasteve janë koncepte shumë të lidhura me njëra tjetrën, deduktohet se analiza e lidhjes midis kulturës dhe ligjit ezauron edhe nevojën e analizës sё moralit me ligjin. Ky qëndrim mund të na bëjë të rrëshqasim në gabimin e reduktimin të kulturës paraprake popullore si burimi i vetëm i hulumtimit të marrëdhënies moral-ligj. Megjithatë, rritja e vëmendjes në vështrimin e raportit midis kulturës dhe moralit mund të na bëjë të kuptojmë se barazimi i tyre së paku do të na jepte një panoramë të paplotë, madje me shumë gjasa do të na drejtonte në shteg të gabuar. Reduktimi i marrëdhënies moral-ligj 123

Juljan Myftari

te marrëdhënia kulturë-ligj do të na shpinte në një relativizëm të pavend, të cilin regjime si ai të cilin po analizojmë shpesh e kanë përdorur për ta shtënë të gjithë domeinin ligjor në interesat e tyre. Për ta, derisa morali varej nga kultura dhe kultura është njësia e gjerë e superstrukturës. Çdo ndryshim në bazën ekonomike, do të sillte një ndryshim derivat te morali i cili varej nga kultura dhe kështu çdo ligj që ata miratonin do ishte patjetër i moralshëm. Kjo mund të shmanget nëse kemi parasysh se, edhe nëse kultura dhe morali mund të kenë përmbajtje të përbashkët, dhe morali mund t’i detyrohet kulturës së një vendi nё pjesën e rëndësishme të normave të tij, tё dy konceptet nuk mund të mbivendosen e madje njëri nuk mund të bëhet një nënkategori e tjetrit. Marrëdhënia formale midis moralit dhe kulturës është ose mund të ketë një tension të vazhdueshëm. Mjafton të kujtojmë fushat akademike të cilat mund të jenë hulumtuese e secilës prej këtyre koncepteve për të bërë dallimin. Kulturën e studion sociologjia, antropologjia, etnologjia etj., kurse konceptet e moralit dhe moralin për sa mund të jepet një koncept unitar i këtij realiteti, i studiojnë filozofia e moralit apo e etikës, meta etika si dhe disiplina më abstrakte se ato të sipërpërmendurat. Kështu veçse një qasje kulturë-ligj e tipit antropologjik nevojitet edhe një qasje e raportit më abstrakt midis ligjit dhe moralit; kjo si pasojë e pretendimit të qenies njerëzore si unitare me veten, dhe, jo e gjitha e zbërthyeshme te rrethanat kulturore të kohës. Megjithatë, pasojat teorike që sjell reduktimi i të moralshmes me kulturoren janë ato më të padëmshmet. Në rastin tonë kjo sjell dhe mundësinë e abuzimit të sistemit ligjor me qytetarët që janë subjekte të sistemit ligjor. Nevojën e kësaj ndarje në hulumtim e përforcojnë qëndrimet e figurave të komunizmit. Ata, kur i referohen moralit janë gjithmonë në limitin e përdorimit të konceptit, midis asaj që është morali si sistem rregullash abstrakte, dhe vetë kulturës apo të zakonshmes dhe historikes. Në leksionin e tij të famshëm të vitit 1917 Lenini shprehej se, në “shoqërinë komuniste njerëzit aktualisht të çliruar prej shtypjes së kapitalizmit, do të i zbatojnë rregullat pa nevojën e ushtrimit të një force mbi ta”. Lenini kur flet për rregullat dhe mundësinë e zbatimit të tyre pa nevojën e forcës, i referohet zakonit dhe kohës. Njerëzit janë të mësuar të kenë disa rregulla, sepse këto rregulla kanë prejardhje shekullore. Rregullat, të cilat burojnë nga historia janë përsëritur për "mijëra vjet". Këto rregulla elementare të 124

Raporti i socialist me moralin

ndërveprimit social do të zbatohen në këto shoqëri komuniste pa pasur nevojën për ushtrimin e forcës. Disa dekada më vonë, ky qëndrim i Leninit duket se pohohet në artikullin e 22-të së Statutit tё Republikës Popullore së Shqipërisë, të vitit 1946, ku përcaktohej se: “Në RPSH puna është një nder dhe një detyrë dhe se, çdo shtetas ka të drejtë të shpërblehet sipas punës dhe aftësisë dhe të marrë nga shoqëria aq sa i jep ai vetë shoqërisë.” 152. Në të dyja rastet e përmendura më sipër duket se ka një raport problematik midis kulturës-moralit dhe ligjit. Në rastin e Leninit ai bën thirrje (apo parashikon) një sistem në të cilin nga ndjesia e zakonshme e të drejtës zhduket nevoja e ushtrimit të dhunës shtetëtore, por duke ruajtur përcaktorët ndërsubjektiv të përgjithshëm në raport me tërësinë shoqërore. Me sa duket, Lenini mendonte se ishte duke krijuar qytetin e zotit të Agustinit pa ndihmën e asnjë force të jashtme. Në rastin e statutin shqiptar të vitit 1946 përcaktimi i parë është se puna është nder dhe të tjerat janë përcaktime të mëtejshme. Nuk mund të mos vëmë re se koncepti i nderit në atë rast bënte bashkimin midis kodit të ri moral të komunistëve dhe këtij koncepti të rëndësishëm kulturor i cili nga ana e tij ishte në krye të listës morale. Referenca te nderi në këtë rast nuk shërbente vetëm për të bërë lidhjen midis ideologjisë të re dhe truallit kulturor paraprak, por shërbente dhe për të pohuar se morali sidoqoftë, lidhet me kulturën * e çdo vendi, d.m.th. me diçka konkrete. Nga ana tjetër koncepti i dytë që përdoret është ai i detyrës i cili është përdorur, ndër të tjera, me forcë në teori universaliste, jo-materialiste të moralit. Megjithatë, në këtë rast detyra nuk ishte universale si në kantizëm, por ishte një detyrë ndaj pushtetit të ri. Me fjalë të tjera puna në Shqipërinë socialiste ishte nder dhe detyrë. Që personi të ishte i nderuar në shoqëri, duhet të përfundonte detyrën ndaj pushtetit konkret historik. Marksistët teorikë, por dhe ata që u gjendën me pushtetin në duar, si në rastin e Shqipërisë, ri-sollën përkufizimin më problematik të drejtësisë, të ngjashëm me atë që parashtroi në mënyrë cinike Thrasimaku, në shtëpinë e Qefalosit, 2400 vjet më parë: -Drejtësia është vullneti apo interesi i më të fuqishmit! Sipas këtij botëkuptimi konceptet kryesore të veprimit, apo rregullit të drejtë, kanë një burim të njëanshëm, por jo vetëm kaq. Fakti që ibid. E cila nga ana e saj lidhet me kushtet ekonomike

152 *

125

Juljan Myftari

dikush mund të reket të hulumtojë rreth konceptit të drejtësisë, është një veprim i "drejtuar". Veprimi i lëvizjes përtej marrëdhënies së drejtpërdrejt për të pajtuar veten tonë duke kërkuar referenca krejt jo imediate në koncepte abstrakte, është produkt i një instrumenti që vepron kundër nesh. Marksizmi ashtu si Thrasimaku, tejet cinik i antikitetit, duke mos u mjaftuar me pretendimin, sipas së cilit e drejta nuk është vetëm kjo që na paraqitet, kërkon të sulmojë konceptin e drejtësisë, jo vetëm në një rrafsh përmbajtjesor, por e dërgon sulmin shumë më lartë. Ai quan jo thjesht një të drejtë të caktuar si të padrejtë, por vetë të drejtën si të padrejtë. Sigurisht ky është një qëndrim tejet aporik madje shumë më aporik sesa vetë Soktrati. Të qenit aporik i këtij qëndrimi të Thrasimakut e vërteton dalja Sokratit nga aporia e tij e zakonshme (kujtojmë se vepra Republika është vepra e parë e Platonit, ku Sokrati aporik kthehet në një Sokrat "të bollshëm" me të vërteta ndërtuese pozitive) për t’i bërë ballë një Trasimaku kaq shkatërrues. Ndryshe nga shembulli i Antikitetit, ku rolin e daljes nga ky qëndrim i ngecur aporik e bën dikush tjetër dhe jo vetë propozuesi i saj (pra, Sokrati dhe sigurisht jo vetë Thrasimaku), Marksizmi duhet ta kryej vetë. Marksizmi përveç se teori njohjeje, ai ishte dhe ideologji politike dhe kësisoj nuk kishte luksin që dikush tjetër ta shpëtonte nga angazhimi për të dalë nga sulmi që i bën drejtësisë. Madje ndryshe nga Sokrati që e kishte Tramakun si alterego kundërshtuese të tij, komunistët nuk kishin një të kundërt në shoqëritë e tyre për të tejkaluar aporitë e tyre. Kështu, ata gjenden para nevojës për të pasur një përkufizim teorik ndaj drejtësisë dhe për të aplikuar si përkufizime operacionale përkufizime të tjera të drejtësisë të cilat i nxjerrin nga gjendja e vet-pezullimit. Të dyja momentet e mësipërme janë shembull i kësaj. Në rastin e parë ishte vetë Lenini, i cili bënte një ndarje problematike midis forcës dhe normës morale. Ai rezulton si mbështetës i normës dhe si kundërshtues i forcës, për ta bërë normën detyruese. Kjo do të thotë se norma deri diku është deformuar, sepse është përdorur forca për ta shpallur atë si normë drejt të cilës duhet të konformohemi. Pra, forca është problem më shumё sesa norma. Problemi në fjalë rezulton më i vështirë për t’u zgjidhur, nëse konsiderojmë vetë raportin që ka ideologjia marksiste me moralin. Për të, morali ashtu si ligji i shtetit kapitalist është një mjet në duart klasës sunduese. Morali duhet çrrënjosur për të bërë të mundur një 126

Raporti i socialist me moralin

ndryshim rrënjësor të përmbajtjes së ligjeve. Mirëpo kjo sjell një handikap me kritikën morale ndaj sistemit ligjor sepse sulmi ndaj moralit që është i pavarur ndaj sistemit e shkatërron mjetin e kritikës ndaj ligjit. Duke mos pasur një standard moral për të projektuar mirësinë e ligjit është e vështirë të kemi filtra moral ndaj ligjit, sepse vetë e mira vihet në diskutim. Kështu, shteti komunist ishte një tentativë për rrëzim, dhe ishte rindërtim i të dy rendeve atij moral dhe atij ligjor. Rindërtimi duke qenë se bëhet në të dyja rrafshet njëherazi ka nevojë për një bazë dhe teoria komuniste e gjen këtë bazë tek ekonomia, te premtimi material që duhet të zëvendësoj moralin metafizik dhe ligjin abstrakt. Pra ligji dhe morali bëhen një gjë e vetme sepse të dy gjallojnë në rrafshin material të menaxhimit të së mirës materiale të zotëruar nga shteti në emër të punëtorëve dhe ku pronarë janë ata. E mira shndërrohet në mirë-shpërndarje të organizuar tё materiales së prodhuar nga ekonomia socialiste. Siç shprehej Enver Hoxha: “Lidhja me jetën e gjallë është i vetmi mjet dhe e vetmja mënyrë për të zbuluar e afirmuar virtytet dhe cilësitë e larta moralo politike të njerëzve të punë ...”. 153 Ajo çka i duhet mesazhit politik të këtij riformulimi është pikërisht e kundërta e tij. Komunistët kërkonin të ishin themelues moralë dhe ligjorё, por për këtë u duhej të ishin dhe një shembull për të përgjithshmen. Kështu ata pretendojnë se përvoja shqiptare lidhet më mirë me universalen marksiste sesa përvojat e vendeve të tjera. Lidhja midis partikulares, që është rasti shqiptar, dhe universales realizohet në momentin kur ky rast bëhet udhërrëfyes për të gjithë marksizmin. Shembull se si ajo çka kishte ndodhur në Shqipëri do të ishte shembull universal ishte vetë "Kushtetuta e re e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, që sipas autorëve shqiptarë do të ishte “një shembull i gjallë edhe për marksistëtleninistët dhe popujt e botës në luftën për çlirimin nacional dhe social ... . “ 154 Kushtetuta shqiptare dukej se ishte e lidhur jo vetëm me historinë materiale shqiptare, por njëkohësisht konstatohej dhe mundësia e transplantimit të saj në formën e shembullit të Hoxha, "Pjesë nga raporti i shokut Enver Hoxha mbajtur në kongresin e 8 të PPSH.", 14. 154 Banja, Hasan. "Stadi i arritur në zhvillimin shoqëror-ekonomik të vendit dhe projektkushtetuta ". Konferenca Shkencore mbi problemet e Kushtetutës, Tiranё: Shtëpia botuese "8 Nëntori" (1976), 47. 153

127

Juljan Myftari

drejtë në shoqëri të tjera, të cilat mëtonin të arrinin drejtësinë e arritur në Shqipëri. Shqipëria megjithatë, dallohej historikisht nga vendet e tjera sepse ato kategorizohen ose si liberale, ose si revizioniste, kështu Shqipëria përbënte një universale vërtetë të partikularizuar, për sa kohë ajo pohonte se historikisht të ngjashmet me të ishin të pakta, madje dhe ato vende të cilat dikur ishin në të njëjtën rrugë me të, për arsye të caktuara kishin marrë një shteg tjetër, duke revizionuar rrugën e drejtë. Kështu komunistët shqiptarë dhe socializmi i tyre kishin të drejtë të ishin themelues, për sa kohë ata krijonin bazën shoqërore tek ekzistenca e njëjtësuar materiale dhe te drejtësia e këtij themeli të unifikuar të së mirës, ku ligji ishte shembull për universin material në shtrirjen e tij të plotë. Pasi komunistët mohuan natyrën e moralit si një send metafizik dhe legjitimuan unicitetin e tyre i cili ishte burim i moralit, nuk është e pazakontë lëvizja që bëjnë “komunistët” ndaj njeriut, i cili duhet të “thirret” në regjistra moralë-emotivё si realizues i këtij zhvillimi sa partikular dhe historik. Për këtë, karakteristikë e dukshme e ligjit në diktaturën shqiptare të proletariatit ishte përdorimi i elementëve të fortë normativomoral, për të pasur impakt ndaj elementëve konkretë emotivё. Qytetari shqiptar duhej të behej pjesë e këtij ndryshimi historik të truallit moral dhe ligjor, të cilin e kishte ndërmarrë ai, në veçanësinë e të cilit lidhej me histori universale që krijoheshin si akt i tij partikular. Në hyrjen e kushtetutës të vitit 1976 proklamohet se populli shqiptar e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë. Ky element letrar qartazi kërkonte t’i drejtohej drejtpërdrejt ndjesive morale emotive me pasoja në vet-perceptimin si agjent racional. Pra, të krijojё një përqasje jo imperative të ligjit ndaj subjekteve, duke evokuar së pari elementë të moralit emotiv. Përdorimi i kryefjalëve të tilla me ngarkesë të fortë metaforike, kërkonte të gjente një raport politik, propagandistik (apo një racionale) me qytetarët në dy nivele të ndryshme. Së pari, komunistët apelonin subjektin në nivelin e një mendjeje universale. Edhe pse komunistët pretendonin se natyra universale-abstrakte e njeriut ishte vetëm një krijim i ideologjive borgjeze, kur u duhej të jepnin mesazhe politike të gjera, ata përdornin koncepte të njëjta me to. Ata donin që individi shqiptar të ndihej pjesë e një mendjeje të përgjithshme. Dallimi te komunistët qëndronte në faktin se kjo mendje e përgjithshme në 128

Raporti i socialist me moralin

të cilin qytetari bënte pjesë, e kishte burimin te ekzistenca materiale. Qenia e tij materiale zgjeronte dukshëm kufijtë e saj fillestarë dhe nga një qenie me plotësi paraprake të munguar, ajo vet-rivlerësohej në një qenie të shtuar pa teprica. Njeriu kthehej nga anëtar i paidentifikuar i historisë në pasqyrë identike të saj dhe për të cilin realiteti ka nevojë të domosdoshme. Ai tashmë ishte kryefjala e realitetit, është "populli shqiptar ..." Kushtetuta e cila, në sistemin paraardhës ishte sinonim i kushtëzimit, tashmë ishte pothuaj një traktat mbi physisin e tij. Kushtetuta ishte thjesht një akt pasqyrues i një historie të pajetuar më parë. Së dyti referenti kërkonte regjistrin emotiv, pra apelimin me terma të fortë moralё ndaj irracionales së individit. Një nga shprehjet e përdorura në hyrjen e kushtetutës të vitit 1976 është "çarja e rrugës së historisë". Koncepti i çarjes denoton një element të fortë voluntarist me anë të së cilës historia thyhet, prishet apo griset si mbulesa e Kalipsos për të shpallur apokalipsin e ardhshëm. Siç shprehet Taylori: “Vetja dhe e mira, ose me fjalë të tjera, vetja dhe morali, janë çështje të lidhura së brendshmi.” 155 Pushteti i Partisë kërkonte të ndërtonte këtë vete, e cila ishte emotivisht e lidhur me tërësinë shoqërore me anë të ndjesive morale që rezultonin nga ndjenja e hapjes te historia. Shqiptari mund të takonte historinë dhe aty ai krijohej si agjent moral përtej heteronomisë së vazhdueshme, të cilën e shkaktonte ndaj tij pushteti i klasave sunduese të së kaluarës. Tashmë i suksesshëm në çarjen e historisë, sepse kishte arritur që të ishte në krye të saj, populli shqiptar mund të kishte autonomi dhe si i tillë të ishte bërës i ligjeve të veta. Në një situatë Kantiane, e cila vinte në mënyrë kundërthënëse nga afrimi duke përdorur elementët emotivë, ai ishte bërësi i ligjeve të veta, sepse çarja e historisë e linte atë të vetëm në të qenit autoritet i vetes. Kështu morali dhe ligji ishin e njëjta gjë për shkak të autonomisë që ai kishte arritur. Komunistët kërkonin të krijonin autonominë si ndjesi autonomie, si përfshirje të unit personal te shoqëria autonome që “arsyeton” për qenien e saj në rregullsi ligjore.

Charles Taylor, Sources of the Self: The Making of the Modern Identi+ty (Harvard University Press, 1989),3. 155

129

Juljan Myftari

Një përqasje sipas teorive të së Drejtës Natyrore Prima facie të duket se ligji dhe e drejta në sistemin komunist i ngjan teorive klasike të ligjit natyror, pasi ligji dhe morali rezultojnë të burojnë nga i njëjti kuadër i përgjithshëm. Ngjashëm me shoqëritë mesjetare apo të modernizimit të hershëm, ku ishte e zakonshme të gjeje përkitje deduktive midis ligjit dhe moralit, edhe në Shqipërinë socialiste ligji duhet të ishte i “moralshëm” për tё qenë. Ndërkohë që, vetë komunistët kanë një pikëpamje tërësore të së mirës dhe moralit dhe kanë një kontroll në bërjen e ligjit, atëherë marrëdhënia midis tyre duket një marrëdhënie e një varësie konceptuale klasike e ligjit ndaj moralit. Komunistët politikisht e njihnin mirë natyrën njerëzore (edhe pa pranuar të kishin, apo të ndërtonin një ontologji të saj) dhe kishin një projekt të plotë të asaj ku shoqëria duhet të shkonte (edhe pse trajtat e shoqërisë së ardhshme nuk janë përcaktuar mirë). Komunistët në përgjithësi kanë një pikëpamje në dukje të qartë të rrugës që duhet të ndjekë shoqëria. Në këtë aspekt ata mund të krahasohen me predikuesit e një shoqërie mesjetare, morali i të cilëve, ishte mirë-përcaktuar për shkak se burimi i kodit të tyre moral ishte i njëjtësuar te Zoti monist. Zori për ta garantonte një botëkuptim të ngjashëm për anëtarët e shoqërisë dhe tregonte rrugë të ngjashme për të arritur te finalitetet e këtij botëkuptimi. Kjo na bën të mendojmë se në Shqipërinë e diktaturës së proletariatit kishim një situatë koherente të marrëdhënies të ligjit me moralin, për sa kohë epistemologjinë e konceptit të së mirës morale e siguron ideologjia dhe ligji u shërben atyre si specifikues i vetë këtyre koncepteve për jetën e përditshme. Në këto kushte, një lidhje e moralit me ligjin na jepet pothuaj në formën e tij klasike. Megjithatë, në kundërshtim me sa rezulton në një analizë sipërfaqësore, në Shqipërinë socialiste, marrëdhënia midis ligjit dhe moralit si një analogji e të drejtës natyrore rezulton problematike në së paku dy aspekte: Së pari, edhe pse ideologjia komuniste ndërton një sistem të integruar midis moralit dhe ligjit, morali në të cilin ajo bazohet është i ndryshëm nga ai tradicional. Këtë pohim e legjitimojnë më së miri referencat e vazhdueshme për revolucion, qoftë në ligj ashtu dhe në mesazhin politik. Komunizmi kishte një marrëdhënie problematike me traditën. Kjo është e vërtetë edhe po të kemi parasysh se sistemi në fjalë bëri tentativa të vazhdueshme për ta përdorur traditën, apo pjesë të saj, në të mirë të tij. 130

Raporti i socialist me moralin

Së dyti, komunizmi nuk mund të bazohej në një qenie monoteiste siç ishte Zoti për shoqëritë mesjetare. Këto fakte janë problematike, për sa kohë sistemet të cilat arrijnë në një konceptim ligjor, i cili reflekton thellësisht një sistem moral e lidhin ligjin me një moral i cili është tradicional dhe metafizik. Urdhrat moralë që ligjet zakonisht arrijnë të artikulojnë me efikasitet janë ato të ngulitura në kohë te një popullatë e caktuar, dhe që kërkojnë një homogjenitet historik të popullatës, i cili bazohet në një vizion të përbashkët metafizik dhe eskatologjik. Vetë sistemet ligjore dhe politike të cilat i referohen moralit në mënyrë të vazhdueshme gjatë ligjërimit të tyre juridik, e bëjnë këtë duke përdorur sisteme morale tradicionale dhe metafizike për të qenë efikase në implementimin e këtyre sistemeve morale/ligjore. Teoria klasike që propagandon raportin deduktiv të moralit me ligjin, ajo e "së drejtës natyrore" është zhvilluar pikërisht në të tilla rrethana. Atëherë kur shoqëritë në të cilat ligji aplikohej ishin homogjene, por mbi të gjitha homogjeniteti i tyre ishte kohë-gjatë. Gjithashtu kriteri tjetër të cilin e kërkojnë këto pikëpamje që lidhin ligjin me një moral të caktuar, është se ky moral ka burim mbinatyror. Pra, në këto shoqëri, ku teoritë e së drejtës natyrore kanë sukses, zakonisht kemi një besim fetar, madje ai është i rëndësishëm në përditshmërinë e jetës njerëzore. Në Shqipërinë komuniste, kushtet e sipër-kërkuara plotësohen vetëm pjesërisht. Kushti i traditës nuk plotësohet, ai i besimit në një zot nuk plotësohet po ashtu, ndërsa kushti i homogjenitetit kërkohet të rindërtohet nën ideologjinë marksiste . Nga njëra anë kemi ligjin që i referohet shpeshherë dhe haptas moralit, nga ana tjetër nuk kemi një moral tradicional që mbështetet nga ligji dhe që është shkak për ligjin vetë. Gjithashtu nuk kemi një sistem mbinatyror, i cili të mbështesë moralin dhe rrjedhimisht ligjin. Ligji mbështetet te një "moral" i ri, i cili është krejt rishtar në jetën e njerëzve, dhe akoma i painteriorizuar prej tyre për sa kohë, vetë koha ka qenë e pamjaftueshme për këtë. Gjithashtu ligji i referohet moralit i cili nuk ka bazë as historike e as hyjnore. Ky antagonizëm ndaj moralit tradicional vihet në dukje qartë në një shkrim të Liri Gjolikut, e cila shprehet se : “Jeta 38 vjeçare e shoqërisë sonë socialiste ka treguar se shfaqjet e huaja në familjen tonë mund të vijnë, si nga ideologjitë e vjetra, nga normat dhe praktikat shekullore patriarkale, feudale e fetare, ashtu dhe nga presioni i gjithanshëm e veprues i ideologjisë borgjezo131

Juljan Myftari

revizioniste ... .” 156 Kështu burimi i moralit në familjet shqiptare nuk mund të jenë praktikat shekullore, sepse ato shkaktojnë dhe janë burim i shfaqjeve të huaja, të cilat shkojnë kundër si me moralin ashtu dhe me ligjin socialist. Siç përmendëm, një karakteristikë e dytë që ç’legjitimon analogjinë midis marrëdhënies ligj moral në shoqëritë, ku mbizotëron një lexim i ligjit si e drejtë natyrore dhe ligjshmërisë socialiste shqiptare, është mungesa e një entiteti mbinatyror monist në rastin shqiptar. Rëndësia e kësaj pranie shihet në faktin se njerëzit, në prani të zotit monist, bashkë-ndajnë të njëjtin sistem besimi apo sisteme besimi, të cilat kanë të njëjtin burim metafizik, kanë kode morale të ngjashme, ku të gjitha ndodhin si pasojë e një entiteti, i cili asnjëherë nuk është prezent. Në shoqëritë tradicionale zoti flet çdo moment pa qenë aty dhe pa u vendosur në gjyq nga njerëzit. Kjo siguron një unitet të njerëzve, të cilët e përdornin zotin si një prezencë të paqenë dhe të pa kritikueshme për t’u bashkuar. Zoti në këto shoqëri është ajo pjesë e individit që i dëshiron të mirën të tjerëve pa mohuar veten. Kështu ai luan rolin e asaj çka brenda vetes është dashamirës ndaj të tjerëve, por që, nuk i pohohet vetes si një vetëqenie e pohuesit të kësaj të mire. Njeriu mund të jetë dashamirës ndaj të tjerëve pa ia thënë vetes që është ai, si dhe duke menduar se një entitet jashtë tij e bën të jetë i tillë. Duke qenë se në shoqëritë me besim të fortë fetar krijohet ky burim kinse i jashtëm ndaj njeriut, që e detyron atë të marrë në konsideratë tjetrin dhe të tjerët, atëherë kjo marrje në konsideratë e tjetrit kthehet në sistem moral dhe pastaj në sistem ligjor. Ky transformim i “tjetrit” në sistem moral dhe ligjor ndodh natyrshëm në këto shoqëri tradicionale për sa kohë e mira përfaqësohet nga Zoti, të cilin njerëzit e mendojnë se ekziston vërtet dhe është jashtë tyre. Duke qenë se Zoti mendohet si jashtë njeriut konkret, atëherë njeriu konkret nuk është Zot. Si mëkatar për nga natyra, ai ka nevojë sidoqoftë dhe kurdoherë për moralin dhe sigurisht për ligjin, i cili vjen në ekzistencë për shkak se zoti është tjetri dhe njeriu vetë është qenie mëkatare. Kështu njeriut, cili nënkupton ekzistencën e ligjit, për sa kohë ai është i ndryshëm nga Zoti, i duhen ligje për të rregulluar sjelljen e tij potencialisht jo të mirë. Në këto sisteme, ligji njerëzor është patjetër urdhër i "Raport i Komisionit Juridik të Kuvendit Popullor, mbajtur nga sekretarja e komisionit, Liri Gjoliku " Drejtësia Popullore, nr. 3 (1982), 13.

156

132

Raporti i socialist me moralin

arsyes së Zotit dhe ekziston si një fakt i natyrës së lirë të njeriut. Në qoftë se ligjet e njeriut nuk rrjedhin urdhrat e Zotit, atyre nuk duhet t’u bindemi. 157 Dihet që nga ana tjetër, në Shqipërinë socialiste, nuk njihej asnjë besim fetar madje aty “mbështetet dhe praktikohet ateizmi dhe propaganda rrënjos një botëkuptim materialist-shkencor 158. Pasojë e kësaj është fakti që “komunizmi” e afronte në mënyrë të rrezikshme Zotin, sepse ai e bënte atë të prekshëm dhe e bënte urdhërues të njëkahshëm. Zot tjetër nuk kishte dhe ai që urdhëronte dhe ndërtonte sistemet morale ishte atje përballë. Ai nuk ishte tjetri i jashtësuar nga personi, por ishte vetë personi, proletari i cili ndërtonte mbi idenë e vetes dhe jo të tjetrit sistemin moral. Kjo gjendje në të cilën socializmi në të njëjtën kohë kishte pasojën e një shoqërie, në të cilën ligji kishte një burim moral, pa pasur premisat e këtyre shoqërive, çonte në një situatë ku varësia e ligjit ndaj moralit bëhej e pakuptimtë. Kështu burimi i moralit dhe vetë ligjit është i njëjtë si në kohë ashtu dhe në hierarki. Burimi i ligjit dhe i moralit ishte i njëjti dhe mbështetja që morali i bën ligjit dhe ligji i bën moralit merr një karakter paradoksal, për sa kohë burimi i tyre është i njëjtë. Qartazi morali atashohet me politikën dhe politika është burim i ligjit për sa kohë ligji është mjeti i saj. Pra, politika, përcakton moralin dhe në të njëjtën kohë dhe ligjin, i cili i ngjan përmbajtësish moralit. Ideologjia pa një Zot dhe pa një traditë ngel të jetë burimi i bërthamës së moralit dhe ligji gjithashtu e ka burimin tek ideologjia, sepse është mjeti organizativ, që ideologjia përdor ndaj shoqërisë. Të dyja këto, si ligji dhe morali, kanë varësi ndaj ideologjisë dhe kjo varësi shpesh është e drejtpërdrejtë, gjë që bën të jenë të baraslarguara prej saj. Kështu morali me ligjin janë në të njëjtën lartësi normative sepse burimi i tyre është i njëjtë, dhe kjo ka si rrjedhim pakuptueshmërinë e të quajturit ligjit të moralshëm, për sa ligji është konform ideologjisë. Fakti që ai është i moralshëm nuk i shton asnjë cilësi, për sa morali është i nënshtruar aq sa vetë ligji. Duke qenë se morali është ndërtuar nga ideologjia, e cila bazohet te ideja e proletarit që afirmon njëanshmërisht veten, çdo referim Thomas Aquinas, Summa Theologica,1514. Përmbledhës i përgjithshëm i legjislacionit në fuqi të Republikës Popullore Socialiste Të Shqipërisë, Botim i Byrosë Juridike Në Aparatin e Këshillit Të Ministrave, vol. 1 (1986),12.

157

158

133

Juljan Myftari

ndaj moralit është një ripohim i tepërt, i cili është afirmuar tashmë me afirmimin e anshmërisë së proletarit tek ideologjia. Ligji nuk kishte si të ishte i moralshëm, pasi nuk kishte asnjë mundësi të ishte i pamoralshëm, pasi ishte pohim i këtejshmërisë së proletarit ideologjik. Ky fakt ç’legjitimon moralitetin e ligjit, pasi burimi i moralit është Marksi-zmi dhe burimi i ligjit është Marksi. Kështu ligji nuk ka si të jetë i moralshëm ai mund të jetë thjesht marksist. Fakti që morali e ka burimin tek ideologjia marksiste, duhet ta bënte ligjin të moralshëm, apo me pretendime të vazhdueshme për moralitet, por morali e gjen përmbajtjen e tij drejtpërdrejtë tek ideologjia marksiste ashtu si bën ligji. Kështu morali ishte i tillë për sa kohë ishte marksist dhe ligji është i tillë për sa kohë është marksist. Ligji nuk kishte nevojë të ishte i moralshëm, atij i mjafton të ishte marksist për të qenë ligj dhe i moralshëm. Pra, atij nuk i duhej të ishte aspak i moralshëm për të qenë i moralshëm, atij thjesht i duhej të ishte marksist. Një problem tjetër akut në raportin midis moralit dhe ligjit në perspektivën komuniste është se kjo teori nuk ka një narracion të mirëfilltë mbi natyrën e njeriun. Në përgjithësi, teoritë që flasin për lidhjen midis moralit dhe ligjit e kanë të domosdoshme një narracion të tillë. Kjo është e vërtetë sidomos për teoritë "përmbajtjesore" të së drejtës natyrore. Këtyre teorive u duhet një konceptim universal për njeriun dhe këtu bazohen te vetë natyra që ka morali dhe pastaj përmbajtja, tё cilën duhet ta ketë vetë ligji. Teoria marksiste nuk na jep një përcaktim të saktë të natyrës njerëzore për shume arsye, megjithatë, kjo vështirëson, raportin midis ligjit dhe moralit, për sa kohë morali zakonisht është një "përshkrim normativ" i natyrës së njeriut. Problemi që shpërfaqet qartazi këtu është që ligjërimi për natyrën e njeriut jo vetëm zëvendësohet në përmbajtje, por edhe mohohet si mundësi, duke e përcaktuar njeriun thjesht në raport me lëvizjen e punës, si popull punonjës, morali nuk mund të jetë kufizim për ligjin për sa kohë morali nuk ka një natyrë njerëzore me të cilin përplaset. Nga ana tjetër është e vërtetë që teoria e së drejtës ka ofruar alternativa të cilat servirin konceptime të ligjit, të cilat nuk pretendojnë për këtë lidhje midis ligjit dhe moralit tradicional ose fetar, dhe gjithsesi pretendojnë moralshmëri të ligjit. Këto alternativa janë ofruar në konceptimin e ligjit dhe lidhjes së tij me shoqërinë. Një shembull i sa më sipër është filozofi 134

Raporti i socialist me moralin

Lon Fuller, i cili është një teoricien i njohur i së drejtës. Ai mbron idenë e një raporti të domosdoshëm midis ligjit dhe moralit, pa iu referuar moralit tradicional, apo ndonjë qenieje mbinatyrore. Ai pohon se: "Këto ligje natyrore nuk kanë asnjë lidhje të thellë me ndonjë prani të kudondodhur qiellore, as kanë ndonjë lidhje të largët me ndonjë konceptim të ligjit, si kundërshtim me ligjet e Zotit. Ata qëndrojnë tërësisht tokësorë, qoftë në burimin e tyre ashtu dhe në aplikimin e tyre 159. Teori të tilla, të cilat kërkojnë të japin një lidhje midis moralit dhe ligjit, të cilat nuk bazohen te qeniet metafizike moniste, e kanë të domosdoshme një narracion mbi individin dhe personin, i cili është i shkëputur nga narracioni mbi historinë dhe shoqërinë. Pra, për Fullerin, edhe pse nuk kemi nevojë për traditën apo Zotin që të kemi një ligj të moralshëm, ne kemi nevojë për njeriun autonom. Në rastin që po shqyrtojmë, kërkesa për autonomi e individit e bën të pamundur edhe këtë tentativë të një raporti të njohur midis moralit dhe ligjit në Shqipërinë socialiste, sepse jo vetëm se Zoti nuk ekziston, por dhe individi apo personi moral ka kaluar në rend dytësor. Nuk ka zot, por as autonomi.

Institucione të tranzicionit moral Pavarësisht rolit të tij revolucionar edhe në raport me parimet e drejtësisë, komunizmit iu desh të përdorte parime apo institucione morale, të cilat ishin pararendëse ndaj tij. Artikulli i 2të i Statutit tё Republikës Popullore tё Shqipërisë të vitit 1946 luan të njëjtin rol të rëndësishëm në paraqitjen e mospërputhjes së pozicionit gjeografik të marksizmit, në lidhje me moralin dhe shpreh këtë pozicion kompleks të tyre ndaj moralit, si risi dhe moralit si traditë. Sipas artikullit 2 tё Statutit: "Çdo shtetas merr nga shoqëria aq sa i jep ai vetë shoqërisë". Ky parim qartas është një parim klasik i të drejtës distribuitive të cilin e gjejmë që nga Hamurabi, te Ligji i Tailonit, Aristoteli, apo autorë modernë, të cilët mbrojnë të drejtën “kapitaliste”. Në nenin 44 të Kushtetutës së vitit 1976, në të cilën flitet për punën, parimi i të drejtës distribuitive është "zbutur". Në paragrafin e fundit përcaktohet se: 159 Lon L. Fuller, The Morality of Law, Rev. ed., Storrs Lectures on Jurisprudence (New Haven: Yale University Press, 1977), 96.

135

Juljan Myftari

" Shtetasit kanë të drejtë të zgjedhin dhe të ushtrojnë profesionin e tyre sipas aftësisë e prirjeve personale dhe në pajtim me nevojat e shoqërisë." Duket qartë që evoluimi ka tendencë shkëputje nga një tipologji drejtësie klasike distributive, pasi në Kushtetutën e vitit 1976, hiqet natyra thellësisht ekonomike që ka artikulli i Statutit të vitit 1946, i cili flet për shpërblim, pra për një akt mirëfilli ekonomik midis palëve, për një shkëmbim ku akti i punës fokusohet te shpërblimi. Në artikullin e Kushtetutёs sё 76 flitet për zgjedhje, kjo pasi 30 vjet më pas shoqëria socialiste kishte përparuar dhe liria e njeriut i kishte dhënë atij mundësinë të ishte zgjedhës. Në nenin 44 të kushtetutës theksohet akti i zgjedhjes si arritje e shtetit socialist, mirëpo në këtë nen përmendet koncepti "nevojat e shoqërisë", të cilin në nenin 22 të statusit nuk e gjejmë. Kështu që në qoftë se kushtetuta e 46 ka një frymë më "ekonomike" individualiste dhe një konceptim të së drejtës sipas distribuitivizmit klasik, ajo e 76 kondenson dy koncepte, që mund të mendohen edhe si kontradiktore midis tyre, veprimi i individit si akt zgjedhës dhe nevojat e shoqërisë. Kushtetuta e 46 ka një kundërthënie midis vetes si çrrënjoseshe tipike e parimeve të drejtësisë klasike, pasi i pranon ato. Kurse Kushtetuta e vitit 76 edhe pse është më në koherencë me marksizmin klasik, duke qenë se përmend zgjedhjen si moment fillestar të punës, këtë punë ajo ia nënshtron menjëherë nevojave të shoqërisë. Kjo gjë mund të na çojë në kontradiktë të mesazhit të vetë normës kushtetuese përball qytetarit. Pasojë kjo e raportit që Marksizmi kishte me moralin dhe me nevojën për reformim të asaj çka janë parimet e moralit lihet jetime. Pështjellimi midis kohës, zakonit, (që e gjejmë te Lenini), individualizmit të drejtësisë distributive, aktit të zgjedhjes, dhe konceptit të nevojave të shoqërisë, krijojnë një sistem konceptesh, të cilat edhe pse jo të dhëna në të njëjtin moment, të gjitha së bashku krijojnë një raport parimor kontradiktor 160 dhe cenojnë qenien e ligjit si akt koherent. Në të drejtën socialiste mund të gjejmë parime të cilat hasen në sistemet shekullore të drejtësisë dhe aspak rishtare. Një nga këto gjendet në kodin civil të vitit 1981, ku deklarohet se: Neni 24 Kur një veprim juridik është i pavlefshëm për arsye se vjen në kundërshtim me ligjin, është bërë për të mashtruar ligjin, ose është haptazi në dëm të shtetit, çdo 160

136

Raporti i socialist me moralin

Një rast tjetër ku përforcohet marrëdhënia midis drejtësisë dhe moralit me truallin material-ekonomik ishte vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 494, datë 4.12.198, “Për Bursat e Nxënësve dhe Studentëve". Bursë e plotë ose gjysmëbursë u jepet nxënësve dhe studentëve që kanë ata vetë dhe familjet e tyre qëndrim të mirë moral-politik, nuk kanë pjesëtarë të familjes të dënuar për krime kundër shtetit ose përvetësim të pasurisë, dhe që plotësojnë nivelin e domosdoshëm të përparimit të caktuar nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës, si edhe kushtet ekonomike ... 161 Kështu ndihmoheshin ata të cilët ishin të moralshëm dhe nuk është e moralshme të ndihmohen ata që janë të pamoralshëm. Duhet të jetë sё pari personi dhe familja si njësi bazë e cila pranonte moralin dhe vepron si ndërtuese e tij së jashtmi. Morali i shtetit socialist nuk mund të tejkalojë imoralitetin e personit dhe të familjes që e ka edukuar. Për sa ata nuk janë akoma të moralshëm ata do të trajtohen si ndërtues nga jashtë të moralit dhe si mohues të tij. Dhe duke qenë se morali socialist ka një truall ekonomik, atëherë ata me përgjegjësi të tyre kanë hequr dorë nga të qeni të moralshëm, pra të qenit ekonomik. Kështu i pamoralshmi ishte gjë që palët i kanë dhënë njëra tjetrës merret dhe kalon në të ardhurat e shtetit dhe, kur nuk është e mundur të merret po ajo gjë, kërkohet vlera e saj. Në qoftë se veprimi juridik nuk dëmton interesat e shtetit dhe njëra nga palët ka vepruar me mirëbesim, gjykata mund të vendosë që çdo njëra nga palët ka vepruar me mirëbesim, gjykata mund të vendosë që çdo gjë qё ka dhënë kjo palë, t’i kthehet kësaj dhe, kur kjo nuk është e mundur, të paguhet vlera e saj. Neni 26 Kur një veprim juridik është i pavlefshëm për arsye se është bërë me mashtrim ose kanosjen palës së dëmtuar duhet t’i kthehet nga pala tjetër çdo gjë që ajo ka marrë dhe, kur nuk është e mundur duhet të paguhet vlera e saj. Ajo që është dhënë nga pala që ka bërë mashtrimin ose kanosjen kalon në të ardhurat e shtetit. (Gazeta Zyrtare, 1981,3, faqe 53) Sa sanksionuar më sipër janë pjesëe e konceptit të drejtësisë shpaguese që e gjejmë tek teori të njohura të drejtësisë, si ato të Aristotelit apo Kantit dhe të cilat janë zhvilluar në shoqëri dhe në kontekste krejt të tjera me ato të Shqipërisë së gjysmës së dyte të shekullit të XX. Për më tepër mund të shohim se më sipër edhe shtetin e trajtojnë si një ndër palët (edhe pse më e rëndësishmja) që duhet shpaguar. 161 Përmbledhës i përgjithshëm i legjislacionit në fuqi të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, 2, 1322.

137

Juljan Myftari

qenia jo racionale (jo ekonomike), e cila në absurd dhe vetëmohim zgjidhte të ishte jashtë skemës ekonomike të moralit. Edhe këtu morali komunist përdor një logjikë klasike utilitariste për të rithemeluar konceptin e moralit dhe për ta zëvendësuar me të tijin. Kështu ishte e vështirë të ishe i pamoralshëm derisa sa çdokujt i interesonte të ishte i moralshëm, apo të dukej si krejt i moralshëm. Një nga elementët lehtësues është fakti se morali nuk ishte më mirëfilli problematik, pasi të gjithë ishin të moralshëm dhe vetë ligji ishte i moralshëm. Pra, morali nuk përbënte një problem themelor, derisa ligji ishte produkt i drejtpërdrejtë i ideologjisë dhe ideologjia ishte shkencore. Kështu kërkesa për moral ishte një cilësi e nënkuptuar e gjithkujt, derisa pjesa dërrmuese e njerëzve ishin popull punonjës në të gjitha variantet e konceptit dhe populli punonjës më së miri edukonte polen e tij, atëherë të gjithë ishin të moralshëm. Pra, kërkesa për moralitet ishte pothuaj e tepërt, përderisa të pamoralshëm vështirë se gjendeshin. Kështu derisa duhej të shpallte suksesin e përqasjes ideologjike, Partisë i duhej të shpallte dhe moralshmërinë e përgjithshme. Duke e kthyer moralshmërinë në rrezik dhe jo në ekzistencë, në rastësi apo domosdoshmëri. Tranzicioni moral shpallej si vetë morali komunist. Siç përmendëm dhe më sipër, familja është një institucion tranzicioni i pazëvendësueshëm. Në nenin 2 të Kodit të Familjes, të vitit 1982 thuhet se: “... Legjislacioni i familjes ka për detyrë t’i shërbejë krijimit, mbrojtjes, forcimit të mëtejshëm të familjes socialiste në përputhje me normat e moralit socialist. 162” Institucioni i familjes do të përbënte një shembull të mirë se si koncepti i moralit përdorej nga sistemi ligjor socialist. Morali i këtij institucioni shoqëror mbrohet me forcë në legjislaturën e kohës. Legjislaturat perëndimore apo dhe ato të vendeve revizioniste akuzohen si liberale. Legjislacioni i familjes në vitet e fundit, në vendet revizioniste përshkohej nga liberalizmi i theksuar dhe si pasojë nuk ishte më në gjendje të luante rolin e tij edukues ndaj shtetasve për forcimin e familjes. 163 Revolucioni moral nuk duhej kuptuar si liberalizëm apo shthurje e individit, i cili i lënë i lirë

162 "Kodi I Familjes ". Gazeta Zyrtare E REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË, nr. 3 (1982). 163 Ksanthipi Begeja, Drejtësia Popullore, nr. 2 (1982), 66.

138

Raporti i socialist me moralin

mund të zbulonte veten dhe të ishte i papërshtatshëm për sistemin. Familja ishte një institucion moral dhe si tillë duhet konservuar. Sipas Manush Myftiut, zëvendës/kryeministër dhe anëtar i Byrosё Politike; “Botëkuptimi ynë marksist-leninist për familjen nuk pajtohet as me pazgjidhshmërinë e martesës dhe as me lirinë absolute të shkurorëzimit... Duke pasur parasysh karakterin shoqëror të martesës, natyrën e saj morale, kuptohet se vetëm vullneti i bashkëshortëve për të zgjidhur martesën nuk është i mjaftueshëm.” 164 Familja tejkalon vullnetin e individëve që përbëjnë thelbin e tranzicionit të moralit tradicional në atë komunist. Familja nuk mund të cenohej për sa kohë ajo konservohej akoma si vendi ekskluziv, ku konsumohej akti që ndante të moralshmen nga e pamoralshmja në botën tradicionale. Familja ishte atje ku, nëpërmjet marrëdhënies bashkëshortore, konsumohej akti seksual, i cili ashtu si për botën tradicionale ashtu dhe në socializmin shqiptar ndante moralin nga imoraliteti personal. Ruajtja e familjes si simbol anti-shthurje i garantonte njeriut vazhdimësi moraliteti në socializëm. Marrëdhënia seksuale që ishte nderi dhe turpi në botën tradicionale do të ruhej e paprekur dhe kjo do të qetësonte shqetësimet që mund të sillte revolucioni moral komunist. Njeriu nuk do të çnderohej, sepse familja ishte po aq e shenjtë sa në të kaluarën dhe individët nuk mund ta prishnin atë. Si më parë këtë mund ta bënte vetëm Zoti, i cili në të kaluarën e prishte familjen duke marrë pjesëtaret e tij pranë vetes, kurse tani mund ta bënte pushteti komunist duke marrë një vendim gjyqësor. Zoti tashmë ishte tokëzuar, kështu që ai e ruante familjen dhe si ai i pari mund ta prishte me vendimet e tij. Familja si institucion moralizues duhet të ishte nën kontrollin e ideologjisë kjo sepse “martesa te ne mbështetet në unitetin ideopolitik të bashkëshortëve.” 165 Kështu Partia e ruante familjes sepse liria e individëve për ta krijuar dhe sidomos për ta përfunduar atë mund të nënkuptonte liri seksuale të personave, të cilët do të “publikonin” atë çka më private ishte te njeriu dhe për sistemin privatja e patjetërsueshme duhej mbajtur në kontroll. “Në projekt kodin tonë Ibid.66. Myftiu, "Mbi projektkodin e familjes të Republikës Popullore Socialiste Të Shqipërisë", 54.

164 165

139

Juljan Myftari

të familjes janë skalitur në një të tërë traditat më të mira të popullit për besnikërinë bashkëshortore për nderimin reciprok, për kujdesin ndaj të moshuarve për dashurinë ndaj fëmijëve etj. etj., me normat e moralit proletar që i ka ngritur në një shkallë të re më të lartë Partia. 166 Megjithatë, familja, siç thamë më sipër, nuk mund të jetë kurrsesi legjitimuese e së kaluarës, por duhet të jetë edukuese e së resë dhe moralit të ri komunist. Kjo vërtetohet nga përgjigja që i është dhënë një letre, e cila i drejtohej Komitetit Qendror të PPSH nga një qytetar që kërkonte t’i hiqej cilësimi si kulak. Në këtë rast Partia nuk mund t’ia hiqte cilësimin negativ qytetarit ndër të tjera edhe sepse ai në familje nuk punon mirë për edukimin e fëmijëve. 167 Pasojat e moralitetit ligjor tek individët I gjithë ky proces moralizimi shërben për rregullsinë e sistemit dhe për të garantuar që “çarja” e historisë mos vazhdojë përtej ardhjes së pushtetit të proletarëve. Komunistët kur marrin pushtetin e konsiderojnë të moralshëm zbatimin e ligjit. Ligji tashmë duhet zbatuar dhe kjo sipas tyre është një arritje e moralit të ri. Në raportin që Gjykata e Rrethit ë Korçës i dërgon Gjykatës së Lartë shkruhet se: “Zhvillimi i gjykimeve me nivel të mirë shkencor, me kulturë dhe duke respektuar dispozitat procedurale dhe normat e moralit socialist i ka shërbyer punës së Partisë, për edukimin e masave punonjëse me ndjenjën e respektimit të ligjshmërisë socialiste dhe në arritjen e rezultateve pozitive, në uljen e akteve të kriminalitetit, konflikteve civile dhe shkeljeve të tjera të ligjës.” 168 Kështu morali ka së fundi një arsye politike konkrete në qenësinë e tij. Një popull i moralshëm sipas kanuneve të ideologjisë ka më pak gjasa të kryej akte kundër shtetit dhe ligjit. Duke qenë se ligji është i moralshëm, atëherë populli i moralshëm e zbaton ligjin, pa sjellë çrregullti në sistemin ligjor.

Ibid. AQSH, F 14, V 1980, D 167, "Letra e telegrame të drejtuar KQ të PPSH, shokut Ramiz Alia , të cilët kërkojnë t'u hiqet cilësimi kulak dhe të pajisen me karta të Frontit,"12. 168 AQSH, F 493, V 1981, D 18, "Analizë mbi solemnitetin e kulturën e gjykimit në gjykatën e rrethit të Korçës" ",1. 166 167

140

Raporti i socialist me moralin

Kjo përzierje ndërmjet termave moralë dhe atyre ligjorё, vazhdon të përdoret deri në fund të regjimit. Në një relacion të Këshillit të Ministrave që mban datën 14.4.1990 me titull "Relacion për projektligjin për masat kundër personave që paraqesin rrezik për rendin publik” lexojmë se ligji 169 i ri është një akt që do të ndihmojë kundër "akteve të rrugaçërisë" dhe kundër "mospërfilljes së normave të moralit qytetar"... Këto masa merren ndaj atyre qytetarëve të cilët kryejnë akte të cilat "ndonëse nuk përbëjnë vepër penale" janë "në kundërshtim me sjelljen e mirë dhe moralin shoqëror ..., favorizojnë imoralitetin, korruptimin e familjeve ..., refuzojnë të zihen me punë shoqërisht të dobishme, ose bëjnë pjesë në grupe a shoqëri me prirje kriminale.” 170 Dënimi për këta persona gjysmë të ligjshëm, gjysmë të paligjshëm është: ose ndalimi i qarkullimit në një ose disa rrethe a zona të caktuara, ose detyrimi për të qëndruar në një rreth a në një ndërmarrje, ose kooperativë bujqësore. 171 Siç u përmend dhe më parë në këtë ligj përmendet morali dhe aktet e pamoralshme duke e bërë moralin koncept ligjor dhe atë që është kundër moralit të jetë e kundërligjshme. Personi i pamoralshëm edhe kur nuk kryen vepra penale konsiderohet si subjekt i ligjit, pra si i jashtëligjshëm për veprën kundër moralit shoqëror. Në një letër që Haki K. i dërgonte Komitetit Qendror të PPSH , ankohej për një vendim të gjykatës e cila ia ka dhënë kujdestarinë e fëmijëve ish bashkëshortes së tij. Ai deklaronte se ndarja me bashkëshorten ka ndodhur për shkak të imoralitetit të Në Ligjin e miratuar nga Kuvendi Popullor në pjesën ku flitet për subjektet e këtij ligji në mënyrë më specifike përcaktohet: Neni 1 Masat parandaluese të parashikuara në këtë ligj merren: 1. Kundrejt personave që zhvillojnë veprimtari, e cila, ndonëse nuk përbën vepër penale, është në kundërshtim me sjelljen e mirë dhe moralin shoqëror. 2. Kundrejt personave sjellja e të cilëve tregon se mund të kryejnë vepra penale ... 3. Kundrejt personave, sjellja e të cilëve krijon një bindje se favorizon imoralitetin, korruptimin e fëmijëve ose përhapjen e bixhozit. 170 "Ligji për "Masat parandaluese kundër personave që paraqesin rrezik për rendin publik", 2. 171 Ibid.,2. 169

141

Juljan Myftari

saj, por "që të ruante nderin e familjes" në gjyqin që është bërë për divorcin ka dhënë arsye të tjera si grindje dhe mosmarrëveshje. Hakiu pretendon në letër se sekretarit të parë ia kishte thënë arsyen e vërtetë. 172 Partia në këtë rast e përfaqësuar nga Sekretari i Parë mund ta dinte të vërtetën edhe pse kjo e vërtetë ishte e papranueshme nga pikëpamja e moralit tradicional për Hakiun dhe nuk mund të deklarohej në gjyq. Duke qenë se Partia vetë ishte përtej këtij morali tradicional dhe themeluese e moralit të ri, ajo nuk kishte pse të mos e dinte të vërtetën pasi nuk i nënshtrohej moralit tradicional. Partia mund të mos gjykonte me anë të këtij morali të vjetër sepse ajo nuk i nënshtrohej asaj, ndryshe nga shoqëria e cila kishte akoma norma tranzitore të moralit dhe mund të gjykonte personat e përfshirë në këtë çështje. Akoma më domethënëse është një letër që një qytetare i dërgon Enver Hoxhës, në lidhje me një vendim gjyqësor për divorcin e saj nga bashkëshorti. Letra në të gjithë detajet e saj flet për imazhin e Partisë, si burimor i moralit dhe ,si një entitet i moralshëm për qytetarët. Partia mund të hynte dhe të gjykonte mbi çështjet morale në qoftë se qytetari mendonte që ligji apo gjykata që zbatonte ligjin, kishte gabuar. Qytetarja A. T. i dërgonte Enver Hoxhës këtë letër, ku i ankohej për një vendim gjykate që ka shpallur divorcin midis saj dhe burrit. Me nota tejet të ndezura, ajo i shprehej udhëheqësit të partisë komuniste, rreth moralit të saj duke pretenduar se ishte bërë viktimë e xhelozisë së sëmurë të burrit saj, të koncepteve të tij të gabuara mbi shoqërinë. 173 Madje ajo pranon se prej 6 muajsh po torturohej nga një intrigë, nga një akuzë e pa bazë, për një të ashtuquajtur flagrance me Ylli B., akuzë qё është përpunuar dhe përhapur nga xhelozia e fiksimet e ish bashkëshortit të saj. 174 Qytetarja tregon se si bashkëshorti e kishte hapur çështjen në Komitetin e Partisë, por ky komitet nuk i kishte dhënë të drejtë atij. Më pas ai kishte shkuar në gjykatë, megjithëse sekretari i Partisë i kishte thënë se dyshimet e tij nuk qëndronin. Gjykata kishte vendosur për ndarje të çiftit për faj të gruas, megjithëse sipas saj nuk ishte vërtetuar asgjë për fajësinë e saj. Gjykata e AQSH, F 14, V 1980, D 171,"Letra e telegrame të drejtuar KQ të PPSH, shokëve Enver Hoxha, Ramiz Alia për shkelje të ligjshmërisë ", 4. 173 Ibid., 69. 174 Ibid. 172

142

Raporti i socialist me moralin

konsideronte gruan si të fajshme se kishte shkaktuar dyshime tek i shoqi. Me tej zonja i deklaron Enver Hoxhës se "... Jam plotësisht e pafajshme dhe e ndershme, me karakter dhe virtyte të larta morale ...” Duke gjykuar mbi vendimin e gjykatës gruaja shprehet se ishte e bindur se në trajtimin e gabuar të problemit kanë ndikuar mendimet konservatore mbi gruan, të cilat nuk përputhen me normat e moralit socialist si dhe me parimet e Partisë sonë për të drejtat e gruas, sjelljet e saj në shoqëri. 175 Kёsisoj, gruaja 176 i jepet Partisë dhe ka nevojë për mbrojtjen e saj sepse Partia është burimi i parë dhe final i moralitetit. Jo vetëm se Partia është gjykuesja e drejtë për sa i përket kuptimit të ligjeve apo shkeljes së tyre, por se si entitet moral superior Partia është domosdoshmërish e mirë dhe ajo është e bindur në gjithëmirësinë e saj si mbrojtëse të moralit dhe e çlirimit nga padrejtësitë. Partia është çliruesja e gjithsecilit dhe në këtë rast çliruesja e gruas nga konceptet e moralit të vjetër patriarkal. E reja mund të vjetrën dhe Partia si krijuese e së resë mbron çlirimin nga skllavëria shekullore e gruas ndaj burrit të saj padron. Në një raport sekret të Komitetit të Partisë së Repartit nr. 8555 me titull "Mbi uljen e figurës morale nga oficerët Vasfi M. dhe Xhafer K. datë 30.8.1980, drejtuar Komitetit Qendror të PPSH lexojmë se:

Ibid.,70. Më tej letra vazhdon :"Ndonëse mbi kurrizin tim kam duruar për vjete me radhë xhelozinë e burrin, unë asnjëherë nuk ja kam ushqyer e nuk i jam nënshtruar. Përkundrazi duke u ndeshur me këto shfaqje, vetë, e armatosur me mësimet e Partisë dhe Tuajat, kam luftuar dhe jam përpjekur ta çliroj nga dara e xhelozisë.. Duke qenë e pastër, unë kam besim se drejtësia do ta riparojë gjykimin e gabuar e subjektiv të gjyqtarit që drejtoi procesin. Për këtë qëllim i jam drejtuar Gjykatës së Lartë që ta marrë në shqyrtim Kolegji Civil i saj. Por në gjendjen shpirtërore që jam e ndjej të domosdoshme që të mё marrë në përkujdesje Partia, pasi futja në sokake e këtij problemi tani më ka tronditur shumë. Me këtë rast dhe një herë kam studiuar me kujdes materialet tuajat dhe veçanërisht fjalën e mbajtur në Sekretariat në tetor të 1969, "Të drejtat dhe liritë e gruas dhe rinisë të kuptohen thellë të mbrohen nga të gjithë me qëllim që të analizoj sa më thellë këtë ngjarje. Këto mësime të vlefshme më kanë nxjerrë nga pesimizmi që më futi kjo tragjedi e krijuar. Më kanë nxjerrë nga jeta e ngjarjeve meskine dhe më dhanë dritë për të mbajtur një qëndrim revolucionar....” 175

176

143

Juljan Myftari

“Vasfiu në datë 16 gusht 1980, rreth orës 14.00 kryen një veprim të shëmtuar duke përdorur forcën për të përdhunuar shoqen D. D... . Në vendin e ngjarjes shkoi Komisari i kësaj njësie, shoku Mina Proko dhe sё bashku me shokët e Partisë, tё Pushtetit në Cerkovicë dhe organizatën bazë tё Partisë dhe bën ballafaqimin.” 177 Edhe në këtë rast shokët e partisë kontrolluan një ngjarje e cila kishte natyrë krejtësisht penale. Megjithatë, ata mendonin se ngjarja mund të zgjidhej nga verifikimet e tyre. Ata do të tё verifikonin a kishte ndodhur ngjarja dhe mund të merrnin masa pa iu referuar ligjit, por moralit socialist të respektimit të gruas, por pa krijuar probleme publike. Duke qenë se i akuzuari ishte ushtarak, pra një anëtar i pushtetit popullor, atëherë ruajtja e moralit publik ishte e rëndësishme për ta. Në rastin e dytë i cili trajtohet në të njëjtin dokument, bëhet fjalë për Xhafer K. i cili ishte komandant batalioni. Raporti analizon në hollësi se si Z. Kodra i kishte e premtuar një shtetaseje me inicialet D. H. që do të martohej me të. Shtetësja e sipërpërmendur kishte ngelur shtatzënë nga raporti me Xhafer K. Në raport shkruhet "Fillimisht në takimin që është bërë në prezencë të shokut Idajet S. Sekretar i Byrosë së Partisë i brigadës, komisarit të kësaj njësie shokut Memisha J., shefit te shtabit te Korpusit dhe anëtar i Komitetit te Partisë Korpusit shokut Asllan G. si dhe instruktorit të Aparatit të KQ të PPSH shokut Sheref M, Xhaferi ka pranuar se ka marrëdhënie me D. H. Mbas kësaj u ka thëne shokëve të njësisë se do të tё prish fejesën qё më kanë bërë prindërit dhe do të martohem me D. H-në. Më vonë me sa duket protagonisti i historisë tërhiqet dhe mohon "fajin" e tij. Për sa më sipër pra për faktin se personi nuk pranon se kishte kryer akti imoral dhe mohonte të riparonte dëmin, madje duke shtyre një person tjetër të merrte mbi kurriz atësinë e fëmijës. 178 Kështu 177 AQSH, F 14, V 1980, D 40, f. 12. "informacioni të KQ të rretheve Pukë, kolonjë dhe të Rep. Usht. 3711 e 8555, drejtuar KQ të PPSH dhe sektorit ushtarak në KQ për uljen e figurës morale dhe politike të disa kuardove." 178 "Nisur sa më sipër Komiteti i Partisë Korpusit, mbështetur ne analizën dhe argumentet e sjella nga organizatat bazë dhe Byrotë e Partisë tё njësive, si dhe nga vetё pohimet e qëndrimet e tyre arriti nё konkluzionin se qe te dy këta me veprimet e tyre kane cenuar rende figurën morale te Oficerit dhe marrëdhëniet ushtri-popull. Ne përfundim Komiteti i Partisë ne mënyre kolegjiale vendosi qe

144

Raporti i socialist me moralin

Komiteti i Partisë së Korpusit vendosi të propozojë që ministri i Mbrojtjes të shkarkojë si Ushtarak personin sepse kishte thyer imazhin e moralshmërisë që pushteti duhet të përcjellë në publik. Këtë varësi të moralit nga Partia e përforcon një letër e shkrimtarit Ismail Kadare i cili i shkruan Enver Hoxhës në vitin 1981. Në këtë letër Kadareja i deklaron Hoxhës, se duke qenë se motra e tij ka pasur një qëndrim jo të mirë ndaj Partisë, ai ia ka ndaluar asaj shkelë në shtëpinë e tij dhe se ka njoftuar gjithë fisin për këtë duke e denoncuar veprimin e saj te të gjithë të afërmit. Kjo tregon se në rast se një anëtar i familjes shfaqte prirje kundër partisë, atëherë familja kalonte në plan të dytë dhe ishte Partia dhe vija e saj që duheshin ruajtur. Pra, nga ky rregull nuk përjashtoheshin as figura të rëndësishme si Ismail Kadareja. Gjithashtu letra, pjesë të së cilës po publikojmë në fund të librit, tregon se individi në regjimin komunist e ka pothuaj të pamundur të marrë një qëndrim moral të pavarur nga Partia nëse kërkon të arrijё të ketë sukses profesional. Kështu që ai detyrimisht kthehet në një servil të Partisë, morali i së cilit i nënshtrohet asaj.

t’i propozoje Ministrit te Mbrojtjes Popullore qe kuadrot Vasfi. M dhe Xhafer K. Të çmobilizohen nga ushtrua të pa denjë për të shërbyer në radhët e sajë.” AQSH, F 14, V 1980, D 40.

145

146

KAPITULLI I KATËRT RAPORTI I SHTETIT SOCIALIST ME INDIVIDIN Siç është përmendur në kapitujt e mëparshёm, i gjithë pushteti shtetëror në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë buron nga populli punonjës dhe i përket atij. 179 Tërësia si popull punonjës, përcaktohet jo si individë, që tejkalojnë ekzistencën e tyre instrumentale, por si mjete, qenësia personale e të cilëve raportohet thjesht si materialitet i kulluar, ose si prakticitet i kulluar i qenies njerëzore, të cilës i hiqet mundësia t’i distancohet vetes dhe realitetit normativ rregullues. Populli është punonjës, thelbi i njeriut eliminohet si esencë e fiksuar në një realitet të thellë, ndërsa ligji nga ana tjetër fiksohet në tekstin e shkruar. Kështu, fiksimi i subjektit njeri nё tekst, shërben vetëm për të përkufizuar qenien në atë formë, që të jetë pengues për krijimin e raportit të njeriut me veten. Sistemet politike socialiste me pretendime komuniste, si ai shqiptar, mbështeteshin nga një teori e cila e akuzonte shtetin si një organizëm historik dhe shtypës. Siç është vënë shpesh në dukje, shteti ishte kohor, rrethanor, si dhe shtypës ndaj individëve. 179 Përmbledhës i përgjithshëm i legjislacionit në fuqi të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, 1, 12.

147

Juljan Myftari

Megjithatë, nga një perspektivë ex post facto si dhe nga një perspektive ex ante, shtetet e diktaturës së proletariatit u treguan shumë më të zellshme në njëanshmërinë e tyre në raport me individin. Duke marrë trajtë prej Leviathani, individi, ishte të paktën po aq i shtypur sa në format paraliberale të shtetit. Apelimi që shteti i bën vetë individit në filozofinë komuniste nuk bën tjetër gjë, veçse arrin të ndërgjegjësojё individin për statusin e tij si të shtypur. Ndryshe nga sistemet paraliberale ku njerëzit në një masë të madhe kishin qëndrim parokial ndaj shtetit, njeriu komunist apelohej drejtpërdrejt nga shteti. Ai kurrsesi nuk mund të ishte anonim, e as anomik 180 (një thënie e njohur indiane shprehet se për indianin vetëvrasja është luks që ai nuk mund t’ia lejoj vetes). Shqiptari të qenit anomin dhe anomik e ka një luks që nuk i lejohet nga vetja kolektive. Duke hequr çdo skutë fshehjeje, paradoksialisht marksizmi jo thjesht konfirmonte, por realizonte të vërtetën e tij shkencore për shtetin, binte në një vetëpërshkrim të paqëllimshëm me risinë, që ai nuk mjaftohej me trupat e shtetasve, por kërkonte dhe mendjet e tyre. Pra, nëse shteti ishte shtypës dhe shtypja nënkupton qenien e qenies njerëzore jo vetëm si trup pa potencial lirie, por veçanërisht si mëndje (apo shpirt apo arsye në varësi të perspektives ontologjike që marrim) me projeksione të forta nga jashtë-brenda dhe brenda-jashtë, shteti shqiptar ishte "vërtetimi" i teorisë komuniste mbi shtetin, ku kjo teori ishte kontribuuesja kryesore. Madje duket se vetë mëndja duhet t’i ngjante trupit për sa kohë ishte më e kontrollueshme, Në nenin 28 të kushtetutës së Republikёs Popullore Socialiste tё Shqipёrisё, tё vitit 1976, në paragrafin e dytë gjejmë të përcaktuar se shteti punon për ngushtimin e dallimeve midis punës mendore e punës fizike. Këtë ngushtim dallimi, pushteti kërkonte ta shtrinte dhe në hapësirën gjeografike. Një aspekt interesant në këtë kuadër është raporti, që kishte individi me hapësirën ku jetonte. Individi ishte i kufizuar jo vetëm në sasinë e hapësirës që jetonte, por dhe në gjeografinë e saj. Shteti, ashtu siç kërkonte të ngushtonte dallimet midis mendjes dhe trupit, ashtu kërkonte të kufizonte edhe hapësirën ku dikush mund të punonte, madje të zvogëlonte dhe vetë hapësirën duke e bashkuar atë në një të vetme. Kjo del qartë në Dekretin e Kuvendit Popullor nr. 5123, 180 Koncept i përdorur nga Durkeim, që përcakton mungesën e lidhjes vlerore midis individit dhe shoqërisë.

148

Raporti i shteti socialist me individin

datë 4.12.1973, të titulluar "Për detyrimin e specialistëve të rinj për të punuar në vendet ku përcaktohet: Nenin 1 “Personat që mbarojnë shkolla të larta, me ose pa shkëputje nga puna, shkolla të mesme profesionale, kurse dhe shkolla të tjera të posaçme, me shkëputje nga puna, brenda ose jashtë shtetit, dhe përgatiten si specialistë të rinj, pas mbarimit të studimeve, janë të detyruar të punojnë në institucionet, ndërmarrjet ose organizatat ku caktohen nga organet kompetente.” 181. Duke e konceptuar ligjin si rregullues që vjen gjithmonë pas një fakti, domethënë pas një ngjarjeje historike, Pashukanis është i mendimit se e drejta subjektive pra e drejta paraligjore vjen e para në radhë përballë të drejtës objektive, pra asaj çka detyron ligji. Vetë teoricienët marksistë të ligjit kanë shpalosur këtë pikëpamje sipas të cilës e drejta vjen përpara detyrimit, pra që nuk ka ligj pa një të drejtë paraprake, pra, nё kundërshtim me teoritё neokantiste që i konsiderojnë kategoritë themelore juridike, si "apriori ndaj ekzistencës dhe që nga ana e tyre bëjnë të mundur ekzistencën. 182 Pra, ligji mund të jetë vetëm një pasojë e përvojës dhe kurrsesi një pararendëse e saj, ligji nuk vjen para në histori dhe historia mund të përcaktohet vetëm nga ligje imanente të sajat. Nga ana tjetër të dyja dukuritë, si të drejtat ashtu dhe detyrimet, janë shfaqje të së njëjtës gjë. Kelzeni përcakton se qëllimi i vetëm i këtij interpretimi dualist të ligjit është të garantojë që të drejtat aktuale, mbi të gjitha e drejta e pronës. Pra, në rast të ndryshimit të rendit ligjor, domethёnё në rast të ndryshimit të ligjeve aktuale, synohet veçanërisht të parandalohet marrja e pronës pa kompensim.” 183 Ligji kështu na shfaqet prej Kelzenit si unitet me dy shfaqje, njëra shfaqje ka karakter ex ante, pra projekton diçka përtej kohës së tanishme, ose projekton në të tanishmen nga një vizion i së kaluarës dhe nga ana tjetër, si projektim ex post facto. Funksioni i tyre është të mbrojë natyrën e ligjit dhe jo të shprehё të drejta paraligjore të tipit natyror. Për më shumë, nëse do të i shikonim të drejtat si elementë paraligjorë do të ishte e vështirë që ato të garantoheshin nga ligji në kohë. Ideja këtu është se marrja e pronës pa kompensim do të ishte vetё "Dekret për detyrimin e specialistëve të rinj për të punuar në vendet ku caktohen ", Kuvendi Popullor (1973), 1687. 182 Pashukanis and Arthur, Law and Marxism : A General Theory, 47. 183 Ibid. 181

149

Juljan Myftari

kundër ligjit, megjithëse mund të bёhej me ligj. Në qoftë se ligji është mbi të gjitha një sistem nënshtrimi, atëherë ai nuk mund të zhvillojë te qytetari një psikologji ligjore ose vlerësim të parimeve ligjore, të drejtësisë dhe të drejtave të individit. Përkundrazi një sistem i tillё ligjor mëson bindje servile ndaj urdhrave ... 184 . Në këtë sistem ligji vjen pas një fakti dhe vetë njeriu është një fakt, një punëtor që prodhon të mira materiale dhe akti i prodhimit të së mirës është fakti që e ndërton atë. Kjo pohohet nga fakti që liritë personale, janë pjellë ose pasqyrim i normave juridike. 185 Në vendimin rreth kompetencave të këshillave popullorë të fshatrave dhe lagjeve 186, përcaktohej se këshillat e fshatrave kishin në kompetencёn e tyre zbatimin e “Planit të punës në prodhim” të kuadrove, këtë e gjejmë dhe në dispozitat për fshatrat dhe në dispozitat për fshatrat e bashkuar. Caktimi i detyrave dhe kompetencave të këshillave popullore të fshatrave të bashkuara, të lagjeve të qyteteve, të qyteteve dhe lagjeve të qytetit të Tiranës, ishte miratuar me Vendimin nr. 255, datë 30.6.1980 të Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSSH. Këtu duket se prirja është që ligji t’i referohet trupit si entitet politik më shumë sesa mendjes. Duke qenë se vetë ndërtesa ligjore kishte burim të sajën konkret te një konkrete e kulluar, marrëdhënia bëhej më mirë me trupin dhe e preferuar ishte pikërisht bota e trupave dhe e fakteve të pakontrolluar nga norma paraprake. Njeriu i përcaktuar nga puna mund të vëzhgojë përsëritjen e aktit të tij të punës dhe ligjet pozitive janë një riafirmin i kësaj përsëritje dhe kaq. Ato më shumë sesa njeriun kanë si subjekt të tyre trupin që përsërit lëvizjet “punëtore”. Duke qenë se njeriu ishe tërësisht i përcaktuar si qenie punëtore ai nuk zotëronte hapësira individuale. Atij i përcaktohej tërësisht fryti i punës. Madje dhe çmimet e mallrave që ai prodhonte apo konsumonte ishin të përcaktuar deri në detajin më 184 Guins, Soviet Law and Soviet Society; Ethical Foundations of the Soviet Structured,54. 185 Grigor Gjika, "Liritë Personale Në Projektkushtetutën Tonë," Konferenca Shkencore mbi problemet e Kushtetutës Tiranë: Shtëpia botuese "8 Nëntori" (1976), 388. 186 "Vendim i Kuvendit Popullor nr. 255 : Për caktimin e detyrave të këshillave popullorë të fshatrave të bashkuara, të lagjeve të qyteteve, të qyteteve dhe të lagjeve të qytetit të Tiranës," Fletorja Zyrtare Korrik 1980.

150

Raporti i shteti socialist me individin

të vogël nga dikasteret përkatëse apo nga Këshilli i Ministrave. Në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 315, datë 5.8.1981; ndryshuar me vendimet, nr. 161, datë 25.6.1982, nr. 135, datë 15.4.1983, nr. 149, datë 20.6.1984, nr. 52, datë 9.2.1985, nr. 131, datë 26.4.1985, nr.146, datë7.5.1985 dhe së fundi me nr. 212, datë 18.7.1985 (ndryshimet e shpeshta tregojnë dhe suksesin relativ të kësaj politike ), bëhet një përcaktim krejt i hollësishëm i kritereve që përdoren për të caktuar çmimet dhe institucionet, të cilat kanë të drejtë të caktojnë ato. Në pikën 2 të këtij vendimi, ku përcaktohen kompetencat e organeve shtetërore për përcaktimin e çmimeve, thuhet: “ Këshilli i Ministrave, përveç çmimeve dhe tarifave që janë parashikuar me dispozita të veçanta, miraton edhe kriteret për caktimin e çmimeve, uljen dhe ngritjen e çmimeve të shitjes së mallrave të përdorimit të gjerë, të çmimeve të blerjes së produkteve bujqësore dhe blegtorale, të tarifave të transportit të udhëtarëve, të qirave dhe të nivelit të tarifave të riparim- shërbimit komunal. Ulja dhe ngritja e çmimeve bëhet vetëm mbasi të jetë marrë pëlqimi i Komitetit Qendror të PPSH.” Ministria e Financave vendoste edhe për zhvlerësimin e mallrave jashtë kohës (demode) duke u mbështetur në po ketë vendim, konkretisht në pikën ë, të paragrafit 2 të tij. Pra, pushteti përcaktonte dhe modën dhe demoden. Kurse Ministria e Ekonomisë Komunale në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, miratonte ndër të tjera çmimet e qepjes së rrobave me porosi për të gjitha kategoritë si dhe çmimet e shërbimeve të berberëve dhe kozmetikës. Deri aty arrin absurdi, sa në një vendim të drejtpërdrejt të Këshillit të Ministrave nr. 143, datë 1979, 187 përcaktohen çmimet e thasëve që do të përdoren për qëllime bujqësore (10 lekë thesi i ri dhe 5 lekë thesi i përdorur). Me anë të kësaj, shkenca socialiste arrin të japё një përcaktim shkencor mbi qenien njerëzore, i cili e tejkalon sigurinë e njeriut metafizik, tё cilin komunistët e sulmojnë. Njeriu metafizik është një abstraksion, i cili mban siguri për të ofruar pikat e referencës për sistemin kapitalist, sepse natyra njerëzore" në përgjithësi ishte tepër pak për të thënë diçka rreth njeriut aktual, konkret, të gjallë. 188 187 Vendim i Këshilli të Ministrave: për çmimin dhe qarkullimin e thasëve prej plastmasi të nitrat-amonit dhe të uresë, Nr. 143 (19.9.1979). 188 Venable, "Human Nature: The Marxian View." 3.

151

Juljan Myftari

Mënyra e prodhimit, vihet në themelin e gjithë sistemit të marrëdhënieve shoqërore, me tërësinë e të cilave Marksi kuptonte edhe vetë "thelbin e njeriut." 189 Njeriu i papërcaktuar komunist, përcaktohet tërësisht për sa kohë ai ka aktualitet në lëvizje, si “homo faber” që është, ai ekziston si pasojë (dhe si shkak) i produktit të tij të punës. Pushteti socialist duke kontrolluar produktin e tij në imtësi atëherë përcakton dhe kontrollon edhe “homo faberin” që shkakton këtë produkt. Nëse teoria komuniste akuzon atë borgjeze se e krijon “natyrën njerëzore” për të krijuar një sistem vertikal shoqëror, vetë ajo krijon “homo faberin” që të mund ta kontrollojë me anë të programimit të produktit të tij. Njeriu është ajo çka prodhon dhe ajo çka prodhon kontrollohet imtësisht nga pushteti. Me një ironi të pandërgjegjshme, Kleanthi Koçi shprehet se nëpërmjet zbërthimit të ideve të projekt Kushtetutës së re, asaj të vitit 1976, në kumtesat e seksionit u pasqyrua fakti se të drejtat dhe detyrat e shtetasve tanë dalin si një shprehje e qartë e çlirimit të vërtetë të njeriut punonjës në kushtet e shoqërisë socialiste. 190 Ky çlirim i individit arrihej nëpërmjet përcaktimit të tij në sajё të punës së tij dhe me parashikimin e qendërzuar të çdo aktiviteti të tij që e bënte qenien njerëzore. Njeriu nxirrej nga ekzistenca subjektive dhe kalohej në një ekzistencë tek objekti që prodhonte. Ai përputhej me objektin që prodhonte, pa ruajtur teprica subjektive përtej këtij objekti. Objektivizimi i njeriut konsiderohej si çlirim i tij nga pushtetet, të cilat në të kaluarën kishin kërkuar të krijonin subjektiven, shpirtëroren te njeriu për ta kontrolluar atë më mirë, duke i premtuar botë të tjera, ku kjo subjektive të angazhohej. Ndërsa për pushtetin “komunist”, objektivizimi i njeriut është liria e tij. Nëse dikush kishte arritur të ishte "punëtor" i mirëfilltë, pra ishte bërë pjesë e universit të “homo faberit” komunist, ai mund ta shikonte këtë univers jo si një "unë" i mirëfilltë, ai duhet të ishte një punëtor pa "unë". Në një raport që Komiteti i Partisë së rrethit Kolonjë i dërgon Komitetit Qendror të PPSH, mbi një anëtare të plenumit të Partisë me emrin Krisanthi P. lexojmë: "Ajo duke u nisur nga disa

189 Gramos Hysi, "përmbajtja dhe rëndësia e të drejtave dhe detyrave kushtetuse të shtetasve tanë," Konferenca Shkencore mbi problemet e Kushtetutës. 190 Koçi, Kleanthi, ibid. (1976), 129.

152

Raporti i shteti socialist me individin

rezultate ekonomike qё ka pasur brigada ku drejtonte ka pasur shfaqje të "unit" duke mos pranuar asnjë vërejtje e kritikё.” 191 Kështu, njeriu “homo-faber” me produkt tërësisht të programuar, është “biologjizuar” në tentativën për ta futur çdo gjë në suazën e një ideologjie materialiste dhe, duke i dhënë çmimin e të qenit objektiv, ideologjia e “biologjizon” njeriun. Është interesante të shikojmë se si lënda e biologjisë shikohej në studimet e kohës. Kjo lëndë shkollore, “Biologjia e përgjithshme” jep ndihmesën e saj në formimin dhe edukimin ideopolik të nxënësve. 192" Duke qenë se teoria ishte materialiste, atëherë paraqitja biologjike e jetës së njeriut ishte një kuadër i përshtatshëm për vetë ideologjinë. Duke parë se si shërbente lënda e biologjisë së përgjithshme në formimin e pikëpamjeve materialiste dialektike mbi natyrën e jetës mbi evolucionin e botës se gjallë, 193 nxёnёsit arrijnë në përfundimin materialist-dialektik se jeta është materiale, se ekziston uniteti i botës organike me atë inorganike. 194 Kёshtu, nxënësit socialistë mësojnë mbi unitetin e universit dhe pёr faktin që ata nuk mund të jenë kurrsesi të shkëputur, ose çdo tentativë e tillë do të tё ishte vetëm një iluzion. Provohet teza materialiste-dialektike mbi unitetit jo vetëm në ndërtim, por edhe në zhvillim të qenieve gjalla, si dhe krijohet baza për zhvillimin e mëtejshëm të teorisë evolucionare të Darvinit. 195 Në mënyrë paradoksale, nga njëra anë ndodh njëjtësimi i materializmit dialektik me materializmin, dhe, nga ana tjetër ndodh afrimi me darvinizmin si darvinizmin social. Në Shqipëri materialja duke qenë se ka fituar tërësisht mbi të gjitha shpjegimet e tjera metafizike dhe kozmologjike, arrin të ofrojё një unitet të realitetit, i cili tejkalon shpjegimin e biologjikes dhe shkon në përshkrimin dhe shpjegimin e sociales së bërë biologjike. Kështu, njeriut socialist i jepet një kozmologji e plotë nga ekzistenca si shumësi 191 "Informacioni Të KP Të Rretheve Pukë, Kolonjë dhe Të Rep. Usht. 3711 E 8555, Drejtuar Kq Të PPSH Dhe Sek. Usht. Në Kq Për uljen E figurës morale dhe politike të disa kuardove..", 14. 192 Liri Beqja, "Probleme të vlerave edukative të lëndës së biologjisë së përgjithshme dhe realizimit metodik të tyre," (1984), 33. 193 Ibid.. 29. 194 Ibid., 33. 195 Ibid., 33

153

Juljan Myftari

funksional i qelizës tek, evolucioni darvinian i cili presupozon fitimin e më të fortit mbi të dobëtin. Kursi i biologjisë sё përgjithshme ndikon fuqishëm në formimin materialist ateist shkencor të nxënësve duke luftuar pikëpamjet dhe paragjykimet e ndryshme fetare dhe besimet e kota që mund të gjenden në nxënës të veçantë. 196 Njeriu si qenie biologjike mund të ecë përpara vetëm me anë të punës dhe në terma rishtar. Për sa i përket teorisë darviniane nuk mbijeton më i forti, por mbijeton ai që nuk është individ, domethënë ai që punon si dhe që është bashkë me të tjerët nën unitetin biologjik. Në idenë e tij tё vetë-krijimit nëpërmjet punës si karakteristikë thelbësore e qenies njerëzore, Marksi paraqet një konceptim ontologjik të lirisë që e dallon atë nga konceptimet e Aristotelit, Hegelit dhe filozofëve të tjerë tradicionalë. Ashtu si pikëpamjet kanë një natyrë të fiksuar dhe të pandryshueshme, Marksi argumenton se edhe individët në mënyrë të lirë krijojnë dhe ndryshojnë natyrën e tyre nëpërmjet aktivitetit të tyre, 197 përcaktimit të vlerës nga pushteti. Duke qenë se objektet e jashtme janë ajo çka është tipike dhe normale sipas kësaj pikëpamjeje, objekti është qendra e rëndesës të realitetit, i cili merr një kah vektorial jashtë-brenda. Barazia e të drejtave nuk mund të kuptohet dhe as nuk mund të ndahet nga barazia e detyrave. Këto janë në unitet, prandaj kur kërkojmë dhe gëzojmë të drejta, duhet të shikojmë me sy kritik ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë për plotësimin e detyrave. 198 Në këtë marrëdhënie, detyrat janë mbizotëruese për shkak të mungesës të individit. Të drejtat dhe detyrat e shtetasve ndërtohen mbi bazën e pajtimit të interesave të individit dhe të shoqërisë socialiste, duke i dhënë përparësi interesit të përgjithshëm. 199 Madje ato që quhen detyra nga pikëpamja e pushtetit, në kontekstin e individit që nuk është plotësisht, konsiderohen zbatim automatik të urdhrave të padiskutueshëm. Duke marrë formën e një piramide, ku hierarkia shenjtërohej Ibid., 33. Carol C Gould, "Marx's Social Ontology: Individuality and Community in Marx's Theory of Social Reality," (1980), XIV. 198 Koçi, 130. 199 Përmbledhës i përgjithshëm i legjislacionit në fuqi të Republikës Popullore Socialiste Të Shqipërisë, 1. 196 197

154

Raporti i shteti socialist me individin

pothuaj në ritme fetare, ndryshe nga shteti modern që ngjan me një vargmal, ku një majë mund të jetë më lartë se të tjerat, por nuk qëndron mbi to 200, shteti komunist u fanit si piramidë, baza e së cilës formohej nga korridore që ngjasonin me kthinat e varreve të faraonëve. Të drejtat e shtetasve janë të pandara nga plotësimi i detyrave të tyre dhe nuk mund të ushtrohen në kundërshtim me rendin socialist. 201 Zgjerimi dhe thellimi i mëtejshëm i të drejtave të shtetasve lidhet ngushtë me zhvillimin socialist të vendit. 202 Interesat e individit janë një variabël i varur ndaj interesit të përgjithshëm dhe kontakti i individit me ligjin bëhet në mënyre jo të drejtpërdrejte, por nëpërmjet të tërës. Ndërsa siç përmendem më sipër, shteti nga ana e tij kërkon një kontakt të drejtpërdrejtë me individin për ta çrrënjosur atë, ndёrsa individit nuk i jepet kjo mundësi, sepse ai nga ekzistenca e tij individuale duhet të kalojё në një ekzistencë kolektive, në mënyrë që të kontaktojë me ligjin. Pra, ligji si mjet i politikës mund të prekë shtetasin, kurse shtetasi nuk mund ta prekë ligjin si garantues i individualitetit të tij. Mungesa e individit te ligji socialist Me një farë vetëkënaqësie, Hekuran Isai deklaron se për sa i përket krimeve kundër shtetit, ato përbëjnë te ne vetëm 1-2 për qind të totalit të përgjithshëm të veprave penale dhe ndaj tyre ka goditur dhe do të godasё pa mëshirë diktatura e proletariatit. 203 Kjo tregonte se , i dëmtuari kryesor ndaj shkeljes së ligjit ishte individi, dhe jo shteti ndaj të cilit ndodhnin një pjesë e vogël e shkeljeve ligjore. Individi ishte objekt dhe burim i jashtëligjshmërisë, rrjedhimisht dhe i vetë jetësimit të ligjit. Kështu që ligji si mjet i njëanshëm kundër dikujt vinte në jetë në pjesën dërrmuese të rasteve si pasojë e individit dhe kjo jo vetëm sepse individi kryente krimet, por dhe sepse këto krime në pjesën 200 Guins, Soviet Law and Soviet Society; Ethical Foundations of the Soviet Structure; Mechanism of the Planned Economy; Duties and Rights of Peasants and Workers; Rulers and Toilers; the Family and the State; Soviet Justice; National Minorities and Their Autonomy; the People's Democracies and the Soviet Pattern for a United World, 40. 201 Përmbledhës I Përgjithshëm I Legjislacionit Në Fuqi Të Republikës Popullore Socialiste Të Shqipërisë, 1, 19. 202 Ibid. 203 Isai, Hekuran. Drejtësia Popullore, nr. 3 (1983), 38.

155

Juljan Myftari

dërrmuese të rasteve kryeshin ndaj individit dhe jo ndaj shtetit. Shteti ishte entitet primar ndaj individit, sepse ai ishte krijesa teknike e shoqërisë socialiste dhe si i tillë ai jo vetëm ekzistonte më shumë sesa qytetari, por duhej të mbrohej më shumë sesa ai. Sa më shumë të kishte shtet aq më pak kishte krime, si rrjedhojë ligji respektohej më shumë. Sa më pak të kishte “individ” aq më shumë kishte ligjshmëri sipas kësaj logjike. Në kundёrshtim me mendimin e mësipërm, shprehim se ekzistenca e rendit tërësor të ligjit e përfaqësuar nga qenia e shtetit të gjithë-pranishëm, prish raportin me ligjin dhe humb prezencën e tij. Sepse pranimi i rolit të individit, që ka si pasojë dhe kombinimin e të dy aspekteve të ligjit (pjesës private dhe asaj publike), ngulit një lloj të veçantë të psikologjisë ligjore (tek individët), krijon respekt për rendin ligjor, disiplinë dhe ndërgjegjësim për detyrat ndaj shtetit dhe shoqërisë, 204 dhe në të njëjtën kohë ndërton te qytetari respektin për veten dhe qartësimin për të drejtat e tyre, të cilat bëhen të pa cenueshme. Ndërsa në shoqëritë socialiste kjo nuk ndodh, sepse individi nuk ka një zonë gri ku të afrohet me limitin e objektit, të cilit duhet t’i raportohet. Njeriu komunist ishte aq i zhytur në rend, sa ai kishte marrë rolin e vrojtuesit të një pikture që e vështronte atë duke ngjeshur hundën pas saj. Konturet e objektit janë të pamundura të shihen sepse mundësia teorike për të mos zbatuar urdhëresat ishte minimale. Kjo nuk nënkupton, që shteti komunist kishte nën kontroll çdo element të shoqërisë, sepse edhe nëse shteti nuk kishte kontroll për çdo gjë. Në publike urdhëresat zbatoheshin dhe ishin formuese të një rendi normal të kudondodhur dhe kjo, në një farë mënyre, pushtetit mund t’i mjaftojë. Pushteti nuk ka pse të angazhojë tërësisht elementё autentikё emotivё apo psikologjikё. Nuk nevojitet që çdo shqiptar, apo shumica dërrmuese e tyre të besojnë në ndonjë rrafsh thellësisht etik tek e mira e ligjit. Publikisht ligji ishte mbizotërues, aq sa fundi i tij nuk dukej dhe kjo kudo-ndodhje përcaktonte një raport krejt anormal me të, si dhe mungesën tërësore të një raporti problematik ndaj tij. Guins, Soviet Law and Soviet Society; Ethical Foundations of the Soviet Structure; Mechanism of the Planned Economy; Duties and Rights of Peasants and Workers; Rulers and Toilers; the Family and the State; Soviet Justice; National Minorities and Their Autonomy; the People's Democracies and the Soviet Pattern for a United World, 11. 204

156

Raporti i shteti socialist me individin

Kjo vjen si pasojë se Marksi zhvilloi një ontologji, e cila e konsideronte individin si thelbësisht social dhe komunal. 205 Nga ky qëndrim i Marksit janë zhvilluar disa lexime. Disa autorë filomarksistë mendojnë se Marksi e konsideronte individn si entitet thelbësor për shoqërinë. Megjithatë, edhe nëse konsiderojmë që në këtë vizionin marksist, individi është entitet thelbësor për shoqërinë, 206 ashtu si me kaq optimizëm e shikojnë këta autorët filomarkistë, akti krijues i përket ishoqërisë dhe individi sidoqoftë është një pasojë e deklaruar e saj. Sipas qëndrimit të Marksit, edhe kur e konsiderojmë individin si konceptualisht primitiv ndaj shoqërisë, edhe kur e konsiderojmë atë si entitet thelbësor për shoqërinë, mund te themi se ekzistenca e tij cenohet rëndë nga tërësia shoqërore. Njeriu, i parë si pasojë e shoqërisë dhe nga mungesa e individualizmit, dhe individi, si qenie me pavarësi relative ndaj ambientit, çojnë në një pikëpamje të brishtë mbi individin dhe të raportit të tij me botën që e rrethon. Individi e ka të vështirë t’i thotë "jo" botës, për sa kohë ai nuk përkufizohet si i tillë. Pra, individi bëhet botë-mohues, një qenie aktive e cila nuk mund të thotë "jo". Kështu ai i shikon referentët e tij përtej vetes dhe individualitetin veprues së tij mund ta reduktojë deri tek entitete si familja apo zona ku jeton. Kjo kontradiktë thelbësore midis marksizmit dhe mënyrës se si ligji dhe individi perceptohen në sisteme politike perëndimore, përforcohet nga mënyra se si autorët marksistë interpretojnë botën perëndimore. Si thotë Pautantzas kur kërkon të ndërtojë kontekstin në të cilin zhvillohet sistemi ligjor në perëndim: Në një ekonomi të spekulimit për përfitim, aktiviteti ekonomik i kapitalistit, në një kuptim të caktuar përbën një "lojë". Në qoftë se thelbi i lojës qëndron në elementët e rrezikut dhe të paparashikueshmërisë, roli i rregullave të kësaj loje ekonomike, ose me saktë i rregullave juridike dhe administrative, qëndron në sigurimin e elementëve të riskut, duke i lënë fushë të lirë aktivitetit të lojtarëve, dhe nga ana tjetër duke minimizuar mungesën e parashikimit. 207 Gould, "Marx's Social Ontology: Individuality and Community in Marx's Theory of Social Reality,"XII. 206 Ibid. 207 Martin, "The Poulantzas Reader", 36. 205

157

Juljan Myftari

Në analizën që i bën ligjit në botën perëndimore, Paulantzas thekson se ligji (për shkak të formës specifike të marrëdhënieve të prodhimit) ka karakter rregullues për lojën midis individëve. Pra, ligji ka si synim individin dhe kur flasim për ligjin nuk mund të mos marrim individin si njësi analize. Qoftë dhe për tё dalluar çfarë natyre ka ligji, qoftë për ta parë atë nё veprim, kërkohet pohimi i individit si subjekt parësor i ligjit. N; t; kundërtMarksizmi me qasjen e tij ekskluzivisht holiste dhe unitare, nuk le vend për individin, ai jo vetëm e mohon atë si kategori ontologjike, por edhe si kategori instrumentale (instrument nëse e shikojmë ligjin si të dëshirueshëm për të qenë si të thuash baza aksiomatike e justifikimit e ligjores), duke cenuar kështu vetë pasojën kryesore që ka ky realitet, qoftë ontologjik apo instrumental. Individi duke mos qenë instrument krijues i ligjit, pamundëson vetë idenë e ligjit, i cili nuk ka ku të truallzohet, qoftë nga një pikëpamje ontologjike (ku ai i jep jetë qenieve individuale), qoftë në një pikëpamje ontologjiko-antropologjike, ku merr jetë nga ekzistenca e supozuar pozitive e individit. Për të vazhduar përshkrimin e sistemit ligjor në shtetin kapitalist, Paulantzas pretendon se ligji nuk mund të supozojë formalitetin e veçantë dhe abstraksionin e një kornize të "fiksuar", e cila edhe pse siguron parashikueshmëri, duhet të garantojë kufijtë e spekulimit në një ekonomi që përfshin një garë midis oligopoleve. Kjo është arsyeja pse është e vështirë për planin të fitojë statusin e një rregulli juridiko-shtetërore, i cili zotëron forcën e ligjit apo të rregullit të lojës, duke qëndruar kështu një element në lojë - një element spekulimi që çdo fraksion i kapitalit kërkon ta përdorë në avantazhin e saj. 208 Eliminimi i individit si transcendues i realitetit aktual në sistemin ligjor socialist, krijonte problemin e marrëdhënies midis njeriut dhe ligjit të rendit të ri. Nëse nuk ka individ që tejkalon të tashmen atëherë revolucioni është i vështirë, sepse nuk ka "ndonjë individ" që ta kryejё atë. Për sa kohë individë nuk ka, atëherë justifikimi që revolucioni vjen nga poshtë, pra nga pjesa materiale e përfaqësuar nga realitete fizikisht të dallueshme, është kontradiktor. Për t’u shkëputur kaq rrëmbyeshëm nga një “status quo”, e caktuar, kërkohet një analitikë fillestare e humusit shoqëror. Kërkohet si të thuash "shoqëria" duhet të ndalojë së qeni 208

Ibid.

158

Raporti i shteti socialist me individin

përgjatë një fraksioni historik, "të mos ekzistojë" në një farë kuptimi në mënyrë që të jetë i mundur revolucioni. Ndryshe "shkëputja" nuk realizohet. Shoqërisë i duhet të "zhduket" për t’i dhënë mundësi të jetë. Por duke qenë se shoqëria është i vetmi realitet empirik që ekziston si histori, pra ajo është një shumë e totalitetit empirik kolektiv, atëherë zhdukja e saj do të shkaktonte shkatërrimin e universit politik. Pra, nëse revolucioni ndodh apo nëse ai nuk ka ndodhur kurrë, por do të ndodhë si mundësi, ka pasur diçka në rastin e parë, ose duhet të ketë diçka në rastin e dytë, që tejkalon shoqërinë. Këtë ndryshim mund ta sjellë vetëm individi për aq kohë sa materialja, ose është konservatore sepse kërkon të ruajё gjendjen fillestare, ose e ka të pamundur të kryejё lëvizjen edhe pse ai nuk mund te jetë në të njëjtin moment në dy vende njëkohësisht, si ekzistencë e të tanishmes dhe si ekzistencë e mohimit të sё tanishmes. Dhe nëse komunistët këtë rol transcendues ia lënë shtetit dhe ligjit, atëherë këta shndërrohen në realitete dhunues, ose së paku manipulatorë që mund të themi se kanë një legjitimitet nga një pikëpamje objektive. Ajo çka mund të shërbejë si shkëputës, ngelet të jetë individi, i cili mohon materialen dhe totalitetin dhe arrin të shkojë përtej saj. Pra, nëse ka ndodhur një revolucion, individi si koncept dhe si shumatore individësh ka ekzistuar, prandaj vetëm ai (apo ata) mund të jenë shfrytëzuesit e kushteve materiale aty ku ndodh ndryshimi. Nëse ai është tejet i lidhur me këto kushte, ai e ka të pamundur psikologjikisht të shkëputet prej tyre edhe në rast se ato janë "ekonomikisht" të pamjaftueshme për të. Nëse kushtet do të përbënin realitetin e tij përfundimtar, apo si të thuash, universin e tij skajor, atëherë ai nuk do të ishte dhe universi material do të ishte univers me rezonancë totale. Çdo fjalë, term apo zë do të përfundonte të ishte i fundit dhe fillimi si i tillё do të ishte i pamundur, pasi kjo është krejt e qartë po të kemi parasysh pikëpamjet antropologjike marksiste të cilat e reduktojnë vetë konceptin e individit në një iluzion spekulativ. Për marksistët, thjesht të flasësh për individё është e pakuptimtë, sepse duke qenë se ai është një homo-faber, qenia njerëzore përcaktohet nga raporti me diçka tjetër dhe jo si raport i tij me veten, apo si reagues ndaj ambientit ku jeton. Jashtë rendit shoqëror ekzistues, shkëputur prej tij, është e pamundur të bëhet

159

Juljan Myftari

fjalë për njeriun dhe të jepet përcaktimi i pozitës së tij sociale. 209 Si sistem materialist, marksizmi shqiptar e zëvendësoi iluministin evropian me elektricistin që sillte dritën në fshatin shqiptar. Ky iluminist-elektricist i socializmit pamundëson aspektin elementar të qenies morale, pasi ai të lidh me shoqërinë e cila mjaftohet me dritën e sjellё prej tij. Atë të një gnoseologjie fillestare subjektive, e cila kënaqet me aktin e të shikuarit brenda dhomës, ku elektricisti sjell dritën e tij. Përparësia e unit subjektiv vërtetohet kur kalohet nga bota gnoseologjike tek ajo etike, në të cilën ndërgjegjja personale është kusht i jetës morale. 210 Pra, njeriu e ka të domosdoshme një njohje të unit personal si të dallueshëm në një kuptim metafizik nga të tjerët. Kjo i jep mundësinë atij të flasë në vetë të parë përballë botës. Që ai t’i flasë botës, më së pari duhet të ketë ndërgjegje për subjektin e tij, si të dhënë të parë. Edhe pse ai fizikisht nuk ekziston i pari në botë nga pikëpamja metafizike, si raport me subjektin, ky subjekt është e dhëna e parë për veten. Iluministi- elektricist i socializmit tërheq fillin e kësaj pëlhure të subjektit, sepse drita e tij vjen nëpërmjet teknes së telit elektrik. Ajo hedh dritë mbi rrethimin e tij material duke verbuar subjektin e tij imediat. Pra, thelbi i njeriut është rezultante që vjen si pasojë e faktorëve rastësorë ndaj trupit njerëzor. Duke qenë se njeriu nuk mund të ketë thelb tjetër përveç se rezultantes që vjen nga sistemi i marrëdhënieve të prodhimit, vektori shtypës i superstrukturës vepron ndaj vetë këtyre marrëdhënieve, për sa kohë nuk ka një substrat tjetër ku të veprojë. Gramos Hysi duke iu referuar pjesës

Hysi, "përmbajtja dhe rëndësia e të drejtave dhe detyrave kushtetuse të shtetasve tanë", 83. 210 Guido Gonella, La Persona Nella Filosofia Del Diritto (1959), 16. 209

160

Raporti i shteti socialist me individin

së Kushtetutës të vitit 1976, 211 e cila trajton të drejtat 212 dhe detyrat 213 e shtetasve, jep një thelb krejt rrethanor të njeriut, duke e Megjithëse në artikullin e XVIII të Statutit të Republikës Popullore të Shqiperisë të vitit 1946 parashikohej se: “... Të gjithë shtetasve u garantohet e drejta e fjalës, e shtypit, e organëizimit, e mbledhjes, e grumbullimit dhe e manifestimit publik ..., kjo nuk përcakton ndonjë ndryshim të madh në atë që ndodhte para viteve ’70, sepse, siç theksuam dhe më sipër, ndaj përcaktimeve formale shpeshherë nuk kishte konsideratë. 212 Interesante është fakti se një vendim i Këshillit të Ministrave për sa i përket të drejtave dhe detyrimeve të personave të dënuar me internim (nr. 185, datë, 13.7.1979), përveç fakti se këta persona duhet të paraqiten pranë organeve të punëve të brendshme sa herë që "këta e shohin të nevojshme" dhe nuk mund të largohen nga vendi i internimit, ata i gëzojnë të gjitha të drejtat civile, sociale, e politike. Mund të zgjedhin dhe të zgjidhen etj. Kjo do të thotë se të drejtat i gëzonte dhe i internuari sepse të drejtat nuk arrinin ta cenonin rendin socialist për sa kohë një i internuar i gëzonte si një qytetar i lirë, domethënë dhe një qytetar i lirë i gëzonte si një i internuar (nuk po themi këtu se i internuari vërtetë jetonte si një qytetar normal, pasi ai ishte shpesh objekt stigmatizimi shoqëror etj.), por qytetari normal i gëzonte të drejtat si i internuar sepse ato kishin një karakter relativisht të paqenë. 213 Një nga shembujt e qartë të raportin të munguar midis individit ligjit-dhevetes ishte dekreti nr. 5912, datë 26.6.1979. i cili përcaktonte masën administrative të dëbimit dhe internimit. Në nenin 2 të tij përcaktohet se: “Internimi dhe dëbimi, mund të vendosen edhe kundër pjesëtarëve të familjes së personave të arratisur brenda ose jashtë shtetit. Quhen pjesëtarë të familjes personat që, në çastin e arratisjes bashkëjetonin me të arratisurin si, bashkëshorti, fëmijët, prindërit, vëllezërit, dhe motrat, si edhe persona të tjerë që bashkëjetonin me të dhe që kanë qenë në ngarkim të tij.” Në këtë dekret, i cili përcakton formimin e organit që merr vendimet për dënimin me internim apo dëbim përcaktohet se struktura e organit qё ka tagrin për të marrë vendimin për internimet, e cila është i përbërë nga një komision me personalitete të larta, si ministri i Brendshëm apo kryetari i Gjykatës së Lartë dhe drejtohet nga zëvendës kryeministri. Megjithatë, asgjë nuk thuhet për mënyrën se si këto vendime merren, ndaj kujt dhe për shkeljet specifike që subjektet e këtij dënimi duhet të kenë bërë për t’u ndëshkuar me të. Dekreti merret vetëm me anëtarët që formojnë këtë komision dhe me të drejtat që komisioni ka për të dënuar, shkurtuar apo zgjatur dënimin ndaj personave të dënuar. (Komisioni kishte të drejtë autonome të jepte dënim 211

161

Juljan Myftari

transportuar atë si marrëdhënie e pastër, dhe si marrëdhënie midis faktorëve të jashtëm me njëri tjetrin. Ai flet për dy periudha historike, për të parën, ku shumica e njerëzve janë shfrytëzuar nga një pakicë, dhe për një periudhë tё mëvonshme, "periudha socialiste”, në të cilën ka reshtur shfrytëzimi i punonjësit. Nga njëra anë vetë njeriu përkufizohet jo si individ, por si marrëdhënie midis të jashtёmve dhe nga ana tjetër flitet për të njëjtët individë, të cilët mё parë kanë qenë të shtypur e shfrytëzuar dhe më pas janë çliruar. “Mund të shënojmë edhe kufirin e dy periudhave të mëdha historike, me karakteristika diametralisht të kundërta të këtij thelbi të njeriut: Periudha e parë është ajo e shtypjes dhe e shfrytëzimit, që fillon me rendetshtypëse skllavo-pronare të së kaluarës dhe përfundon me rendet shtypëse borgjeze ... Periudha e dytë është ajo socialiste, e cila ka më shumë se tri dekada që ka filluar edhe nё atdheun tonë” 214. Flitet për thelb tërësisht të ndryshuar ndërsa thelbi i individit paraqitet si jo thelb, sepse jashtë rendit shoqëror ai është krejtësisht i papohueshëm. Problemi këtu qëndron së pari, se në aspektin historik jepet ideja themelore e çlirimit duke pretenduar se subjekti është i njëjti. Pra, flitet për të njëjtin njeri, i cili ka qenë i skllavëruar dhe përjeton aktin e çlirimit. Ky pretendim nuk duket se jepet vetëm për ata që momentin e çlirimit e kanë përjetuar historikisht (si anëtarë të shoqërive të cilat nga ai moment kanë kaluar nga shoqëria kapitaliste tek ajo socialiste). Me anë të një determinizmi të ngjeshur historik, jepet ideja se revolucioni është kryer jo vetëm për njerëzit që ishin pjesë e tij apo ata që do të gjallojnë pas revolucionit, por dhe për ata përpara tij. Punonjësi i sotëm çliroi, proletarin, bujkrobin dhe skllavin sepse ata janë i njëjti person i cili arrin të aktualizohet tek akti i shndërrimit shoqëror. Megjithatë, njeriu nuk arrin të çlirohet nga çdo gjë, përveç se nga forcat shoqërore, sepse ai është produkt i tyre. Ne kemi një njeri i cili çlirohet nga forcat shoqërore kohore sepse arrin të mposhti armikun material konkret, por nuk arrin të mposhti forcat shoqërore si të tilla për të qenë i përkufizueshëm pa to. me internim). (A.L. Me sa di unë vendimin me Internim e jepte vetëm komisioni ID, dhe jo gjykata sepse nuk kishin prova fajësie ndaj tyre; te akuzuarit paraqisnin vetëm rrezikshmëri shoqërore.. 214 Hysi, "Përmbajtja dhe rëndësia e të drejtave dhe detyrave kushtetuse të shtetasve tanë", 84.

162

Raporti i shteti socialist me individin

Marksizmi megjithëse nuk përcaktonte një natyrë thelbësore të njeriut si ide metafizike të tij, duke e parë njeriun si qenie materiale (edhe pse thelbësisht të zhvilluar), i shikon karakteristikat e personalitetit si pasojë e kushteve materiale; ose të "natyrës" së marrëdhënieve materiale në një grupim të caktuar. Njeriu ngelet si personalitet i munguar, sepse ai nuk mund ta ndryshojё thelbësisht veten përtej rrethanës ku ndodhet, sidomos kur kjo rrethanë nuk i jep arsye shumë tё forta për tё reaguar, megjithatë, edhe nëse reagon, ai e bën këtë me anë të veprimit dhe akti reagues më shumë sesa një akt shndërrimi personal është një akt reagimi fizik ndaj së jashtmes. Njeriu komunist reagon kur kushtet objektive ia lejojnë, pa supozuar se gjatë aktit të ndryshimit të rrethanës, ai do të përjetojё një ndryshim thelbësor të tij. Ky veprim ndryshues shikohet më shumë si adaptim i kushteve materiale që nuk po adaptohen ashtu siç duhet në brendësi të tyre, sesa një ndryshim i vetë personit. Në fund, rrethanat materiale kanë më pak kontradikta dhe personi ka më pak kontradikta me rrethanat materiale, për shkak se ato kanë më pak brenda tyre. Individi nuk është mirëfilli aktiv nga ana etike këtu, sepse marrëdhënia kryhet mirëfilli midis rrethanës materiale dhe kontradiktave të brendshme të saj. Nga ana tjetër duket që ajo çka është "person" mohohet si substanciale. Personi rresht së qeni substancialitet dhe të qenit njeri kthehet në një cilësi rastësore. Pra, çfarë ka njeriu si të domosdoshme, trajtohet si rastësore. Megjithatë, ajo që është aktualisht e kudondodhur paraqitet si një kontigjencë e domosdoshme. Pa hequr dorë nga mos-rrënjosja e njeriut në substancë shteti komunist e përcakton njeriun si të domosdoshëm. Njeriu është rastësor si entitet i pa rrënjosur, por është i domosdoshëm si formë aktuale së qeni. Pra, shteti komunist përmbys atë çka metafizika e njeriut kishte ndërtuar. Nga një individualitet kontingjent që ka raport me metafiziken e natyrës së tij “qua persona substancial”, njeriu kthehet në një domosdoshmëri individuale-trupore, i cili ka raport me kontingjenten e përgjithshme. Njeriu konkret prej mishi dhe trupi njëjtësohet me veten duke ngelur lakuriq përballë pushtetit shtetëror. Duke qenë se ekzistenca e tij esenciale ishte në përputhje me atë aktuale, atëherë ai aktualitet fizik ishte i gatshëm për t’ju dhënë dhe për t’u përdorur nga pushteti shtetëror. 163

Juljan Myftari

Për të vazhduar mbi idenë e superioritetit të së tërës ndaj individit, në një artikull të botuar në revistën “Nëntori”, Tefik Caushi∗, studiues i njohur i kohës shprehet: “Po të prishet kjo harmoni do të cungohet edhe bukuria.” Një paralajmërim tjetër vjen nga populli kur thotë, "një dru i shtrembër rrëzon stivën." Analizojmë se në rrafshin moral shoqëror këtij gjykimi i ka rënë vlera ose, së paku i është kufizuar në minimum mundësia e veprimit, sepse nuk e lë stiva që ta prishi; ajo, me peshën e saj, të përpiqet ta drejtojë dhe atë. Megjithatë, në rrafshin estetik ai është plotësisht i drejtë. Vepra e bukur, (...), lipset të jetë e harmonishme në të gjithë elementët e saj përbërës, të përmbajtës dhe të formës. 215" Individi tashmë mund të shtypet lehtësisht nga turra e druve, por ai mund të ekzistojë ashtu si qenie estetike mё vete, estetikisht ai ekziston dhe si i shëmtuar, kurse moralisht jo, atij i lejohet të jetë një trup i shtrembër, por jo një mendje e shtrembër, atij i lejohet të jetë një trup ndryshe, si trup edhe vetëm si trup, si estetikё apolitike. Për të vazhduar këtë ide, le tё sjellim nenin 9 të “Kodit Civil”, të vitit 1981, ku sanksionohet: "Të drejtat civile mbrohen me ligj. Ndërmarrjet, institucionet dhe shtetasit i ushtrojnë të drejtat dhe i përmbushin detyrimet civile nё pajtim me kërkesat e ligjit dhe tё normave të moralit socialist ...” 216 Pra, duke vënë interesin e përgjithshëm mbi interesin e veçantë dhe vetjak. Vihet re këtu se ndërmarrjet, institucionet vihen para në renditje nga shtetasit, ato janë të parat dhe ata janë të fundit. Realiteti ngrihet mbi ndërmarrjen dhe pastaj vjen shtetasi, si qenie individuale. Shtetasi është hallka më me pak peshë në ontologjinë e shoqërisë socialiste. Për “mungesën e theksuar” të simpatisë që pushteti kishte ndaj individit dëshmon dhe një letër që Gjykata e Lartë i dërgon Presidiumi të Kuvendit Popullor, në të cilën deklarohet se ka porositur e orientuar të gjitha gjykatat, lidhur me zbatimin e politikës së dënimit dhe zbatimin e nenit 73 të “Kodit të Procedurës Penale”. Sipas letrës, masat edukuese, nuk duhet të udhëhiqeshin vetëm nga leverdia e personit, por në radhë të parë nga leverdia e shoqërisë. Për rrjedhojë, kërkohej që sa herë tё këshillonin apo të jepnin masa edukuese, ato duhej të ishin të tilla që t’i ndjente 215 Çaushi, Tefik "Mendimi estetik i popullit në fjalët e urta," Nëntori, nr. 4 (1981),178 216 "Kodi Civil i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë", 49.

164

Raporti i shteti socialist me individin

fajtori, si dhe t’i ndjente e mirëpriste opinioni shoqëror. 217 Madje në një rast më tragjik, një qytetar, babai i një të dënuari për vrasje, i shkruan udhëheqësit një letër, ku kërkon faljen e djalit tё tij. Në momentin kur ai i referohet viktimës, shprehet: "Unë, fëmijët dhe të afërmit e mi jemi të prekur thellë nga kjo humbje, sepse iku kështu një djalë i ri, një qytetar më pak për ndërtimin dhe mbrojtjen e socializmit.” 218 Për të bërë përsëri dallimin me traditën perëndimore, Roscoe Pound * duke përmbledhur mendimin e shekullit të XIX mbi ligjin dhe të drejtën (sidomos mendimin e Benthamit dhe Spenserit), gjen të përbashkët tek ata faktin se "qëllimi i së drejtës duket se është t’ju garantojë të gjithëve mundësinë maksimale të vetë-afirmimit individual.” 219 Madje Pound analizon se pikërisht ky konceptim i ligjit, si mundësi vetë-afirmimi i individit, ishte ndihmës, si dhe një nga shkaqet që bën të mundur kalimin nga shoqëria me mobilitet të ulët, e cila karakterizon botën mesjetare, te një shoqëri me mobilitet më të lartë, e cila karakterizon botën moderne. Kujtojmë këtu rolin që kanë luajtur teoricienë si Benthami në Britani për të ridimensionuar pozitivisht rolin e lirisë në shoqërinë britanike. Edhe pse mund të jetë e diskutueshme teoria e tyre, ajo dha një ndihmesë për të kornizuar sistemin ligjor në atë formë që e lejonte individin të ishte pjesë e një bipolariteti midis tij dhe shtetit. Edhe pse mund të kundërshtohet vetë pikëpamja antropologjike e tyre, si e pabazuar apo si reduktuese për natyrën njerëzore, mund të shprehemi se ata, tё cilёt këtë vizion të njeriut si individualist apo hedonist, e kthyen në një vizion materialist mbi njeriun, por që linte hapësirë diskutimi. Ky përshkrim i individit "Korespondencë e Presidiumit të Kuvendit Popullor me Gjykatën e Lartë pёr mbledhjen e presidiumit dt. 13 Janar 1990, ku do tё shqyrtohej raporti i Gjykatës së Lartë "Mbi punën e bërë nga gjykatat për zbatimin e Dekretit nr. 7251 datë 15.9.1988 tё Presidumit tё Kuvendit Popullor", 14. 218 AQSH, F 489, V 1990, D 101, f 65. "Propozime organeve qëndrore, komiteteve ekzekutive për falje dënimesh e detyrimesh e kërkesa për falje dënimi me vdekje, shqyrtuar në mbledhjen e Presidiumit të Kuvendit Popullor, datë 13.1.1990, Dekret Vendimi përkatës, si dhe korrespondenca për dënimin me vdekje." * Filozof i së Drejtës i cili ka theksuar raportin reciprok midis sistemit ligjor dhe shoqërisë. 219 Pound and Tarello, Introduzione Alla Filosofia Del Diritto, 59: 217

165

Juljan Myftari

me bazë utilitariste edhe pse kishte premisa dhe pasoja materialiste, e vinte fokusin tek individi si përzgjedhës i së mirës së tij materiale.. Nga ana tjetër Marksizmi duke mos pranuar të japë një kuadër të plotë të natyrës njerëzore nga njëra anë dhe duke mbitheksuar forcat shoqërore nga ana tjetër, si dhe duke pretenduar një teori shkencore, bën të kundërtën. Ai nuk jep një përcaktim të njeriut, por premton se ka mjetet për ta dhënë në një moment të dytë. Kështu njeriu nuk ka një truall ku të vetëpasqyrojё një ide për veten, dhe e vetmja ide që mund të ketë për veten është ajo çka shkenca shoqërore i thotë se është ai. Pra, njeriu ka nevojë për të konsideruar një mundësi, për ta parë sjelljen e tij si mundësi, ajo çka nga pikëpamja morale konsiderohet një detyrë apo imperativ, ndërsa nga pikëpamja psikologjike është një mundësi. 220 Për të qenë një entitet etik, njeriu ka nevojë për të konsideruar mundësinë dhe sjelljen si një mundësi të pastër, jo të detyruar fizikisht ose me forma të afërta me atë të detyrimit fizik. Duke qenë se marksizmi është një filozofi materialiste (edhe pse materialiste dialektike) dhe shpesh e zbatuar si materializëm mekanik, duke hequr elementë të fortë tradicionalë të superstrukturës, ai kthehet në materializëm mekanik dhe kështu i heq mundësinë psikologjike individit të perceptojë kategori psikologjike si mundësi e pastër, duke e tredhur qenien e tij morale. Personaliteti i njeriut, nuk kuptohet qartë si një e dhënë natyrore (pra, çka njeriu natyra bën me njeriun) sikurse dhe nuk kuptohet qartë ajo çka njeriu bën me veten e tij. 221 Ajo që pushteti komunist synonte ishte të eliminonte normativitetin, për të minimizuar gjasat e qenies së personit individual. Çdo normativitet i personit postulon një ontologji të personit. 222 Kështu që sipas këtyre autorëve, vetë norma dhe individi si person shërbejnë në ekzistencën reciproke. Të gjitha këto qëndrime pro individit dhe lidhjes së tij me normativitetin, si ligjërues ndaj vetes dhe si person i pavarur, studiuesit marksistë shqiptarë i konsideronin si të dëmshme dhe larg së qenit të vërteta. Për ta këto ishin justifikime për të shpjeguar prirjen drejt dekompozimit të familjes në vendet Gonella, La Persona Nella Filosofia Del Diritto, 130. Ibid.,131. 222 Ibid.,13. 220 221

166

Raporti i shteti socialist me individin

kapitaliste. Apologjetët e borgjezisë orvaten të fshehin shkakun e vërtetë tё kësaj gjendjeje, që është vetë rendi borgjez, i ngritur për shtypjen e egër të masave punonjëse. 223 Daljen e individit në skenë, marksistët shqiptarë e perceptojnë si shkatërrim të familjes. Siç pamë dhe më sipër për ta familja ishte e rëndësishme për arsye paideike dhe morale, kurse individi duke qenë subjekt i mëvetësishëm ishte më pak i kontrollueshëm. Për marksistët shqiptarë mё mirë familje se individ. Duke qenë se individi ishte tepër i dobët për të bërë revolucionin, por tepër i fortë për t’i rezistuar mungesës së një sistemi ligjor bazuar tek ai. Konstitucionalistja Begeja shprehej: “Ata, për të përligjur shthurjen morale, braktisjen e familjes, kanë marrë përsipër të justifikojnë "shkencërisht" liberalizmin borgjez me të ashtuquajturën liri absolute të individit.” 224 Për studiuesit marksistё shqiptarë liria e individit absolut është thjesht një mjet i përdorur nga sisteme qeverisëse të dështuara, të cilat dështimet e tyre duan t’ia atribuojnë individit. Sipas këtij leximi pushteti i vendeve kapitaliste e përdorte konceptin e individit për të mënjanuar përgjegjësitë e tij ndaj shoqërisë, madje ata gjejnë dhe teori të cilat u shërbejnë kapitalistëve në këtë ndërmarrje. Teoritë neofrojdiste që me aq zhurmë propagandohen në vendet kapitaliste për të çoroditur mendjet e të rinjve drejt një jete boshe dhe për t’i larguar nga problemet e mëdha shoqërore e politike, spekulojnë me parullën mbi "lirinë" absolute të individit. 225 Kështu njerëzve u krijohet një private, në të cilën banon individi dhe kjo sipas marksistëve bëhet për të ruajtur pushtetin e shtresave të pasura kapitaliste. Individi duke pasur këtë sferë private, me të cilën identifikohet në fund të fundit do të ruajnë sistemin që e ka krijuar atë, sistemin kapitalist. Në raportet që organet shtetërore dhe partiake i dërgonin njëra tjetrës gjenden rëndom kritika ndaj individualizmit. Në një raport, të cilin një komitet i Partisë së një brigade ushtarake, i dërgon Komitetit Qendror të PPSH duke iu referuar një mbledhje të organizatës së partisë bёn fjalё pёr njërin prej të kritikuarve me emrin Azis B. Në këtë mbledhje ky zotëri ishte konsideruar "mendjemadh, gjaknxehtë, ka tendencën e hakmarrjes, ka shumë Ksanthipi Begeja. Drejtësia Popullore, nr. 2 (1982),62. Ibid., 62. 225 Ibid., 63. 223

224

167

Juljan Myftari

besim te vetia, nuk pranon kritikën dhe po e kritikove të mban mëri. Gjithashtu ai u përshkrua se ka pjekuri ideologjike, nuk i trajton njëlloj kuadrot, nuk përfill komisarin, kur shkon poshtë nuk shtrohet, është i paqëndrueshëm në mendime. Është dinamik, punëtor i palodhur.” 226 Nga ana tjetër në të njëjtin raport, mbledhja e sipërpërmendur e Komitetit të Partisë ka akuzuar sekretarin e Komitetit të Partisë, Shaban M. se "është i butë, bën lëshime e s’i ka vënë përpara përgjegjësisë së Partisë.” 227 Kurse për Dilaver M., mbledhja ka vendosur se "merret me cikërrima, ngul këmbë në të tijën, nuk është zemërgjerë, është i avashëm në punë dhe duhet të merret më shumë e më mirë me punën edukative.” 228 Përfundimisht qytetari Dilaver M. zotëron të gjitha veset, ai është një jo-punëtor individualist. Megjithatë, ashtu si deklaron Arianit Çela këtë betejë midis individit dhe Partisë, midis pjesës dhe të tërësisë e fiton Partia dhe tërësia. Në një raport që Arianit Çela i dërgon Presidiumit të Kuvendit Popullor në lidhje me takimet e zhvilluar me zgjedhësit, në kuadrin e vendimeve të qeverisë lidhur me oborrin kooperativist deklaronte se megjithëse, natyrisht tërheqja vetjake, interesi i ngushtë personal pengojnë për një kuptim të thellë të këtyre masave shumë të rëndësishme, dashuria për Partinë, besimi te vija e saj, ndjenja e patriotizmit i shtynin pleqtë dhe të rinjtë, gratë dhe burrat të shfaqeshin të gatshëm për t’i zbatuar masat. 229 Duke u nisur nga kita shembuj tё funksionimit tё kritikes, tё gjykimeve dhe reagimeve ndaj saj, janё tё dukshme shtampat e ngurta, hipokrizia dhe banaliteti i tё sjellurit nё diskutimet kolektive dhe vendimmarrjet pёrkatёse pёr çёshtje tё ndryshme individuale, familjare dhe institucionale. Në kat kontekst, ankesa e prof. Ylli Prangos se nxënësit shqiptarë kanë pak apo aspak imagjinatë krijuese na rezulton me vend. Ai niset nga njё testim që u ishte bërë atyre, dhe ku vetëm 6 nga 24 kishin arritur të zgjidhnin

"Informacioni të KP të rretheve Pukë, Kolonjë dhe të rep. usht. 3711 e 8555, drejtuar kq të ppsh dhe sek. usht. në kq për uljen e figurës morale dhe politike të disa kuardove.", 2. 227 Ibid., 3. 228 Ibid., 3. 229 "informacione nga takimet e deputetëve të kuvendit popullor me zgjedhësit e zonave elektorale gjatë vitit 1981", 9. 226

168

Raporti i shteti socialist me individin

një problem që e kërkonte këtë cilësi. 230 Kjo sigurisht është një kërkesë pak naive nga shoku Pango përderisa i gjithë arsimimi bazohet në një sistem materialist, deduktiv krejt rixhid, ku nga kushtetuta e deri te një reportazh gazete përsërisin në mënyrë deduktive të njëjtën gjë dhe kanë burime të njëjta të së vërtetës. Është e vështirё për individin të jetë kreativ, kur ai i nënshtrohet një sistemi, në të cilin mëson përmendësh citate të veprave të udhëheqësit që në adoleshencën e hershme. Kreativiteti si marrëdhënia e dyanshme me botën kërkon individin para së gjithash dhe jo nënshtrimin e tij ndaj sistemit. Kështu individëve nuk mund t’u kërkohet të jenë krijues kur duhet të përsërisin thëniet dhe direktivat e pushtetit sikur të ishin fjalë të librave të shenjta fetarë. Privatja si mohim i ligjësisë “Komunistët mund ta përmbledhin teorinë e vet me këtë tezë të vetme: Zhdukja e Pronës Private. Manifesti i Partisë Komuniste” Te "Kritika e programit të Gotës" Marksi shprehet "... Njeriu, që nuk zotëron asnjë pasuri tjetër përveç forcës së tij punëtore, është i detyruar të jetë, në çfarëdo kushtesh shoqërore kulturore, skllav i njerëzve të tjerë, të cilët kanë shtënë në dorë kushtet materiale të punës. Ai mund të punojë vetëm me lejen e tyre, pra mund të jetojë vetëm me lejen e tyre.” 231 Kështu duke qenë se njeriu punëtor është skllav për faktin se ai nuk zotëron asnjë pasuri dhe për shkak se qenia e tij përcaktohet vetëm nga puna, edhe vetë jeta e tij përcaktohet vetëm nga puna. Çdo sistem që nuk do të bënte të mundur krijimin e njeriut si zotërues të pronës do ta linte atë skllav. Kushtetuta komuniste jo vetëm e le individin pa pronë private, por dhe e përcakton atë si popull punonjës, pra individi sulmohet në disa rrafshe njëherësh. Siç përmendëm më sipër, së pari, ai eliminohet krejtësisht si subjekt transcendental, dhe i pamundësohet ligjërisht qenia si sintetizues aktiv i botës empirike, njeriu i kushtetutës komuniste është thjesht një un empirik. Ky 230 Pango, Ylli, "Imagjinata dhe rrugët për zhvillimin e saj." Gazeta Mësuesi ( 20 Shkurt, 1985), 1. 231 Marks, Vepra të Zgjedhura 2, 9.

169

Juljan Myftari

individ kthehet në një subjekt Humean i cili veten e shikon thjesht si një mekanizëm psikologjik shpëtues. Ai është një punëtor sigurisht jo thjesht punëtor krahu, por dhe punëtor mendor, vetëm se edhe puna mendore kthehet në një punë "fizike" duke qenë se shërben për të lëvizur masat e gjera që sigurojnë punën materiale. Nga ana tjetër krijimi i një forme të tille skllavërie, edhe pse jo krejt klasike, cenon vetë funksionin e ligjit si të tillë. Skllavëria nuk e ka të nevojshme ligjin, i cili shfaqet si fenomen i dallueshëm social, jo kur një njeri është mbi një tjetër, por kur kemi njerëz të cilët qëndrojnë përballë njeri tjetrit me të drejta dhe detyrime.” 232 Pra, ekzistenca e individit abstrakt, si entitet përballë ligjit mohohet krejtësisht. Për marksizmin, vetë ideja e ligjit si raport midis ligjit dhe individit abstrakt është një krijesë borgjeze, e cila operon në botën e ideve dhe operon drejt trullosjes së proletariatit. Duke mohuar individin abstrakt, marksizmi lejon vetëm njeriun konkret domethënë punëtorin. Megjithatë, marksizmi nuk mjaftohet me kaq. Ai e sulmon individin, e sulmon ligjërisht dhe në rrafshin empirik, pasi e etiketon si "punonjës të përjetshëm", çka e afron me atë skllavin e përjetshëm. Ai që nuk zotëron asgjë përtej punës së tij ia detyron jetën e tij atyre që kanë mjetet e prodhimit. Duke marrë pronësinë e tokës, sistemi politiko-ligjor komunist nuk e përcakton kurrë tjetrin ndaj të cilit jemi skllevër, sepse tokën e zotëron shteti. Në këtë sistem, “pronari” nuk shfaqet përballë individit, sepse ai është shteti dhe jo një individ tjetër. Në sistemin komunist, kushtetuta dhe sistemi ligjor na i fsheh në mënyrë të vazhdueshme skllavëruesin sepse pronari është shteti, i cili nuk është individi-pronar por një entitet metafizik, i cili i merr çdo gjë individit. Ndërkohë, "njeriu" rezulton skllav, sepse nuk ka asnjë pasuri përveç punës së tij (ai është popull punonjës), ndërsa "njeriu tjetër" i Marksit nuk del në pah askund dhe punëtori nuk mund ta sulmojë sepse ai është vetë shteti. Duke qenë se prona private nuk lejohet, atëherë nuk ka "të tjerë" të cilëve t’u marrim leje për të jetuar. Duke qenë se mjetet e prodhimin nuk i ka askush, atëherë kemi një botë me skllevër e pa pronarë. Kështu sistemi ligjor nuk ka asnjë arsye për t’u marrë me pronarin apo kundërshtarin e punëtorit, për sa kohë skllavëria e tij nuk shkaktohet nga dikush që është subjekt ligjor. Pra, njeriu i Fuller, "Pashukanis and Vyshinsky: A Study in the Development of Marxian Legal Theory.":1160. 232

170

Raporti i shteti socialist me individin

përcaktuar ligjërisht si punëtor dhe i ndërtuar si i tillë nuk ka asnjë antagonist të vetin përballë të cilit do të ishte i kundërt me të, por i ngjashëm për nga materia duke qenë se do të përcaktohej si i shfaqur në marrëdhënien pronë/jo-pronë. Ligji socialist e vendos individin jo thjesht përballë gjendjes së skllavit klasik, por i heq dhe mundësinë e të qenit antagonist i të njëjtës substancë me kontradiktoren ndërtuese të identitetit të tij. Shteti socialist dhe sistemi ligjor që ai ndërton, perfeksionon në mënyrë të përkryer përcaktimin e shtetit dhe ligjit si përcaktues të një drejtësie të paanshme. Shteti dhe ligji komunist duke qenë se parashikojnë ekzistencën e skllavit pa pronarin shkrijnë në të njëjtin lokus, si të thuash kondensojnë, rolin e shtetin dhe ligjit, si përfaqësues të drejtësisë dhe vizionin marksist (kritik) të shtetit dhe ligjit, si përfaqësues të kundërshtarëve të proletariatit. Shteti komunist nuk ka asnjë detyrim të dyzohet në këto dy role, madje tani ai nuk ka nevojë të dyzohet as konceptualisht, pasi kategoritë konceptuale të pronarëve nuk ekzistojnë me. Ai tashmë është sinteza e përsosur e të dyjave dhe këtë bashkim rolesh e ka transformuar nga një përzierje fizike, në një përzierje kimike. E vetmja pronë që lejon sistemi ligjor socialist bazuar në kushtetutën e vitit 1976 është prona vetjake. Prona private konsiderohet si përvetësim i asaj pjese të produktit shoqëror që shkon për përdorim vetjak, në bazë të sasisë dhe cilësisë së punës së kryer. 233 Duke iu referuar Marksit dhe Engelsit, Profesor Banja shkruan “Ne nuk kemi aspak ndër mend ta zhdukim këtë përvetësim personal të produkteve të punës, të cilat shërbejnë për të riprodhuar jetën, përvetësim që nuk le asnjë tepricë, e cila mund të krijonte kushtet për të sunduar mbi punën e të tjerëve”. Individi mund të ketë diçka të tijën, diçka e cila i përket atij dhe e dallon gjeografikisht nga të tjerët në shoqëri. Prona vetjake është si çdo pronë individuale një përvetësim, një marrje nga një prodhim. Por duke qenë se ajo është marrje nga mjete prodhimi, të cilat nuk janë të tuat, atëherë përdorimi i saj kufizohet thjesht në riprodhimin e jetës, pra si të thuash ajo është një vazhdimësi e trupit tënd, përderisa është thjesht mjet për vazhdimësinë e tij biologjike. Prona vetjake duket thjesht një emulim i procesit të 233 Hasan Banja, "Stadi I Arritur Në Zhvillimin Shoqëror-Ekonomik Të Vendit Dhe Projektkushtetuta " Konferenca Shkencore mbi problemet e Kushtetutës Shtëpia Botuese "8 Nëntori" (1976),65.

171

Juljan Myftari

ngrënies te njeriu, një marrje që trupi i bën së jashtmes në një formë krejt primordiale, të pandërgjegjësuar, karakteristikë që e gjejmë te gjithë gjallesat e tjera që ushqehen. Prona vetjake është një metaforë e aktit të ngrënies, si përvetësim i pakontrollueshëm nga bota jashtë. Njeriu ka të drejtë të quaj "të vetën", vetëm atë çka i shërben atij për të riprodhuar veten, dhe ky është kufiri i vetëm që mund të krijojë ai, midis vetes dhe botës jashtë. Përkatësia tërësore midis kufijve social-politik-ligjor dhe kufijve fizikё, si dhe ngushtimi i hapësirës së individit te fizikja e tij, tregon se një marrëdhënie midis tij dhe hapësirës shoqërore është e pamundur. Kjo, sepse marrëdhënia midis njeriut dhe jashtësisë sociale nuk ndërmjetësohet nga objekte të lira që nuk i takojnë as njeriut, pasi nuk i duhet drejtpërdrejt për mbijetesë, por nuk i takojnë as shoqërisë, sepse nuk janë as pronë socialiste. Mungesa e këtyre "objekteve të lira" pamundëson hapësirë midis njeriut dhe shoqërisë. Prona vetjake duke qenë se është vetëm ajo çka shërben për të riprodhuar jetën, riprodhon përsëri idenë klasike të skllavit i cili mund të kishte të vetat, aq sa i duheshin për të qenë i gjallë. Pra, e jotja është ajo çka nuk të jep asnjë pushtet përveç se të mban gjallë nga pikëpamja biologjike. Elementi primitiv i ndërtimit psikologjik individual, ai i pronës mbi tokën, merr karakter të ngjashëm në dokumentet shtet-formuese shqiptare. Pronësia mbi tokën ka një karakter pararendës, sepse prona mbi tokën ka natyrë sa kontradiktore, aq dhe rrënjësore. Kontradiktore sepse toka duke qenë pothuaj një metaforë e truallzuar e natyrës ciklike, arrin t’i bëj ballë disi më mirë teleologjive histori-çarëse 234 të realitetit dhe kështu i nënshtrohet më pak çrrënjosjeve ligjore me bazë politike. Nga ana tjetër duke qenë se toka nuk krijohet nga shteti, apo nga pjesëtarë të ndonjë klase antagoniste me shtetin, atëherë marrja e saj nga një krijim njerëzor si shteti është me problematik për t’u justifikuar. Mbi të gjitha, po të kemi parasysh se marrja nuk është thjesht një rrëmbim i drejtë që i bëhet armikut, por është një marrje e kulluar nga të gjithë. Në një "debat" me Lasalin mbi “Programi i Gotës,” Marksi, në kundërshtim me të ngulmon se është e pamundur ndarja Ka një kundërthënie midis konceptit të teleologjisë dhe çarjes së historisë. Teleologjia përcakton një realitet me të ardhme të përcaktuar, ndërsa çarja është një ndryshim i rrjedhës së mëparshme.

234

172

Raporti i shteti socialist me individin

historiko konceptuale midis monopolit të mjeteve të prodhimit dhe monopolit të pronësisë së tokës. Në shoqërinë e sotme mjetet e punës janë monopol i pronarëve të tokës (monopoli i pronës tokësore është baza e monopolit të kapitalit) dhe i kapitalistëve. Statusi i Internacionales në pikën përkatëse nuk përmend as njërën as tjetrën klasë të monopolistëve. Ai flet për "monopolin mbi mjetet e punës, pra mbi burimet e jetesës". Përcaktimi: "burimet e jetesës tregon në mënyrë të mjaftueshme, se në mjetet e punës është përfshirë gjithashtu dhe toka. 235 Në kundërshtim me marksizmin pothuajse të gjithë autorët kryesorë të teorive të së drejtës natyrore, pohojnë se institucioni i të drejtës së pronës private korrespondon me thelbin e natyrës njerëzore. Rrjedhimisht, një rend ligjor, i cili nuk garanton dhe mbron pronën private, konsiderohet prej tyre kundër natyrës dhe kështu që nuk mund të zgjasë shumë. 236 Pra, nga sa më sipër, del se pronësia mbi tokës është një çështje e shtetit komunist, përderisa skemat e operimit të saj ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, bazike dhe thelbësore, në raportet ekonomike, tё cilat kanë të bëjnë me mjetet e prodhimit në përgjithësi. Pёr mё tepër, derisa pronësia mbi tokën është në themel të formës së marrëdhënieve të prodhimit atëherë ajo kushtëzon çdo gjë pas saj. Problemi i "natyrshmërisë" së objektit që del jashtë domenit njerëzor çdo vit kalendarik dhe i shpëton rregullimit legjitim hiper-pozitivist të legjislacionit komunist, i jepet thjesht një zgjidhje për analogji. Derisa prona socialiste është e "shtetit" atëherë dhe toka është e shtetit. Pikërisht në nenin 18 të Kushtetutës së vitit 1976 përcaktohet se “... janë pronë vetëm e shtetit: toka dhe pasuritë e nëntokës, minierat, pyjet, kullotat ...” dhe më tej në nenin 19 thuhet se: “toka u jepet në përdorim shoqëror, ndërmarrjeve dhe institucioneve shtetërore, kooperativave bujqësore dhe organizatave shoqërore.” Kështu ligji shqiptar trajton tokën ashtu si çdo krijim të vetë njerëzve dhe i heq asaj metaforën e krijimit si pararendëse e njeriut. Toka pushon së qeni në marrëdhënie me individin dhe kalon në marrëdhënie të ndërmjetësuar. Kjo pamundëson raportin subjektiv me tokën qё shihet si e largët dhe vetë dëshira për ta pasur atë vlerësohet si Marks, Vepra të zgjedhura 2, 10. Hans, "General Theory of Law and State. With a New Introduction by Javier Trevino", 10.

235

236

173

Juljan Myftari

“mëkat”. Mungesa e lejes për të dëshiruar ndan dhe raportin moral me të mirën, pasi për një qenie që nuk e ka histori formalen autonome për shkak të mungesës historike të shtetit demokratik, subjektivja ishte koordinata fillestare e raportit me “Të mirën morale”. Mospasja në pronësi e tokës, jo thjesht si rezultat i një rastësie ku gjendet një individ rastësor, por si konkluzion i domosdoshëm i natyrës së tij subjektive, e bëri individin të përmbysё kategoritë e së mirës. Ai e quante të mirë atë që dëshironte dhe mund ta quante të keqe atë që nuk mund të dëshironte. Për ta bërë akoma më qesharake “privaten”, në vitin 1985 akoma festoheshin ndarjet e tapive të para të tokës. Në një ceremoni të publikuar nga gazeta Bashkimi në shkrimin me titull: "U festua me madhështi 40 vjetori i ndarjes sё tapive tё para të tokës nga shoku Enver Hoxha në Gore", Partia kujtonte reformën agrare, e cila prej disa dekadash me anë të kolektivizimit dhe mbi të gjitha, pas miratimit të kushtetutës së vitit 1976 kishte humbur çdo kuptim. Megjithatë, në këtë organ të masmedias deklarohej se me reformën agrare, Partia ia dha tokën atij që e punonte duke plotësuar një ëndërr të fshatarësisë. 237 Kjo tregon qartë se si qëndronte qytetari përballë të vërtetës publike; ai festonte të vërteta të cilat ishin të rrejshme dhe për të festuar këtë “festë”, ai të dëgjonte kujtime nga Partia, që konsideronte të vërteta aktuale edhe pse ishin të kundërta me ato aktualet; ndërsa privatja ishte anatemuar aq shumë, sa mund të kujtohej si festë. Marrja e tokës nga fshatari qoftë dhe në përdorim, i dha mundësinë atij t’ia japë përsëri shtetit. Artikulli i lartë përmendur, në vijim përshkruan se dhënia e tapive të tokës nuk ishte thjesht një akt ekonomik. Ajo kishte një përmbajtje të thellë ideologjike e politike. Duke bërë fshatarësinë pronare të tokave, Partia i tregonte konkretisht popullit se luftërat dhe përpjekjet nuk shkuan kot.” 238 Në këtë artikulli nuk përmendet asnjë fjalë lidhur me faktin se tashmë si tërësi territoriale toka ishte pronë e shtetit. Shteti i diktaturës së proletariatit, një nga kushtet e domosdoshme të të qenit shtet, të pasurit të territorit, e kishte kthyer në pasjen e territorit si pronë si privat. Nuk ishte e nevojshme të thuhej diçka e tillë sepse duke mos 237 "U festua me madhështi 40 vjetori i ndarjes së tapive të para të tokës nga Shoku Enver Hoxha në Gorë," Gazeta Bashkimi (27 nëntor 1985), 1. 238 Ibid. 1.

174

Raporti i shteti socialist me individin

pasur personin qytetar përballë, pushteti mund të festonte dhënien e tokës së rimarrë dhe nënshtetasi festonte bashkë me Partinë marrjen e tokës që nuk kishte më. Një përgjigje politike për këtë situatё e jep Harrilla Papajorgji kur pranon se fshatarësia patriote kishte ëndërruar dhe kishte luftuar për shekuj për tokën. Në kushtet kur fshatarësia ishte aleatja kryesore e klasës punëtore dhe baza e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, si dhe në kushtet kur Partia kishte premtuar se, me çlirimin e vendit, toka do të t’i jepej atij që e punonte, nuk mund të bëhej përnjëherësh nacionalizimi. Megjithatë, si akt i parë për zgjidhjen e problemit fshatar, duhej zbatuar një reformë agrare revolucionare. 239 Kështu fshatarëve iu dha toka për pak vjet, sa për të realizuar ëndrrën e tyre shekullore, e cila fundja ngeli po ëndërr, pasi më pas ata e dorëzuan përsëri te pushteti i tyre. Fshatarit iu dha toka sa për të ndjerë fitoren kundër forcave të vjetra dhe pastaj, aleatja e saj klasa punëtore ia mori përsëri duke aplikuar një variant shumë më të përgjithshëm të asaj që parashikonte Statuti i Republikës Popullore të Shqipërisë të e vitit 1946. Ky statut, konkretisht në artikullin 10, parashikonte që Toka u takon atyre që e punojnë. 240 Fshatarët duhet ta parashikonin këtë sepse duke folur për pronësinë e tokës në Shqipëri, Hasan Banja shprehet "Edhe pse me zbatimin e Reformës Agrare e pastaj me kolektivizimin e plotë socialist të bujqësisë nuk u shpall nacionalizimi i tokës, Partia dhe shteti i ynë socialist ndërmorën e zbatuan një varg masash: me ligje u ndalua shit blerja, dhënia me qira dhe tjetërsimi i tokës në çfarëdo forme tjetër për t’u përdorur si pronë private, si mjet spekulimi e shfrytëzimi.” 241 Kështu, kontrolli i shtetit mbi privaten ishte bërë që në hapat e para. Me konsolidimin e pushtetit ai u forcua derisa nacionalizimi i tokës “në kushtet e diktaturës së proletariatit shënon kalimin e saj në duart e shtetit, si objekt pronësie dhe i ekonomisë". 242 Hap pas hapi shteti socialist rriti prodhimin, në pronën dhe me mjetet e shtetit 239 Papajorgji, "Politika E Ppsh Dhe Përvoja E Saj Në Ndërtimin E Ekonomisë Socialiste," 71. 240 Statuti I Republikes Popullore Te Shqiperise, 3. 241 Hasan Banja, "Stadi I Arritur Në Zhvillimin Shoqëror-Ekonomik Të Vendit Dhe Projektkushtetuta " Konferenca Shkencore mbi problemet e Kushtetutës Shtëpia Botuese "8 Nëntori" (1976),65. 242 Ibid.

175

Juljan Myftari

duke e reduktuar punën private deri në kufij maksimal. Në pronën socialiste shtetërore realizohej më shumë se 80 për qind e produktit të përgjithshëm shoqëror dhe 3/4 e të ardhurave kombëtare. 243 Kështu shteti e ktheu privaten në një anomali shoqërore dhe në një të keqe për shoqërinë. Madje në raste të veçanta caktohet me ligj se kur ndodh qё një institut ose një person i cili nuk e punon tokën mund të mbetet zot i kësaj toke dhe përcaktoi masën që do të t’i takonte atij, kurse tokat e mëdha për asnjë arsye nuk mund të ishin në duart e privatëve. 244 Sipas pikëpamjeve jo marksiste të ligjit, një organizim komunist, i cili përjashton të drejtën e pronës private dhe njeh vetëm pronën publike, një sistem ligjor i cili ia jep pronësinë e tokës dhe tё mjeteve të tjera të prodhimit, komunitetit, e në veçanti shtetit, jo vetëm janë organizime kundër natyrës dhe të padrejta, por praktikisht janë të pazbatueshëm. 245 Siç argumentuam dhe më sipër, mohimi i pronës private në legjislaturën komuniste kundërshtoi një tipar karakteristik kulturor psikologjik të njeriut, i cili ishte ndërtuar në shekuj. Në këtë mënyrë edhe ata që nuk zotëronin ose pothuaj nuk zotëronin pronë private, e konsideronin pasjen e saj si të drejtë. Kjo pamundësoi çrrënjosjen psikologjike të vetë konceptit të pronës private. Vetë socializmi është mbrojtur me mjetet e teorive të së drejtës natyrore, por e ka mohuar pronën private, 246 duke rënë kështu në kontradiktat e sipërpërmendura. Megjithatë, autorët shqiptarë mendojnë se kanë provuar të kundërtën e kësaj. Papajorgji pohon se: “Në realitetin tonë u provua edhe një herë se prona private kapitaliste ka karakter kalimtar historik, ashtu si edhe gjithë format e tjera të pronës që mbështeten në shfrytëzimin e njeriut prej njeriut, se ajo nuk është e përjetshme, siç përpiqen ta paraqesin ideologët borgjezë e revizionistë. 247 Fundja shembulli i Shqipërisë “vërtetonte” pikërisht këtë sepse kolektivizimi socialist i bujqësisë te ne u zhvillua njëkohshëm, paralelisht edhe me Ibid., 64 Statuti I Republikes Popullore Te Shqiperise. 245 Hans, "General Theory of Law and State. With a New Introduction by Javier Trevino", 10. 246 Ibid. 11. 247 Papajorgji, "Politika E Ppsh Dhe Përvoja E Saj Në Ndërtimin E Ekonomisë Socialiste",70. 243

244

176

Raporti i shteti socialist me individin

krijimin e kooperativave të artizanatit dhe të kooperativave të konsumit, të cilat, më vonë, me vullnetin e lirë të anëtarëve, u shndërruan në ndërmarrje ekonomike shtetërore. 248 Kështu shteti socialist shqiptar i kishte çliruar anëtarët e tij duke zbatuar vullnetin e tyre për ta lënë pronën apo për t’i vënë aftësitë e tyre në shërbim të tërësisë. Ky statur i padëshiruar i pronës privates mbështet dhe Dekreti nr. 4494, datë 31.3.1969, i cili përcakton se pasuria e paluajtshme, pronë e personave të veçantë, mund të shpronësohet, për interes të përgjithshëm, në dobi të shtetit, të kooperativave dhe të organizatave të tjera shoqërore. Deri këtu çdo gjë rezulton e zakonshme, po të mos marrim parasysh se shpërblimi i shpronësimit caktohet në masën që do të ta çmojë komiteti ekzekutiv i këshillit popullor të rrethit, pavarësisht nga vlefta e pasurisë së shpronësuar. Madje shpёrblimi në asnjë rast nuk duhet të kalojë vleftën reale të saj në kohën e shpronësimit. Kështu vlerën e shpronësimit i takon ta caktojë pushteti dhe kur ai e çmon të arsyeshme, dhe vetëm atëherë ajo mund të arrijë vlerën e saj “reale”. Për më tepër që në një udhëzim të Këshillit të Ministrave nr. 4 datë 3.4.1975, të nxjerrë për shkak të gabimeve të vëna re gjatë shpronësimeve, thuhet se në disa raste ka pasur një kuptim jo të drejtë për pasurinë që mund të shpronësohet, si dhe flitet për mënyrën e vlerësimit dhe masën e shpërblimit. Këto gabime ishin bërë duke dhënë “mbishpërblim” ndaj atyre që i ishte marrë prona. Për këtë arsye, në paragrafin e katërt pika 3, të vendimit të mësipërm përcaktohet se, në bazë të dekretit mbi shpronësimet, komiteti ekzekutiv i këshillit popullor të rrethit ka të drejtë të caktojë vetë masën e shpërblimit, pa kaluar vleftën reale të pasurisë së shpronësuar, por duke pasur parasysh se shpronësimi bëhet në interes të përgjithshëm. Kjo se pronarëve të banesave të shpronësuara në qytete, sipas rregullave në fuqi u sigurohet strehim nga shteti dhe se shpronësimi nuk duhet të shërbejë si burim të ardhurash për pronarët, shpërblimi duhet të jetë simbolik, të përfaqësojë vetëm një përqindje të vogël të vleftës së objektit. 249 Kjo do të thotë se pushteti për interesa të përgjithshme Ibid., 73. "Udhëzim I Këshillit Të Ministrave "Për Zbatimin E Dekretit Mbi Shpronësimet Dhe Marrjen Në Përdorim Të Përkohshëm Të Pasurisë," in nr.4 (3.4. 1975),256.

248 249

177

Juljan Myftari

mund të shpërblente me një fraksion të vlerës së pronës, aq sa të mos quhej grabitje e saj. Megjithatë, edhe nëse merrej pa shpërblim, prona për komunistët nuk përbente një problem thelbësor. Vetë Harrilla Papajorgji pranon se shtetëzimi socialist i mjeteve kryesore të prodhimit në Shqipëri, ka tipar dallues: zbatimin me dhunë revolucionare, marrjen pa asnjë shpërblim, pa forma të ndërmjetme apo bashkëpronësie. Ai u krye me ritme shumë të shpejta, pa ndërprerje dhe pa kufi kohor ndarës. 250 Shteti është pronar i gjithçkaje me vlerë, në ekonomi dhe të gjitha format private të pronësisë apo forma të reja të përziera qё janë kundër politikës së Partisë. Madje komunistët shqiptarë i shikonin këto forma të përziera të pronësisë si një rrezik i madh për ideologjinë marksiste, pasi ato rrezikonin të ngatërronin fshatarin dhe proletarin, duke u hequr si të ngjashme me formën e pronësisë që duhet të karakterizonte një shtet marksist. Sipas Harrilla Papajorgjit: “Në kohën tonë, revizionistët jugosllavë dhe të tjerë, që u mbajnë ison, duke denoncuar pronën shtetërore socialiste, predikojnë se prona e grupit, e vet-administruar na qenka forma më e lartë e pronës socialiste, e cila, gjoja, i bënka punëtorët, pronarё e drejtues e administrues të mjeteve të prodhimit e të frytit të punës së tyre. 251 Sipas tyre vetëm Partia dhe Shteti, si mjet i saj, mund të ishte pronare pa qenë pronare, praktikimi i çdo forme tjetër të pronësisë mund të kthente punëtorin në gjendje varësie dhe konkurrence shkatërruese me të tjerët. Për më tepër që në një udhëzim të Këshillit të Ministrave nr. 4 datë 3.4.1975, të nxjerrë për shkak të gabimeve të vëna re gjatë shpronësimeve, thuhet se në disa raste ka pasur një kuptim jo të drejtë për pasurinë që mund të shpronësohet, si dhe flitet për mënyrën e vlerësimit dhe masën e shpërblimit. Këto gabime ishin bërë duke dhënë “mbishpërblim” ndaj atyre që i ishte marrë prona. Për këtë arsye, në paragrafin e katërt pika 3, të vendimit të mësipërm përcaktohet se, në bazë të dekretit mbi shpronësimet, komiteti ekzekutiv i këshillit popullor të rrethit ka të drejtë të caktojë vetë masën e shpërblimit, pa kaluar vleftën reale të pasurisë së shpronësuar, por duke pasur parasysh se shpronësimi bëhet në interes të përgjithshëm. Kjo se pronarëve të banesave të 250 251

"Politika E PPSH dhe Përvoja E Saj Në Ndërtimin E Ekonomisë Socialiste." 5. Ibid., 71.

178

Raporti i shteti socialist me individin

shpronësuara në qytete, sipas rregullave në fuqi u sigurohet strehim nga shteti dhe se shpronësimi nuk duhet të shërbejë si burim të ardhurash për pronarët, shpërblimi duhet të jetë simbolik, të përfaqësojë vetëm një përqindje të vogël të vleftës së objektit. 252 Kjo do të thotë se pushteti për interesa të përgjithshme mund të shpërblente me një fraksion të vlerës së pronës, aq sa të mos quhej grabitje e saj. Megjithatë, edhe nëse merrej pa shpërblim, prona për komunistët nuk përbente një problem thelbësor. Vetë Harrilla Papajorgji pranon se shtetëzimi socialist i mjeteve kryesore të prodhimit në Shqipëri, ka tipar dallues: zbatimin me dhunë revolucionare, marrjen pa asnjë shpërblim, pa forma të ndërmjetme apo bashkëpronësie. Ai u krye me ritme shumë të shpejta, pa ndërprerje dhe pa kufi kohor ndarës. 253 Shteti është pronar i gjithçkaje me vlerë, në ekonomi dhe të gjitha format private të pronësisë apo forma të reja të përziera qё janë kundër politikës së Partisë. Madje komunistët shqiptarë i shikonin këto forma të përziera të pronësisë si një rrezik i madh për ideologjinë marksiste, pasi ato rrezikonin të ngatërronin fshatarin dhe proletarin, duke u hequr si të ngjashme me formën e pronësisë që duhet të karakterizonte një shtet marksist. Sipas Harrilla Papajorgjit: “Në kohën tonë, revizionistët jugosllavë dhe të tjerë, që u mbajnë ison, duke denoncuar pronën shtetërore socialiste, predikojnë se prona e grupit, e vet-administruar na qenka forma më e lartë e pronës socialiste, e cila, gjoja, i bënka punëtorët, pronarё e drejtues e administrues të mjeteve të prodhimit e të frytit të punës së tyre. 254 Sipas tyre vetëm Partia dhe Shteti, si mjet i saj, mund të ishte pronare pa qenë pronare, praktikimi i çdo forme tjetër të pronësisë mund të kthente punëtorin në gjendje varësie dhe konkurrence shkatërruese me të tjerët.

"Udhëzim I Këshillit Të Ministrave "Për Zbatimin E Dekretit Mbi Shpronësimet Dhe Marrjen Në Përdorim Të Përkohshëm Të Pasurisë," in nr.4 (3.4. 1975),256. 253 "Politika E PPsh Dhe Përvoja E Saj Në Ndërtimin E Ekonomisë Socialiste." 5. 254 Ibid., 71. 252

179

Përfundime Në kapitujt e mësipërm u rrekëm të tregonim se si aparati ligjor i periudhës së diktaturës së proletariatit cenonte rolin e individit në shoqëri dhe identitetin e tij. Nëpërmjet përcaktimit të identiteteve kolektive dhe funksional ndaj regjimit, sistemi krijoi individë me anësi për kah partijësia. Ky cenim arrinte në nivele primitiv të qenies njerëzore dhe synonte shbërjen e ndërgjegjes individuale. Individi i ndërtuar në këtë kontekst rezulton të jetë i paaorientuar te vetja për sa kohë vetorët e tij ishin drejtuar te partia që sundonte. Në Shqipërinë e sotme, ku kjo partijësi është transplantuar në kohë dhe administrata shtetërore dhe gjyqësore, me gjasë të lartë, i nënshtrohen rendit politik, gjendja mund të jetë po aq dramatike. Kjo, sepse edhe nëse partia(të) mund të kenë ulur ndikimin e tyre ndaj institucioneve të tjera të shtetit, fakti që ato janë më shumë sesa një, bën që ndikimi i tyre të jetë thjesht deformues dhe jo uniformues. Socializmi na ka lënë trashëgimi ndikimin që partia ka te ligji, por pasigurisë që kjo sjell nga pikëpamja ligjore, sot i është shtuar pasigurisë së burimit të njehsuar. Atëherë Partia përcaktonte kushtetutën dhe Partia qartë dhe haptas përcaktonte të drejtën dhe e dallonte atë nga ajo që 181

Juljan Myftari

është drejtësia. E drejta ishte e drejta e Partisë, sistemi ligjor ngelet të jetë i drejtë dhe pse (për më shumë; për shkak se) Partia ishte në krye të tij dhe në drejtësinë-e padrejtësisë së tij, ai ishte i pakundërshtueshëm. Ligji ishte e drejta dhe e drejta ishte mjeti i Partisë, duke qenë se ligji ishte e drejta dhe ajo ishte ekskluzivisht mjeti i Partisë, atëherë, jo vetëm Partia bazohej në mjete të drejta për të arritur politikën e saj, por ajo përdorte vetëm mjete të drejta për të arritur politikën e saj. Kështu në atë periudhë ishte e vështirë të kishim një ide mbi drejtësinë pasi partia e eklipson atë, por kemi një ide mbi burimin që është Partia. Sot Partia(të) bëjnë drejtësinë, por ato janë vetë të papërcaktuara për sa janë më shumë sesa një. Kështu që kjo trashëgimi është dyfish problematike, për sa rrezikon që pikat e orientimit të gabuara, ku ligji njëjtësohej me Partinë t’i shndërrojё në pika reference dy herё të partishme. Këto referenca, në një realitet ku ligji përdoret nga Partitë, dhe partia është njëra prej partive, janë dy herë të palegjitimuara “objektivisht”, por legjitimuese subjektivisht për ndjekësit e partisë (domethënë secilës parti). Në këtë raport midis Partisë, shtetit dhe politikës, e rëndësishme është pasoja që ajo periudhë na dërgon me dhënien e një koncepti të demokracisë, i cili na vjen krejt ekuivok. Përdorimi i “konceptit” të demokracisë në një denotim dhe konotacion aq kontrovers, sa ai i demokracisë së centralizuar, sjell një pasojё të dëmshme për shkak të njëjtësisë së termit të përdorur dhe sot. Demokracia është normativiteti më epror politik aktual. Përdorimi i termit “demokraci e centralizuar” në këtë aspekt është i rrezikshëm dhe për arsye të kundërta me këto që përmendëm më sipër. Kjo sepse rrezikon që të projektojë një koncept kontradiktor në thelbin e demokracisё, duke u krijuar pushtetarëve legjitimin nga poshtë të një pushteti, i cili i kalon kufijtë që kushtetuta iu jep si tagër ligjor. Demokracia centralizohet në duar të disave, tё cilёt kanë pushtetin dhe pretendojnë se e ushtrojnë në emër të tё tjerëve, sikur të ishin të tjerët dhe jo përfaqësuesit e tyre. E gjitha kjo solli në përfundimin se pushteti i kohës kishte mungesa të theksuara me krijimin e një sistemi ligjor, si entitet formal dhe të paanshëm, kushte këto që kuptohen si të nevojshme për ndërtimin sot të një shteti të së drejtës, në qoftë se sot kërkohet një sistem ligjor i paanshëm dhe neutral formal. Trashëgimia tjetër lënë nga sistemi i kaluar është ai i anshmërisë së tij. Sistemi ligjor jo vetëm që pranohej si mjet i politikës dhe i nënshtrohej asaj, 182

Përfundime

por ishte mjet i një politike që nuk ishte e tillë. Duke qenë se në atë periudhë kishte një politikё pa politics 255∗, 256 atëherë varësia e sistemit ligjor nga politika nënkuptonte dhe anshmëri të tij. Kjo nënkuptonte dhe një përçmim të sistemit për formalen, dhe mendojmë se është një nga pasoja më të dukshme sot. Duke e përkthyer formalen si formalitet, regjimi i kaluar e ka paragjykuar raportin me të si raport me një trillim që nuk ka ndikim në botën reale. Kështu leximi që komunistët i bënin realitetit, kërkonte të ishte përtej atij formal. Duke e konsideruar formalen një kategori iluzive, ata theksojnë historiken e cila është lëvizje e konkretes. Makina e pushtetit arrinte të shndërronte realitetin material duke respektuar ligjet e vetё këtij realiteti, dhe ishte pasojë e shkencës që kishte sjellë ideologjia. Kështu realitetet formale dhe normative larg të qeni të tilla ishin shpërndarë në truallin e shkencores. Kalimi nga realiteti formal-normativ nuk ndalonte te një dialektikë përfshirëse historike, por kalonte te përshkrimi shkencor. Njeriu nuk merr pjesё në realitet, as si raport midis tij dhe formales abstraktes që është kategori e mendjes, dhe as në dialektikë, ku ai është një “un” që zhvillohet. Ai kthehet në spektator të përshkrimit shkencor të sё vërtetës që i shpallet nga “shkencëtarët” e pushtetit, tё cilёt mund ta transformojnë realitetin me teknika të reja. Kjo përqasje antiformaliste e një materializmi kërkonte të eliminonte si të papërshtatshme nocionet formale, të cilat për ligjin janë të domosdoshme. Kështu të ngelur te konkretja, të cilën e kishin të gatshme nga periudha e socializmit, shqiptarëve u mungon raporti me abstrakten, i cili është i domosdoshëm për të balancuar prirjet egoiste të sistemit të ri shoqëror. Duke mos pasur një raport me formalen në një rend abstrakt, ai e ka tё pamundur të krijojë raport me objekte jo konkrete si ligji. Kjo pamundësi theksohet po të kemi parasysh se këta objekte ligjore kërkojnё një distancë, midis individit si person dhe asaj që është norma e tij drejtuese e 255∗ Politics- politika e parë si garë midis partive apo aktorëve që synojnë të marrin pushtetin. Është përdorur termi në anglisht sepse fjala politikë në shqip ka një kuptim më të gjerë dhe jo kaq specifikë sa politics, e cila është vetëm njëra nga shfaqjet e politikës. 256 Procesi i politics edhe kur ndodhte bëhej ekskluzivisht brenda mureve të Partisë, dhe i mungonte elementi publik i politics, gjë që e cenon pohimin se kishte një fenomen të tillë.

183

Juljan Myftari

brendshme. Njeriu për të pasur mundësi ta përbrendësojë ligjin, i duhet të distancohet nga ajo që është imediatja e tij si qenie materiale ndaj qenies së tij, si entitet racional me aftësi ligjndërtuese brenda vetes. Siç pamë gjatë këtyre faqeve, teoria marksiste dhe aplikimi i saj në Shqipëri, ka krijuar mungesa parimore në këtë aspekt. Theksimi i saj se konceptet e përgjithshme janë formalitete, të cilat nuk kanë asnjë përmbajtje reale, zhbën mundësinë e krijimit të atij niveli racional, që e konstituon vetë arsyen, si raport midis qenieve inteligjente të cilat mund të ligjërojnë me veten, nëpërmjet një tjetri universal që formalja nënkupton. Demontimi i këtij dimensioni ka si pasojë krijimin e njeriut egoist, që edhe për arsyet e tjera të sipërpërmendura, është i paaftë të krijojë ligj, por e përdor atë sipas vektorëve të interesit dhe njëkahshmërisë së të tij. I lënë pa formalen abstrakte, siç kërkuan të bëjnë marksistët, por edhe pa marksizmin si forcë centripetale, njeriu pas-marksist, ngel si qenie egoiste, e cila i bindet ligjeve vetëm nëse i intereson, ose vetëm për hir të sanksionit ose dëmit që mund t’i vijë nga moszbatimi i tij. Sulmi ndaj formales ishte një sulm ndaj ligjit, i cili nuk është mjet i Partisë. Partia e Punës gjatë gjithë sundimit të saj u mundua që të bazohej në këtë tendencë të njeriut për t’ju larguar formales, për t’u rikthyer te atypëratyshmëria primitive e tij. Edhe pse njëra nga pasojat e kësaj është një besnikëri ndaj Partisë, sepse heq pikëmbështetjet e tjera normative, kur Partia nuk është më individi konkret i ngelet vetëm vetja e tij, dhe kjo frymëzon përforcimin e egoizmin. Siç thamë, në mungesë të Partisë, e cila shërben për të krijuar një realitet konkret shoqëror, individët shpejtojnë të përplasen tek egoizmi i tyre, sepse ata janё të pamësuar me qendra rëndese formale, të cilat do të t’i ndihmonin të kishin raport me të tjerët, të pa detyruar nga një pushtet i jashtëm. Antiformalizmi sjell probleme në një realitet si ky i sotmi, ku ligji nuk mund të përjetohet vetëm si zbatim i detyruar nga frika e sanksionit, për sa kohë burimi i sanksionit nuk e ka forcën e mëparshme. Kështu, në një shtrat individual, njeriu i sotëm ose pranon ekzistencën e “Partisë” dhe i atashohet njërës prej tyre, ose nuk pranon këtë ekzistencë, dhe ngel te një egoizëm vetjak. Madje kur pranon ekzistencën e partisë, njeriu i sotёm ose e pranon këtë ekzistencë 184

Përfundime

si eprore ndaj ligjit, ose e pranon Partinë, si eprore ndaj vetes së tij. 257 Njëanshmërinë e tij, pushteti i kohës e tregonte jo vetëm në denatyrimin e sistemit ligjor, tё cilin e trajton si mjet të deklaruar të tijin, por edhe në përdorimin e ligjit si mjet ndaj subjekteve njerëzore, të cilët i nënshtrohen atij. Sistemi ligjor dhe mjetet e drejtpërdrejta të pushtetit u kthyen në mjete ndaj qytetarit, për t”i latuar identitetin atij në shërbim të pushtetit. Ligji dhe institucionet shtetërore, siç u paraqitёn më sipër, me anshmërinë e tyre të deklaruar, e kishin më të lehtë të trajtonin si objekte jo vetëm “armiqtë”, por dhe klasën punëtore apo klasat “mike”. Me këtë anshmëri ata mund të shndërronin subjektet njerëzore në objekte dhe kjo ndodhte si për klasat armike, ashtu dhe ato “mike”. Themi objekte sepse këta njerëz dhe grupe njerëzish “ndërtoheshin” në funksion të kësaj tërësie të përfaqësuar nga pushteti, dhe aktin e ndërtimit, pushteti e bënte të ngjashëm me aktin e krijimi të një “objekti”, sepse me anë të ligjit, propagandës apo mjeteve të tjera, njeriu bëhet mjet i të tërës, dhe në statusin e mjetit, ai merr një natyrë të objektit, si mjet i përdorur nga kjo e tërë. Në tentativën e legjitimimit të vetes, pushteti i trajtonte këto klasa si burime të vetё-legjitimimit dhe njerëzit “zbulonin” atë identitet që i duhej pushtetit për të racionalizuar ekzistencën e pushtetit. Duke qenë se sistemi nuk njihte epistemologjikisht dhe as preferonte politikisht individin, si njësi themelore konstituive politike, atëherë ai e kishte të lehtë të deklarohej hallka që duhet të ndërtohej në funksion të tërësisë. Ky ndërtim në frymë marksiste paraqitej si zbulim, si një çlirim i identitetit, i cili sipas tyre nuk ishte individual, por kolektiv. Megjithatë, këto identitete, duke qenë se sipas marksizmit, njeriu përcaktohet nga shoqëria, ishin me bazë shoqërore. Atëherë identitetet të kësaj natyre do të “zbuloheshin” me anë të sistemeve rregulluese të përgjithshme, si pushteti politik dhe ligji. Individi, duhet të ishte proletar, fshatar, grua, intelektual progresist, kulak apo parazit. Këto identitete me radhë, ishin në funksion të pushtetit dhe kryenin funksionin e garantimit të tërësisë e cila, me anë të Partisë i legjitimonte për t’u vetëlegjitimuar nga ana e saj. Kjo ndjesi identitare për njeriun, e cila jo vetëm kalonte nga të tjerët, por ngelte te të tjerët, bëri të 257 Në një mënyrë apo një tjetër të gjitha këto skema të këtij raporti, individ-partiligj ndërtohenë në periudhën e Shqipërisë Socialiste.

185

Juljan Myftari

vështirë aktin e vetë-ndërtimit për individin dhe ndihmoi vetëndërtimin e Partisë. Kështu Partisë i duhej të përdorte edukimin si mjet të ndërtimit të identiteteve për t’i krijuar individit idenë e një autonomie në besnikërinë e tij ndaj pushtetit. Me anë të procesit të edukimit, synohej që individi të pësonte transformimin edhe në rrugë të “brendshme” dhe të shmangej sa ishte e mundur nga ana e tij reagimi ndaj pushtetit, dhe përbrendësimi i qëllimit të Partisë, si të ishte i tiji. Në këtë pikë, “komunizmi” i atëhershëm është bërë aleat me liberalizmin 258 e sotëm. E themi këtë sepse duke ndihmuar në konceptin se njeriu mund të konstruktohet” nga ideologjia, marksizmi ndihmon çdo ideologji tjetër, të “bëjë” individë sipas nevojave të ideologjisë. Edhe pse kjo mund të duket pozitive, nëse ne konsiderojmë disa forma të liberalizmit si të dëshirueshëm, prapë se prapë krijimi i njeriut që nuk reagon ndaj një ideologjie, cilado qoftë ajo, rrit gjasat e mungesës të kritikës së qytetarit ndaj pushtetit/pushteteve dhe kjo është e “jashtëligjshme” për vizionin e shtetit si sistem i së drejtës. Kjo ishte pasojë e cenimit të individit dhe pamundësisë të tij për të qenë aktor krijues i komunitetit të tij politik. Shpjeguam se si mungesёn e këtij individi e pamundësonte vetë moralshmëria e sistemit, sepse nuk kishte kush ta gjykonte atë në mënyrë relativisht të pavarur. Koncepti i ligjit shihet këtu si një koncept pa një valencё apo ngarkese morale, pra një koncept i cili sjell një detyrim sjelljeje të caktuar, e cila nuk ka natyrën e detyrimit moral. Ndërtimi i këtij dimensioni sui generis, pra me natyrё të veçantë, ka qenё një nga faktorët ndikues nё atë që rezultoi të jetё mohimi i njeriut, dhe nё lindjen e një sistemi shoqëror-shtetëror i cili arriti të krijonte një totalitarizëm, duke u bazuar nё marrëdhënien e drejtpërdrejtë ligj-njeri. Pra, njeriu ishte i vetëm përballё konceptit të ligjit, i cili nga ana e vet ishte i zhveshur nga brendësia morale e gjykueshme përtej burimit të tij politik. Duke qenë se morali ndodhej në të njëjtin rrafsh me ligjin, si të krijuar prej ideologjisë dhe interesave të Partisë, ligji i perceptuar dhe mё tej i ushtruar në këtë mënyrё, nuk i dha mundësi individëve të krijonin barrierat adekuate për t’u përballur Nuk është në mundësinë e këtij punimi diskutimi mbi liberalizmin dhe sesa dhe si, ai është jetësuar në Shqipërinë e sotme; kështu termin po e përdorim në mënyrën më efemere të mundshme. 258

186

Përfundime

me zhdukjen e vetes sё tyre. Koncepti i ligjit pra u bё një aleat i sistemit dhe jo një mbrojtës i njeriut. 259 Ligji dështoi në detyrën e tij, pikërisht atij i mungonin rrjetat mbështetëse morale. Ky ligj kishte raport vetëm me veten e tij dhe jo me qëllimet e shoqërisë. Ligji ishte krijesё amorale e prijësit i dhe nuk kishte një lidhje konceptualisht të domosdoshme me ndonjë sistem moral, si universal apo dhe lokal. Edhe nëse pretendohej se ligji ishte i moralshëm, kjo ishte larg së vërtetës, sepse ai njëjtësohet me ideologjinë, e cila nuk linte hapësira gjykimi normative ndaj ligjit. Kështu ka shumë gjasa që ky impuls i gjendur te koncepti i ligjit, i pambështetur te një aparat i fortё moral, të krijojё sisteme politiko-shoqërore të një karakteri të fortё, jo respektues ndaj të drejtave të njeriut dhe çka na intereson ne sot, ka ndërtuar një botëkuptim, ku gjykimi moral ndaj ligjit dhe politikës shikohet ose si i tepërt ose i strukurё në privaten e gjithsecilit.

259

Ky ngjan me një pohim marksist.

187

188

Dokumente

arkivorë

Figura.1 Letra e Ismail Kadaresë drejtuar Enver Hoxhës.

189

Juljan Myftari

Figura 2. Ismail Kadareja deklaron se i ka ndaluar hyrjen në shtëpi të motrës sepse ajo ka folur kuëndër Enver Hoxhës

190

Dokumente arkivorë

Figura 3. Faqja e fundit e Letrës së Ismail Kadaresë drejtuar Enver Hoxhës.

191

192

Bibliografi

Bibliografi Dokumente arkivorë AQSH, F 14, V 1955, D 32. "Mbi qëndrimin që duhet të mbajnë organizatat e Partisë kundrejt anёtarëve dhe kandidateve per antarë Partie që arestohen, dënohen nga gjyqet, ose meren masa internimi." AQSH, F 14, V 1980, D 167. "Letra e telegrame drejtuar KQ të PPSH, shokut Ramiz Alia, të cilët kërkojnë t’u hiqet cilësimi kulak dhe të pajisen me karta të Frontit." AQSH, F 14, V 1980, D 171. "Letra e telegrame drejtuar KQ të PPSH, shokëve Enver Hoxha, Ramiz Alia për shkelje të ligjshmërisë." AQSH, F 14, V 1980, D 40. "Informacione të Komiteteve tё Partisё të rretheve Pukë, Kolonjë dhe të Reparteve Ushtarake 3711 dhe 8555, drejtuar KQ të PPSH dhe Sektorit Ushtarak në Komitetin Qendror, për uljen e figurës morale dhe politike të disa kuardove." AQSH, F 14, V 1980, D 40. "Informacione të Komiteteve tё Partisё të rretheve Pukë, Kolonjë dhe të Reparteve Ushtarake 3711 dhe 8555, drejtuar KQ të PPSH dhe Sektorit Ushtarak në Komitetin Qendror, për uljen e figurës morale dhe politike të disa kuardove." 193

Juljan Myftari

AQSH, F 489, V 1981, D 108. "Informacione nga takimet e deputetëve të Kuvendit Popullor me zgjedhësit e zonave elektorale gjatë vitit 1981." AQSH, F 489, V 1981, D 22. "Propozime për falje dënimesh drejtuar aparatit të Presidiumit të Kuvendit Popullor." "Protokolli i mbledhjes së Sekretariatit të KQ të PPSH më datën 28 shtator 1951 ". AQSh, V 1951, D 92. AQSH, F 489, V 1990, D 101. "Propozime dёrguar organeve qëndrore, komiteteve ekzekutive për falje dënimesh e detyrimesh e kërkesa për falje dënimi me vdekje, shqyrtuar në mbledhjen e Presidiumit të Kuvendit Popullor, datë 13.1.1990, dekreti përkatës si dhe korrespondenca për dënimin me vdekje." AQSH, F 489, V 1990, D 101. "Propozime dёrguar organeve qëndrore, komiteteve ekzekutive për falje dënimesh e detyrimesh e kërkesa për falje dënimi me vdekje, shqyrtuar në mbledhjen e Presidiumit të Kuvendit Popullor, datë 13.1.1990, dekreti përkatës si dhe korrespondenca për dënimin me vdekje." AQSH, F 489, V 1990, D 101. "Propozime dёrguar organeve qëndrore, komiteteve ekzekutive për falje dënimesh e detyrimesh e kërkesa për falje dënimi me vdekje, shqyrtuar në mbledhjen e Presidiumit të Kuvendit Popullor, datë 13.1.1990, dekreti përkatës si dhe korrespondenca për dënimin me vdekje." AQSH, F 489, V 1990, D 17. "Ligji për "Masat parandaluese kundër personave që paraqesin rrezik për rendin publik."" AQSH, F 489, V 1990, D 17. "Ligji për "Masat parandaluese kundër personave që paraqesin rrezik për rendin publik."" AQSH, F 489, V 1990, D 97. "Korrespondencë e Presidiumit të Kuvendit Popullor me Gjykatën e Lartë mbi mbledhjen e Presidiumit dt. 13 janar 1990, mbi shqyrtimin e raportit të Gjykatës së Lartë "Mbi punën e bërë nga gjykatat për zbatimin e Dekretit nr. 7251 datë 15.9.1988 tё Presidumit tё Kuvendit Popullor." AQSH, F 493, V 1981, D 18. "Analizë mbi solemnitetin e kulturën e gjykimit në gjykatën e rrethit të Tiranës." "Analizë mbi solemnitetin e kulturën e gjykimit në gjykatën e rrethit të Korçës." AQSH, F 493, V 1981, D 18. "Analizë mbi solemnitetin e kulturën e gjykimit në gjykatën e rrethit të Tiranës." "Analizë mbi solemnitetin e kulturën e gjykimit në gjykatën e rrethit të Korçës." 194

Bibliografi

Literaturë dhe akte normativë "Dekret i Presidiumit të Kuvendit Popullor "Për ndërrimin e emrave dhe mbiemrave të papërshtatshëm", nr. 5339, datë 23.9.1975." Gazeta Zyrtare nr. 4 (1975). "Drita e Partisë," në gazeta Bashkimi," viti 43, (3 Tetor 1985), nr. 255 ( 12 403). "Kodi Civil i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë." Gazeta Zyrtare, nr. 3 (1981). "Kodi i Familjes ", Ligji nr. 6599, datё 29.6.1982. Gazeta Zyrtare, nr. 3 (1982). "Letër drejtuar Enver Hoxhës nga komiteti i partisë rrethi Lushnjë dhe këshilli popullor i rrethit Lushnjë," në gazeta Mësuesi, (16 Janar 1985), viti 45, nr. 2 (1438). "Ligji për titujt e nderit dhe dekoratat e Republikës Popullore Socialiste Të Shqipërisë." Gazeta Zyrtare nr. 1 (1980). "Për caktimin e detyrave (kompetencave) të kёshillave popullore të fshatrave të bashkuara, të lagjeve të qyteteve, të qyteteve dhe të lagjeve të qytetit të Tiranës." Gazeta Zyrtare, nr. 1, datë 21.1.1983. "Për caktimin e detyrave (kompetencave) të kёshillave popullore të fshatrave të bashkuara, të lagjeve të qyteteve, të qyteteve dhe të lagjeve të qytetit të Tiranës." Gazeta Zyrtare, nr. 1, datë 21.1.1983. "Për ndërrimin e emrave dhe të mbiemrave të papërshtatshëm." Gazeta Zyrtare, nr. 4, datë 23.9.1975. –duble "Për sistemin e ri arsimor.". Gazeta Zyrtare, nr. 1, datë 29.1.1983. "Për trajtimin e vullnetarëve të rinisë që marrin pjesë në aksionet kombëtare." Udhëzim i Këshillit Të Ministrave, 11. 20.9.1976. Gazeta Zyrtare, nr. 4 (1976). "Rregullore e Drejtorisë së përgjithshme të Radiotelevizionit." Gazeta Zyrtare, nr. 3, datë 8.7.1974. "Udhëzim i Këshillit të Ministrave "Për zbatimin e dekretit mbi shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë." nr. 4, datё 3.4.1975.

195

Juljan Myftari

. "Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 164, datё 12.5.1983. " Përmbledhës i përgjithshëm i legjislacionit në fuqi i Republikës Popullore Socialiste. Vol. 2, Tiranë, ...... "Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 164, datё 12.5.1983. " Përmbledhës i përgjithshëm i legjislacionit në fuqi i Republikës Popullore Socialiste. Vol. 2, Tiranë, .... Gjoliku, Liri. "Raport i Komisionit Juridik të Kuvendit Popullor, mbajtur nga sekretarja e komisionit, Liri." Drejtësia Popullore, nr. 3 (1982). 1976, "Për detyrimin e parazitëve për punë." Dekreti nr. 5072, datë 29.6.1973. A.T.SH - "U festua me madhështi 40 vjetori i ndarjes së tapive të para të tokës nga shoku Enver Hoxha në Gorë," në gazeta Bashkimi, (27 nëntor 1985), viti 43, nr. 283 (12 431). Ago, Xhafer - "Nxënësit punëtorë," në gazeta Mësuesi, ( 6 Shkurt 1985), viti 45, nr. 5 (1441). Ago, Xhafer - "Nxënësit punëtorë," në gazeta Mësuesi, ( 6 Shkurt 1985), viti 45, nr. 5 (1441). AQSH, F 14, V 1947, D 22. "Korrespodencë midis Komitetit Qëndror dhe komiteteve në qarqe, rrethe dhe ushtri. Lidhur me qëndrimin e të revizionuarve nga Partia, të cilët kanë kërkuar të sqarohet pozita e tyre ose që nuk e kanë konsideruar të drejtë masën etj., si dhe opinionet e komiteteve të Partisë nëse e meritojnë të rifuten në Parti." Baboci, Sinan - "Kur nuk zbatohet ligji," në gazeta Bashkimi, (31 Tetor 1985), viti 43, nr. 260 (12 408). Banja, Hasan - "Stadi i arritur në zhvillimin shoqërorekonomik të vendit dhe Projektkushtetuta. " Konferenca Shkencore mbi problemet e Kushtetutës, Shtëpia Botuese "8 Nëntori" (1976) Barker, Rodney S. Legitimating Identities: The SelfPresentations of Rulers and Subjects. Cambridge, UK; New York: Cambridge University Press, 2001. Barker, Rodney S. Legitimating Identities: The SelfPresentations of Rulers and Subjects. Cambridge, UK; New York: Cambridge University Press, 2001. Baruti, Vasfi - "Forma të punës së drejtpërdrejtë me literaturën," në gazeta Mësuesi, ( 9 Janar 1985), viti 45, 196

Bibliografi

Bauman, Zygmunt - "Intellectuals in East-Central Europe: Continuity and Change." East European Politics & Societies 1, nr. 2 (1987): 162-86. Begeja, Ksanthipi - "Kritikë teorive borgjeze revizioniste mbi martesën dhe familjen," Drejtësia Popullore, nr. 2 (1982). Beqja, Liri - "Probleme të vlerave edukative të lëndës së biologjisë së përgjithshme dhe realizimit metodik të tyre." Revista Pedagogjike nr.1 (1984) Bourdieu, Pierre - "The Force of Law: Toward a Sociology of the Juridical Field." Hastings LJ 38 (1986): 805. Cami, Tefta - "Përvojën e deritanishme për forcimin cilësor të punës mësimore edukative në shkollë ta ngremë në njё nivel më të lartë." Revista Pedagogjike nr. 3 (1984). Çela, Arianit. "Kushtetuta e re - Kushtetutë e ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste ". Konferenca Shkencore mbi problemet e Kushtetutës, Shtëpia botuese "8 Nëntori" (1976). Cohen, Saul B., and Nurit Kliot. "Place-names in Israel's ideological struggle over the administered territories." Annals of the Association of American Geographers 82, no. 4 (1992): 653-68 Cover, Robert M. - "The Supreme Court, 1982 Term— Foreword: Nomos and Narrative." Harv. L. Rev. 97 (1983): 1, 4. Cover, Robert M. - "The Supreme Court, 1982 Term— Foreword: Nomos and Narrative." Harv. L. Rev. 97 (1983): 1, 4. Çami, Foto. - "Organizimi politik i shoqërisë socialiste në Shqipëri dhe projekti i Kushtetutës së re". Konferenca Shkencore mbi problemet e Kushtetutës, Tiranё: Shtëpia botuese "8 Nëntori" (1976). Çaushi, Tefik. "Mendimi estetik i popullit në fjalët e urta." Nëntori, nr. 4 (1981). Çela, Arianit. "Kushtetuta e re - Kushtetutë e ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste ". Konferenca Shkencore mbi problemet e Kushtetutës, Shtëpia botuese "8 Nëntori" (1976). Çollaku, Gaqo - "Kritikë pikëpamjeve revizioniste mbi natyrën klasore dhe rolin e inteligjencies." Revista Pedagogjike nr. 1 (1984). Dedja, Bedri - "Ndërtimi socialist i vendint dhe roli i kulturës e i ideologjisë. Revista Pedagogjike nr. 2 (1984) (1984). 197

Juljan Myftari

Dekretin nr. 5370, datë 31.1.1976. Përmbledhës i përgjithshëm i legjislacionit në fuqi të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Botim i Byrosë Politike në aparatin e Këshillit të Ministrave Dekretin nr. 5370, datë 31.1.1976. Përmbledhës i përgjithshëm i legjislacionit në fuqi të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Botim i Byrosë Politike në aparatin e Këshillit të Ministrave Dhima, Dhimo M. Kushtetuta e Republikës Popullore të Shqipërisë: Tekst per shkollat e mesme; botim i dyte. Botim i Ministrisë së Arësimit dhe Kulturës, 1960. Gallagher, Louis J. - "Communism and the Family." The Irish Monthly 75, no. 888 (1947): 256-60. Gonella, Guido. La Persona Nella Filosofia Del Diritto. .......1959. Gould, Carol C. - "Marx's Social Ontology: Individuality and Community in Marx's Theory of Social Reality." (1980). Guttman, Amy - "Multiculturalism: Examining the Politics of Recognition." Princeton UP, Princeton (1994). Gjika, Grigor - "Liritë personale në Projektkushtetutën tonë." Konferenca Shkencore mbi problemet e Kushtetutës Shtëpia botuese "8 Nëntori" (1976). Hoti, Vehbi - "Shtrirja dhe masivizimi i arsimit në rrethin e Shkodrës në Vitet 1969-1980." Buletini Shkencor (1981). Hoxha, Enver - "Pjesë nga raporti i shokut Enver Hoxha mbajtur në kongresin e 8 Të PPSh." Nëntori, nr. 11 (1981). Hysi, Gramos - "Përmbajtja dhe rëndësia e të drejtave dhe detyrave kushtetuse të shtetasve tanë." Konferenca Shkencore mbi problemet e Kushtetutës, Shtëpia Botuese "8 Nëntori" (1976). Isai, Hekuran - "Rendi ynë juridik socialist, vepër e Partisë së Punës së Shqipërisë." Drejtësia Popullore, nr. 3 (1983). k - "Individuality and Social Influence in Groups: Inductive and Deductive Routes to Group Identity." Journal of personality and social psychology 89, no. 5 (2005): 747. Karadaku, Astrit - "Sa vlerë ka shkolla?", në gazeta Mësuesi, viti 45, nr. 1 (1437). Koçi, Fejzi - "Kontrolli pedagogjik në shkollë ". Revista Pedagogjike nr.2 (1984). 198

Bibliografi

Koçi, Kleanthi. Konferenca shkencore mbi problemet e Kushtetutës (1976), Lon L. Fuller, The Morality of Law, Rev. ed., Storrs Lectures on Jurisprudence (New Haven: Yale University Press, 1977) MARKS, F. ENGELS K. - Vepra të Zgjedhura Vol. 2: Instituti i Historisë së Partisë pranë K.Q të P.P.SH Martin, J. "The Poulantzas Reader." Homme et la Société 24 (2008). Murray, Jamie - "Complexity Theory & Socio-Legal Studies." Liverpool Law Review 29, no. 2 (2008): 227-46. Myftiu, Manush - "Mbi Projektkodin e familjes të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë." Drejtësia Popullore, nr. 3 (1982). Nuri, Astrit - "Reporterë pranë Enverit," në gazeta Bashkimi, (11 tetor, 1985) viti 43, nr. 243 (12 Pango, Ylli - "Imagjinata dhe rrugët për zhvillimin e saj," në gazeta Mësuesi ( 20 Shkurt, 1985), viti 45, nr. 7 (1443). Papajorgji, Harrilla - "Politika E PPSH dhe përvoja e saj në ndërtimin e ekonomisë socialiste." Rruga e Partisë (1983). Parasokratikët. Translated by Anton Papleka. Tiranë: Plejad, 2010. Pollo, Stefanaq - "Referat në seminarin mbi problemet e paraqitjes së superstrukturës në tekset e historisë së shqiperisë." Studime historike nr. 3 (1971). Postmes, Tom, Russell Spears, Antonia T. Lee, and Rosemary J. Postmes, Tom, Russell Spears, Antonia T. Lee, and Rosemary J. Novak - "Individuality and Social Influence in Groups: Inductive and Deductive Routes to Group Identity." Journal of personality and social psychology 89, no. 5 (2005): 747. Pound, Roscoe, and Giovanni Tarello - Introduzione Alla Filosofia Del Diritto. Sansoni, 1963. Rama, Isa - "Disa tipare të zhvillimit të aleancës së klasës punëtore me fshatarësinë në vendin tonë." Konferenca Shkencore mbi problemet e Kushtetutës Shtëpia Botuese "8 Nëntori" (1976). Statuti i Republikёs Popullore të Shqiperisё. Tiranë: Shtypshkronja "Bashkimi", 1946. Tarifa, Sevo - "Vijë e krisaltë vepra revolucionare." Rruga e Partisë, (Tetor 1983). 199

Juljan Myftari

Taylor, Charles - Sources of the Self: The Making of the Modern Identity. Harvard University Press, 1989. Venable, Vernon - "Human Nature: The Marxian View." (1945). Vendim i Këshilli të Ministrave: Për çmimin dhe qarkullimin e thasëve prej plastmasi të nitrat-amonit dhe të uresë. nr. 143, datё 19.9.1979, Gazeta Zyrtare, nr. 3 (1979). Vendim i Presidiumit të Kuvendit Popullor, nr. 201, aatë 1.7.1969, ndryshuar me Vendimin nr. 292, datë 21.1.1983. Xhemal Dini, Bashkimi ( 11 tetor 1985) Zygmunt Bauman, "Intellectuals in East-Central Europe: Continuity and Change," East European Politics & Societies 1, nr. 2 , 1987.

200